Tag: mesazhet

  • Vendimi i Gjykatës së BE: Mesazhet e von der Leyen me shefin e Pfizer mund të bëhen publike!

    Vendimi i Gjykatës së BE: Mesazhet e von der Leyen me shefin e Pfizer mund të bëhen publike!

    Foto ilustruese

    BRUKSEL- Gjykata më e lartë e Bashkimit Europian ka anuluar një vendim për të mbajtur të fshehtë mesazhet e Ursula von der Leyen me një drejtues të një kompanie farmaceutik. Mesazhet ishin shkëmbyer gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit, duke shënuar kështu një humbje të rëndësishme për presidenten e Komisionit Europian. Gjykata Evropiane e Drejtësisë anuloi të mërkurën një vendim të marrë nga Komisioni Evropian në nëntor 2022 për t’i mohuar gazetës “New York Times” qasjen në mesazhe, pas një kërkese nga gazeta për të ushtruar lirinë e informacionit.
    Nuk ishte menjëherë e qartë nëse komisioni, i cili ende ka të drejtë të apelojë, do t’i publikonte mesazhet. Në një deklaratë se do ta “studionte nga afër” vendimin, ndërsa ekzekutivi i BE-së sugjeroi se ende kishte ndërmend të bllokonte aksesin në tekste, duke thënë se do të “miratonte një vendim të ri [mbi kërkesën për informacion mbi informacionin] që ofronte një shpjegim më të detajuar”. Pavarësisht këtyre pyetjeve, vendimi është një moment përcaktues për von der Leyen, e cila ka pak muaj që ka filluar mandatin e saj të dytë 5-vjeçar si drejtuese e ekzekutivit të BE-së. Ndërsa është lavdëruar si një menaxhere krizash, von der Leyen është përballur gjithashtu me kritika të shpeshta për stilin e saj të menaxhimit dhe është akuzuar për mungesë transparence.
    Në janar të vitit 2023, New York Times dhe shefja e atëhershme e byrosë së saj në Bruksel, Matina Stevis-Gridneff, nisën çështjen për të kundërshtuar një vendim të komisionit për të mos publikuar mesazhe me tekst. Gazeta “NYT” kishte raportuar ekzistencën e mesazheve me tekst të shkëmbyera midis von der Leyen dhe drejtorit ekzekutiv të Pfizer, Albert Bourla, në një artikull që përfshinte intervista me të dy.
    Diplomacia personale e Von der Leyen u tha se çaktivizoi 1.8 miliardë doza të vaksinës Pfizer/BioNTech në një moment kur BE-ja po mbetej prapa Mbretërisë së Bashkuar dhe Izraelit në garën për të siguruar vaksinat. Kritikët, më vonë pretenduan se komisioni kishte paguar më shumë për vaksinat pasi doli se Pfizer kishte rritur çmimet e saj në 19.50 euro për injeksion, krahasuar me 15.50 euro sa ishte fillimisht.
    Një gazetar investigativ, Alexander Fanta, i kërkoi komisionit në maj 2021, që të publikonte mesazhet sipas rregullave të BE-së. Pasi komisioni refuzoi, ai e çoi çështjen te Avokati i Popullit Evropian, i cili e shpalli komisionin fajtor për keqadministrim.
    Tekstet e Von der Leyen, shkroi Fanta në Guardian, mund të “ndihmojnë në përgjigjen e pyetjeve të tilla si psh; pse BE-ja u bë klienti më i madh i Pfizer, duke paguar një çmim shumë të lartë”.
    Gazeta New York Times kërkoi të shihte mesazhet në maj 2022 dhe iu drejtua gjykatës për të kundërshtuar refuzimin e Komisionit. Vendimi negativ i gjykatës nuk ishte i papritur, pasi gjyqtarët kishin kritikuar përgjigjet e juristëve të komisionit gjatë seancave dëgjimore vitin e kaluar.
    Komisioni kishte pretenduar se tekstet ishin dërguar vetëm për takime koordinuese, por avokatët e tij pranuan se nuk i kishin parë mesazhet dhe nuk mund të thoshin nëse ato ekzistonin ende. Të mërkurën, gjykata tha se komisioni “nuk kishte sqaruar mjaftueshëm” nëse mesazhet ishin fshirë dhe, nëse po, nëse kjo “ishte bërë qëllimisht apo automatikisht”, apo nëse presidentja kishte ndërruar telefonin.
    Alberto Alemanno, një profesor i së drejtës së BE-së në Shkollën e Biznesit HEC Paris, tha se rezultati do të nxisë një llogaridhënie më të madhe të udhëheqësve të BE-së.
    “Ky vendim ofron një kujtesë të re se BE-ja qeveriset nga sundimi i ligjit, me udhëheqësit e saj që i nënshtrohen shqyrtimit të vazhdueshëm të medias së lirë dhe të një gjykate të pavarur.”
    Një zëdhënës i New York Times tha: Vendimi i sotëm është një fitore për transparencën dhe llogaridhënien në Bashkimin Evropian dhe dërgon një mesazh të fuqishëm se komunikimet e përkohshme nuk janë përtej mundësisë së shqyrtimit publik./ZËRI
    Marrë nga The Guardian

