Tag: merret

  • Atentati me dy të vrarë në Rinas, shoqërohet një person nga Fushë Kruja, do merret në pyetje…

    Atentati me dy të vrarë në Rinas, shoqërohet një person nga Fushë Kruja, do merret në pyetje…

    Një person është shoqëruar nga policia lidhur atentatin mafioz ndaj Gilmando Danit dhe Muçi Shaljani (Sheqeri) në Rinas, më 11 nëntor të këtij viti.
    Mësohet se personi në fjalë, me iniciale B.Xh. nga Fushë Kruja, do të merret në pyetje si person që mund të ketë dijeni për rrethanat e ngjarjes, duke ndihmuar hetimin që po zhvillohet nga autoritetet.
    Burime bëjnë me dije se ai nuk është i arrestuar, por vetëm është shoqëruar nga forcat e policisë.
    Kujtojmë se Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit bashkë me Muçi Shaljanin sapo u kthyen nga Spanja kur iu zu pritë në Rinas. Për të verifikuar lëvizjet e tyre, autoritetet shqiptare i kërkuan informacion Spanjës nëse mund të siguronin ndonjë të dhënë të vlefshme. Por deri më tani hetuesit nuk kanë mundur të marrin ende përgjigje prej tyre.
    Pas atentatit në Krujë u zbulua një banesë e kthyer në një bazë të tërë armatimi, ndërsa në kërkim u shpall poseduesi Ylli Zalla. Dyshimet e hetuesve janë se prej andej mund të ketë lëvizur automjeti Toyota i atentatorëve, por pa pasur sërish prova konkrete për fajësi.
    4 autorët, 3 prej të cilëve dolën nga makina dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi ishin nisur nga zona e Krujës para se të kryenin vrasjen, nga dhe u larguan sërish pasi kryen krimin.
    Në fshatin Halil ata dogjën makinën bashkë me 4 armët e zjarrit brenda, por edhe ekspertiza balistike e tyre nuk ka nxjerrë prova të rëndësishme, për shkak se armët ishin të dëmtuara nga zjarri.

  • Mund të çojnë në anemi: Këto 6 kombinime suplementesh mos i merrni së bashku

    Mund të çojnë në anemi: Këto 6 kombinime suplementesh mos i merrni së bashku

    Përdorimi i parregullt i suplementeve nganjëherë mund të sjellë më shumë dëm sesa dobi

    Mjekët thonë se suplementet duhet të merren vetëm kur ekziston një mungesë e provuar e ndonjë vitamine apo minerali, në doza të përshtatshme dhe nën mbikëqyrjen e profesionistëve shëndetësorë. Kombinimet e gabuara mund ta zbehin efektin e suplementit të mëparshëm ose të çojnë në mungesë të mineraleve kryesore.

    Për shembull, konsumimi i kafesë së bashku me suplementet e hekurit nuk jep rezultatin e dëshiruar. Kirurgu Dr Karan Rajan paralajmëron se sasitë e mëdha të kalciumit, qoftë nga ushqimi apo suplementet, mund të ndikojnë në përthithjen e hekurit. Po ashtu, përdorimi i njëkohshëm i suplementeve të caktuara mund të shkaktojë komplikime.

    1. Kalcium dhe hekur

    Rekomandimi unanim është që suplementet e kalciumit dhe hekurit të mos merren kurrë në të njëjtën kohë. Këshillohet që të ketë një interval prej të paktën dy orësh midis tyre. Mayo Clinic gjithashtu sugjeron që kalciumi të mos merret së bashku me ushqime të pasura me hekur. Nga ana tjetër, hekuri përthithet më mirë kur merret me vitaminë C.

    2. Zink dhe kalcium

    Marrja njëkohësisht e zinkut dhe kalciumit shkakton “garë” mes tyre në zorrë për përthithje, gjë që ul efikasitetin e të dy mineraleve. Dr. Rajan rekomandon t’i marrim me interval prej 2 orësh, nëse është e nevojshme t’i përdorim të dy.

