Balluku e pandehur, Kryemadhi: Flitet që është garipe, në SMS doli që nuk e rr*an për Ramën
Ish-deputetja Monika Kryemadhi, ka komentuar hetimin për zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK, nën akuzën për shkelje e barazisë në tendera në ndërtimin e tunelit të Llogarasë.
Sipas Kryemadhit, në mesazhet e zbardhura mes Ballukut dhe vartësit të saj, Evis Berberi, zv.kryeministres “i ka dalë nami se është “bobe” dhe se nuk e rruan për asnjë”.
“Balluku ka namin që është garipe dhe është bobe. Me mesazhet që shkruante, është. Nuk e rruan fare për asnjë, atij tjetrit i thotë pallosh i gjatë dhe e ka në dorë”, tha Kryemadhi.
Kryemadhi shtoi Balluku i vendosi kryeministrit Rama epitetin “pallosh i gjatë” dhe se ka zbatuar urdhrat e tij.
“Zonja balluku e ka namin që është garipe dhe është bobe. Me mesazhet që shkruante, është. Nuk e rruan fare për asnjë, atij tjetrit i thotë pallosh i gjatë dhe e ka në dorë. Nga mesazhet doli që i ka që e ka bërë tenderin në rregull, por e ka ndryshuar me urdhër nga lart dhe e ka zbatuar urdhin e “palloshit të gjatë”.
I ka qëndruar besnike Ramës. Rama në kal, unë në kal, Rama në tokë, unë në tokë. Mënyra për ta anuluar tenderin është ndërhyrje që i është kërkuar Ramës…
Prokurori Dritan Prençi ishte prokurori i inceneratorit, ku personi kryesor ishte Veliaj, dhe për këtë çështje ai ka zero akuzë, as hetim. Për mua dosja e Balluku, vjen si një kundërpërgjigje e Veliajt.- tha Kryemadhi.
Tag: mesazhet
-

Balluku e pandehur, Kryemadhi: Flitet që është garipe, në SMS doli që nuk e rr*an për Ramën
-

“Askush s’e shet veten si Balluku”/ Berisha paralajmëron përballje të fortë: Shumë shpejt jemi para Kryeministrisë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me disa mesazhe të Ballukut me vartësin e saj Ervis Berberin, të cilat sipas tij tregojnë mënyrën se si një person ushtron presion Rama dhe kërkon përfitime personale.
“Unë e kam quajtur ashtu ‘Lubi’. Mesazhet tregojnë terrenin. Një njeri që i kërkon vartësit ‘bëj këtë, bëj atë’. Unë nuk justifikoj veprimet e saj, por nuk mund të mohohet se mesazhet faktojnë terrorin që ka ajo për të përmbushur detyrën. Askush nuk vepron vetë siç vepron ajo,” tha Berisha.
Sipas tij, këto mesazhe lidhen me një vjedhje prej 90 milionë eurosh. Ai theksoi se shumë persona janë të përfshirë, por mesazhet tregojnë qartë mënyrën se si është ushtruar ndikimi dhe presioni.
Berisha paralajmëroi se dokumentet dhe mesazhet do të dalin shumë shpejt para Kryeministrisë, duke shtuar se koha ka kaluar dhe transparenca është e domosdoshme. -

Tronditje në kupolën kryeministrore,“Palloshi i gjatë dhe kurvë”, ja llagapet që përdorte Belinda Balluku për Ramën…
Hetimet ndaj Belinda Ballukut, numrit dy të qeverisë dhe ministres së Infrastrukturës, kanë marrë një dimension të ri pas sekuestrimit të celularit të ish-vartësit të saj, Ervis Berberi. Ky i fundit ishte drejtor i Rrugëve, por tashmë është i burgosur për abuzime në tendera. Mesazhet e gjetura nga SPAK në pajisjen e Berberit po përdoren si prova kyçe në hetimet për aferën e Llogarasë. Berberi ruante disa nga mesazhet e tij duke i fotografuar (screenshot) dhe duke i dërguar tek celulari i gruas së tij për të siguruar dokumentimin e komunikimeve. Ndër këto mesazhe, një nga më pikantët që është përmendur nga mediat, por dhe nga opozita është ai që i ka ardhur nga vetë Belinda Balluku, ku në mënyrë joformale e quan kryeministrin Edi Rama “palloshi gjatë”. Balluku i bën me dije Berberit se në një orë të caktuar do hynte tek zyra e Ramës, dhe pas 5 minutash që ajo do gjendej aty, ai duhet t’i dërgonte një njoftim në telefon, në mënyrë që të dy të shtireshin sikur po e merrnin vesh aty për një çështje që ata kishin vendosur t’i paraqisnin kryeministrit si surprizë, duke dashur t’ia hedhin atij. Në këtë kontekst Balluku i shkruan Berberit: ” Në filan orë do hyj tek Palloshi i gjatë…”.
