Tag: merkato

  • Sytë nga merkato e janarit, Milan ka gati 20 milionë euro për përforcimin e parë

    Sytë nga merkato e janarit, Milan ka gati 20 milionë euro për përforcimin e parë

    24 Nëntor 2025

    20:42

    Telesport

    Pas fitores në derbi, sigurisht që është rritur shumë optimizmi te Milan dhe kuqezinjtë nuk do të mjaftohen thjesht me një vend për në Champions League për sezonin e ardhshëm, por do të synojnë edhe titullin.
    Për të qenë pretendent deri në fund, Milan ka nevojë për disa përforcime në merkaton e janarit. Një nga emrat që po ndjekin drejtuesit e kuqezinjve është edhe mesfushori i ri i Olympiacos, Christos Mouzakitis.
    “SportMediaset” raporton se Milan është i gatshëm të ofrojë 20 milionë euro për të siguruar shërbimet e yllit të ri grek, brenda merkatos së janarit. Për 18-vjeçarin interesohet edhe Man. United.

  • DOKUMENTI – Vllaznisë i bllokohet merkato për 3 periudha, nga klubi kuqeblu minimizojnë çeshtjen…

    DOKUMENTI – Vllaznisë i bllokohet merkato për 3 periudha, nga klubi kuqeblu minimizojnë çeshtjen…

    Në faqen zyrtare të FIFA-s, atë që lidhet me Ndalimin e Regjistrimeve të futbollistëve (FIFA Registration Bans), nga data 19.11.2025, për 3 periudha regjistrimesh të lojtarëve, Vllaznia rezulton e penalizuar. Kjo për shkak të çeshtjeve të gjykuara apo në gjykim në FIFA të dërguara nga lojtarë të Vllaznisë në vite.

    Ky bllokim pranohet edhe nga vetë klubi kuqeblu por drejtues të tij, të cilët nuk duan të identifikohen, e minimizojnë. Sipas tyre, “problemi zgjidhet me një klik, në dhjetor apo në janar dhe bllokimi hiqet”. Ata e cilësojnë rutinë që i ndodh edhe klubeve të tjera, edhe të mirënjohura, si Barcelona. Kjo masë e FIFA- s, nuk përbën shqetësim dhe nuk do të krijojë probleme për Vllazninë, nëse ata duan të futen në merkato në janar, thonë nga klubi shkodran.
    Ndërkohë, vetë FIFA sqaron zyrtarisht se çfarë është kjo listë. Lista e Ndalimeve të Regjistrimit të FIFA-s është një burim jetësor për komunitetin e futbollit, duke detajuar klubet në mbarë botën që aktualisht përballen me ndalime regjistrimi të vendosura nga FIFA. Kjo listë përfshin klubet që janë të ndaluara përkohësisht të regjistrojnë lojtarë të rinj për shkak të shkeljeve të ndryshme, të tilla si mosmarrëveshje financiare ose shkelje rregullatore.
    Duke shërbyer si një mjet thelbësor për Shoqatat Anëtare, konfederatat, klubet, lojtarët dhe agjentët, Lista e Ndalimeve të Regjistrimit të FIFA-s ndihmon në sigurimin e transparencës dhe pajtueshmërisë brenda sportit, duke u lejuar palëve të interesuara të qëndrojnë të informuar se cilat klube nuk janë të pranueshme për të nënshkruar lojtarë të rinj gjatë periudhës së ndalimit.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Vllaznisë i bllokohet merkato për tre sesionet e ardhshme, çështje e tre pagave të Marko Juric

    Vllaznisë i bllokohet merkato për tre sesionet e ardhshme, çështje e tre pagave të Marko Juric

    FIFA ka njoftuar Vllazninë se i është bllokuar merkato për tre sesionet e ardhshme. Ky është lajmi i bërë publik nga EuroNews Albania, që tregon nga afër situatën dhe sesi pritet të zgjidhet.
    Sa i përket Vllaznisë, sipas medias në fjalë, kuqeblutë nuk do të kenë mundësi të regjistrojnë lojtarë të rinjë derisa të mbyllin detyrimet nga gjyqi i humbur me Marko Juric. Bëhet fjalë për tre paga të padhëna nga mbrojtësit, por asgjë serioze pasi pritet që brenda javës të shlyhen këto detyrime. /Sport Ekspres/

