Tag: mesazhi

  • “Mund të përfshihet edhe SHBA në luftën Izrael-Iran”/ Teherani sfidon Trump pas deklaratës, i godet ambasadën në Tel Aviv

    “Mund të përfshihet edhe SHBA në luftën Izrael-Iran”/ Teherani sfidon Trump pas deklaratës, i godet ambasadën në Tel Aviv

    “Shpejt do të ketë paqe”, ishte mesazhi më i fundit i Donald Trumpit për situatën në Lindjen e Mesme. Por në të njëjtën kohë, shefi i Shtëpisë së Bardhë la të kuptohet se nuk është e pamundur që Shtetet e Bashkuara të përfshihen në konfliktin Iran-Izrael.

    Sipas mediave të huaja madje, Trump thotë se është “i hapur” që homologu rus Vladimir Putin të jetë një ndërmjetës. “Është e mundur që ne të përfshihemi” në betejën e vazhdueshme midis armiqve të mëdhenj të Lindjes së Mesme, tha Trump në një intervistë për ABC News, që nënvizoi megjithatë se presidenti republikan u kujdes të theksonte se SHBA-ja për momentin nuk është e përfshirë në aksionin ushtarak.
    Sa për Putinin si një ndërmjetës i mundshëm në konflikt, “ai është gati. Më telefonoi për këtë. Ne patëm një bisedë të gjatë për të”, i tha Trump një gazetari të ABC Neës. Më herët të dielën, Trump i kërkoi Iranit dhe Izraelit të “bëjnë një marrëveshje” dhe t’i japin fund shkëmbimit të tyre vdekjeprurës të sulmeve.
    Presidenti amerikan shtoi se ka “shumë thirrje dhe takime që po zhvillohen tani” për këtë çështje dhe se paqja mund të arrihet “së shpejti” midis dy rivalëve të mëdhenj. Pak orë pas këtij mesazhi të tij ndërkohë, një breshëri raketash iraniane u lëshua këtë mëngjes ndaj shtetit hebre duke dëmtuar edhe ambasadën amerikane atje në një kohë kur Teherani po bën thirrje për krijimin e një ushtrie islamike e cila të nisë një luftë madhore kundër Tel Avivit.
    Të paktën tre izraelitë humbën jetën e dhjetëra të tjerë u plagosën kur një sërë raketash të republikës islamike arritën të derpërtojnë shtresat e sistemit mbrojtës izraelit, duke goditur si Tel Avivin ashtu edhe qytetin port të Haifasë. Sulmet shpaguese që shkatërruan disa ndërtesa banimi erdhën pasi Izraeli vrau tre figura të tjera të larta të sigurisë në Iran, shkatërroi godinën kryesore të kompleksit bërthamor të Natanzit dhe nxiti njerëzit në Iran të ngrihen për një ndryshim të regjimit.

    Top Channel

  • Kush është Vance Luther Boelter, vrasësi i Melissa Hortman? Lista me 70 objektiva dhe mesazhi i fundit: Do vdes së shpejti!

    Kush është Vance Luther Boelter, vrasësi i Melissa Hortman? Lista me 70 objektiva dhe mesazhi i fundit: Do vdes së shpejti!

