Tag: merreni

  • “I trajtuat si kriminel, pse nuk merreni me makinat e të fortëve”, Kapri pyet Koçiun për monopatinat, ministrja: Po punojmë me intesitet për ligjin

    “I trajtuat si kriminel, pse nuk merreni me makinat e të fortëve”, Kapri pyet Koçiun për monopatinat, ministrja: Po punojmë me intesitet për ligjin

    erald kapri dhe albana kociu

    TIRANË- Ministrja e Brendshme Albana Koçiu është duke raportuar përpara deputetëve në Komisionin për Çështjet e Brendshme, ku u pyet nga deputeti Erald Kapri, mbi vendimin drastik për ndalimin e qarkullimit për motomjetet elektrike. Kapri u shpreh se sekuestrimi i mjeteve të qytetarëve u bë pa asnjë bazë ligjore, duke shkelur të drejtën e pronës, ndërsa ministrja tha se prevalon e drejta për mbrotjen e jetës, për shkak të numrit të aksidenteve, në të cilat këto mjete ishin përfshirë. Edhe pse nuk dha një afat, se kur ligji do të jetë gati, Koçiu u shpreh se për draftin po punohet me shpejtësi, dhe sapo të jetë gati ai do të kalojë për votim në Kuvend.
    Erald Kapri: Në lidhje me monopatinat, në udhëzimin që ju keni nxjerrë nuk keni asnjë bazë ligjore. Këtu keni shkelur një parim kushtetues, një i ri që shmang trafikun në Tiranë, që ble një produkt me taksa, madje merr dhe kredi për atë, shkoni dhe jua konfiskoni, i lini në një ambient që po shkatërrohen atje, dhe ju thoni ne po bëjmë ligjin. Ky nuk është standard europian zonja ministre, si mund ti ndaloni përdoruesit e monopatinave, pa ligj, ndërkohë që nuk ndaloni makinat e të fortëve, kur keni një ligj antimafia në fuqi. Ju nuk merreni me të fortët por me të dobtët, merreni me një shtresë të shoqërisë që punojnë nga mëngjesi në darkë, dhe ju i trajtuat si kriminel. Unë hapa përdorimin në Vjenë, ku përdoruesit e monopatinave trajtohen si përdoruesit e biçikletave. Nuk i ndalon njeri përdoruesit.
    Albana Koçiu: Sa i përket monopatinave, arsyeja kryesore që ne shkuam në një masë drastike është fakti i aksidenteve të shpeshta, të këtyre mjeteve që janë të parregulluara në legjislacion, që duhet të kenë një shpejtësi të normuar. Ka monopatina që ecin me shpejtësi deri në 80 km në orë, kjo ishte arsyeja e një mase esktreme dhe të menjëhershme, është masë që e kanë ndërmarrë edhe shtete të tjera më herët. Unë besoj që është shumë e rëndësishme që është mbrojtja e jetës së fëmijëve tanë, në raport me një investim që është patjetër i rëndësishëm, për këdo. Patjetër që përdorimi i tyre përmirëson ndotjen në mjedis, por ka prioritet mbrojtja e jetës. Ne po punojmë me intesitet, shumë shpejt do të paraqiten rregullimet e reja, të cilat do ta kthejnë përdorimin e këtyre mjeteve ashtu siç duhet për të garantuar sigurinë.
    Me vendim të ministres Koçiu, motomjetet elektrike janë ndaluar që prej datës 13 Tetor, ndërkohë që një numër i madh mjetesh janë sekuestruar, dhe po mbahen në mjedis të hapur, duke u bërë rrezik edhe për funksionimin e tyre. Mjete të tilla janë të ndjeshme ndaj lagështirës, dhe ekspozimi në shi mund të sjellë dëmtimin e pariparueshëm të tyre. /ZËRI 

  • Rama: Vetëm PS mbështet SPAK! Kreu i PS vlerëson fushatën që bazohet te komunikimi me qytetarët

