Tag: merita

  • “I jashtëzakonshëm”, Andoni kujton takimin e Nanos me Millosheviçin dhe kushtin që i vendosi

    “I jashtëzakonshëm”, Andoni kujton takimin e Nanos me Millosheviçin dhe kushtin që i vendosi

    Analisti Ben Andoni në “Çdo Kënd” me Merita Haklajn, në A2 CNN e ka kujtuar ish-kryeministrin e ndjerë Fatos Nano përmes takimit të tij me Sllobodan Millosheviçin, në vitin 1997.
    Andoni e cilësoi këtë takim si të jashtëzakonshëm, për vetën kohën e vështirë që po kalonte Shqipëria, e cila ndër të tjera duhej të trajtonte edhe krizën e luftës në Kosovë.
    Sipas analistit, edhe pse e dinte që do të gjykohej dhe përflitej gjatë për këtë takim, Nano tregoi se karakteri dhe logjika e tij ia lejonte një lëvizje të tillë diplomatike.
    “Në mendimin tim është shumë e rëndësishme për ta theksuar pak ajo që ndodhi për luftën e Kosovës. Takimi me Millosheviçin nga ana e zotit Nano është theksuar që në qoftë se nuk do flitej për Kosovën nuk kishin çfarë të flisnin. Ndërkohë që Millosheviçi krejt kishte shkuar jo vetëm për t’i bërë make-up asaj që po ndodhte, kini parasysh kishte kaluar Dejtonin. Dhe ky njeri që të gjithë e dinin çfarë po bënte dhe po i afrohej Kosovës, po takonte për herë të parë kryeministrin shqiptar. Kjo ka qenë një ngjarje e jashtëzakonshme. Dhe një vit më vonë zoti Nano… Nuk i krijoi një gjë të madhe këtu sepse zoti Nano për shkak të karakterit të tij, për shkak të liberalizmit të tij, për shkak të logjikës të tij mund të takonte këdo dhe këtë e bëri”, rrëfeu Ben Andoni në “Çdo Kënd” me Merita Haklajn, në A2 CNN.
    Ai shtoi më tej se Fatos Nano bëri edhe një akt më të jashtëzakonshëm pas takimit me Millosheviçin, ku bëri thirrje për bombardimin e Republikës Jugosllave nga NATO.
    “Por zoti Nano mban një qëndrim të jashtëzakonshëm në një intervistë mbas një viti për një organ të huaj ku ka qenë nga të parët që ka thënë në qoftë se nuk bombardohet nuk mund të vazhdohet kështu sepse po afrohet lufta, po afrohet në gati në territorin tonë dhe preket dhe Maqedonia. Maqedonia ishte i vetmi vend i ish-republikës që ishte ndarë në paqe me Ish-Jugosllavinë dhe madje dhe Greqinë dhe këto janë ato momentet që këtë e pikasën ashtu. Por Shqipëria në ato vite ka qenë në kushte të jashtëzakonshme”, theksoi Andoni në “Çdo Kënd” me Merita Haklajn, në A2 CNN.
    Më tej analisti zbuloi se njerëz në rrethin e ngushtë të Nanos i kanë rrëfyer se ai kurrë nuk deshi të bëhej kryeministër, por u gjend në vendin e duhur pas rënies së regjimit. Për Andonin, Nano dallon tej mase nga Edi Rama dhe Sali Berisha sa i përket raportit që ai donte të kishte me pushtetin.
    “Nga njerëzit të cilët kanë qenë atje edhe ata sot janë të vdekur, kam dëgjuar që zoti Nano nuk ka dashur të jetë kryeministër. Karakteri i tij jashtëzakonisht hedonist pa pasur synime karrieriste teje të larta për shembull siç i ka zoti Berisha, siç i ka zoti Rama të theksuara, nuk qëndronin tek ai. I mjaftonin gjëra të veçanta dhe janë disa tipare antropologjike që ti e shpërndan forcën psikologjike sociale në gjëra të tjera. Për zoti Nanon, kryeministri i parë, të themi, mandati i parë ka qenë një lloj detyrimi për ta bërë. Kuptoi ndoshta instinktet e tij. Kishte instinkte të jashtëzakonshme në mendimin tim, që ishte në vendin e duhur dhe këtu kishe plotësuar një gjë të madhe. Të jesh kryeministër i një vendi, ndërkohë që ke qenë një nënpunës i nivelit të dytë ose nivelit të tretë dhe katapultohesh kryeministër nuk është e vogël. Fati qëlloi në vitin ‘92 që ishte ai që ishte”, zbuloi Andoni.

  • Procesi Encro/ Avokatët e shqiptares: Paratë u pastruan në Shqipëri, nuk ka pse të gjykohet në Belgjikë

    Procesi Encro/ Avokatët e shqiptares: Paratë u pastruan në Shqipëri, nuk ka pse të gjykohet në Belgjikë

    Avokatët e Merita A. kërkuan të martën përpara gjykatës së apelit në Bruksel rrëzimin e akuzave ndaj saj. E akuzuara, e cila mungoi gjatë gjyqit, po gjykohet për pastrim parash në Shqipëri, në emër të një trafiku të gjerë ndërkombëtar të lëndëve narkotike, i zbuluar pas dekodimit të mesazheve nga Encrochat dhe Sky ECC

    La Libre

    Me kërkesë të Eridan M.G., një prej drejtuesve kryesorë të trafikut, zarfe me para të gatshme thuhet se janë transferuar disa herë në Shqipëri, me destinacion të akuzuarën.