Kush është kurva në mesazhet e Ballukut?
Gjithashtu në mesazhet e tjera në duart e SPAK, Berberi i thotë Belindës: Shiko, për pak nxjerr tunelin, edhe pak. I përgjigjet Belinda: Prit. Berberi: Për tunelin, okay? Belinda Balluku thotë: Po po, por prit t’i çoj fjalën atij kurvë që kërcënon me SMS. Okay, i përgjigjet Evis Berberi. Pas dy orësh Belinda i konfirmon, mesa duket ka folur me atë “kurvën” dhe ka marrë konfirmimin. Ende nuk është e qartë se kush e ka kërcënuar Belinda Ballukun për nxjerrjen e tenderit për tunelin e Llogarasë. E ka kërcënuar shefi i saj, Edi Rama? E kanë kërcënuar bandat? Apo e kanë kërcënuar ata që kanë fituar tenderin? Opozita është e bindur se Belinda Balluku i referohet Edi Ramës me këtë mesazh. “Miq, ju lutem lexojeni këtë shkëmbim mesazhesh midis Rahmetlije Ballukut dhe Ervis Berberit për të kuptuar rolin e Ramës në këtë aferë që ajo e cilson: “atij k*urves.””, u shpreh dje Berisha.
Pjese nga dosja
Në datën 28.08.2021, në orën 09:07 – 09:08, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet: “E shpeton erind situaten? Ben sens apo jo?”.
Në orën 09:08-09:12, Evis Berberi: “Sens bën po mos na hidhen ne fyt pala tjetër Si fillim ta shtyme qe ti japim kohë vetes, “.
Në orën 09:29, Belinda Balluku: “Nesër ne 8 tek unë në përballë me zyrën tende”. Në datën 29.08.2021, në orën 07:54, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Mgjs te Toni u ula”.
Në orën 07:54, Belinda Balluku: “Ne darke o zemër. Në orën 07:54, Evis Berberi: “Hahahaahaahha”. Në orën 07:54-07:55, Belinda Balluku: “Unë jam ne Viene Po le colin ne shkolle Kthem ne dreke”.
Në orën 07:55, Evis Berberi: “Ok”. Në orën 19:56, Evis Berberi: “Unë mbërrita te Toni brenda u ula”.
Në orën 20:26, Belinda Balluku: “Erdha për pak”. Në orën 20:26, Evis Berberi: “Ok”.
Në orën 20:26, Belinda Balluku: “Sory se isha pak tek babi”.
Në orën 20:27, Evis Berberi: “Pa prob”. Në orën 21:03, Belinda Balluku: “Po futem ne garazh 23 Hajde lart me mire Shkalla H’.
Në orën 21:03, Evis Berberi: “Ketu jam Ok”. Më pas, në orën 22:07, shtetasi Evis Berberi telefonon shtetasen Arta Gurabardhi.
Në datën 30.08.2021, në orën 12:08, Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Ke kane me vete ?”. Në orën 12:11, Evis Berberi: “Vetem tre turqit”. Në orën 12:17, Belinda Balluku: “Ok”
Në datën 07.09.2021, në orën 12:04, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku fotografi nga sistemi elektronik i prokurimeve, ku vihen re emrat e operatorëve ekonomikë që kanë ofertuar në procedurën e prokurimit.
Në orën 12:20, Belinda Balluku: “Po oferta”.
Në orën 12:26, Evis Berberi: “Kinezi 185 754 927 ml euro mbi 200 miliard lek, Limak 18 690 597 185, Albania Glob affaire 18 000 000 000 lek, inter 17 036 526 000 lek dhe Albbuilding 15 848 808 298”.
