everia e re “Rama 4” ka krijuar shumë diskutime pas zgjedhjeve të ministrave të rinj nga kryeministri i vendit. Në lidhje me zhvillimet politike ka folur gazetari Adriatik Doçi ku theksoi se zgjedhja e kryeministrit për grupin e tij ishte për të dhënë tre mesazhe.
Gjithashtu ai shtoise krijimi i “Diellës” është vetëm për të shkaktuar diskutim dhe debat publik, gjë e cila u arrit.
“Kryeministri Rama nëpërmjet zgjedhjes së grupit të tij qeverisës dha tre mesazhe.
Mesazhi i parë ishte konfirmimi i qeverisë së kaluar, me ata që konsiderohen më të besuarit, ndërsa si një formë kamuflimi u përfshinë disa emra të rinj, si ai në Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Brendshme. Megjithatë, nuk pati ndonjë risi të vërtetë në përbërje.
Mesazhi i dytë i drejtohej SPAK-ut, i shoqëruar me një distancim të moderuar nga Erion Veliaj. Kjo u reflektua në mënyrën se si u trajtua dhe përmendja e tij.
Mesazhi i tretë kishte për qëllim krijimin e debatit dhe diskutimeve, dhe kjo u arrit përmes përfshirjes së personazhit të Diellës. Ky veprim ishte i pahijshëm, as kushtetues dhe as i mbështetur në ndonjë akt nënligjor, pasi Kushtetuta njeh vetëm individë si persona fizikë. Megjithatë, përmes këtij veprimi u hap një debat publik që ka tërhequr edhe vëmendjen e disa mediave të huaja, ndonëse mendohet se nuk do të ketë ndonjë zhvillim konkret.”, tha gazetari.
Tag: mesazhi
-

“Qeveria e re, lojë me tre mesazhe…”/ Gazetari: “Diella” nuk është në Kushtetutë, ishte vetëm për…
-

Mesazhi – Presidenti Begaj: Me dhimbje të thellë përkujtoj viktimat e 11 shtatorit në New York
Presidenti Bajram Begaj, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka përkujtuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 mbi qytetin e New Yorkut.
Në Facebook, Begaj shkruan se vendi ynë “riafirmon qëndrimin e saj të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune, kudo në botë”, përcjell A2.
Mesazhi i Presidentit të Republikës:
Sot, me dhimbje të thellë, përkujtojmë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 mbi qytetin e New Yorkut.
Shqipëria riafirmon qëndrimin e saj të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune, kudo në botë, dhe shpreh solidaritetin e saj të plotë me familjet e viktimave, popullin dhe institucionet e Shteteve të Bashkuara. -

Trashëgimia e Nënë Terezës dhe mesazhi i Presidentes Osmani: Një thirrje për më shumë dashuri dhe humanizëm
Në një postim prekës dhe domethënës të publikuar në rrjetet sociale, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar figurën e Shën Nënë Terezës në përvjetorin e ndarjes së saj nga jeta, duke theksuar rolin e saj të pazëvendësueshëm në historinë e humanizmit botëror dhe duke bërë një thirrje të qartë për reflektim.
“Nga fshati i vogël i Letnicës, ku dëgjoi thirrjen hyjnore, në Sheshin ‘Shën Pjetri’ në Vatikan dhe pastaj në çdo anë të botës, Nënë Tereza i dha zë të varfërve, të sëmurëve dhe të harruarve, duke lënë pas një trashëgimi të pakrahasueshme bamirësie dhe humanizmi,” shkruan Presidentja Osmani.
Duke u ndalur te rrugëtimi i pazakontë i murgeshës shqiptare, Presidentja vë në pah se historia e Nënë Terezës nuk është vetëm një kronikë e përkushtimit shpirtëror, por një udhërrëfyes moral që vazhdon të frymëzojë breza të tërë, transmeton KultPlus.
“Veprat e Shën Terezës na kujtojnë fuqinë e bamirësisë dhe humanizmit,” vazhdon ajo. “Trashëgimia e saj është një thirrje për secilin prej nesh: të jemi pranë të tjerëve, të dhurojmë dashuri dhe shpresë, si dhe ta ndërtojmë një botë më të drejtë dhe më paqësore.”
Mesazhi i Presidentes Osmani shkon përtej një përkujtimi ceremonial. Ai shndërrohet në një thirrje të qartë për rikthimin e vlerave humane në një kohë ku bota përballet me sfida të shumta: nga varfëria dhe krizat humanitare, tek ndarjet sociale dhe mungesa e solidaritetit. Në thelb të këtij mesazhi qëndron besimi se ndryshimi nis nga secili prej nesh, një ide që edhe vetë Nënë Tereza e përçoi gjatë gjithë jetës së saj./KultPlus.com
-

