Kryeministri Edi Rama, në një takim me mjekët e QSUT ku prezantoi ministen e re të Shëndetësisë, Evis Sala, komentoi edhe “Diellën”.
Kreu i qeverisë u shpreh se e gjithë bota po merret me ministren jo-njeri, duke shtuar se e ka bërë vendin më tërheqës.
Madje shtoi Rama, “kam çdo ditë pa asnjë ekzagjërim 3-4-5 kërkesa për intervista nga Evropa dhe jashtë për të shpjeguar këtë fenomen, është krijuar interes”.
“Ne nuk duhet të vendosim limit në ambicien tonë. Tërheqja ndaj Shqipërisë është edhe më e madhe, madje është rritur ditët e fundit, sepse pavarësisht se çfarë thuhet këtu, gjithë bota merret me ministren tonë jo njeri, por kjo në thelb e bën tërheqës vendin si një vend që ka arritur të ketë një ministër jo njeri dhe ku ambicia është e madhe, ku hapja ndaj teknologjisë është e plotë.
Ashtu sikundër kam çdo ditë pa asnjë ekzagjërim 3-4-5 kërkesa për intervista nga Evropa dhe jashtë për të shpjeguar këtë fenomen, është krijuar interes. Ka impaktin e vet në imazhin e vendit”, tha Rama.
Tag: merret
-

Rama: Gjithë bota po merret me ministren tonë Diella, kam çdo ditë kërkesa për intervista nga jashtë…
-

Merret vendimi zyrtar, Serbi-Shqipëri zhvendoset nga Beogradi
Tani është zyrtare. Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, takim ky i vlefshëm për kualifikueset e botërorit nuk do luhet në Beograd.
UEFA ka bërë me dije se sfida do të luhet në në “Gradski stadion Dubočica” në Leskovac me 11 tetor.Zhvendosja nga Beogradi bëhet me synimin për të shmangur problemet dhe trazirat, në një përballje që shpeshherë i ka kaluar kufijtë e futbollit. Si Serbia, ashtu edhe Shqipëria, janë në garë për një vend në Botëror.
© BalkanWeb -

Merret vendimi zyrtar, Serbi-Shqipëri zhvendoset nga Beogradi. Ja ku do të luhet ndeshja
Tani është zyrtare. Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, takim ky i vlefshëm për kualifikueset e botërorit nuk do luhet në Beograd.
UEFA ka bërë me dije se sfida do të luhet në në “Gradski stadion Dubočica” në Leskovac me 11 tetor.
Zhvendosja nga Beogradi bëhet me synimin për të shmangur problemet dhe trazirat, në një përballje që shpeshherë i ka kaluar kufijtë e futbollit. Si Serbia, ashtu edhe Shqipëria, janë në garë për një vend në Botëror.
-

“S’ka garanci kundër korrupsionit”, Malaj paralajmëron: Diella rrezikon të merret peng
Për ish-ministrin Arben Malaj, inteligjenca artificiale nuk duhet absolutizuar, duke rikujtuar rastin e e-albania, e cila sipas tij u krijua me nxitim dhe pa mbrojtje kibernetike dhe për këtë arsye u hakerua.
Malaj tha se Diella rrezikon të merret peng dhe se nuk ka garanci që inteligjenca artificiale do të kontrollojë korrupsionin
“Ne e krijuam e-Albania me hapa të nxituara pa krijuar siguri kibernetike. Dolën agjentët e shërbimit sekret me emra e mbiemër e adresë. Pra rrezikon që Diella të merret peng. Këta sot do të hakerojnë sistemin. Mos ta bëjmë absolute. Të ndjekim direktivat e BE. Nuk ka garanci që inteligjenca artificiale do të kontrollojë korrupsionin. Ajo është një softëare që do e krijojë një njeri”, tha Malaj. -

