Tag: merkato

  • Si të bëhet Real Madrid i pathyeshëm? Duke transferuar këta 3 lojtarë, ja plani i Perez

    Si të bëhet Real Madrid i pathyeshëm? Duke transferuar këta 3 lojtarë, ja plani i Perez

    24 Gusht 2025

    18:34

    Telesport

    Pavarësisht se ka bërë 4 transferime të bujshme këtë merkato, me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Alvaro Carreras dhe Franco Mastantuono, Real Madrid nuk është ende ai ekipi i “frikshëm” dhe që pret të fitojë çdo trofe të mundshëm.
    “Marca” raporton se Florentino Perez po punon për të mbyllur transferimin e tre yjeve, ardhja e të cilëve mund ta bëjë Real Madridin vërtet një ekip i pathyeshëm. Emri i parë është Vitinha, transferimi i të cilit do kushtonte të paktën 100 milionë euro.
    Dy përforcimet e tjera pritet të jenë në qendrën e mbrojtjes, për ta “blinduar” njëherë e mirë këtë repart. Emri i parë është Ibrahima Konate, i cili pritet të vijë falas verën e ardhshme, pasi i mbaron kontrata me Liverpool. Emri i dytë është një objektiv i vjetër i Real Madrid, William Saliba, kartoni i të cilit do kushtonte 80-90 milionë euro.
    Sigurisht që transferimi i këtyre tre emrave duket i pamundur këtë merkato, pasi ka shumë pak ditë në dispozicion, por verën e ardhshme, gjithçka mund të ndodhë.

  • Zbulohen dy pistat e reja të Bayern në merkato

    Zbulohen dy pistat e reja të Bayern në merkato

    24 Gusht 2025

    11:02

    Telesport

    Bayern ka në plan të bëjë edhe dy goditje të fundit në merkaton e verës, por nuk bëhet fjalë për blerje përfundimtare.
    Klubi bavarez ka vendosur të huazojë dy lojtarë në repartin ofensiv. Ata janë Hojlune dhe Sancho.
    I pari do të ishte zëvendësues për Harry Kane, kurse i dyti, i mësuar me kampionatin gjerman te Borussia Dortmund, një lojtar polivalent për krahët e sulmit.

  • (VIDEO) Dinamo fundoset në Poloni, merkato e pamjaftueshme dhe mbrojtje eksperimentale që fut ujë

    (VIDEO) Dinamo fundoset në Poloni, merkato e pamjaftueshme dhe mbrojtje eksperimentale që fut ujë

    21 Gusht 2025

    22:52

    Telesport

    Dinamo e Ilir Dajës është mposhtur me rezultatin 3-0 në duelin e parë të “play off”-it të Ligës së Konferencës ndaj polakëve të Jagiellonias. Vendasit e kanë dominuar sfidën, duke krijuar shumë raste shënimi, teksa ra në sy performanca e dobët në mbrojtje e skuadrës së Ilir Dajës.
    Eksperimentet në repartin difensiv me pershtatje lojtarësh me role te tjera dhe nje merkato qe ska qene edhe aq e bere mire per Kupat e Europes, duket se e bënë të pamundur misionin e grupeve për skuadrën shqiptar te drejtuar nga Ilir Daja, që tashmë do t’i duhet një mrekulli, për të përmbysur rezultatin në sfidën e kthimit që do të zhvillohet pas 1 jave në “Air Albania”.
    GOLI I 1-0 (VIDEO)
    GOLI I 2-0 (VIDEO)
    GOLI I 3-0 (VIDEO)
     

  • Interi, gati dy goditje në merkato. 80 milionë për një mbrojtës dhe mesfushor, ja planet e Marotta

    Interi, gati dy goditje në merkato. 80 milionë për një mbrojtës dhe mesfushor, ja planet e Marotta

