Tag: mesazh

  • Dolce u largua nga BBVK, Edi shpërthen në lot, i dërgon mesazh

    Dolce u largua nga BBVK, Edi shpërthen në lot, i dërgon mesazh

    Largimi i papritur i Dolces nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova ka krijuar një situatë të pazakontë brenda lojës, duke lënë pas një boshllëk të madh, sidomos tek Edi, banori me të cilin ajo ndërtoi lidhjen më të ngushtë.
    Brenda shtëpisë, konkurrentët janë të bindur se Dolce u largua për një urgjencë familjare. Por jashtë, publiku e di të vërtetën: Dolce ka udhëtuar drejt Italisë për t’u bërë pjesë e “Grande Fratello”-s, ku do të qëndrojë për një javë në kuadër të një bashkëpunimi mes produksioneve.
    Ky informacion, i fshehur nga banorët, ka sjellë tension dhe konfuzion, ndërsa mungesa e saj ka rënë më rëndë pikërisht mbi Edin.
    Edi është shfaqur i mërzitur, i tërhequr dhe emocionalisht i tronditur. Edi u pa në zonën e lavanderisë, duke fshirë lotët. Në një çast të ngarkuar emocionalisht, ai mori një laps që dyshohet të jetë laps grimi dhe shkroi një mesazh prekës për Dolcen:
    “Më mungon shumë. Pritëm jashtë”.
    Ndërkohë që banorët presin informacion nga produksioni, publiku po ndjek me vëmendje dinamiken e re të krijuar nga mungesa e Dolces dhe gjendja emocionale e Edit.
    Tani pritet që në ditët në vijim loja të marrë një tjetër ritëm, teksa Dolce shfaqet në Itali dhe Edi përpiqet të përballojë boshllëkun që ajo la pas.

  • “Kemi kthyer sytë te një Nëntor i Tretë…”/ Sot Dita e Pavarësisë, Albin Kurti mesazh urimi: Ditë gëzimi e feste

    “Kemi kthyer sytë te një Nëntor i Tretë…”/ Sot Dita e Pavarësisë, Albin Kurti mesazh urimi: Ditë gëzimi e feste

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar qytetarët shqiptarë kudo që ndodhen me një mesazh për Ditën e Flamurit, duke rikujtuar rolin që data 28 Nëntor ka pasur ndër shekuj në formësimin e kombit shqiptar.
    Në urimin e tij, Kurti theksoi se pak kombe në botë e kanë fatin të lidhur kaq ngushtë me një datë, sa shqiptarët me 28 Nëntorin. Ai e përshkroi këtë datë si një “aksident historik” të vitit 1443, i cili, i përsëritur në momente kyçe të historisë kombëtare, është shndërruar në një simbol të shenjtë të kalendarit shqiptar.
    Kurti kujtoi ngritjen e flamurit të Kastriotëve në Kalanë e Krujës më 1443, një akt që shënoi fillimin e rrugëtimit historik të shqiptarëve drejt lirisë. Ai riktheu vëmendjen edhe te 28 Nëntori i vitit 1912, kur flamuri u ngrit sërish në Vlorë, duke shpallur pavarësinë e Shqipërisë dhe duke realizuar pjesërisht vizionin e Sami Frashërit për një Shqipëri të bashkuar dhe të pakopëtueshme.

  • Lëvizje për t’i marrë PD-në Berishës? Salianji reagon LIVE: Demokratët janë të uritur…

    Lëvizje për t’i marrë PD-në Berishës? Salianji reagon LIVE: Demokratët janë të uritur…

    Teksa i ftuar në ‘Opinion’ ishte’ kreu i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi, ka ardhur një ndëhyrje e pazakontë nga Ervin Salianji.
    Salianji reagoi duke i dërguar edhe mesazh moderatorit të emisionit.
    “Nuk besoj se të gjithën e sqaroj dot me një mesazh, Do vij tek ju dhe do flas. Takimet unë i bëj përherë, se në politikë vota përcakton hierarkinë dhe peshën e çdo mekanizëm tjetër hileqar, që nuk rri dot. PD ka nevojë për ripërtëritje dhe vlerësim të meritës. Këto i kam thënë në studion tuaj dhe kudo. Fakti që takimi i individëve më të votuar bën lajm, tregon urinë e qytetarëve dhe demokratëve, për vlerësim dhe analizë reale që kemi ne. Unë dëgjoj çdo demokrat, jo më demokratë, që të gjithë ne që ishim në një kafe, kemi mbledhur më shumë se 200 mijë vota për PD-në. Ju kam sjellë edhe një foto”, shkruan në mesazh Salianji.
    Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi u shpreh se Salianji dhe eksponentët e tjerë të Partisë Demokratike kanë pirë thjesht kafe e se nga ajo mbledhje nuk ka asgjë serioze.