    3. Zink dhe hekur
    Hekuri në doza më të larta se 25 mg mund të ulë përthithjen e zinkut. Nëse po përdorim hekur në këto doza, zinku duhet të merret vetëm pas disa orësh, transmeton Telegrafi.

     shutterstock

    4. Çaj jeshil / ekstrakt çaji jeshil dhe hekuri
    Kjo kombinim ul përthithjen e hekurit. Dr Rajan këshillon që, nëse po marrim hekur si suplement, të shmangim çajin jeshil ose ekstraktin e tij. Një studim i vitit 2016 raporton se konsumimi i tepruar i çajit jeshil mund të çojë në anemi nga mungesa e hekurit.

    5. Vitamina C dhe vitamina B12
    Këto nuk janë një kombinim i mirë kur merren së bashku. Vitamina C në doza të larta mund të ulë përthithjen e vitaminës B12. Rekomandimi është që vitamina C të merret të paktën dy orë pas marrjes së vitaminës B12.
    6. Zink dhe magnez

    Marrja njëkohësisht e zinkut dhe magnezit, sidomos kur zinku merret në doza mbi 140 mg/ditë, mund të ndikojë negativisht në përthithjen e magnezit. Për këtë arsye, duhet të merren në kohë të ndryshme të ditës, thekson Dr Rajan. /Telegrafi/

  • Në arrest shtëpie, drejtori i KESH paraqitet në SPAK, pritet të merret në pyetje

    Në arrest shtëpie, drejtori i KESH paraqitet në SPAK, pritet të merret në pyetje

    Drejtori i KESH Erald Elezi është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
    Ndaj është është vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie”, masë të cilën Elezi e ka ankimuar në Apelin e Posaçëm.
    Ai do të merret sot në pyetje nga prokurorët e posaçëm.

    Më 31 tetor, Prokuroria e Posaçme e vuri nën akuzë Belinda Ballukun për tenderin e tunelit të Llogarasë, me vlerë 189 milionë euro.
    Sipas SPAK, numri dy i qeverisë, bashkëpunoi me pesë zyrtarë dhe anëtarë të vlerësimit të ofertave, të cilët gjithashtu janë marrë të pandehur.
    Nën akuzë kanë përfunduar kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli dhe ish kreu i të njëjtit insitucion, Evis Berberi bashkë me anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave si dhe drejtorin e KESH.
    Tenderi është zhvilluar fillimisht më 11 dhjetor 2020, por më pas u anulua dhe u rihap në 22 qershor 2021 me fond limit 18.9 miliardë lekë pa TVSH./vizionplus.tv

  • Mos shkoni kot në postë! Eksperti i pensioneve zbulon rregullin e ri për bonusin: Ja gabimi fatal…

    Mos shkoni kot në postë! Eksperti i pensioneve zbulon rregullin e ri për bonusin: Ja gabimi fatal…

    Kujtim Hoxha, ekspert pensionesh i ftuar në një studio televizive foli për shpërndarjen e bonusit për pensionistët.
    Gjatë intervistës , Hoxha tha se nga dita e sotme është parashikuar që të përfitohet bonusi.
    Gjithashtu shpjegoi edhe procedurat e shpërndarjes, duke sqaruar se të gjithë përfituesit e bonusit duhet të dinë se do të tërhiqet ditën që do të merret pensioni dhe kjo është bërë në këtë mënyrë për të qenë më të organizuar dhe për të shmangur radhën në ambientet e postave.
    “Bonusi është parashikuar të tërhiqet ditën që do të merret pensioni. Pasi për shkak organizimi është bërë në këtë mënyrë. Bonusin e përfitojnë brenda datës 31 dhjetor 2025. Janë marrë masat që pensioni të shpërndahet nga dita e sotme, por jo të gjithë e marrin sot pasi krijohet mbipopullim në ambientet e postave. Ata që e tërheqin nga banka, nuk mund të shkojnë dot, pasi duhet të shkojnë në datën 20. Pasi procedura është bërë që të merret ditën që merret pensioni”, shpjegoi ai.

