Tag: merret

  • “Do të merret një masë e rëndë ndaj saj, arrest me…”/ Reagon gazetari: SPAK ka firmosur urdhër arrestin ndaj Ballukut

    “Do të merret një masë e rëndë ndaj saj, arrest me…”/ Reagon gazetari: SPAK ka firmosur urdhër arrestin ndaj Ballukut

    Gazetari Almer Toska, i ftuar në një studio televizive ka folur për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut dhe bllokimin e pasaportës nga GJKKO, ndërsa ajo është marrë e pandehur prej javësh nga SPAK.
    Sipas tij është prerë një urdhër arrest ndaj Ballukut nga ana e SPAK, ndërsa shtoi se ndaj saj do të merret një masë e rëndë. Toska u shpreh se kjo do të thtoë se ndaj Ballukut mund të ketë arrest me burg, arrest shtëpiak ose detyrim paraqitje.
    Toska: Balluku ka kryer një sërë veprash korruptive të cilat SPAK i ka faktuar. Ndaj Ballukut do ketë një masë të rëndë nga SPAK, sipas kodit penal parshikohen 3 forma. Arrest me burg, arrest shtëpiak ose detyrim paraqitje. Por e sigurt është që do merret një masë e rëndë.
    Është firmosur urdhër arresti sot, sipas informacioneve që kam unë. Është çështje juridike që po luhet brenda SPAK dhe besoj se do i kalojë parlamentit kërkesa për heqjen e imunitetit dhe më pas do veprohet për masën e sigurisë që them.

  • Berisha sot në SPAK për ‘21 janarin’, Alban Duraj: Nëse nuk shkon merret me forcë, ka pamje filmike që tregojnë se…

    Berisha sot në SPAK për ‘21 janarin’, Alban Duraj: Nëse nuk shkon merret me forcë, ka pamje filmike që tregojnë se…

    Kreu i PD, Sali Berisha është thirrur nga SPAK që të ditën e nesërme që të japë llogari për 4 vrasjet në bulevard në 21 janar. Lidhur me këtë avokati, Alban Duraj i ftuar dje në një media tha se nëse Berisha nuk do të paraqitet nesër do të merret me forcë.  Ai deklaroi se ka prova dhe pamje filmike që tregojnë se Sali Berisha ka qenë me armë në dorë dhe ka dhënë direktiva për vrasjet. “Për fletëthirrjen SPAK-u thotë se Berisha e ka marrë atë. Ai ka qenë i njoftuar dhe nëse nuk shkon nesër atëherë ligji parashikon që të merret forcërisht. Lidhur me çështjen e 21 janarit kjo vjen pas një vendimi të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, që tha se hetimi nuk është kryer i plotë duke mos hetuar zyrtarët e lartë shtetëror.
    Por në zyrën e kryeministrisë ka qenë Berisha që ka qëndruar dhe ka thënë unë do të punoj në zyrë dhe dihet që Berisha ka pasur një pushtet absolut. Pretendohet se ka prova nga familja Nika dhe pamje filmike që thuhet se Berisha ka qenë me armë në dorë dhe ka dhënë direktiva. Mund të ndodh që të tregohet edhe e vërteta, por është një çështje e vështirë, sepse kemi 15 vite nga ajo ngjarje dhe provat nuk janë të ngrohta si kanë qenë në momentin e parë që ka ndodhur kjo ngjarje”, tha ai. Teksa dje u bë një vit nga vrasja e Martin Canit nga bashkëmoshatari i tij, avokati Duraj e cilësoi atë si një ngjarje të rëndë. ‘Vrasje të tilla familjarët i përjetojnë sepse nuk është e lehtë që të iki fëmija, por ligji kështu është i përcaktuar me përgjysmimin e dënimit për të miturit.
    Por ajo ngjarje ka ardhur edhe për shkak të neglizhencës që kanë pasur prindërit dhe mësuesit. Ai ka qenë një i mitur dhe duhet një mundësi që të riintegrohet në shoqëri”, u shpreh ai. Ndërkohë Duraj u ndal edhe tek çështja për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, ku prokurorët e Posaçëm kanë rënë në gjurmët e një transferte të dyshimtë prej 3 milionë eurosh në Austri. Ai tha se ekstradimi i tij në Shqipëri do të jetë i vështirë, pasi Ahmetaj ka marrë azil politik në Zvicër. “Për Ahmetaj ka një urdhër arresti ndërkombëtar dhe s’ka pasur ndonjë ndalim nga autoritet zvicerane, ai ka thënë ka marrë azil në Zvicër, por kërkesa për ekstradim bëhet kur arrestohet personi që është në kërkim. Do të jetë e vështirë ekstradimi sepse ai ka marrë azil politikë në Zvicër”, nënvizoi Duraj.

