Tag: mesazhet

  • Mesazhet që Umberto Eco na jep me kryeveprën e tij, “Emri i trëndafilit”

    Mesazhet që Umberto Eco na jep me kryeveprën e tij, “Emri i trëndafilit”

    Ai nuk është thjesht një libër. “Emri i trëndafilit” është një kryevepër që duhet lexuar nga të gjithë dhe jo vetëm kaq, çdo vepër e Umberto Ecos duhet lexuar për shumë arsye. Që nga fjalori i tij i pasur (fatmirësisht i përkthyer në mënyrë të përkryer në shqip), thëniet fantastike, subjektet interesante, e deri tek ironia e tij e bukur dhe therëse. Më poshtë do t’ju japim disa nga mesazhet që ai na sjell me veprën “Emri i trëndafilit” :

    –“Kur armiqtë e vërtetë janë tepër të fortë, lind nevoja të zgjedhim armiq të tjerë më të dobët”.

    -“Vlera e një libri duket në momentin që e lexojmë. Një libër përbëhet nga shenja që flasin për shenja të tjera dhe këto flasin më pas për gjëra. Pa një sy që t’i lexojë, një libër mban shenja që nuk prodhojnë mesazhe dhe me pak fjalë është i shurdhët”.

    -“Librat nuk janë bërë për t’u besuar, por për të na ftuar në dyshime. Përpara një libri ne nuk duhet të besojmë çfarë na transmetohet, por të pyesim veten se çfarë ka dashur autori të transmetojë me fjalët e tij”.

    -”E vërteta e vetme është të mësojmë se si të çlirohemi nga pasioni jo i shëndetshëm për të vërtetën”.

    -“Kush nuk lexon, në moshën 70-vjeçare ka jetuar vetëm një jetë : të veten! Kush lexon, ka jetuar 5000 vjet : Që kur Kaini vrau Abelin, kur Renzo u martua me Lucian, kur Leopardi adhuronte pafundësinë… sepse në thellësi leximi të dhuron pavdekësinë”./bota.al

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    (VIDEO) NËSE KENI PYETUR NDONJËHERË, KËSHTU DUKEJ BIBLIOTEKA MAHNITËSE E UMBERTO ECOS

  • Delegacioni i BE: Mesazhet e Nënë Terezës, kujtesë se duhet të jemi bashkë për një të ardhmen më të mirë

    Delegacioni i BE: Mesazhet e Nënë Terezës, kujtesë se duhet të jemi bashkë për një të ardhmen më të mirë

    Zyra e BE-së në Tiranë ka përkujtuar figurën e Nënë Terezës, me rastin e 9 vjetorit të shenjtërimit të saj.
    Në reagimin e delegacionit të unionit, thuhet se Nënë Tereza mbetet një krenari e madhe për Shqipërinë dhe një frymëzim për brezat e ardhshëm. Delegacioni shton se mesazhet e saj duhet të na kujtojnë se vetëm duke bashkuar forcat mund të arrijmë një të ardhme më të mirë.
    “Sot nderojmë Nënë Terezën, figurën që mishëroi dhembshurinë dhe humanizmin në çdo hap të jetës së saj. Ajo mbetet një krenari e madhe për Shqipërinë dhe një frymëzim i pashtershëm për brezat kudo në botë.
    “Unë mund të bëj gjëra që ju nuk mundeni, ju mund të bëni gjëra që unë nuk mundem; së bashku mund të bëjmë gjëra të mëdha.”
    Ky mesazh i saj na kujton se vetëm duke bashkuar forcat arrijmë të ndërtojmë një të ardhme më të mirë. Ky është gjithashtu thelbi i asaj që përfaqëson Bashkimi Evropian. “, thuhet në reagim.

  • “Kemi një sulm hakerash, prisni me durim të merrni paratë”/ Skemat piramidale online, Braçe publikon mesazhet nga grupi në Telegram: Krimi i mashtrimit dhe grabitjes po konsumohet i plotë!

    “Kemi një sulm hakerash, prisni me durim të merrni paratë”/ Skemat piramidale online, Braçe publikon mesazhet nga grupi në Telegram: Krimi i mashtrimit dhe grabitjes po konsumohet i plotë!

    Deputeti socialist, Erion Braçe, vijon të denoncojë rastet e skemave piramidale online.