Në orën 12:27, Belinda Balluku: “Oenkemi shkëlqyer me pak fjalë”.
Në orën 12:28-12:29, Evis Berberi: “I pari me te dytin 10 milion euro diference super fare Po I shohim me detaje dhe te bej një përmbledhje”.
Në orën 12:34, Belinda Balluku: “Sigurisht ka hyre skandal poshtë, por nuk plotëson kushtet sigurisht’.
Në orën 12:37, Evis Berberi: “Është afërsisht me të njëjtën ofertë”.
Në orën 13:57, Belinda Balluku: “Si janë ndare ne %Asl me intercar”.
Në orën 13:58, Evis Berberi: “70 me 30”. Në orën 13:59, Belinda Balluku: “Kur mbyllet vlerësimi”.
Në orën 14:00, Evis Berberi: “Po them ta leme mbi 10 dite se herën e pare e mbajtëm mbi 15 dite dhe 5 kompani kishim te duket qe po vlerësojmë. Nëse duhet shpejt e bëjmë”.
Në orën 14:02, Belinda Balluku: “Ok lere 15 dite po me jep dt e sakte”. Në orën 14:03, Evis Berberi: “Dt 22 bëhen 15 dite”.
Në orën 14:03, Belinda Balluku: 24 “Ca te ndodh me afatet? Po ta mbyllim ne dt 16?”.
Në orën 14:04, Evis Berberi: “Asgjë E kemi me afër kontratën Jemi ok me 16. 9 dite vlerësim mjaftueshëm”
Në datën 01.10.2021, në orën 10:52, Berberi i shkruan Ballukut: “Ok. Për pak nxjerr tunelin”.
Në orën 10:53, Balluku i përgjigjet: “Prit dhe pak”, duke ndjekur më pas një bisedë të shkurtër për procedurat.
Në orën 10:54, Balluku i shkruan Berberit: “Po po, prit ti çoj fjalën atij kurvës qe kërcënon me sms”, me përgjigjen e Berberit: “Ok”.
Në orën 13:37, Balluku i kërkon: “Nxirre tunelin”, dhe Berberi përgjigjet në 13:43: “Ok Per pak”.
Më pas, në orën 16:06, Berberi konfirmon: “Tuneli u nxorr Sapo”. -

WhatsApp me ndryshime të reja, vendos kuotë mujore për mesazhet..
WhatsApp do të provojë një shtojcë të re për mesazhet. Në eksperimentin e fundit, platforma po teston kufizimin e mesazheve pa përgjigje që një llogari mund të dërgojë drejt një marrësi. Por numri shënjestron vetëm dërguesit që shkruajnë shumë mesazhe dhe mashtruesit.
Mesazhet nga individët dhe bizneset do të vendosen nën këtë limit ku përfshihen mesazhe të shumta të palexuara dërguar një përdoruesi. Por nëse personi përgjigjet, mesazhet hiqen nga kuota mujore. WhatsApp do të shfaqë një paralajmërim për llogaritë që i afrohen limitit.Kompania tha se me gjasë përdoruesit mesatarë nuk do ta arrijnë pragun. Është një formë e mirë që individët të mos u shkruajnë mesazhe njerëzve që nuk përgjigjen. Testimi është i përcaktuar për bizneset dhe mashtruesit. Në javët në vijim do të shtrihet në disa vende.
Meta po përpiqet që përdoruesit të shmangin mesazhet mashtruese. Vitin e shkuar, mundësoi anulimin e abonimit nga mesazhet promocionale. Në gusht të këtij viti, njoftoi se përdoruesit dp të njoftohen kur dikush që nuk është në listën e kontakteve, i shton në një grup.
Deri në gjysmën e parë të vitit 2025, WhatsApp ka ndaluar mbi 6.8 milionë llogari të lidhura me qendrat e mashtrimit. -

U gjet i varur në Bruksel, flet për herë të parë vëllai i viktimës: Mesazhet që na ka dërguar na bëjnë të dyshojmë se…
Vëllai i 29-vjecarit që u gjet i varur në Bruksel, Redi Halilaj, ka hedhur poshtë spekulimet që vdekja ka të bëjë me çështje kriminale, duke sqaruar se e gjithë ngjarja ka të bëjë me vetëvrasje nga depresioni.
