Analisti Ergys Mërtiri në një intervistë u shpreh se problemi kryesor i Partisë Demokratike është vetë Sali Berisha. Gjatë intervistës, tha se e sheh si pozitive lëvizjen e Ervin Salianji, duke theksuar se në këtë mënyrë po i shpëton dinjitetin partisë.“Është një betejë që shumë mirë që e ka nisur qoftë edhe për të shpëtuar dinjitetin e një partie që nuk del njeri dhe të thotë jemi në disfatë. Nuk e kërkon askush. Askush nuk ka kurajë të thotë gjënë më elementare, që Berisha duhet të iki. Kryetari është më i dështuari në botë, dhe nuk del asnjeri të thotë që ka dështuar. Dhe mendoj që Salianji me këtë po i shpëton dinjitetin asaj partie. Edhe pse deri tani s’ka parë asnjëri që të thotë ne duam të largojmë Berishën, nuk e kanë kurajën. Deri tani ata kanë pasur kurajë për të thënë që Berisha ka bërë gabime. Mendoj që duhen mbështetur dhe shtyrë që ta krijojnë këtë kurajën. Ato që janë pas Berishës e kuptojnë që ai duhet të ikë”, tha Mërtiri.
Tag: mërtiri
-

“Berisha në alarm”, Mërtiri: Po tenton të shuajë lëvizjen e Salianjit që në embrion! Sula: Politikan që s’jeton dot pa konflikt
Analisti Ergys Mërtiri tha se Sali Berisha ka aktivizuar të gjithë njerëzit pranë tij për të sulmuar “lëvizjen” e Ervin Salianjit.
I ftuar në “Real Story”, Mërtiri theksoi se Sali Berisha ndodhet në alarm dhe po përpiqet të shuajë me çdo mjet lëvizjet paralele në PD.
“Po të shohësh se çfarë po bën Berisha tashmë? Berisha i ka turrur të gjithë njerëzit të sulmojnë Salianjin dhe lëvizjet e tij. Po të shohësh në rrjetet sociale, njerëzit që punojmë për Berishën, janë afër tij po sulmojnë lëvizjen e Salianjit.
Nga ana tjetër po miklon njerëzit që ishin në kafen me Salianjin për t’i joshur.
Vëtë Berisha e kupton se fati i tij politik varet nga një lëvizje kundër tij brenda PD dhe përpiqet që me çdo mjet që ta shuajë atë që në embrion.
Berisha është sot në alert, ai tenton t’i mbyllë gojën e kujdo që flet, sepse hapet precedenti”, tha ai.
Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula, u shpreh se Sali Berisha është një politikan, i cili nuk jeton dot pa konflikt.
“Sali Berisha është një politikan, që nuk prodhon politikë dot pa konflikt. Jeton në politikë në saj të konfliktit”, tha ai. -

“Lëvizja e Salianjit, për t’i shpëtuar dinjitetin partisë”/ Mërtiri: Berisha i dështuar, askush s’ka kurajë të kërkojë largimin e tij
Analisti Ergys Mërtiri në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u shpreh se problemi kryesor i Partisë Demokratike është vetë Sali Berisha.
Gjatë intervistës, tha se e sheh si pozitive lëvizjen e Ervin Salianji, duke theksuar se në këtë mënyrë po i shpëton dinjitetin partisë.
“Është një betejë që shumë mirë që e ka nisur qoftë edhe për të shpëtuar dinjitetin e një partie që nuk del njeri dhe të thotë jemi në disfatë. Nuk e kërkon askush. Askush nuk ka kurajë të thotë gjënë më elementare, që Berisha duhet të iki. Kryetari është më i dështuari në botë, dhe nuk del asnjeri të thotë që ka dështuar. Dhe mendoj që Salianji me këtë po i shpëton dinjitetin asaj partie. Edhe pse deri tani s’ka parë asnjëri që të thotë ne duam të largojmë Berishën, nuk e kanë kurajën. Deri tani ata kanë pasur kurajë për të thënë që Berisha ka bërë gabime. Mendoj që duhen mbështetur dhe shtyrë që ta krijojnë këtë kurajën. Ato që janë pas Berishës e kuptojnë që ai duhet të ikë”, tha Mërtiri. -

