Tag: merren

  • CR7 shkakton “tërmet” me fjalët për Georgina: Burrat nuk merren me punët e shtëpisë…

    CR7 shkakton “tërmet” me fjalët për Georgina: Burrat nuk merren me punët e shtëpisë…

    15 Nëntor 2025

    10:42

    Alfred Lleshi

    Cristiano Ronaldo ka shkaktuar stuhi reagimesh në rrjetet sociale pas komenteve të tij për rolin e Georgina Rodríguez, bërë gjatë intervistës në “Piers Morgan Uncensored”. Edhe pse kampioni portugez konfirmoi dëshirën për t’u martuar Georgina, me të cilën është prej gati 10 vitesh, fjalët e tij mbi jetën familjare u quajtën “anakronike” nga shumë përdorues.
    I pyetur se çfarë e bën Georginën të veçantë, Ronaldo tha: “Ka shumë cilësi që i dua. Është unike në mënyrën si kujdeset për mua, për familjen dhe shtëpinë, çka kërkon shumë punë”. Por deklarata që ndezi polemikat ishte kjo: “Nëse ajo do ishte ndryshe, unë nuk do merresha me të. Burrat nuk mund të merren me këto gjëra, punët e shtëpisë, sinqerisht”.
    Fjalët e tij ndezën rrjetin, shumë e quajtën “fëmijë të paaftë për t’u kujdesur për veten”, ndërsa të tjerë e mbrojtën, duke theksuar se është zgjedhje personale e çiftit dhe Georgina ka pavarësi të plotë ekonomike.

  • Surprizat e yjeve! Parashikimi i Horoskopit, astrologia: Shenja që duhet të lajë borxhet brenda dy ditëve

    Surprizat e yjeve! Parashikimi i Horoskopit, astrologia: Shenja që duhet të lajë borxhet brenda dy ditëve

    Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për pjesën e dytë të javës në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova. 
    Mërkuri në të kundërt te Shigjetarët do të vazhdojë deri në datën 19. Kjo do të thotë që pjesën e vonesave, anulimeve, përplasjeve t’i marrim shtruar dhe të mos e ngarkojmë veten. 
    Por Venusi te Akrepat ndihmon në të njëjtën kohë për të hequr detyrimet ekonomike ose për të rregulluar këmbimet ekonomike. 
    Për sa i përket shenjës që duhet të laj borxhet brenda dy ditëve, bëhet fjalë për Akrepin. Konsultohuni me ekspertë të fushës, këshillon Meri Gjini, në mënyrë që të jeni gati kur Mërkuri në të kundërt të vijë te ju, në fund të këtij muaji. 
    DashiDo të merren me çështjet e familjes që kanë nisur që nga dje dhe do të vazhdojnë deri nesër. Në fundjavë do të kenë nevojë për t’u arratisur nga agjenda e të përditshmes. Kjo mund të jetë edhe në kuptim metaforik. 
    DemiPjesa sociale-shoqërore do të jetë ambienti që do të zgjedhin për t’u larguar nga detyrimet e veta. Mërkuri në të kundërt, së bashku me Marsin në vendosje të rëndësishme, i bën Demat të duhet të shmangin vendime jetësore. Të paktën edhe sot shmangini. 