  • Papa Leo XIV viziton Ankaranë, mesazhe uniteti dhe paqeje

    Papa Leo XIV viziton Ankaranë, mesazhe uniteti dhe paqeje

    Papa Leo XIV ka mbërritur sot në Ankara, në udhëtimin e tij të parë ndërkombëtar që nga dita kur filloi detyrën si Papë.
    Kjo vizitë, që përfshin Turqinë dhe Libanin, shënon një moment të rëndësishëm të misionit të tij si udhëheqës i Kishës Katolike.
    Aeroplani Airbus A320neo i ITA Airways, me të cilin udhëtonte Ati i Shenjtë, u nis nga aeroporti i Fiumicino-s në orën 07:58. Papa Leone XIV pritet të rikthehet në Romë pasditen e së martës, më 2 dhjetor.

    Mesazhi i Papës: “Të ecim së bashku drejt paqes”
    Gjatë përshëndetjes drejtuar gazetarëve në bordin e avionit, Papa Leone theksoi domosdoshmërinë e një mesazhi global harmonie.
    “Është e rëndësishme të transmetojmë një mesazh të vërtetë dhe harmonie, për të cilin bota ka nevojë,” u shpreh ai.
    Duke kujtuar 1700-vjetorin e Koncilit të Nikesë, ai theksoi se kjo vizitë ishte një dëshirë e tij e veçantë.
    “Ky udhëtim është një thirrje për unitet mes të krishterëve, por është edhe një mesazh për mbarë botën. Prania ime në Turqi dhe Liban është një ftesë për paqe, një thirrje për të ecur së bashku drejt unitetit dhe harmonisë.”
    Ai i ftoi të gjithë njerëzit “të ndihen vëllezër e motra, përtej çdo dallimi apo feje”.
    Papa nisi fjalën e tij me një urim të veçantë për gazetetarët, duke kujtuar edhe Ditën e Falënderimeve që shënohej sot.
    “Faleminderit për shërbimin që i jepni Vatikanit, Selisë së Shenjtë dhe botës.”
    Mesazhi i Presidentit Mattarella
    Presidenti italian Sergio Mattarella i dërgoi Papës një mesazh urimi me rastin e vizitës së tij në Turqi dhe Liban, duke theksuar rëndësinë e pranisë së Papës në rajone ku bashkëjetesa fetare ka qenë historikisht themelore.
    “Harmonia ndërfetare dhe pluralizmi kulturor kanë qenë themele të qytetërimeve të Mesdheut. Uroj që kjo vizitë të forcojë arsyet e unitetit dhe vëllazërisë njerëzore.”

  • Vijon rrëfimi i gazetarit për “non-gratën” nga Greqia, Artan Hoxha: Më kanë kontaktuar dhe ofruar favore. Mesazh për të mbyllur gojën…

    Vijon rrëfimi i gazetarit për “non-gratën” nga Greqia, Artan Hoxha: Më kanë kontaktuar dhe ofruar favore. Mesazh për të mbyllur gojën…

    Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në studion e Neës24 ka folur për shpalljen e tij non-grata nga shteti helen, duke theksuar se sipas tij ky veprim është një mesazh për të censuruar njerëzit në Shqipëri që dalin kundër interesave greke. 
    Hoxha u shpreh se njerëz pranë Fredi Belerit janë përpjekur ta kontaktojnë, duke i ofruar edhe favore. 
    Sipas tij, shpallja non-grata nga Greqia është një mesazh për çdo gazetar dhe media në Shqipëri, për të mos cenuar interesat greke. 
    “Në Shqipëri kam pasur edhe procese gjyqësore me Fredi Belerin, njerëz të afër të tij kanë tentuar të kontaktojnë, madje më kanë ofruar edhe favore. Unë thjesht kam bërë analizë, duke u ndalur te ngjarja e Peshkëpisë, rastin kur Beleri u dënua për dhunimin e simboleve tona kombëtare, më pas rishfaqja e tij sërish 
    Polici i tretë nga ata më pyeti për këto ngjarje, ti ke qenë që i ke bërë këto më tha dhe unë po i argumentoja çfarë ka ndodhur. 
    Që një vend anëtar i BE të ketë këtë sjellje është e pashpjegueshme por kjo më shërben që të dëshmoj edhe atyre që bëja debat në rastin e Belerit, për të treguar se Greqia nuk është aq demokratike sa e bëni ju. Të merr atje dhe të vendos edhe kryqin në pasaportë dhe të kthen pas pa shpjegime. Ata shënuan atje ky person është i padëshiruar në territorin grek dhe përbën rrezik për rendin dhe sigurinë për marrëdhëniet ndërkombëtare të Greqisë. 
    Ka dy rrugë që mund të ndiqen, ose në rrugë shtetërore përmes ministrisë ose ambasadës, ose në rrugë gjyqësore, por kemi të bëjmë me një vendim administrativ. Është si non grata e SHBA-ve që i vuri Berishës, nuk zgjidhet me rrugë gjyqësore. Autoritetet greke kanë treguar se nuk u bëhet vonë për këto shkelje që bën qeveria e tyre. Marin Mema ka 13 vite non grata nga Greqia dhe nuk e ka zgjidhur. 
    Kam kontaktuar ministrinë e jashtme dhe qeverinë tonë dhe kam treguar shkresat. Më ka marrë në telefon ministrja dhe kam folur me të. Ajo më tha se ka ngritur një grup pune për të parë se çfarë mund të bëhet për këtë rast. Gjithsesi unë e kisha detyrim ta informoja. Autoritetet tona e kanë detyrë të merren me këto raste. Unë mendova se ndoshta kam një çështje penale në Greqi, por isha i sigurt që kjo nuk ka ndodhur kurrë. 
    Ky është një mesazh që u jepet gazetarëve dhe mediave në Shqipëri që nuk mund të cenojnë dot interesat greke në Shqipëri apo pjesëtarë që mbështesin edhe interesa ekstremiste që kërkojnë edhe ndryshimin e tërësisë territoriale të Shqipërisë. Fredi Beleri dilte në takime me flamurin e Vorio Epirit. Komuniteti grek në Shqipëri ka një histori në Shqipëri, ka edhe personalitete të njohura dhe duket çudi që përfaqësohen nga personazhe të tilla, por Fredi Beleri vjen nga një strukturë e fuqishme nga Greqia. Ka miqësi me kryeministrin Mitsotakis, me deputetë dhe forca politike të organizuara në Greqi dhe mbrapa tij është një grup shumë i fuqishëm. Beleri është vetëm maja e ajsbergut. 
    Kur kam bërë betejën vitin e kaluar, më shumë kam sulmuar qeverinë tonë se përse e lejoi të ndoshta rasti i Belerit para zgjedhjeve. Beleri ka djegur simbolet shqiptare dhe është lejuar të kandidojë”. 
     
     
     
     
     

  • Bonusi për të moshuarit/ Rama me mesazh të fortë: 1.7 miliardë euro për pensionet

    Bonusi për të moshuarit/ Rama me mesazh të fortë: 1.7 miliardë euro për pensionet

    Kryeministri Edi Rama reagoi pas qëndrimit të misionit të FMN kundër paqes fiskale.

    Ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkoi qeverisë shqiptare të bëjë kujdes me këtë nismë, për kryeministrin Rama ky është një hap me rëndësi për sipërmarrjen.
    Në një dëgjesë me banorët e Njësisë numër 2 për buxhetin e vitit 2026, Rama adresoi sërish mesazhe të forta ndaj gjyqtarëve, që kanë lejuar ndërtimet pa leje në kryeqytet.
    “Duhet të jesh o injorant, ose i korruptuar, që tua mohosh komuniteteve të drejtën që të kenë hapësirat e tyre…Duhet të marrin përgjigje në gjyq…”, tha Rama ndër të tjera.
    Duke u ndalur sërish te rritja e pagave e pensioneve, që do të nisë nga janari i 2026-ës, Rama zbuloi dhe kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit.
    Gjatë takimit me qytetarët nuk munguan dhe batutat, teksa kryeministri lexoi disa komente në rrjetet sociale.

  • LaCivita i “gris” xhepat PD-së, Flamur Noka mesazh deputetëve: Paguani 100 euro, na duhen për partinë

    LaCivita i “gris” xhepat PD-së, Flamur Noka mesazh deputetëve: Paguani 100 euro, na duhen për partinë

    Partia Demokratike përveç krizës së brendshme lidhur me lidershipin dhe humbjet e njëpasnjëshme në zgjedhje, duket se po përballet edhe me krizë financiare. Në një mesazh të brendshëm që Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, u ka dërguar deputetëve të grupit parlamentar demokrat, që të japin një kontribut mujor financiar për partinë.
    Sipas burimeve të siguruar nga “Gazeta Tema”, Noka kishte kërkuar fillimisht që shuma të dorëzohej “cash” në sekretarinë e tij, por kjo mënyrë është kundërshtuar nga një pjesë e deputetëve që kanë ngritur dyshime mbi mënyrën e administrimit të fondeve. Pas kësaj, është vendosur hapja e një llogarie bankare zyrtare në emër të Partisë Demokratike, ku çdo deputet duhet të derdhë 100 euro (10 mijë lekë të reja) në muaj si “kuotizacion” për mbështetjen e partisë. “Sipas vendimit nr. 81 të Kryesisë, të gjithë deputetët e PDSH duhet të japin kuotizacionin mujor me vlerë 10,000 lekë të reja në muaj në llogarinë e dedikuar vetëm për këtë qëllim, detajet e së cilës janë (të dhënat e Bankës, etj.)”, thuhet në mesazhin e Nokës drejtuar deputetëve të PD-së.
    Duke pasur parasysh shumat e mëdha të parave që PD-ja ka paguar për Chris LaCivitan dhe lobimet e Berishës në Uashington, ‘falimentimi’ ishte thjeshtë çështje kohe.

