Tag: mërtiri

  • “Njollë turpi për PD-në”, Mërtiri për shkatërrimin e opozitës:Ata që i shkuan pas Berishës, zgjodhën interesin personal

    “Njollë turpi për PD-në”, Mërtiri për shkatërrimin e opozitës:Ata që i shkuan pas Berishës, zgjodhën interesin personal

    Analisti Ergys Mërtiri thotë se PD ishte humbja e opozitës ajo që i dha më shumë mandate Edi Ramës. I ftuar në një studio televizive, analisti, duke komentuar rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve, e cilësoi si krim faktin që Berisha  pranoi kodin elektoral, me qëllim që të pengonte partitë e reja që të maksimalizonin votën.

    “Pavarësisht se Rama e ka thelluar rezultatin e tij, mendoj që qytetarët kanë qenë pa alternativë dhe kjo është problemi. Më shumë sesa Rama i ka fituar këto zgjedhje, opozita i ka humbur. Opozita që ka humbur në logjikën e zgjedhjeve. Pra nuk është Rama ai që ka fituar por është opozita ajo që ka humbur dhe humbja e opozitës i ka dhënë shumë mandate Ramës. Përveç kësaj opozita ka bërë një veprim të tmerrshëm, krim elektoral duke pranuar një kod zgjedhor që pengonte partitë e reja për të maksimalizuar votën dhe linte në skenë Ramën dhe Berishën. Por kur Rama është shumë herë më i fortë se Berisha dhe ky më i dobët se Rama dhe skena eliminon të tjerët kjo i jep fuqi shtesë Ramës. Me përqindje Rama s’ka marrë më shumë se 55 përqind por me mënyrën sesi shpërndahen mandatet në skemën elektorale të këtij kodi, Rama merr mandate shtesë për shkak të skemës.”, tha Mërtiri.
    Ai thotë se Berisha nuk e ka luftën me Ramën por me partitë e reja pasi dëshiron që të ruajë “ekskluzivitetin” e opozitës. Në këtë mënyrë, tha analisti, Berisha synon që të mbrohet edhe nga SPAK. Por, siç u shpreh analistim në fakt këto zgjedhje e ekspozuan atë si një njeri të dobët me të cilin drejtësia mund të merret rehat.
    “Krim i berishës. Duke qenë se nuk kishte luftë me Ramën, lufta e Berishës ka qenë ndaj partive të reja për të mos lejuar një pol të tretë opozitar. Berisha donte që të ishte vetë, të kishte ekskluzivitein e opozitës dhe pranoi një kod që fuqizon më shumë Ramën vetëm për të mos lejuar të tjerët që të maksimalizojnë votat. Kjo bëri që ai të kthehet dhe t‘i japë Ramës një shumicë të tillë që e kthen atë në mbret. Berisha  s’e ka më problemin me politikën por me SPAK. Duke mbajtur ekskluzivitetin e opozitës, do të mbrohet ngha SPAK dhe do përpiqet të akuzojë SPA se po Lulfton opozitën. Me idenë se SPAK s’do ta sulmojë se është lider i opozitës. Në fakt këto zgjedhje nuk e legjitimuan por e kanë ekspozuar si një njeri të dobët me të cilin drejtësia mund të merret rehat.”, shtoi Mërtiri.