  • “Nuk ka ofertë, vetëm show”, Lela dhe Vangjeli ‘përplasen’ në studio: Fushatat kanë rënë në nivelin e ‘Portokallisë’

    “Nuk ka ofertë, vetëm show”, Lela dhe Vangjeli ‘përplasen’ në studio: Fushatat kanë rënë në nivelin e ‘Portokallisë’

    Prej fillimeve të demokracisë fushatat zgjedhore kanë kaluar transformim të madh. Ndërsa mesazhet politike vijojnë të jenë të rëndësishme, mënyra si shpërndahen dhe perceptohen ka ndryshuar rrënjësisht.
    Për të diskutuar sesi duhet të përcillen mesazhet politike, në studion e Top Story ishin analisti Lorenc Vangjeli dhe gazetari Alfred Lela, të cilët ndanë mendime të ndryshme.

    “Shqiptarët kanë shumë pak alternativa për të zgjedhur. Pavarësisht shkëlqimit dhe dritave, ka një zbrazti. Shqiptarët nuk kanë shumë oferta, votojnë dhe nuk kanë mundësi të zgjedhin. Po dëgjojmë pak për politikën dhe shumë për gallatën Sot teknologjia e ka diktuar fushatën. Së paku të ngjiten në nivelin e Portokallisë”-u shpreh Vangjeli.
    “Nuk futen të gjithë në thes. Sali Berisha dhe PD janë duke bërë përveç komunikimit, është edhe ajo e përballjes. I keni parë takimet e Berishës. Ma gjeni një takim ku Rama ka dalë dhe ka takuar njerëz”-tha Lela.

  • Risia e fundit në WhatsApp sapo ‘na bëri’ poliglotë!

    Risia e fundit në WhatsApp sapo ‘na bëri’ poliglotë!

    WhatsApp ka nisur testimin e një opsion të ri te përdoruesit Android që lejon përkthimin e mesazheve.
    Kjo do të thotë se nëse bisedoni me dikë që flet një gjuhë tjetër apo jeni pjesë e një grupi me persona që u përkasin kombësive të ndryshme, nuk do të keni më nevojë për Google Translate. Kështu ‘do të fitoni’ aftësinë për të folur dhe kuptuar një mori gjuhësh.
    WABetaInfo raporton se përmes këtij opsioni, mund të përktheni mesazhet pa dalë nga aplikacioni dhe biseda. Përdoruesit beta mund të shkarkojnë paketat e gjuhëve për të përkthyer mesazhet. Ata mund të  përzgjedhin gjuhët e mundësuara si spanjisht, arabisht, portugalisht, hindi dhe rusisht.
    Pasi përzgjidhet gjuha, WhatsApp shkarkon paketën për të mundësuar përkthimin. Përdoruesit mund të zgjedhin edhe të shkarkojnë një paketë speciale që mund të dallojë automatikisht gjuhën e përdorur në mesazhet hyrëse.

    Përdoruesit mund të përcaktojnë nëse duan që mesazhet të përkthehen automatikisht apo të përkthejnë mesazhe individuale duke e mbajtur shtypur dhe më pas klikuar “Translate”.
    Ata mund edhe të fshijnë paketat e shkarkuara  apo të optimzojnë preferencat e tyre në Settings. Gjithashtu, opsioni fiket automatikisht ndaj duhet që përdoruesit ta aktivizojnë vetë. Në vijim, priten që të përfshihen më shumë gjuhë.
    Përdoruesit duhet të jenë në dijeni se përkthimet mund të mos jenë gjithnjë të sakta. Për ata që duan të ndihmojnë me saktësinë, mund të informojnë platformën për fjalët që mungojnë në përkthim apo ndonjë problem tjetër.
    Mesazhet origjinale dhe të përkthyera nuk do të disponohen nga Meta pasi të gjitha do të ruhen përmes enkriptimit të dyfishtë.

