Tag: merkatos

  • Ndihet i tradhtuar nga Guardiola, blerja e verës dëshiron të largohet që në janar nga Man. City

    Ndihet i tradhtuar nga Guardiola, blerja e verës dëshiron të largohet që në janar nga Man. City

    2 Dhjetor 2025

    17:24

    Telesport

    Manchester City vendosi të rikthejë për herë të dytë në ekip portierin e ri, James Trafford, dhe pagoi klauzolën e tij rreth 32 milionë euro te Burnley, gjatë merkatos së fundit.
    23-vjeçari ishte entuziast për këtë transferim, i joshur nga ideja e një vendi titullar, pothuajse të garantuar pas largimit të mundshëm të Ederson. Pasi dihej nga të gjithë që Ederson e kishte mbyllur me “Qytetarët” në fund të sezonit të kaluar, edhe pse zyrtarizimi i tij te Galatasaray erdhi ditën dhe orët e fundit të afatit të merkatos.
    Po ditën e fundit të merkatos, Manchester City afroi edhe Gigio Donnarumma-n, duke bërë që Trafford të kthehet një rezervist të mirëfilltë. “Daily Mail” zbulon se Trafford ndihet i “tradhtuar” nga Guardiola, pasi priste të ishte ai portieri titullar dhe të mos transferonin Donnarumma-n, për këtë arsye anglezi ka kërkuar të largohet që në merkaton e janarit.
    Një tjetër arsye madhore pse Trafford dëshiron të largohet kaq shpejt nga Man. City është edhe fakti që jemi para Kupës së Botës dhe 23-vjeçari është i vetëdijshëm që në këtë situatë, ku është vetëm portieri i dytë, nuk ka shanse që të grumbullohet nga trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel.

  • Garë e fortë mes Interit dhe PSG-së për yllin e kryeqytetasve në Serie A, duhen 60 mln euro

    Garë e fortë mes Interit dhe PSG-së për yllin e kryeqytetasve në Serie A, duhen 60 mln euro

    24 Nëntor 2025

    19:15

    Telesport

    Inter e kërkoi gjatë merkatos së kaluar, duke ofruar 35-40 milionë euro për të, por në fund Roma vendosi të mos e shesë Manu Kone. Mesfushori francez është kthyer në një lojtar kyç për verdhekuqtë, duke zgjuar interesin e disa klubeve të mëdha
    “CalcioMercato.it” raporton se Inter jo vetëm që nuk ka hequr dorë nga francezi i kryeqytetsave, por është gati të përmirësojë ofertën për të. Megjithatë, situata është më e komplikuar sesa në verën e fundit, sepse në garë për yllin francez është futur edhe PSG.
    Luis Enrique e pëlqen shumë 24-vjeçarin dhe ka kërkuar transferimin e tij brenda merkatos së janarit. Klubi parizien është gati të ofrojë 60 milionë euro për francezin. Duke qenë nën kontratë deri në vitin 2029, Roma nuk e mendon largimin e tij tani për tani. Por, presioni ka filluar te verdhekuqtë duke parë interesin e shtuar nga klubet e mëdha, e sidomos kur në lojë futet një klub si PSG.

  • 15 milionë euro për të forcuar mbrojtjen, lëvizja e parë që do të bëjë Milan në merkaton e janarit

    15 milionë euro për të forcuar mbrojtjen, lëvizja e parë që do të bëjë Milan në merkaton e janarit

    20 Nëntor 2025

    19:20

    Telesport

    Milan ka shfaqur jo pak probleme në qendrën e mbrojtjes deri tani këtë sezon, për këtë arsye kuqezinjtë po mendojnë të bëjnë një ndërhyrje gjatë merkatos së janarit.
    Emri që po fiton terren është ai i Thomas Kristensen, 23 vjeç, qendërmbrojtësi danez i Udineses, sipas asaj që zbulon “La Gazzetta dello Sport”.
    Performancat e danezit deri më tani këtë sezon kanë ngjallur interesin në rritje nga fituesi shtatë herë i Ligës së Kampionëve. I monitoruar nga klube të tjera të mëdha evropiane, ka raportime për një ofertë prej 15 milionë eurosh nga Milan për të siguruar nënshkrimin e danezit, brenda merkatos së janarit.