    Ai ka publikuar Braçe mesazhe nga brenda grupit në Telegram, ku thotë se ‘krimi i mashtrimit dhe grabitjes po konsumohet i plotë’. Ai tregon se personat që qëndrojnë pas Xuex kanë bllokuar çdo tërheqje të parave nga anëtarët.
    “Anëtarët në rajonin e Shqipërisë aktualisht nuk janë në gjendje të tërheqin fonde në llogaritë e tyre të portofolit. Ne kemi pasur komunikim të hollësishëm me XUEX për këtë çështje dhe ata më thanë se për shkak të një sulmi hakerash, zinxhiri i blockchain-it për tërheqjet e të gjithëve ishte dëmtuar, duke rezultuar në një vonesë në tërheqjen e fondeve”, thuhet në një nga mesazhet.
    “Anëtarët që e kanë anuluar tërheqjen e tyre mund të përdorin lidhjen e re të bllokimit të tërheqjes për të rinisur tërheqjen pasi lidhja e re e bllokimit të tërheqjes të jetë vendosur me sukses. Anëtarët që duan të vazhdojnë të përdorin lidhjen e mëparshme të bllokimit të tërheqjes për të tërhequr para duhet të vazhdojnë të presim me durim”, thuhet në një tjetër mesazh, ku përpiqen të justifikojnë arsyen se përse anëtarët nuk mund të tërheqin para.
    Skemat piramidale online nuk janë shfaqur tani, ato kanë tre vite që operojnë në Shqipëri. Këto platforma janë bërë aq shumë të besueshme sa vetëm gjatë muajit gusht, grupi TXEX ALBANIA ka grumbulluar nga qytetarët shqiptarë afërsisht 20 milionë dollarë.
    Por kjo nuk është platforma e vetme në Shqipëri. Monetarisht janë edhe 6 të tjera që po mundohen të joshin shqiptarët duke u premtuar dyfishimin e parave të hedhura, por me një kusht: çdo depozitë nuk është më e vogël se 1000 euro. Por që këto para t’i tërheqësh, mashtruesit vendosin një tjetër detyrim – të shtosh në grup pesë anëtarë të rinj.
    E më pas, për të rritur besueshmërinë, të japin mundësinë të tërheqësh paratë. Dhe lokacionet nuk mungojnë – burime për Top Channel bëjnë me dije se në qytetin e Lushnjës, paratë e skemës piramidale qarkullojnë në një bar-kafe. Edhe pse tashmë kjo skemë është bërë publike, ata vazhdojnë punën e tyre, duke u kërkuar qytetarëve shqiptarë 400 dollarë për të siguruar llogarinë e tyre – në të kundërt, nuk lejohet asnjë tërheqje.
    Postimi i plotë i Erion Braçes:
    BRENDA GRUPIT NE TELEGRAM TE PIRAMIDES XUEX;
    48 ORE DHE BOSET E PIRAMIDES KANE BLLOKUAR CDO TERHEQJE TE PARAVE NGA ANETARET!
    LEO SMITH, domethënë PROFESORI, domethënë ROBOTI,
    KA THIRRUR MBLEDHJE GRUPI DHE KA NJOFTUAR BLLOKIMIN E TERHEQJES SE PARAVE;
    Pra daljen nga PIRANIDA duke kaluar PARATE nga LLOGARIA-MURI I ANETAREVE NE BINANCE E PASTAJ NE EXCHANGE NE KOSOVE PER TI MARRE CASH! Këtë gjë bëri dhe shpalli TXEX 10 DITE ME PARE;
    Pas 10 ditësh askush në Divjakë e Lezhë nuk ka marrë dot paratë.
    PRA KRIMI I MASHTRIMIT DHE GRABITJES PO KONSUMOHET I PLOTE!
    Leo Smit e quan XUEX ende BURSE, por unë nuk di as në Evropë e as në Amerikë bursë që të bllokon paratë e tua;
    Lexoini mesazhet e tij; CDO FJALI ESHTE PROVE E FUNKSIONIMIT SI PIRAMIDE, JO SI BURSE!
    E reja tjetër sot-zbuluar nga mesazhet në shqip të Leo Smith, ka të bëj me faktin se paske edhe SHQIPTARE nga jashtë Shqipërisë që paskan futur para në PIRAMIDE!!!!
    Pas gjithë asaj që kaloi thuajse cdo familje në 1996-1997, besoja se nuk do kishte më shqiptarë të binin në gropën e piramidave!