    Vance Luther Boelter

    SHBA- “Mund të vdes së shpejti,”- ky është mesazhi me tekst që David Carlson mori të shtunën në mëngjes nga shoku i tij i dhomës Vance Luther Boelter, i dyshuar kryesor që vrau – në shtëpitë e tyre në Minneapolis – çiftin Melissa dhe John Hortman. 55-vjeçarja ishte përfaqësuesja e Shtetit, ndërsa bashkëshorti i saj ishte senator. 
    Sipas mediave të huaja, Boelter, 57 vjeç, ende në arrati, kishte jetuar me Carlson për pak më shumë se një vit, por të dy njiheshin që nga klasa e katërt. Ata u panë për herë të fundit të premten në mbrëmje, kur ai i pagoi qiranë e katër muajve. Paratë ia dha paradhënie dhe pastaj i kërkoi ta linte vetëm, se kishte nevojë të pushonte. Rreth orës gjashtë të mëngjesit të së shtunës, shokut të tij ngushtë i erdhi mesazhi: Doja vetëm t’ju njoftoja se të dua dhe se do të doja të mos kishte ndodhur kështu. Nuk dua të them asgjë tjetër ose t’ju implikoj në asnjë mënyrë, sepse nuk dini asgjë. Më vjen keq për të gjitha problemet që do të shkaktoj.
    Rreth orës 2 të mëngjesit, ai kishte shkuar në shtëpitë e viktimave të tij, i veshur si oficer policie me një distinktiv, një armë zjarri dhe një maskë lateksi në mënyrë që të mos njihej. Edhe pse FBI ka vendosur shpërblim prej 50 miliardë dollarësh në vit, sërish nuk është zbuluar asgjë lidhur me vendndodhjen e tij.
    Boelter, një ish-punonjës i shtetit, pretendonte në mediat sociale se ishte një ekspert sigurie me përvojë në Rripin e Gazës dhe Afrikë. Sipas Neë York Times, ai zotëronte armë dhe punonte për dy shtëpi të ndryshme funerale. Ai është një i krishterë i zjarrtë që kundërshtonte fuqimisht abortin, të cilin e konsideronte si një formë vrasjeje. Po ashtu, nuk ishte fshehur në kritikat e tij për homoseksualët dhe personat transgjinorë, ndaj edhge në zgjedhjet presidenciale kishte votuar për republikanët dhe presidentin Donald Trump. 
    Ende nuk është e qartë nëse Boelter i njihte personalisht viktimat e tij. Por duket se nuk do të ishin të vetmit. Në makinën e braktisur të Boelter, hetuesit gjetën një listë me 70 objektiva për t’u goditur, nga ish-politikanë (me sa duket të gjithë demokratë), biznesmenë vendas, aktivistë por edhe mjekë që punonin në klinika që ishin “pro abortit”. Disa prej tyre jetonin jashtë Minesotas, por në shtete të tjera. Në mjetin e tij u gjet edhe një jelek antiplumb dhe një maskë tjetër silikoni që me shumë gjasa do të përdorej për sulmet.
    Hetimet vazhdojnë dhe FBI-ja ende nuk e ka përjashtuar praninë e bashkëpunëtorëve./ZËRI

  • Rinis Kuvendi/ Zbardhet mesazhi i Bardhit për deputetët e PD

    Rinis Kuvendi/ Zbardhet mesazhi i Bardhit për deputetët e PD

    Pas një shkëputje disa javore nga aktiviteti parlamentar për shkak të fushatës elektorale dhe zgjedhjeve, ligjvënësit e kësaj legjislature i rikthehen nesër, më 29 maj, jetës parlamentare.
    Në orën 10:00 është parashikuar Konferenca e Kryetarëve, e thirrur nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ndërsa në orën 12:00 pritet të nisë seanca plenare. Në Konferencë pritet të diskutohet për kalendarin e punimeve të kuvendit për periudhën 29 maj – 8 korrik 2025.
    Sipas kalendarit zyrtar, do të bëhen raportimet vjetore të të gjitha institucioneve publike, përfshirë edhe ato të drejtësisë.
    Ndërkohë, pas humbjes më 11 Maj, Gazment Bardhi, përmes një mesazhi drejtuar deputetëve të PD, shprehet se do të bejnë gjithçka për të paraqitur faktet e plota për farsën elektorale të 11 Majit.
    Mesazhi:
    “Të nderuar kolegë,
    Nesër ora 12:00 është seanca plenare e Kuvendit, në të cilën do të marrim pjesë dhe do të bejmë gjithçka për të paraqitur faktet e plota për farsën elektorale të 11 Majit. Ju përshëndes!”.

  • Mesazhi i Amerikës për zgjedhjet, Spahiu: Ka një ftohtësi

    Mesazhi i Amerikës për zgjedhjet, Spahiu: Ka një ftohtësi

    Analisti Kreshnik Spahiu, komenton reagimin e bërë sot nga ambasada e Shteteve të Bashkuara për zgjedhjet të 11 majit, ku fituese doli PS me 83 mandate deputetësh. Sipas Spahiut, mesazhi i shkurtër i ambasadës ishte një qëndrim i ftohtë që nuk i jep entuziazëm mazhorancës dhe ana ana tjetër, i shuan shpresat opozitës.
    ”Ishte një mesazh i ftohtë. Kjo nuk përjashton mundësinë që kur të zyrtarizohet qeveria, të vijë një mesazh i nivelit më të lartë. Ishte një mesazh që mbyll shpresat për opozitën, se ishte komerdarja e fundit ku kishte varur shpresat opozita. Unë mendoj se PD do e vazhdojë kontratën e lobimit, sepse varet ekzistenca e PD-së dhe lidershipit. Berisha kërkon të normalizojë marrëdhëniet me SHBA se përndryshe i bie kalaja. SHBA është më shumë indiferente se sa interferuese”,-tha në ”Top Story”.

