Tag: mesazhi

  • Ilir Meta me mesazh për shqiptarët: Votoni nr. 1, që të gëzoni më shumë Shqipërinë

    Ilir Meta me mesazh për shqiptarët: Votoni nr. 1, që të gëzoni më shumë Shqipërinë

    Me anë të një mesazhi, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Metaj, u bën thirrje shqiptarëve që të votojnë koalicionin ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ që të mund të kenë më shumë mundësi që të shijojnë bukuritë e Shqipërisë.

    Mesazhi i presidentit të PL-së Ilir Metaj:

    Ju uroj një fundjavë të mbarë me pamjet madhështore të Alpeve tona.

    Jam i lumtur që i kam promovuar me shumë pasion dhe energji bukuritë e mrekullueshme dhe fantastike të vendit tonë të dashur.

    Do bëjmë gjithçka që këto bukuri të mund të shihen dhe të gëzohen nga të gjithë shqiptarët.

    VOTO NR.1, Koalicioni ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’

    VOTO ILIR METAJ-Qarku Tiranë

  • Mesazhi i Arkipeshkvit Arjan Dodaj për Pashkët: Të ndërtojmë të ardhmen në Shqipëri

    Mesazhi i Arkipeshkvit Arjan Dodaj për Pashkët: Të ndërtojmë të ardhmen në Shqipëri

    Kreu i kishës katolike Imzot Arjan Dodaj në mesazhin e tij për Pashkën bëri thirrje për t’u kthyer nga Zoti dhe për të investuar në gjerat që kanë vlerë për të ardhmen e një kombi dhe jo në fasada.“Nga ringjallja e Krishtit, ati i mëshirshëm, na jep mundësinë e pajtimit dhe të kthimit. Tingëllon akoma më e fortë ftesa për t’u kthyer nga Zoti. Zemra e njeriut është bërë për gjëra të bukura dhe fisnike. Mesazhi dhe angazhimi i parë jo vetëm i fesë, por dhe i çdo institucionin shqiptar duhet të jetë pro institucionit më të hershëm dhe të domosdoshëm, që është institucioni hyjnor, i jetës dhe i familjes.”
    Një mesazh të fortë ai pati për investimin në familjet dhe sidomos te çiftet e reja.“Kemi nevojë që të investohet më shumë tek bukuritë, që gjenerojnë të ardhmen sikur është familja. Veçanërisht tek çiftet e reja, sepse pa çiftet e reja që zgjedhin të jetojnë dhe të punojnë në Shqipëri, do të thellohet në mënyrë dramatike dhe të pakthyeshme ‘dimri demografik’ që ka shënjuar vendin tonë. Të mësojmë nga gabimet e shumë vendeve perëndimore dhe të mos i pranojmë ato sipërfaqësi dhe po ashtu të shohim vende që po reagojnë ndaj këtij dimri.”
    E rëndësishme sipas arqipeshkvit Imzot Arjan Dodajt është promovimi i njeriut të punës dhe njohja e meritave.
    “Të bëhemi bashkë atëherë për të promovuar kulturën e punës së ndershme, që është fryti i njeriut që nuk e ka më të varrosur ndërgjegjen. Dhe të bëjmë në mënyrë që Shqipëria të jetë e të gjithëve me pasuritë e saj të larmishme, e të mahnitshme natyrore, shpirtërore, kulturore, artistike, teknologjike, arkeologjike dhe shumë të tjera. Sepse në këto vite jo rrallë herë, për përfitimin e një pakice, kemi humbur disa thesare që nuk kthehen më.”
    Në ditët e bekuara të Pashkëve besimtarët veç lutjeve kanë bekuar edhe ushqimin e tyre.  Këtë vit pashka katolike dhe ortodokse bien në të njëjtën ditë.
    Klan News

  • Mesazhi në “WhatsApp” që panikosi shqiptarët, eksperti zbulon si ndodh: ‘SMS’ vjen nga një emër që e njihni

    Mesazhi në “WhatsApp” që panikosi shqiptarët, eksperti zbulon si ndodh: ‘SMS’ vjen nga një emër që e njihni

