Berisha lexon mesazhin që la në SPAK: Troplinët kanë 4 vite që përdorin Portin e Durrësit, ku nuk kapet asnjë kg dr*gë
Kryetari i PD-së Sali Berisha u paraqit sot në SPAK për të zbatuar masën ‘detyrim me paraqitje’. Pasi doli nga SPAK Berisha lexoi mesazhin që la në Prokurorinë e Posaçme
Siç është zakon, ky është shënimi që lashë në zyrën e Skapit të partisë
Për Pojën e Spakut, Altin Troplini, armikut të egër të pluralizmit politik, gjobëvënësit ordiner të Skapit të partisë, amnistuesit të krimit monstruoz elektoral, avokatit mjeran të Irena Gjokës me 5 mbiemra. Ligji do të thotë fjalën e tij. Sali Berisha”, lexoi ai.
Me pas Berisha deklaroi se: “Aty nuk ishte pushim. Aty ishte Poja, kishte Elvis Doçin në zyrë. Ai është në kërkim, por ata aty po jepnin fitimin e ngarkesave të fundit.
Por kishte aty edhe Kreshnik Farrukun, dy të fundit, të cilët i detyrohen Troplinit lirinë ku janë dhe fshehjen e mandat-arresteve.
Ju e morët vesh që operacioni i fundit kishte në epiqendër përsëri Troplinin, Elvis Doçin.
Pra, ka 4 vite që në portin kryesor të vendit, që administrohet nga Troplinët, nuk kapet asnjë kg kokainë, ndërkohë që nga ky port nisin drejt Italisë dhe vendeve të tjera tonelata dhe tonelata.
Javën e kaluar, operacioni në Breshia, që kishte në epiqendër Elvis Doçin, rezultoi se kishin nisur nga Durrësi 1.3 ton k@ka@në”.
Tag: mesazhin
-

Berisha lexon mesazhin që la në SPAK: Troplinët kanë 4 vite që përdorin Portin e Durrësit, ku nuk kapet asnjë kg dr*gë
-

