Tag: mërkurë

  • Befason Rita Ora, shndërrohet si Virgjëresha Mari

    Befason Rita Ora, shndërrohet si Virgjëresha Mari

    Showbiz E Mërkurë, 10 Shtator 2025 21:36
    Artistja me origjinë shqiptare, Rita Ora u shfaq në disa poza kontroverse si Virgjëresha Mari gjatë një fotosesioni të veçantë në Los Angeles. Ajo dukej si engjëllore me një fustan të bardhë dhe një pelerinë që i mbulonte kokën. Rita Ora mbante në duar rruaza të bardha dhe pozoi në disa forma, mes tyre edhe me duart bashkuar sikur ishte në lutje. Nga ana tjetër, Rita ka acaruar fqinjët e saj për shkak të planeve për të ndërtuar një palestër në kopshtin e shtëpisë së saj 7.5 milionë funtesh në Londër.

  • Durrës, mbytet në det një 16-vjeçar

    Durrës, mbytet në det një 16-vjeçar

    Kronikë E Mërkurë, 10 Shtator 2025 20:37
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një i mitur ka humbur jetën tragjikisht. Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 18:00, në lagjen nr. 13, 16-vjeçari me inicialet E. V., banues në të njëjtën lagje, është mbytur aksidentalisht teksa po lahej në det. Pavarësisht përpjekjeve për ta ndihmuar, i riu nuk ka mundur të shpëtojë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

  • Aleati i Trump qëllohet me armë

    Aleati i Trump qëllohet me armë

    Bota E Mërkurë, 10 Shtator 2025 21:20
    Charlie Kirk, një aleat i presidentit Donald Trump dhe themelues i organizatës konservatore “Turning Point USA”, është qëlluar me armë gjatë një eventi në Universitetin e Utah Valley në Orem, Utah. Ngjarja ndodhi gjatë një seance pyetje-përgjigje me studentët, ku dëshmitarët raportuan se Kirk u qëllua afër qafës. Shkalla e lëndimit ende nuk është bërë e ditur.

  • Ky është droni rus i rrëzuar në Poloni (Foto)

    Ky është droni rus i rrëzuar në Poloni (Foto)

    Bota E Mërkurë, 10 Shtator 2025 11:17
    Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura Polake raportoi një shkelje të vazhdueshme të hapësirës ajrore nga dronët rusë gjatë një sulmi të gjerë ndaj Ukrainës.
    Aktualisht është në zhvillim një operacion për të zbuluar dhe neutralizuar këto pajisje ajrore pa pilot. Me urdhër të Komandantit Operacional, janë përdorur armë për të reaguar ndaj kërcënimit.

    Autoritetet po punojnë për të lokalizuar dhe siguruar mbetjet e dronëve të rrëzuar. Qytetarëve në zonat lindore dhe qendrore të Polonisë u është kërkuar të tregojnë kujdes dhe të mos dalin jashtë. Provincat më të rrezikuara janë Podlaskie, Mazouieckie dhe Lubelskie. Zyrtarët kanë theksuar se situata është nën vëzhgim të vazhdueshëm. Presidenti dhe kryeministri janë informuar për zhvillimet.

  • Rritje temperaturash por vranësira në mbrëmje, parashikimi i motit për sot

    Rritje temperaturash por vranësira në mbrëmje, parashikimi i motit për sot

    Kronikë E Mërkurë, 10 Shtator 2025 09:25
    Kjo e mërkurë do të sjellë një rritje të lehtë të temperaturave, me vlera maksimale deri në 30 gradë Celsius.
    Shqipëria do të ndikohet sot nga kushte të qëndrueshme atmosferike, me mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

    Situata do të ndryshojë në mbrëmje, pasi pritet të ketë vranësira në të gjithë territorin.
    Era do të fryjë me shpejtësi mbi 45 km/h, duke krijuar dallgëzim deri në 4 ballë përgjatë vijës bregdetare.

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 10 shtator 2025…

    SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 10 shtator 2025…

    Faqet e para të gazetave të përditshme shqiptare, në versionin e tyre print që mund ta gjeni pranë kioskës së shtypit, ofrojnë këto tituj kryesorë për lexuesit e tyre, për ditën e sotme, e merkurë, 10 shtator 2025:

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Çfarë ndodhi? Partia Demokratike të mërkurë mbledhje ‘urgjente’ me deputetët e tij, çfarë do diskutohet?

    Çfarë ndodhi? Partia Demokratike të mërkurë mbledhje ‘urgjente’ me deputetët e tij, çfarë do diskutohet?

    Partia Demokratike ka lajmëruar mbledhjen e Kryesisë ditën e mërkurë, mbledhja e parë e saj pas zgjedhjeve të 11 majit.
    Sipas njoftimit, në mbledhjen e kryesisë, PD do të diskutojë mbi vendimarrjen e saj në lidhje me qëndrimet e opozitës ndaj farsës zgjedhore dhe zhvillimet politike në vend.

  • E përplasi me makinë i riu pa patentë, ndërron jetë babi i 3 fëmijëve. Ishte në koma në spital

    E përplasi me makinë i riu pa patentë, ndërron jetë babi i 3 fëmijëve. Ishte në koma në spital

    Kronikë E Mërkurë, 3 Shtator 2025 17:24
    Këtë të mërkurë ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, Kreshnik (Tomani) Barjami, 35-vjeç, i cili prej 10 ditësh ndodhej në gjendje kome pas një aksidenti rrugor të ndodhur më 24 gusht, pranë Shkollës së Muzikës në Fier.
    Paçka ndërhyrjeve mjekësore dhe kujdesit intensiv, plagët e marra në aksident kanë rezultuar fatale për të riun. Aksidenti ndodhi në lagjen “Liri Gero”, ku 35-vjecari u përplas nga mjeti teksa ishte duke kaluar rrugën.

    17 vjeçari u arrestua në flagrancë për veprat penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, ndërs ishte në timon pa patentë.

  • Kushte atmosferike të paqëndrueshme/ Njihuni me parashikimin e motit për këtë të mërkurë

    Kushte atmosferike të paqëndrueshme/ Njihuni me parashikimin e motit për këtë të mërkurë

    Këtë të mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
    Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë edhe intervalet me kthjellime kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.
    Sipas parashikimit nga SHMU, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht në periudha afatshkurtra deri mesatar në formë shtrëngatash.
    Pas orëve të pasdites mot kryesisht me kthjellime e vranësira mesatare deri të dendura në relievet malore në lindje të cilat do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta.
    Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.
    Deti – Valëzimi forcës 2-3 ballë.

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkurë, 3 shtator 2025…

    SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkurë, 3 shtator 2025…

    Faqet e para të gazetave të përditshme shqiptare, në versionin e tyre print që mund ta gjeni pranë kioskës së shtypit, ofrojnë këto tituj kryesorë për lexuesit e tyre, për ditën e sotme, e mërkurë, 3 shtator 2025:

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!