    Para pak ditësh Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike apeloi qytetarët që të tregohen të kujdesshëm për një mesazh që vjen në llogarinë e tyre në WhatsApp. Mesazhi ju fton që të votoni për një vajzë që është konkurrente në një konkurs baleti. Në të vërtet ky është një mashtrim! Nëse ju klikoni linkun që ju vjen dhe më pas ndiqni procedurat e tjera duke vendosur edhe kodin e llogarisë, hakerat do të kenë akses në të gjitha të dhënat tuaja.
    Lidhur me këtë rast që alarmoi shqiptarët, eksperti i teknologjisë dhe dixhitalizimit, Elvis Bregu i ftuar në “Aldo Morning Show” tha se në dukje mesazhi lë të kuptohet që po ju vjen nga një person që ju e njihni dhe është në kontaktet tuaja. Por, kjo nuk është e vërtetë!
    Hakerat përdorin emrin e një personi nga lista e kontakteve tuaja për ta bërë mesazhin më të besueshëm. Prandaj dhe mesazhi që vjen hapet në një dritare të re dhe jo tek bisedat që ju keni bërë më parë me personin në fjalë. Detaj ky që tregon se është një mashtrim!
    Elvis Bregu tha se ajo që duhet të bëjnë qytetarët është që të mos klikojnë linkun dhe as të ndjekin hapat e tjerë pas veprimit të parë.
    “Është shumë i vërtetë saqë gjatë kohës që unë po përgatitesha për të hyrë në emision sapo më erdhi ky mesazhi nga një persona që është listën time të kontakteve, nga miku im, i cili më thotë ‘Voto për Roxanën’. Është ky rasti shumë i famshëm që po qarkullon shumë në Shqipëri, të vjen ky mesazhi për një konkurrim hipotetik, që në fakt nuk ekziston. Mua në fakt nuk ma dërgon realisht ai që kam në kontakt, por ata që merren me të tilla mashtrime përdorin një emër që është në listën e kontakteve të mia. Deri më sot mesazhet janë më të përgjithshme, tani i kanë kthyer edhe në shqip, kjo është edhe risia e kohëve të fundit. Konkretisht bëhet fjalë për një link i cili të kërkon që të lidhesh me llogarinë tënde në WhatsApp online dhe të kërkon kodin e verifikimit që të vjen në telefon.
    Rregulli i parë në të tilla raste është që nuk duhen dhënë këto lloj kodesh nëpër platforma, këto kode sigurie. Njerëzit duhet të jenë shumë të kujdesshëm, t’i bëjnë pyetjen vetes se përse më ka ardhur mua ky mesazh. Në rastin konkret bëhet fjalë për një konkurs që t’i nuk ke asnjë lloj informacioni tjetër, po t’i shikosh emrat janë rusë. Po ta shikosh ky mesazh të vjen nga një person që t’i e njeh, që e ke në listën e kontakteve, por nuk të vjen nga e njëjta dritare që ti ke komunikuar më parë me atë person. Pra shikon dy dritare nga i njëjti person dhe kjo është një mënyrë se si ta kuptosh që është një mashtrim.”, tha ai.

  • Mesazhi në WhatsApp që alarmoi shqiptarët, eksperti: Vjen nga një emër që e njihni…

    Mesazhi në WhatsApp që alarmoi shqiptarët, eksperti: Vjen nga një emër që e njihni…

    Para pak ditësh Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike apeloi qytetarët që të tregohen të kujdesshëm për një mesazh që vjen në llogarinë e tyre në WhatsApp. Mesazhi ju fton që të votoni për një vajzë që është konkurrente në një konkurs baleti. Në të vërtet ky është një mashtrim!
    Nëse ju klikoni linkun që ju vjen dhe më pas ndiqni procedurat e tjera duke vendosur edhe kodin e llogarisë, hakerat do të kenë akses në të gjitha të dhënat tuaja.
    Lidhur me këtë rast që alarmoi shqiptarët, eksperti i teknologjisë dhe dixhitalizimit, Elvis Bregu i ftuar në “Aldo Morning Show” në Tv Klan tha se në dukje mesazhi lë të kuptohet që po ju vjen nga një person që ju e njihni dhe është në kontaktet tuaja. Por, kjo nuk është e vërtetë!
    (Njoftimi nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike)