    I pyetur nëse PD do ta njohë procesin zgjedhor, analisti u shpreh se nuk ka mundësi tjetër. Sipas tij, përtej retorikës së ashpër, Berisha do të duhet të shkojë në parlament.
    “Berisha nuk ka shanse që të mos e njohë procesin. Ky proces ka pasur probleme plot me blerjen e votës, por Berisha do të shkojë në parlament se sbën dhe në një farë mënyre është miratim i procesit. Nuk ka më rëndësi se çfarë thotë sepse do të detyrohet të shkojë në parlament sepse jashtë tij do të jetë vulnerabël dhe i goditshëm nga çdo veprim i drejtësisë. Berisha është në situatë mat, s’ka nga lëviz. Opozita me papjekuri dhe papërgjegjshmëri të thellë shkoi drejt axhendës së një njeriu që ishte në hall personal. Dhe nga ky hall personal donte të përdorte gjithë opozitën dhe politikën për interesin e vet personal, megjithëse e përdori nuk besoj se do t’ja dalë. “, shtoi Mërtiri.
    Sipas Mërtirit, zgjidhja e vetme që ka opozita është largimi i Berishës.
    “Zgjidhja e vetme që ka opozita është Berisha. Sfida që kishte dhe tani ka më shumë është Berisha opozita kishte shansin e artë të reformohej për herë të parë e ta largonte Berishën. Për herë të parë ishte shansi që të reformohej PD, me figura dhe mentalitet tjetër. Të gjitha këto i zeroi se shkoi pas një plaku non grata, i korruptuar dhe që nuk heq dot nga pushteti për interesa të veta. Tashmë PD janë të njollosur të gjithë, të gjithë ata që i vajtën pas kanë njollën e turpit të papërgjegjshmërisë që treguan. Ata e dinin se nuk mund të fitonin dot por zgjodhën të mbrojnë interesat e tyre personale në kampin e Berishës dhe për hir të të pasurit emrin në listën e kandidatëve për deputetë le të mbajnë Berishën. Zgjodhën të humbin përballë Ramës vetëm për të qenë në parlament, si Berisha për të mos pasur opozitë tjetër alternative. Opozita ka bërë vetëvrasje se nuk pranon që të ndajë pushtet.”, u shpreh mes të tjerash analisti.
    A do të largohet Berisha nga PD? Mërtiri thotë se Berisha kur s’e ka bërë 12 vite më parë apo kur u shpall non grata, s’do ta bëjë. Kjo sepse, siç u shpreh ai, ai qëndron në politikë për hallet me drejtësinë.
    “Berisha nuk largohet, pse nëse largohet do të vendosë një person të vetin pranë. Po të ishte për t’u larguar duhej të ishte larguar me kohë, Berisha për t’u larguar është 12 vjet vonë. Atëherë kur bëri sikur u largua, duhet të ikte nga ekrani dhe të pensionohej në politikë. Berisha ndenji si deputet, dilte çdo ditë në tv, dublonte rolin e kryetarit, përpiqej ta drejtonte me dhunë nga pas apo me dëshirën e Bashës dhe prodhoi një parti me dy timonë. Vjen një moment që e mori timonin për vetë e çoi në humnerë. Po të kishte ikur, të paktën  do kishte ikur kur u shpall non grata. Është i detyruar të rrijë në politikë jo për ambicie politike por për hall. Halli politik është i qartë te SPAK, non grata dhe fakti që është i dënuar, damkosur nga politika ndërkombëtare por edhe me dosje penale mbi familjen e tij dhe grupin e interesit që qëndrojnë pas tij.”, tha Mërtiri.
    Duke u ndalur te rezultati i deritanishëm i partive të reja, Mërtiri tha se treguan papjekuri. Duhej që të bashkoheshin për të siguruar disa mandate, dhe për të krijuar një pol të tretë. Sipas tij, nëse do të kishin dalë në një listë të përbashkët, do të prodhonin të paktën 10 mandate më shumë.
    “Vetëm votat që kanë marrë do të prodhonin 10 mandate më shumë. Nëse kanë 5, do të kishin 15, një start i mirë për t’u bërë faktor në politikë. Por bënë një gjë më të keqe, sulmuan njëri-tjetrin”, tha Mërtiri.

  • Berisha në krahë me LaCivita, Mërtiri: Në kushtet që është kreu i PD, nuk ka PR që i bën derman!

    Berisha në krahë me LaCivita, Mërtiri: Në kushtet që është kreu i PD, nuk ka PR që i bën derman!