  • Inter-Milan, derbi edhe në merkato. Objektivi i përbashkët luan në Angli

    Inter-Milan, derbi edhe në merkato. Objektivi i përbashkët luan në Angli

    20 Nëntor 2025

    20:07

    Telesport

    Përveç derbit në fushë, i pari për këtë sezon do të luhet të dielën, Inter dhe Milan po rivalizojnë mes tyre edhe në merkato.
    Objektivi i përbashkët i klubeve të Milano-s është portieri i Leeds United, Illan Meslier, kontrata e të cilit me klubin anglez skadon në qershor të vitit 2026.
    Inter e sheh francezin si pasuesin e mundshëm të Yan Sommer, pasi zvicerani pritet ta mbyllë me zikaltrit në fund të këtij sezoni. Në anën tjetër, edhe kuqezinjtë intereoshen për Illan Meslier, si një zëvendësues i mundshëm, në rast se nuk rinovojnë dot me Mike Maignan.
    Një arsye e fortë pse të dy klubet interesohen shumë për Illan Meslier, është mundësia për ta transferuar falas gjatë verës së ardhshme.

  • Nga çështja “Vlahoviç” te merkato, Juventusi kërkon një “regjisor”

    Nga çështja “Vlahoviç” te merkato, Juventusi kërkon një “regjisor”

    Drejtuesit e Juventusit nuk kanë ndërmend të nxitohen në merkato, por ardhja e Luçiano Spaletit ka hapur diskutimet për përforcime të mundshme në janar.
    Trajneri i ri kërkon kohë për të njohur mirë skuadrën, por tashmë kanë nisur reflektimet mbi nevojat reale të ekipit dhe sistemin e lojës që do të përdoret. Çështja më e ndjeshme është ajo e Dushan Vlahoviç, kontrata e të cilit përfundon në qershor. Sulmuesi serb ka qenë protagonist në këtë fillim sezoni, por e ardhmja e tij mbetet e paqartë. Pagat e larta dhe mungesa e rinovimit e bëjnë të mundshme një shitje të mundshme gjatë merkatos dimërore, në mënyrë që klubi të shmangë largimin me parametra zero.
    Megjithatë, Spaleti e vlerëson lojtarin dhe nuk dëshiron të humbasë një qendërsulmues të tillë në mes të sezonit. Vendimi përfundimtar pritet të merret në varësi të formës së skuadrës dhe renditjes në kampionat pas ndeshjeve të dhjetorit. Nga ana tjetër, stafi teknik po analizon mundësinë për të shtuar një regjisori të pastër në mesfushë, i aftë të japë ritëm dhe qartësi në ndërtimin e lojës. Emri i përforcimit do të varet nga moduli që Spaleti do të konfirmojë 4-3-3, 4-2-3-1 apo ndonjë variant me tre mbrojtës.
    Nëse trajneri zgjedh të luajë me krahë ofensivë, prioriteti i merkatos do të bëhet një sulmues anësor, i aftë të japë thellësi dhe shpejtësi. Drejtuesit janë të vetëdijshëm se për të përballuar fazën e dytë të sezonit do të nevojitet më shumë cilësi dhe rotacion. Për momentin, merkato mbetet në fazë analize, por sinjalet janë të qarta: Juventus po mendon për ndërhyrje të mençura dhe të balancuara, në përputhje me idetë e trajnerit të ri.

  • Carvajal do të mungojë për një kohë të gjatë, Real Madrid gjen zëvendësuesin në Serie A

    Carvajal do të mungojë për një kohë të gjatë, Real Madrid gjen zëvendësuesin në Serie A

    29 Tetor 2025

    17:48

    Telesport

    Dani Carvajal pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për një kohë të gjatë, për shkak dëmtimi të pësuar në “El Clasico-n” e fundit. Për këtë arsye, Real Madrid po mendon të ndërhyjë në merkato. Objektivi i madrilenëve është mbrojtësi i djathtë i Romës, Zeki Celik.
    28-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës me verdhekuqtë dhe transferimi i tij brenda merkatos së janarit mund të arrihet për një shifër rreth 10 milionë euro.
    Dihet që Real Madrid ka dhe Alexander Arnold në krahun e djathtë, por madrilenët nuk duan të rrezikojnë të mbeten vetëm me një lojtar në këtë krah, ndaj janë të detyruar të ndërhyjnë në merkato.