“Të ndahesh përgjithnjë nga zhurma e qytetit”/ Mesazhi i Ramës në librin e ngushëllimeve për Dhimitër Anagnostin
“Jam i bindur që ke menduar shpesh për këtë ditë kur do të ndahesh përgjithnjë nga zhurma e qytetit e do të prehesh në Vunoin tënd, ku paqja e merituar do të jetë mbi ty”.Me mall Edi.
Mesazhi i Kryeministri Edi Rama, në librin e ngushëllimeve për mjeshtrin e kinemasë shqiptare Dhimitër Anagnosti. -

“U vra, mos kërkoni”/ Zhduket në Spanjë 30-vjeçari shqiptar, ja mesazhi që mori familja
“Është vrarë, mos e kërkoni!”. Është ky mesazhi anonim që alarmoi familjen e Miklovan Danajt, një eksponent i spikatur i narkotrafikut, i zhdukur në Spanjë që prej datës 11 maj.
Personi i fundit që ka takuar 30-vjeçarin ka qenë bashkëshortja, të cilët së bashku kishin shkuar në një qendër shëndetësore për t’i bërë vaksinën vajzës së tyre 8 muajshe.
Pas këtij momenti, për 30-vjeçarin e lindur në Gur të Zi, Shkodër nuk ka asnjë shenjë jete dhe fati i tij mbetet mister. Miklovani, i njohur ndryshe me nofkën “Keli” rezulton një emër i rëndësishëm në trafikun e drogës në Evropë, si drejtuesi i një prej grupeve më të fuqishme në këtë aktivitet kriminal.
Përfshirja e të riut shqiptar në narkotrafikun mund të këtë qenë shkaku i zhdukjes së tij nga rivalët, pasi ka dyshime se fillimisht është marrë peng, më pas e kanë vrarë dhe trupin e tij e kanë hedhur në det.
Familjarët kanë bërë kallëzim në policinë spanjolle, por deri në këto momente nuk ka asnjë reagim zyrtar. Miklovan Danaj ka jetuar për një kohë të gjatë me familjen në Pisa të Italisë, më pas u zhvendos në Marbella të Spanjës, një nga nyjet kryesore të hyrjes së kokainës në Evropë.
Familja kërkon ndihmë edhe nga autoritetet italiane dhe ato shqiptare, me shpresën se Miklovani është gjallë. I vetmi sinjal në këto tre muaj ka qenë sms në telefonin e familjarëve të tij nga një person i panjohur që ka dhënë lajmin e kobshëm. Para se të emigronte në Spanjë, Miklovan Danaj ka qenë i dënuar me burg edhe ne Itali për një periudhë 3 mujore. -

Sot protesta kundër Gjykatës Speciale, çfarë mesazhi do jepet nga Prishtina
Sot, më 7 gusht, do të mbahet një protestë në Prishtinë, e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL) kundër vendimeve të Gjykatës Speciale.
Me moton “Kundër padrejtësisë”, organizatorët thanë se synojnë të tërheqin vëmendjen për mbajtjen e komandantëve të luftës, në Hagë.
Kryetari i OVL-së, Hysni Gucati, në një lidhje live me Klan News tregoi se çfarë mesazhi do të jepet gjatë protestës.
“Mesazhi do jetë shumë i qartë. Ne do t’i drejtohemi Gjykatës Speciale, e cila është një gjykatë e padrejtë, e cila është duke punuar dhe vepruar shumë padrejtësisht ndaj pjesëtarëve të UÇK-së. Mesazhin më të mirë do e dërgojnë qytetarët e Kosovës. Ai do të jetë mesazhi më i mirë”, tha ai.
Organizatorët presin një numër të madh të qytetarëve në marshim. Ata kanë marrë mbështetje prej partive politike, shoqërisë civile dhe organizatave të ndryshme joqeveritare.
“Atje [në Gjykatën Speciale] përdoren standardet e dyfishta. Gjykata Speciale bashkëpunon me Gjykatën Kriminale Serbe, ku kohët e fundit ka marrë disa dokumentacione nga një kriminel serb gjoja për dosje për krime lufte. Ne e dimë kush ka bërë krime. Ka emër dhe mbiemër. Është Serbia dhe Millosheviçi, apo strukturat të ushtrisë serbe. Hashim Thaçi dhe të tjerët, UÇK, nuk ka bërë krime. Lufta jonë ka qenë e drejtë, e pabarabartë. Mendoj që Gjykata Speciale është duke bërë shumë shkelje”, tha Gucati.
Ai mori shembullin e një personi që punoi për tetë muaj si gardian dhe pas kësaj u bë prokuror.
Po ashtu, Gucati theksoi se institucionet e Kosovës kanë bërë shumë pak për rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve.
“Gjykata Speciale ka ngritur një aktakuzë pa bazë dhe institucionet tona kanë bërë shumë pak. Zoti Thaçi dhe të tjerët nuk dënohen si Hashim Thaçi, por dënohen që kanë qenë vetë bartësit e luftës. Është rrezik i madh që nëse dënohet Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli apo Rexhep Selimi, dënohet lufta e shenjtë e UÇK-së. Ne do kemi pasoja shumë të mëdha nëse në të ardhmen ndodh kjo”, tha Gucati.
Ish-drejtuesit e UÇK-së, mes të cilëve edhe ish-presidenti Hashim Thaçi gjenden në paraburgim në Hagë prej vitit 2020 të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. -