  • “Lubi Balluku do të merret e pandehur për 1 mln euro”/ Mbledhja e grupit, Berisha: 2.2 mln euro në dosje

    “Lubi Balluku do të merret e pandehur për 1 mln euro”/ Mbledhja e grupit, Berisha: 2.2 mln euro në dosje

    Ka nisur mbledhja e Grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se zëvendës kryeministrja Belinda Balluku do të merret e pandehur për afera që shkojnë 1 milion euro.
    Sali Berisha:
    Në dosjen e Lubi Ballukut janë të qarta si kristali mbi 2.2 mln euro. Lubia do të merret e pandehur për 1 mln euro, apo mbase dhe më pak. Pra e vërteta është se dosjet mbyllen me qese parash dhe kjo është e tmerrshme për këtë vend.

  • E ftoi të bashkëpunojë me drejtësinë, Arben Ahmetaj i përgjigjet Altin Dumanit, tregon kur do të kthehet në Tiranë…

    E ftoi të bashkëpunojë me drejtësinë, Arben Ahmetaj i përgjigjet Altin Dumanit, tregon kur do të kthehet në Tiranë…

    Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj iu përgjigj mbrëmjen e djeshme kreut të SPAK Altin Dumani, i cili në Kuvend u shpreh se “është i mirëpritur nëse dëshiron që të bëhet i penduar”. Në një intervistë telefonike në “Çim Peka Live” në Syri Tv, Ahmetaj tha se nuk ka pse të jetë bashkëpunëtor pasi nuk ka kryer asnjë krim, ndërsa theksoi se është i bindur se e kanë dashur të varur dhe të vdekur, prandaj deshën që të shkonte në burg.
    “Edhe në teknikën ligjor, bashkëpunëtor quhet dikush që ka kryer krim, siç ka rëndon Altin Dumani, disa Dumanë që i ka aty si bashkëpunëtor të drejtësisë. Unë nuk kam pse të jem bashkëpunëtor pasi nuk kam kryer asnjë krim. Nuk po flas për prezumimin e pafajsësisë, që kryeprokurori i SPAK i referohet Parlamentit të Shqipërisë dhe thotë që, ky është i mirëpritur të jetë bashkëpunëtor. D.m.th nuk ka prezumim pafajësie sepse sigurisht që tani unë jam shembull i 10 standardeve. Kjo është e para dhe më e rëndësishmja”, tha ai. Më tej Ahmetaj tha se do të vijë në Tiranë vetëm kur të ketë dalë e vërteta. Ai shprehet se nëse do të ishte arrestuar, nuk dilte gjallë nga burgu. “Do vij unë atje, por ti them të gjitha, të dalë vërteta. Prokurori Gokaj te dosja “Buka” thotë që akuza që Ahmetaj ka dëmtuar interesat e shtetit është lapsus. Ej, por t’i s’ke lënë media pa ja thënë që dëmi që ka bërë Ahmetaj është 7 mln euro. Por e vërteta është se Ahmetaj ka mbrojtur interesat e shtetit.
    Nëse do shkelja ligjin, sot privati do hante paratë e shqiptarëve. Sot private ha paratë veta. Është qesharake. Për çfarë krimi të bëhem bashkëpunëtor? Për inceneratorët që nuk kam firmosur. Që i kam kundërshtuar”, tha ai. Më tej Ahmetaj tha se reforma në drejtësi ka dështuar. Po ashtu ai pyeti Dumanin se përse nuk merret me dosjen “McGonigal”. Sipas Ahmetajt, Dumani arreston armiqtë e Ramës. “E dyta, unë kam qenë në SPAK, Altin Dumani nuk ka guxuar të më bëjë asnjë pyetje. E ka marrë me zell dhe me dhunë çështjen time me urdhër politik, dhe erdhi aty ku unë isha thirrur në SPAK së bashku me avokatin tim, dhe nuk guxoi të më bëjë asnjë pyetje. Për çfarë jam i mirëpritur unë, për të qenë bashkëpunëtor i kujt drejtësie? Për çfarë krimi? Dhe është interesante tani, praktikisht reforma në drejtësi ka si strumbullar një dështim, dhe Altin Dumani është pronari i dështimit i reformës në drejtësi, për shkak jo më të dy standardeve, por standarde sipas qejfit dhe urdhrit politik. Kush është armik i Ramës, arrestohet duke u tërhequr zvarrë në rrugë. Unë skam asnjë firmë te Inceneratorët. Pse nuk merret ky me McGonigal, ‘jemi duke hetuar’, pse shqiptarët janë budallenj. Unë i sugjeroj Dumanit që të bëhet bashkëpunëtor i Drejtësisë, kur të akuzohet për shpërdorim detyre”, tha ai.
    10 pyetjet e Ahmetajt për Dumanin:
    1- Çfarë indicie ka marrë, për Thumanë-Kasharin që është bërë pa tender?! Që është ndryshuar formati i koncesionit pa procedurë të re dhe paguajnë shqiptarët 1.3 miliardë. Kjo është?
    2- Çfarë indicie ka marrë për IPARD-in, po ulëret BE?
    3- Cila është arsyeja që nuk hetohet. Çfarë arsye ka që Onkologjiku në vend që t’i shërojë, dhe jo për faj të mjekëve, çfarë arsye ka që nuk hetohet te Onkologjiku, rimbursimi i barnave.
    4- Kam bërë sherr unë për këto. Sherr. Po kam bërë sherr për naftën në Shëngjin. Pse nuk i heton?
    5- Pse nuk merret me inceneratorin e Tiranës. Ku janë paratë, te hotelet e mia të supozuara janë paratë? Pse nuk merret me kontratën e koncesionit të Tiranës?  Pse nuk merret?
    6- Sa për dijeni, kush e ka lexuar kontratën, 29 eurot që paguajnë qytetarët nëpërmjet bashkisë së Tiranës janë për mbulimin e mbetjeve dhe për incenerim. Cila është arsyeja që shqiptarët paguajnë trefishin tani që nuk kanë incenerim?
    7- Pse bëhet pronar i dëmit, Altin Dumani?
    8- Pse nuk merret me Becchetin, indicie, vajtën 4-5-7 vite. U mor me mua me urdhër politik për 1 muaj e gjysëm dhe nxorri dhe urdhër arresti. Dhe jam i bindur e kam thënë, që kur kam pasur dyshim. Tani nuk kam më dyshim, që më kanë dashur të varur dhe të vdekur, prandaj deshën që të shkoja në burg.
    9- Kujt i thotë ky akuzohet për korrupsion, për inceneratorët? Nuk kam asnjë firmë, nuk kam asnjë lidhje me procedurën e inceneratorëve.
    10- Pse nuk merret me McGonigal. Ky thotë jemi duke hetuar, shqiptarët duartrokasin. 5 veta duartrokasin.