“Berisha nuk është i paaftë, por është i konsumuar dhe i pavotueshëm”
Analisti Ergys Mërtiri ka dhënë një vlerësim për situatën aktuale politike, duke e konsideruar opozitën e drejtuar nga Sali Berisha si pengesën kryesore për një alternativë reale ndaj Edi Ramës.
“Berisha nuk është i paaftë, por është i konsumuar dhe i pavotueshëm. Është non grata, është hetuar, është akuzuar; njerëzit e kanë larguar me 1 milion vota. Çdo lider tjetër do kishte më shumë shanse përballë Edi Ramës, por me Berishën në krye nuk prodhohet as shpresë, as entuziazëm,” ka thënë Mërtiri.
Sipas tij, opozita aktuale nuk ka mbështetje popullore reale: “Kanë kaluar muaj nga 11 maji dhe nuk kanë bërë asnjë protestë të madhe. Nëse do kishin popullin pas, do e thërrisnin në shesh dhe do e rrëzonin Ramën. Madje edhe Lulzim Basha bënte protesta çdo dy javë me 40–50 mijë njerëz dhe nuk e rrëzoi dot. Këta pretendojnë ta rrëzojnë me 200 veta!”
Mërtiri e ka cilësuar si “gënjeshtër qesharake” pretendimin se protestat e opozitës çuan në hetimin e Erion Veliajt dhe ka akuzuar PD-në se po ushqen me “lugë bosh” militantët, duke mos realizuar revolucionin që premtoi Berisha.
“Në zgjedhjet e fundit PD humbi mbi 200 mijë vota të djathta; diferenca me PS-në ishte gati 300 mijë. Shumica e atyre që votuan PD e bënë jo për Berishën, por sepse nuk duan Ramën,” ka shtuar analisti në News24. -

“Qytetarët e braktisën protestën e thirrur nga Sali Berisha”/ A po shkon PD drejt shuarjes, ja si përgjigjet analisti
Analisti Ergys Mërtiri, ka komentuar dështimin e protestës së fundit të Partisë Demokratike dhe situatën brenda opozitës, duke u shprehur se qytetarët nuk po i përgjigjen më thirrjeve të lidershipit aktual.
Sipas tij, rrëzimi i një qeverie nuk arrihet me militantë, por me qytetarë që ndjejnë realisht nevojën për ndryshim.
I ftuar në një studio televizive, Mërtiri theksoi se hetimi për ngjarjen e 21 janarit është një ndër arsyet që Berisha po tenton të përdorë protestat si presion politik. Në fund, Mërtiri nënvizoi se opozita aktuale nuk po arrin të frymëzojë qytetarët.
“Rrëzimi i qeverisë bëhet duke bllokuar sheshet jo më aq militantë. Qytetarët e braktisën protestën e PD. Shqiptarët nuk e duan këtë opozitë. Pse bëjnë protestë kur e dinë se njerëzit nuk u shkojnë.
Berisha duhet të japë llogari për humbjen në 11 maj, dhe e dyta, duhet të japë llogari për çështjet që janë ngritur ndaj tij. Hetimi i 21 janarit, shkak për protestat. SPAK po vendos Berishën në një sillet të madh. Kjo opozitë nuk ngjall as shpresë”, theksoi ai. -

“Berisha është pengesa kryesore e opozitës”, analisti godet PD-në:Po ushqeni militantët me lugë bosh, s’ka revolucion..
Analisti Ergys Mërtiri, i ftuar në një emision televiziv, ka dhënë një vlerësim për situatën aktuale politike, duke e konsideruar opozitën e drejtuar nga Sali Berisha si pengesën kryesore për një alternativë reale ndaj Edi Ramës.
“Berisha nuk është i paaftë, por është i konsumuar dhe i pavotueshëm. Është non grata, është hetuar, është akuzuar; njerëzit e kanë larguar me 1 milion vota. Çdo lider tjetër do kishte më shumë shanse përballë Edi Ramës, por me Berishën në krye nuk prodhohet as shpresë, as entuziazëm,” ka thënë Mërtiri.
Sipas tij, opozita aktuale nuk ka mbështetje popullore reale: “Kanë kaluar muaj nga 11 maji dhe nuk kanë bërë asnjë protestë të madhe. Nëse do kishin popullin pas, do e thërrisnin në shesh dhe do e rrëzonin Ramën. Madje edhe Lulzim Basha bënte protesta çdo dy javë me 40–50 mijë njerëz dhe nuk e rrëzoi dot. Këta pretendojnë ta rrëzojnë me 200 veta?”
Mërtiri e ka cilësuar si “gënjeshtër qesharake” pretendimin se protestat e opozitës çuan në hetimin e Erion Veliajt dhe ka akuzuar PD-në se po ushqen me “lugë bosh” militantët, duke mos realizuar revolucionin që premtoi Berisha.
“Në zgjedhjet e fundit PD humbi mbi 200 mijë vota të djathta; diferenca me PS-në ishte gati 300 mijë. Shumica e atyre që votuan PD e bënë jo për Berishën, por sepse nuk duan Ramën,” ka shtuar analisti.
Në fund, analisti ka vlerësuar punën e SPAK-ut, sidomos hetimin ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku: “SPAK po bën gjëra të mrekullueshme duke hetuar njeriun më të fuqishëm pas Ramës. Balluku është perandori, ka ushtarë dhe gjeneralë pas vetes. Kjo tregon se SPAK po ecën me hapa të matur, por të sigurt.” -

