Tag: mesazhet

  • Vrasja e Ilaria Sulës/ Zbulohen mesazhet kërcënuese që ish i dashuri i dërgoi 22-vjeçares shqiptare para krimit: Ose kthehu tek unë ose do ta vras

    Vrasja e Ilaria Sulës/ Zbulohen mesazhet kërcënuese që ish i dashuri i dërgoi 22-vjeçares shqiptare para krimit: Ose kthehu tek unë ose do ta vras

    Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e studentes shqiptare në Itali, Ilaria Sula nga ish-i dashuri i saj.

    Në telefonin e autorit Mark Antony Samson hetuesit kanë zbuluar mesazhet e fundit të tij me Ilarinë.Lexo edhe :Related Posts
    “Ose kthehu tek unë ose do ta vras”,  shkruante Samson, informojnë mediat e huaja.

    Ngjarja ndodhi më 25 mars 2025, në banesën e Mark Samson në Romë. Hetimet tregojnë se pas një konflikti të ashpër, ai vrau Ilarian dhe më pas fshehu trupin e saj në një valixhe, të cilën e hodhi në një zonë pyjore në periferi të qytetit.
    Prokuroria italiane po shqyrton të gjitha rrethanat që çuan në këtë krim të rëndë, përfshirë ndikimin e identitetit të rremë akademik dhe manipulimit dixhital në sjelljen e autorit.
    /vizionplus.tv

  • ‘O kthehet, o e vras’/ Zbardhen mesazhet e autorit të krimit që tronditi Shqipërinë dhe Italinë

    ‘O kthehet, o e vras’/ Zbardhen mesazhet e autorit të krimit që tronditi Shqipërinë dhe Italinë

    “Ose të kthehet tek unë ose do ta vras”. Ky është një nga mesazhet e gjetura nga hetuesit në celularin e Mark Antony Samson, një autor i vetëshpallur i vrasjes së ish-të dashurës së tij shqiptare Ilaria Sula, e cila ndodhi në mars në Romë. Detajet e komunikimeve u publikuan sot nga media italiane TG24.

    Vajza e re ishte goditur tre herë në qafë. Trupi i saj, i fshehur në një valixhe, u braktis më pas në një përrua pranë Via Homs. Në dritën e provave të mbledhura, Prokuroria e Romës po e akuzon të riun për vrasje me dashje nga paramendimi, motive të dobëta dhe një marrëdhënie emocionale me viktimën.

    Sipas hetuesve, analiza e mesazheve të shkëmbyera nga Samsoni me disa miq do të zbulonte një plan të qartë për vrasjen e Ilarias. Sot, të hënën, më 7 korrik, i riu u mor përsëri në pyetje për rreth dy orë ai iu përgjigj pyetjeve të prokurorëve.

    Zyra e Prokurorit tani po përgatitet të mbyllë hetimin dhe mund të kërkojë një gjyq të menjëhershëm. Nëna e djalit po hetohet gjithashtu për bashkëpunim në fshehjen e një kufome.

     

  • “Kthehu ose do të vr@s”/ Zbulohen mesazhet e autorit që vr@u Ilaria Sulën në Romë

    “Kthehu ose do të vr@s”/ Zbulohen mesazhet e autorit që vr@u Ilaria Sulën në Romë

    “Kthehu ose do ta vras”, ky është një nga mesazhet tronditëse të gjetura nga hetuesit në celularin e Mark Antony Samson, i riu që vrau ish-të dashurën e tij, studenten shqiptare Ilaria Sula, në Romë.
    Sipas Prokurorisë së Romës, Samson akuzohet për vrasje me dashje të rënduar nga paramendimi. Ai kishte ndarë mendimin për ta vrarë Ilarian në biseda me miqtë, të cilat tashmë po përdoren si prova për planifikimin e krimit.