    Më 30 qershor, Interi mbylli pjesën amerikane të sezonit, ndërsa Ange-Yoan Bonny mbërriti në Milano dhe u bë zyrtarisht interist më 5 korrik, për 23 milionë euro nga Parma. Ky transferim erdhi pas atyre të Petar Sucic dhe Luis Henrique, duke shënuar një fillim të ri për klubin. Megjithatë, pas Bonny, Interi nuk kishte bërë lëvizje të tjera në merkato për 6 javë.
    Tifozët, të uritur për goditje të reja, pas shitjeve të shumta, mund të jenë të qetë: drejtuesit po punojnë për të sjellë një mesfushor dhe një mbrojtës të ri, të dy të “peshkuar” në ligat e huaja.
    Interi kishte kërkuar më parë sulmuesin nigerian, Lookman, por negociatat me Atalantën nuk u realizuan, ndaj planet u rishikuan. Ndërkohë, Giovanni Leoni shkoi te Liverpool-i, ndërsa për Koni De Winter përparësi mori Milani.
    Rasti i Manu Koné, i cili nuk u transferua për shkak të pengesave të Romës, shtoi tensionin. Alternativa e tij mund të jetë Djaoui Cissé, 21-vjeçari i Rennes, i ngjashëm me Koné. Mbrojtësi i ri ka për detyrë të rinovojë repartin e mbi 30-vjeçarëve Acerbi dhe De Vrij.
    Gjatë verës, Interi ka bërë edhe shitje: Buchanan te Villarreal (8.5 mln), Stankovic te Brugge (10 mln, me opsion rikthimi), Seba Esposito (4 mln) dhe Zalewski (nga 6.5 mln në 17 mln tek Atalanta). Me 100 milionë euro buxhet të vendosur nga ‘Oaktree’, pas shpenzimeve dhe të ardhurave, mbeten rreth 80 milionë për t’u investuar në merkato. Kjo shifër tregon se Interi do të bëjë goditjet e mëdha së shpejti.

  • Plani i frikshëm i Tottenham, do të sakrifikohet Richarlison për të bërë dy goditje të mëdha në merkato

    Plani i frikshëm i Tottenham, do të sakrifikohet Richarlison për të bërë dy goditje të mëdha në merkato

    20 Gusht 2025

    19:34

    Telesport

    Tottenham e nisi me këmbë të mbarë sezonin e ri, duke fituar ndeshjen e parë 3-0 në shtëpi ndaj Burnley. Lojtari kryesor i këtij takimi ishte braziliani Richarlison me gy gola të shënuar, njëri prej tyre fantastik me gjysmë-rroveshatë.
    Por mesa duket sulmuesi brazilian ka përfunduar në merkato dhe mund të largohet nga Tottenham këtë verë. “Daily Mail” raporton se Tottenham po mendon t’i propozojë Crystal Palace një shkëmbim të bujshëm kokë më kokë mes Richarlison dhe Eberechi Eze. Vlera të dy lojtarëve është rreth 60 milionë euro.
    Dhe me paratë që kishte në plan të shpenzonte për blerjen e Eberechi Eze, Tottenham po mendon të tentojë transferimin e Yoane Wissa. Trajneri i Tottenham, Thomas Frank, e njeh mjaft mirë sulmuesin e Kongo, që nga koha kur ai drejtonte Brentford.
    Për sulmuesin 28-vjeçar ka interes edhe nga Newcastle, por oferta e fundit e “Qymyrxhinjve” 35 milionë paundë plus 5 milionë paundë bonuse është refuzuar nga Brentford. Wissa dëshiron të ribashkohet me ish-trajnerin e tij, Thomas Frank, këtë herë te Tottenham.

