Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është një nga deputetët që ka marrë pjesë në protestën në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë.Mediu ka përcjellë një mesazh duke lënë mënjanë politikën, me qëllimin për të mbështetur një kauzë të drejtë.
“Mesazhi im është që jemi një komb. Ajo çfarë bëhet ndaj drejtuesve të UÇK-së është tendenca për të zhbërë historinë e kombit shqiptar dhe duhet të jemi të gjithë bashkë si shqiptar.
Disa përfaqësues janë dhe të PS dhe të PD, nuk kemi ardhur të bëjmë politikë, por për të mbështetur një kauzë të drejtë”, tha Fatmir Mediu.
Tag: mesazhi
-

Protesta për ish-krerët e UÇK-së/ Mesazhi i Mediut: Politika të heshtë, sot s’ka e majtë dhe e djathtë, jemi një
-

“Ishte për Kosovën”/ Reagon heroi i ndeshjes me Serbinë, Rei Manaj, ja mesazhi që pëcolli…
Pas një nate historike për Kombëtaren shqiptare, Rey Manaj është shndërruar në simbolin e fitores ndaj Serbisë. Sulmuesi kuqezi realizoi një gol spektakolar që jo vetëm i dha Shqipërisë tri pikët, por edhe mbeti në kujtesën e gjithë shqiptarëve si një moment krenarie kombëtare.
Festa me shqiponjë dhe mesazhi emocional që pasoi, e kanë bërë Manajn një figurë të dashur jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë e diasporë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manaj e bëri të qartë se kjo fitore kishte një dedikim të veçantë:
“Kjo fitore është për ta”, – shkroi ai në një video ku shfaqej duke festuar golin dhe fëmijët e Kosovës në luftë. -

Para sfidës me Serbinë, Meta uron kombëtaren shqiptare nga qelia: Përgjithmonë me ty
Nga qelia e burgut, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka uruar fitoren skuadrës sonë kombëtare, Kuq e zi përballë sfidës me Serbinë. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, uroi për një mbrëmje të paarrueshme.
MESAZHI I METËSBashkë me urimin për një mbrëmje të paharrueshme i përshëndes të gjithë shqiptarët kudo janë me këtë supergol të legjendës Sokol Kushta në Beograd, që shpresoj të frymëzojë sonte çunat kuqezi!FORCA SHQIPËRI, sot dhe përgjithmonë me ty! 🦅🇦🇱 -

Mesazhi që la Rama në librin e ngushëllimeve për gjyqtarin Kalaja: Tragjedi e madhe edhe për vetë shtetin
Zbulohet mesazhi që la kryeministri Edi Rama në librin e ngushëllimeve për gjyqtarin e ndjerë, Astrit Kalaja. Kreu i qeverisë shkruan se vrasja e gjyqtarit të Apelit është një tragjedi e madhe jo vetëm për familjen dhe kolegët, por edhe për vetë shtetin.
“Një tragjedi e madhe për familjen, të afërmit, kolegët dhe vetë shtetin, u prehtë në paqe dhe të rroni e ta kujtoni gjjthnjë. Edi Rama”, ka shkruar Rama. -

Mesazhi i Luizit për Gjestin pas humbjes së madhe: Lajmi i sotëm është i rëndë…
Lajmi i ndarjes nga jeta të vëllait të Gjestit ka tronditur opinionin publik dhe shumë figura të njohura kanë shprehur dhimbjen e tyre. Mes tyre ka reaguar edhe këngëtari Luiz Ejlli, i cili ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale.
“Gjest, edhe pse bashkë nuk njihemi personalisht, lajmi i sotëm është i rëndë dhe prek këdo që e dëgjon. Ngushëllime të sinqerta për ty dhe familjen tënde,”- shkruan Luizi.
Më tej, ai i uroi forcë e durim familjes së Gjestit për ta përballuar këtë periudhë të vështirë, duke shtuar:
“Kujtimet e bukura të Eldionit qofshin ngushëllim e dritë në ditët që vijnë.”
Mesazhi i tij ka prekur ndjekësit, duke treguar edhe një herë solidaritetin që arti dhe muzika sjell përtej skenës.Si ndodhi aksidenti?
Aksidenti i rëndë ndodhi në fshatin Qungur në komunën e Pejës pasditen e sotme, ku si pasojë ka humbur jetën Eldion Kelmendi, vëllai i reperit të njohur nga Peja, Gjesti dhe nje tjeter mbeti i plagosur.
Mësohet se i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje. Aksidenti ndodhi rreth orës 14:00, kur një veturë është përplasur me një motor. Po ashtu, është raportuar se një tjetër banor i fshatit me iniciale K.B është lënduar rëndë dhe aktualisht ndodhet në trajtim në spitalin e Pejës. Banorët e zonës prej të cilëve u mësuan detajet kanë shprehur ngushëllimet e tyre dhe kanë kërkuar që të zbardhen sa më parë rrethanat e aksidentit.
Hetimet janë në vazhdim. Po ashtu ende nuk kemi një reagim nga reperi Gjesti, i cili ka qenë fituesi i edicionit të shkuar të Big Brother VIP Albania, aty ku tregoi edhe lidhjen e veçantë që kishte me vëllain e tij. -