Në një intervistë për “Breaking” me Dafina Hysën në Top News, ai tregoi se autoritetet belge kanë përfunduar autopsinë, e cila konfirmon vetëvrasjen dhe nuk ka gjetur shenja dhune në trupin e të ndjerit.
“Është çështje depresioni, nuk ka të bëjë me gjëra të tjera që thuhen në media. Nuk e dimë çfarë problemesh ka pasur vëllai, por mesazhet që na ka dërguar na kanë bërë të dyshojmë se ka shkuar në gjendje depresioni”, tha ai.
Redi theksoi se disa anëtarë të familjes kishin marrë mesazhe nga Bekimi pak para ngjarjes dhe kërkoi që mediat të mos e keqinterpretojnë rastin.
“Mua më ka informuar policia për gjithçka. Autopsia ka dalë që është vetëvrasje. Nuk ka pasur asnjë shenjë dhune në trup”.
Avokatja, Enida Rrapai, ka deklaruar se çështja është e një intensiteti të lartë, dhe pista kryesore ku prokurori po heton është ajo e vetëvrasjes.
“Pista kryesore është pjesa e vetëvrasjes të vetmet palë që mund të kenë informacion të detajuar janë vetëm personat e familjes që mund të kenë akses në dosje, pasi mund të regjistrohen si palë civile”, tha avokatja.
Bekim Halilaj, 29 vjeç, nga fshati Bicaj i Kukësit, është gjetur i pajetë më 30 shtator në Bruksel, në rrethana ende të paqarta. Trupi i tij u zbulua i varur në një tabelë sinjalizimi rrugor, ndërsa sot familjarët i dhanë lamtumirën e fundit në vendlindje.Top Channel
-

U gjet i varur në Bruksel, flet për herë të parë vëllai i viktimës: Mesazhet që na ka dërguar na bëjnë të dyshojmë
Vëllai i 29-vjecarit që u gjet i varur në Bruksel, Redi Halilaj, ka hedhur poshtë spekulimet që vdekja ka të bëjë me çështje kriminale, duke sqaruar se e gjithë ngjarja ka të bëjë me vetëvrasje nga depresioni.Në një intervistë për Top News, ai tregoi se autoritetet belge kanë përfunduar autopsinë, e cila konfirmon vetëvrasjen dhe nuk ka gjetur shenja dhune në trupin e të ndjerit.
“Është çështje depresioni, nuk ka të bëjë me gjëra të tjera që thuhen në media. Nuk e dimë çfarë problemesh ka pasur vëllai, por mesazhet që na ka dërguar na kanë bërë të dyshojmë se ka shkuar në gjendje depresioni”, tha ai.
Redi theksoi se disa anëtarë të familjes kishin marrë mesazhe nga Bekimi pak para ngjarjes dhe kërkoi që mediat të mos e keqinterpretojnë rastin.
“Mua më ka informuar policia për gjithçka. Autopsia ka dalë që është vetëvrasje. Nuk ka pasur asnjë shenjë dhune në trup”.
Avokatja, Enida Rrapai, ka deklaruar se çështja është e një intensiteti të lartë, dhe pista kryesore ku prokurori po heton është ajo e vetëvrasjes.
“Pista kryesore është pjesa e vetëvrasjes të vetmet palë që mund të kenë informacion të detajuar janë vetëm personat e familjes që mund të kenë akses në dosje, pasi mund të regjistrohen si palë civile”, tha avokatja.