Demokratët janë të mërzitur me PD/ Mërtiri debat ‘kokë më kokë’ me Salianjin
Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji polemizoi me analistin Ergys Mërtiri për mitingun e PD-së poshtë zyrës së kryeministrit Rama.
Ndërsa Salianji u shpreh i pakënaqur me mitingun e PD-së, duke theksuar se duhej revoltë, Mërtiri e pyeti se çfarë e pengon opozitën për të protestuar kundër qeverisë.
Biseda
Salianji: Nuk ka patur mobilizim për këtë protestë.
Mërtiri: Pse nuk organizohen, pse përtojnë? Ju thoni që këtu po bëhet nami.
Salianji: Pse ju kujtoni që këtu nuk bëhet nami. Qëndrojnë ato që thashë unë.
Mërtiri: Qëndrojnë.
Salianji: Ne duhet të bëjmë masivizim.
Mërtiri: Po pse nuk e bën?
Salianji: Argumenti qëndron që Shqipëria është në këto kushte. Si do ta delegjitimojmë qeverinë? Ne duhet të bëjmë gjithçka për masivitet. Dy rrugë ka për ta rrëzuar qeverinë, ose me protesta ose me votë. Ne nuk duhet të fshihemi pas gishtit, protestën e sotme, platformën e sotme dhe zgjedhjet e pjesshme në disa bashki.
Demokratët janë të mërzitur me ne, me apatinë në PD. Shqiptarët janë të mërzitur.
Mërtiri: Kolegët e tu ia vënë fajin gjithkujt veç vetes.
Salianji: Duhet t’u themi shqiptarëve, edhe mendimin ndryshe. Duhet të merremi me korrupsionin.
Rakipi: Me këto akte korruptive duhet të ishin mbushur rrugët.
Salianji: Duhet të mbushen rrugët vetë, pa opozitën.
Rakipi: D.m.th. të mbushim ne rrugët.
Salianji: Opozita s’ka gjë në dorë. Po vidhen paratë e qytetarëve. -