Erion Isai del nga SPAK, ja çfarë deklaroi për gazetarët
Kryetari i bashkisë së Kolonjës, Erion Isaj ka dalë pas rreth dy orësh nga ambientet e SPAK, ku u paraqit mesditën e sotme, pasi pak kohë më parë u mor i pandehur për shkelje të barazisë në tendera.
Isai nuk ka “kyçur” gojë para gazetarëve, duke mos dhënë asnjë deklaratë në lidhje me paraqitjen e tij në Prokurorinë e Posaçme.
Socialisti akuzohet konkretisht për “Shkelje të parimeve të barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike”.
SPAK ka hetuar konkretisht tenderin e rrugës Korçë-Ersekë, si dhe atë të ujësjellësit të fshatrave. Më poshtë po zbardhim disa biseda që kanë të bëjnë kryesisht për tenderin e ujësjellësit, të zhvilluara në rrjetin Whatsapp.
Më 26 shtator Panorama Online publikoi dosjen në hetim ndaj tij, ku kryebashkiaku socialist i Kolonjës, Erion Isai, dyshohet se ka qenë i interesuar dhe nxituar drejtpërdrejt për dy nga tenderët që Prokuroria e Posaçme e ka marrë të pandehur për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tenderë.
Bisedat e shpeshta me administratoren e kompanisë “A & E Enginnering” sh.p.k, Entela Çano, të zbardhura nga hetuesit, tregojnë këmbënguljen e zyrtarit të lartë vendor për të ndikuar dhe përfituar, nëpërmjet manipulimit të shifrave, dokumentacioneve dhe rregullimit të fondeve me qëllim të dyshuar përfitimin financiar.
Biseda të bëra në datën 03.07.2020, mes Erion Isait dhe Entela Çano:
Në orën 12:46, Erion Isai dërgon mesazhin:
“Shoqeeee”.
Në orën 12:46, Entela Çano telefonon Erion Isai dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.
Në orën 12:46, Entela Çano dërgon mesazhin:
“Isha në telef. të më falësh’”.
Në orën 12:47, Entela Çano telefonon Erion Isai dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.
Në orën 12:48, Entela Çano telefonon Erion Isai dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.
Në orën 12:57, shtetasi Erion Isai telefonon Entela Çano dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.
Në orën 12:57, shtetasi Erion Isai telefonon shtetasen Entela Çano dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.
Në orën 13:09, Entela Çano dërgon materialin e regjistruar me emërtimin “Preventiv 13 FSHATRAT E KOLONJES 386.pdf”, gjithashtu i dërgon mesazhin:
“Njëri variant… është edhe një tjetër që do të të dërgoj”.
(Rezulton se këtë material shtetases Entela Çano ia ka dërguar shtetasja Erjona Bujupi, në orën 13:09. Ky material titullohet “Preventiv Zbatimi Objekti: Ndërtimi i Rrjetit të shpërndarës të furnizimit me ujë në 13 fshatrat e Kolonjës”, ku përbëhet nga një tabelë që quhet “Përmbledhëse sipas nënobjekteve” ku ndodhen të shënuar shtatë zëra nënobjektesh me vlerat respektive në krahë të tyre dhe vlera totale e këtij preventivi është shënuar 386,602,100.7, si dhe në fund vërehet shënimi “Punoi: M.A.K Studio Ing. Tomorr Spahiu”).
Në orën 13:38, shtetasja Entela Çano dërgon materialin e regjistruar me emërtimin: “Preventiv 13 FSHATRAT E KOLONJES – 390.pdf’, gjithashtu shtetasja Entela Çano і dërgon shtetasit Erion Isai mesazhin:
“Prev me fond rezerve 1%”…
(Rezulton se këtë material shtetases Entela Çano ia ka dërguar shtetasja Erjona Bujupi, në orën 13:35. Ky material titullohet “Preventiv Zbatimi Objekti: Ndërtimi i Rrjetit të shpërndarës të furnizimit me ujë në 13 fshatrat e Kolonjës”, ku përbëhet nga një tabelë që quhet “Përmbledhëse sipas nënobjekteve” ku ndodhen të shënuar shtatë zëra nënobjektesh me vlerat respektive në krahë të tyre dhe vlera totale e këtij preventivi është shënuar 390,875,958.8, si dhe në fund vërehet shënimi “Punoi: M.A.K Studio Ing. Tomorr Spahiu”).
-Në orën 16:31, Erion Isai dërgon mesazhin:
“Oki”.
-Në orën 08:08-08:09, Erion Isai i dërgon Entela Çano mesazhet:
“Miremengjes. Këtej nga akum jam unë”.
-Në orën 08:22, Entela Çano dërgon mesazhin:
“Mirmengjes.. Të dërgoj Ing të t’i sjelli ? Se unë vetë rreth orës 10:30 mund të vij?”.
-Në orën 08:22, Erion Isai dërgon mesazhet:
“Oki. Një kafe kur të mbarosh. Ma dërgo dhe bashkë e pimë”.
-Në orën 08:22, Entela Çano dërgon mesazhin:
“Ok.. kë preventiv nga ato do?”.
-Në orën 08:22-08:23, Erion Isai dërgon mesazhet:
“Te dy m’i sill për siguri”.
-Në orën 08:23, Entela Çano dërgon mesazhin:
“Ok”.
Në orën 08:55, Erion Isai dërgon mesazhin:
“Po vjen inxh? te drejtori. Se tani në 9 do futem”.
-Në orën 08:59, Erion Isai telefonon shtetasen Entela Çano dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.
Biseda të bëra në datën 09.09.2020, mes Erion Isai, me detyrën e Kryetarit të Bashkisë Kolonjë dhe Entela Çano, me përmbajtje si më poshtë:
-Në orën 19:14-19:15, Erion Isai i dërgon Entela Çano mesazhet:
“Si të kam. Nesër do jem Tiranë. Tak pak të marr projektin e fshatrave të lutem. Që ta kaloj këshill teknik”.
-Në orën 19:15, Entela Çano dërgon mesazhin:
“Mirmbrëma.. mirë ti si je ? Po patjetër. Gati është i printuar.. po të pret mbi tavolinë”.
-Në orën 19:16, Erion Isai dërgon mesazhin:
“Rrofsh flori”.
-Në orën 19:18, Entela Çano dërgon mesazhin:
“Asgjë.. të lutem”.
-Biseda të bëra në datën 10.09.2020, mes Erion Isai, me detyrën e Kryetarit të Bashkisë Kolonjë dhe Entela Çano, me përmbajtje si më poshtë:
-Në orën 11:24, Erion Isai i dërgon Entela Çano mesazhet:
“Shefe… si të kam?”.
Në orën 11:25, Entela Çano dërgon mesazhin:
“Ing mirë është.. po njoftoj Ing t’ju sielli projektin”.
-Biseda të bëra në datën 15.09.2020, në orën 10:05, Erion Isai telefonon shtetasen Entela Çano dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.
-Në orën 11:11, Erion Isai i dërgon shtetases Entela Çano kontaktin e regjistruar me emrin “Armand Tafili” dhe i shkruan:
“Do të të marrë për superviz.”.
-Në orën 11:11, Entela Çano dërgon mesazhin:
“Faleminderit shumë”. -

