Tag: mesdhetar

  • Dialogu Mesdhetar MED, Spiropali: Integrimi i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, bashkimi i Evropës

    Dialogu Mesdhetar MED, Spiropali: Integrimi i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, bashkimi i Evropës

    Në kuadër të pjesëmarrjes në Edicionin e XI-të të Dialogut Mesdhetar MED në Napoli të Italisë, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ishte folëse kryesore në Panelin për Rifuqizimin e Diplomacisë Ndërkombëtare dhe Rolin e Ballkanit.

    Gjatë këtij paneli me ministrat e rajonit, Ministrja Spiropali theksoi ritmin e shpejtë të negociatave të Shqipërisë me institucionet e BE-së dhe reformat e gjera e gjithëpërfshirëse që vendi ynë ka ndërmarrë drejt qëllimit tonë përfundimtar: anëtarësimit të plotë në BE.
    “Rruga drejt BE-së qëndron në zemër të progresit transformues të Shqipërisë, dhe e mbështetur nga miq të mëdhenj si Italia”, tha ndër të tjera Spiropali, duke nënvizuar gjithashtu se: “Lidhjet tona të thella historike dhe kulturore, së bashku me mbështetjen e vazhdueshme dhe të fortë të Italisë për rrugëtimin tonë të integrimit, përbëjnë një themel të qëndrueshëm për forcimin e Partneritetit tonë Strategjik.”
     

    Top Channel

  • Forumi Euro-Mesdhetar në Tiranë, gati strategjia e re për të ardhmen e rajonit

    Forumi Euro-Mesdhetar në Tiranë, gati strategjia e re për të ardhmen e rajonit

    Një marrëveshje për të ardhmen e rajonit Euro-Mesdhetar, duke pasur në qendër të saj sigurinë, ekonominë dhe qëndrueshmërinë,  do të hartohet shumë shpejt, pas forumit të mbajtur në Tiranë e që shënoi këtë të premte ditën e tij të fundit.
    Stefano Sannino, Drejtor i Përgjithshëm për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore në Komisionin Evropian në Bruksel thotë për “Report TV”, se fakti që ALForum erdhi në një periudhë luftimesh mes Izraelit dhe Palestinës i jep atij një rëndësi edhe më të madhe.
    “Fatkeqësisht ky forum u mbajt në kontekstin e një situate të vështirë politike dhe për këtë arsye edhe disa nga pjesëmarrësit nuk mundën të na bashkoheshin, por mendoj se edhe për shkak të kësaj situate ishte akoma më e rëndësishme të kishim këtë lloj takimi, sepse është një forcë që duhet të çojë shoqërinë përpara. Ne duam të ndërmarrim veprime konkrete që të kenë ndikim konkret në shoqëri.”, tha për Report Tv, Stefano Sannino, drejtor i përgjithshëm për MENA në KE.
    Sannino shpjegon se për arritjen e këtij objektivi një vëmendje e veçantë iu është kushtuar të rinjve me të cilët ka pasur dhe një dialog interesant gjatë forumit.
    “Ishte i rëndësishëm sepse erdhi në një moment specifik, pasi jemi duke përgatitur strategjinë e re për Mesdheun, një pakt të ri, dhe kjo ishte një mundësi që të merrnin dhe pikëpamjen e të rinjve se çfarë duan të shohin në këtë pakt”, tha Sannino
    Po ku do të mbështet ky pakt për Mesdheun?
    “Mbi këto tre pika: ekonomia, qëndrueshmëria dhe siguria ne do të ndërtojmë paktin për rajonin mesdhetar”, shpjegon ai
    Sa i përket ekonomisë, do t’i jepet rëndësi zhvillimit ekonomik të rajonit në sektorë të ndryshëm, si: nga energjia, uji, bujqësia etj. Ndërkohë, për Sanninon është interesante që një aktivitet si ky u mbajt në Shqipëri.
    “Tirana është shembull shumë i mirë i fuqisë transformuese të BE-së dhe asaj sesi një vend që vjen nga shumë larg ka arritur në këtë fazë, dhe tashmë ka arritur, shpresojmë, në fazën finale të negociatave për t’iu bashkuar BE-së” tha Sannino.
    ALForum u mbajt për tre ditë në Tiranë dhe bëri bashkë 1000 pjesëmarrës, përfshirë përfaqësues të shoqërisë civile, etnitete artistike, liderë të rinj, njerëz të medias, qeveritarë etj. nga 43 vende të botës.

  • Tirana mikpret ALForum 2025 / Kryeqyteti shpallet zyrtarisht “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”

    Tirana mikpret ALForum 2025 / Kryeqyteti shpallet zyrtarisht “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”

    Tirana do të jetë mikpritëse e një prej eventeve më të rëndësishme rajonale të vitit, ALForum 2025, i cili do të zhvillohet nga 18 deri më 20 qershor në kryeqytetin shqiptar. Forumi organizohet nga Fondacioni Anna Lindh, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.
    Ky forum ndërkombëtar shënon edhe shpalljen zyrtare të Tiranës si Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut për vitin 2025, një titull prestigjioz i dhënë nga Fondacioni Anna Lindh dhe Bashkimi për Mesdheun.
    Gjatë tri ditëve të forumit, rreth 1,000 pjesëmarrës nga 43 vende të rajonit euro-mesdhetar, përfaqësues të shoqërisë civile, akademikë, media, të rinj liderë, institucione dhe figura me ndikim, do të diskutojnë dhe ndajnë ide për forcimin e bashkëpunimit, dialogut ndërkulturor dhe zhvillimit të qëndrueshëm në rajon.
    Në program përfshihen 6 sesione plenare, 100 sesione paralele, 27 performanca artistike dhe aktivitete për rrjetëzim mes pjesëmarrësve. Me moton “Frymëzojmë dijen, nxisim veprimin, bashkojmë kultura”, ALForum synon të krijojë një hapësirë për bashkëpunim të thelluar, ku pjesëmarrësit ndihen të dëgjuar, të frymëzuar dhe të pajisur për të kontribuar në transformimin e rajonit.
    Tirana, me skenën e saj të gjallë kulturore dhe shpirtin e hapur të dialogut, përforcon pozicionin e saj si një qendër mesdhetare për bashkëpunim ndërkulturor dhe ide progresive.

  • Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë godet Turqinë qendrore, ja ku ishte epiqendra

    Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë godet Turqinë qendrore, ja ku ishte epiqendra

    Një tërmet me magnitudë 5 ballë goditi rajonin Kullu të Turqisë qendrore të enjten pasdite.

    Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, tërmeti ndodhi 14 kilometra në juglindje të Koulos, pak pas orës 15:45 (ora lokale).  Në fakt, Instituti Euro-Mesdhetar raporton se tërmeti është ndjerë nga banorët edhe 200 kilometra larg nga pika e dridhjes.