    Hakerat përdorin emrin e një personi nga lista e kontakteve tuaja për ta bërë mesazhin më të besueshëm. Prandaj dhe mesazhi që vjen hapet në një dritare të re dhe jo tek bisedat që ju keni bërë më parë me personin në fjalë. Detaj ky që tregon se është një mashtrim!
    Elvis Bregu tha se ajo që duhet të bëjnë qytetarët është që të mos klikojnë linkun dhe as të ndjekin hapat e tjerë pas veprimit të parë.
    “Është shumë i vërtetë saqë gjatë kohës që unë po përgatitesha për të hyrë në emision sapo më erdhi ky mesazhi nga një persona që është listën time të kontakteve, nga miku im, i cili më thotë ‘Voto për Roxanën’. Është ky rasti shumë i famshëm që po qarkullon shumë në Shqipëri, të vjen ky mesazhi për një konkurrim hipotetik, që në fakt nuk ekziston. Mua në fakt nuk ma dërgon realisht ai që kam në kontakt, por ata që merren me të tilla mashtrime përdorin një emër që është në listën e kontakteve të mia. Deri më sot mesazhet janë më të përgjithshme, tani i kanë kthyer edhe në shqip, kjo është edhe risia e kohëve të fundit. Konkretisht bëhet fjalë për një link i cili të kërkon që të lidhesh me llogarinë tënde në WhatsApp online dhe të kërkon kodin e verifikimit që të vjen në telefon. Rregulli i parë në të tilla raste është që nuk duhen dhënë këto lloj kodesh nëpër platforma, këto kode sigurie. Njerëzit duhet të jenë shumë të kujdesshëm, t’i bëjnë pyetjen vetes se përse më ka ardhur mua ky mesazh. Në rastin konkret bëhet fjalë për një konkurs që t’i nuk ke asnjë lloj informacioni tjetër, po t’i shikosh emrat janë rusë. Po ta shikosh ky mesazh të vjen nga një person që t’i e njeh, që e ke në listën e kontakteve, por nuk të vjen nga e njëjta dritare që ti ke komunikuar më parë me atë person. Pra shikon dy dritare nga i njëjti person dhe kjo është një mënyrë se si ta kuptosh që është një mashtrim.”
    Megjithëse mashtrime të tilla janë bërë më lokale dhe të përshtatura në shqip, eksperti tha se nuk ka vend për panik.
    “Nuk ka vend për panik. Po dëgjoja disa ekspertë që thoshin se mjafton ta klikosh atë linkun dhe telefoni yt nuk është më i yti, bëhet i dikujt tjetër. Nuk është e vërtetë, duhet të merret më me qetësi dhe mendoj se paniku u jep më shumë dorë atyre që merren me mashtrimin. Pra sa më të qetë të jemi dhe të informohemi sa më shumë me mesazhet që na vijnë, aq më pak ndodhin këto mashtrime. Nga ana tjetër thamë që po vijnë këto mesazhe, mashtrimet, po bëhen më lokale. Po i shohim në gjuhën shqipe, ndërkohë që më parë ishin më të dallueshme, por tani edhe gjuha ka filluar të përmirësohet. Por, në nivel global mashtrimet janë shumë të përhapura.”

  • “Do i zgjidhim problemet!”- Zbardhet mesazhi i fundit që Ilaria Sula i dërgoi familjes para se të vritej

    “Do i zgjidhim problemet!”- Zbardhet mesazhi i fundit që Ilaria Sula i dërgoi familjes para se të vritej