Rama ndez motorët elektoralë me kabinetin e ri, Arur Nura: Opozita ngel pas me të shkuarën, ministria e inteligjencës..
Kryeministri i vendit Edi Rama prezantoi këtë të enjte kabinetin e ri qeveritar, duke sjellë ndryshime në përbërjen e tij, por dhe rikonfimime të emrave, që siç tha Rama kanë dëshmuar arritje dhe profesionalizëm.
Analisti politik Arur Nura, i ftuar në një emision televiziv, u shpreh se Rama është mjeshtër i surprizave politike.
Sipas tij, Rama ka qëndisur një kabinet qeveritar duke ndërthurur eksperiencat me risitë, siç ishte dhe krijimi i një ministrie me anë të inteligjencës artificiale dhe që do drejtohet nga “Diella”, krijesa digjitale, emri i së cilës njihet nga shqiptarët nga platforma e-Albania.
Ai theksoi se kjo dëshmoi se Rama po merret me vizion e të ardhmes, kurse opozitës i ka mbetur mbrapa ora politike dhe kjo panoramë duket qartësisht.
“Rama është mjeshtër i surprizave. Emërimi i ministrave vjen nga një eksperiencë 12-vjeçare. Rama një pjesë të fjalimit ia dedikoi sistemit të drejtësisë. Rama sot vendosi, që ka ndezur motorët elektoralë. Rama merret me të ardhmen, opozita merret me të shkuarën”, tha ai.
Ai komentoi dhe caktimin e ministrave në kabinet, mes tyre Belinda Ballukun, e cila u rikonfirmua nga Rama në të njëjtën pozitë.
“Balluku është pjesa e eksperiencës, është ajo që tha Rama. Unë besoj se Rama nuk do ta lë vetëm Albana Koçiun në Ministrinë e Brendshme. Rama nuk do ta lë vetëm. Ministria e Brendshme është një ministri me probleme. Këtë rast Rama po bën eksperiment për ta fituar bastin me zonjën Koçiu. Besfort Lamallari me integritet dhe aftësi.”, tha ai. -

“Po hapin lloj e lloj sëmundjesh”/ Qytetarët të shqetësuar: Shteti mos merret me çadrat, por të kontollojë ushqimet
“Nuk dimë se çfarë po hamë. Por, dimë që po hapin lloj e lloj sëmundjesh. Nuk po na ikin sëmundjet nga këto pisllëqet që hamë. Nuk kanë të përfunduar virozat”.
Domate me pesticide nga Berati dhe pjeshkë me përmbajtje të metaleve të rënda nga Divjaka… siguria ushqimore në vend është vënë sërish në pikëpyetje. Këtë herë “alerti” vjen nga Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina. Autoritetet e dy shteteve asgjësuan plot 9 ton me produkte ushqimore të importuara nga Shqipëria.
“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rasti i kaloi për ndjekje strukturave të Drejtorisë Rajonale të AKU Fier. U krye inspektim në operatorin eksportues, ku rezultoi se nuk ka gjendje të produktit në magazinat e tij. Subjekti disponon sistem gjurmueshmërie, ku u verifikua se produkti është dërguar i gjithi për eksport dhe nuk është shpërndarë në tregun vendas. Sasia prej 5562 kg pjeshkë janë dërguar drejt Kroacisë, ku dhe janë asgjësuar pas rezultatit të analizës laboratorike”, u shpreh AKU.
Megjithëse Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thotë se, të paktën asnjë prej domateve me përmbajtje të helmit që përdoret për të vrarë insektet “chlorfenapyr” nuk është hedhur në tregun vendas, qytetarët janë të shqetësuar.
“Shteti mos të merret me këto çadrat, por të merret me kontrollet e çmimeve dhe cilësisë. Ku ta kontrollojmë ne? Ne mundohemi të blejmë te këta që janë të fshatit”, thotë një qytetare.
“Është shumë shqetësuese. Nuk kemi mundësi të dimë nga vjen ushqimi, si është përgatitur apo sa është i kontrolluar. Ndihen shumë të pasigurt për shëndetin e familjes sonë dhe mezi presim që autoritetet të marrin masa konkrete”, shton një tjetër.
Një udhëtim mes shijes dhe pasigurisë, që tregon se pas çdo fruti të bukur, fshihet një pyetje e madhe: a është ky ushqim i sigurt për ne dhe familjet tona? Kësaj të fundit as tregtarët nuk dinë t’i japin përgjigje: “Ne përpiqemi të ofrojmë ushqime të sigurta, por është shumë e vështirë të kontrollosh çdo produkt që vjen nga furnizuesit. Shpesh marrim dokumentacionin e nevojshëm, por qytetarët nuk e shohin këtë dhe na fajësojnë pa e ditur situatën e plotë. Do të ishte shumë më mirë sikur autoritetet të bënin kontrolle më të shpeshta dhe transparente, në mënyrë që edhe ne, edhe konsumatorët të ndiheshim të sigurt”.
E teksa qytetarët ndihen të pasigurt, tregtarët përpiqen të shpjegojnë diferencat mes produkteve të fushës dhe atyre të serrës, ndërsa sëmundjet dhe pesticidet duket se bëjnë pjesë të përditshmërisë së tavolinës sonë.
“Domatja e fushës ka shije të veçantë dhe është shumë më e natyrshme, por nuk zgjat shumë dhe mund të ketë defekte natyrore. Domatja nga serra është më e bukur në pamje, më uniforme dhe zgjat më shumë në treg, por shpesh ka përdorim plehesh kimikë dhe nuk ka të njëjtën shije. Klientët shpesh nuk e dallojnë këtë diferencë dhe mendojnë se po blejnë diçka të njëjtë, por në fakt janë dy produkte shumë të ndryshme në cilësi dhe shije”, thekson tregtari.
Kjo është hera e disatë që produktet ushqimore shqiptare asgjësohen apo kthehen në pikat kufitare për shkak të përmbajtjes së lartë të pesticideve. Fundvitin e shkuar u bllokuan disa tonelata me mandarina dhe kastravecë për shkak të niveleve të larta të pesticideve. -

“Korrupsion i padënuar”, Balliu ngrit alarmin: Pse askush nuk merret me aferën e milionave të EkoParkut?
Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, vijon të jetë aktiv me denoncimet e tij ndaj fenomenit të korrupsionit në vendin e tonë. Së fundi Balliu bën pyetjen ku përfunduan 13 milionë eurot të EkoParkut.
Përmes një video në rrjetet sociale, Balliu ngre pyetjen se si ka mundësi që zhduken miliona euro dhe nuk hetohet askush në këtë aferë gjigante.
Denoncimi i Balliut:
Ku përfunduan 13 milionë euro të EkoParkut?
Si është e mundur që një aferë e tillë, ku janë zhdukur miliona euro nga taksat e qytetarëve, të mos hetohet? Pse drejtësia hesht? Pse nuk merret në pyetje firmëtari i kësaj afere, ai që ka vënë vulën mbi shpërdorimin e parave publike? -

Pse u tha familjarëve “po më arrestojnë”? Ish zv.drejtori i AKSHI-t pritet të merret sërish në pyetje
Daniel Shima pritet te merret serish ne pyetje ditën e sotme për të shpjeguar të gjithë itinerarin e ditës së djeshme dhe humbjen e kontakteve për 10 orë.
Ish-zv.drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Daniel Shima është kthyer gjatë natës në banesë pasi u denoncua i zhdukur nga familjarët.
Ai pretendon se ka qenë në jug të vendit ku ishte larguar pas një konflikti që kishte pasur me partneren e tij.
Familjarët bënë kallëzim në komisariatin nr.1 në Tiranë rreth orës 17:00 për humbjen e kontakteve më të.
AKSHI (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), është një institucion publik, që merret me zhvillimin dhe menaxhimin e sistemeve dixhitale shtetërore; shërbimet online për qytetarët dhe bizneset; sigurinë dhe integrimin e sistemeve të informacionit të administratës publike.
Shima ka qenë zv.drejtor për katër vite, teksa ka marrë pjesë në prokurimet publike që ky institucion ka bërë.
Pasi është larguar nga kjo detyrë një vit më parë, ai është marrë me biznes privat. 34-vjeçari është pyetur edhe në SPAK për tenderat e AKSHI. -