  • “Deri në fund të muajit të keni dorëzuar hartat”/ Kryeministri Rama, urdhëron ultimatumin e rradhës

    “Deri në fund të muajit të keni dorëzuar hartat”/ Kryeministri Rama, urdhëron ultimatumin e rradhës

    Kryeministri, Edi Rama, i ka lënë ultimatum kryebashkiakëve që të dorëzojnë hartat për paketën e maleve deri në fund të muajit.
    Përveç kritikave, Rama bëri dhe batuta ndaj dy kryebashkiakëve të Memaliajt dhe Fusha-Arrëzit, të cilët vijnë nga radhët e opozitës.
    Debati i plotë:
    Rama: Saranda ka detin, por ka dhe tokën. Kryetari i bashkisë së Konsipolit s’duhet të merret me një zjarrfikës që thotë; jo hyr në punë, jo do ikësh, jo po kush jam unë.
    Duhet të merret me instrumente për të rritur ekonominë atje. Kjo vlen për të gjithë, deri te Benet Beci që ka qenë promotori.
    Beci: E kemi nisur.
    Rama: E kemi nisur këtë punë bashkë, kur ti skishe mjekër. Të dy s’kishim dhe tani të ka shkuar sa unë, por ty s’të ka ardhur ende harta.
    Të paktën edhe Memaliaj, Fushë-Arrëzi, që janë hurdhat që na mbrojnë nga syri i keq, që na mbrojnë nga lëkura e tyre blu, s’kanë sjellë gjë. Si majtas si djathtas, kur shqiptarët flenë gjumë, flenë gjumë. Zgjohuni nga gjumi. Deri në muajin.

  • “Nëse Kosova do sukses, të mos merret me Serbinë”, Rama: Të përmbushin pikat e caktuara nga BE dhe t’i lënë topin në fushë Beogradit

    “Nëse Kosova do sukses, të mos merret me Serbinë”, Rama: Të përmbushin pikat e caktuara nga BE dhe t’i lënë topin në fushë Beogradit

    Në Londër po zhvillohet një tryezë me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.
    Kryeministri Rama u pyet për pozitën e Kosovës sot në Ballkan dhe për përparimin e saj si shtet drejt anëtarësimit në BE.Lexo edhe :Related Posts
    Rama tha se Kosova duhet të harrojë Serbinë dhe të mos e bëjë një çështje kryesore marrëdhënien dypalëshe.

