Tag: meriton

  • Rama uron Brahon për zgjedhjen në krye të SPAK: Do të ketë mbështetjen e palëkundur të shumicës sonë qeverisëse

    Rama uron Brahon për zgjedhjen në krye të SPAK: Do të ketë mbështetjen e palëkundur të shumicës sonë qeverisëse

    Kryeministri Edi Rama ka uruar Klodian Brahon për zgjedhjen si kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
    Përmes një postimi në “X”, Rama i uron punë të mbarë Brahos, i cili u zgjodh ditëne s otme mes katër kandidatëve.
    Më tej Rama thekson se edhe Dumani meriton përgëzime për arritjet e pamohueshme të SPAK-ut në tre vitet e drejtimit të tij.

    Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK-ut, i cili u zgjodh sot mes katër kandidatësh për të çuar më tej punët e mandatit të tretë të institucionit, duke marrë stafetën nga drejtuesi aktual, që meriton përgëzime për arritjet e pamohueshme të SPAK-ut në tre vitet e drejtimit të…

    — Edi Rama (@ediramaal) December 11, 2025
    Postimi i Ramës:
    Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK-ut, i cili u zgjodh sot mes katër kandidatësh për të çuar më tej punët e mandatit të tretë të institucionit, duke marrë stafetën nga drejtuesi aktual, që meriton përgëzime për arritjet e pamohueshme të SPAK-ut në tre vitet e drejtimit të tij. SPAK ka pasur, ka dhe do të ketë mbështetjen e palëkundur të shumicës sonë qeverisëse, për të përmbushur  në pavarësi e kushte optimale misionin e vet.
     

  • Klodian Braho kreu i ri i SPAK, Rama shpreh mbështetjen: Punë të mbarë! Dumani meriton përgëzime…

    Klodian Braho kreu i ri i SPAK, Rama shpreh mbështetjen: Punë të mbarë! Dumani meriton përgëzime…

    Klodian Braho dhe Edi Rama

    TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zgjedhjve për kreun e ri të SPAK, ku me 7 vota pro Klodian Braho do të jetë drejtues i Prokurorisë së Posaçme. Rama i ka uruar Brahos punë të mbarë ndërsa thekson edhe rolin e Altin Dumanit, për të cilin shprehet se meriton përgëzime për arritjet. Kreu i qeverisë deklaron se SPAK do të ketë mbështetjen e palëkundur të qeverisë.
    Edi Rama: Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK-ut, i cili u zgjodh sot mes katër kandidatësh për të çuar më tej punët e mandatit të tretë të institucionit, duke marrë stafetën nga drejtuesi aktual, që meriton përgëzime për arritjet e pamohueshme të SPAK-ut në tre vitet e drejtimit të tij. SPAK ka pasur, ka dhe do të ketë mbështetjen e palëkundur të shumicës sonë qeverisëse, për të përmbushur në pavarësi e kushte optimale misionin e vet.

  • Norris vlerëson Verstappen: Meriton më shumë duartrokitje se unë, pasi bëri një rikuperim fantastik

    Norris vlerëson Verstappen: Meriton më shumë duartrokitje se unë, pasi bëri një rikuperim fantastik

    Ashtu si 4 vite më parë, kur gjithçka u vendos në garën e fundit, që solli një kampion të ri bote në Formula 1, edhe ky sezon solli të njëjtën gjë. Gjithçka u vendos në garën e fundit, me britanikun Lando Norris që zbriti nga froni holandezin Max Verstappen.
    Asokohe, Verstappen i merrte titullin Lewis Hamilton, ndërsa këtë vit holandezi i la vendin pilotit të McLaren. Britaniku është kampioni i 35-të i botës në historinë e Formula 1, në një botëror ku vuajti shumë edhe për të mundur shokun e tij të skuadrës Oscar Piastri.
    Por, ajo që bëri më shumë përshtypje është rikuperimi që Verstappen bëri ndaj dy pilotëve të McLaren. Holandezi rikuperoi një disavantazh prej 104 pikësh që kishte në verë, duke shpresuar deri në momentin e fundit në mbrojtjen e titullit. Gjë që vjet Norris nuk arriti ta bëjë.
    “Vitin e kaluar u zhgënjeva që përfundova i dyti. Të gjithë pilotët duan të fitojnë dhe kjo është arsyeja pse, edhe pas garës zhgënjyese në Zandvoort, unë kurrë nuk u dorëzova“, tha Norris në një deklaratë për mediat britanike.
    “Sigurisht që nuk isha aq shpresëplotë se kishte ende një shans, por mendoj se nëse ai provoi diçka këtë vit, nuk kishte të bënte aq shumë me mua. Ishte e pabesueshme të shihja Max të rikuperonte 100 pikë dhe të arrinte aty ku arriti në fund”, shtoi Norrius.
    “Max e meriton këtë respect, ai tashmë e kishte atë sepse është një kampion bote i shumëfishtë që ka arritur gjithçka që mund të arrihet dhe ndoshta më shumë. Megjithatë, mbyllja e kësaj diference i jep atij edhe më shumë merita“, deklaroi Norris.