Emri i ish-deputetit të PD del në dosjen “Balluku”, zv.kryeministrja i dërgoi mesazh Berberit: Mos të marrë më tendera ai
Në duart e prokurorisë ndodhet dosja me përgjimet nga celulari i Ervis Berberit, ish drejtorit të ARRSH që komunikonte për tendera me zv.kryeministrin Belinda Balluku, aktualisht e pezulluar nga detyra nga SPAK.
Në një nga përgjimet që daton në tetor të 4 viteve më parë, Balluku i shkruan Berberit për një firmë konsulence “Civil Cons” për të cilën i thotë se është e Lefter Gështenjës, në atë kohë mbante mandatin e deputetit për Librazhit.
Megjithatë, në përgjime nuk identifikohet nëse kjo firmë ka pasur lidhje me tenderin, për ndërtimin e unazës së jashtme të Tiranës, Loti 4.
“Në datën 28.10.2021, në orën 12:44, në aplikacionin “WhatsApp”, shtetasja Belinda Balluku i përcjellë (forwarded) shtetasit Evis Berberi mesazhin “Civil Cons”. Në orën 12:44, Evis Berberi: “?”. Në orën 12:44, Belinda Balluku i përcjellë (forëarded) shtetasit Evis Berberi mesazhin “Ka dhe nje firme konsulence per projektim supervizim me korab alikon. Jane supervizor tek porto romanо”. Në orën 12:45, Evis Berberi: “Po jane te Porto romano”. Në orën 12:45, Belinda Balluku: “Kte e ka Lefter Geshtenja, deputet I librazhdit I PD”. Në orën 12:46, Evis Berberi: “Ok”. Më pas, në orën 12:48, në aplikacionin “Signal Private Messenger”, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin “Urgjente apo ne te ardhmen?”. Në orën 12:50, Belinda Balluku: “Jo, jo po mos ta shoh te marr tjeter pune ne rep e shqiperise”. Në orën 12:50, Evis Berberi: “Eshte e lehte”. 140. Me procesverbalin nr. 2, datë 06.10.2021 “Mbi vlerësimin e ofertave të paraqitura” të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave është përfunduar vlerësimi i ofertave të paraqitura në sistemin elektronik të APP-së në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”. me fond limit 2.096.958.794.70 lekë pa TVSH?”-thuhet ndër te tjera në dosje.Top Channel
-

Skandali i ri me tenderat/ Balluku urdhëron Berberin të pengojë aktivitetin e firmës së deputetit të PD, duke kërkuar..
Në dosjen e SPAK për Belinda Ballukun tregohet se si ministrja udhëzonte Berberin që të përjashtonte nga tenderët kompanitë që nuk i “pëlqenin”. Në një komunikim të datës 28 tetor 2021, ministrja i kërkon drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberit, që firma e konsulencës “Civil Cons”, e lidhur sipas saj me deputetin demokrat Lefter Gështenja, të mos marrë më asnjë punë në territorin e Shqipërisë. “Mos ta shoh të marrë tjetër punë në Republikën e Shqipërisë”, urdhëron Balluku, ndërsa Berberi i përgjigjet se “është e lehtë”.
Pjesë nga dosja
Në datën 28.10.2021, në orën 12:44, në aplikacionin “ËhatsApp”, shtetasja Belinda Balluku i përcjellë (forëarded) shtetasit Evis Berberi mesazhin “Civil Cons”. Në orën 12:44, Evis Berberi: “?”. Në orën 12:44, Belinda Balluku i përcjellë (forëarded) shtetasit Evis Berberi mesazhin “Ka dhe nje firme konsulence per projektim supervizim me korab alikon. Jane supervizor tek porto romanо”. Në orën 12:45, Evis Berberi: “Po jane te Porto romano”. Në orën 12:45, Belinda Balluku: “Kte e ka Lefter Geshtenja, deputet I librazhdit I PD”. Në orën 12:46, Evis Berberi: “Ok”. Më pas, në orën 12:48, në aplikacionin “Signal Private Messenger”, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin “Urgjente apo ne te ardhmen?”. Në orën 12:50, Belinda Balluku: “Jo, jo po mos ta shoh te marr tjeter pune ne rep e shqiperise”. Në orën 12:50, Evis Berberi: “Eshte e lehte”. -