  • Një minutë heshtje për papën/ Politika shqiptare nderon atin e shenjtë, mesazhet e Begajt, Spiropalit, Rames dhe Berishës

    Një minutë heshtje për papën/ Politika shqiptare nderon atin e shenjtë, mesazhet e Begajt, Spiropalit, Rames dhe Berishës

    Politikanët shqiptar nga presidenti i republikës, Bajram Begaj deri tek kreu i PD, Sali Berisha ndanë mesazhet ngushëlluese pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut.

    Presidenti republikës, Bajram Begaj iu bashkua ngushëllimeve për ndarjen nga jeta të Papa Franceskut për të cilin tha se sot u ngjit në qiell, pranë Atit, për të çuar në qiell atë që la trashëgimi në tokë, dhembshurinë, dashurinë dhe përkushtimin ndaj çdo njeriu, çdo besimtari e çdo feje.
    Mëngjesin e së Hënës së Engjëllit thotë kryetarja e kuvendit, Elisa Spiropali përfundoi rrugëtimi tokësor i Papa Françeskut. Ati i Shenjtë ishte mbrojtës i fuqishëm i më të varfërve, më të dobëtëve dhe më të margjinalizuarve, të cilëve u kushtoi gjithë jetën dhe dashurinë e tij.
    Lajmin për ndarjen nga jeta të Papa Franceskut, kryeministrin Edi Rama e mësoi tek kishte nisur një takim me gratë në Kavajës nga ku u mbajt 1 minutë heshtje.
    Kryeministri ndau më pas detaje nga takimi i fundit në Vatikan me atin e shenjtë.
    “Në takimin e dytë e pyes i them: At i Shenjtë më duket se shumë armiq ke bërë, duke thënë gjëra që nuk i ka thënë kurrë një Papë”. Dhe se harroj kurrë, më tha: Kryeministër, nëse nuk i them ato që kam për të thënë tani që kam kohën me njerëzit, kur do t’i them dhe kujt do ia them, krimbave kur të shkoj në varr”?, tha kryeministri Rama.
    Atin e shenjtë e nderoi edhe kryetari i PD-s Sali Berisha.

    Top Channel

  • Egli ”një yll mbi hënë”, mesazhet e forta që mori nga gratë e ekranit

    Egli ”një yll mbi hënë”, mesazhet e forta që mori nga gratë e ekranit

    Egli Tako hapi kutinë e artë që iu dha nga Vëllai i Madh në fillim të natës finale. Pasi hapi kutinë e artë Egli u surprizua nga motra e saj. “Kam qenë një nga njerëzit që të kam thënë mos u kthe. Sot jam këtu të të them që e kisha gabim. Ke bërë gjënë më të mirë që je rikthyer që të dalësh ashtu siç e meriton”, tha motra e Eglit.
    Që kur jam futur kam qenë në frikë nga barra që kisha. Atë e superova, por nuk munda të superoja mendimet që i kisha tek ti dhe e gjithë familja. Mendoj që jam kthyer dhe e kam bërë vetën të qesh sërish. Dhe ja arrita vetëm me forcën që më dhatë ju”, u shpreh banorja.

    Pas surprizës nga motra Egli shkoi drejt studios së Big Brother VIP, ku u surprizua nga disa personazhe publik, që treguan mbështetjen e tyre duke i thënë se fakti që ajo e përballoi rrugëtimin e saj me zemër të hapur dhe iu dorëzua dashurisë nuk është dobësi, por guxim.
    Në fund Egli u surprizua nga mamaja e saj e cila i tha se rrugëtimi i saj ka treguar se nuk është e rëndësishme sa herë rrëzohesh, por sa herë dhe sa e fortë ngrihesh.

  • “Tre vota kundër regjimit”, fillojnë votimet e para nga Diaspora, Topalli tregon mesazhet nga emigrantët

    “Tre vota kundër regjimit”, fillojnë votimet e para nga Diaspora, Topalli tregon mesazhet nga emigrantët