    Analisti Ergys Mërtiri komentoi fushatën elektorale që po ndjek Partia Socialiste dhe ajo Demokratike për garën e 11 majit. Në një lidhje me Edicionin Qendror të Lajmeve të orës 19:00 në Televizionin Kombëtar Vizion Plus të moderuar nga Roland Zili, Mërtiri tha se “Shqipëria 2030” Ramës po i  shërben në propagandën që kërkon të ketë në zgjedhje.
    Ai gjithashtu nënvizoi se kjo është një përpjekje e sforcuar e Ramës për ta paraqitur veten si një forcë politike europiane.
    Sa i përket fushatës së PD-së, Mërtiri theksoi se Kris LaCivita nuk ka sjellë asnjë risi, duke shtuar se kur imazhi është përtokë, nuk ka çfarë të të bëjë një PR.
    Intervista e plotë:
    PS e nis fushatën e saj të shtunën në orën 12:00 në sheshin Skënderbej, duke patur në qendër flamurin europian dhe premtimin e madh të anëtarësimit në vitin 2030. Sa e goditur është kjo zgjedhje?
    Mërtiri: Simbolikë që sigurisht ka efektin mediatik në fushatë, por është një simbolikë që nuk i shkon. Është një përpjekje e sforcuar e Ramës për ta paraqitur veten si një forcë politike europiane. Asnjë forcë në Evropë nuk ka llogari, le të themi, si kjo qeverisje, ku pjesa më e afërt dhe bashkëpunuese që ka Rama është sot në burg. Të pretendosh se Rama është ai që po e çon Shqipërinë drejt Evropës, është një gënjeshtër që nuk e beson askush. Për fushatë ka vlerë. Kjo i shërben propagandës që kërkon të ketë në këto zgjedhje.
    Edi Rama ka bërë edhe disa premtime konkrete, rritjen e pagës minimale në 500 euro apo asaj mesatare, si dhe mbështetje për drejtësinë. Sa mund të ndikojë kjo tek votuesit?
    Mërtiri: Nuk besoj se ndikojnë. Jemi mësuar të dëgjojmë politikanë që premtojnë dhe nuk i mbajnë premtimet. Rama, para një viti, pa qenë fare në zgjedhje, premtoi që do të rriste rrogat, dhe nuk i rriti në nivelet që tha. Po ashtu edhe për pensionet, bëri rritje me shuma qesharake. Nuk besoj se do të ketë ndonjë efekt shumë të madh. Njerëzit janë mësuar me premtime elektorale dhe nuk besoj se vota shkon në bazë të premtimeve.
    PD vjen këtë herë me një fushatë të drejtuar nga Kris LaCivita. Çfarë pritet, sipas jush, të sjellë prania e tij me modelin amerikan? A funksionon ai në terrenin shqiptar?
    Mërtiri: Nuk besoj se LaCivita do të sjellë ndonjë gjë. Një PR i mirë i duhet çdo partie, kjo është e padiskutueshme. Por unë nuk mendoj se PD ka vuajtur ndonjëherë për PR. Edhe në 2021 ka pasur një PR shumë të mirë, por nuk i fitoi zgjedhjet. Nuk fitohet vetëm me PR. Kur imazhi është përtokë, nuk ka çfarë të të bëjë një PR. Në kushtet që është Berisha, nuk besoj që ka PR që i bën derman. LaCivita ka ardhur për një nevojë politike. Berisha po e përdor si instrument politik për të gënjyer ata që mund të gënjehen, duke thënë që Amerika është me ne, sepse këshilltari i Trump është me mua. Prapë nuk është se po ndodh ndonjë gjë. Kemi parë të njëjtën gjë, s’ka asgjë ndryshe. Nuk duket fare ku është dora e LaCivita. Kështu që unë mendoj se LaCivita është paguar vetëm për këtë gjë, edhe do vijë vetëm për një ditë dhe do largohet.

  • “Fushata e Ramës me premtime të paqëndrueshme”,Mërtiri: LaCivita nuk do sjellë ndryshime për PD-në, kur imazhi është..

    “Fushata e Ramës me premtime të paqëndrueshme”,Mërtiri: LaCivita nuk do sjellë ndryshime për PD-në, kur imazhi është..

    Analisti Ergys Mërtiri komentoi fushatën elektorale që po ndjek Partia Socialiste dhe ajo Demokratike për garën e 11 majit.
     
