Tag: meriton

  • “E meriton”, kryeministri izraelit kërkon t’i jepet Donald Trump çmimi Nobel për Paqen, publikon foto të gjeneruar me AI

    “E meriton”, kryeministri izraelit kërkon t’i jepet Donald Trump çmimi Nobel për Paqen, publikon foto të gjeneruar me AI

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka shkaktuar polemika me një postim në platformën X (ish-Twitter), ku kërkon që Çmimi Nobel për Paqen t’i jepet presidenti amerikan Donald Trump, duke pretenduar se ai e meriton atë.

    Netanyahu publikoi një postim në “X”, ku shkroi: “Jepini Donald Trump Çmimin Nobel për Paqen ai e meriton.”
    Postimi u shoqërua me një imazh të gjeneruar nga inteligjenca artificiale. Në të, kryeministri izraelit shihet duke i dhënë Trump-it një medalje të madhe që përfaqëson Çmimin Nobel për Paqen, ndërsa Trumpi ngre duart lart dhe adhurohet nga turma.

    Give @realDonaldTrump the Nobel Peace Prize – he deserves it! 🏅 pic.twitter.com/Hbuc7kmPt1
    — Prime Minister of Israel (@IsraeliPM) October 9, 2025

    Top Channel

  • Vrasja e 33-vjeçares që tronditi Italinë, nëna e autorit të krimit thyen heshtjen: Nuk do ta fal kurrë, ai meriton ferrin

    Vrasja e 33-vjeçares që tronditi Italinë, nëna e autorit të krimit thyen heshtjen: Nuk do ta fal kurrë, ai meriton ferrin

    Nicolina Giagheddu, nëna e Emanuele Ragnedda, që vrau 33-vjeçaren Cinzia Pinna, ka deklaruar publikisht se nuk do ta falë të birin dhe se ai “meriton ferrin”.

    Deklarata e saj e fortë u dha të mërkurën pasdite jashtë pronës familjare në Conca Entosa, ku hetuesit po kryenin një inspektim të ri.
    “Nuk e njihja Cinzian, por kërkoj ndjesë”, u shpreh Giagheddu, e cila tregoi se kishte besuar te projekti i të birit në atë zonë, por tashmë e konsideron atë si gabimin e saj më të madh.
    Nëna e autorit të krimit tha se nuk e ka vizituar djalin në burg dhe nuk ka ndërmend ta bëjë këtë: “Ai nuk mund të falet nëse e bëri vërtet këtë.”
    Ajo shtoi se kishte ndjerë se ai “jetonte tepër” dhe se kishte paralajmëruar të tjerët, por pa sukses.
    Në deklaratën më të dhimbshme, ajo kujtoi një moment me një fëmijë autik që i kishte thënë se Conca Entosa ishte “parajsë”.
    “Ai e ktheu atë vend në ferr. Epo, atëherë ai meriton ferr”, vijoi më tej ajo.
    Emanuele Ragnedda është vrasësi i vetërrëfyer i Cinzia Pinna-s, gruas 33-vjeçare që u zhduk më 11 shtator në Palau. Ai e qëlloi për vdekje dhe fshehu trupin e saj nën shkurret e vreshtarisë së tij 72-hektarëshe në Arzachena.
    Mediat e huaja raportojë se Ragnedda kishte mashtruar për tre ditë me radhë, ndërkohë që trupi i Cinzia-s i braktisur në një fushë, dekompozohej me kalimin e kohës. Disa ditë më vonë ai rrëfeu krimin duke e justifikuar si akt vetëmbrojte.
    Hetuesit kanë vendosur të marrin në pyetje edhe të dashurën e tij, pronaren e njërit prej klubeve më të njohura në San Pantaleo, në provincën e Olbias, në Gallura. Nga telefoni i saj celular, Ragnedda dyshohet se ka bërë disa telefonata në ditët pas vrasjes së Cinzia-s. Njëra prej tyre ishte drejtuar një kopshtari 26-vjeçar nga Milano, tashmë i përfshirë në hetime.
    Ishte data 21 shtator, nëntë ditë pas zhdukjes së Cinzia-s. Ajo kishte mbërritur në Palau nga qyteti i saj i lindjes, për të kërkuar punë, ajo fillimisht punoi në një lokal, më pas u punësua në Hotelin Palau.
    Babai i saj është një pronar i njohur restorantesh në Castelsardo, ku zotëron tre lokale.
    Gjatë intervistës së parë, 41-vjeçari Ragnedda, pasardhës i një familjeje me traditë në prodhimin e verës deklaroi: “Nuk e njihja. Duhet ta kem parë për pak kohë”, ndërsa shtoi se ndjente keqardhje për çfarë kishte ndodhur.
    Por, në të njëjtën kohë, karabinierët kishin tashmë prova të para, një video nga një kamerë sigurie tregonte momentin kur Cinzia hipte në makinën e Ragneddës.
    Më 22 shtator, kur ishte tashmë nën hetim, Ragnedda dha versionin e tij të parë të ngjarjes, ku përfshinte edhe një kopshtar 26-vjeçar, i ardhur në Gallura për sezonin veror. Ai pretendoi se kopshtari e ndihmoi për të fshehur trupin e Cinzia-s, pas një mbrëmjeje që kishin kaluar të tre së bashku.
    Më vonë, në një deklaratë tjetër, ai e mohoi këtë, duke thënë se “e bëra të gjithën vetë”.
    Të dy burrat ishin njohur në një bar në San Pantaleo disa javë më parë dhe kishin kaluar disa mbrëmje bashkë me miq, madje edhe pas vrasjes së Cinzia-s.
    Kopshtari mbetet nën hetim për fshehje trupi, ndërkohë që avokatët e tij kanë deklaruar se po shqyrtojmë mundësinë e kërkesës për një marrje në pyetje.
    Versioni i fundit i Ragneddës përmend një thikë që mbante Cinzia dhe një plagë në krahun e tij, në përpjekje për të justifikuar vrasjen.
    Cinzia u gjet gjysmë e zhveshur, pa pantallona dhe pa të brendshme. Po ashtu, mungonte edhe telefoni i saj celular. Kur gjyqtari e pyeti: “Ku janë?”, ai u përgjigj: “Nuk më kujtohet.”
    Hetuesit dyshojnë se një ose më shumë bashkëpunëtorë e kanë ndihmuar të zhdukë rrobat dhe sendet personale të viktimës pas mbrëmjes fatale.