Berisha del nga SPAK, lexon mesazhin që i la Altin Dumanit
Kryedemokrati, Sali Berisha u paraqit mëngjesin e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme, SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje” të caktuar nga gjykata për dosjen “Partizani”.
Në dalje të SPAK, për gazetarët Berisha lexoi dhe mesazhin që ka lënë për kreun e SPAK, Altin Dumani.
“Altin Troplinit, Pojës së Skapit, krimi i tij antikushtetues, amnistia e krimit elektoral, përbën atentat në themel të rendit demokratik dhe pluralizmit dhe është faktor madhor në instalimin e narkoshtetit apo shtetit të Troplinëve, Farrukëve, Hajrëve, shërbëtor i të cilëve është Altin Troplini. Ky është shënimi që i lashë sot për të gjithë shqiptarët, por edhe për punonjësit e prokurorisë dhe BKH-së dhe të gjithë punonjësit e drejtësisë’,– është shprehur Berisha.
Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit për t’i caktuar Berishës “detyrim paraqitje” për dosjen “Partizani”, u mor pas shqyrtimit të ankimimit të bërë nga dy prokurorët e SPAK, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, të cilët kërkonin rikthimin e “arrestit në shtëpi” për liderin demokrat.
Gjyqtari i Apelit nuk pranoi kërkesën e SPAK, por gjithashtu prishi edhe vendimin e GJKKO-së të marrë nga gjyqtarja Flojera Davidhi më 27 Nëntor, e cila i revokoi të gjitha masat e sigurisë ndaj Berishës.
Berisha është marrë i pandehur për akuzën e veprës penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim.
Sipas SPAK-ut, Berisha në kohën kur ka qenë kryeministër ka vendosur në funksion të interesave të dhëndrit të tij Jamarbër bazën ligjore, si edhe ka ushtruar presion mbi vartësit për të nxitur plotësimin sa më të shpejtë të procedurave të kthimit të pronës dhe privatizimit të godinave të degraduara të ish-klubit sportiv “Partizani”. -

Berisha lexon mesazhin që i la Dumanit: Amnistia e krimit elektoral është atentat i rendit demokratik dhe pluralizmit
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje. Në një deklaratë për mediat ai ka lexuar mesazhin që sipas tij i la kreut të këtij institucioni Altin Dumani.
“Altin Troplinit, Pojës së Skapit, krimi i tij antikushtetues, amnistia e krimit elektoral, përbën atentat në themel të rendit demokratik dhe pluralizmit dhe është faktor madhor në instalimin e narkoshtetit apo shtetit të Troplinëve, Farrukëve, Hajrëve, shërbëtor i të cilëve është Altin Troplini. Ky është shënimi që i lashë sot për të gjithë shqiptarët, por edhe për punonjësit e prokurorisë dhe BKH-së dhe të gjithë punonjësit e drejtësisë”, u shpreh Berisha.
Në fjalën e tij Berisha e cilësoi sërish gjyqtaren Irena Gjoka si personifikim i narkoshtetit
“Sot do paraqes para jush të gjithë mbrojtjen që Edi Rama apo Ramaduro i Tiranës i bën delinkuentes Irena Gjoka, e cila është personifikimi më autentik i narkoshtetit shqiptar dhe funksionimit të sistemit juridik të tij”, tha Berisha. -

