Tag: merret

  • “Ta lemë Ramën të merret me zhaba e bretkosa”, Berisha nga Baldushku kërkon votën për 11 majin: Kam besim te ju! Njishi, numër hyjnor

    “Ta lemë Ramën të merret me zhaba e bretkosa”, Berisha nga Baldushku kërkon votën për 11 majin: Kam besim te ju! Njishi, numër hyjnor

    Gjatë një takimi që pati këtë pasdite me disa nga banorët e Baldushkut, ku u prezantoi atyre programin e PD për bujqësinë, Sali Berisha u kërkoi votën për zgjedhjet e 11 majit.

    Berisha tha se kundërshtari i tij Edi Rama ‘merret me zhaba’ në mënyrë që të shpërqendrojë vëmendjen nga programi.
    “Ta lemë atë të merret me bretkosa, me zhaba se ai mendon se kështu bëhet interesant dhe i bëjnë njerëzit të harrojmë se çfarë detyrime ka qeveria ndaj tyre. E ka qëllim këtë, nuk takon më asnjë gazetar, i shpik ato që nxjerr aty që e pyesin, dhe përpiqet të largojë vëmendjen nga programi.
    Unë kam besim te ju se në 11 maj do votoni njishin, njishi është numri i diellit, po thuajse hyjnor, kështu që duke votuar njishin votoni, ndryshimin e madh”, tha Berisha.
     

    Top Channel

  • Zgjedhjet e 11 majit/ “Njishi, numër hyjnor”, Berisha kërkon votën në Baldushk: a lemë Ramën të merret me zhaba e bretkosa

    Zgjedhjet e 11 majit/ “Njishi, numër hyjnor”, Berisha kërkon votën në Baldushk: a lemë Ramën të merret me zhaba e bretkosa

    Gjatë një takimi që pati këtë pasdite me disa nga banorët e Baldushkut, ku u prezantoi atyre programin e PD për bujqësinë, Sali Berisha u kërkoi votën për zgjedhjet e 11 majit.
    Berisha tha se kundërshtari i tij Edi Rama ‘merret me zhaba’ në mënyrë që të shpërqendrojë vëmendjen nga programi.
    “Ta lemë atë të merret me bretkosa, me zhaba se ai mendon se kështu bëhet interesant dhe i bëjnë njerëzit të harrojmë se çfarë detyrime ka qeveria ndaj tyre. E ka qëllim këtë, nuk takon më asnjë gazetar, i shpik ato që nxjerr aty që e pyesin, dhe përpiqet të largojë vëmendjen nga programi.
    Unë kam besim te ju se në 11 maj do votoni njishin, njishi është numri i diellit, po thuajse hyjnor, kështu që duke votuar njishin votoni, ndryshimin e madh”, tha Berisha.

  • Merret peng një person në Lezhë

    Merret peng një person në Lezhë

    Një telefonatë në Policinë e Lezhës ka ngritur alarmin. Dyshohet se pas një konflikti të ndodhur para ambienteve të një lokali në Lezhë, është marrë forcërisht shtetasi Ded Gjoka. Nga hetimet e para ka rezultuar se Ded Gjoka është me precedent penal.
    Pas kësaj, shtetasit janë larguar me automjet. Raportohet se personat e përfshirë në ngjarje janë identifikuar nga autoritetet.
    Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe po vijon operacioni për kapjen e tyre.
    Lexo edhe:
    U rrëmbye nga 3 persona në Lezhë, lihet i lirë 35-vjeçari. Identifikohen autorët

  • Konflikt në Lezhë, merret peng një person pranë një karburanti

    Konflikt në Lezhë, merret peng një person pranë një karburanti

    Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në autostradën Lezhë-Tiranë.
    Sipas informacioneve paraprake, disa persona që mbërritën me një automjet në një biznes përgjatë autostradës kanë marrë me forcë një person dhe janë larguar menjëherë.
    Autoritetet janë vënë në lëvizje për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët.

  • Të rriturit kanë nevojë për këto vitamina

    Të rriturit kanë nevojë për këto vitamina

    Vitaminat janë thelbësore për mirëfunksionimin e trupit dhe për mbështetje të shëndetit në çdo fazë të jetës. Për të rriturit, është e rëndësishme të merret një mori të vitaminave dhe mineraleve që ndihmojnë në ruajtjen e energjisë, shëndetit të kockave, sistemit kardiovaskular dhe funksionimit të trurit.

    Vitaminat B, si B6 dhe B12, janë jetike për metabolizmin dhe funksionin e trurit. Ato mund të merren nga ushqimet si mishi, vezët dhe produktet e qumështit. Vitamina C mbetet e rëndësishme për forcimin e sistemit imunitar dhe sintezën e kolagjenit, dhe mund të merret nga agrumet dhe specat.

    Vitamina D dhe kalciumi janë të domosdoshme për ruajtjen e shëndetit të kockave dhe parandalimin e osteoporozës, dhe mund të merren nga produktet e qumështit dhe ekspozimi në diell. Magnezi ndihmon në mbajtjen e presionit të gjakut dhe funksionin e muskujve, dhe mund të merret nga arrat dhe drithërat.

    Acidet yndyrore omega-3 janë të nevojshme për shëndetin e zemrës dhe trurit dhe mund të merren nga peshqit dhe farat e lirit. Ndërsa vitamina B12 është e rëndësishme për funksionin nervor dhe mund të kërkojë suplementim me kalimin e moshës.