Bekim Halilaj, 29 vjeç, nga fshati Bicaj i Kukësit, është gjetur i pajetë më 30 shtator në Bruksel, në rrethana ende të paqarta. Trupi i tij u zbulua i varur në një tabelë sinjalizimi rrugor, ndërsa sot familjarët i dhanë lamtumirën e fundit në vendlindje. -

Itali/ Mafiozi turk u vra për një video erotike, dinamika e ngjarjes! Shqiptari e goditi 30 herë me thikë, do arratisej në Kroaci! Zbardhen mesazhet (EMRAT)
Mafiozi u gjet i djegur në shtëpinë e tij më 23 korrik. Ai ishte therur për vdekje me 30 plagë. Motivi është zbuluar dhe janë bërë tre arrestime në Milano. Mes tyre, një shqiptar. Zbardhen mesazhet e 33-vjeçarit shqiptar me italianen e përfshirë. Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Agimi i 23 korrikut. Vajza me flokë të shkurtër bjonde, tatuazhe në krahë e këmbë dhe një kurorë të stampuar poshtë qafës, i shkruan në WhatsApp një miku. “Jam edhe e dobët edhe e fortë”, i rrëfehet burrit që e thërret “dashuri”, të cilin e pret në shtëpinë e saj me burrin e saj. Mesazhi duket si një rrëfim: “Kisha frikë të ndieja mëshirë, por nuk… kur shikova, ishte për të parë nëse ndieja diçka, por asgjë.” Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Më pak se tre orë më parë, Hayati Aroyo, 62 vjeç, me origjinë turke dhe me lidhje të forta me botën kriminale të vendit të tij, u vra para syve të Valentina Peronit. Ai u godit me thikë tridhjetë herë në një apartament në Sesto San Giovanni, në verilindje të Milanos, dhe më pas iu vu flaka derisa u shkrumbua në një përpjekje për të fshirë gjurmët.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Sipas urdhrit të arrestit të lëshuar nga prokurori i Monzës, Marco Giovanni Santini, autorët e asaj masakre ishin Valentina 36-vjeçare, bashkëshorti i saj 38-vjeçar, Emanuele Paganini, dhe shqiptari Elvis Simoni, 33 vjeç, një mik i ngushtë i çiftit. Ishte ky i fundit që, natën e 23 korrikut, sulmoi fizikisht Aroyon – goditjen e parë në zemër – përpara se ta hidhte trupin e tij mbi shtrat, t’i hidhte zbardhues dhe ta digjte, duke shkatërruar pothuajse plotësisht apartamentin e studentit, të cilin ai ia kishte dhënë me qira viktimës për një muaj.Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”
Dhe ishte vetë Elvisi — i arrestuar ndërsa planifikonte arratisjen e tij për në Kroaci nga oficerët e Njësisë së Vrasjeve të Skuadrës Fluturuese, të udhëhequr nga Alfonso Iadevaia dhe Francesco Giustolisi — i cili zbuloi motivin për një brutalitet të tillë: një video erotike me shoqen e tij Valentina, të cilën viktima e kishte ruajtur në një tablet, i cili më pas ishte vjedhur nga apartamenti së bashku me para, një celular dhe tre karta krediti. Që më 24 korrik, Peroni dhe një mik, i palidhur me sulmin, kishin paguar me një nga kartat e vjedhura nga një makinë lojërash fati në Busto Arsizio: pista e parë për hetuesit.
Sfondi qëndron në një rrjet droge dhe festa të organizuara nga Aroyo, kunati i shefit të krimit turk Huseyin Sarai, i cili u vra para syve të tij në Crotone më 31 janar 2005. Treshja e akuzuar për vrasje dyshohet se mori pjesë gjithashtu në këto festa të mbushura me kokainë dhe drogë sintetike. Plani u zbatua duke përdorur gruan si karrem, duke e futur atë kontrabandë në shtëpi dhe më pas duke hapur derën për bashkëpunëtorët.
Gjurmë të shumta mbetën: taksia e paguar nga Aroyo që Valentina Peroni të lidhej me të, celularët e lidhur me telefonat e tyre nga Busto Arsizio në Sesto dhe anasjelltas, dëshmia e një fqinjeje që e pa Elvis Simonin teksa dilte nga shtëpia, dhe kamerat lokale të sigurisë, të cilat filmuan një Peugeot 107 të parkuar duke pritur: drejtohej nga një mik i Valentina Peronit. Më në fund, mesazhet me tekst. Në përgjigje të këtij rrëfimi, Elvisi ishte treguar i ashpër: “Jam mirë, nuk është hera e parë.” Megjithatë, disa ditë më vonë, ndërsa kërkonte informacion mbi viktimën, gruaja pati një ndjenjë: “Sidoqoftë, kam ndjenja të këqija.” Ajo nuk gabohej./La Repubblica
-

Trajtoi me dhembshuri mesazhet e vrasësit të Charlie Kirk me partneren e tij transgjinore, “kryqëzohet” gazetari
Kontroversë rreth gazetarit të ABC News: E quajti “prekëse” komunikimin e vrasësit të Charlie Kirk me partnerin e tij transgjinor
Reagime të forta ka shkaktuar gazetari i ABC News, Matt Gutman, pas raportimit të tij mbi mesazhet personale të shkëmbyera mes Tyler Robinson , i akuzuar për vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk dhe partnerit të tij transgjinor.