    Top Channel

  • Skemat piramidale online/ Braçe publikon mesazhet nga grupi në Telegram: Krimi i mashtrimit dhe grabitjes po konsumohet i plotë!

    Skemat piramidale online/ Braçe publikon mesazhet nga grupi në Telegram: Krimi i mashtrimit dhe grabitjes po konsumohet i plotë!

    Deputeti socialist, Erion Braçe, vijon të denoncojë rastet e skemave piramidale online.

    Ai ka publikuar Braçe mesazhe nga brenda grupit në Telegram, ku thotë se ‘krimi i mashtrimit dhe grabitjes po konsumohet i plotë’.
    Postimi i Braçes:
    BRENDA GRUPIT NE TELEGRAM TE PIRAMIDES XUEX;
    48 ORE DHE BOSET E PIRAMIDES KANE BLLOKUAR CDO TERHEQJE TE PARAVE NGA ANETARET!
    LEO SMITH, domethënë PROFESORI, domethënë ROBOTI,
    KA THIRRUR MBLEDHJE GRUPI DHE KA NJOFTUAR BLLOKIMIN E TERHEQJES SE PARAVE;
    Pra daljen nga PIRANIDA duke kaluar PARATE nga LLOGARIA-MURI I ANETAREVE NE BINANCE E PASTAJ NE EXCHANGE NE KOSOVE PER TI MARRE CASH! Këtë gjë bëri dhe shpalli TXEX 10 DITE ME PARE;
    Pas 10 ditësh askush në Divjakë e Lezhë nuk ka marrë dot paratë.
    PRA KRIMI I MASHTRIMIT DHE GRABITJES PO KONSUMOHET I PLOTE!
    Leo Smit e quan XUEX ende BURSE, por unë nuk di as në Evropë e as në Amerikë bursë që të bllokon paratë e tua;
    Lexoini mesazhet e tij; CDO FJALI ESHTE PROVE E FUNKSIONIMIT SI PIRAMIDE, JO SI BURSE!
    E reja tjetër sot-zbuluar nga mesazhet në shqip të Leo Smith, ka të bëj me faktin se paske edhe SHQIPTARE nga jashtë Shqipërisë që paskan futur para në PIRAMIDE!!!!
    Pas gjithë asaj që kaloi thuajse cdo familje në 1996-1997, besoja se nuk do kishte më shqiptarë të binin në gropën e piramidave!

    Top Channel

  • “Firmat piramidale” online, Braçe nxjerr mesazhet në Telegram: XUEX ka bllokuar çdo tërheqje parash për anëtarët!

    “Firmat piramidale” online, Braçe nxjerr mesazhet në Telegram: XUEX ka bllokuar çdo tërheqje parash për anëtarët!

    Deputeti Erion Braçe ka ngritur alarmin lidhur me mashtrimin financiar online përmes XUEX dhe TXEX.
    Sipas tij, në grupet e brendshme në Telegram, drejtuesit e XUEX kanë bllokuar çdo tërheqje parash për anëtarët, duke konsoliduar mashtrimin financiar.
    Braçe thotë se pas 48 orësh pa mundësi tërheqjeje, “Leo Smith”, personazhi i njohur si “Profesori” apo “Roboti”, ka konfirmuar në një mbledhje online se paratë nuk mund të dalin më nga llogaritë e përdoruesve. Ai thekson se skema mashtruese është e njëjtë si ajo e TXEX, e cila prej ditësh ka ndaluar çdo pagesë, sidomos për investitorët në Divjakë dhe Lezhë.
    Deputeti shton se çdo fjali në komunikimet e këtyre “platformave” është provë e një piramide mashtruese dhe jo e një burse serioze, siç pretendohet. Më alarmante është zbulimi se edhe shqiptarë nga jashtë vendit kanë rënë pre e mashtrimit.
    Postimi i Braçes:

    BRENDA GRUPIT NE TELEGRAM TE PIRAMIDES XUEX;
    48 ORE DHE BOSET E PIRAMIDES KANE BLLOKUAR CDO TERHEQJE TE PARAVE NGA ANETARET!

