Tag: mëshirë

  • “Opozitën më të ashpër e kam në shtëpi”, rrëfimi i Ramës për bashkëshorten: Kur nis me pyetjet, i lutem për mëshirë

    “Opozitën më të ashpër e kam në shtëpi”, rrëfimi i Ramës për bashkëshorten: Kur nis me pyetjet, i lutem për mëshirë

    Kryeministri Edi Rama gjatë intervistës me revistën gjermane “Zeit” ka folur edhe për bashkëshorten e tij, Linda Rama.

    Ai ka shprehur se ajo është opozita më e fortë që ka, teksa shton se interesohet për punën e tij, teksa nuk kursehet as me pyetjet intensive.
    Rama tha se pas startimit të pyetjeve të shumta, të cilat zgjasin për një kohë të gjatë, shpesh i lutet Linda Ramës të tregojë mëshirë.
    Pyetja e gazetarit: A ka ndonjë që dëgjon për çështje të tilla?
    Edi Rama: Disa njerëz mendojnë se kam fituar shumë zgjedhje sepse opozita ime është shumë e dobët. Ata njerëz nuk kanë ide. Sepse në shtëpi, kam opozitën më të ashpër që kam përjetuar ndonjëherë
    Ajo më pret kur kthehem nga puna në mbrëmje – gruaja ime. Ha diçka, shtrihem në divan, zgjedh një film për t’u çlodhur. Dhe pas dhjetë minutave të para të filmit, fillon koha e pyetjeve – nga divani në divan.
    Gruaja ime është ekonomiste, punon për organizata ndërkombëtare, ajo i di punët e saj. Ajo di numra, të dhëna, fakte. Pyetjet vazhdojnë, kështu që më duhet të shtyp butonin e ndalimit të filmit disa herë.
    Është vërtet intensive. Nëse gruaja ime vazhdon deri në nokaut, do të jetë shumë më vonë se mesnata dhe do të duhet t’i lutem të tregojë mëshirë. Mund t’ju siguroj: Nëse keni një kundërshtim të tillë në shtëpi dhe i dëgjoni ata, do të bëheni të pamposhtur jashtë katër mureve tuaja. Atëherë mund të bëheni edhe Mbret i Shqipërisë!

    Top Channel

  • Vrau të atin pa mëshirë! 26-vjeçarja ishte kthyer në shtëpinë e prindërve pas ndarjes nga partneri, si nisën konfliktet

    Vrau të atin pa mëshirë! 26-vjeçarja ishte kthyer në shtëpinë e prindërve pas ndarjes nga partneri, si nisën konfliktet

    Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Frashër të Fierit, ku vajza 26-vjeçare vrau me tel babanë e saj, 56 vjeç.

    Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se pas disa orëve në komisariat, vajza e viktimës, Emanilda Rama është dorëzuar dhe ka treguar që ajo e ka lidhur me tel te atin, Anesti Rama, dhe e ka vrarë.
    26-vjeçarja ka qenë e fejuar dhe është ndarë nga partneri pasi ishte në gjendje të dobët ekonomike dhe jetonte me prindërit dhe punonte në bujqësi.
    Pasi pranoi krimin, e reja deklaroi se i ati e trajtonte me shumë fanatizëm, duke mos e lejuar as të vishet në mënyrë bashkëkohore e as te argëtohet, një sjellje që i ushtronte shumë presion në përditshmërinë e saj,
    E reja nuk ka pretenduar se është dhunuar nga babai.
     

    Top Channel

  • Ilir Daja nuk tregon mëshirë për klubin me të cikin shkruajti historinë, mposht me goleadë Ballkanin

    Ilir Daja nuk tregon mëshirë për klubin me të cikin shkruajti historinë, mposht me goleadë Ballkanin

    Dinamo duket se po gëzon një formë të mirë në prag të nisjes së tureve kualifikuese për kompeticionet e UEFA-s. “Nëndetësja blu” është duke kryer fazën përgatitore në Ohër, atje ku ka zhvilluar një miqësore me Ballkanin. Një përballje me të shkuarën për Ilir Dajën, i cili shkruajti historinë në drejtimin e skuadrës nga Theranda, duke i dërguar dy herë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
    Por, e shkuara nuk ka ndikuar aspak në këtë përballje miqësore. Daja nuk ka treguar aspak mëshirë për Ballkanin, teksa Dinamo ka fituar me shiftat e thella 4-1. Golat për dinamovitët u shënuan nga Itodo (2 herë), nga Nani dhe nga Bregu. Ky rezultat dëshmon formën e mirë të Dinamos, që në muajin korrik do të luajë në turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës./Sport Eksprez/