    Nga ana tjetër, shtoi se se ka ftohtësi në marrëdhëniet aktuale mes SHBA-së dhe vendit tonë, teksa kujtoi se kryeministri Edi Rama nuk ka zhvilluar asnjë takim me presidentin Donald Trump, që kur ky i fundit mori mandatin e dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë.
    ”Se SHBA ka ndërhyrë në zgjedhje, ndërhyri në Kosovë e vende të tjera. Në Shqipëri ka qenë indiferente, por kjo nuk është aq pozitive se Osmanit i ka dhënë Trump dorën tre here, që ku është rikthyer në krye të Shtëpisë së Bardhë. Me Shqipërinë ka një ftohtësi të dukshme, që më shumë mendoj se ne nuk jemi fare në agjendën e SHBA-së për momentin ose ende nuk ka ardhur në tavolinë diskutimi”.

  • Mesazhi i Amerikës për zgjedhjet, Spahiu: Ka një ftohtësi. Osmanin e ka takuar tre herë, Ramën asnjëherë. Por mbyll shpresat për opozitën

    Mesazhi i Amerikës për zgjedhjet, Spahiu: Ka një ftohtësi. Osmanin e ka takuar tre herë, Ramën asnjëherë. Por mbyll shpresat për opozitën

    Analisti Kreshnik Spahiu, komenton reagimin e bërë sot nga ambasada e Shteteve të Bashkuara për zgjedhjet të 11 majit, ku fituese doli PS me 83 mandate deputetësh. Sipas Spahiut, mesazhi i shkurtër i ambasadës ishte një qëndrim i ftohtë që nuk i jep entuziazëm mazhorancës dhe ana ana tjetër, i shuan shpresat opozitës.
    ”Ishte një mesazh i ftohtë. Kjo nuk përjashton mundësinë që kur të zyrtarizohet qeveria, të vijë një mesazh i nivelit më të lartë. Ishte një mesazh që mbyll shpresat për opozitën, se ishte komerdarja e fundit ku kishte varur shpresat opozita. Unë mendoj se PD do e vazhdojë kontratën e lobimit, sepse varet ekzistenca e PD-së dhe lidershipit. Berisha kërkon të normalizojë marrëdhëniet me SHBA se përndryshe i bie kalaja. SHBA është më shumë indiferente se sa interferuese”,-tha në ”Top Story”.

    Nga ana tjetër, shtoi se se ka ftohtësi në marrëdhëniet aktuale mes SHBA-së dhe vendit tonë, teksa kujtoi se kryeministri Edi Rama nuk ka zhvilluar asnjë takim me presidentin Donald Trump, që kur ky i fundit mori mandatin e dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë.
    ”Se SHBA ka ndërhyrë në zgjedhje, ndërhyri në Kosovë e vende të tjera. Në Shqipëri ka qenë indiferente, por kjo nuk është aq pozitive se Osmanit i ka dhënë Trump dorën tre here, që ku është rikthyer në krye të Shtëpisë së Bardhë. Me Shqipërinë ka një ftohtësi të dukshme, që më shumë mendoj se ne nuk jemi fare në agjendën e SHBA-së për momentin ose ende nuk ka ardhur në tavolinë diskutimi”.

  • Kandidatët humbës kërkuan pamjet filmike, zbulohet mesazhi i Ramës: Humbja e garës, jo shkak për të humbur edhe fytyrën. Zero shanse për devijim vote

    Kandidatët humbës kërkuan pamjet filmike, zbulohet mesazhi i Ramës: Humbja e garës, jo shkak për të humbur edhe fytyrën. Zero shanse për devijim vote

    Duket se votat e kandidatëve në Parkun Olimpik, shtuan edhe garën mes ‘shokëve’ të së njëjtës parti, ku në një grup WhatsApp të PS, ka pasur ‘përplasje’ mes garuesve për Tiranës.
    Disa prej tyre, që mbetën jashtë Kuvendit, kanë kërkuar pamje filmike nga qendrat e numërimit të votave, duke hedhur dyshime për numërim jo të saktë. Fillimisht drejtuesi i diasporës në PS Taulant Balla ka siguruar kandidatët se çdo votë do të numërohet me korrektësinë maksimale, më pas ka ndërhyrë Edi Rama ku kërkon qetësi dhe maturi përballë fitores.
    Mesazhi i plotë i Ramës është lexuar nga Grida Duma mbrëmë në Top Story.
    “Kam marrë njoftim me trishtim për disa iniciativa individuale, për të kërkuar filmime, rinumërime e ku di unë çfarë tjetër për votën preferenciale!