    Sipas tij, Kosova duhet të fokusohet në përmbushjen e të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga dialogu me Serbinë, pa u kushtëzuar nga veprimet e Beogradit.
    Rama: Që të jetë e suksesshme Kosova duhet të harrojë Serbinë, fjalë për fjalë dhe duhet të realizojë të gjitha pikat që kanë të bëjnë me dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, pavarësisht nga Serbia, pra ata t’ia lënë topin në fushë Serbisë dhe të ecin para drejt Europës duke lënë Europën të merret me Serbinë dhe mos ta lënë çështjen e Serbisë të shndërrohet në çështje fajësimi midis të dyjave megjithatë është mendimi im ky, unë respektoj atë që vendosin udhëheqësit e zgjedhur të Kosovës për vendin e tyre.
    /vizionplus.tv

  • “Nëse do sukses, Kosova të mos merret me Serbinë”, kryeministri Rama nga paneli për Ballkanin në Londër: Të përmbushin pikat e caktuara nga BE dhe t’i lënë topin në fushë Beogradit

    “Nëse do sukses, Kosova të mos merret me Serbinë”, kryeministri Rama nga paneli për Ballkanin në Londër: Të përmbushin pikat e caktuara nga BE dhe t’i lënë topin në fushë Beogradit

    “Që të jetë e suksesshme Kosova duhet të harrojë Serbinë, fjalë për fjalë dhe duhet të realizojë të gjitha pikat që kanë të bëjnë me dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, pavarësisht nga Serbia, pra ata t’ia lënë topin në fushë Serbisë dhe të ecin para drejt Europës duke lënë Europën të merret me Serbinë dhe mos ta lënë çështjen e Serbisë të shndërrohet në çështje fajësimi midis të dyjave megjithatë është mendimi im ky, unë respektoj atë që vendosin udhëheqësit e zgjedhur të Kosovës për vendin e tyre”, u shpreh Rama.

    Top Channel

  • Ujëmbledhësi i Suçit në Klos i pambrojtur/ Roje nuk ka, uji merret nga përroi, jeta dhe shëndeti i banorëve, në rrezik

    Ujëmbledhësi i Suçit në Klos i pambrojtur/ Roje nuk ka, uji merret nga përroi, jeta dhe shëndeti i banorëve, në rrezik

    Pak ditë më parë, një video amatore ku një person i zonës së Klosit kishte filmuar mënyrën sesi furnizohej me ujë ujëmbledhësi i Suçit në Klos. Një tub i gjatë plastik lidhte ujëmbledhësin me përroin e fshatit, nga ku me sa duket merret ujë për të mbushur rezervuarin, ku niveli është i ulët, në mënyrë që rrjeti të furnizohet normalisht.
    Këto pamje sjellin shqetësim të madh mbi mënyrën sesi depot furnizohen me ujë në mënyrë të pakontrolluar dhe për faktin që çdokush mund të ketë akses në ujëmbledhësin e qytetit. Për këtë shqetësim News24 shkoi në Drejtorinë e Ujësjellës-Kanalizimeve të Qarkut Dibër dhe degës së Klosit. Përgjegjësi i ujësjellës kanalizimeve Klos Kastriot Pjetri, thotë se depot të cilat janë në një zonë malore e të largët, janë të mbyllura hermetikisht dhe asgjë nuk mund të futet aty, por pamjet tregojnë se tubi del pikërisht prej tyre.
    “Depoja është e mbyllur hermetikisht, nuk mund të hyjë asgjë”, thotë përgjegjësi. Për më tepër ai pranon se ujëmbledhësi i Suçit nuk ka roje 24 orë.
    Mungesa e rojës 24 orë në ujëmbledhës, e ekspozon këtë të fundit nga rreziqe edhe më të mëdha sesa uji i përroit. Siç përvoja ka treguar, në këto kushte, persona keqberës mund të hedhin në depo substanca të rrezikshme që të kontaminojnë ujin e pijshëm duke rrezikuar shëndetin dhe jetën e banorëve.
    Nëse autoritetet nuk mbyllin menjëherë hapësirat dhe nuk vendosin mbikëqyrje reale, uji i pijshëm i Klosit riskon të shndërrohet nga burim jetese në kërcënim të vërtetë për jetën e njerëzve.

  • Merret i pandehur nga SPAK kryebashkiaku Erion Isai

    Merret i pandehur nga SPAK kryebashkiaku Erion Isai

    SPAK merr të pandehur kryebashkiakun Erion Isai, mëson gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene.
    Isai është marrë i pandehur per akuzën e shkeljes së barazisë në tendera dhe ankande publike.
    Erion Isai është thirrur në SPAK për herë të dytë në 15 janar të këtij viti.

    “’Njësoj këndshëm! Mund të them që dhashë disa shpjegim shtesë nga 2023. Nuk e di nëse duhet të them çështjen. Isha deklarues. Dhashë shpjegime shtesë,”- ka thënë asokohe Isai.