  • “Nuk do kemi mëshirë”, Irani nis valën e tretë të raketave, Khamenei: Izraeli do ta paguajë shtrenjtë sulmin

    “Nuk do kemi mëshirë”, Irani nis valën e tretë të raketave, Khamenei: Izraeli do ta paguajë shtrenjtë sulmin

    Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ayatollah Seyyed Ali Khamenei ka deklaruar se regjimi izraelit nuk do të shpëtojë pa pasoja nga sulmet që bëri të premten ndaj Iranit.
    Khamenei ka thënë, siç raportojnë mediat iraniane, se Izraeli bëri një “gabim shumë të rëndë”, për të cilin do të paguajë shtrenjtë.
    “Duhet dhe do të ketë një përgjigje të fortë. Nuk do të tregojmë mëshirë. Jeta për ta do të bëhet e vështirë,” tha ai.
    Ai theksoi se gjithë populli iranian mbështet Forcat e Armatosura dhe se, me ndihmën e Zotit, “Republika Islamike do ta mposhtë regjimin zionist”. Ai i siguroi qytetarët se Irani nuk do ta marrë lehtë këtë sulm dhe do të përgjigjet siç duhet.
    Regjimi izraelit ndërmori sulme ushtarake gjatë natës në Teheran dhe qytete të tjera iraniane. Në këto sulme u vranë disa prej komandantëve më të lartë të ushtrisë iraniane. Menjëherë pas kësaj, Khameneri emëroi komandantë të rinj për postet e mbetura bosh.
    Ndërkohë, ka nisur kundërpërgjigja e Iranit duke leshuar valen e trete te raketave drejt Izraelit.

  • Nuk ka mëshirë për Interin, vjen dhe goli i katërt në Mynih

    Nuk ka mëshirë për Interin, vjen dhe goli i katërt në Mynih

    PSG dhe Interi luajnë këtë mbrëmje për trofeun më të lakmuar për klube në futbollin europian, Ligën e Kampioneve.
    Ky është një trofe që do ta diskutojnë dy skuadra të cilat nuk janë ndeshur asnjëherë më parë me njëra-tjetrën në arenën ndërkombëtare në sfida zyrtare.
    PSG vjen për herë të dytë në finale, teksa ka humbur të parën në vitin 2020 përballë Bajern Mynihut. Ndërsa për Interin kjo është finalja e shtatë në histori, me tre të fituara dhe tre të humbura.
    LIVE: PSG 4-0 INTER
    Hakimi 12’,
    Doue 20’, 64’,
    Kvaratskhelia
     
     

  • “A mund të keni pak mëshirë”, kreu i OBSH-së thirrje Izraelit të ndal sulmet në Gaza

    “A mund të keni pak mëshirë”, kreu i OBSH-së thirrje Izraelit të ndal sulmet në Gaza

    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) i bëri thirrje Izraelit të tregojë “mëshirë” në luftën në Gaza dhe këmbënguli se paqja ishte në interesin e vetë Izraelit.
    Në asamblenë vjetore të OBSH-së dje, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se lufta po e dëmtonte Izraelin dhe nuk do të sillte një zgjidhje të përhershme.
    “Ju mund të imagjinoni se si njerëzit po vuajnë. Është vërtet e gabuar të përdorësh ushqimin si armë. Është shumë e gabuar të përdorësh furnizime mjekësore si armë.”

    Bëhet e ditur se Kombet e Bashkuara filluan shpërndarjen e ndihmave në Gaza dje, me rreth 90 kamionë që e kaluan kufirin.
    Tedros tha se vetëm një zgjidhje politike mund të sjellë paqe kuptimplotë, shkruajnë mediat e huaja.
    “Ju lutem, a mund të keni mëshirë? Është mirë për ju dhe është mirë për palestinezët. Është mirë për njerëzimin.”