  • Rafa Leao drejt largimit nga Milan, kuqezinjtë i vendosin çmimin e habitshëm

    Rafa Leao drejt largimit nga Milan, kuqezinjtë i vendosin çmimin e habitshëm

    11 Nëntor 2025

    19:39

    Telesport

    Pavarësisht se është lojtari i tyre kryesor, Rafael Leao mund të largohet nga Milan gjatë merkatos së ardhshme të verës.
    Edhe pse klauzola e vendosur nga Milan për sulmuesin portugez është 150 milionë euro, mediet italiane raportojnë se kuqezinjtë janë të gatshëm të lejojnë largimin e Leao-s për një shifër 80-85 milionë euro.
    Për 26-vjeçarin portugez ka interes të madhe nga klubet e Premier League si Arsenal, Chelsea dhe Manchester United, të cilat janë të gatshme të paguajnë shifrën e kërkuar nga Milan.
    Vendimtare do të jetë dëshira e Leao-s, se ku dëshiron të transferohet. Gjatë verës së ardhshme, portugezi pritet të jetë një personazhet kryesore të merkatos.

  • “Dua të shënoj sa më shumë gola”, Shpendi përgjigjet për zërat e merkatos: Ja e vërteta me Fiorentinën

    “Dua të shënoj sa më shumë gola”, Shpendi përgjigjet për zërat e merkatos: Ja e vërteta me Fiorentinën

    Kristjan Shpendi po shfaq vazhdueshmëri me fanellën e Çezenës. Edhe në këtë sezon të ri sulmuesi shqiptar nuk e ka humbur nuhatjen e tij për golin. Mbrëmjen e djeshme ai shënoi golin e 5-të në Serinë B, ku gjithashtu numëron edhe 2 asiste. Në një intervistë për “TMW” në “Gran Gala del Calcio”. Shpendi ka dhënë përshtypjet e tij për këtë sezon të ri, si dhe ka kthyer edhe një përgjigje për zërat e merkatos për një transferim të mundshëm te Fiorentina.
    “Ka qenë një sezon i shkëlqyer për ne te Çezena. Ishim një ekip i sapongjitur, por patëm një sezon të shkëlqyer. E nisëm mirë këtë vit përsëri. Dje shënuam një fitore të madhe para tifozëve tanë. Gjithçka po shkon mirë, shpresojmë të vazhdojmë kështu.
    Objektivi ynë kryesor, natyrisht, është të qëndrojmë në Serinë B, pastaj do të shohim se çfarë mund të arrijmë.
    Zërat për interesimin e Fiorentinës? Nuk e di nëse ka pasur ndonjë gjë. Nuk e kam diskutuar kurrë çështjen me agjentin tim dhe gjithmonë kam qenë i përqendruar te Çezena. Sigurisht, disa thashetheme janë të mira. Dua të ndihmoj Çezenën dhe të shënoj sa më shumë gola të jetë e mundur”, është shprehur Kristian Shpendi./Sport Ekspres/

  • Sunderland me plan të frikshëm në merkato, 80 milionë euro për yllin e Barcelonës

    Sunderland me plan të frikshëm në merkato, 80 milionë euro për yllin e Barcelonës

    10 Nëntor 2025

    18:47

    Telesport

    Sunderland është padyshim surpriza më e bukur e këtij sezoni në Premier League. Ekipi i drejtuar nga Regis Le Bris ndali së fundmi Arsenalin dhe renditet në vendin e katërt momentalisht në Premier League.
    Klubi anglez ishte shumë aktiv gjatë merkatos së fundit dhe mesa duket do të vazhdojë të jetë i tillë edhe në afatin e ardhshëm të merkatos. Mediet angleze raportojnë se objektivi i madh i Sunderland është Fermin Lopez.
    Sunderland e sheh Lopez si përforcimin ideal gjatë merkatos së janarit për të arritur objektivin historik që është kualifikimi për në Champions League. Për të arritur këtë objektiv, Sunderland është gati të paguajë 80 milionë euro në arkën e Barcelonës.
    Deri tani, Barcelona ende nuk i ka kthyer një përgjigje përfundimtare propozimit të ardhur nga Sunderland. Nuk është hera e parë që klubet angleze kërkojnë Fermin Lopez. Në verë, Chelsea interesohej për yllin e Barcelonës, por oferta e “Bluve” ishte tejet e ulët nga ajo që prisnin katalanasit.