    Në përgjithësi, një dietë e pasur dhe e larmishme është çelësi për të mbajtur trupin dhe mendjen të shëndetshme gjatë gjithë jetës. Syri.net-iefimerida 

     

  • Drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça merret zyrtarisht i pandehur

    Drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça merret zyrtarisht i pandehur

    ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.NIPT: M32126006Q

  • Shtrydhësja e Kamzës dhe Aleksi

    Shtrydhësja e Kamzës dhe Aleksi

    Nga Skënder Minxhozi/

     

    Si fillim i duhet kërkuar ndjesë familjes së Aleks Nikës dhe dëshmorëve të tjerë të 21 janarit 2011, që në titullin e shkrimit është krijuar një paralelizëm banal. Ja që puna ka ardhur që t’i drejtohemi edhe figurave letrare provokuese e cinike, me qëllim që të duket edhe më i qartë absurdi që vijon të rrethojë prej 14 vitesh zbardhjen e vrasjeve më tronditëse me sfond politik të të gjithë tranzicionit shqiptar.

    Një dosje e re e bujshme hetimi ka zënë ekranet e mediave dhe rrjetin social. Akuza për abuzime me fondet në Universitetin Bujqësor kanë çuar në arrestime dhe masa të tjera shtrënguese për stafin më të lartë të institucionit. Siç është në “traditën” më të shëmtuar të dekonspirimit të gjithçkaje që ligji e konsideron sekret hetimor, ekranet kanë nisur të zbardhin korrupsionin e stafeve teknike apo edhe pedagogëve të përfshirë në një aferë të shëmtuar fryrjeje tarifash e trukesh të tjera abuzive.

    Lista e gjatë e inventareve të fryra në disa tendera ka nxjerrë në pah blerje me çmime joreale të gjithfarë objekteve. Ndër to një shtrydhëse frutash që figuron e blerë rreth 600 euro, ka bërë tashmë xhiron e mediave. Është gjetur simboli perfekt i vjedhjes dhe abuzimit. Shumë e drejtë dhe krejt logjike. Një shtrydhëse s’mund të kushtojë sa një frigorifer dhe ai apo ata që e kanë fryrë artificialisht çmimin duhet të shkojnë atje ku e kanë vendin.

    Megjithatë në rastin e këtyre hetimeve mbi tendera me enë guzhine brenda apo edhe hetimeve të tjera që flasin për diploma shkolle të falsifikuara apo hedhje në gjyq pse ke shkarkuar një drejtor ujësjellësi – pra në të gjitha këto raste, seç të krijohet një ndjesi e keqe teksa e vështron punën e drejtësisë së re si një proces që duhej të sillte shpresë mbi të gjitha. Të merrej me drama e tragjedi, e jo me enë guzhine. Të merret me vrasjet, para se të merret me vjedhje dollapësh.

    Sepse pastaj na shkon natyrshëm mendja dhe gjuha tek ai paralelizmi i kreut të shkrimit, mes një shtrydhëseje frutash në Kamëz dhe katër shqiptarëve të mirë që prej 14 vitesh presin në heshtje drejtësi nga bota tjetër.

    Aleksi, Ziveri, Hekurani e Faiku, të katër dëshmorë të Atdheut “me letra” e jo me retorikë studiosh televizive, nuk e meritojnë këtë heshtje nga drejtësia e pas vitit 2016. Në vitin e gjashtë të aktivitetit të SPAK është skandaloze që gjendet edhe çmimi i trukuar i një shtrydhëseje frutash në një cep dollapi e guzhine në një universitet në periferi të Tiranës, e jo autorët e vrasjeve në mes të bulevardit, në sytë e gjithë opinionit publik dhe të dhjetra gazetarëve, kamerave e dëshmitarëve okularë.

    Është skandaloze sesi drejtësia e sotme “e posaçme” e ka normalizuar heshtjen dhe indiferencën mbi këtë tragjedi të ndodhur në këmbët e qeverisë shqiptare, por ama nuk harron të merret me diplomat fallco, shtrydhëset e frutave dhe drejtorë ujësjellësash të shkarkuar. Tashmë u mbushën vite që kjo drejtësi s’ka më asnjë alibi për mosveprimin e saj, pikërisht në çeshtjet më të nxehta si Gërdeci e 21 janari. Aq sa të krijohet idea se Spak i konsideron këto dy dosje si dy tabu të cilat i ka lënë mënjanë e s’do as t’i prekë e as t’i zgjidhë. Jo rastësisht e dërgoi dosjen në Prokurorinë e Tiranës, prej nga e mori vetëm me urdhër të Gjykatës së Lartë!

    21 janari dhe Gërdeci janë prova e zjarrit e drejtësisë së re. Pa zgjidhur ato është e pamundur të pranohet se SPAK, GJKKO e hallkat e tjera të kësaj drejtësie janë rritur dhe meritojnë respektin e shqiptarëve. Sepse kur shteti vret e nuk dënohet, demokracia mbetet e mangët dhe drejtësia iluzive. Aleksi e të tjerët vazhdojnë të presin. Mbaroni me shtrydhëset e frutave dhe ktheni sytë edhe nga ata.