“E mori mesazhin nga Rama me VKM”/ Vendimi për Veliajn, reagon deputeti: Një nga njerëzit më të korruptuar në Shqipëri
Deputeti i PD-së Ivi Kaso ka deklaruar në një emision televiziv se Erion Veliaj nuk do ta çojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas Kasos, mesazhi i dhënë sot me anë të vkm që është firmos nga Rama është mesazhi më i mirë se ku duhet ta kërkojë Erioni përgjegjësinë e shkarkimit të tij dhe gjithë teatrit që po bëhet në sy të popullit.
“Unë nuk besoj se do ta çojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Nuk ka çfarë fiton se e di se si ka për të qenë vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese.
Mesazhi i dhënë sot me anë të vkm që është firmos nga Rama është mesazhi më i mirë se ku duhet ta kërkojë Erioni përgjegjësinë e shkarkimit të tij dhe gjithë teatrit që po bëhet në sy të popullit.
Veliaj është një nga njerëzit më të korruptuar në Shqipëri. Veliaj është një person që ka më shumë se 20 vite në politikë di të lexojë këto mesazhe politike”, tha Kaso. -

“Jeni gjobitur për…”/ Kujdes nga ky mesazh! AKSK paralajmëron qytetarët: Mos e klikoni linkun
Mesazhi
TIRANË- Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka paralajmëruar qytetarët shqiptar mbi një mesash “smishing” që synon t’i mashtrojë me gjoba të rreme për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas asaj që bën me dije AKSK, mesazhi përmban një link mashtrues për kryerjen e pagesave online, ndërsa thekson për qytetarët se nuk duhet ta klikojnë linkun në fjalë dhe as të japin të dhënat e tyre. Institucioni bën të ditur se ka ndërmarrë menjëherë masat për raportimin dhe bllokimin e faqes, me qëllim parandalimin e çdo dëmi të mundshëm.
Njoftimi i plotë i AKSK:
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) informon se po qarkullon një mesazh “smishing” që synon të mashtrojë qytetarët me gjoba të rreme për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Mesazhi përmban një link mashtrues dhe kërkon kryerjen e pagesave online. Ky nuk është një komunikim zyrtar nga institucionet shtetërore dhe çdo qytetar që e merr këtë SMS duhet ta injorojë dhe të mos klikojë në link, apo të japë të dhëna personale.
AKSK ka ndërmarrë menjëherë masat për raportimin e bllokimit të faqes, për të parandaluar çdo dëm të mundshëm.
Ju bëjmë thirrje qytetarëve:
Mos hapni linqe të dyshimta që vijnë nga SMS ose email-e jozyrtare.
Mos kryeni kurrë pagesa përmes faqeve që nuk janë domaine zyrtare.
Njoftoni menjëherë AKSK ose institucionet përkatëse nëse hasni mesazhe të tilla. -

Mesazhi i rremë që dërgohet në celular, AKSK paralajmëron qytetarët: Mos hapni…
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike informon se po qarkullon një mesazh “smishing” që synon të mashtrojë qytetarët me gjoba të rreme për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Mesazhi përmban një link mashtrues dhe kërkon kryerjen e pagesave online. Ky nuk është një komunikim zyrtar nga institucionet shtetërore dhe çdo qytetar që e merr këtë SMS duhet ta injorojë dhe të mos klikojë në link, apo të japë të dhëna personale.
AKSK ka ndërmarrë menjëherë masat për raportimin e bllokimit të faqes, për të parandaluar çdo dëm të mundshëm.
ASK u bën thirrje qytetarëve:
Mos hapni linqe të dyshimta që vijnë nga SMS ose email-e jozyrtare.
Mos kryeni kurrë pagesa përmes faqeve që nuk janë domaine zyrtare.
Njoftoni menjëherë AKSK ose institucionet përkatëse nëse hasni mesazhe të tilla. -

“Jeni rrezik për BE dhe SHBA”/ Berisha-mazhorancës: Do ju çjerrim maskën para evropianëve, ju erdhi mesazhi…
Kreu i PD-së, Sali Berisha akuzoi shumicën parlamentare për lidhje të drejtpërdrejta me krimin e organizuar dhe për përfitim mandatesh përmes parave të pista.
Ish-kryeministri shtoi se shumë nga deputetët e mazhorancës duhet të ishin prapa hekurave. Duke shtuar tonin e akuzave, Berisha foli për një mesazh të ardhur, sipas tij, nga SHBA.
“Tre ditë më parë u erdhi mesazhi, por e kapërcyen. Mesazhi ishte i qartë, miqtë tuaj tregtojnë me organizata terroriste të shpallura nga Donald Trump në Amerikën Latine. E dëgjuat ju këtë apo jo? Po kush janë ata miqtë tuaj? Jeni ju! Sepse po të mos i mbulonit ju, ata do të ishin të gjithë në burgje.”
Sali Berisha:
Mandatet tuaja buruan nga miliardat e Franc Copjes, Suel Celës, miliardat e Shytëve, Troplinëve, Bajrave, nga lumenjtë e parave të krimit. Ku mund të pranoni ju ligj dhe kushtetutë?! Ju tmerroheni nga ligji dhe kushtetuta. Ju nuk pranoni të zbatimin rregullin më elementar.
Ju garantoj se shumica e juaj duhet të ishte atje ku është Shullazi, Bari Bajri, atje e keni vendin. Por edhe një gjë dua të them: E përmend Brukselin sot, ajo datë është caktuar para 4 muajsh. Por ne betohemi në këtë kushtetutë se do tua çjerrim maskën para shqiptarëve dhe evropianëve. Do paraqesim se çfarë rreziku jeni ju për shqiptarët, për Ballkanin, BE dhe SHBA.
Tre ditë më parë u erdhi mesazhi, por e kapërcyen. Mesazhi ishte i qartë, se ata miqtë tuaj tregtojnë me organizata terroriste të deklaruara nga Donald Trump në Amerikën Latinë. E dëgjuat ju këtë apo jo? Po kush janë ata miqtë tuaj? Jeni ju, sepse ata po të mos i mbulonit ju do të ishin të gjithë në burgje.