‘Hidhu përpjetë, vulën e PD do t’a marr”, Kokalari-Berishës: S’do lejoj që Shkëlzeni të emërojë kryetarin
Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila në 2021 iu bashkua Sali Berishës në turin e ‘Foltores’ dhe më pas në atë që u konsiderua si Rithemelimi i PD-së, ka reaguar sërish me një postim në rrjetet sociale ku i bën thirrje kreut demokrat të dorëzojë vulën dhe këtë parti. Kokalari shprehet se nuk do të lejojë që kreu i ardhshëm i PD-së të caktohet nga Shkëlzen Berisha, djali i ish-Kryeministrit, apo të kontrollohet prej tij.
“Berisha të hidhet përpjetë, me hir apo me pahir ajo vulë do ti merret, dhe ajo opozitë do Rithemelohet, me parimet bazë të konservatorizmit që vetë i solla nëpër foltore, dhe që ju klani, me patos i përdorët për të na hedhur hi syve të gjithëve. Në fakt, fjala ‘konservatizëm’ është futur në përdorim të gjërë në Shqipëri vetëm mbasi filluan foltoret, dhe në fillim talleshin duke j’u referuar si ‘konservë’. Ky ishte niveli i edukimit politikë mbas komunizmit”, shkruan Kokalari.
Madje aktivistja paralajmëron se me Berishën do të merren Departamentet e tjera në SHBA.
“Dosja nuk i shkoi Trumpit që të merret me Berishën, se Berisha nuk i intereson askujt këtu tek ne, sigurisht përveç atyre që mbushën xhepat me milliona dollarë. Dosja shkoi që të kuptojë Trump kush janë morrat e Marco Rubios dhe si po e shfrytëzojnë administratën e Trumpit, pra ishte detyrë morale e imja t’ju thoja realitetin shefave të kabinetit që i kanë shërbyer Trumpit shumë më gjatë se Susie Ëiles, që këta budallenjtë mendojnë se e kanë kapur.
Me Berishën do merren departamentet e tjera, me të cilët po punoj dhe nuk ndaloj derisa të ketë dorëzim pa kushte të partisë që morrët peng që kur ra regjimi komunist dhe keni pafytyrësinë të vazhdoni dhe sot”, shprehet ajo.
Postimi nga Evi Kokalari
E vetmja mënyrë që unë do t’ju ndahem Sali Berishës dhe familjes së tij, është kur të dorëzojnë vulën tek unë, jo ta dorëzojnë tek ata që i janë lëpirë këtyre dhe i servilosen e do ti kontrollojë Shkëlzeni si t’ja dojë qejfi, apo dhe t’ja kalojnë familjarëve të tyre!! Kjo parti nuk është pronë që e trashëguat nga babai dhe më peng nuk keni për ta mbajtur!!
Realisht flas për ‘dorëzim’ pa kushte, sepse asnjë garë e ndershme nuk fitohet në atë parti. Kur të dorezohet vula, atë parti do e riformoj unë, dhe kam një listë të atyre që do përjashtohen nga ajo parti që ditën e parë dhe s’do fusin më kurrë këmbët. Ndërkohë dera do t’ju hapet të gjithë atyre që këta përjashtuan dhe përzunë përgjatë 34 vjeçarit, dhe çdo intelektuali apo mbështetësi që kanë sinqeritetin të forcojnë opozitën dhe të fitojnë maxhorancë në parlament.
Berisha të hidhet përpjetë, me hir apo me pahir ajo vulë do ti merret, dhe ajo opozitë do Rithemelohet, me parimet bazë të konservatorizmit që vetë i solla nëpër foltore, dhe që ju klani, me patos i përdorët për të na hedhur hi syve të gjithëve. Në fakt, fjala ‘konservatizëm’ është futur në përdorim të gjërë në Shqipëri vetëm mbasi filluan foltoret, dhe në fillim talleshin duke j’u referuar si ‘konservë’. Ky ishte niveli i edukimit politikë mbas komunizmit.
Sa për kujtesë, figuroj si një nga rithemelueset e PD-së që 2021, dhe emrin e keni të qartë dhe të plotë në dokumentat e çuara në gjykatë, dhe atij formacioni politikë j’u kthye vula.
Për më tepër, asnjë në atë parti të ‘rithemeluar’ s’ka bërë luftën time për të futur primaret dhe për të mbrojtur meritokracinë, për të ndaluar koalicionin me LSI dhe për të ndaluar mbetjet që erdhën nga ana e Bashës, por të gjithë u bënë pjesë e fiaskos masive dhe të turpshme, si e tillë, asnjë nga ju nuk kanë kredibilitet apo resume të pastër për t’ju besuar te riformoni apo të rithemeloni opozitën ashtu siç duhet, totalisht dhe pa kompromise.
Dhe sulmet tuaja mbasi ngrita zërin, i kam akoma të freskëta, por as më përulët, dhe as nuk më bëtë të dorezohem ndaj baltës që hodhët ndaj meje dhe familjes time.
Sot unë e kam kokën lart, ju vini vërdallë me bishtë nën shalë, se të tillë kafshë jeni!
Intelektualët e vërtet që panë realitetin gjatë 34 vjetëve, dhe që nuk përballonin dot luftën që bëni ju të PDsë kundër tyre duke denigruar figurat dhe familjet, (e vuajta në kurriz) u detyruan të largohen në heshtje.
Por mua këtu më keni.
Nuk largohem derisa ju të dorëzoni PD dhe vilën tek unë.
Formën se si do ta bëni, po ja u lë juve se jeni mjeshtra në këtë pikë. Kur të shoh që s’do e bëni, do marrë boll hapa për ta bërë realitet.
I sygjeroj Berishës apo Shkëlzenit të lidhen privatisht dhe të flasim në detaje. Teatro nuk bëj për askënd. Jam shumë e qartë dhe jam shumë e hapur publikisht – ajo vulë do merret me hir ose me pahir, dhe kjo është një e vërtet që s’ka njëri në Shqipëri që e mohon, sidomos ata që vegjetojnë në PD-në aktuale.
E me që ra fjala, dosja nuk i shkoi Trumpit që të merret me Berishën, se Berisha nuk i intereson askujt këtu tek ne, sigurisht përveç atyre që mbushën xhepat me milliona dollarë. Dosja shkoi që të kuptojë Trump kush janë morrat e Marco Rubios dhe si po e shfrytëzojnë administratën e Trumpit, pra ishte detyrë morale e imja t’ju thoja realitetin shefave të kabinetit që i kanë shërbyer Trumpit shumë më gjatë se Susie Ëiles, që këta budallenjtë mendojnë se e kanë kapur.
Me Berishën do merren departamentet e tjera, me të cilët po punoj dhe nuk ndaloj derisa të ketë dorëzim pa kushte të partisë që morrët peng që kur ra regjimi komunist dhe keni pafytyrësinë të vazhdoni dhe sot.