  • Gabimi i madh që bëri Barcelona gjatë merkatos së verës, tani po e paguan shtrenjtë

    Gabimi i madh që bëri Barcelona gjatë merkatos së verës, tani po e paguan shtrenjtë

    6 Nëntor 2025

    18:33

    Telesport

    Largimi i Ingo Martinez gjatë merkatos së fundit, ka lënë një boshllëk të madh te Barcelona dhe pasoja të mëdha në mbrojtje, një repart që nuk është më i njëjti pa qendërmbrojtësin spanjoll.
    Martinez, 34 vjeç, luajti 46 ndeshje në sezonin 24-25 me Barcelonën dhe ishte një lojtar kyç nën drejtimin e Hansi Flick, si për performancën e tij ashtu edhe për lidershipin.
    Pavarësisht kontributit të jashtëzakonshëm të Martinez, Barcelona në mënyrë të habitshme lejoi largimin e tij drejt Al-Nassr, duke mos i rinovuar kontratën kohë më parë se ajo të mbaronte.
    Rafa Alkorta, një ish-ekzekutiv i klubit, e përshkroi qendërmbrojtësin bask si “të padiskutueshëm” dhe një referencë si në fushë ashtu edhe në dhomën e zhveshjes së katalanasve.
    Sipas tij, Barcelona nuk duhej të kishte lejuar largimin e Martinez, pa gjetur më parë një zëvendësues ideal të tijin në qendër të mbrojtjes.

  • “Tetë ndeshje për të bindur drejtuesit”, ylli i Milanit vendoset në provë të vështirë

    “Tetë ndeshje për të bindur drejtuesit”, ylli i Milanit vendoset në provë të vështirë

    30 Tetor 2025

    17:14

    Telesport

    Santiago Gimenez mund të largohet vetëm pas një viti nga Milan. Sulmuesi meksikan u transferua me shumë bujë gjatë merkatos së janarit në fillim të këtij viti për 35 milionë euro, por deri tani nuk ka bindur aspak te kuqezinjtë.
    “La Gazzetta dello Sport” shkruan se Santiago Gimenez ka në dispozicion dy muaj, ose më saktë tetë ndeshje, për të bindur drejtuesit e klubit kuqezi që të mos e largojnë gjatë merkatos së janarit.
    Gjatë merkatos së verës, meksikani u përfol për një shkëmbim kokë më kokë me sulmuesin e Romës, Artem Dovbyk, por në fund marrëveshja mes palëve nuk u realizua dot.
    Edhe pse ka kontratë deri në vitin 2029, Gimenez mund të largohet që në merkaton e janarit në rast se nuk bind drejtuesit në 8 ndeshjet e mbetura deri atëherë.

  • Chelsea ka gati transferimin e parë për merkaton e janarit, 90 milionë euro për sulmuesin e njohur

    Chelsea ka gati transferimin e parë për merkaton e janarit, 90 milionë euro për sulmuesin e njohur

    5 Tetor 2025

    20:43

    Telesport

    Mediet angleze raportojnë se Chelsea po përgatitet të bëjë një transferim të bujshëm gjatë merkatos së janarit. Objektivi i madh i “Bluve” është sulmuesi i Bournemouth, Antoine Semenyo, i cili ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 3 asiste në 7 javët e para në Premier League.
    Ganezi është një sulmues i fuqishëm dhe mjaft produktiv para portës. 25-vjeçari ishte objektiv i disa klubeve gjatë merkatos së fundit, por Bournemouth nuk pranoi asnjë nga ofertat.
    Për të bindur Borunemouth, Chelsea ka bërë gati 90 milionë euro për transferimin e sulmuesit ganez gjatë merkatos së janarit. Enzo Maresca e pëlqen shumë Semenyo-n dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të bëjnë të mundur transferimin e tij që në janar, duke ditur që konkurrenca për sulmuesin sa vjen e shtohet.

  • Deco zbulon prapaskenën e merkatos: Man. City donte yllin tonë të skuadrës, por përgjigjja ishte “jo”

    Deco zbulon prapaskenën e merkatos: Man. City donte yllin tonë të skuadrës, por përgjigjja ishte “jo”

    1 Tetor 2025

    18:16

    Telesport

    Në një intervistë për “Mundo Deportivo”, drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka zbuluar një prapaskenë të merkatos së verës. Man. City është interesuar për mbrojtësin e djathtë të Barcelonës, Jules Kunde, por katalanasit kanë kthyer direkt përgjigje negative.
    “Manchester City pyeti nëse Jules Kounde ishte në shitje… dhe përgjigjja jonë e menjëhershme ishte “jo”. Nuk pati asnjë ofertë zyrtare apo negociata, duke qenë se refuzuam që në fillim”, tregon Deco.
    Kujtojmë që Koundes rinovoji vetëm pak kohë më parë me Barcelonën deri në vitin 2030. Francezi u transferua nga Sevilla te katalanasit në vitin 2022 për 50 milionë euro dhe sot është një nga lojtarët më të mirë në botë në pozicionin e tij.