  • Merret vendimi, ja me sa vite burg dënohet nëna e vrasësit të Ilaria Sulës

    Merret vendimi, ja me sa vite burg dënohet nëna e vrasësit të Ilaria Sulës

    Nëna e Mark Samsonit, 23-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e ish-të dashurës së tij, Ilaria Sula, është dënuar me dy vite burg për fshehjen e kufomës. Nosr Manlapaz akuzohet se e ka ndihmuar të birin të zhdukte trupin e së resë pas krimit të 26 marsit.Dy ditë më parë, gjyqtari miratoi marrëveshjen e pranimit të fajësisë, duke i dhënë Manlapaz dënim me kusht. Ndërkohë, seanca paraprake për gjyqin e Mark Samsonit është caktuar të nisë më 9 dhjetor.
    Familja e viktimës reagoi ashpër ndaj vendimit. Ati i Ilarias, Flamur Sula, e quajti vendimin “të padrejtë”.
    “Për ne, kjo nuk është drejtësi,” u shpreh ai. “Ne u shkatërruam nga ajo që pamë dhe dëgjuam, një gjyq që zgjati vetëm pesë minuta. Një person që pastroi litra gjak të vajzës sime që ishte hedhur në tualet… Për ne, kjo nuk është drejtës..”

  • LAJM I FUNDIT/ Merret vendimi, ja sa shpërblim do të marrin pensionistët këtë fundvit

    LAJM I FUNDIT/ Merret vendimi, ja sa shpërblim do të marrin pensionistët këtë fundvit

    Tiranë, 26 nëntor 2025 – Këshilli i Ministrave në mbledhjen e ditës së sotme vendosi të shpërblejë financiarisht pensionistët dhe përfituesit e kategorive të veçanta me rastin e festave të fundvitit.
    15,000 lekë për pensionistët me pension deri në 20,000 lekë dhe disa kategori të tjera përfituesish dhe 10,000 lekë për pensionistët me pension mbi 20,000 lekë dhe përfitues të trajtimeve të veçanta.

    Top Channel

  • “Saliu në panik”, Gjikondi: Berisha proteston vetëm për hallin e tij, do merret i pandehur për 21 Janarin

    “Saliu në panik”, Gjikondi: Berisha proteston vetëm për hallin e tij, do merret i pandehur për 21 Janarin

    Juristja Brizida Gjikondi thotë se kreu i PD, Sali Berisha del në shesh për të protestuar, vetëm për hallin e tij.
    Në një studio televizive, Gjikondi u shpreh se Berisha do të merret i pandehur për çështjen e 21 janarit.
    “Berisha është në shesh për hallin e tij. Po e cënon patjetër. Me 21 janarin, e ka kryer pozicionin e të pandehurit, do merret i pandehur. Ai dhe familja e tij sponsorizojnë gjëra të tilla. Ai problemet të mëdha i ka në Shqipëri, nuk ka frymë. Ata që kanë dalë pas Berishës, janë si për qokë. Ai e ka problemin vetëm me SPAK. Do që të ketë imunitet politik.”, theksoi ajo.