    BinjakëtNdihen të lodhur dhe të ngecur në kuadratin e vet. Sa më shumë t’i afrohemi fundjavës, do të mundohen të jenë më të qeshur dhe më të relaksuar nga ngarkesat e javës. 
    GaforrjaNga dje kemi Jupiterin në të kundërt aty. Por është hyrje pozitive. Çfarë ka të bëjë me çështje zyrtare, ligjore, shkresa, shtëpie, çatie  është një 3-ditësh për t’u diskutuar se si rregullohen dhe si korrigjohen. Jupiteri është korrigjues për ata që nuk kanë ndërmarrë lëvizje dhe nuk i kanë bërë gjërat në kohën e duhur. 
    LuaniGjatë gjithë javës, humori i tyre ka qenë i mirë, ose kanë pasur vështirësi që kanë dashur t’i anashkalojnë. Duket sikur janë në proces diskutimesh për të marrë hapa të caktuar. Sot ka luhatje humori, pasi Mërkuri dhe Marsi ndodhen në një pozicion që bashkëvepron me Luanët. Pengohet pak evolucioni praktik i tyre. 
    VirgjëreshaDo të merren me diskutime që kanë të bëjnë me paratë. Do të merren me gjëra të vogla për të rregulluar humorin e tyre. Lehtësimin do ta ndjeni që në orët e pasdites sot. Nuk është koha për firmosje apo udhëtime. 
    PeshorjaMërkuri nuk ndikon shumë te Peshorja. Konkretisht, fundjava u jep mundësinë të qartësohen ose të thonë “PO” një propozimi të rëndësishëm në lidhje me punën. 
    AkrepiDuhet të shfrytëzojnë këto dy ditë, sot dhe nesër, për të mbyllur detyrimet. Çështjet që kanë mbetur prej kohësh këmbime ekonomike, borxhe apo çështje ligjore këto dy ditë duhen menduar mirë ose duhet të konsultohen me ekspertë të fushës për të projektuar më qartë lëvizjet kur Mërkuri të kalojë në të kundërt te ata. 
    ShigjetariE kanë te vetja këtë Mërkur në të kundërt. Do të merren me çështje personale. Dikush do të merret me fizikun e tij, dikush me një familjar. Jep mundësinë për të korrigjuar çfarë duhet korrigjuar, për të qenë më të fortë që në fund të muajit të përballojnë periudhën e fortë të zhvillimit që i pret. 
    BricjapiMërkuri në të kundërt te Shigjetarët duket sikur është përmbyllës, për të pastruar pjesën sociale dhe shoqërore. Në fundjavë do të merren me familjen, shtëpinë ose pastrimin dhe arredimin. 
    UjoriDuhet të jenë të kujdesshëm për emrin e tyre, statusin, PR-in. Ka të bëjë me energjinë. Ta mbrojnë dhe ta korrigjojnë. Nëse duhet të korrigjohen, le ta bëjnë edhe sot. Nga e hëna lehtësohet agjenda dhe vëmendja kthehet për mirë nga ju. 
    PeshqitDuhet të merren me prioritetin e momentit, që janë çështjet e shëndetit që dalin në sipërfaqe. Fundjava jep mundësi shumë të mirë për t’u marrë me shtëpinë dhe me paraqitjen tuaj. 
     

