Kreu i Partisë Demokratike, Berisha në një konferencë për mediat foli edhe nëse do të pranonte 50 mandatet që janë marrë nga zgjedhjet e 11 majit.
Kryedemokrati u shpreh se të gjitha vendimet lidhur me mandatet do të merren në vazhdim, ndërkohë sipas tij PD nuk i pranon zgjedhjet e 11 Majit.
Pyetja e bërë nga gazetari, në shtator a do i pranojë PD 50 mandatet që ka marrë duke shkuar në Kuvendin e Shqipërisë?
“Të gjitha vendimet do merren në vazhdim por zgjedhjet ne nuk i pranojmë. Zgjedhjet siç kam deklaruar janë proces edhe kombëtar dhe ndërkombëtar. Ndërkombëtar sepse parimet e zgjedhjeve të lira janë të sanksionuar në një seri dokumentesh në të cilat Shqipëria ka firmosur. Faktikisht cilido nga ju që lexon raportin trondit gjerë në palcë. Rama po bën çdo pe pjekje nga më banditesket, për të ndërhyrë por sukses nuk do ketë”, u shpreh Berisha.
Tag: merren
-

A do i pranojë PD 50 mandatet në Kuvend? Berisha: Vendimet merren në vazhdim, por..
-

Arrestimi i bashkëshortit të Elda Hotit, Gjekmarkaj: Në vend që të merren me shitblerësit e votës, merren me qytetarët që e mbrojnë atë
Drejtuesi politik i qarkut Lezhë, Agron Gjekmarkaj ka reaguar për mediat në lidhje me arrestimin e bashkëshortit të kandidates për deputete të PD, Elda Hoti.
Gjekmarkaj: Është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë, qytetarët duhet të marrin benefitet e demokracisë. Shqiptarët duhet të jenë vigjilentë, pjesëmarrës. Unë sot kamë me vete edhe time bijë e cila nuk voton, pro duhet ta edukojmë me shenjtërinë e votës se indiferenca është armiku më i madh i demokracisë. Për sa i përket pyetjes, mendoj se organet shtetërore po na vendosin në një situatë para demokratike, para shtetërore sepse duhej të ishin ata garant të procesit, në vend që të merren me shitblerësit e votës, merren me qytetarë që e mbrojnë atë. PD dënon me forcë si një skenar politik dhe po evidenton pjesëmarrësit për t’ju drejtuar organeve kompetente.
Top Channel
-

“Hidhen e merren shikime”, 3 të rinjtë që i sosën durimin Ramës
Kryeministri Edi Rama zhvilloi takim këtë të Hënë me socialistët në Petrelë të Tiranës.
Teksa fliste gjerë e gjatë për misionin kryesor të shqiptarëve që është rruga drejt Bashkimit Evropian, i tërhoqën vëmendjen 3 të rinj. I mori në podiumin ku po mbante fjalën, për t’ju përsëritur se fokusi duhet të jetë te pasaporta europiane dhe jo fjalët vesh më vesh me njëri-tjetrin
-Nuk kemi ku i mbajmë shpresat veçse te ju.
Edi Rama: Ti je fanatik i PS-së dhe imi, sa të jenë mandatet thua s’ka problem. Por nuk është kjo përgjigja, ti nuk ja mbush mendjen dikujt tjetër. Ti nuk e di se nuk të la ky apo nuk deshe ta dish se doje të dëgjoje këtë? Si është kjo punë?! Hë? Krijohen miqësira, hidhen shikime, merren shikime. Pse nuk e le të të dëgjonte?
-Nuk ndikohet!
Edi Rama: Që të shpëtosh nga unë duhet të më thuash ç’a po i thoshte kur unë po i flisja për BE-në?
-Nuk e themi dot.
Edi Rama: Hë mo se s’po i thoje një gjë të madhe se po të dëgjonte ajo tjetra.Kryesocialisti i falenderoi në mbyllje të pranishmit për durimin, “me disa përjashtime të vogla” si rasti më sipër.
-

Ata që merren me moshën time, nxjerrin në pah kontrastin se sa pak kanë ndikuar vitet tek Sali Berisha!
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

Horoskopi i fundjavës, paralajmërimi nga Meri Gjini: Kujdes të shtunën…
Dashi
Duhet të bëjë një riorganizim të mirë të agjendës. Mbivendosje të reja. Është një katër ditësh që të bëjë të mundur që sot të merren me çështje njerëzore dhe të shtunën do merren me punën. Të dielën nis një periudhë që do bëjnë planifikime shumë më afatgjata. Do e kenë mendjen të lëvzijet dhe udhëtimet.
Demi
Sot është një ditë që agjenda e tyre vështirë të kontrollohet ose të caktohet siç ata duan. Kjo për shkak të devijimeve që do jenë të detyruar të bëjnë, por për mirë. Dielli është te ata, në hyrje serioze me Plutonin dhe Marsin. Të dielën në darkë do kalojnë vështirësitë e ara me Hënën te vetja. Sot ka një tendencë për t’i nisur gjërat, por mungon këmbëngulja. Nesër kanë një ditë të mirë për vete. Të shtunën kanë një tendencë për të qenë vetëm dhe do preferojnë vende me qetësi.
Binjakët
Shqetësimi qendror i ditëve ka të bëjë me lekun në përgjithësi. Nga sot, si tendencë është shumë e fortë për ta gjetur veten të rrethuar me njerëz që i ndjejnë shumë të afërt. Për dreka, për darka. Duket sikur kanë nevojë për të marrë rrezatimin diellor. Duhet të jetë i kujdesshëm të shtunën pas dreke, pasi Hëna është në gradët e fundit të humbjes.
Gaforrja
Sot ka energji për të bërë shumë gjëra, nesër nuk do bëj asgjë dhe pasnesër futet sërish me vrull në çështjet e punës. Hëna e të dielës do u shkoj shumë, pasi është në hyrje shumë të fortë për planifikimet e tyre verore. Kanë tendencën për të treguar apo për të shfaqur shumë siguri te njerëzit që duan.
Luani
Kanë Marsin me vete. Në një hiperaktivitet jo shumë produktiv. Por java tjetër do ndryshoj shumë. Do përmirësohet ndjeshëm. Këtë fundjavë janë në lëvizje, por nuk do ndihen produktiv. Vështirë se mblidhen në shtëpi, por produkti është në shërbim të mbylljes së detyrimeve që kanë të mbarutra nga Marsi te Gaforrja.
Virgjëresha
Duke qenë që kanë këtë dyrje të trefishtë përballë tyre, një pjesë e mirë do merren me çështje që kanë të bëjnë me familjen ose me njerëz shumë të afërt me ta. Në kuptimin më të mirë dhe të qëndrueshëm. Vendimet që merren në këtë periudhë i rezistojnë kohës për gjatë. Në çështje që i përkasin familjes dhe gjërave të tyre të rëndësishme duhet të mendohen mirë. Sepse edhe nëse kanë ujdira këto ditë, do jetë një vendim që do jetë për gjatë.
Peshorja
Marsi te Luanët i ndihmon. Në një mënyrë apo tjetër. Në pjesën e karrierës dhe çështjeve produktive. Në këtë 4 ditësh, Pershorja ka në mendje lëvizjen. Ushëtime pune apo për qef, kryefjala e këtij 4 ditëshi është lëvizja apo udhëitimi. Mirë do bëjë, pasi udhëtimet janë të mbara. Vetëm të shtunën duhet të bëjni kujdes, në orët e vona.
Akrepi
Katër ditësh shumë i mirë. E kanë ndarë mendjen që duan ti japin drejtim gjërave të veta. Sikur bëjnë një nisje të re. Tendenca për t’i vendosur gjërat për një plan të ri do përshkruaj ditët e akrepëve. Momenti është për dashurinë dhe për sigurinë ekonomike. Jo nisje profesionale.
Shigjetari
Më në fund nis periudha e shpërblimit të Satunrit në katër këndësh te ata. Përshpejtimi i çështjeve për gjëra të rëndësishme profesionale. Kanë që nga fundi i mjait 2024, kanë patur ngecje dhe shtyrje profesionale. Nga sot dhe nesër që Hëna shkon në gradë të barabarta me ju, ritmi përshpejtohet dhe do kenë shije më të mirë me sigurinë. Kjo në profesion dhe në dashuri (në raporte që i kanë rezistuar kohës).
Bricjapi
Edhe për Bricjapin, tendenca për të bërë lëvizje dhe organizime të vogla është prezente dhe do e gjejnë veten me njerëz. Nuk do fokusohen shumë te çështjet e punës. Nuk ka atë lodhjen maksimale që u dha marsi te gaforrja. Ndihen më të lehtësuar në agjendë. Tematikat që duhet të shmangin nesër dhe të shtunën në mëngjes janë çështjet e lekut. Lërini këto biseda nga e hëna dhe në vazhdim.
Ujori
Dielli akoma nuk ka vajtur në hyrjen e Plutonit me Marsin përballë. Por sa më shumë t’i afrohen fundit të javës, aq më të lehtësuar dhe optimist do jenë. Do dalin nga shija e keqe që i ka dhënë Marsi te Lunaët. Fundjava sjell pranverë për ju. Çështje që i përkasin ekonomisë është tendenca e këtij 4 ditëshi dhe zgjidhja do vij.
PeshqitVazhdojnë të kenë një agjendë me sociale, më e qeshur. Është periudhë shumë e mirë për të marrë vendime serioze në lidhje me familjen, që do i rezistojnë kohës. Një pjesë e mirë do marrin vendime për fejesa, martesa. I pret një verë shumë e bukur emocionalisht. -

Horoskopi i fundjavës, paralajmërimi nga Meri Gjini: Kujdes të shtunën, yjet sjellin lëkundje dhe vendime të mëdha
Astrologe Meri Gjin ishte mëngjesin e sotëm në emisionin “7pa5 në Vizion Plus, me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova bëri parashikimin e Horoskopit për fundjavën.
Humori do vi duke u rregulluar. Sot dhe nesër janë ditë produktive. Të shtunën duhet kujdes pasi është dita e fundit e katër këndëshit të Marsit me Diellin dhe plutoninpërballë. Të dielën futemi në një ritëm shumë më të mirë.
Është një 4 ditësh i mirë, por i zhurmshëm.Kemi nisur periudhën që duhet të jemi me këmbë në tok. Hëna mbi Venus dhe Saturn bën të mundur që raportet familjare të jenë më të konsoliduara.
DashiDuhet të bëjë një riorganizim të mirë të agjendës. Mbivendosje të reja. Është një katër ditësh që të bëjë të mundur që sot të merren me çështje njerëzore dhe të shtunën do merren me punën. Të dielën nis një periudhë që do bëjnë planifikime shumë më afatgjata. Do e kenë mendjen të lëvzijet dhe udhëtimet.
DemiSot është një ditë që agjenda e tyre vështirë të kontrollohet ose të caktohet siç ata duan. Kjo për shkak të devijimeve që do jenë të detyruar të bëjnë, por për mirë. Dielli është te ata, në hyrje serioze me Plutonin dhe Marsin. Të dielën në darkë do kalojnë vështirësitë e ara me Hënën te vetja. Sot ka një tendencë për t’i nisur gjërat, por mungon këmbëngulja. Nesër kanë një ditë të mirë për vete. Të shtunën kanë një tendencë për të qenë vetëm dhe do preferojnë vende me qetësi.
BinjakëtShqetësimi qendror i ditëve ka të bëjë me lekun në përgjithësi. Nga sot, si tendencë është shumë e fortë për ta gjetur veten të rrethuar me njerëz që i ndjejnë shumë të afërt. Për dreka, për darka. Duket sikur kanë nevojë për të marrë rrezatimin diellor. Duhet të jetë i kujdesshëm të shtunën pas dreke, pasi Hëna është në gradët e fundit të humbjes.
GaforrjaSot ka energji për të bërë shumë gjëra, nesër nuk do bëj asgjë dhe pasnesër futet sërish me vrull në çështjet e punës. Hëna e të dielës do u shkoj shumë, pasi është në hyrje shumë të fortë për planifikimet e tyre verore. Kanë tendencën për të treguar apo për të shfaqur shumë siguri te njerëzit që duan.
LuaniKanë Marsin me vete. Në një hiperaktivitet jo shumë produktiv. Por java tjetër do ndryshoj shumë. Do përmirësohet ndjeshëm. Këtë fundjavë janë në lëvizje, por nuk do ndihen produktiv. Vështirë se mblidhen në shtëpi, por produkti është në shërbim të mbylljes së detyrimeve që kanë të mbarutra nga Marsi te Gaforrja.
VirgjëreshaDuke qenë që kanë këtë dyrje të trefishtë përballë tyre, një pjesë e mirë do merren me çështje që kanë të bëjnë me familjen ose me njerëz shumë të afërt me ta. Në kuptimin më të mirë dhe të qëndrueshëm. Vendimet që merren në këtë periudhë i rezistojnë kohës për gjatë. Në çështje që i përkasin familjes dhe gjërave të tyre të rëndësishme duhet të mendohen mirë. Sepse edhe nëse kanë ujdira këto ditë, do jetë një vendim që do jetë për gjatë.
PeshorjaMarsi te Luanët i ndihmon. Në një mënyrë apo tjetër. Në pjesën e karrierës dhe çështjeve produktive. Në këtë 4 ditësh, Pershorja ka në mendje lëvizjen. Ushëtime pune apo për qef, kryefjala e këtij 4 ditëshi është lëvizja apo udhëitimi. Mirë do bëjë, pasi udhëtimet janë të mbara. Vetëm të shtunën duhet të bëjni kujdes, në orët e vona.
AkrepiKatër ditësh shumë i mirë. E kanë ndarë mendjen që duan ti japin drejtim gjërave të veta. Sikur bëjnë një nisje të re. Tendenca për t’i vendosur gjërat për një plan të ri do përshkruaj ditët e akrepëve. Momenti është për dashurinë dhe për sigurinë ekonomike. Jo nisje profesionale.
ShigjetariMë në fund nis periudha e shpërblimit të Satunrit në katër këndësh te ata. Përshpejtimi i çështjeve për gjëra të rëndësishme profesionale. Kanë që nga fundi i mjait 2024, kanë patur ngecje dhe shtyrje profesionale. Nga sot dhe nesër që Hëna shkon në gradë të barabarta me ju, ritmi përshpejtohet dhe do kenë shije më të mirë me sigurinë. Kjo në profesion dhe në dashuri (në raporte që i kanë rezistuar kohës).
BricjapiEdhe për Bricjapin, tendenca për të bërë lëvizje dhe organizime të vogla është prezente dhe do e gjejnë veten me njerëz. Nuk do fokusohen shumë te çështjet e punës. Nuk ka atë lodhjen maksimale që u dha marsi te gaforrja. Ndihen më të lehtësuar në agjendë. Tematikat që duhet të shmangin nesër dhe të shtunën në mëngjes janë çështjet e lekut. Lërini këto biseda nga e hëna dhe në vazhdim.
UjoriDielli akoma nuk ka vajtur në hyrjen e Plutonit me Marsin përballë. Por sa më shumë t’i afrohen fundit të javës, aq më të lehtësuar dhe optimist do jenë. Do dalin nga shija e keqe që i ka dhënë Marsi te Lunaët. Fundjava sjell pranverë për ju. Çështje që i përkasin ekonomisë është tendenca e këtij 4 ditëshi dhe zgjidhja do vij.
PeshqitVazhdojnë të kenë një agjendë me sociale, më e qeshur. Është periudhë shumë e mirë për të marrë vendime serioze në lidhje me familjen, që do i rezistojnë kohës. Një pjesë e mirë do marrin vendime për fejesa, martesa. I pret një verë shumë e bukur emocionalisht./vizionplus.tv -

Berisha për fushatën e PS: Punonjësit merren me detyrim në takimet e Ramës
Kreu i partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët online.Gjatë fjalës së tij, Berisha është ndalur tek fushata e PS, teksa thotë se punonjësit e administratës merren me detyrim në takimet e kryeministrit Edi Rama.
“Fushatë detyruar me punonjës që merren me detyrim në takimet me Ramën ndryshe pushohen nga puna.Kanë një fushatë pa frut, pa asnjë lloj llogaridhënie për atë që është bërë në 12 vite, Pa asnjë premtim pasi premtimet 12 vjeçare janë provuar të gënjeshtërta. Kësaj Radhë Rama zgjodhi banaliteti, aspekte të Big Brother për të mashtruar shqiptarët e mbuluar vjedhjet.Unë vi para jush për t’iu përgjigjur çdo pyetje që keni e për të dëgjuar çdo koment apo sugjerim që keni.
11 maji i jep përgjigjen përfundimtare praktikës së ekstremit së majë, narkoshtetit shqiptar, për censurën. Rama refuzon në mënyrë të prerë debatin me mua, e ftoj sërish, jo se kam ndonjë dëshirë të madhe ta takoj, por e bëj në emër të transparencës. Ka bllokuar të gjithë kandidatët e tij që nuk lejohen të dalin në debat me kandidatët tanë”, shprehet Berisha. -

Veliaj jep udhëzime nga burgu: Çfarë fshihet pas frazës “merruni me kuç e me maç”?
Që prej 3 Prillit, vijon publikimi i përgjime te bisedave të Erion Veliajt nga SPAK, të bëra nga burgu i Durrësit.
Në një prej përgjimeve teksa zhvillonte telefonatën me vëllanë, Arbër Veliajn nga qelia, kryebashkiaku e orientonte atë të mbante lart presionin në media, gjë që sipas tij do të ishte vendimtare në 13 mars, ditën kur u zhvillua seanca ndaj kryebashkiakut në GJKKO. Ndër të tjera Veliaj i kërkon Arbrit që “edhe thuaj të merret içik me kuç e me maç kush po ndjek gjërat?”
Në orën 20:17, Erion Veliaj bisedon me Arbrin dhe e pyet nëse amerikanët (avokatët) e arrijnë datën 11 (data e zhvillimit të seancës së Apelit). Arbrit i tregon se po mundohet të lidhet me ta dhe me shumë gjasa do të jenë në Shqipëri. Erion Veliaj i kërkon gjithashtu që ata të bëjnë një intervistë te Top-i. Ndërkohë, Arbri e njofton edhe në lidhje me konferencën e avokatëve, e cila është lënë të bëhet të nesërmen në orën 14:00, “off camera” “on record”, që gazetarët t’i prodhojnë vetë lajmet. Arbri i tregon se takimi do të quhet “takim informative me avokatët e familjes Veliaj”. Në bisedë, Erion Veliaj i kërkon që “duhet mbajt presingu lal se dita e martë është e pandryshueshme, kshu që katër ditë kemi’. “three days to freedom”. I kërkon Arbrit që “edhe thuaj të merret içik me kuç e me maç kush po ndjek gjëra?”” thuhet në faqen 79 të përgjimeve të sigurua nga CNA.Pyetja që lind është: Çfarë është merruni “me kuç dhe me maç”, të merret me kë?Kush është “kuçi dhe maçi”, pasi në zhargon të merresh me “kuç dhe me maç” (me qen e me mace) është të merresh me çdo njeri dhe me çdo gjë.
Të merren me variantin që të sulmohen në media gjyqtarët dhe prokurorët?
Të merren me portalet, të merren me kundërshtarët e tij “të shpikur” brenda partisë, t’u sulmojë familjarët dhe njerëzit?
Pasi ajo që po shohim sot, komanda me “kuç e me maç” ka shkuar në sulme, akuza, shpifje, fyerje, mashtrime, kanosje, kërcënime dhe askund, në asnjë nga raportimet nuk ka “kuç e maç” që të flasin në parim, a të merren me thelbin e përgjimeve, të merrem me themelin e çështjes së arrestimit, me aktet korruptive të provuara, me lënien në burg të Erion Veliajt, me prishjen e fakteve dhe provave, me intimidimin e dëshmitarëve, me ndryshimin në qëndrime etj.
Çfarë është “kuç e me maç”, kush është “me kuç e me maç”, që Erioni urdhëron dhe që më pas e zbatojnë Merot me shokë? -

“Durana Tech Park, krijohen 5 mijë vende pune”/ Rama: Ata që merren me teknologji duhet t’i mbajmë afër, ndryshe bëhen hakera dhe problem
Kryeministri Edi Rama ka folur në ceremoninë e dhënies së certifikatave për rezidentët e parë të “Durana Tech Park” për hapat e reja teknologjike në vendin tonë.
Ai ka zbuluar se tashmë e-Albania do të ketë një asisten virtual që do të përgatisë të gjitha dokumentet e kërkuara nga qytetarët, jo vetëm orientimin në kryerjen e veprimeve.
“Sot ky park faktikisht çon përpara një revolucion dixhital që do të vazhdojë hap pas hapi me shumë intensitet, së shpejti do të prezantojmë modelin tjetër të inteligjencës artificiale në shërbimet publike, do të kalojmë nga asistentja dixhitale i e-Albania që vetëm orienton marrësit e shërbimeve me zë, në një nivel krejt tjetër ku asistentja do të bëjë të gjithë punën që sot hyn dikush për të marrë shërbimin.
Asistentja nuk do të të orientojë, por do të marrë porosi me gojë dhe do të bëjë shërbimin. Kjo është çështje javësh në mos 1 apo dy muajsh që ky nivel tjetër i asistencës në shërbimet digjitale të bëhet i aksesueshëm për publikun”, tha Rama.
Ndër të tjera, Rama foli për mundësitë e punësimit, rreth 5 mijë, për të gjithë ata që merren me teknologji.
“Jemi në një bashkëpunim të ngushtë me Francën. Për të krijuar edhe një hapësirë në funksion të BE dhe zhvillim të teknologjisë në Bashkimin Europian, për të krijuar edhe lehtësi, ndërsa BE është në procesin e rregullimit të kompanive që funksionojnë në këtë fushë. Ne ju japim atyre mundësitë e hapësirave.
Synojmë të arrijmë mbi 5 mijë mundësi për punë që do të thotë me paga shumë të larta. Shumë më të larta se pagat tona. Synojmë të rrisim eksportet dhe të ardhurat tona brenda dy dekadave, nga kjo iniciativë. Gjë që e kemi studiuar dhe konfirmuar së bashku me partnerët tanë francez dhe po ashtu synojmë që të ardhurat në buxhetin e shtetit gjatë periudhës që flas të jenë mbi gjysmë miliardë euro”.
Rama u shpreh se ata që merren me teknologji duhet t’i mbajnë sa më afër, ndryshe ata do të bëhen hakerë.
“Në fund fare dëshiroj që dhe një herë tjetër, ti bëj me dije të gjithë djemve dhe vajzave që punojnë në këtë sektor… ta shikojnë Durana Tech Park si atdheun e tyre brenda atdheut tonë të madh, atdheun e një shoqërie dixhitale që aty brenda ka komplet të tjera rregulla në funksion, të mënyrës se si funksionon mendja e këtyre, gjë që unë nuk e di ta them se si, por unë them në mënyrë të admirueshme. Di ashtu që këta njerëz më mirë ti kesh me vete se kundër, se kur i ke kundër të bëhen hakera, kur bëhen hakera bëhen problem”.
Top Channel