  • Rivalitet në merkato/ Milani i Tares dhe Interi përplasen për të njëjtët lojtarë (emrat)

    Rivalitet në merkato/ Milani i Tares dhe Interi përplasen për të njëjtët lojtarë (emrat)

    Igli Tare, drejtori sportiv i Milanit, ka konfirmuar se sulmuesit Rasmus Hojlund dhe Dushan Vlahoviç janë opsione të mundshme për skuadrën e kuqezinjve, duke e vendosur fokusin e klubit në merkato pikërisht tek përforcimi i repartit ofensiv.
    Vetëm një ditë pas këtyre deklaratave, Napoli njoftoi zyrtarisht se Romelu Lukaku ka pësuar një dëmtim të rëndë, duke shtuar nevojën urgjente për të gjetur një numër 9 që të mbushë boshllëkun në sulm. Kjo situatë ka shtuar rivalitetin mes Milanit dhe Napolit për të siguruar një sulmues cilësor.
    Të dy lojtarët e synuar, Hojlund dhe Vlahoviç, kanë kaluar periudha të vështira te Mançester Junajtid dhe Juventusi, duke krijuar mundësinë që një rikthim në nivel të lartë të jetë i mundshëm. Për Milanin, Hojlund dhe Vlahoviç përfaqësojnë opsione të ndryshme për stilin e lojës, por të dy janë në tryezë si alternativa reale për përforcimin e sulmit.
    Në një moment kritik të merkatos, ku koha për t’u adaptuar para sezonit të ri është e shkurtër, rivaliteti për këta dy lojtarë pritet të jetë i fortë. Milan dhe Napoli duhet të bëjnë lëvizje të shpejta dhe strategjike për të mbyllur marrëveshjet e mundshme, ndërsa tifozët presin me padurim konfirmimet zyrtare.
    Situata aktuale tregon qartë se gjetja e një sulmuesi të nivelit të lartë është prioritet kryesor për të dy klubet, duke e bërë merkato italiane këtë verë jashtëzakonisht dinamike dhe konkurruese në repartin ofensiv.

  • Merkato për Mançester Sitin nuk është mbyllur, Guardiola vë kusht ardhjen e “yllit” të Realit

    Merkato për Mançester Sitin nuk është mbyllur, Guardiola vë kusht ardhjen e “yllit” të Realit

    Adriatik BALLA
    Merkato e kësaj vere duket se do të ketë surpriza deri në sekondën e fundit të afatit të lejueshëm për transferime. Duket se skenën po e dominon Reali dhe Mançester Siti, të cilët zhgënjyen në sezonin e shkuar de dëshirojnë të bëjnë kthesë. Kështu, Pep Guardiola ka dhënë dritën jeshile që Mançester Siti të bëjë edhe një tjetër transferim të profilit të lartë, sipas raportimeve. Përforcimet e verës, Tijani Reijnders dhe Rajan Çerki, shënuan që të dy në debutimin e tyre, duke e ndihmuar Sitin të niste sezonin e Premier League me një fitore bindëse 4-0 ndaj Uolves në Molineux. Ndërkohë, me largimin e 22-vjeçarit Xhejms McAtee, i cili iu bashkua Notingham Forest për 30 milionë euro, ka gjasa që në “Etihad” të mbërrijnë edhe emra të tjerë të mëdhenj.
    Sipas të përditshmes spanjolle Defensa Central, Guardiola dëshiron ta sjellë te Siti sulmuesin anësor të Realit të Madridit, Rodrygo. E ardhmja e brazilianit është në dyshim, pasi ai po konkurron për një vend titullari me emra si Vinicius Jr, Kilian Mbape, Endrik, Franko Mastantuono dhe Arda Gyler. Për këtë arsye, minutat e tij mund të reduktohen ndjeshëm në një vit ku zhvillohet edhe Botërori. Po sipas Defensa Central, Guardiola i ka bërë të qartë përfaqësuesve të Rodrygos se ata kanë shtatë deri në tetë ditë kohë për të vendosur nëse duan transferimin te Siti. Nëse 24-vjeçari nuk merr një vendim brenda këtij afati, atëherë kampionët e Anglisë do të tërhiqen nga interesimi. Gjithashtu, ardhja e tij është e varur nga shitja e Savinjos drejt Totenhem Hotspur. Në lidhje me të ardhmen e Rodrigos, trajneri Ksabi Alonso, duke folur për “Goal”, nënvizoi se është prioritet i tij si teknik që secili lojtar të angazhohet me grupin.
    “Ka shumë zëra gjatë verës. Ai ka qenë duke u stërvitur dhe duke luajtur mirë. Unë po llogaris te të gjithë lojtarët dhe dua që ata të jenë të përkushtuar 100% për ekipin. Ky është prioriteti im”, nënvizoi Alonso. Ndërkohë, Guardiola konfirmoi se për pjesën tjetër të merkatos dëshiron të fokusohet tek largimet, duke theksuar se preferon të punojë me një skuadër më të vogël. “Janë shumë lojtarë, shumë njerëz. Më pëlqen të kem një skuadër të thellë për të konkurruar në të gjitha garat, por nuk dua të lë lojtarë jashtë. Nuk është e shëndetshme. Nuk mund të krijosh atmosferë pozitive për të konkurruar. Secili duhet të ndiejë se ka mundësi të luajë dhe të ndihmojë. Klubi e ka ditur këtë që nga sezoni i kaluar, nuk është diçka e re. Por situata është kjo që është. Në dy javët e ardhshme, njerëzit do të bisedojnë me lojtarët dhe agjentët për të gjetur një zgjidhje”, theksoi Guardiola.