  • Surprizat e yjeve! Parashikimi i Horoskopit nga Meri Gjini: Shenja që duhet të laj borxhet brenda dy ditëve

    Surprizat e yjeve! Parashikimi i Horoskopit nga Meri Gjini: Shenja që duhet të laj borxhet brenda dy ditëve

    Astrologja Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për pjesën e dytë të javës në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.
    Mërkuri në të kundërt te Shigjetarët do të vazhdojë deri në datën 19. Kjo do të thotë që pjesën e vonesave, anulimeve, përplasjeve t’i marrim shtruar dhe të mos e ngarkojmë veten.
    Por Venusi te Akrepat ndihmon në të njëjtën kohë për të hequr detyrimet ekonomike ose për të rregulluar këmbimet ekonomike.

    Përsa i përket shenjës që duhet të laj borxhet brenda dy ditëve, bëhet fjalë për Akrepin. Konsultohuni me ekspertë të fushës, këshillon Meri Gjini, në mënyrë që të jeni gati kur Mërkuri në të kundërt të vi te ju, në fund të këtij muaji.
    DashiDo të merren me çështjet e familjes që kanë nisur që nga dje dhe do të vazhdojnë deri nesër. Në fundjavë do të kenë nevojë për t’u arratisur nga agjenda e të përditshmes. Kjo mund të jetë edhe në kuptim metaforik.
    DemiPjesa sociale-shoqërore do të jetë ambienti që do të zgjedhin për t’u larguar nga detyrimet e veta. Mërkuri në të kundërt, së bashku me Marsin në vendosje të rëndësishme, i bën Demat të duhet të shmangin vendime jetësore. Të paktën edhe sot shmangini.
    BinjakëtNdihen të lodhur dhe të ngecur në kuadratin e vet. Sa më shumë t’i afrohemi fundjavës, do të mundohen të jenë më të qeshur dhe më të relaksuar nga ngarkesat e javës.
    GaforrjaNga dje kemi Jupiterin në të kundërt aty. Por është hyrje pozitive. Çfarë ka të bëjë me çështje zyrtare, ligjore, shkresa, shtëpie, çatie  është një 3-ditësh për t’u diskutuar se si rregullohen dhe si korrigjohen. Jupiteri është korrigjues për ata që nuk kanë ndërmarrë lëvizje dhe nuk i kanë bërë gjërat në kohën e duhur.
    LuaniGjatë gjithë javës, humori i tyre ka qenë i mirë, ose kanë pasur vështirësi që kanë dashur t’i anashkalojnë. Duket sikur janë në proces diskutimesh për të marrë hapa të caktuar. Sot ka luhatje humori, pasi Mërkuri dhe Marsi ndodhen në një pozicion që bashkëvepron me Luanët. Pengohet pak evolucioni praktik i tyre.
    VirgjëreshaDo të merren me diskutime që kanë të bëjnë me paratë. Do të merren me gjëra të vogla për të rregulluar humorin e tyre. Lehtësimin do ta ndjeni që në orët e pasdites sot. Nuk është koha për firmosje apo udhëtime.
    PeshorjaMërkuri nuk ndikon shumë te Peshorja. Konkretisht, fundjava u jep mundësinë të qartësohen ose të thonë “PO” një propozimi të rëndësishëm në lidhje me punën.
    AkrepiDuhet të shfrytëzojnë këto dy ditë, sot dhe nesër, për të mbyllur detyrimet. Çështjet që kanë mbetur prej kohësh këmbime ekonomike, borxhe apo çështje ligjore këto dy ditë duhen menduar mirë ose duhet të konsultohen me ekspertë të fushës për të projektuar më qartë lëvizjet kur Mërkuri të kalojë në të kundërt te ata.
    ShigjetariE kanë te vetja këtë Mërkur në të kundërt. Do të merren me çështje personale. Dikush do të merret me fizikun e tij, dikush me një familjar. Jep mundësinë për të korrigjuar çfarë duhet korrigjuar, për të qenë më të fortë që në fund të muajit të përballojnë periudhën e fortë të zhvillimit që i pret.
    BricjapiMërkuri në të kundërt te Shigjetarët duket sikur është përmbyllës, për të pastruar pjesën sociale dhe shoqërore. Në fundjavë do të merren me familjen, shtëpinë ose pastrimin dhe arredimin.
    UjoriDuhet të jenë të kujdesshëm për emrin e tyre, statusin, PR-in. Ka të bëjë me energjinë. Ta mbrojnë dhe ta korrigjojnë. Nëse duhet të korrigjohen, le ta bëjnë edhe sot. Nga e hëna lehtësohet agjenda dhe vëmendja kthehet për mirë nga ju.
    PeshqitDuhet të merren me prioritetin e momentit, që janë çështjet e shëndetit që dalin në sipërfaqe. Fundjava jep mundësi shumë të mirë për t’u marrë me shtëpinë dhe me paraqitjen tuaj.
    /vizionplus.tv

  • Arteta dhe Alonso merren vesh për merkaton? Trajneri i Arsenalit e pranon publikisht

    Arteta dhe Alonso merren vesh për merkaton? Trajneri i Arsenalit e pranon publikisht

    17 Tetor 2025

    19:21

    Telesport

    Mikel Arteta ka zbuluar se ruan ende miqësi të fortë me trajnerin e Real Madrid, Xabi Alonso, dhe ka marrë këshilla nga ky i fundit para se të transferonte mbrojtësin Piero Hincapie gjatë merkatos së verës.
    Arteta e kontaktoi mikun e tij të afërt për të marrë informacion të detajuar mbi ish-mbrojtësin e Bayer Leverkusenit, të cilin Alonso e njeh mirë.
    “Po, sigurisht që e pyeta. E njoh shumë mirë, i besoj plotësisht. Askush nuk e njeh më mirë Hincapien se ai”, konfirmoi Arteta për gazetarët.

  • Vrasja e gjyqtarit/ Salianji: Të merren nën hetim ish-ministrat e Brendshëm, Albana Koçiu të dorëhiqet! Institucionet duhet të..

    Vrasja e gjyqtarit/ Salianji: Të merren nën hetim ish-ministrat e Brendshëm, Albana Koçiu të dorëhiqet! Institucionet duhet të..

    Anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Salianji shprehet se institucionet ligjzbatuese kanë dështuar të garantojnë sigurinë e gjyqtarëve. Në një reagim, Salianji i referohet shkresës së KLGJ e cila u bë publike sot lidhur me marrjen e masave nga Policia e Shtetit pranë gjykatave. Një ditë më parë vendi u trondit nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit ku u qëllua për vdekje me tre plumba nga Elvis Shkambi, ky i fundit palë në një proces gjyqësor pronësie. 
    Ish-deputeti demokrat kërkon marrjen nën hetim të ish-ministrave të Brendshëm, për shpërdorim detyre, ndërsa thekson se ministrja aktuale e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu duhet të japë dorëheqje. 
    “Ky dështim nuk është rastësor është pasojë e një qeverisjeje që prej vitesh ka shkatërruar themelet e shtetit të së drejtës. Ish-ministrat e Brendshëm duhet të merren menjëherë nën hetim për shpërdorim detyre, ndërsa ministrja aktuale e Brendshme duhet të japë dorëheqjen pa vonesë. Kjo është përgjegjësi ligjore dhe morale, në një vend ku siguria e gjyqtarëve po cenohet nga paaftësia dhe mungesa e vullnetit politik për të luftuar krimin”, shprehet Salianji. 
    Reagimi 
    Pas publikimit të shkresave nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, është e qartë se zinxhiri institucional që duhej të garantonte sigurinë e trupës gjyqësore ka dështuar. Ky dështim nuk është rastësor është pasojë e një qeverisjeje që prej vitesh ka shkatërruar themelet e shtetit të së drejtës. Ish-ministrat e Brendshëm duhet të merren menjëherë nën hetim për shpërdorim detyre, ndërsa ministrja aktuale e Brendshme duhet të japë dorëheqjen pa vonesë. 
    Kjo është përgjegjësi ligjore dhe morale, në një vend ku siguria e gjyqtarëve po cenohet nga paaftësia dhe mungesa e vullnetit politik për të luftuar krimin. Qeveria ka lënë me vetëdije të pambrojtur gjyqtarët dhe prokurorët, duke u fshehur pas justifikimeve të turpshme se “nuk ka përgjegjësi”. Në të vërtetë, ajo është përgjegjësja kryesore për krijimin e klimës së frikës dhe konfliktit social, lejimin e qarkullimit lirisht të armëve dhe personave të rrezikshëm, zhveshjen e policisë nga autoriteti dhe shndërrimin e saj në një instrument partie, dorëzimin e territorit në duart e bandave dhe strukturave kriminale. Ky është momenti për përgjegjësi politike, hetim penal dhe veprim institucional jo për heshtje dhe justifikime. 
    Kur gjyqtari vritet në zyrë, bie besimi te shteti. 
     
     
     
     

  • “Si mund të merren në Kadastër njerëz që s’janë të profesionit?!”/ Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha jep dorëheqjen pas kritikave të Ramës

    “Si mund të merren në Kadastër njerëz që s’janë të profesionit?!”/ Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha jep dorëheqjen pas kritikave të Ramës

    Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, pas kritikave nga kryeministri Edi Rama.

    “Si mund të merren në punë në Kadastër njerëz që s’janë të profesionit, si mundet kjo Ermal. Kadastra e Vlorës është simboli më kuptimplotë i pisllëkut dhe korrupsionit në histori aty s’është ndërruar një por 11 drejtorë. Pasi u ezauruan të gjithë burimet e krahut kemi kaluar nga krahut tjetër të marrim. Të vihen njerëz jashtë profilit është e papranueshme”, kanë qenë këto kritikat e Ramës për Dredhën gjatë muajit korrik.
    Dredha e mori detyrën e kryebashkiakut të Vlorës në vitin 2023. Në atë kohë ai zëvendësoi Dritan Lelin.
    Ai ka qenë aktiv në rrjetet sociale, ku ndante aktivitete që organizoheshin në qytetin e Vlorës.
    Në një postim më herët sot, Dredha ka falënderuar bizneset që bashkëpunojnë në lehtësimin e aksionit kombëtar për lirimin e hapësirave publike.
    “Falenderime për bizneset, në Bulevardin e qytetit, që po bashkëpunojnë çdo ditë, në lehtësimin e aksionit kombëtar për lirimin e hapësirave publike”, shkruan ai.