    Jozefina Topalli, drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale mesazhet që ka marrë nga emigrantët shqiptarë, të cilët shprehin mbështetje për koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Në një postim të fundit, Topalli thekson se këto mesazhe vijnë nga emigrantë të ndryshëm që kanë votuar për këtë koalicion, duke shprehur kundërshtimin ndaj qeverisë së Edi Ramës.​
    Një prej mesazheve të ndara nga Topalli është ai i një emigranti që ka marrë zarfin me fletën e votimit të dërguar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe ka votuar për numrin 1, Aleancën për Shqipërinë Madhështore. Topalli thekson se këto mesazhe i vijnë çdo ditë në platformat sociale si WhatsApp, Instagram dhe Facebook, duke shprehur mirënjohjen për angazhimin e diasporës.​
    “Sapo votova nr1️⃣!
    3 vota nga Gjermania – kundër regjimit!
    Këto janë mesazhet që po me vijnë në WhatsApp, Instagram, Facebook…
    Zëra të qartë, vendime të forta!
    Faleminderit diasporë!
    Ju jeni shpresa, ju jeni zëri i ndryshimit!
    Ju jeni forca që po shkruan historinë e re të Shqipërisë!”, shkruan Topalli në Facebook.
    Në mëngjes, Kryeministri Edi Rama publikoi gjithashtu në Facebook një foto të një familjeje emigrantësh në Gjermani, të cilët morën të parët zarfin me fletën e votimit.
    “Sa prekëse e njëkohësisht frymëzuese kjo foto kaq simbolike e një familjeje shqiptarësh të Europës, për përpjekjen tonë të përbashkët për Shqipërinë 2030 ????????????️???????? Faleminderit me mirënjohje dhe jua shpërblefsha me pasaportën europiane të Shqipërisë e me një Shqipëri zonjë në Bashkimin Europian, e cila për çunin e vogël dhe bashkëmoshatarët e tij të mos jetë më kurrë një vend banorësh të dorës së dytë të Europës”, shkroi Rama.

  • Votat e para nga Diaspora, Topalli ndan mesazhet nga emigrantët

    Votat e para nga Diaspora, Topalli ndan mesazhet nga emigrantët

    Një prej mesazheve të ndara nga Topalli është ai i një emigranti që ka marrë zarfin me fletën e votimit të dërguar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe ka votuar për numrin 1, Aleancën për Shqipërinë Madhështore. Topalli thekson se këto mesazhe i vijnë çdo ditë në platformat sociale si WhatsApp, Instagram dhe Facebook, duke shprehur mirënjohjen për angazhimin e diasporës.​
    “Sapo votova nr1️⃣!
    3 vota nga Gjermania – kundër regjimit!
    Këto janë mesazhet që po me vijnë në WhatsApp, Instagram, Facebook…
    Zëra të qartë, vendime të forta!
    Faleminderit diasporë!
    Ju jeni shpresa, ju jeni zëri i ndryshimit!
    Ju jeni forca që po shkruan historinë e re të Shqipërisë!”, shkruan Topalli në Facebook.
    Në mëngjes, Kryeministri Edi Rama publikoi gjithashtu në Facebook një foto të një familjeje emigrantësh në Gjermani, të cilët morën të parët zarfin me fletën e votimit.
    “Sa prekëse e njëkohësisht frymëzuese kjo foto kaq simbolike e një familjeje shqiptarësh të Europës, për përpjekjen tonë të përbashkët për Shqipërinë 2030 ????????????️???????? Faleminderit me mirënjohje dhe jua shpërblefsha me pasaportën europiane të Shqipërisë e me një Shqipëri zonjë në Bashkimin Europian, e cila për çunin e vogël dhe bashkëmoshatarët e tij të mos jetë më kurrë një vend banorësh të dorës së dytë të Europës”, shkroi Rama.

  • Vrasja e Erjon Pelivanit në Greqi, nëna e 33-vjeçarit: Djali s’kishte lidhje me vajzën, ajo sajoi të gjitha mesazhet

    Vrasja e Erjon Pelivanit në Greqi, nëna e 33-vjeçarit: Djali s’kishte lidhje me vajzën, ajo sajoi të gjitha mesazhet

