Tag: mesazhi

  • Tritoli në banesën e Gentjan Zotos! Cili është mesazhi i autorëve?

    Tritoli në banesën e Gentjan Zotos! Cili është mesazhi i autorëve?

    Lidhur me ngjarjen e një dite më parë, ku iu vendos tritol derës së Ramadan Zotos në Vlorë, edhe pse pasojë dhe dëme të lehta, policia po heton të gjitha pistat e mundshme, nga konfliktet e mëparshme, ato të fundit, deri te mundësia e inskenimit të ngjarjes.
    A2 CNN raporton se Gentjan Zoto është dënuar nga Gjykata e Apelit me 35 vite burg për atentatin ndaj Inez Hajrullës dhe Ervis Matodashajt, më 10 maj 2019.
    Në shtator 2023, Gjykata e Apelit dënoi me vendim të formës së prerë 35 vjet burg Daut Elmazin dhe Gentian Zoton, 30 vjet burg Igli Memajn dhe nga 25 vjet burg Serxho Ademin dhe Albano Goxhajn.
    Asokohe, tre gjyqtare të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Valdete Hoxha, Lutfie Çelami dhe Edlira Petri bënë kallëzim në polici duke deklaruar se janë kërcënuar në sallën e gjyqit, pas shpalljes së vendimit për të pandehurit.
    Për këtë arsye, policia po heton të gjitha pistat për vendosjen e tritolit një ditë më parë, pasi ngjarja ndodhi vetëm tri ditë para se të zhvillohet gjyqi në Gjykatën e Lartë, ku të pandehurit kanë bërë rekurs ndaj vendimit të Apelit.
    Po hetohet nëse mesazhi i vërtetë nuk është për Zoton, por parapritë e përshkallëzimit të konfliktit lidhur me pozitat rreth gjyqit dhe paralajmërim për të gjitha palët.

  • Washingtoni i kujton Ramës kartelet e dr@gës në Ditën e Flamurit

    Washingtoni i kujton Ramës kartelet e dr@gës në Ditën e Flamurit

    Një “urim” për festën e pavarësisë që vjen si paralajmërim për qeverinë e Edi Ramës. I tillë është mesazhi i sekretarit amerikan të shtetit Marco Rubio për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, një tekst që supozohet të ishte ceremonial dhe festiv, por që në fakt përmban një shqetësim të qartë sigurie.

    Në vend të frazave të zakonshme për miqësinë historike mes dy vendeve, Rubio ka zgjedhur të jetë i ashpër në formulimin se: “partneriteti ynë me forcat ligjzbatuese shqiptare i bën qytetarët tanë më të sigurt teksa ne përballemi me kërcënimet prej grupeve kriminale ndërkombëtare, karteleve të trafikut të drogës dhe atyre që bashkëpunojnë me to.” Që ky mesazh të shkruhet në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, tregon se Uashingtoni nuk ka më durimin të komunikojë me nënkuptime, por po thekson se prioritetet amerikane në raport me Shqipërinë kanë ndryshuar.
    Ajo që bie menjëherë në sy, është se në tekst shmanget përmendja e qeverisë shqiptare, (Teksti i plotë më poshtë) por theksohet bashkëpunimi është me agjencitë ligjzbatuese. Për më tepër, përmendja e “karteleve të trafikut të drogës” në ditën e një feste kombëtare është fare e pazakontë dhe e bën më të drejtpërdrejtë mesazhin.
    Tekste të këtij lloji në ditë festash zakonisht formulohen në një mënyrë formale, neutrale, të shkurtër dhe pa asnjë term që mund të ngrejë tension politik, por Rubio duket se e ka përmbysur këtë logjikë.
    Duke futur në mesazhin festiv termat “kërcënime”, “grupe kriminale ndërkombëtare” dhe “kartele të trafikut të drogës”, ai i çon Tiranës një sinjal të qartë diplomatik për rrezikun e karteleve. Një mënyrë për t’i thënë troç Shqipërisë se mbetet një aleate e NATO-s, por çështja e krimit të organizuar shqiptar në arenën ndërkombëtare nuk është më e negociueshme.