  • Merkato La Liga/ Reali e mbyll me afrimet, Rodrygo drejt Premier League, Barcelona vuan kufizimet ekonomike

    Merkato La Liga/ Reali e mbyll me afrimet, Rodrygo drejt Premier League, Barcelona vuan kufizimet ekonomike

    Reali dhe Barcelona duket se e kanë mbyllur merkaton e tyre, edhe pse ka ende shumë ditë deri në fund të gushtit.

    Madrilenët duket se e janë të kompletuar, me teknikun Xabi Alonso që nuk kërkon më afrime të reja në ekip. I vetmi “problem” vazhdon të jetë Rodrygo, i cili është jashtë planeve të teknikut spanjoll dhe shumë ekipe kanë shfaqur interes drejt brazilianit.
    Deri më tani, në “pole-position” është Man. City, me “qytetarët” që kanë nisur negociatat me të dyja palët.
    Nga ana tjetër, edhe Barcelona duket se e ka mbyllur merkaton e saj, por ndryshe nga Reali, katalanasit kufizohen nga vështirësitë ekonomike, të cilat po i kalojnë prej kohësh.
    Situata me kapitenin Ter Stegen duket se është kthyer në normalitet, me klubin që i riktheu sërish shiritin gardianit gjerman.
    Ndryshe nga dy rivalët e tij, Atletico Madrid ka hyrë fuqishëm në merkato, duke afruar emra të njohur. I fundit është ai i Giacomo Raspadori, i cili një sezon më par luajti një rol të rëndësishëm te Napoli për titullin kampion në Itali.

    Top Channel

  • Maresca njoftohet për shitjet e Chelsea-t me sms: menaxhimi i merkatos është absurd

    Maresca njoftohet për shitjet e Chelsea-t me sms: menaxhimi i merkatos është absurd