    Natyrisht që s’mund të ndaloj askënd të veprojë me kokën e vet, por, duke qenë se këtu në këtë dritare jemi ende një skuadër – dhe unë dua që kështu të mbetemi – do të këshilloja që të mos i hyhet asaj rruge.
    Sepse, së pari, humbja e një gare s’duhet të bëhet shkak për të humbur edhe fytyrën, kur në fakt nuk ka asnjë shans, zero, që me gjithë ata sy mbi ekrane, të ketë devijime vote në përmasa që do ta mbushnin hendekun e kujtdoqoftë me ata që kanë dalë fitues – jo me 10 a 20, por me shumë më tepër vota diferencë nga pasuesit në klasifikim.
    Së dyti, kjo do të thotë të hidhet hije mbi njerëzit tanë, që kanë qëndruar pafundësisht nëpër tryeza numërimi, e që nuk e meritojnë kurrkund një hije të tillë dyshimi për kontributin e tyre të madh. E së fundi, përfytyrojeni vetë se sa keq do të ndjehet kushdo që do t’i hyjë kësaj rruge, duke ushqyer qenerinë mediatike, kur në fund, mali i mbarsur mund të mos pjellë as një mi”, ka shkruar Rama.

  • Thirrja e fundit e Ramës për diasporën: Të takohemi me historinë së bashku…

    Thirrja e fundit e Ramës për diasporën: Të takohemi me historinë së bashku…

    Mesazhi i tij i fundit drejtuar diasporës për dërgimin e zarfeve me votën e tyre në qendrat përkatëse! Përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama thotë se e Diela e 11 Majit është jo vetëm përcaktim i forcës qeverisëse për 4 vitet e ardhshme, por takim me historinë.
    “Është dita e fundit e ballafaqimit mes të gjithë palëve përpara gjykimit të popullit sovran, të të gjithëve ju me votën tuaj, të Dielën, më 11 Maj. Ky është edhe mesazhi i fundit që dua t’ju përcjell të gjitha motrave dhe vëllezërve tanë në Greqi, Itali, Britani e me radhë ku ende ka zarfa nëpër shpia. Ka ende kohë për t’u bërë pjesë e takimit historik! Për të takuar historinë sëbashku me shumicën dërrmuese të shqiptarëve që më 11 Maj do të përcaktojnë pa asnjë ekuivok (dyshim) rrugën e fatit europian.
    Ju lutem, ju lutem, ju lutem jeni në kushtet që për herë të parë në histori mund të votoni drejtpërdrejt nga jashtë kufijve dhe keni shansin historik të merrni pjesë në një palë zgjedhje që janë më shumë se sa për partitë, janë zgjedhje për të përcaktuar se ku do të jetë Shqipëria 2030. Për t’i dhënë një fuqi të re vendimmarrëse dhe një frymë të fortë bashkimi europian vetë Shqipërisë!”, ishte thirrja e tij për emigrantët shqiptarë me të drejtë vote këtë vit.

  • “Mbrojeni thesarin tuaj”, mesazhi i Papa Françeskut për klerikët shqiptarë

    “Mbrojeni thesarin tuaj”, mesazhi i Papa Françeskut për klerikët shqiptarë

    “Mbrojeni vëllazërinë nën flamurin dhe shqiponjën, këto janë thesaret tuaja.” Ky është mesazhi kuptimplotë që Papa Françesku u ka lënë disa klerikëve shqiptarë, të cilët i takoi në vitin 2023 në Vatikan. Një prej tyre tregon emocionet e këtij takimi dhe mesazhin e veçantë.

    At Vangjeli nga Mitropolia ortodokse e Korçës është një nga klerikët që në vitin 2023 patën mundësinë të takonin Papa Françeskun gjatë një vizite në Vatikan.

    Përveç emocioneve për këtë takim kleriku kujton se mesazhi i Papës që u la klerikëve shqiptarë gjatë atij takimi ishte shumë domethënës dhe i lidhur drejtpërdrejtë me dhuratat simbolike që klerikët shqiptarë i çuan Papës.

    “Në vitin 2023 së bashku me një grup klerikësh nga të gjitha komunitetet fetare në qytetin e Korçës ne patëm një vizitë në Romë dhe në konkretisht në Vatikan ku patëm mundësi për të takuar edhe Papa Françeskun. Ne përgatitëm dy dhurata këtu, ku njëra ishte një flamur kombëtar i pikturuar me një mbishkrimi në shqip dhe latinisht: Të gjithë vëllezër. Por edhe një bastun që kishte sipër të gdhendur kokën e shqiponjës dykrenore. Dhe ishin disa dhurata simbolike por kuptimplota për atë çka ne donim të çonim atje. Gjëja që na ka thënë dhe mua më ka ngelur në mendje ishte kjo: ‘Mbrojeni, mbrojeni, mbrojeni sepse ky është thesari juaj’. Ka qenë një moment i jashtëzakonshëm, mënyra sesi ai na inkurajoi të gjithë neve klerikëve, për atë çfarë ne duhet të bënim për ata që i kishim sjellë si dhuratë”, tha për A2 CNN, At Vangjel Sotiri.

    Një nga zërat më të fuqishëm për atë që bota është sot, At Vangjeli shpreson që edhe pasardhësi i Françeskut të jetë një zë i fuqishëm për vlerat që i duhen sot njerëzimit.

    “Ai ishte një nga zërat më të fuqishëm dhe më të drejtpërdrejtë në situatën ku është sot bota. Të shpresojmë se kushdo që do të jetë, do të jetë sërish një zë i fuqishëm për harmoninë dhe paqen, e për dashurinë e unitetin midis njerëzve”, tha At Vangjel Sotiri.

  • Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, mesazhi i Kishës Ortodokse Shqiptare: Nxiti mirëkuptimin mes dy kishave

    Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, mesazhi i Kishës Ortodokse Shqiptare: Nxiti mirëkuptimin mes dy kishave

    Kisha Ortodokse Shqiptare reagoi përmes një mesazhi pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut.

    “Dëshirojmë të shprehim ngushëllimet tona ndaj klerit dhe besimtarëve të Kishës Romano-Katolike”, shkruhet në mesazh, ndërsa theksohet se ai punoi për të nxitur mirëkuptim më të madh mes Kishës Ortodokse dhe asaj Katolike.
    Mesazhi i plotë:
    Duke marrë pjesë në hidhërimin për fjetjen e Papës së Romës, Françeskut, dëshirojmë të shprehim ngushëllimet tona ndaj klerit dhe besimtarëve të Kishës Romano-Katolike.
    Gjatë misionit të tij si prift, peshkop dhe Papë, ai gjithmonë tregoi një përkushtim të thellë ndaj shpalljes së Ungjillit në kontekste të ndryshme gjeografike dhe kulturore, veçanërisht përmes kujdesit të tij të sinqertë për të varfërit dhe të margjinalizuarit.
    Veçanërisht vlerësojmë përpjekjet e tij të sinqerta për të nxitur një mirëkuptim më të madh ndërmjet Kishës Orthodhokse dhe asaj  Katolike. Sjellim ndër mend fjalët e tij  gjatë takimeve me përfaqësuesit e Kishës Orthodhokse: “Ecim së bashku si vëllezër në rrugën e mëshirës dhe të dashurisë”.
    Me shpresën tek Krishti i Ngjallur i Cili: “…do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre dhe nuk do të ketë më as vdekje, as zi, as vajtim, as dhimbje, sepse bota e mëparshme mori fund”  (Zb. 21:4), lutemi që Zoti ynë, Ati i mëshirshëm, t’i japë prehje shpirtit të tij. I përjetshëm kujtimi!

    Top Channel

  • Mesazhi i fundit i Papa Françeskut: Nuk ka paqe pa liri fetare, mendimi dhe shprehjeje

    Mesazhi i fundit i Papa Françeskut: Nuk ka paqe pa liri fetare, mendimi dhe shprehjeje

    BBC

    Mesazhi i Pashkëve të Papa Françeskut ishte një thirrje për paqe dhe “respekt për pikëpamjet e të tjerëve”. Një ndihmës e lexoi mesazhi në emër të tij:

    “Nuk mund të ketë paqe pa liri fetare, liri mendimi, liri shprehjeje.”

    Në fjalimin e tij të fundit, Papa përkujtoi popullin e Gazës, veçanërisht popullsinë e krishterë atje, pasi konflikti “shkakton vdekje dhe shkatërrim” dhe krijon një “situatë humanitare të dënueshme”.

    Ai gjithashtu e quajti antisemitizmin në rritje në nivel global “shumë shqetësues”.

    “Çfarë etje të madhe për vdekje, për vrasje shohim në shumë konflikte që shpërthejnë në pjesë të ndryshme të botës,” tha ai. “Shpreh solidaritetin tim me vuajtjet… për gjithë popullin izraelit dhe popullin palestinez,” thuhej në mesazhin e tij. “Thirrni një armëpushim, lironi të burgosurit dhe ndihmoni një popull që po vuan nga uria dhe që aspiron një të ardhme paqeje.”

    Papa gjithashtu inkurajoi të gjitha palët e përfshira në luftën në Ukrainë të “vazhdojnë përpjekjet për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”.