  • Të hënën protestë, Berisha mesazh për strukturat: Pas Lali Erit, është radha e…

    Të hënën protestë, Berisha mesazh për strukturat: Pas Lali Erit, është radha e…

    Pasi lajmëroi 17 nëntorin si ditën kur do nisin protestat e lajmëruara, Sali Berisha i është drejtuar me një mesazh strukturave.

    Protesta do të zhvillohet në orën 18:00, ndërsa Berisha thotë në mesazhin e tij:
    “Të dashur miq:  Pas Lali Erit është radha e Lubi Ballukut dhe Ramaduros që të përfundojnë në qeli. Është detyra jonë që ta shpëtojmë Shqipërinë. Që Parlamentin ta kthejmë te njerëzit. Protestë, E hënë dt. 17 Nëntor, Ora 18.00”.
    Berisha tha më herët se protesta do të nisë Tiranë me platformën para Kryeministrisë, dhe më pas ka skenarin për protesta kombëtare.

    Top Channel

  • Gattuso dhe Buffon injorojnë kërkesën e Arsenalit dhe kanë një mesazh të prerë për futbollistët e Italisë

    Gattuso dhe Buffon injorojnë kërkesën e Arsenalit dhe kanë një mesazh të prerë për futbollistët e Italisë

    Italia ka dhe dy ndeshje kualifikuese në grupin e saj, transferta në Moldavi dhe më pas ndeshja e fundit në shtëpi ndaj kryesuesëve të Norvegjisë. Vendi i parë duket shumë i vështirë për t’u arritur nga “axurrët”, ndaj rruga e tyre drejt Botërorit do të shkojë nga play-off.
    Trajneri i Italisë dhe ndihmësi e tij, Gennaro Gattuso dhe Gianluigi Buffon, u kanë kërkuar lojtarëve t’i japin përparësi ekipit kombëtar dhe kualifikimit në Kupën e Botës edhe nëse nuk janë plotësisht në formë.
    Këtu i referohen rastit të Riccardo Calafiori-t, i cili iu bashkua “Axurrëve” pavarësisht një problemi me ijën dhe kërkesës së Arsenalit për të qëndruar pushim dhe për të mos u grumbulluar për këto dy ndeshje.
    Sipas raportimit në fjalë, Buffon dhe Gattuso u kanë dërguar një “mesazh të qartë” lojtarëve, duke u kërkuar atyre t’ua “bëjnë të qartë klubeve të tyre se përparësia e tyre është të shkojnë në Amerikë”, verën e ardhshme.
    Dyshja shpjegoi se, kur ishin futbollistë, drejtorët e klubeve si Luciano Moggi dhe Adriano Galliani, shpesh i shtynin lojtarët të pushonin gjatë pushimeve ndërkombëtare, por kërkesat e tyre injoroheshin pasi refuzimi i një thirrjeje në ekipin kombëtar ishte i paimagjinueshëm në atë kohë.

  • Zgjedhjet e pjesshme/ Koka: Mesazh për forcat politike

    Zgjedhjet e pjesshme/ Koka: Mesazh për forcat politike

    Gazetari Bledian Koka ka folur për zgjedhjet e pjesshme dhe për humbjen e thellë të kandidatëve të pavarur.
    Gazetari theksoi se ky ishte një mesazh për të gjitha forcat politike se se kur bëhet fjalë për garë politike kandidati nuk duhet të jetë apolitik.
    “Nuk bën lajm asnjë çudi. Do të duhet të diskutojmë nëse ka nevojë për një ligj mbi pjesëmarrjen, nëse duhet të quhet e ligjshme, në këtë proces zgjedhor u pa nga ana e opozitës njëfarë qasje, dhe qytetarët e patën mundësinë. Ndërkohë që në Vlorë votohej, qyteti përmbytej dhe nuk pashë njeri të nxitonte të votonte. I dhanë mesazh të gjitha forcave politike se kur bëhet fjalë për garë politike kandidati nuk duhet të jetë apolitik”, tha Koka.