    Mesazhi i Rubios nuk vjen papritur. Gjashtë muaj më parë, SHBA dërgoi një tjetër paralajmërim të ngjashëm, këtë herë përmes Prokurores së Përgjithshme të SHBA, Pam Bondi. Gjatë vizitës së emisarit të saj Stephen Fields u përcollën publikisht të njëjtat shqetësime.

    Në njoftimin zyrtar të Ambasadës së SHBA në Tiranë thuhej se Fields kishte përcjellë “prioritetet e Prokurorit të Përgjithshëm të ShBA për të eliminuar kartelet, krimin e organizuar ndërkombëtar dhe emigracionin e paligjshëm”.Deklarata erdhi pas një momenti kur normalisht pritej një urim për zgjedhjet e 11 majit. Por në vend të përgëzimit për fituesit, Partinë Socialiste dhe Edi Ramën, Uashingtoni zgjodhi të theksojë rrezikun e karteleve dhe grupeve kriminale që operojnë në Shqipëri.
    Njësoj si mesazhi i Rubios, edhe ai i Bondit ishte i ngarkuar me fjalë që nuk janë zakonisht pjesë e komunikimeve diplomatike. Terma si “eliminimi i karteleve”, “krimi i organizuar ndërkombëtar”sollën në Shqipëri të njëjtin mesazh, që problemet e sigurisë dhe trafikut të drogës janë kryqëzuar me prioritetet e punës së Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA.

    I ftohtë dhe i shkurtër ishte edhe urimi që pasoi nga SHBA dy javë pas zgjedhjeve të 11 majit. “Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë.”
    Edhe atëherë ra në sy fakti që nuk përmendeshin askund fituesit, Edi Rama dhe Partia Socialiste, por vetëm “populli shqiptar” dhe “partneriteti me Shqipërinë” dhe asgjë mbi bashkëpunimn me qeverisjen.
    Nëse vendosen pranë njëra tjetrës, deklarata e Rubios për Ditën e Pavarësisë dhe e Bondit pas zgjedhjeve të japin një linjë të re mesazhesh të SHBA për vendin tonë.
    Më së pari bie në sy shpërfillja që i bëhet qeverisë së Edi Ramës, ndërsa vëmëndja për SHBA fokusohet tek shqetësimi se ka të bëjë me një partner problematik me krimin e organizuar, kartelet dhe trafikun e drogës.
    Gjithsesi, mesazhi që vinte nga Prokurorja e Përgjithshme Amerikane Pam Bondi, ishte më pak alarmues për shkak të funksionit të saj, por ky “urim-paralajmërim” nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Marko Rubio tingëllon më i fortë, më i drejtpërdrejtë dhe i zhveshur nga mirësjelljet diplomatike, një gjuhë që e ngre problemin mes dy vendeve në një nivel të ri.
    E sigurtë është se koha e diplomacisë së butë nga SHBA ka perënduar dhe bashkë me të, kanë ndalur edhe përkëdheljet e zakonshme që vinin nga Uashingtoni për Edi Ramën, të cilit për festa, nuk po i vijnë më urime, por paralajmërime./Lapsi.al

  • Papa Leo XIV viziton Ankaranë, mesazhe uniteti dhe paqeje

    Papa Leo XIV viziton Ankaranë, mesazhe uniteti dhe paqeje

    Papa Leo XIV ka mbërritur sot në Ankara, në udhëtimin e tij të parë ndërkombëtar që nga dita kur filloi detyrën si Papë.
    Kjo vizitë, që përfshin Turqinë dhe Libanin, shënon një moment të rëndësishëm të misionit të tij si udhëheqës i Kishës Katolike.
    Aeroplani Airbus A320neo i ITA Airways, me të cilin udhëtonte Ati i Shenjtë, u nis nga aeroporti i Fiumicino-s në orën 07:58. Papa Leone XIV pritet të rikthehet në Romë pasditen e së martës, më 2 dhjetor.