    Është zbardhur mesazhi i fundit që 22-vjeçarja shqiptare, Ilaria Sula, i dërgoi familjes së saj para se të masakrohej me thikë nga ish i dashuri i saj filipinas, Mark Samson.
    Sipas një mesazhi zanor që prindërit dhe i vëllai i saj kanë treguar për mediat italiane, e bija i ka kontaktuar për t’i thënë se do u jap para për të zgjdhur një problem që ata kishin.
    “Shikoni pak nëse jeni dakord! Pastaj unë do jap paratë dhe i zgjidhim problemet. Ok, me thuaj sërish”, dëgjohet të thotë Ilaria në audiomesazhin drejtuar familjes, ndërsa e ëma nis të qaj.
    Screenshot 2025-04-09 104908
    “Shpirti i mamit tënd, o Iliaria…”, thërret ajo të bijën mes lotësh.
    Kujtojmë se Ilaria Sula u masakrua me thikë nga ish i dashuri i saj filipinas, i cili pasi e vrau e hodhi në një greminë duke e futur në një valixhe.
    Ai dyshohet se bashkëpunoi me nënën e tij, e cila e ndihmoi të pastronte gjurmët e gjakut në dhomën e tij, si dhe me dy miq, që mund të kenë kontribuar në asgjësimin e trupit studentes shqiptare.

  • Mesazhi në ‘WhatsApp’ që po mashtron shqiptarët/ Siguria Kibernetike: Nëse iu vjen në telefon mos e hapni!

    Mesazhi në ‘WhatsApp’ që po mashtron shqiptarët/ Siguria Kibernetike: Nëse iu vjen në telefon mos e hapni!

    SYRI.net është agjencia më e madhe e lajmeve në Shqipëri, që brenda një kohe të shkurtër është kthyer në lider të informacionit. Në SYRI.net do të gjeni opinionistë më me emër në vendin tonë, investigime dhe lajme që nuk do ti gjeni diku tjetër. Lajmet në SYRI.net janë prodhim i SYRI.net dhe nuk lejohet marrja e tyre pa një komunikim të mëparshëm me redaksinë. Ju ftojmë të klikoni dhe të na shkruani sa herë që ju mendoni se duhet. Stafi i SYRI.net
    Për informacione info@syri.net, për reklama marketing@syri.net

  • Roli i grave në politikë/ Mesazhi i Presidentes së EPP Women

    Roli i grave në politikë/ Mesazhi i Presidentes së EPP Women

    Roli i grave në politikë/ Mesazhi i Presidentes së EPP Women

    konferencën “Fuqia e Grave në Politikë”, Rosalia Biro, Presidente e EPP Women shprehu mirënjohjen për mundësinë që u dha për të diskutuar fuqinë e grave në politikë dhe rëndësinë që ato kanë në zhvillimin e proceseve vendimmarrëse. Ajo theksoi se ky takim është shumë më tepër se një ngjarje e thjeshtë: është një mundësi për të ndërgjegjësuar për angazhimin e grave në politikat që formësojnë të ardhmen e shoqërive tona.

    Biro e vuri theksin në faktin se roli i grave në politikë është themelor për të krijuar një të ardhme më të drejtë dhe më të barabartë, ku mundësitë dhe përgjegjësitë janë të ndara në mënyrë të barabartë mes grave dhe burrave.

    Rosalia Biro, Presidente e EPP Women

    “Mënyra se si e organizoni këtë konferencë, puna juaj e palodhshme është një shembull për të gjithë ne.

    Faleminderit, e dashur Albana, dhe gjithashtu duhet të falenderoj edhe fondacionin, sepse presidentja është këtu me ne, si kancelarja jonë e financave.

    Në lidhje me ditën e sotme, lidhur me propozimet që ne do të ndajmë me ju, duke theksuar rëndësinë e Ballkanit Perëndimor në kontekstin e së ardhmes së Europës, dhe kontekstin e grave në gjithë këtë proces, se çfarë ne duam të bëjmë, duke treguar se jemi të barabarta si gratë dhe burrat.

    Ky takim nuk është vetëm një mundësi për dialog, por gjithashtu një platformë për angazhim për të ardhmen.

    Mesazhi im është i qartë: vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë një fokus për Shqipërinë, dhe kjo i takon Europës, dhe kjo është përgjegjësi e BE-së për të përshpejtuar procesin e futjes së Shqipërisë dhe të çdo kombi tjetër, në bazë të meritave, duke u ulur në një tryezë, duke marrë vendime dhe për të hapur dyer, duke marrë vendime së bashku për të ardhmen”.