PD bojkoton përkohësisht komisionet parlamentare, zbulohet mesazhin që u është dërguar deputetëve
Grupi parlamentar demokrat ka vendosur të bojkotoje përkohësisht komisionet parlamentare nisur nga kjo e hënë.
Gazetarja e Top Channel Elda Menga ka zbuluar mesazhin që kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi i ka dërguar deputetëve të PD.
“Nesër, e hënë, datë 10.11.2025, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ora 12:30, NUK duhet të mungojë askush! Nesër, e hënë, derisa të jetë mbledhur dhe të ketë vendosur grupi parlamentar, ASNJË deputet NUK MERR PJESË në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Ky do të jetë një reagim i përkohëshëm i grupit parlamentar nisur nga situata e krijuar në senacën e fundit, derisa Grupi Parlamentar të ketë diskutuar dhe marrë një vendim final. Pra, nesër NUK shkojmë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare”, thuhet në mesazhin e Bardhit.Top Channel
-

Berisha lexon mesazhin që i la Dumanit: Do përgjigjesh edhe ti para ligjit…
Kryedemokrati, Sali Berisha, është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme, SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje” të caktuar nga gjykata për dosjen “Partizani”.
Në dalje të SPAK në një prononcim për mediat, Berisha lexoi edhe mesazhin që la për kreun e SPAK, Altin Dumani.
“Po e nis me një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju këtu dhe të gjithë qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë që ndjekin këtë konferencë shtypi.Para largimit, unë i lashë këtë shënim: Altin Troplinit, armikut të egër të votës së lirë të shqiptarëve, amnistuesit të krimit monstruoz elektoral të Ramaduros dhe narkoqeveritarëve të tjerë. Për të gjitha këto, për lidhjet e tij me Troplinin, për milionat e marrë nga Kreshniku i Manzës, ai do përgjigjet para ligjit”,- ishte mesazhi që lexoi Berisha.
-

‘E morëm mesazhin’/ Presidenti serb, Vuçiç i tmerruar: Mos na ndëshkoni sërish, s’jam komunist
Sanksionet amerikane kanë tronditur presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Këtë e konfirmoi vetë ai gjatë një vizite zyrtare në Uzbekistan, ku tha se e ka kuptuar tashmë mesazhin e qartë nga Shtetet e Bashkuara. Vuçiç shtoi se nuk është gati të bëjë asnjë kompromis për industrinë e naftës NIS, shumica në pronësi të Rusisë.
“Imagjinoni mua duke dalë dhe duke thënë se po i kërkojmë qeverisë amerikane të bëjë këtë dhe atë… Faleminderit shumë, partnerë të dashur, për të gjitha këto. Meqenëse jetojmë në një botë realiteti, jo drejtësie, është e imja të them se e kuptuam atë mesazh. Unë nuk mashtrova askënd dhe thashë se amerikanët do të ishin të palëkundur. Ata donin të më bënin të thoja ‘shpëtuam edhe një muaj tjetër’ dhe se “patjetër që do të shtetëzonim pronën ruse’. Thashë se nuk jam komunist, nuk jam fashist, nuk kam marrë asgjë nga askush”, tha Vuçiç.
Sërish vazhdoi me propagandën e tij se qytetarët në serbi do të kenë një dimër të vështirë dhe të ftohtë, teksa u vetëshpall si herë duke garantuar se do t’i mbrojë ata. Vuçiç la të kuptohet se Amerika mund t’i vendosë sanksione të tjera Serbisë.
“U kërkoj partnerëve tanë amerikanë të mos vendosin sanksione dytësore ndaj institucioneve tona financiare. Të na lënë kohë deri në mesin e dhjetorit për të zgjidhur të gjitha problemet tona dhe pastaj të na njoftojnë të paktën shtatë ditë më parë, për të siguruar një jetë të sigurt për bankat tona”.
Është e paqartë pse do të vendoseshin sanksione të reja shtesë. Por dy janë pistat për këtë: e para ka të bëjë me goditjen e vendeve që i mundësojnë Rusisë të anashkalojë sanksionet e perëndimit dhe të furnizojë makinerinë e luftës të Putinit në Ukrainë, ndërsa e dyta me parandalimin e luftrave përmes presionit ekonomik, që përkthehet në frenimin e ndonjë agresioni kundër Kosovës.