“Opozita nuk bën protesta madhështore, është e dështuar”, Mërtiri: Berisha, të ishte thirrur shumë kohë më parë për 21 Janarin
Analisti Ergys Mërtiri u shpreh se Sali Berisha duhet të ishte thirrur në SPAK për çështjen e 21 janarit shumë kohë më parë.
Në një lidhje të drejtëpërdrejtë me edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizon Plus, me moderator Roland Zilin, Mërtiri tha se fakti që Berisha nesër do të dëshmojë për 21 janarin, tregon se për herë të parë kemi një drejtësi që po punon, po funksionon dhe po korrigjon problemet e një drejtësie të mëparshme.
Sa i përket protestës së PD ditën e hënë, analisti nënvizoi se opozita nuk bën dot protesta kombëtare të mëdha dhe atëherë improvizon protesta të vogla në shkallët e Kryeministrisë.
Sipas Mërtirit, opozita është e dështuar dhe se Berisha duhet të japë dorëheqjen.
INTERVISTA E PLOTË:
Berisha nesër me shumë gjasa do të jetë në SPAK për të dhënë shpjegime mbi 21 Janarin. Nga pikëpamja politike, çfarë shënon kjo për zotin Berisha?
Mërtiri: Shënon fillimin e një procesi i cili duhet të kishte qenë më parë, duhet të ishte zgjidhur vite më parë. Tregon se për herë të parë kemi një drejtësi e cila po punon, po funksionon dhe po korrigjon problemet e një drejtësie të mëparshme, ku ti mund të bëje gjithçka, të vrisje njerëz, dhe në sytë e të gjithë publikut, para kamerave në boulevard. Madje, të prisje serverat, të fshije provat, të mos i bindeshe Prokurorisë, të akuzoheshin dhe palët e tjera, e të tjera, dhe asgjë. Tani, për herë të parë, kemi fillimin e procesit i cili shpresoj të shkojë deri në fund, për të parë gjithçka lidhur me një të vërtetë vërtet të trishtë dhe të hidhur për realitetin e këtyre 35 viteve.A mund ta komplikojë kjo situatën e zotit Berisha, si brenda Partisë Demokratike, ashtu edhe gjithë spektrit opozitar në varësi nga hetimet, duke pasur parasysh se për 21 Janarin ka dëshmuar dhe zoti Basha, i cili mund të themi që është një armik politik i zotit Berisha?
Mërtiri: Unë nuk besoj se zoti Basha do të dëshmojë diçka kundër zotit Berisha. Të paktën, nuk besoj që ai ka qenë në dijeni, ose në qoftë se ka qenë, nuk besoj që ai do të dalë të konfliktohet me zotin Berisha tashmë kur nuk ka më atë interes politik sepse ka dalë nga politika. Megjithatë, nuk e di, kjo është çështje e SPAK-ut, çështje hetimore. Në qoftë se ai ka informacione për të cilat mban përgjegjësi dhe duhet t’i thotë, ai patjetër që duhet t’i thotë. Megjithatë, çështja sigurisht që komplikohet për zotin Berisha, sepse sa më shumë hetime të ketë, aq më e vështirë bëhet për të. Aq më tepër tashmë kur kemi një hetim i cili vjen nga një gjykatë si ajo e Strasburgut, e cila ka thënë tekstualisht që 21 Janari është një krim shtetëror dhe duhet të hetohet si i tillë. Pra, në një farë mënyre, ky hetim ka dhe një vulë ndërkombëtare, një certifikim ndërkombëtar, që ka rëndësi dhe nevojë për të hetuar.
Ndërkohë, në krahun tjetër Partia Demokratike ka vendosur të rinisë stinën e protestave, por kësaj radhe ndryshe, duke zhvilluar një foltore përpara Kryeministrisë, një parlament paralel. Si ju duket kjo zgjedhje që ka bërë opozita për protesta të kësaj radhe?
Mërtiri: Po, opozita duket që është në një ankth për të shpikur diçka, për të bërë opozitë në kushtet kur nuk ka opozitë dhe nuk ka betejë me Ramën. Në një farë mënyre, kujtojmë që kjo është një reminiscencë e vitit të kaluar, kur opozita prapë për çështje komisionesh nuk hynte në Parlament dhe bënte atë që quhej mosbindje civile. Tashmë është një term që është “Parlament në rrugë”. Këto bëhen sepse opozita nuk bën dot protesta në bulevard, protesta madhështore siç ajo pretendon ose ka premtuar se do t’i bëjë. Pra, ajo nuk bën dot protesta kombëtare të mëdha dhe atëherë improvizon protesta të vogla në shkallët e Kryeministrisë, për të improvizuar dhe për të maskuar mungesën e opozitarizmit të vërtetë.
Do të ketë sukses sipas teje?
Mërtiri: Unë mendoj që jo, sepse nuk mund të kesh sukses kur nuk ke as mundësi ligjore, as vota, as mbështetje, as njerëz nëpër mitingje që të vijnë. Opozita është e dështuar. Pra, është e destinuar t’i bëjë varr vetes në përpjekje për të maskuar paaftësinë e saj për të qenë në opozitë.
Ka pasur disa zëra shumë minorë, duhet thënë, por gjithsesi ekzistojnë brenda Partisë Demokratike, të cilët në një farë mënyre kanë kërkuar që të zbatohet statuti, analiza e humbjes në zgjedhje dy herë radhazi.Pra, duhet bërë një analizë, dikush duhet të mbajë përgjegjësi politike për këtë çështje.
A mendoni se diçka po lëviz brenda PD-së, apo janë thjesht fragmentare këto zëra?
Mërtiri: Unë nuk shoh që ka zëra realisht që të kërkojnë zbatimin e statutit. Nëse do të ishte zbatuar statuti, sot Berisha nuk duhet të ishte në krye të Partisë Demokratike, sepse statuti thotë që në momentin që humb zgjedhjet, ikën automatikisht. Zërat të cilët kërkojnë largimin e Berishës, në një farë mënyre kërkojnë që ai të largohet pas zgjedhjeve rutinore për kryetar partie, që janë zgjedhjet mbas katër vitesh, pra çdo katër vite. Partia Demokratike nuk ka zëra kundër, dhe ky është problemi i vërtetë. Problemi i vërtetë i Partisë Demokratike është me logjikën, e cila thotë se Berisha duhet të largohet. në një kohë kur çdokush jashtë Partisë Demokratike kërkon që Berisha të largohet dhe Partia Demokratike të rinovohet, por askush brenda Partisë Demokratike nuk e thotë këtë. Të kundërtën thonë të gjithë, thonë që Berisha duhet të qëndrojë. Përgjegjësia qëndron tek gjithkush, përveç Berishës. Kjo tregon që problemi i Partisë Demokratike është me arsyen, dhe prandaj ajo është e pikëtuar edhe me protesta të tilla në bulevard, parlamente bulevardeske, apo ku di unë, luftëra komisionesh, sepse realisht ajo nuk prodhon dot një fytyrë të re opozitare e cila mund të prodhojë shpresë dhe mund të shërbejë si katalizator për popullin opozitar që të vihet kundër Ramës.
/vizionplus.tv -