  • “Zv/Kryeministrja, merret e pandehur dy herë dhe nuk dorëhiqet”/ Mbrojti Ballukun, ish-ministrja i përgjigjet Ramës

    “Zv/Kryeministrja, merret e pandehur dy herë dhe nuk dorëhiqet”/ Mbrojti Ballukun, ish-ministrja i përgjigjet Ramës

    Ish ministrja e Ramës, Irena Beqiraj ka reaguar pas marrjes në mbrojtje të Belinda Ballukut nga ana e kreut të qeverisë, lidhur me masën e pezullimit nga detyra të saj, një vendim i dhënë nga GJKKO.
    Përmes një statusi në rrjetet sociale, Beqiraj, i kujton Ramës se pavarësisht unikalitetit, rast unikal është edhe kur një ministër, njëherazi edhe zëvendëskryeministër, merret i pandehur dy herë për të njëjtën vepër penale edhe nuk dorëhiqet apo shkarkohet.
    Sipas ish zyrtares së Ramës, ligjet mund të ekzistojnë në letër, por kur etika nuk ekziston, ligji pushon së qeni një busull dhe bëhet një instrument.
    ‘Ajo që është e qartë tanimë që mungesa e etikës moralit ka rrënjosur kulturën e instumentalizimit të ligjit ” rastet unikale meritojnë trajtim unikal”, përmbyll reagimin e saj, Irena Beqiraj në Facebook
    Statusi i plotë:
    Kultura e instrumentalizimit të ligjit !
    “Ky është një rast unikal në historinë e Europës dhe po ashtu edhe në historinë e trupave speciale të drejtësisë që janë krijuar në proceset e integrimit evropian të vendeve të ish-lindjes komuniste ku nuk ka ndodhur kurrë që një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen kokë më kokë dhe të pezullojnë një anëtar qeverie”, thotë Rama …..
    Po ! Ky është një rast unikal, sepse është po ashtu është rast unikal që një ministër edhe njëherazi Zv/Kryeministër, merret i pandehur dy herë për të njëjtën vepër penale edhe nuk dorëhiqet , apo shkarkohet .
    Një nga filozofët e mëdhenj ligjorë të kohës sonë Leon Fuller , na mëson se ligji nuk mund të mbijetojë pa etikën. Ligjet mund të ekzistojnë në letër, por kur etika nuk ekziston, ligji pushon së qeni një busull dhe bëhet një instrument.
    Ajo që është e qartë tanimë që mungesa e etikës moralit ka rrënjosur kulturën e instumentalizimit të ligjit “rastet unikale meritojnë trajtim unikal”

  • Rama për arrestimin e Veliajt: Nuk bën vaki në BE të merret kryebashkiaku nga zyra dhe ta çojnë në burg pa gjyq

    Rama për arrestimin e Veliajt: Nuk bën vaki në BE të merret kryebashkiaku nga zyra dhe ta çojnë në burg pa gjyq

    Në konferencën e përbashkët për shtyp me Marta kos, Kryeministri Edi Rama u ndal edhe te arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

    Ai u shpreh se në asnjë vend të Bashkimit Europian nuk mund të ndodhë që kryebashkiaku të merret nga zyra dhe të dërgohet në paraburgim pa gjyq.
    “Nuk bën vaki që në BE njerëzit të pezullohen nga funksionet. Nuk bën vaki në BE që kryetarët e Bahskisë të merren nga zyra dhe të çohen në burg pa gjyq dhe të mbahen në paraburgim për muaj e muaj të tërë. Nuk bën vaki në BE që siç e thotë, jo qeveria e Shqipërisë, por Komisioni i ‘torturës’ së Strasburgut, që një vend të ketë më shumë të paraburgosur se të burgosur me gjyq,. Në këtë pikë besoj që të gjithë duhet të bëjmë punën dhe të luajmë rolin tonë. Ne kemi rolin tonë, të jemi garant të kësaj pavarësie të drejtësisë që Shqipëria po e njeh për herë të parë. Ta njohim këtë pavarësi të gjyqësorit edhe kur rëndon mbi ne në formën e një padrejtësie sipas nesh, që e përsëris nuk ka të ngjashme në Europë dhe të respektojmë kufirin tonë pa hyrë në territorin e një pushteti tjetër të pavarur. Nga ana tjetër, gjithë të tjerët duhet të bëjnë punën e tyre”, tha Rama ndër të tjera

    Top Channel