    LEO SMITH, domethene PROFESORI, domethene ROBOTI,
    KA THIRRUR MBLEDHJE GRUPI DHE KA NJOFTUAR BLLOKIMIN E TERHEQJES SE PARAVE;
    Pra daljen nga PIRANIDA duke kaluar PARATE nga LLOGARIA-MURI I ANETAREVE NE BINANCE E PASTAJ NE EXCHANGE NE KOSOVE PER TI MARRE CASH!

    Kete gje beri dhe shpalli TXEX 10 DITE ME PARE;
    Pas 10 ditesh askush ne Divjake e Lezhe nuk ka marre dot parate.

    PRA KRIMI I MASHTRIMIT DHE GRABITJES PO KONSUMOHET I PLOTE!

    Leo Smit e quan XUEX ende BURSE, por une nuk di as ne Evrope e as ne Amerike burse qe te bllokon parate e tua;
    Lexoini mesazhet e tij; CDO FJALI ESHTE PROVE E FUNKSIONIMIT SI PIRAMIDE, JO SI BURSE!

    E reja tjeter sot-zbuluar nga mesazhet ne shqip te Leo Smith, ka te bej me faktin se paske edhe SHQIPTARE nga jashte Shqiperise qe paskan futur para ne PIRANIDE!!!!
    Kulmi!

    Skam fjale!
    Pas gjithe asaj qe kaloi thuajse cdo familje ne 1996-1997, besoja se njk do kishte me shqiptare te binin ne gropen e piramidave!
    Jooo, NE NJK ZEME MEND!

  • Mesazhet e lashta të Ilirëve(Video)

    Mesazhet e lashta të Ilirëve(Video)

    Historia e tyre eshte sa enigmatike aq edhe e pastudiuar siç duhet. A mundet nje varreze te percjelle mesazhe nga lashtesia ? Cila eshte kjo gjuhe dhe çfare tregon ? Ndiqni te plote dokumentarin e gazetarit Marin Mema, Mesazhet e lashta te Ilireve…/gjurmeshqiptare/InforCulture.info

  • Mesazhet që qarkulluan në media, Antonela Berisha: Janë të gjeneruara me inteligjencë artificiale

    Mesazhet që qarkulluan në media, Antonela Berisha: Janë të gjeneruara me inteligjencë artificiale

    Rrjetet sociale janë trazuar sot pas publikimit të disa mesazheve kërcënuese qe ka dërguar ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Antonela Berisha. Mesazhet, që dyshohet të jenë dërguar drejt një vajzë nga Kosova, përmbanin gjuhë fyese me bazë etnike dhe kërcënime serioze ndaj jetës së saj.
    Por reagimi i Antonelës nuk u ndal vetëm tek denoncimi i mesazheve. Në një postim të drejtpërdrejtë në Instagram, ajo akuzoi JOQ për tendencë të vazhdueshme denigruese ndaj saj.
    “Ka ndodhur shpesh që të paguhen platforma si JOQ për të denigruar njerëz, apo të paguajë JOQ që të mos denigrohet vetë. Jeni të shitur, të korruptuar dhe të njëanshëm në çdo kauzë që zgjidhni të publikoni,” shkruan ajo.
    Postimi i saj:

  • Verë e nxehtë për SPAK/ Mesazhet e përdoruesve të MATRIX në duart e hetuesve në Shqipëri

    Verë e nxehtë për SPAK/ Mesazhet e përdoruesve të MATRIX në duart e hetuesve në Shqipëri