    Ka kaluar një vit nga vrasja e Erion Pelivanit në Greqi nga kunati i tij, Fatmir Tarellari, pasi kishte dyshime se kishte abuzuar seksualisht me vajzën e tij që prej moshës 9 vjeçare.
    Por hetimet e fundit kanë zbuluar se gjithçka në këtë ngjarje ishte e sajuar nga vajza 19-vjeçare, e cila më në fund ka pranuar para autoriteteve se ka falsifikuar mesazhet që implikonin viktimën.
    Në një lidhje telefonike për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24″, nëna  e 33-vjeçarit ka treguar disa detaje të reja.
    Në një rrëfim të dhimbshëm dhe tronditës, nëna , tha se familja po përjeton një dramë të dyfishtë humbjen e të birit dhe zbulimin e të vërtetës së vonuar, që sipas saj, e nxjerr djalin të pafajshëm.
    “Ne në këtë situatë nuk po ndihemi mirë, sepse jemi prindër,” tha ajo, ‘por jemi të qetë sepse drejtësia, më në fund, po vihet në vend. Djali im nuk kishte asnjë lidhje me vajzën. Të gjitha mesazhet që ajo paraqiti dolën të ishin të sajuara. Nuk kishte asnjë provë që e implikonte Erjonin” tha ajo
    E ëma e viktimës theksoi se çdo gjë që 19-vjeçarja kishte deklaruar, ishte ndërtuar mbi gënjeshtra dhe se viktima u përdor për një histori të paqenë. Sipas saj, hetimet nuk kanë gjetur asnjë provë për abuzim, madje as për pretendimet se ngjarja kishte ndodhur kur ajo ishte në moshën 9-vjeçare.
    “Të gjithë telefonat janë në polici. Nuk ka asnjë provë. Vajza komunikonte me persona të tjerë dhe për fajet e saj, ia hodhi djalit tim.” tha ajo
    Nëna tregon me trishtim dhe zemërim se vrasësi, kunati i djalit të saj, e kishte thirrur në një vend të izoluar me pretendimin se i ishte prishur makina, dhe se Erjoni, ndonëse në marrëdhënie të ftohta me të, kishte pranuar të shkonte për ndihmë.
    “I thanë që Fatmiri ishte tek fabrika e çimentos dhe kërkonte ndihmë. Ne e shtymë që të shkonte, edhe pse nuk flisnin më. Ai shkoi, por aty e priste vdekja. Fatmiri e masakroi djalin tim në fytyrë.”
    E prekur thellë, ajo kujton me lot në sy se as nuk iu lejua të shihte trupin e të birit, dhe për herë të parë e pa vetëm një foto gjatë seancës gjyqësore:
    “Në gjykatë pashë fotografinë e tij. E kishte bërë copë. Nuk do ta harroj kurrë.” përfundoi nëna e 33-vjeçarit.

  • AKSK Apelon për Kujdes nga Mesazhet Mashtruese në WhatsApp

    AKSK Apelon për Kujdes nga Mesazhet Mashtruese në WhatsApp

    Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka bërë thirrje për kujdes tek qytetarët, pasi po shpërndahen mesazhe mashtrimi në platformën WhatsApp. Mesazhet, të cilat i kërkojnë përdoruesve të votojnë në një sondazh, janë një formë e njohur e mashtrimit “phishing”, që synon vjedhjen e të dhënave personale të përdoruesve.

    AKSK-ja ka apeluar që qytetarët të mos klikojnë në lidhjet e tilla dhe të jenë të kujdesshëm me informacionet që ndajnë. Përdoruesit janë inkurajuar të raportojnë çdo mesazh të dyshimtë pranë autoriteteve përkatëse, për të parandaluar keqpërdorimet dhe për të ruajtur sigurinë kibernetike. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

  • “Vëllai i Valbonës më ka kërcënuar”/ Shqipe ballafaqohet me Mhillin dhe tregon mesazhet: Do mbash përgjegjësi për…

    “Vëllai i Valbonës më ka kërcënuar”/ Shqipe ballafaqohet me Mhillin dhe tregon mesazhet: Do mbash përgjegjësi për…

    Një ballafaqim, që më pas u kthye në debat ndodhi në Big Brothjer VIP Fan Club, aty ku Shqipe Hysenaj u përball me ish-konkurrenten Valbona Mhillin.
    Gjatë debatit të tyre, opinionistja u shpreh se vëllai i ish-banores së BBVIP e ka kërcënuar, duke treguar dhe mesazhet që i kishin ardhur, kjo pas deklaratës së saj se Valbona ka një lidhje jashtë.
    Valbona: Ti duhet të flasësh për deklaratën që ke bërë dhe të japësh emrin.
    Shqipe: Unë nuk futem në treshe. Ti mund të jesh dhe e martuar zemër.
    Heidi: Ke një emër për të nxjerrë sot?
    Shqipe: Unë nuk nxjerr emra të tretë. Ama këtë gjë e kam të faktuar.
    Heidi: Po mesazhet kërcënuese që thua se t’i ka dërguar vëllai i Valbonës? I fakton dot?
    Shqipe: Po, patjetër.
    Valbona: Shqipja duhet ta nxjerrë… mos të ruajë sekrete.
    Shqipe: (Tregon telefonin) Turp të të vijë për femrën që je. Do mbash përgjegjësi për lidhjen që thua ti se ka lënë Valbona jashtë. Unë kërcënime nuk marr, as paralajmërime. Në një moment që unë ndodhem në një program televiziv, siç Big Brother Fan Club…
    Valbona: Të paska kërcënuar shumë rëndë.