  • Merr fund pritja, Zhegrova titullar te Juventusi! E konfirmon Spaleti: Ai e meriton

    Merr fund pritja, Zhegrova titullar te Juventusi! E konfirmon Spaleti: Ai e meriton

    Pritjes së Zhegrovës i erdhi fundi. Lojtari shqiptar do të luajë për herë të parë si titullar me fanellën e Juventusit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Spaleti. Trajneri i bardhezinjve ka njoftuar në konferencë për shtyp se Edon Zhegrova do të luajë nga minuta e parë kundër Pafosi në Ligën e Kampionëve. Spaleti pranon se forma e lojtarit nga Kosova nuk është më e mira e mundshme, por thekson se ai e meriton të jetë pjesë e 11-shes.
    “Diçka do të ndryshojë. Mund të them një gjë mjaft të rëndësishme, Zhegrova do të fillojë si titullar. Ai gjithashtu mungoi në stërvitje javën e kaluar. Nëse i bën testet, ai nuk është në formë të mirë, kështu që edhe arsyetimi bëhet në dy mënyra. E vendos në një pozicion për të luajtur gjysmën e fundit të orës, gjë që ai patjetër do ta bëjë mirë, ose e përdor derisa të jetë gati dhe pastaj e zëvendëson. Dhe këtë herë dua ta bëj në këtë mënyrë sepse djali e meriton. Ai po punon shumë”, ka deklaruar Luçiano Spaleti./Sport Ekspres/

  • Shpë*then Neymar: Asnjë qenie njerëzore nuk i meriton këto gjëra, më keni bërë shumë dëm

    Shpë*then Neymar: Asnjë qenie njerëzore nuk i meriton këto gjëra, më keni bërë shumë dëm

    29 Nëntor 2025

    11:48

    Alfred Lleshi

    Ishte tema kryesore e gjithë javës: a do të luante Neymar kundër Sport Recife apo jo? Sulmuesi i Santosit, i cili po përballej me një dëmtim delikat të meniskut, dukej se nuk lunate dot deri në fund të sezonit, por befasisht vendosi të zbresë në fushë. Dhe e bëri si protagonist absolut, duke shënuar një gol dhe dhënë asist në fitoren e “Peixe”. Në mikrofonat e “Globoesporte”, braziliani shpjegoi vendimin e tij, duke theksuar se nuk ka injoruar udhëzimet e stafit mjekësor, megjithëse pranoi se nuk ishte në gjendjen më të mirë.
    “Në të vërtetë, nuk shkon gjithçka mirë, unë dhe mjekët e dimë se cila është situata. Nuk do ta rrezikoja kurrë karrierën time, bëj atë që është më e mira për mua, – deklaroi me ton të tensionuar, duke u ankuar për shumë “shpikje” që kanë qarkulluar ditët e fundit. – Jam shumë i trishtuar dhe i shqetësuar. Asnjë qenie njerëzore nuk e meriton të dëgjojë absurditete të tilla. Janë gjëra që dëmtojnë, me të vërtetë”.
    Neymar gjithashtu theksoi se vendimi përfundimtar u mor në bashkëpunim me mjekët e klubit: “Nuk kam anashkaluar askënd. Ishte një vendim i brendshëm, i marrë së bashku. Në fund, isha unë personi që duhej të thoshte po ose jo”.
     