    Në një lidhje  direkte për një emision televiziv  Mërtiri tha se “Shqipëria 2030” Ramës po i  shërben në propagandën që kërkon të ketë në zgjedhje.
    Ai gjithashtu nënvizoi se kjo është një përpjekje e sforcuar e Ramës për ta paraqitur veten si një forcë politike europiane.
    Sa i përket fushatës së PD-së, Mërtiri theksoi se Kris LaCivita nuk ka sjellë asnjë risi, duke shtuar se kur imazhi është përtokë, nuk ka çfarë të të bëjë një PR.
    Intervista e plotë:
    PS e nis fushatën e saj të shtunën në orën 12:00 në sheshin Skënderbej, duke patur në qendër flamurin europian dhe premtimin e madh të anëtarësimit në vitin 2030. Sa e goditur është kjo zgjedhje?
    Mërtiri: Simbolikë që sigurisht ka efektin mediatik në fushatë, por është një simbolikë që nuk i shkon. Është një përpjekje e sforcuar e Ramës për ta paraqitur veten si një forcë politike europiane. Asnjë forcë në Evropë nuk ka llogari, le të themi, si kjo qeverisje, ku pjesa më e afërt dhe bashkëpunuese që ka Rama është sot në burg. Të pretendosh se Rama është ai që po e çon Shqipërinë drejt Evropës, është një gënjeshtër që nuk e beson askush. Për fushatë ka vlerë. Kjo i shërben propagandës që kërkon të ketë në këto zgjedhje.
    Edi Rama ka bërë edhe disa premtime konkrete, rritjen e pagës minimale në 500 euro apo asaj mesatare, si dhe mbështetje për drejtësinë. Sa mund të ndikojë kjo tek votuesit?
    Mërtiri: Nuk besoj se ndikojnë. Jemi mësuar të dëgjojmë politikanë që premtojnë dhe nuk i mbajnë premtimet. Rama, para një viti, pa qenë fare në zgjedhje, premtoi që do të rriste rrogat, dhe nuk i rriti në nivelet që tha. Po ashtu edhe për pensionet, bëri rritje me shuma qesharake. Nuk besoj se do të ketë ndonjë efekt shumë të madh. Njerëzit janë mësuar me premtime elektorale dhe nuk besoj se vota shkon në bazë të premtimeve.
    PD vjen këtë herë me një fushatë të drejtuar nga Kris LaCivita. Çfarë pritet, sipas jush, të sjellë prania e tij me modelin amerikan? A funksionon ai në terrenin shqiptar?
    Mërtiri: Nuk besoj se LaCivita do të sjellë ndonjë gjë. Një PR i mirë i duhet çdo partie, kjo është e padiskutueshme. Por unë nuk mendoj se PD ka vuajtur ndonjëherë për PR. Edhe në 2021 ka pasur një PR shumë të mirë, por nuk i fitoi zgjedhjet. Nuk fitohet vetëm me PR. Kur imazhi është përtokë, nuk ka çfarë të të bëjë një PR. Në kushtet që është Berisha, nuk besoj që ka PR që i bën derman. LaCivita ka ardhur për një nevojë politike. Berisha po e përdor si instrument politik për të gënjyer ata që mund të gënjehen, duke thënë që Amerika është me ne, sepse këshilltari i Trump është me mua. Prapë nuk është se po ndodh ndonjë gjë. Kemi parë të njëjtën gjë, s’ka asgjë ndryshe. Nuk duket fare ku është dora e LaCivita. Kështu që unë mendoj se LaCivita është paguar vetëm për këtë gjë, edhe do vijë vetëm për një ditë dhe do largohet.

  • “Ethet” e 11 majit, Berisha në krahë me LaCivita, Mërtiri: Në kushtet që është kreu i PD, nuk ka PR që i bën derman!

    “Ethet” e 11 majit, Berisha në krahë me LaCivita, Mërtiri: Në kushtet që është kreu i PD, nuk ka PR që i bën derman!

    Analisti Ergys Mërtiri komentoi fushatën elektorale që po ndjek Partia Socialiste dhe ajo Demokratike për garën e 11 majit.
    Në një lidhje me Edicionin Qendror të Lajmeve të orës 19:00 në Televizionin Kombëtar Vizion Plus të moderuar nga Roland Zili, Mërtiri tha se “Shqipëria 2030” Ramës po i  shërben në propagandën që kërkon të ketë në zgjedhje.
    Ai gjithashtu nënvizoi se kjo është një përpjekje e sforcuar e Ramës për ta paraqitur veten si një forcë politike europiane.

    Sa i përket fushatës së PD-së, Mërtiri theksoi se Kris LaCivita nuk ka sjellë asnjë risi, duke shtuar se kur imazhi është përtokë, nuk ka çfarë të të bëjë një PR.
    Intervista e plotë:
    PS e nis fushatën e saj të shtunën në orën 12:00 në sheshin Skënderbej, duke patur në qendër flamurin europian dhe premtimin e madh të anëtarësimit në vitin 2030. Sa e goditur është kjo zgjedhje?
    Mërtiri: Simbolikë që sigurisht ka efektin mediatik në fushatë, por është një simbolikë që nuk i shkon. Është një përpjekje e sforcuar e Ramës për ta paraqitur veten si një forcë politike europiane. Asnjë forcë në Evropë nuk ka llogari, le të themi, si kjo qeverisje, ku pjesa më e afërt dhe bashkëpunuese që ka Rama është sot në burg. Të pretendosh se Rama është ai që po e çon Shqipërinë drejt Evropës, është një gënjeshtër që nuk e beson askush. Për fushatë ka vlerë. Kjo i shërben propagandës që kërkon të ketë në këto zgjedhje.
    Edi Rama ka bërë edhe disa premtime konkrete, rritjen e pagës minimale në 500 euro apo asaj mesatare, si dhe mbështetje për drejtësinë. Sa mund të ndikojë kjo tek votuesit?
    Mërtiri: Nuk besoj se ndikojnë. Jemi mësuar të dëgjojmë politikanë që premtojnë dhe nuk i mbajnë premtimet. Rama, para një viti, pa qenë fare në zgjedhje, premtoi që do të rriste rrogat, dhe nuk i rriti në nivelet që tha. Po ashtu edhe për pensionet, bëri rritje me shuma qesharake. Nuk besoj se do të ketë ndonjë efekt shumë të madh. Njerëzit janë mësuar me premtime elektorale dhe nuk besoj se vota shkon në bazë të premtimeve.
    PD vjen këtë herë me një fushatë të drejtuar nga Kris LaCivita. Çfarë pritet, sipas jush, të sjellë prania e tij me modelin amerikan? A funksionon ai në terrenin shqiptar?
    Mërtiri: Nuk besoj se LaCivita do të sjellë ndonjë gjë. Një PR i mirë i duhet çdo partie, kjo është e padiskutueshme. Por unë nuk mendoj se PD ka vuajtur ndonjëherë për PR. Edhe në 2021 ka pasur një PR shumë të mirë, por nuk i fitoi zgjedhjet. Nuk fitohet vetëm me PR. Kur imazhi është përtokë, nuk ka çfarë të të bëjë një PR. Në kushtet që është Berisha, nuk besoj që ka PR që i bën derman. LaCivita ka ardhur për një nevojë politike. Berisha po e përdor si instrument politik për të gënjyer ata që mund të gënjehen, duke thënë që Amerika është me ne, sepse këshilltari i Trump është me mua. Prapë nuk është se po ndodh ndonjë gjë. Kemi parë të njëjtën gjë, s’ka asgjë ndryshe. Nuk duket fare ku është dora e LaCivita. Kështu që unë mendoj se LaCivita është paguar vetëm për këtë gjë, edhe do vijë vetëm për një ditë dhe do largohet.
    /vizionplus.tv