Trump: Nëse Irani hakmerret ndaj SHBA, do të shkatërrohet krejtësisht!
Mesazhi i Presidentit Trump pas sulmit ndaj objektëve bërthamore:
“Çdo hakmarrje nga Irani kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të përballet me forcë shumë më të madhe se çfarë u pa sonte.”- tha Trump.Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer një seri sulmesh ajrore kundër lokacioneve bërthamore në Fordow, Isfahan dhe Natanz, në Iran. Njoftimi nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump erdhi në mbrëmjen përmes një mesazhi të publikuar në platformën e tij Truth Social dhe të shpërndarë për gazetarët nga Shtëpia e Bardhë.
Gjatë një fjalimi drejtuar kombit, presidenti i SHBA-së tha se të tre lokacionet ishin “shkatërruar plotësisht”, duke specifikuar se qëllimi i Uashingtonit është të pamundësojë aftësitë e pasurimit të uraniumit të Teheranit dhe “t’i japë fund kërcënimit bërthamor të paraqitur nga një vend që është sponsori kryesor i terrorizmit në botë”. Trump i bëri thirrje edhe një herë Iranit, të cilin e quajti “ngacmuesi i Lindjes së Mesme”, të bëjë paqe, duke parashikuar sulme të reja të SHBA-së nëse nuk e bën këtë. “Nëse ata nuk bëjnë paqe, sulmet e ardhshme do të jenë më të këqija dhe shumë më të lehta për t’u kryer: kanë mbetur shumë objektiva dhe nëse paqja nuk arrihet së shpejti, ne do t’i godasim”, theksoi ai. -

“S’kthehem më në shtëpi!”/ Zhduket 16-vjeçarja shqiptare në Greqi, e ëma: Dikush fshihet pas atij mesazhi
Emilia
“Nuk kam dëgjuar më nga vajza ime që nga nata e së hënës kur ajo u zhduk. Më tha se do të dilte me shoqet e saj për një shëtitje dhe që atëherë nuk është kthyer në shtëpi. Kur pashë se po vonohej të kthehej nga shëtitja, u shqetësova dhe komunikimet tona të fundit ishin nëpërmjet mesazheve në celularin e saj. Mesazhi i fundit ishte se “Nuk do të kthehem më në shtëpi”. Jam shumë e shqetësuar për fatin e fëmijës tim për momentin, telefoni i saj celular është i çaktivizuar, kam frikë se mos është përfshirë me shoqe të këqija. Nga mesazhi që dërgoi se “Nuk do të kthehem më në shtëpi”, dyshoj se fshihet një person tjetër që dëshiron ta dëmtojë. Dua të zbuloj informacione për vajzën time, po e kërkoj kudo dhe dua që ajo të kthehet përsëri në shtëpinë tonë…,”- tha nëna e vajzës.
Emilia ka flokë të kuq, sy kafe, është 1.70 e gjatë dhe peshon 65 kilogramë. Ditën që u zhduk, ajo mbante veshur xhinse të zeza, një bluzë të zezë pa mëngë, syze dhe mbante në dorë një çantë ngjyrë bordo./ZËRI