    Matrix

    TIRANË– Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka deklaruar se kanë arritur të aksesojnë mesazhet në platformën e enkriptuar “Matrix”, e konsideruar nga autoritetet si një mjet komunikimi i përdorur për porositjen e vrasjeve me pagesë dhe aktivitete të tjera kriminale.
    Sot në përmbyllje të hetimit për dosjen Çyrbja, SPAK njofton se ka aksesuar mesazhe nga Matrix dhe Sky Ecc që kanë përfshirë emra të njohur si: 1. Jurgis Çyrbja – ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë për periudhën 2017–2021 dhe pjesë e legjislaturës 2021–2025 deri në momentin e dorëheqjes më 9 tetor 2024, 2. Ahmet Masha dhe 3. ⁠Altin Hajri.
    SPAK konfirmon se ka përfunduar hetimet për këtë grup dhe ka mundur të hapë komunikimet në “Matrix”, e cila së bashku me platforma si SkyECC ka qenë nën vëzhgim për rolin e saj në organizimin e aktiviteteve kriminale në rang ndërkombëtar.
    “Nga analiza e komunikimeve të platformave të enkriptuara ‘SkyECC’ dhe ‘Matrix’ ka rezultuar se i pandehuri, Jurgis Çyrbja, gjatë periudhës objekt hetimi ka qenë i zgjedhur deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (në legjislaturën 2017–2021), por është zgjedhur deputet edhe në legjislaturën 2021–2025, deri në momentin e depozitimit të dorëheqjes (datë 9 tetor 2024),” – thuhet në njoftimin e SPAK.
    Tashmë 3 të parët do të përballen në Gjykatë ku pjesë e provave janë bisedat dhe komunikimet edhe në Matrix, pas zbërthimit të Sky Ecc. Se kush janë përdoruesit e tjerë të Matrix në Shqipëri, mbetet për tu parë./ZËRI

  • Rama ‘zbarkon’ në Fier/ Mbledhje urgjente me drejtuesit e bashkisë, ja paralajmërimi i fortë në mesazhet e tij

    Rama ‘zbarkon’ në Fier/ Mbledhje urgjente me drejtuesit e bashkisë, ja paralajmërimi i fortë në mesazhet e tij

    Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një mbledhje me të gjithë stafin drejtues të Bashkisë së Fierit.
    Në mesazhet e tij, kryeministri ka vënë theksin te “çlirimi” i administarët për t’i shërbyer qytetarëve.
    Në një video-mesazh më herët të dhënë në Facebook, Rama tha se aksioni aksioni për heqjen e zaptimeve në hapësirat publike do të vijojnë edhe në bashki të tjera.

  • “O kthehet tek unë, ose e vras”/ Zbulohen mesazhet kërcënuese që ish i dashuri Ilaria Sulës

    “O kthehet tek unë, ose e vras”/ Zbulohen mesazhet kërcënuese që ish i dashuri Ilaria Sulës

    Ilaria Sula dhe Mark Samson

    ITALI- “Ose kthehu tek unë ose do ta vras,”-ky është një nga mesazhet e gjetura nga hetuesit në celularin e Mark Antony Samson, autori i vrasjes së ish-të dashurës së tij Ilaria Sula, e cila ndodhi në mars të këtij viti në Romë. Sipas mediave të huaja, Prokuroria ka nisur që të “shfletojë” mesazhet që viktima shqiptare kishte shkëmbyer me të dashurin e saj, asokohe Samsonin. Ndaj për këto mesazhe, sot autori i vrasjes është marrë përsëri në pyetje për rreth dy orë.
    Zyra e Prokurorit tani po përgatitet të mbyllë hetimin dhe mund të kërkojë gjyq pasi i riu akuzohet për disa vepra penale. Nën akuzë për bashkëpunim për fshehje të kufomës është edhe nëna e vrasësit. Edhe sot, Samson ka ripërshkruar vrasjen e Ilarias duke i thënë prokurores: E godita dy herë nga pas, me thikën që kishim përdorur për të prerë mortadelën. Ilaria nuk vuri re asgjë, nuk bërtiti shumë. E futa në dy çanta që kisha në kuzhinë. Pak nga pak, po e kuptoja se çfarë kisha bërë dhe se ishte një problem më i madh se unë. Pastaj m’u kujtua një frazë që tha gjyshi im para se të largohej: ‘Ka një zgjidhje për gjithçka, përveç vdekjeve’”.
    Mark Samson e vrau Ilaria Sulën duke e goditur 3 herë me thikë në fyt, mbrëmjen e 25 marsit, plagë që i shkaktuan vdekjen 22-vjeçares shqiptare në më pak se një minutë për shkak të humbjes së madhe të gjakut. 23-vjeçari mbylli derën e dhomës së tij të gjumit dhe deri pasditen e 26 Marsit e mbajti të fshehur trupin e studentes shqiptare, të cilën e kishte ftuar për të fjetur në shtëpinë e tij, edhe pse kishin një vit që ishin ndarë. Prej një jave e zhdukur, 22-vjeçarja Ilaria Sula u gjet e vrarë. Trupi i pajetë u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli./ZËRI