  • Vijon merkato/ PS Sarandë merr për nëkryetare bashkie ish-drejtuesen e PD-së

    Vijon merkato/ PS Sarandë merr për nëkryetare bashkie ish-drejtuesen e PD-së

    Manjola Nikollo, ish-kryetarja e Partisë Demokratike në Sarandë është emëruar si nënkryetare e bashkisë së qytetit bregdetar.
    Raportohet se emërimi i saj ka ndodhur ditën e djeshme.
    Emërimi i saj vjen në vazhdën e kalimeve të disa përfaqësuesve nga radhët e demokratëve drejt atyre të Partisë Socialiste.
    Pritet që në ditët e ardhshme të ketë emërime të ngjashme edhe në Gjirokastër.

  • “El Clasico” edhe në merkato, zbulohet objektivi i përbashkët i Real Madridit dhe Barcelonës

    “El Clasico” edhe në merkato, zbulohet objektivi i përbashkët i Real Madridit dhe Barcelonës

    21 Tetor 2025

    17:51

    Telesport

    Real Madrid dhe Barcelona do të ndeshen këtë fundjavë në “Santiago Bernabeu” në “El Clasico-n” e parë të këtij sezoni. Por, këtë vit duket se do të kemi “El Clasico” edhe në merkato.
    Mediet spanjolle raportojnë se Real Madrid dhe Barcelona kanë një objektiv të përbashkët në merkato: Marc Guehi. Qendërmbrojtësi anglez do të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit nga Crystal Palace dhe e ardhmja e tij duket se do jetë në La Liga.
    25-vjeçari ende nuk ka vendosur se cilin ekip do zgjedhë mes Realit dhe Barcelonës, por interesi i të klubeve është i madh dhe gara mes tyre ka nisur që tani. Guehi konsiderohet si një nga qendërmbrojtësit më të mirë të momentit në botë dhe mundësia për të transferuar falas një lojtar të tillë vjen shumë rrallë.

  • “Tansferime 150 milionë euroshe, por lojtarët e rëndësishëm janë diku tjetër…” Komenti i Contes shkakton polemika

    “Tansferime 150 milionë euroshe, por lojtarët e rëndësishëm janë diku tjetër…” Komenti i Contes shkakton polemika

    23 Shtator 2025

    12:30

    Alfred Lleshi

    Antonio Conte ka ndezur debatet pas fitores së Napolit ndaj Pisa. Ai komentoi merkaton e klubit të tij: “Merkato e rëndësishme? Ne kemi bërë merkato për të plotësuar një skuadër që praktikisht nuk ekzistonte. Nëse është e rëndësishme apo jo, duhet vlerësuar. Kur blen 9 lojtarë me 150 milionë euro, mesatarja bëhet 15-20 milionë për lojtar. Lojtarët e rëndësishëm janë të tjerë, ata vlejnë 50, 60, 70 milionë”.
    Ky pohim i Contes ngjall diskutime, sepse Hojlund ka kushtuar 50 milionë, Beukema mbi 30, Lucca me opsionin e blerjes do arrijë 35 milionë, Kevin De Bruyne, edhe pse pa pagesë, ka vlerë të madhe, ndërsa Noa Lang është blerë për 25 milionë. Pa harruar Milinkovic, Marianucci, Elmas dhe Gutierrez.
    Pra, sipas Contes, merkato numerikisht e madhe nuk do të thotë domosdoshmërisht e rëndësishme nga cilësia, por faktet tregojnë se disa blerje janë me ndikim real në skuadër.

  • Ronaldo kërkon transferimin surprizë nga Barcelona, edhe pse merkato për katalanasit është mbyllur

    Ronaldo kërkon transferimin surprizë nga Barcelona, edhe pse merkato për katalanasit është mbyllur

    12 Shtator 2025

    18:39

    Telesport

    Pas transferimit të Ingo Martinez, Al-Nassr po planifikon të bëjë një goditje tjetër surprizë te Barcelona. Duke qenë se merkato në Arabinë Saudie mbyllet më 23 shtator, Al-Nassr ka piketuar Marc Bernal, mesfushorin difensiv të Barcelonës, si një objektiv të madh për këto ditë të mbetura të merkatos.
    18-vjeçari konsiderohet si një lojtar me të ardhme të madhe dhe duket e vështirë që Barcelona të heq dorë prej tij. Mesa duket Bernal është një zgjedhje tjetër e Cristiano Ronaldo-s, pasi me kontratën e re ylli portugez jo vetëm që është lojtari më i paguar në botë, por ka dhe të drejtën e vendimarrjes në klub, sidomos lëvizjeve në merkato.
    Ende nuk dihet shifra që Al-Nassr ofron për talentin e Barcelonës, por dihet që klubet arabe nuk kursehen aspak kur vjen puna te merkato.