    Trupi i pajetë i vajzës u godit me thikë dhe më pas u fsheh në një valixhe, që u braktis në një përrua pranë Via Homs. Autori, sipas hetuesve, kishte krijuar skenarë për të devijuar hetimin dhe ishte shtirur si Ilaria në biseda me shoqet e saj përmes rrjeteve sociale.
    Në një nga mesazhet e dërguara me identitetin e viktimës thuhej: “Sofi, nuk e di nëse do të bëj ndonjë budallallëk, por do të shkoj në shtëpinë e një djali që takova në rrugë”. Hetuesit dyshojnë se kjo ishte përpjekje për të çorientuar policinë dhe për të ndërtuar alibi të rreme.
    Ndërkohë, edhe nëna e autorit është vënë nën hetim për bashkëpunim në fshehjen e trupit të pajetë. Hetimet po vijojnë, ndërsa mediat italiane e kanë cilësuar ngjarjen si një nga rastet më tronditëse të dhunës ndaj grave në muajt e fundit në Itali.

  • Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbardhen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

    Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbardhen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

    “Ose kthehu tek unë ose do ta vras”, ky është një nga mesazhet e gjetura nga hetuesit në celularin e Mark Antony Samson, autori i vrasjes së ish-të dashurës së tij, studentes shqiptare Ilaria Sula në Romë.
    Pas u godit me thikë, trupi i saj, i fshehur në një valixhe, u braktis më pas në një përrua pranë Via Homs. Prokuroria e Romës e akuzon të riun për vrasje me dashje të rënduar nga paramendimi.
    Sipas hetuesve, analiza e mesazheve të shkëmbyera nga Samsoni me disa miq do të zbulonte një plan të qartë për vrasjen e saj. I riu është marrë përsëri në pyetje, ndërsa nëna e tij po hetohet gjithashtu për bashkëpunim në fshehjen e një kufome.

    Sipas hetuesve, Samsoni u përpoq gjithashtu të devijonte hetimin nëpërmjet bisedave, duke u shtirur si Ilaria me shoqet e viktimës.
    “Sofi, nuk e di nëse do të bëj ndonjë budallallëk, por do të shkoj në shtëpinë e një djali që takova në rrugë”, thuhet në bisedat e nxjerra nga hetuesit.

  • Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

    Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

    Në një ceremoni të mbajtur në Korçë, është inauguruar godina e re e konsullatës së përgjithshme Greke, një ndërtesë me rëndësi historike dhe simbolike, ku dikur ka shërbyer poeti i njohur dhe fituesi i Çmimit Nobel, Jorgo Seferis.
    I pranishëm në këtë zhvillim diplomatik mes dy fqinjëve, edhe me fërkime historike, ishte ministri i Jashtë grek George Gerapetritis, i cili përcolli mesazhe të forta për miqësi, respekt dhe bashkëjetesë mes dy popujve.
    “Politikat e ndryshimit të kufijve i përkasin të kaluarës. Sot na bashkon një histori e përbashkët, vlera të përbashkëta dhe sidomos minoriteti grek, i cili është një urë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi. Ashtu siç do të shkruante Seferis, historitë e vjetra nuk i interesojnë njeriu”, tha Gerapetritis.
    Nga ana tjetër, homologu i tij shqiptar e cilësoi ndërtimin e konsullatës si një akt që mishëron marrëdhëniet e reja mes dy vendeve, të bazuara në respekt dhe miqësi shekullore.
    “Le të jemi brezi që ndërton një partneritet të vërtetë dhe të qëndrueshëm mes Shqipërisë dhe Greqisë. Greqia ka qene e mbetet partner i rëndësishëm për Shqipërinë. Siç thoshte Seferis, Urat nuk ndërtohen me cute Por fjalë e kujtesë”, tha Hasani.
    Në thelb të kësaj vizite dhe ceremonie u vendosën mesazhet e qarta politike: nuk ka më vend për retorika për ndarje apo ndryshim kufijsh, ndërsa minoriteti grek në Shqipëri dhe komuniteti shqiptar në Greqi janë ura që lidhin të dy kombet drejt një të ardhmeje europiane të përbashkët, shkruan A2 Televizion.
     