    Mesazhi i Papës: “Të ecim së bashku drejt paqes”
    Gjatë përshëndetjes drejtuar gazetarëve në bordin e avionit, Papa Leone theksoi domosdoshmërinë e një mesazhi global harmonie.
    “Është e rëndësishme të transmetojmë një mesazh të vërtetë dhe harmonie, për të cilin bota ka nevojë,” u shpreh ai.
    Duke kujtuar 1700-vjetorin e Koncilit të Nikesë, ai theksoi se kjo vizitë ishte një dëshirë e tij e veçantë.
    “Ky udhëtim është një thirrje për unitet mes të krishterëve, por është edhe një mesazh për mbarë botën. Prania ime në Turqi dhe Liban është një ftesë për paqe, një thirrje për të ecur së bashku drejt unitetit dhe harmonisë.”
    Ai i ftoi të gjithë njerëzit “të ndihen vëllezër e motra, përtej çdo dallimi apo feje”.
    Papa nisi fjalën e tij me një urim të veçantë për gazetetarët, duke kujtuar edhe Ditën e Falënderimeve që shënohej sot.
    “Faleminderit për shërbimin që i jepni Vatikanit, Selisë së Shenjtë dhe botës.”
    Mesazhi i Presidentit Mattarella
    Presidenti italian Sergio Mattarella i dërgoi Papës një mesazh urimi me rastin e vizitës së tij në Turqi dhe Liban, duke theksuar rëndësinë e pranisë së Papës në rajone ku bashkëjetesa fetare ka qenë historikisht themelore.
    “Harmonia ndërfetare dhe pluralizmi kulturor kanë qenë themele të qytetërimeve të Mesdheut. Uroj që kjo vizitë të forcojë arsyet e unitetit dhe vëllazërisë njerëzore.”

  • Mesazhi i Mbappé për Upamecano: Je në një klub të madh, por ka edhe më mirë…

    Mesazhi i Mbappé për Upamecano: Je në një klub të madh, por ka edhe më mirë…

    12 Nëntor 2025

    13:37

    Alfred Lleshi

    Kylian Mbappé, kapiteni i Francës, foli në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Ukrainës në “Parc des Princes”. Franca mund ta sigurojë kualifikimin për në Botëror, ndërsa sulmuesi i Real Madridit është vetëm 2 gola larg arritjes së 400 golave në karrierë: “Gjithmonë dua të përmirësohem. Shpresoj që Mbappé i vitit 2025 të jetë më i dobët se ai i 2026-ës”.
    Për Cherki: “Është një talent i lindur, spektakolar. Është përshtatur shumë mirë te Manchester City, shpresoj të vazhdojë kështu”.
    Për Upamecano: “Është në formë të shkëlqyer, plot vetëbesim. Është mes mbrojtësve më të mirë në botë. Luan në një klub të madh si Bayerni, nuk ka shumë më të mirë se atje…, por janë disa më të mirë (qesh). Nuk dua të them më shumë, nga respekti për klubin dhe për të”.
     

  • Mesazhi ndaj Ballukut! Spiropali: Nuk ka të paprekshëm, Secili mban përgjegjësi para fytyrës së vet

    Mesazhi ndaj Ballukut! Spiropali: Nuk ka të paprekshëm, Secili mban përgjegjësi para fytyrës së vet

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • “Askush mbi ligjin”/ Aksioni ndaj ndërtimeve pa leje, reagon ministrja Koçiu: Mesazhi është i qartë, ku konstatohet…

    “Askush mbi ligjin”/ Aksioni ndaj ndërtimeve pa leje, reagon ministrja Koçiu: Mesazhi është i qartë, ku konstatohet…

    Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu ka bërë të ditur se operacioni për vendosjen e ligjshmërisë në fushën e ndërtimit, i nisur në fillim të nëntorit në zonën e Farkës, po vijon dhe rezultatet janë të prekshme.
    “Në çdo kantier ku konstatohet shkelje, mesazhi është i qartë: askush nuk është mbi ligjin. As pronarët e vilave, pallateve apo komplekseve, as zaptuesit e zakonshëm dhe as më keq, inspektorë apo funksionarë që kanë abuzuar me detyrën,” u shpreh ministrja Koçiu.
    Në vetëm një javë janë inspektuar 65 objekte, përfshirë villa dhe banesa kolektive, ndërsa janë prishur menjëherë 2.736 m² ndërtim pa leje. Gjithashtu, janë vendosur gjoba me vlerë totale 1 milionë euro, ndërsa për 18 persona, mes tyre 13 inspektorë, ka nisur procedimi penal.
    “Operacioni do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Që çdo lek i investuar nga qytetarët të përkthehet në pronë me cilësinë, planimetrinë dhe standardet e premtuara, dhe çdo pëllëmbë e zaptuar të kthehet në shërbim të komunitetit,” deklaroi Koçiu.
    Ky operacion është pjesë e një procesi të gjerë institucional për zbatimin e ligjit, rikthimin e besimit të qytetarëve tek shteti dhe garantimin e një zhvillimi të drejtë urban në gjithë vendin.

  • “E ndoqi fëmijën me gurë se po shihte kalin”, mesazhi për të kaluarën problematike të autorit të vrasjes në Berat

    “E ndoqi fëmijën me gurë se po shihte kalin”, mesazhi për të kaluarën problematike të autorit të vrasjes në Berat

    Konflikti në Berat që nisi për kalin dhe përshkallëzoi në një tragjedi në vrasjen e Keli Hoxhës, është një nga tri vrasjet e kryera gjatë “së martës së zezë” së 28 tetorit. Autori me iniciale K.M., i cili e vrau 42-vjeçarin në sy të fëmijëve të mitur, pretendoi se viktima kishte prekur kalin kur ai i kishte kërkuar mos ta bënte, si dhe e kishte pështyrë e fyer. Më pas, ky i fundit kishte nxjerrë një thikë duke e sulmuar dhe shkaktuar vdekjen. 
    Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, gjatë diskutimit për ngjarjen, në celularin e Blendi Fevziut mbërriti një mesazh. Në media, por edhe gjatë emisionit, thuhet se autori 63-vjeçar ishte një person problematik dhe mesazhi sjell një rast konkret të ndodhur gjatë vitit të shkuar. 
    “E di çfarë më shkruan dikush? Personi, e dinte gjithë Berati që ishte problematik. Vjet vajza shkoi në ekskursion me klasën dhe një prej shokëve të vet, thjesht se po shihte kalin, vrasësi e ka ndjekur me gurë duke i thënë pse më sheh kalin, desh i hapi kokën. Mos të kishte ndërhyrë mësuesja… sapo e pa në lajme vajza, tha mami ky është ai xhaxhi që na gjuajti shokun me gurë”, shkruante mesazhi. 

  • 3 pikë në 9 javë me 0 fitore, mesazhi i tifozëve të Flamurtarit në ndeshjen me Vllazninë

    3 pikë në 9 javë me 0 fitore, mesazhi i tifozëve të Flamurtarit në ndeshjen me Vllazninë

    Sot është duke u luajtur ndeshja mes Flamurtarit dhe Vllaznisë, teksa takimi po vazhdon në shifrat 0-0. Në 9 javë kampionat, Flamurtari mban vendin e fundit teksa numëron vetëm tre pikë. Për më tepër, asnjë fitore e marrë, por tre pikët janë mbledhur nga tre barazime.
    Në këtë situatë absurde mes pritshmërive të mëdha, tifozët e Flamurtarit kanë dalë me një pankartë. Mesazhi ishte shumë i qartë për vetë futbollistët: “Fanella jonë është më e rëndë sesa karriera juaj”. /Sport Ekspres/
     

  • Protesta pro UÇK në Tiranë/ Gucati: Do mblidhemi edhe para Parlamentit Evropian!

    Protesta pro UÇK në Tiranë/ Gucati: Do mblidhemi edhe para Parlamentit Evropian!

    Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati foli për protestën e mbajtur në sheshin “Skënderbej” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, për të cilën tha se arriti që të ishte një zë i fuqishëm që “depërtoi” përtej kufijve. Në një intervistë për Report TV, Gucati theksoi se mesazhi më i mirë që përcollën ishte ai i bashkimit të të gjithë shqiptarëve sidomos për një kauzë të tillë.
    Ai njoftoi se do të mbajnë edhe dy protesta të tjera, njëra prej të cilave në AShkup dhe tjetra para Parlamentit Evropian në Strasburg, por ende nuk janë caktuar datat.
    “Protesta ishte një zë i fuqishëm i të gjithë shqiptarëve, duke iu treguar ndërkombëtarëve se dimë të protestojmë, të ruajmë identitetin tonë kombëtar dhe jemi në mbrojtje të çlirimtarëve dhe djemve tanë që mbahen padrejtësisht që prej 5 vitesh. Jam i prekur se e kam vuajtur dënimin vetë, kam ndjenjur mbi tre vite në atë burg dhe e di se çfarë do të thotë të jesh aty brenda.
    Kemi arritur çdo pritshmëri dhe sukses, është i të gjithë shqiptarëve. Mesazhi më i mirë ishte vetë grumbullimi i qytetarëve shqiptarë. E kemi quajtur protestë kombëtare se pati shqiptar nga të gjitha viset, mbi 80 autobusë kanë hyrë në Shqipëri nga Kosova. Mesazhi më i mirë ka qenë se ne u bashkuam në sheshin Skënderbej, Skënderbeu i bashkoi në Lezhë shqiptarët dhe ne na bashkoi prapë një kauzë e tillë. Mesazhi që dhamë para ndërkombëtarëve, ambasadave. Sot janë mediat e huaja duke shkruar shumë. “, u shpreh ai.
    Gucati kritikoi edhe sulmin e Albin Kurtit ndaj Edi Ramës teksa tha se deklarata e tij ishte një “thikë me dy tehe”, së pari sepse tregoi mosmbështetje ndaj protestës dhe së dyti sepse sulmoi kryeministrin Rama. Ai tha se Kurti gënjen kur thotë se ka qenë kundër Gjykatës Speciale sepse në të vërtetë, nëse do të ishte kështu, do të votonte në parlament kundër saj në vitin 2015. Këtë retorikë kundër Speciales, shtoi Gucati, Kurti e bën thjesht për qëllime politike, për të marrë vota dhe mashtruar qytetarët.
    Ai theksoi se Kurti dhe drejtuesit e tjerë të dy shteteve duhet të ishin në protestë si qytetarë të thjeshtë.
    “Iu kam bërë thirrje publike të gjitha partive pa dallim bindjeje politike. Ne jemi qytetarë të Kosovës, dje është dashur të jetë edhe kryeministri i Kosovës, edhe presidenti i Shqipërisë dhe ajo e Kosovës si qytetarë të dy shteteve. Të lënë inatet politike më vete. Ka qenë kauzë e madhe. Kemi kërkuar drejtësi ndaj krerëve të UÇK. E kam thënë dhe do e them prapë, Kurti e ka UÇK-në vetëm në majë të gjuhës dhe jo me zemër. Deklarata e Kurtit ka qenë thikë me dy teha, duke mos mbështetur protestën dhe kritikat ndaj Ramës. Kurti thotë që nuk e ka votuar Specialen, përkundrazi ai është njeriu që e shtyu. Po të ishte Kurti kundër Speciales ai do të ishte në parlament në vitin 2015 dhe do ta ngrinte dorën kundër gjykatës. Por ai nuk ndenji në parlament me votuar kundër, doli jashtë.
    Domethënë se është një gënjeshtër e tij që e përdor si ushqim ditor për një grusht votash duke mashtruar qytetarët. Kurti nuk ka bërë mirë. I kam bërë ftesë publike që eja se po protestojnë qytetarët e tu. E dua apo nuk e dua Albin Kurti është kryeministri në detyrë i vendit tim. Kështu që i ka pasur hije të vinte, por mund të çonte edhe përfaqësuesit e partisë së tij LVV“, u shpreh Gucati.
    Gucati tha se ish-krerët e UÇK-së po mbahen peng, ndërsa shtoi se shpreson shumë në pafajësinë dhe lirimin e tyre dhe që më pas të mblidhen sërish në sheshin “Skënderbej” për të festuar bashkë me ta.