  • Van der Vaart nuk ka asnjë mëshirë kundër Rudiger: Ka probleme me shëndetin mendor, ishte një idiot i madh kundër Barcelonës 

    Van der Vaart nuk ka asnjë mëshirë kundër Rudiger: Ka probleme me shëndetin mendor, ishte një idiot i madh kundër Barcelonës 

    Real Madridi nuk arriti të fitojë Kupën e Mbretit pasi u mund 3-2 në finale nga Barcelona mbrëmë pas kohës shtesë. Ndonëse Reali ishte në avantazh 2-1 në fund të pjesës së rregullt të ndeshjes, në fund Barcelona e përmbysi dhe heroi i skuadrës katalanake ishte Jules Kounde, i cili shënoi golin e fitores në minutën e 116-të.
    Megjithatë, tema kryesore pas ndeshjes ishte Antonio Rudiger për shkak të lëvizjes së turpshme në minutën e 120-të. Lojtari gjerman hodhi akull në drejtim të gjyqtarit kryesor, i cili me meritë i dha një karton të kuq direkt. 
    Rudiger mezi u qetësua në pankinën e Realit dhe edhe pse sot në mëngjes kërkoi falje për sjelljen e tij, është e qartë se do të përballet me një pezullim të ashpër. Sjellja e Rudiger u komentua edhe nga Van der Vaart. Holandezi nuk kishte mëshirë ndaj gjermanit të cilin e quajti me probleme psikologjike. 
    “Antonio Rudiger ka çrregullime të shëndetit mendor. Ndonjëherë është një djalë i shkëlqyer dhe të bën për të qeshur, ka edhe ditë kur shfaqet si një idiot i plotë. Kundër Barcelonës, ishte padyshim një idiot”, tha Van Der Vaart. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ 

  • ‘Jemi në mëshirë të fatit’/ Fermeri në Lushnje: Pikat e programit trajtojnë kërkesat tona, votoni PD që populli shqiptar të ketë produkte vendas

    ‘Jemi në mëshirë të fatit’/ Fermeri në Lushnje: Pikat e programit trajtojnë kërkesat tona, votoni PD që populli shqiptar të ketë produkte vendas

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi sot në Lushnje kandidatët për deputetë të koalicionit ‘PD-ASHM’. Në këtë aktivitet mori fjalën edhe Vladimir Çela, fermer nga Karbunara e Lushnjes, i cili ngriti shqetësimet e thella të bujqësisë.
    Ai theksoi se prej vitit 1991 është i angazhuar në bujqësi dhe se puna e fermerit kërkon përkushtim të jashtëzakonshëm. Çela kritikoi qeverinë aktuale për mungesën e subvencioneve dhe ndihmës, duke thënë se fermerët janë lënë në mëshirë të fatit.
    Ai u shpreh se subvencionet janë qesharake dhe nuk mbulojnë as shpenzimet minimale të prodhimit. Ai tha se programi i Partisë Demokratike përfshin kërkesat e tyre dhe garanton mbështetje të vërtetë për bujqësinë shqiptare.
    Në fund, Çela u bëri thirrje të gjithë fermerëve të mbështesin PD-në për një Shqipëri madhështore.

    Çela:

    Prej shumë vitesh merrem me bujqësi, që nga vitet ’91.

    Puna e fermerit është shumë e vështirë, se do përkushtim, duhet të ngrihesh që në mëngjes pa orar, deri në mbrëmje vonë, se ka punët e veta.

    Por akoma më të vështirë po na e bën qeverisja aktuale, ne kemi ngelur në mëshirë të fatit, pa subvencione, pa ndihmë.

    Marrim një subvencionim qesharak që nuk mbulon as shpenzimet minimale, prandaj i kërkojmë që të mbështetemi nga Partia Demokratike sepse pikat që ne i kemi parashtruar, janë në programin e Partisë Demokratike.

    Prej shumë vitesh fermer, nuk dua që ta lë Shqipërinë, kam ngulmuar që të punoj në tokat tona, t’i shërbej vendit tim, që për popullin shqiptar të ketë produkte vendase, të mos vijnë produktet nga jashtë.

    Prandaj kërkojmë mbështetjen e Shqipërisë Madhështore, siç e thashë në pikat e programit të PD janë kërkesat tona.

    Unë flas në emër të të gjithë fermerëve, jo vetëm në Lushnje por në të gjithë Shqipërinë që janë lënë në mëshirën e fatit, që mos i braktisim tokat tona, që mos të trajtohemi sikur jemi skllevër në tokat tona, por të trajtohemi me dinjitet siç i takon një fermeri.

    Prandaj i ftoj të gjithë fermerët të mbështesin programin e PD për një Shqipëri madhështore.