Tag: meritoi

  • “Shqipëria e meritoi! Ka një ekip të shkëlqyer”, Vuçiç: Gjumin e kisha më të rëndësishëm se ndeshjen…

    “Shqipëria e meritoi! Ka një ekip të shkëlqyer”, Vuçiç: Gjumin e kisha më të rëndësishëm se ndeshjen…

    Fitorja historike e Kombëtares shqiptare në Serbi ka tronditur mediat e këtyre të fundit, që e kanë konsideruar humbje të turpshme.
    Gazeta serbe Informer shkruan se disfata ishte një nga më të rëndat në histori, ndërsa Kurir shkon përtej humbjes, duke thënë se Serbia i ka dhënë lamtumirën Botërorit.
    Kritikat kanë qenë të mëdha nga ish-lojtarët e Serbisë, si Rade Bogdanoviç, që ka shigjetuar trajnerin Stojkoviç. “Është një turp i madh. Ai nuk di të përgatisë ndeshjet dhe merr miliona”, tha Bogdanoviç.
    Edhe Miroslav Vjetroviç e ka konsideruar të turpshme atmosferën në stadium, duke thënë se ishte si një shfaqje teatrale dhe tifozët nuk e mbështetën ekipin.
    Injorues për skuadrën e tij ishte reagimi i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
    “Kisha më të rëndësishëm gjumin sesa të shihja kombëtaren, por pastaj u pendova që nuk shkova. Nuk fjeta fare nga zemërimi. Shqipëria e meritoi sepse ka një ekip të shkëlqyer dhe e kishte përgatitur më mirë”.
    Prestigjiozja spanjolle MARCA i ka dedikuar një artikull Rei Manajt, duke shpjeguar edhe festën e tij me shqiponjë. BBC i bën jehonë largimit të trajnerit Stojkoviç dhe përmend tensionet si shkak për ndryshimin e stadiumit.
    Triumfit të kuqezinjve i kanë bërë jehonë edhe në Greqi. “Shqiptarët festuan ashtu siç bënë për fitoren ndaj Greqisë në vitin 2004” – shkruan e përditshmja Prototema.