    Objektivi kryesor i Chelsea-t në këtë merkato është të përmirësojë skuadrën dhe më në fund të shesë të gjithë lojtarët e tepërt, duke i dhënë kështu Enzo Marescas një ekip funksional të lirë nga problemet që i kanë pllakosur në sezonet e fundit.
    Pas fitimit të Conference League dhe Kupës së Botës për Klube, trajneri italian dëshiron të rikthejë Blues edhe në Premier League, dhe për këtë arsye, gjatë përgatitjeve të verës ai po zgjedh me kujdes lojtarët titullarë në të cilët do të përqendrohet.
    Opsionet janë aty, veçanërisht në sulm, dhe ai nuk ka pse të shqetësohet për lojtarët që largohen, gjë që është një çështje që trajtohet ekskluzivisht nga drejtuesit.
    Në konferencën për shtyp, ai shpjegoi mënyrën mjaft të pazakontë se si trajtohen shitjet. Chelsea komunikon me të nëpërmjet mesazheve, duke i dërguar emrin e lojtarit dhe ekipin ku është shitur ose huazuar, shpesh edhe një ditë pas arritjes së marrëveshjes.
    Nuk ka një strategji të planifikuar me kujdes dhe sinergjike, por trajneri merret vetëm me stërvitjen e titullarëve dhe rezervave, pa u shqetësuar për asgjë tjetër.
    Me një skuadër kaq të madhe, është e pamundur t’ia lësh gjithçka në dorë Maresca-s: sezonin e kaluar, Chelsea kishte 46 lojtarë në listë, dyfishi i numrit të nevojshëm.
    Shumë prej tyre u lanë jashtë, dhe vitet e fundit, kjo situatë ka qenë një problem i madh, duke e penalizuar ekipin për sa i përket rezultateve.
    Me dy trofe ndërkombëtarë të fituar, klubi anglez ka hedhur themelet për një rindërtim të madh, i cili po zhvillohet tërësisht pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të trajnerit në merkato.
    Për shembull, Maresca mësoi për transferimin e Ugochukwu te Burnley vetëm një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes, nëpërmjet një mesazhi.
    Merkato trajtohet tërësisht nëpërmjet sms-ve, dhe Maresca thjesht pranon se çfarë po ndodh, siç shpjegoi në një konferencë për shtyp:
    “Unë marr këtë lloj njoftimesh nga klubi sepse nuk u kushtoj vëmendje atyre që stërviten dhe duhet të largohen. Unë përqendrohem vetëm në përgatitjen e seancës stërvitore, në fitimin e ndeshjeve”.
    Pra, italianit nuk i interesojnë lojtarët që stërviten veçmas dhe konsiderohen si të tepërt: Chelsea po përpiqet ta zvogëlojë skuadrën për të krijuar një skuadër më të menaxhueshme, dhe këto lloj situatash trajtohen vetëm nga drejtuesit dhe komunikohen me një mesazh të ftohtë, një dukuri e rrallë midis ekipeve të mëdha europiane.

  • PSG bën gati goditjen e bujshme në merkato. 70 milionë euro për një 18-vjeçar

    PSG bën gati goditjen e bujshme në merkato. 70 milionë euro për një 18-vjeçar

    6 Gusht 2025

    18:25

    Telesport

    Edhe pse deri tani PSG ka qëndruar shumë e heshtur këtë merkato, parizienët nuk mund ta mbyllin këtë afat kalimtar pa bërë asnjë transferim. Shumë shpejt kampionët e Europës pritet të bëjnë 3 transferime, dy emra kanë kohë që përfliten Illia Zabarnyi i Bournemouth dhe Lucas Chevalier i Lille.
    Ndërkohë që objektivi i tretë i parizienëve është 18-vjeçari i Porto-s, Rodrigo Mora. Sipas raportimeve të mediave portugeze, PSG është e gatshme të ofrojë deri në 70 milionë euro për yllin e ri portugez.
    Luis Enrique beson se Mora përshtatet në mënyrë të përkryer në stilin e tij të lojës. Shkathtësia e portugezit i lejon atij të zërë pozicione të ndryshme në sulm dhe gjithashtu të jetë i dobishëm si mesfushor, duke zgjeruar opsionet taktike të trajnerit spanjoll.
    Në skemën e PSG-së, Rodrigo Mora mund të alternohet me lojtarë si Fabian Ruiz në mesfushë ose të jetë një alternativë për lojtarë si Dembele, Barcola ose Kvaratskhelia në krahë. Sezonin e kaluar, Mora shwnoi 12 gola dhe dha 4 asiste nw 40 ndeshje, edhe pse nuk ishte titullar i rregullt.