Tag: mëshirën

  • Përmbytjet në disa qytete të Shqipërise/ Berisha: Qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit

    Përmbytjet në disa qytete të Shqipërise/ Berisha: Qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit

    Kreu i PD, Sali Berisha, ka dënuar qeverinë për qëndrimin që po mban ndaj qytetarëve në lidhje me motin e keq.
    Berisha tha se qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit.
    “Qindra dhe qindra familje në rrethet Lezhë, Kurbin, Mat, Dukagjin, Shkodër, janë në mëshirën e fatit. Kanë përjetuar tmerre nga vërshimet e papërmbajtura të lumenjve, ujërave dhe narkoqeveria e tëra është në narkozë. Asnjë ndihmë, asnjë mbështetje.
    Njerëz të lënë në mëshirën e natyrës dhe të Zotit vetë. Këto shtrëngata u njoftuan nga stacionet meteorologjike më serioze të paktën një javë para.

     
    Por në mënyrë absolute, pushteti i drogës dhe krimit në Tiranë dhe degët e tij në rrethe, nuk kanë marrë asnjë masë. Deputetë të PD ndodhen në terren dhe po ndjekin me shqetësim të madh situatën.
    Ata përveç solidaritetit nuk kanë mjete të tjera. Ajo që quhet Mbrojtje Civile, ajo është inekzistente. Pra, qytetarët të lënë në mëshirën e fatit. Dënoj me forcën më të madhe këtë qëndrim të papërgjegjshëm ndaj qytetarëve, të cilët po përjetojnë tmerret e përmbytjeve të papritura.
    Natyrisht një qeveri, e ngërthyer nga superskandalet, nuk ka asnjë lloj preokupimi tjetër veçse si të fshehë gjurmët e krimeve që ka kryer, vjedhjeve që ka kryer.”, tha Berisha.

  • “Jemi në mëshirën e një diktatori”/ Uashington ‘në këmbë’ kundër Trump

    “Jemi në mëshirën e një diktatori”/ Uashington ‘në këmbë’ kundër Trump

    Mijëra protestues marshuan të shtunën, 6 shtator, në Washington, në një nga demonstratat më të mëdha kundër vendimit të Presidentit Donald Trump për të marrë nën kontroll policinë e kryeqytetit.
    Protesta, e quajtur “We Are All D.C.”, u organizua nga aktivistë vendorë dhe ACLU (Bashkimi Amerikan për Liritë Civile) Me një pankartë të madhe të kuqe me mbishkrimin “END THE D.C. OCCUPATION” (Jepi fund okupimit të Washington-it), protestuesit përshkuan më shumë se 3 km nga Meridian Hill Park deri te Freedom Plaza, pranë Shtëpisë së Bardhë.
    Trump ka nisur atë që ai e quan lufta ndaj krimit dhe pasigurisë, por autoritetet vendore theksojnë se niveli i krimit të dhunshëm është më i ulët se në mandatin e tij të parë. Kështu, prania e ushtarëve të armatosur ka ndezur zemërimin e banorëve.
    Ish-diplomati amerikan Mark Fitzpatrick ka deklaruar për Associated Press se situata po trajtohet në mënyrë “autoritariste” dhe se për qytetarët e Washington, të cilët nuk kanë përfaqësim në Kongres, kjo është një tjetër padrejtësi:
    Jemi në mëshirën e një diktatori, të një diktatori në tentativë!
    Teksa ka shpërthyer protesta, Trump ka vijuar me kërcënimet e tij për të dërguar trupa federale edhe në Chicago, duke e krahasuar qytetin me “zonë lufte”. Por të dhënat zyrtare tregojnë të kundërtën: në 6-mujorin e parë të vitit, dhuna e armatosur ka rënë ndjeshëm, të shtënat me armë u ulën me 37%, vrasjet me 32% dhe krimi i dhunshëm me mbi 22%.