‘Rama, kreu i sipërmarrjes së inceneratorëve’, Berisha: Zoto e Mërtiri prestanome, mbulojnë pronarin
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një deklaratë për mediat nga selia blu ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe tha se ai qëndron pas kompanisë se inceneratorëve “Integrated Energy BV SPV”.
Berisha tha se Zoto dhe Mërtiri janë prestanome.
“Ka pasur gjtihnjë debate se kush qëndron prapa sipërmarrjes Integrated Energy. Kemi paralajmëruar se Zoto dhe Mërtiri janë thjesht shpifat për të mbuluar pronarët e vërtetë të kësaj sipërmarrje. As shpenzimit në total të 400 milionë euro dhe dështimit absolut të “Integrated Energy BV SPV”, pas mungesës totale të djegësit për tiranën, pas mosfunskionimit të llamarinave të instaluara në Fier dhe Elbasan kjo ndërmarrje është e paprekshme. Ndërmarrja është Rama me të tjerë. Zoto dhe Mërtiri janë thjesht prestanome“, tha Berisha. -

“PD-ja po shkon drejt absurdit”, Mërtiri: ‘21 janari’ përcakton fatin politik të Berishës
Analisti Ergys Mërtiri ka komentuar situatën aktuale politike në vend, duke vlerësuar se tensionet politike janë të përqendruara brenda Partisë Demokratike dhe jo jashtë saj. Sipas Mërtirit, opozita ka humbur orientimin politik dhe është kthyer në një forcë që i shërben më shumë liderit se sa publikut. Ai theksoi se Sali Berisha po e përdor PD-në si një mjet mbrojtjeje ndaj drejtësisë dhe se brenda partisë nuk ekziston më asnjë zë kundërshtie.
Mërtiri shtoi gjithashtu se “21 Janari” mbetet një çështje me ndikim të drejtpërdrejtë në fatin politik të Berishës, ndërsa akuzoi këtë të fundit se ka zhytur opozitën në krizë për të ruajtur interesat e veta personale. “Jashtë PD nuk ka asnjë tensioni. Kemi dy forca që njëra nuk bie dot nga pushteti dhe një tjetër nuk vjen dot në pushtet. Protestat, janë shenja për të mbuluar kriza të brendshme. Opozita është forcë që e ka humbur rrugën. Në PD unë nuk pres që të ketë ndryshim, pasi të gjithë njerëzit në atë parti rreshtohen në krah të Berishës, pafytyrësisht. Të gjitha kanë hall se si duken në sytë e Berisha, se sa si duken në sytë e publikut. Më shumë se sa duhet t’i shërbejnë publikut, i shërbejnë liderit. “21 Janari”, lidhet me fatin politik të Berishës. “21 Janari” do të ketë ndikim nëse ai shpallet fajtor. Berisha është i fuqishëm për të shantazhuar dhe për të kërcënuar drejtësinë. Ai është i shqetësuar për “21 Janarin”, “Partizanin” dhe çdo dosje që është hapur kundër tij. Unë mendoj se vetë Berisha pasi u shpall “non grata”, ai u rikthye dhe bëri çmos që ta marrë partinë vetëm që të mbrohej nga gjykata.
Nuk kishte se ta bënte gjithë këtë, e ka zhytur opozitën, e ka përdorur si një instrument për t’u mbrojtur nga drejtësia. Berisha nuk po bën asgjë për ta shëndoshur PD-në, por përkundrazi po e kthen atë parti në një minorancë. Po e përdor partinë si gardh mbrojtës nga gjykata. Berisha pengon çdo zë kundërshtar në PD, nuk lë as mizën të pipëtijë dhe udhëheq drejt asgjëje. Kjo parti po shkon drejt absurdit dhe po normalizon absurdin brenda saj, dhe kjo vetëm për të mbrojtur vdekjen politike të Berishës”, tha Mërtiri dje në një media.