    Top Channel

  • “Nuk e prisja që Arbër Hoxha do të luante në mënyrë të tillë!” Befasohet trajneri

    “Nuk e prisja që Arbër Hoxha do të luante në mënyrë të tillë!” Befasohet trajneri

    26 Shtator 2025

    18:35

    Telesport

    Paraqitja e fantastike e Arbër Hoxhës ndaj Fenerbahces në Ligën e Europës e ka lënë pa fjalë trajnerin Domenico Tedesco. Tekniku e ka deklaruar publikisht se nuk e priste nga shqiptari.
    Lojtari i kombëtares sonë realisht ishte i pandalshëm, teksa dha edhe një asist. “Në fakt, nuk e dija se do të luante. U befasuam. Hoxha ishte shumë i shpejtë me topin, lojtar tepër cilësor”.
    Trajneri i Dinamos, Kovacevic, tha se Hoxha i meriton të gjitha lëvdatat. “Jam i befasuar që Fenerbahce nuk e njihte. Hoxha zhvilloi një paraqitje mbresëlënëse edhe ndaj Hajduk Splitit. I meriton lëvdatat”.

  • ‘Opozita nuk mund të heshtë’, Baçi: Mazhoranca meriton karriget në kokë, jo vetëm librat

    ‘Opozita nuk mund të heshtë’, Baçi: Mazhoranca meriton karriget në kokë, jo vetëm librat

    Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, i ftuar në një studio televizive deklaroi se e mira do të ishte që opozita mos t’i bënte veprimet që u panë në seancë plenare, por shtoi se mazhoranca meriton jo vetëm t’u hedhësh librat, por edhe karriget.
    “Mirë do të ishte të mos bëheshin veprimet me hedhje librash apo bidonash. Ata meritojnë jo vetëm librat, por edhe karrigen ta marrësh e t’ia hedhësh në kokë të gjithëve, por ne nuk duhet t’u japim atyre shkak. Ata pretekst duan që ta shesin te opinioni se opozita bën veprime të pahijshme, në shkelje të rregullores, dhe prandaj marrim masa”, tha Baçi.
    “Ne e dimë mirë që Rama nuk e pranon përballjen sepse nuk ka argumente dhe gjithmonë do të gjejë mënyra për të provokuar opozitën. Por, vendoseni veten pak në vendin e opozitës. Çfarë mund të bësh kur të vendosin në shpatulla pas muri dhe duhet të reagosh. Nëse nuk reagojmë, i bie që të ikim farë nga Parlamenti dhe po ikëm nga Parlamenti, jemi prapë fajtorë se e braktisim Parlamentin. Ne argumentojmë shkeljet e Kushtetutës, por ata vazhdojnë me arrogancën e tyre dhe me fuqinë e kartonit. Ato janë momente reagimi, me të drejtë, të disa deputetëve. Nuk është vendim i grupit parlamentar, janë veprime emocionale të detyruara nga mazhoranca. Nuk ishte rënie në kurth, nuk ishte as programim i grupit parlamentar të opozitës sepse ishim përgatitur për të shfrytëzuar 10 minutat që kishim secili si deputet”, shtoi deputeti demokrat