Gjatë raportimit nga një konferencë për shtyp në Utah, Gutman përshkroi mesazhet si “shumë personale”, “të pasura emocionalisht” dhe “shumë prekëse”. Ai shtoi se “ishin mesazhe që askush nuk i priste të ishin kaq të ngarkuara emocionalisht”.Gazetari tha se Robinson e quante vazhdimisht partnerin e tij “dashuria ime” dhe shprehej se dëshironte ta mbronte. Këto deklarata u bënë në një kontekst ku prokurori theksoi se akti kriminal ndodhi përpara fëmijëve dhe kishte pasoja të rënda.
Gutman nënvizoi kontrastin mes natyrës së dhunshme të krimit dhe ndjenjave të shprehura në mesazhe, duke i quajtur “dokumente të thella dhe kontradiktore”. Ai theksoi gjithashtu se mesazhet përmbanin edhe kërkesa për të fshirë provat dhe për të mos bashkëpunuar me policinë.
Komente të tilla nga gazetari shkaktuan reagime të forta në rrjetet sociale, ku shumë përdorues e kritikuan për tonin e përdorur dhe për atë që u perceptua si “romantizim” i një akti kriminal. Disa kërkuan madje edhe largimin e tij nga ABC News.
/vizionplus.tv
-

Nën mbikqyrjen dhe mesazhet e ndërkombëtarëve, KLP bën “hap pas” nga ndryshimi i rregullores për zgjedhjen e kreut të SPAK
Në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit amerikanë, nuk u diskutua propozimi i bërë më herët nga anëtari Erind Mërkuri, i cili kërkonte ndryshimin e rregullores për drejtuesin e SPAK.
Duket se mesazhet e dhëna pak ditë më parë nga zyrtarët amerikanë në Tiranë, për një proces të drejtë dhe transparent në zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK, kanë bërë që KLP të tërhiqet nga kjo kërkesë e Mërkurit, i cili siç raportoi gazetarja Anila Hoxha pak ditë më parë, kërkoi saktësimin e termit “shumica’ që vendos sipas rregullores drejtuesin e SPAK.
Kështu mbetet në fuqi rregullorja e vjetër që KLP ka aplikuar edhe më parë.
“Edhe SPAK-u i nënshtrohet ligjeve të Shqipërisë. Bazuar në ligj, Z. Dumani, sado efektiv që ka qenë, do të zëvendësohet, sepse mandati i tij ka përfunduar. Procesi i përzgjedhjes së pasardhësit të Z. Dumani duhet të jetë i paanshëm, transparent dhe i lirë nga ndikimet e jashtme. Ata që dëshirojnë ta shohin Shqipërinë të vazhdojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit, përfshirë partnerët ndërkombëtarë, janë shumë të interesuar për këtë proces dhe do ta ndjekin nga afër”, deklaroi e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn.
Mërkuri, i zgjedhur vjet nga radhët e avokatëve, kërkoi ndërhyrjen e KLP mbi numrin e saktë të votave që certifikojnë kreun e ri të SPAK-ut, gjë e cila mund të sillte në perspektivë votimin në disa raunde derisa të bëhet shumica e kërkuar.
Kjo rregullore u miratua me ndryshime pas zgjedhjes së Dumanit dhe përcakton se kreu i SPAK-ut zgjidhet me shumicën e anëtarëve të KLP-së. Ndërsa kuorumi i detyrueshëm për mbledhje plenare është 7 anëtarë nga 11 gjithsej.
Mërkuri nuk pranoi të komentonte publikisht arsyet e propozimit të tij përpara se ta bënte këtë zyrtarisht në KLP.Top Channel