     

  • Humbja me Anglinë, Rama: Shqipëria meriton mirënjohje dhe respekt për arritjen historike në Play-Off

    Humbja me Anglinë, Rama: Shqipëria meriton mirënjohje dhe respekt për arritjen historike në Play-Off

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas humbjes së Shqipërisë në “Air Albania” përballë Anglisë.
    Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se, pavarësisht humbjes, kuqezinjtë luajtën si të barabartë dhe meritojnë mirënjohje e respekt të madh për arritjen historike të vendit të dytë në kualifikueset e Kupës së Botës.
    Postimi i Ramës:

    FALEMINDERIT❤️🫶🇦🇱
    Pavarësisht rezultatit, në një ndeshje ku për më shumë se 70 minuta kuqezinjtë ishin thjesht të barabartë me një superfuqi si Anglia, skuadra jonë meriton mirënjohje dhe respekt te madh për arritjen historike të vendit të dytë në grupin eliminator të Botërorit🙏
    Tani pllei ofi😍💪
    FORCA SHQIPËRI🌎🦅🇦🇱

  • “Njerëzit që janë të varfër e meritojnë të jenë të tillë”/ Ermal Mamaqi i qëndron ende kësaj deklarate?

    “Njerëzit që janë të varfër e meritojnë të jenë të tillë”/ Ermal Mamaqi i qëndron ende kësaj deklarate?

    Ermal Mamaqi, ka sqaruar mbrëmjen e sotme deklaratat e dhëna pak ditë më parë në ‘Top Albania Radio’ ku foli mbi konceptin e varfërisë. Sipas tij, ata që janë të varfër e meritojnë të jenë të tillë bazuar në zgjedhjet që ata kanë bërë me jetën.
    “Kush punon 12 orë nuk është i varfër. Unë i referohen disa forma të ndryshme të dembelizmit. Nëse je dembel 40 vjeç ti e meriton atë status që ke. Për mua varfëria më e madhe nuk është pjesë e financave. I varfër quhesh kur nuk mbyll dot shpenzimet minimale. Fjala e meriton ka 2 kuptime, e para askush nuk e meriton të jetë i varfër nga pikëpamja njerëzore, por nga ana tjetër janë ata që kanë zgjedhur, dhe si pasojë e atyre ti merr atë që ke programuar dhe planifikuar”, u shpreh Mamaqi.
    Aktori ka bërë edhe një ‘thirrje’ për ata që pak më lartë i quajti dembël, sepse sipas tij shumë shpejt ne mund të zëvendësohemi nga robotët dhe mund të vlejmë më pak se sa vlenim një ditë më parë.
    ‘Çohu edhe bëjë diçka sepse shumë shpejt robotët do vinë dhe do na zënë vendin. Ne marrim atë që tolerojmë. Nëse je në këtë pikë që ke bërë një vlerësim dhe diçka nuk shkon duhet të ndryshon diçka. “0 based thinking”, pra të menduarit nga 0. Duke dikur këtë që di a do e bëja më këtë që po bëjë?”, tha ai.

  • ”Njerëzit që janë të varfër e meritojnë të jenë të tillë”, Ermal Mamaqi: Çohu dhe bëj diçka

    ”Njerëzit që janë të varfër e meritojnë të jenë të tillë”, Ermal Mamaqi: Çohu dhe bëj diçka

    Showbiz E Martë, 11 Nëntor 2025 22:00
    Ermal Mamaqi ka sqaruar deklaratat e dhëna pak ditë më parë, ku foli mbi konceptin e varfërisë. Sipas tij, ata që janë të varfër e meritojnë të jenë të tillë bazuar në zgjedhjet që ata kanë bërë me jetën.
    ”Kush punon 12 orë nuk është i varfër. Unë i referohen disa forma të ndryshme të dembelizmit. Nëse je dembel 40 vjeç ti e meriton atë status që ke. Për mua varfëria më e madhe nuk është pjesë e financave. I varfër quhesh kur nuk mbyll dot shpenzimet minimale. Fjala e meriton ka 2 kuptime, e para askush nuk e meriton të jetë i varfër nga pikëpamja njerëzore, por nga ana tjetër janë ata që kanë zgjedhur, dhe si pasojë e atyre ti merr atë që ke programuar dhe planifikuar”, u shpreh Mamaqi.
    Aktori ka bërë edhe një thirrje për ata që pak më lartë i quajti dembël, sepse sipas tij shumë shpejt ne mund të zëvendësohemi nga robotët dhe mund të vlejmë më pak se sa vlenim një ditë më parë. ”Çohu edhe bëjë diçka sepse shumë shpejt robotët do vinë dhe do na zënë vendin. Ne marrim atë që tolerojmë. Nëse je në këtë pikë që ke bërë një vlerësim dhe diçka nuk shkon duhet të ndryshon diçka. “0 based thinking”, pra të menduarit nga 0. Duke dikur këtë që di a do e bëja më këtë që po bëjë?”.