    Top Channel

  • Sherri me tre të lënduar në Korçë/ Lëshohen disa urdhërarreste, merren në pyetje autorët e përfshirë

    KORÇE- Vijojnë veprimet e policisë për sherrin e djeshëm ku kanë mbetur të plagosur 3 persona. Mëngjesin e sotëm policia ka filluar të marrë në pyetje si të dëmtuarit, ashtu dhe të ndaluarit.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Kjo për shkak se shumica e të arrestuarve të përfshirë në këtë sherr masiv kanë qenë të dehur. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Është lënë mëngjesi i sotëm për të marrë dëshminë e tyre. Gjithashtu sot do të merret dëshmia edhe e personave të dëmtuar. Burime të policisë thonë se pala e dëmtuar ka qenë më e dehur.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Ndërkohë tre te ndaluarit Ilir Shuku 54 vjeç, Dritan Pine 52 vjeç, Gersi Dervishi 37 vjeç, në deklarimet e tyre të dhëna mbrëmë, kanë thënë se nuk mbajnë mend se përse jemi grindur. Priten të merren deklarimet dhe sot.Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”

    Gjatë sherrit të mbrëmshëm kanë mbetur të plagosur tre persona, njeri në bark, njeri në sy dhe tjetri në gjoks, të tre jashtë rrezikut për jetën. Të dëmtuarit janë të moshës 31, 34 dhe 35 vjeç.

    Pas ngjarjes policia ka shoqëruar në Komisariat në cilësinë e të dyshuarve, dëshmitarëve dhe personave që janë në dijeni të ngjarjes

    Për ngjarjen janë ndaluar vetëm 3 persona të dyshuar si autorë dhe 5 të tjerë, që do t’u merren deklarimet, të cilët kanë qenë të shoqëruar me ata që janë përfshirë në konflikt.

    Prokuroria e Korçës ka prerë 9 fletë-arreste, mes të cilëve dhe për persona të dëmtuar/

  • Hecet thanë lumejntë në fshatrat turistik në Mirditë, banorët: Të merren masa ose vetëgjyqësi

    Hecet thanë lumejntë në fshatrat turistik në Mirditë, banorët: Të merren masa ose vetëgjyqësi

    pamje nga tubimi

    MIRDITË-Banorë të Mirditës janë mbedhur sot në protestë kundër ndërtimit të hidrocentraleve HEC-et në fshatra. Ata theksojnë se këto projekte do të dëmtojnë rëndë jetesën e tyre, pasi ekonomia e fshatit mbështetet kryesisht në bujqësi dhe blegtori, dy sektorë të cilat janë të rrezikuara nga ndotja dhe ndryshimet që do të sjellë ndërtimi i hidrocentraleve.
    Sipas tyre lumenjtë në fshatra po thahen nga uji, si pasojë e ndërtimit të hidrocentraleve. Banorët janë të vendosur të mbrojnë tokat dhe pasuritë e tyre natyrore dhe kërkojnë të merren masa ose në të kundërt paralajmërojnë për vetëgjyqësi.

  • “Si mund të merren në Kadastër njerëz që s’janë të profesionit?!”, Rama i drejtohet kryebashkiakut të Vlorës: Simboli më kuptimplotë i pisllëkut dhe korrupsionit

    “Si mund të merren në Kadastër njerëz që s’janë të profesionit?!”, Rama i drejtohet kryebashkiakut të Vlorës: Simboli më kuptimplotë i pisllëkut dhe korrupsionit

    Kryeministri Edi Rama kritikoi sërish kryebashkiakun e Vlorës, Ermal Dredha.

    Ndërsa Dredha u ngrit në këmbë, Rama iu drejtua me një pyetje retorike: “Si mund të merren në Kadastër njerëz që s’janë të profesionit?!”
    Rama: Si mund të merren në punë në Kadastër njerëz që s’janë të profesionit, si mundet kjo Ermal. Kadastra e Vlorës është simboli më kuptimplotë i pisllëkut dhe korrupsionit në histori aty s’është ndërruar një por 11 drejtorë. Pasi u ezauruan të gjithë burimet e krahut kemi kaluar nga krahut tjetër të marrim. Të vihen njerëz jashtë profilit është e papranueshme.

    Top Channel