  • 6.5 milionë euro asete të sekuestruara gjatë 2024/ Mërtiri: Krimi është perfeksionuar, puna e SPAK nuk është e lehtë

    6.5 milionë euro asete të sekuestruara gjatë 2024/ Mërtiri: Krimi është perfeksionuar, puna e SPAK nuk është e lehtë

    Analisti Ergys Mërtiri u shpreh për ‘Real Story’ se nuk ka një mpirje të punës së SPAK dhe se nuk është e lehtë për ta t’u shkelësh në kallo njerëzve të krimit. Sipas tij, krimi është perfeksionuar dhe se ka rrjete ndërkombëtare të krimit deri në Kolumbi.
    “Nuk ka pasur mpirje të SPAK. Kur vjen presioni nga të dyja palët, gjithçka është në presion të SPAK. Dumani i ka marrë në mbrojtje fëmijër, nuk është e lehtë t’u shkelësh në kallo njerëzve të krimit.
    Sot grupet kriminale, dikur vitet 2005 ajo vala e arrestimeve të Berishës ata ishin më shumë sjellje rrugacërore sesa mafioze. Sot kemi rrjet ndërkombëtar të krimit të organizuar deri në Kolumbi, bëjnë atentate spektakolare. Krimi është perfeksionuar. Ata kanë cuar në gjykatë Berishën, ia kanë kopsitur dosjen.”

  • ‘Pozita dhe opozita janë kundër SPAK’, Mërtiri: Në alarm për shkak të një institucioni që kërcënon me burg

    ‘Pozita dhe opozita janë kundër SPAK’, Mërtiri: Në alarm për shkak të një institucioni që kërcënon me burg

    Analisti politik Ergys Mërtiri ka deklaruar se institucionet shtetërore kanë një nivel të ulët bashkëpunimi me Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sipas tij, policia është institucioni më pak bashkëpunues, duke përmendur raste ku urdhër-arrestet e SPAK-ut nuk janë ekzekutuar.
    “Institucionet kanë një problem serioz me SPAK, veçanërisht policia, e cila nuk po vepron siç duhet. Kemi parë raste kur urdhër-arreste janë nxjerrë, por nuk janë ekzekutuar, gjë që tregon mungesë vullneti,” tha Mërtiri.
    Lidhur me pozicionimin e partive politike, Mërtiri theksoi se si pozita, ashtu edhe opozita janë në të njëjtën linjë kundër SPAK-ut, pasi ndihen të kërcënuara nga një institucion që po lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar.
    “Këto tregojnë që pozita dhe opozita janë në të njëjtën gjatësi vale dhe janë kundër SPAK-ut. Janë në alarm për shkak të një institucioni që kërcënon me burg,” shtoi ai.
    Sipas Mërtirit, zgjedhjet e ardhshme janë pa një alternativë të qartë, pasi partitë kryesore janë të fokusuara në mbrojtjen e sistemit ekzistues. Ai sugjeroi se alternativa e vërtetë është një opsion pro-SPAK, që mbështet fuqizimin e institucioneve të drejtësisë në luftën kundër korrupsionit.