  • ‘Topi i Artë’ i Dembele, reagon Mbape: E meriton, do ta ndjek nga TV

    ‘Topi i Artë’ i Dembele, reagon Mbape: E meriton, do ta ndjek nga TV

    Një studim i Ipsos BVA zbulon se 44% e francezëve besojnë se Ousmane Dembele meriton të fitojë Topin e Artë, ceremonia e të cilit po mbahet të hënën në mbrëmje në Théâtre du Châtelet në Paris.

    44% e të anketuarve në një pyetsor prej 1000 njerzish në Francë besojnë se kampioni i Ligue 1 atij evropian dhe fituesi i Kupës së Francës me PSG-në, Dembele meriton të marrë çmimin Topi i Artë 2025.

    Sulmuesi i PSG është përpara kapitenit të tij të kombëtares franceze, Kilian Mbape (21%), i cili është i barabartë me një nga rivalët kryesorë të tij, Lamine Jamal të Barcelonës.

    Kilian Mbape: “Do të jem i lumtur nëse Dembele fiton Topin e Artë, sepse ai është një mik i imi dhe e kam mbështetur që nga fillimi. Do ta ndjek ceremoninë në TV duke shpresuar që ai ta fitojë.”

    Vazhdo leximin

  • Mbappé: Gati qava pas asaj humbje. Përplasjet me PSG? Kur nuk paguhesh, duhet të reagosh

    Mbappé: Gati qava pas asaj humbje. Përplasjet me PSG? Kur nuk paguhesh, duhet të reagosh

    10 Shtator 2025

    14:42

    Alfred Lleshi

    Kylian Mbappé, sulmuesi i Real Madridit, rrëfeu për “L’Équipe” momentet e tij më të vështira me futbollin dhe filozofinë mbi dështimin: “Humbjet, në një mënyrë apo tjetër, i meriton. Askush nuk meriton lëndimin. Në humbje ke përgjegjësi më shumë ose më pak”.
    Ai kujton humbjen e dhimbshme ndaj Manchester City, në gjysmëfinalen e kthimit të Champions League 2021: “Gati qava atëherë, nuk po luaja. M’u duk vetja sikur të isha fitues VIP në stol”.
    Për largimin e tij nga PSG: “Kontrata ime ishte përgjegjësi ligjore. Dëshira ime nuk ishte të dëmtoja PSG-në, por të merrja atë që më takonte. Nuk kam asgjë kundër klubit, i dua, kam miq atje, por kur nuk paguhesh, duhet të reagosh. Kështu është puna; mund të mos të pëlqejë, por ky është realiteti”.

  • “Lamine Yamal? Luan te Barcelona, nuk flas për të”. Mbappe nuk bie në kurth…

    “Lamine Yamal? Luan te Barcelona, nuk flas për të”. Mbappe nuk bie në kurth…

    7 Shtator 2025

    12:45

    Telesport

    Kylian Mbappe di sesi të flasë në media. Ai e ka kuptuar se Florentino Perez nuk ka dëshirë që lojtarët madrilenë të komentojnë rivalët e tyre katalanas.
    Kështu, i pyetur se kush e meriton “Topin e Artë”, ylli francez është përgjigjur me elegancë.
    “Sipas meje, e meriton Dembele. Madje, do të isha i gatshëm të shkoja t’ia dorëzoja trofeun te dera e shtëpisë. Lamine Yamal? Ai është lojtar i Barcelonës, kështu që nuk mund të flasim për të”.