  • Maresca i kënaqur: Një nga paraqitjet më të mira sezonale, ai meriton të vlerësohet 100 milionë euro

    Maresca i kënaqur: Një nga paraqitjet më të mira sezonale, ai meriton të vlerësohet 100 milionë euro

    Chelsea fitoi 3-0 ndaj Wolves në Premier League dhe ngjitet në vendin e tretë. Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e skuadrës së tij: “Isha shumë i lumtur në pjesën e parë, për të qenë i sinqertë. Dallimi midis pjesës së parë dhe pjesës së dytë ka qenë se ne vetëm shënuam gola”.
    “Kur nuk pëson gol dhe nuk lë hapësira pas, ndërkohë që krijon 4-5 raste shënimi duhet të jesh cinik. E kemi thënë shumë herë, përndryshe loja është gjithmonë e hapur, çdo gjë mund të ndodhë. Por, për fat të mirë, në pjesën e dytë shënuam gola dhe fituam ndeshjen”, deklaroi më tej trajneri italian.
    Enzo Maresca lëvdon shumë brazilianin Estevao, që u aktivizua në pjesën e dytë dhe beson se adoleshenti meriton të vlerësohet mbi 100 milionë euro. Estevao pati një ndikim të menjëhershëm kur hyri në fushë: “Ai është i shkëlqyer, një talent. Përsëri, ne po përpiqemi ta ndihmojmë të përshtatet dhe t’i japim minutat e duhura”.
    “Ai po bën një punë fantastike. Për këtë klub, në 5-10 vitet e ardhshme, ai do të jetë një lojtar i shkëlqyer. Arsyeja pse tifozët paguajnë bileta është sepse duan të shohin lojtarë si Estevao apo Cole Palmer.  Njerëzit janë të lumtur kur janë brenda fushës, Estevao erdhi nga Brazili, ai ka nevojë për pak për t’u përshtatur”, tha Maresca.

  • Pse Meriton Mjekiqi mungoi në premierën e filmit “ADN”?

    Pse Meriton Mjekiqi mungoi në premierën e filmit “ADN”?

    Pak ditë më parë, filmi “ADN” me regji të Rike Roçit dhe Erjola Doçit zhvilloi premierën e tij të parë në Tiranë. Mbrëmja u mirëprit nga publiku dhe u shoqërua me atmosferë të veçantë.
    Ndërsa këtë të mërkurë filmi u shfaq edhe në Prishtinë, ku u organizua një tjetër event i posaçëm për të mirëpritur aktorët dhe publikun kosovar.
    Mirëpo, një detaj ra menjëherë në sy.
    Krahas Rikes, Erjolës dhe aktorit Azem Gagica, mungesa e Meriton Mjekiqit – një prej figurave më të dukshme të kastit të filmit – u vu re menjëherë. Meriton nuk ishte i pranishëm në tapetin e kuq dhe as në salla gjatë shfaqjes së filmit, gjë që ngjalli menjëherë pikëpyetje rreth arsyeve të mosprezencës së tij.
    Më shumë se kaq, ai nuk ka ndarë asnjë postim apo reagim në rrjetet sociale në lidhje me premierën, ndryshe nga bashkëprotagonistët e tjerë që ndanë momente, fotografi dhe emocione nga ngjarja. Kjo ka shtuar edhe më shumë misterin rreth raportit të tij aktual me projektin.
    Në rrjet kanë nisur spekulimet, ku disa ndjekës mendojnë se mungesa mund të lidhet me angazhime personale, të tjerë flasin për marrëdhënie të ftohura mes aktorëve, ndërsa pjesa tjetër pret një sqarim të drejtpërdrejtë nga vetë Meriton.