    Rama: Vetëm PS mbështet SPAK! Kreu i PS vlerëson fushatën që bazohet te komunikimi me qytetarët

    Reforma në Drejtësi është një ndër arritjet më të suksesshme të Partisë Socialiste, beson Edi Rama.
    Gjatë një komunikimi online me komentuesit, Rama tha se asnjë forcë tjetër politike nuk e mbështet SPAK-un.
    “Nëse nuk do të ishim forca e vetme në qeveri me këtë vendosshmëri nuk do të bëhej. Ata rrotull nesh nuk e duan SPAK. Kërkojnë të përdorin SPAK dhe thellimin e luftën kundër korrupsionit si një argument pse ne nuk duhet të votohemi. Si mund t’i votoni se kanë gjysmën e qeverisë në burg. Ne nuk e vëmë pushtetin politik si karrocën para kalit, pushtetit të pavarur të drejtësisë, që e kemi pavarësuar ne”, tha Rama.

    Rama iu kundërpërgjigj edhe kritikave se PS ka një fushatë tallava.
    “Që kur unë merrem me fushatë elektorale, shikoni se si kanë ndryshuar edhe të tjerët. Kush i solli për herë të parë njerëzit të ulen në takime. Edhe kjo historia me këngët dhe vallet do ta shikoni se do ta përdorin më vonë. Tjetra jo merresh me bufin, pse merreni ju që merreni me analizat. Pse merreni me një të 100, edhe në fjalët e mia nuk flas 95% të kohës as për bufin, kënetën, Lulin apo Vrenozin, as për…Unë flas për sfidën historike që ka Shqipëria”, tha shefi i qeverisë.
    Në mbyllje të komunikimit, Rama kërkoi votën nga socialistët dhe demokratët për të mundësuar anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

  • Rama: Vrenozi, lideri i vërtetë i PD. Fushata me histori banale, askush nuk flet për takimin me…

    Rama: Vrenozi, lideri i vërtetë i PD. Fushata me histori banale, askush nuk flet për takimin me…

    Kryeministri Rama në takimin e tij virtual, traditë tashmë çdo të martë dhe të enjte, iu përgjigj pyetjeve të komentuesve të shumtë në rrjetet sociale.
    “Qëkur unë jam marrë me fushatë, shihni si kanë ndryshuar të tjerë. Kush i solli njerëzit në takime, edhe kjo historia me këngë edhe me valle do e përdorin edhe të tjerët. Pse merreni ju, ju që merreni me analizat, pse merreni me 1/100, një minutë në ditë. unë nuk flas 95 për qind të kohës as për bufin, kënetën, Vrenozin, unë flas për sfidën historike të kohës.
    Si është e mundur që nuk ka asnjë reflektim serioz për momentin historik të Shqipërisë, si ka funskionuar Evropa. Si ka mundësi që ngrihet një akuzë që i kam thërritur fëmijëve më shihni mua lakuriq, ka turp më të madh. Unë I takoj për herë të parë dhe u flas për një histori të trishtueshme. Nuk pyetën këta për fëmijët kur më nxorën mua lakuriq. Për të treguar që këta janë shumë të revoltuar, shkojnë në Korçën e kulturës dhe aty e merr fjalën lideri I vërtetë Iliri Vrenozi, lideri i tyre i vërtëtë. Shfrenojnë gjuhën në një farë feje, si mundët që mblidhet një parti politike dhe ekzaltohet me fjalët më të ulëta të shqipes. Këto janë historitë banale të këtyre ditëve. Nuk është aspak e vërtetë që kjo na qenka një fushatë pa tema dhe çështje, kjo ka një temë shumë të madhe që është takimi me historinë dhe mundësia histroike që ne kemi. Asnjë fjalim I imi nuk do të ishte i papranueshëm në arkivin e parlamentit britanik, francez.”

  • Merreni qenin!”/ Andi Bushati: Pse dyshoj që Erion Veliajn e burgosi Rama!

    Merreni qenin!”/ Andi Bushati: Pse dyshoj që Erion Veliajn e burgosi Rama!

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona