Tag: merren

  • “1 milion për kokën e Prekë Kodrës”/ Berisha: Thethi përdoret për të mbuluar Elbasanin

    “1 milion për kokën e Prekë Kodrës”/ Berisha: Thethi përdoret për të mbuluar Elbasanin

    Kreu i PD Sali Berisha, në një konferencë për shtyp nga selia blu, foli edhe në lidhje me atë po ndodh në Theth, një ngjarje që ka tërhequr vëmendjen gjatë dy ditëve të fundit, pas njoftimit nga kryeministri Edi Rama se ndërtime pa leje do të hiqeshin nga ky fshat turistik.
    Kujtojmë se Rama kritikoi ashpër edhe vendimin e marrë nga një prokurore për mos nisje të çështjes kundër këtyre ndërtimeve.
    Berisha u shpreh se në vend që institucionet të merren me atë që ndodhi në Elbasan, masakrën mjedisore me zjarrin në landfillin e Elbasanit që zgjati për rreth një javë, merren me disa kontejnerë të vendosura në Theth.
    Kryedemokrati u shpreh se e gjitha kjo është vetëm një zhurmnajë për të “mbytur” atë që ndodhi në Elbasan, ndërsa shtoi se qeveria duhet të kishte vënë në dispozicion 1 mln lekë shpërblim për të kapur Prekë Kodrën, i cili njihet si pronar i kontejnerëve, që është shpallur në kërkuam edhe në lidhje me dosjen “Metamorfoza”.
    “Prekë Kodra rezulton si një njeri që kishte marrë përsipër i shtyrë nga Vuçiçi, dhe tani merren me kontejnerët jo me masakrën në Elbasan me djegien e plehrave si në mesjetë. Zhurma që bëhet për Thethin është njëlloj si të përpiqesh të mbulosh megakrimin e tij. Qeveria duhet të vendoste milionin mbi kokën e tij për ta kapur.
    Problem që një prokurore nuk lëshoi urdhërarrest për kontejnerët të cilët sipas raportit të policisë, nuk ishin ndërtim me themele, pra nuk plotësonin kushtin ligjor të ndërtimit pa leje”, tha ai.

  • “Të gjithë drejtuesit do të merren të rinj”, Rama pas dorëheqjes së drejtorëve: Një kapitull i ri do të fillojë për Partinë Socialiste të Vlorës

    “Të gjithë drejtuesit do të merren të rinj”, Rama pas dorëheqjes së drejtorëve: Një kapitull i ri do të fillojë për Partinë Socialiste të Vlorës

    “Të gjithë drejtuesit do të merren të rinj”, tha kryeministri Edi Rama gjatë takimit në bashkinë Vlorë.

    Drejtorët që kanë dhënë dorëheqjen në Bashkinë e Vlorës janë konsideruar të papërshtatshëm për të vijuar ushtrimin e funksioneve të tyre.
    Kjo lëvizje është parë si e nevojshme për të hapur rrugën e një reformimi të thellë administrativ, ku përkushtimi dhe efikasiteti janë thelbësorë.
    Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen këtyre individëve t’u ofrohen role të tjera, në përputhje me aftësitë dhe eksperiencën e tyre.
    Ajo që është theksuar qartë është se të gjitha emërimet e reja në drejtimin e institucioneve do të bazohen në meritokraci, duke garantuar që administrata vendore të përfaqësohet nga profesionistë të zotë dhe të angazhuar në shërbim të qytetarëve.
    Kryeministri Rama u bëri thirrje të rinjve që kanë studiuar në Vlorë, Tiranë apo jashtë vendit dhe që aktualisht punojnë në profesione të tjera, si kamarierë apo punë të ngjashme, që të aplikojnë për poste në administratën publike.
    Ai theksoi se këta të rinj janë të mirëpritur të kontribuojnë në strukturat shtetërore dhe lokale. Bashkia e Vlorës, pas konfirmimit zyrtar të dorëheqjeve, do të hapë garat për drejtues të rinj, duke ofruar mundësi reale për angazhim profesional dhe përfshirje në proceset e reformimit administrativ të qytetit.
    Rama: Drejtorët e bashkisë së dorëhequr kanë treguar se janë të papërshtatshëm për ta kryer atë detyrë ndërkohë që atyre mund t’ju jepen mundësi të reja në të ardhmen. Por dua t’i bëj thirrje që të gjithë ata që vijnë të shërbejnë siç duhet. Ne do të jemi shumë kërkues sa i përket shërbimeve dhe emërimit të tyre sipas meritës. E njëjta gjë do të vlejë edhe për drejtuesit e institucioneve qendrore në Vlorë të cilët janë dorëhequr.
    Asnjë person që ka mbuluar funksionet publike nuk do të rimerret si drejtues në këtë fazë. Të gjithë drejtuesit do të merren të rinj, të gjithë janë të mirëpritur të kontribuojnë më shumë për qytetin.
    Të gjithë ata që kanë studiuar në Vlorë në Tiranë apo jashtë vendit që janë të dëshiruar të shërbejnë në administratën e shtetit apo në administratën e Vlorës që punojnë kamarier apo punë të tjera janë të pritur që të vijnë dhe të konkurrojnë për postet përkatëse. Bashkia do të konfirmojë të gjitha dorëheqjet dhe do të hapi garën për udhëheqës të rinj.
    Ajo që ne kemi bërë në Vlorë me grupin e deputetëve që na dha një rezultat tepër të mirë është vetëm hapi i parë për disa reforma në vijimësi që do të ofrohen.
    Një kapitull i ri do të fillojë edhe për partinë socialiste të Vlorës ku janë komanduar dy bashkëkryetarë të rinj Erjona dhe Klevisi.
    Erjona është edhe deputete ndërkohë që Klevisi është këtë në Vlorë për të mbajtur shtëpinë hapur në mënyrë të pandërprerë shtëpinë e partisë socialiste.
    Të gjithë kryetarët e organizatës politike do të vlerësohen sipas shërbimit të tyre në 11 Maj. Ndërkohë partia do të hapet totalisht për të krijuar grupe të reja për të ftuar individë të rinj të jenë kontribues do të hapen edhe grupet me qytetarët për të evidentuar çdo gjë në terren në kohë reale.

    Top Channel

  • Berlini ndërpret financimet për OJQ-të në Mesdhe që merren me shpëtimin e emigrantëve

    Berlini ndërpret financimet për OJQ-të në Mesdhe që merren me shpëtimin e emigrantëve

    Berlini ka ndaluar financimin për OJQ-të aktive në Detin Mesdhe.

    Ministria e Jashtme gjermane deklaroi se qeveria “nuk planifikon të ofrojë mbështetje të mëtejshme financiare për organizatat joqeveritare që merren me shpëtimin e emigrantëve në Mesdhe”.
    Në vitin 2022, Bundestagu kishte vendosur të financonte shpëtimin civil detar me rreth 2 milionë euro në vit deri në vitin 2026.
    Financimi i OJQ-ve nën qeverinë e mëparshme Scholz kishte shkaktuar polemika në Itali dhe ishte kritikuar gjithashtu në Gjermani, veçanërisht nga CDU, e cila ishte në opozitë në atë kohë.

    Top Channel

  • Turizëm mes kaosit, Unioni: Të merren masa nga informaliteti e infrastruktura tek mungesa e ujit

    Turizëm mes kaosit, Unioni: Të merren masa nga informaliteti e infrastruktura tek mungesa e ujit

    Unioni Turistik Shqiptar ka kërkuar që nga institucionet në vend të merren masa për të garantuar një turizëm cilësor me ndërhyrje në disa aspekte që ose janë problematike ndër  vite ose janë shtuar së fundmi.Përmes një statusi të gjatë në rrjetet sociale Kryetari i këtij Unioni Rrahman Kasa nënvizon se zonat turistike janë shpesh të përfshira nga ndërtime dhe kantiere ndërtimi teksa problem është bërë mungesa e ujit, infrastruktura e pamjaftueshme apo aspak në standarde në disa zona turistike.Kasa nënvizon se qasja e qeverisë duhet të jetë e tillë që të orientojë një buxhet të dedikuar për investimet në shërbim të turizmit duke pasur parasysh efektin e drejtpërdrejtë por edhe atë indirekt që ka ky sektor në ekonomi. Unioni propozon një sërë masash fiskale që mund të merren dhe po kështu i bën thirrje edhe vetë bizneseve të turizmit të jenë të përgjegjshme me çmimet dhe shërbimin.“Si Kryetar i “Unionit Turistik Shqiptar” (ATU), dëshiroj të ndaj me ju shqetësimet dhe problematikat që na janë adresuar nga bizneset e turizmit, një pjesë e të cilave janë të hershme, por disa prej tyre janë shfaqur ose janë rritur kohët e fundit.Për këtë arsye, i kam propozuar autoriteteve mbajtjen e një takimi ndërinstitucional, ku, përveç MTM-së, të marrin pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë së Transportit, Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit, Drejtorisë së Policisë Rrugore, Drejtorisë së Agjencisë Kombëtare të Bregdetit etj., me qëllim që të diskutojmë mbi sfidat dhe problematikat, të koordinojmë një bashkëpunim të përbashkët për të identifikuar pengesat e sektorit të turizmit dhe të hartojmë një diagnozë të gjendjes aktuale.Qëllimi është të arrijmë në një konsensus mbi fushëveprimin e institucioneve, të përcaktojmë objektivat dhe veprimet që duhen ndërmarrë për të mirën e kësaj industrie të rëndësishme të ekonomisë sonë.Aktualisht, disa vende të rajonit po përballen me një reduktim të ndjeshëm të numrit të turistëve, për shkak të vetëkënaqësisë dhe mungesës së vëmendjes ndaj problematikave të sektorit. Nëse nuk merren masa, ekziston rreziku që e njëjta situatë të ndodhë edhe tek ne në vitet në vijim. Disa nga shqetësimet kryesore që duam të sjellim në vëmendje janë:Ndërtimet dhe ambientet e rrënuara në disa zona turistikeNë shumë zona, turisti përballet me ambiente në ndërtim, të pakuruara dhe të papastra. Më e theksuar kjo dukuri është në zonën bregdetare të Golemit, e cila është kthyer në një kantier ndërtimi. Partnerët ndërkombëtarë që kanë kontraktuar hotelet në këtë zonë janë tejet të shqetësuar.Golemi është sot në një gjendje katastrofale: i mbuluar nga inertet, me vinça, kamionë dhe eskavatorë që punojnë në mes të sezonit. Turistët ankohen për zhurmën, pluhurin, rrugët e bllokuara. Autobusët janë të detyruar të ndalojnë larg hoteleve dhe turistët tërheqin valixhet 300-400 metra në rrugë me gurë e inerte. Ironikisht, disa kanë thënë se duhet t’u kishim thënë të merrnin kaska dhe rroba pune, jo rroba plazhi.Mungesa e ujitNjë shqetësim i madh sidomos në zonën e Golemit dhe në bregdetin e Jugut gjatë sezonit veror, që dëmton rëndë funksionimin e bizneseve turistike.Informaliteti dhe aktivitetet pa licencëKemi propozuar ngritjen e një Task-Force të posaçme që të monitorojë dhe luftojë fenomenet e informalitetit dhe konkurrencës së pandershme. Kjo strukturë nuk duhet të ngatërrohet me Komitetin e Menaxhimit të Sezonit Turistik, i cili ka vetëm rol koordinues, por nuk ka autoritet për kontroll dhe ndëshkim.Ofrues të pakualifikuar shërbimeshAgjenci udhëtimi dhe guida turistike që nuk respektojnë rregullat dhe standardet.Guida të huaja që operojnë në informalitet, duke ofruar shërbime të ulëta në cilësi dhe duke rrezikuar sigurinë e turistëve.Transportues turistik pa standardeShumë mjete transporti janë të paçertifikuara dhe në shkelje të ligjit, duke rrezikuar jetën e turistëve dhe imazhin e vendit. Sipas INSTAT, vetëm 1 në 5 vizitorë qëndron në struktura të licencuara. Pjesa tjetër ndjek forma informale si Airbnb, shtëpi pritëse e bujtina, që duhet të evidentohen dhe të monitorohen nga strukturat përkatëse. Këto problematika mund të ishin parandaluar nëse do të ishte marrë në konsideratë propozimi ynë për ngritjen e një Task-Force, e cila të evidentojë subjektet e paregullta dhe të ndërhyjë ndaj mjeteve e strukturave në shkelje të ligjit.Mungesa e burimeve njerëzore të kualifikuaraTurizmi dhe udhëtimet gjeneruan 93,500 vende pune në 2024, që përfaqëson 7.7% të punësimit total. Për 2025 nevojiten edhe 20,000 vende të reja pune.Burokracitë për pajisjen e të huajve me leje qëndrimiKa barriera serioze në procesin e pajisjes me leje qëndrimi të punonjësve të huaj, që janë të kontraktuar rregullisht nga bizneset, kryesisht nga Azia dhe Afrika. Zvarritja e këtij procesi po dëmton hotelet, të cilat mbeten pa staf dhe, për pasojë, ofrojnë shërbime të mangëta.Mbingarkesa e infrastrukturës rrugoreSegmentet drejt destinacioneve të rëndësishme turistike si Lumi i Shalës, Shëngjini, Ksamil, etj., nuk po përballojnë dot fluksin, duke ndikuar negativisht në përvojën e turistëve.Rritja e investimeve publike në turizëmInvestimet publike nuk janë në përpjesëtim të drejtë me të ardhurat që turizmi gjeneron. Ne propozojmë që të paktën 20% e të ardhurave nga turizmi të rikthehen në formën e investimeve publike, kryesisht në: Infrastrukturën rrugore; akses në atraksione turistike; subvencionimin e strukturave akomoduese për të reduktuar sezonalitetin.Këto çështje janë ngritur edhe nga partnerët ndërkombëtarë që operojnë në Shqipëri. Sipas vlerësimeve të tyre, është rritur ndjeshëm numri i komenteve negative këtë vit.Është e vërtetë që Shqipëria ka pika të forta: turizmin patriotik, diasporën, çmimet konkurruese, mikpritjen, kulinarinë, atraksionet natyrore dhe historike, eksplorimin dhe linjat “loë cost” që e bëjnë më të aksesueshme për turistë individualë (të cilët përbëjnë mbi 85% të totalit). Por nuk mjaftojnë. Për të përballuar sfidat dhe për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme, kërkohet një bashkëpunim më i ngushtë me komunitetin e biznesit, për të mos keqmenaxhuar këtë industri që kontribuon me rreth 25% në PBB.Duhet të:-Rishikohen politikat fiskale (ATU propozon unifikimin e TVSH-së në 10% për të gjitha kategoritë),-Subvencionohen punonjësit e strukturave akomoduese gjatë sezonit dimëror,-Mbështeten Tour Operatorët që sjellin turistë të organizuar jashtë sezonit,-Plotësohet kuadri ligjor dhe përputhshmëria me standardet europiane,– Luftohet informaliteti dhe konkurrenca e pandershme.-Nga ana tjetër, edhe bizneset duhet të jenë më të kujdesshme me cilësinë e shërbimit, politikat e çmimeve dhe menaxhimin profesional” thuhet në deklaratën e Unionit. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “Gërdeci”/ Fatmir Mediu: Kërkova të merren parasysh dëshmitë e dhëna në SHBA

    “Gërdeci”/ Fatmir Mediu: Kërkova të merren parasysh dëshmitë e dhëna në SHBA

    Fatmir Mediu

    TIRANË- Këtë të mërkurë u mbajt seanca e radhës në GJKKO për “Gërdecin”. Ndryshe nga seanca e shkuar, sot në seancë, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu kundërshtoi sërish akt-ekspertizën e paraqitur nga grupi i ekspertëve. Gjatë diskutimeve në seancë, ish-ministri kërkoi që trupi gjykues i Gjykatës së Posaçme të marrë parasysh dëshmitë e personaliteteve politike dhe ushtarake të kohës. Po ashtu, shtoi se 6 kongresmenë amerikanë i kanë dërguar Ministrisë së Drejtësisë, duke kërkuar që edhe të merren parasysh gjatë gjykimit.
    Mediu: 6 kongresmenë amerikanë i kanë dërguar një letër Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë, ku kërkojnë që dëshmitë e personaliteteve ushtarake dhe politike të kohës të dhëna në SHBA vullnetarisht me (afidavit), që është deklarim nën betim dhe ka vlerën e provës në sistemin e drejtësisë amerikane, të merren parasysh në procesin ‘Gërdeci’.”
    Kërkesa e tij vjen pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar refuzoi thirrjen e tyre si dëshmitarë.
    Më pas, Mediu, pas daljes së tij nga ambientet e GJKKO-së, ka dhënë një deklaratë për shtyp, lidhur me atë se çfarë është diskutuar brenda Gjykatës. Duke u shprehur se nuk ka pasur akte që përcaktojnë përgjegjësinë e ministrit për transportin e municioneve, ish-ministri u ndal edhe njëherë tek kërkesa e tij për të marrë në pyetje dëshmitarët.
    “Së pari, sa i përket debatit gjyqësor. Unë e bëra të qartë se është në kundërshtim të ligjit, që ministri i mbrojtjes, i cili është autoritet civil t’i kërkohet që të njohë kalibrat. Për më tepër, e theksoj e një gjë tjetër, që nuk ka asnjë akt ligjor që mat kalibrat e mëdhenj e të vegjël, e ka një praktikë të përcaktuar tashmë në Ministrinë e Mbrotjes, në bashkëpunim me kompanitë ndërkombëtare e me partnere të NATO-s, ku kalibrat 20-160 mm, cilësohen si kalibra të vegjël. Më tej pastaj, ajo se çfarë ka të bëjë me transportin e municioneve. T’i thuash ministrit që ti duhet të përcaktosh me urdhër, se urdhri i ministrit të mëparshëm… Një urdhër ministri kur del, ka një strukturë zbatuese. Thjesht e qartë, mendoj se ministri është përgjegjës përballë Kushtetutës, marrëveshjeve ndërkombëtare, ligjeve edhe vendimeve të qeverisë. Aktet që kanë dalë nga ministri kanë përcaktuar strukturat detyruese raportuese, sidomos në rastin e ministrisë së mbrotjes. Kjo është për sa i përket debateve. Por, duhet të them që në mënyrë të qartë, edhe ekspertët ushtarakë edhe ekspertët që merren me transportin, kanë thënë që nuk ka akte që përcaktojnë përgjegjësi të ministrit për sa i përket transportit të kalibrave. Këto janë çështje të rregullorëve. Ne kemi kërkuar që në listën tonë të dëshmitarëve, të ishin dhe ata që na kanë asistuar, të cilët janë ushtarakë të lartë, të nderuar të Shtetet të Bashkuara të Amerikës. Komandanti suprem i NATO-s, kanë qenë po ashtu dy ekipe amerikane të cilat na kanë asistuar në përgatitjen e të gjitha akteve ligjore sa i përket politikave të mbrotje,”- tha ai.
    Seanca e radhës për Mediun është vendosur më datë 24 qeshor, ora 13:00.
    Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur. Sipas kërkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk ekziston me asnjë pengesë për hetimin dhe gjykimin e Mediut, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”./ZËRI

  • Zhvillohet seanca për “Gërdecin”, Mediu: Të merren parasysh dëshmitë e dhëna në SHBA

    Zhvillohet seanca për “Gërdecin”, Mediu: Të merren parasysh dëshmitë e dhëna në SHBA

    Ditën e sotme është zhvilluar seanca e radhës gjyqësore për çështjen “Gërdeci”. Në sallë ka qenë i pranishëm edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
    Ai është shprehur se gjashtë kongresmenë amerikanë kanë kërkuar që dëshmitë e personaliteteve ushtarake dhe politike të kohës të dhëna nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të merren parasysh në proces.
    “Gjashtë kongresmenë amerikanë i kanë dërguar një letër Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë, ku kërkojnë që dëshmitë e personaliteteve ushtarake dhe politike të kohës, të dhëna vullnetarisht në SHBA në formën e “affidavit”-eve (deklarime nën betim që kanë vlerën e provës në sistemin e drejtësisë amerikane), të merren parasysh në procesin “Gërdeci””, u shpreh Mediu sipas asaj që raporton gazetarja Glidona Daci.
    Ky veprim i tij vjen pasi Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar refuzoi thirrjen e tyre si dëshmitarë. Kujtojmë se SPAK thotë se Mediu shpërdoroi detyrën me nxjerrjen e disa akteve nënligjore që kanë sjell avantazhe për shoqëritë private që do kryenin demontimin.  Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i pandehur këtë dosje, i ka mohuar të gjitha akuzat dhe ka deklaruar më herët se pretendimi i prokurorisë është i pabazë./tvklan.al

  • Ikja e të rinjve/ PL ngre alarmin e shpopullimit: Nëse s’merren masa, realiteti demografik do të na kushtojë më shumë se çdo investim

    Ikja e të rinjve/ PL ngre alarmin e shpopullimit: Nëse s’merren masa, realiteti demografik do të na kushtojë më shumë se çdo investim

    Partia e Lirisë ka ngritur shqetësimin, lidhur me dramën e madhe, siç PL e cilëson, shpopullimin.

    Në një deklaratë nga selia e PL, kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim në Partinë e Lirisë, Myrvete Asqeri u shpreh se të dhënat e një harku kohor prej një viti të largimit të të rinjve, tregojnë realitetin e hidhur, se popullsia e re po zhduket nga Shqipëria, si rezultat i agjendës sorosiane antikombetare të shpopullimit.

    Sipas Asqeriut, Shqipëria po hyn zyrtarisht në epokën e tkurrjes demografike, ku për shkak të pasigurisë Fa ekonomike, sociale dhe institucionale, të rinjtë nuk ndërtojnë më familje në Shqipëri sepse nuk shohin të ardhme.

    Duke e konsideruar një alarm kombëtar dhe jo debat politik, PL thotë se nëse nuk merren masa të menjëhershme dhe afatgjata, ndryshimet që do të imponojë realiteti demografik do të jenë shumë më të kushtueshme sesa çdo investim që mund të bëhet sot.

    Deklarata e Kryetares së Lëvizjes së Gruas për Integrim në Partinë e Lirisë,  Znj. Myrvete Asqeri.

    Edhe vet instituti i statistikave të Edi Ramës INSTAT, pohon vijim e dramës së madhe të shpopullimit.

    Vetëm në harkun kohor të një viti, nga 2023 në 2024, Shqipëria ka humbur 29 mijë të rinj, një shifër dramatike, që flet për një realitet të hidhur, popullsia e re po zhduket nga Shqipëria, jo për shkak të ndonjë katastrofe natyrore apo konflikti të armatosur, por si rezultat i axhendës sorosiane antikombetare të shpopullimit.

    Sot kemi më pak të rinj, më pak lindje dhe më shumë emigracion se kurrë më parë. Rënia e lindshmërisë ka arritur nivele kritike. Në vitin 2023 janë regjistruar më pak se 24 mijë lindje në të gjithë vendin, një nga nivelet më të ulëta historike. Shqipëria po hyn zyrtarisht në epokën e tkurrjes demografike. Familjet shqiptare nuk po sjellin më fëmijë jo sepse nuk duan, por sepse nuk kanë siguri ekonomike, sociale dhe institucionale. Të rinjtë nuk ndërtojnë më familje në Shqipëri sepse nuk shohin të ardhme.

    Në anën tjetër, emigracioni vazhdon me përmasa të frikshme. Rinia shqiptare po largohet në mënyrë masive drejt vendeve të BE-së dhe më tej. Në vend që të ndërtojë politika që e mbajnë rininë këtu, qeveria mjaftohet me slogane boshe dhe propagandë televizive. Në vend që të hapen vende të reja pune me dinjitet, të ofrohet strehim i përballueshëm dhe arsimi të jetë cilësor, qeveria shpenzon për beton dhe fasada.

    Pasojat e kësaj keqqeverisje, që po detyron rininë të marri rrugët  e emigrimit, po ndihen që sot, kemi më pak nxënës në shkolla, më pak punëtorë në tregun e punës, më shumë barrë mbi një popullsi gjithnjë e më të plakur. Nëse ky ritëm vazhdon, Shqipëria do të detyrohet të importojë fuqi punëtore, të ndryshojë rrënjësisht sistemin e pensioneve, dhe të përballet me pasoja të paimagjinueshme sociale e ekonomike.

    Rënia e lindshmërisë dhe emigracioni nuk janë procese natyrore, janë simptoma të një sistemi që nuk funksionon. Janë pasqyrim i mungesës së politikave familjare, mungesës së perspektivës dhe mungesës së dinjitetit për qytetarët e këtij vendi. Dhe më e rënda është se qeveria i sheh këto si statistika, jo si thirrje për ndryshim.

    Nëse nuk merren masa të menjëhershme  dhe afatgjata, ndryshimet që do të imponojë realiteti demografik do të jenë shumë më të kushtueshme sesa çdo investim që mund të bëhet sot. Kjo Narkoqeveri është përgjegjësja e vetme  për shuarjen graduale të shpresës dhe të vetë të ardhmes së këtij vendi.

    Ky është një alarm kombëtar, jo një debat politik. Politikat për nxitjen e lindshmërisë, për mbështetjen e familjes, për rininë dhe ndalimin e emigracionit nuk janë luks, janë domosdoshmëri dhe Partia e Lirisë këto politika i ka konkretizuar  në programin e saj, 5 prioritete për 4 milionë shqiptarë plus,  ku fokusi kryesor është ndalimi i shpopullimit dhe fuqizimi i familjes duke i dhënë kështu fund dramës së madhe të shpopullimit që është kthyer tashmë në një plagë të hapur për Shqipërinë.

    Faleminderit!

  • “Serbia e di rrezikun”, Rusia paralajmëron Beogradin për furnizimin e Ukrainës me armë: Të merren masa për…

    “Serbia e di rrezikun”, Rusia paralajmëron Beogradin për furnizimin e Ukrainës me armë: Të merren masa për…

    Rusia ka qortuar sërish Beogradin në lidhje me raportimet se armët dhe municionet e prodhuara në Serbi kanë përfunduar në duart e ushtrisë ukrainase.
    “Jemi të bindur se Serbia do të marrë masa efektive, të cilat do të mundësojnë identifikimin dhe ndërprerjen e kontratave të dyshimta të eksportit të huaj – dhe për të parandaluar dërgimin e mallrave të ndjeshme për qëllime ushtarake në adresa të papërshtatshme”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova.

    Zakharova deklaroi se Kremlini është në dijeni të deklaratës së Presidentit serb Aleksandar Vuçiç se ai do të fillojë një rishikim të bashkëpunimit ushtarako-teknik me partnerët e huaj në lidhje me manipulimet me përdoruesit fundorë të armëve serbe.
    “Jemi të bindur se do të merren masa efektive, të cilat do të bëjnë të mundur identifikimin dhe ndërprerjen e kontratave të dyshimta të eksportit të huaj – dhe për të parandaluar dërgimin e mallrave të ndjeshme ushtarake në adresa të papërshtatshme”, tha Zakharova, raporton RTS.
    Në Moskë, ata besojnë, siç theksoi ajo, se Serbia është e vetëdijshme për rrezikun që dërgesa të tilla të bien në duart e regjimit të Kievit.
    “Shpresojmë që të merren masa efektive, në mënyrë që të mos bjerë hije mbi marrëdhëniet e mira midis Rusisë dhe Serbisë. Dhe do të shtoja – edhe ndjenjat e sinqerta të popullit serb, i cili i kupton gjithçka shumë mirë”, tha Zakharova.

  • “Rama s’ka meritë, bilanci i tij është dështim total”, shpërthen Genc Gjokutaj: Është kokë e këmbë i lidhur me krimin

    “Rama s’ka meritë, bilanci i tij është dështim total”, shpërthen Genc Gjokutaj: Është kokë e këmbë i lidhur me krimin

    Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në  një emision televiziv, ka deklaruar se problemet kryesore në vend lidhen drejtpërdrejt me kryeministrin Edi Rama, të cilin e akuzon për kapje të shtetit dhe lidhje me krimin.
    “Ne problemin e kemi me Ramën, sepse ky drejton një shtet i cili është kokëkëmbë i lidhur me krimin. Policia është në lojë me krimin, drejtësia është e kapur, media pjesën më të madhe është e kapur, ky ka vrarë demokracinë,” u shpreh Gjokutaj.

    Sipas tij, Rama nuk ka asnjë meritë në drejtimin e shtetit dhe çdo bilanc është negativ. Ai vlerësoi se institucionet vendase nuk merren me problemet reale, siç është vjedhja e votës, por fokusohen në çështje dytësore.

    “Merren me mua se kam bërë një status, dhe nuk merren me vjedhjen e votës, që Evropa do sjellë një komision faktmbledhës. Është marrë vendimi menjëherë pas kërkesës së Berishës,” shtoi ai.

    Gjokutaj e cilësoi këtë si një shqetësim kombëtar dhe i bëri thirrje opinionit publik të reflektojë për gjendjen në të cilën ndodhet vendi. “Ky është shqetësimi ynë kombëtar, ky është problemi. Rama, harroje…”, përfundoi avokati.
    Gjokutaj: 
    Ne problemin e kemi me Ramën sepse ky drejton një shtet i cili është kokëkëmbë i lidhur me krimin, policia është në lojë me krimin, drejtësia është e kapur, media pjesën më të madhe është e kapur, ky ka vrarë demokracinë, nuk ka një meritë ky në drejtimin e këtij shteti, sepse bëhet një bilanc, bilanci është negativ.
    Shikoni sot, shikoni rezolutat e tjera, se këtu trumpetohet.Merren me mua se kam bërë një status, dhe nuk merren me vjedhjen e votës, që Evropa do sjellë një komision faktmbledhës, dhe është marrë vendimi menjëherë pas kërkesës së Berishës.
    Ky është shqetësimi ynë kombëtar, ky është problemi. Rama, harroje…
     

  • CEZ-DIA dhe lobimi në SHBA! SPAK mbyll hetimet, Meta dhe Kryemadhi merren të pandehur

    CEZ-DIA dhe lobimi në SHBA! SPAK mbyll hetimet, Meta dhe Kryemadhi merren të pandehur

    ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.NIPT: M32126006Q