     

  • Thirrja e Iranit për qytetarët: Fshini urgjentisht WhatsApp-in!

    Thirrja e Iranit për qytetarët: Fshini urgjentisht WhatsApp-in!

    Një zyrtar shtetëror iranian ka deklaruar dje, 17 qershor, se WhatsApp duhet të fshihet nga pajisjet në Iran, ndërsa konflikti me Izraelin po hyn në ditën e gjashtë.
    Edhe televizioni shtetëror iranian u bëri thirrje njerëzve që të fshijnë WhatsApp, duke pretenduar se aplikacioni i mesazheve mund të mbledhë informacion për përdoruesit dhe më pas ia dërgon Izraelit.
    Në një reagim për Associated Press, kompania shprehu shqetësimin se “këtë raportime të rreme mund të përdoren si justifikim për bllokimin e shërbimeve të tyre në një kohë kur njerëzit kanë më shumë nevojë për to.”
    WhatsApp përdor kriptim të nivelit më të lartë (end-to-end encryption), që do të thotë se mesazhet kodohen në mënyrë që vetëm dërguesi dhe marrësi mund t’i lexojnë ato. Nëse dikush tjetër përpiqet t’i hapë mesazhet, do të shohë vetëm një tekst të përzier që nuk mund të zbërthehet.
    “Nuk gjurmojmë vendndodhjen tuaj të saktë, nuk ruajmë regjistra se me kë bisedon secili dhe nuk monitorojmë mesazhet personale që njerëzit dërgojnë,” u theksua në reagimin zyrtar. “Ne nuk ofrojmë informacion masiv për asnjë qeveri.”
    WhatsApp është në pronësi të Meta-s, kompania amerikane e Facebook dhe Instagram. Ky aplikacion ka qenë ndër më të përdorurit për mesazhe, bashkë me Instagram dhe Telegram.
    Kjo nuk është hera e parë që Irani u kërkon qytetarëve të kufizojnë përdorimin e WhatsApp. Në vitin 2022, vendi ndaloi WhatsApp gjatë protestave masive kundër qeverisë pas vdekjes së një gruaje që mbahej nga policia morale.

  • Rrjeti social X lançon platformën e re të mesazheve quajtur XChat

    Rrjeti social X lançon platformën e re të mesazheve quajtur XChat

    Funksionaliteti i ri i mesazheve direkt në rrjetin social X, quajtur Xchat, ka filluar të lançohet për testuesit beta. Disa përdorues të X të cilët paguajnë për abonimet në platformë raportuan se kanë qasje në XChat.

    XChat është menduar si një version më i fuqishëm i mesazheve ekzistuese direkte të rrjetit social X. Disa funksionalitete që spekulohet se do të ofrohen nga XChat janë mesazhet në grup, enkriptimi fundor, modaliteti vanish, shkëmbimi i të dhënave dhe opsioni për të etiketuar mesazhet si të palexuara.
    Mesazhet gjithashtu do të mund të sigurohen me një kod PIN me katër shifra. Ditën e Enjte X njoftoi se do të ndërpriste enkriptimin fundor që siç duket sinjalizoi lançimin e XChat raportuar edhe nga disa insajderë të industrisë.

    Përdoruesit me pagesë kanë pasur qasje të kufizuar në mesazhet e enkriptuara. Që kur Musk e bleu Twitter, për ta ribranduar më pas në X, ka shprehur ambiciet për ta integruar enkriptimin fundor të nivelit të Signal në X. /PCWorld Albanian

  • Serbia nuk do të ulet për shumë gjatë në dy karrige, analistët “deshifrojnë” mesazhet e Kaja Kallas

    Serbia nuk do të ulet për shumë gjatë në dy karrige, analistët “deshifrojnë” mesazhet e Kaja Kallas