  • Jean-Pierre Papin injoron Dembele dhe PSG: Ky talent meriton ta fitojë “Topin e Artë” këtë vit

    Jean-Pierre Papin injoron Dembele dhe PSG: Ky talent meriton ta fitojë “Topin e Artë” këtë vit

    “Topi i Artë” është një trofe individual shumë i dëshiruar nga yjet e futbollit botëror, prandaj çdo vit, të gjithë duan ta fitojnë atë. Edicioni i kaluar u fitua nga Rodri, duke u bërë kështu spanjolli i dytë që e ngre lart këtë çmim. Ky vit ende nuk ka fitues, ndaj secili bën parashikimet e tij.
    Në këtë rast, Jean-Pierre Papin ka dhënë mendimin e vet në këtë drejtim, duke e bërë të qartë se Lamine Yamal do ta meritonte. Për ish-sulmuesin e shquar francez nuk ka dyshime: “Lamine Yamal meriton ta fitojë ‘Topin e Artë’ këtë vit”.
    Ikona franceze lë pas në zgjedhje yjet e PSG-së, të cilët gjithashtu janë kandidatë për trofeun. Ai u pyet për përgjigjen e tij të befasishme: “Jo, për mua Yamal ishte më i miri dhe pati një sezon të jashtëzakonshëm”.
    Papin u përgjigj me vendosmëri, duke lënë mënjanë lojtarë me famë botërore si Achraf Hakimi dhe Dembélé, që fituan thuajse gjithçka, edhe Champions League.
    Dembélé shihet si kandidat i fortë, megjithëse Papin nuk e përmendi si favorit. Nga ana tjetër, shokët e tij të skuadrës, Vitinha dhe Achraf Hakimi, gjithashtu janë kandidatë të fortë në listën prej 30 lojtarësh, që do të përpiqen t’i bindin të gjithë se janë të denjë për çmimin prestigjioz të “France Football”.
    Numrat e Lamine Yamal mbështesin mendimin e Papin, pasi spanjolli regjistroi, në 55 ndeshje me Barcelonën, 18 gola dhe 21 asistime, në një sezon unik për blaugranët, të cilët ishin afër fitimit të La Liga-s, Kupës së Mbretit dhe Champions League në të njëjtin edicion.

  • Yll Limani reagon në mbështetje të Gjestit: Çdo artist meriton të krijojë i lirë

    Yll Limani reagon në mbështetje të Gjestit: Çdo artist meriton të krijojë i lirë

    Pas publikimit të lajmeve se Gjesti është tërhequr përkohësisht nga muzika për shkak të një çështjeje personale që e ka detyruar të ndalojë projektet, ka ardhur edhe një reagim publik nga Yll Limani.
    Këngëtari ka shpërndarë në rrjete sociale një mesazh mbështetës me hashtagun #MeGjesti, duke e shoqëruar me fjalët: “Çdo artist meriton të krijojë i lirë dhe të jetë zot i veprës së vet”.
    Ky qëndrim i Limanit shihet si një mbështetje e drejtpërdrejtë për Gjestin në mes të sfidave që po përjeton, duke theksuar rëndësinë e lirisë artistike dhe të drejtës për pronësi mbi krijimtarinë.

  • Futbollisti i PSG-së del mbi shokët: E meritoj të fitoj “Topin e Artë” për këtë vit

    Futbollisti i PSG-së del mbi shokët: E meritoj të fitoj “Topin e Artë” për këtë vit

    10 Gusht 2025

    19:48

    Telesport

    Ndërsa shumë presin një përballje finale midis Ousmane Dembele dhe Lamine Yamal për “Topin e Artë 2025”, Achraf Hakimi gjithashtu ëndërron të fitojë këtë çmim prestigjioz dhe thotë se e meriton plotësisht atë. Të paktën kjo është ajo që deklaroi mbrojtësi maroken në një intervistë të fundit për “Canal+”.
    I gjendur në listën me 30 të nominuarit për “Topin e Artë” të këtij viti, bashkë me 8 lojtarë të tjerë të PSG-së, Achraf Hakimi është i bindur se e meriton këtë trofe individual.
    “Kur njerëzit më përmendin në debatin për “Topin e Artë”, është një ëndërr që nuk kam guxuar kurrë ta imagjinoj. Nëse kam mundësinë ta fitoj, mendoj se e meritoj edhe unë. Pas sezonit historik që kam pasur, nuk ka shumë lojtarë që kanë shënuar në çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale, veçanërisht si mbrojtës.
    Njerëzit shpesh mendojnë se jam sulmues ose mesfushor, por jo, unë luaj në një mbrojtje me katër lojtarë dhe puna ime është të mbrohem. Statistikat që kam paraqitur këtë vit nuk janë ato të një mbrojtësi tipik. Besoj se kur një mbrojtës e arrin këtë, ai e meriton edhe më shumë se një sulmues të fitojë këtë trofe”, u shpreh Hakimi.