    Marsela SHYTIA
    Serbia ka një vend në BE, Serbia ka një mundësi historike për t’u bashkuar me BE-në, këto janë vetëm disa nga mesazhet që zyrtarët evropianë sollën me vete gjatë qëndrimit të tyre në vend. Megjithatë, përveç mesazheve inkurajuese, gjithmonë mund të dëgjosh “por”. Përfaqësuesja për politikën e jashtme dhe sigurinë, Kaja Kalas, ishte në Beograd dhe gjatë vizitës së saj mbajti një konferencë për shtyp të pavarur, gjë që nuk ndodhi gjatë vizitës së zyrtarëve të tjerë evropianë. Ministri për Integrimin Evropian, Nemanja Staroviç, shpjegon se kjo ishte rënë dakord paraprakisht dhe për këtë arsye Kalas iu drejtua vetë gazetarëve. “Zyra e saj këmbënguli për këtë. Më mirë të përqendrohesh te mesazhet që ajo solli. Më e rëndësishme sot se kaq është që Serbia i është bashkuar SEPA-s dhe kjo do të sjellë hapa konkretë për vendin tone”, tha Staroviç, duke theksuar se nga maji i vitit 2026, qytetarët do të jenë në gjendje të përdorin përfitimet e SEPA-s.
    Mesazhet e Kallas
    Ish-ambasadorja në OSBE, Branka Latinoviç, thekson se Kaja Kallas dërgoi mesazhe të forta. Kur bëhet fjalë për udhëtimin e Presidentit Aleksandar Vuçiç në Moskë më 9 maj, bashkëpunëtori i lartë kërkimor në Institutin për Politikë dhe Ekonomi Ndërkombëtare, Aleksandar Mitiç, thotë se nuk ka marrëveshje midis Beogradit dhe Brukselit për këtë. “Ne kishim interesa kombëtare dhe kjo nuk është në përputhje me BE-në. Në veçanti, Aleksandër Vuçiç ishte në vendin e duhur më 9 maj, dhe aty duhej të ishte. Për ne, Federata Ruse nuk është vetëm një gjë e së kaluarës, ajo është gjithashtu partneri ynë kryesor kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Bosnjën e Hercegovinën, dhe Brukselit kjo nuk i pëlqen”, tha Mitiç.
    Ulja në 2 karrige
    Serbia nuk mund të ulet në më shumë se një karrige për një kohë të gjatë, beson Latinoviç, dhe thekson se marrëdhënia ndaj Ukrainës po bëhet gjithnjë e më koherente, dhe sipas mendimit të saj, Evropa madje ka arritur t’i imponojë pikëpamjet e saj Trumpit edhe në lidhje me Rusinë. “Lidhur me harmonizimin me deklaratat e BE- së, qëndrimi që duhet të harmonizohemi gradualisht ishte aktual 10 vjet më parë. Fakti është se shumë njerëz nga rajoni i pajtuan qëndrimet e tyre me BE- në njëqind për qind”, thotë ish-ambasadorja. Ai beson se problem nuk është vetëm që ne nuk pajtohemi me deklaratat e BE-së në lidhje me Rusinë dhe Kinën, por edhe që nuk pajtohemi me deklaratat në lidhje me Izraelin dhe Kongon. “Ka gjëra që nuk janë të pajtueshme, ka raste që nuk janë aq të rëndësishme për ne, dhe ne nuk pajtohemi me disa deklarata të BE-së”, tha Latinoviç.
    4 pengesa
    Megjithatë, Ministri Staroviç vazhdoi duke thënë se nëse nuk do të ishte deklarata në lidhje me Rusinë, përputhshmëria jonë me BE-në do të ishte mbi 90 përqind , sepse, siç thotë ai, pothuajse nuk ka çështje të tjera me të cilat nuk pajtohemi me BE-në. Mitiç gjeti katër arsye pse Serbia nuk po i afrohet BE-së, përkatësisht: Kapitulli 23 mbi sundimin e ligjit, Kapitujt 31 dhe 35 mbi Kosovën dhe Metohinë dhe lodhjen nga zgjerimi i BE-së. “E gjithë kjo së bashku tregon pse nuk ka rezultate në rrugën drejt BE-së. Do të doja që problemi ynë më i madh të ishte lufta për sundimin e ligjit, lirinë e medias, por edhe kandidatë të tjerë përballen me këtë, por kapitujt 31 dhe 35 na ndajnë nga të gjithë kandidatët e tjerë”, thotë Mitiç. Duke folur për ligjet për median, Starović thotë se çdo ditë po bëhen përpjekje për të zbatuar detyrimet që Serbia ka pranuar, të cilat kanë të bëjnë me ligjet për median. Siç deklaroi ai, ka mesazhe të qarta që marrim nga Komisioni Evropian se nëse e përfundojmë deri në korrik, mund të presim të hapim Grupin 3. Latinoviç kritikoi qëndrimin e njëanshëm të ligjvënësve, të cilët, siç thotë ajo, nuk i respektojnë sugjerimet e të tjerëve për arsye të ndryshme.

  • Pfizergate/ Gjykata kundër KE-së! Komisioni duhej të publikonte mesazhet mes Ursula von der Leyen dhe kreut të kompanisë

    Pfizergate/ Gjykata kundër KE-së! Komisioni duhej të publikonte mesazhet mes Ursula von der Leyen dhe kreut të kompanisë

    Gjykata Europiane e Drejtësisë ka vendosur kundër Komisionit Europian dhe pro gazetës “New York Times”, për atë që njihet si skandali “Pfizergate” i ndodhur pas pandemisë “COVID-19”.
    Sipas vendimit të gjykatës, Komisioni ka shkelur rregullat e transparencës duke mos dhënë akses në mesazhet e shkëmbyera mes Presidentes Ursula von der Leyen dhe drejtorit ekzekutiv të gjigandit farmaceutik “Pfizer”.
    “Komisioni nuk ka dhënë një shpjegim të besueshëm për të justifikuar refuzimin e kërkesës së gazetarit për të aksesuar tekstet”,  thuhet në vendim.

    Mesazhet dyshohet se lidheshin me negociatat për vaksinat e COVID-it dhe një marrëveshje me vlerë miliarda euro.
     

  • Gjykata e BE rrëzon Komisionin: Mesazhet mes Von der Leyen dhe Albert Bourla duhet të bëhen publike

    Gjykata e BE rrëzon Komisionin: Mesazhet mes Von der Leyen dhe Albert Bourla duhet të bëhen publike

    Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian ka vendosur se Komisioni Evropian ka vepruar gabim kur ka refuzuar të publikojë mesazhet me tekst të shkëmbyera midis Presidentes Ursula von der Leyen dhe shefit ekzekutiv të Pfizer, Albert Bourla, gjatë negociatave për vaksinat kundër COVID-19.

    Mesazhet, që lidhen me një marrëveshje prej 35 miliardë eurosh për furnizimin me vaksina, ishin kërkuar nga gazetarët si pjesë e kërkesave për transparencë, por Komisioni nuk i kishte bërë publike. Sipas gjykatës, ekzekutivi evropian nuk arriti të japë një arsye të vlefshme përse mesazhet nuk u konsideruan dokumente zyrtare.

    Vendimi konsiderohet si një goditje e madhe për von der Leyen, e cila jo vetëm që drejtoi negociatat për kontratën më të madhe të BE-së për vaksinat, por gjithashtu është përgjegjëse për mbrojtjen e ligjeve për transparencë brenda institucioneve të BE-së.

    Kritikët e kanë përshëndetur vendimin si një fitore për llogaridhënien dhe lirinë e medias. Ndërkohë, Komisioni ka deklaruar se do të shqyrtojë vendimin përpara se të vendosë për hapat e ardhshëm.