    Kjo e fundit ishte ngarkuar me transportin e këtyre zarfeve. Ajo e bënte këtë për të ndihmuar një njeri që e njihte që nga fëmijëria.

    Sipas mbrojtjes, nuk ekziston asnjë kriter lidhjeje territoriale që të mundësojë ndjekjen, nga Belgjika, të një shtetaseje shqiptare për veprime të kryera në Shqipëri. “Prokuroria ka shkuar shumë larg,” theksoi avokati i të akuzuarës, në fillim të fjalës së tij mbrojtëse.

    Përveç disa konsideratave ligjore, avokati penalist u ndal gjatë mbi historinë dhe kulturën shqiptare, në të cilën Merita A., sipas tij, është thellësisht e zhytur.

    Sipas avokatit, lidhjet shumë të forta familjare, një mosbesim i thellë ndaj autoriteteve, si dhe dominimi mashkullor në shoqërinë shqiptare, kanë formësuar sjelljen e gruas 50-vjeçare dhe shpjegojnë pse ajo kurrë nuk do të kishte guxuar të bënte pyetje rreth paketave që transportonte.

    Sipas mbrojtjes, do të ishte pra e besueshme që e akuzuara nuk kishte dijeni se po transportonte zarfe me para, duke kontribuar kështu në pastrimin e parave të ardhura nga trafiku i drogës.

    Avokatja e dytë e Merita A., znj. Couquelet, kërkoi që të mos shqiptohej dënim me burg për të akuzuarën, duke theksuar kushtet e këqija të mbajtjes, me të cilat 50-vjeçarja do të përballej në Shqipëri.

  • Clinton lavdëron Trump dhe aktorët rajonalë: Meritojnë merita të mëdha për arritjen e armëpushimit në Gaza

    Clinton lavdëron Trump dhe aktorët rajonalë: Meritojnë merita të mëdha për arritjen e armëpushimit në Gaza

    Ish-Presidenti Bill Clinton ia dha meritat Presidentit Donald Trump dhe aktorëve rajonalë në një deklaratë të lëshuar pas nënshkrimit të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza.

    “Presidenti Trump dhe administrata e tij, Katari dhe aktorë të tjerë rajonalë meritojnë merita të mëdha për mbajtjen e të gjithëve të angazhuar derisa u arrit marrëveshja”, shkroi Clinton në një deklaratë të postuar në X.

    Klinton tha gjithashtu se Izraeli dhe Hamasi “duhet të përpiqen ta shndërrojnë këtë moment të brishtë në një paqe të qëndrueshme që siguron dinjitetin dhe sigurinë si të palestinezëve ashtu edhe të izraelitëve”.

    Komentet e ish-presidentit janë të dukshme, ndërsa ai u përpoq të negocionte paqen në rajon, por në fund dështoi gjatë kohës që ishte në detyrë.

    Ish-presidentët George W. Bush dhe Joe Biden ende nuk kanë komentuar publikisht për marrëveshjen. Barack Obama tha javën e kaluar, pasi u njoftua marrëveshja, se “të gjithë duhet të inkurajohemi dhe të lehtësohemi që fundi i konfliktit është shumë afër”, por nuk e përmendi Trumpin.

  • Urdhri i Sigurimit për sopranon Merita Sokoli: “Të shuhet zëri i saj… le të vdes e mjerë!”

    Urdhri i Sigurimit për sopranon Merita Sokoli: “Të shuhet zëri i saj… le të vdes e mjerë!”

    “Të shuhet zëri i saj… të mos mbetet asnjë shenjë…” Sepse ishte zëri i “armikut të popullit”, ishte zëri i Merita Sokolit, vajzës korçare që vinte nga auditorët e Akademisë Nacionale të Santa Cecilia-s, në Romë. Atje kishte studiuar e kishte spikatur si soprano me zë të rrallë, nëpër ato auditorë ku studionte edhe Enio Morricone, ku studiuan e u formuan si artistë me famë botërore, Beniamino Gigli, Maria Cherogiorgou-Sigara, Franco Donatoni, por edhe Preng Jakova.

    Nga Luljeta Progni

    Ishte pranverë, një ditë maji në vitin 1947, kur u ndal një melodi. Nëpër sallat modeste të Radio Tiranës, u shua zëri. “Kanë arrestuar sopranon”, pëshpëritej nën zë. Frikë dhe trishtim ngërthyer bashkë, në fytyrat e djemve e vajzave artistë.

    Sigurimi i Shtetit po kontrollonte arkivat, shoqëruar me ulërima… “Të shuhet zëri i saj… të mos mbetet asnjë shenjë…” Sepse ishte zëri i “armikut të popullit”, ishte zëri i Merita Sokolit, vajzës korçare që vinte nga auditorët e Akademisë Nacionale të Santa Cecilia-s, në Romë. Atje kishte studiuar e kishte spikatur si soprano me zë të rrallë, nëpër ato auditorë ku studionte edhe Enio Morricone, ku studiuan e u formuan si artistë me famë botërore, Beniamino Gigli, Maria Cherogiorgou-Sigara, Franco Donatoni, por edhe Preng Jakova.

    Fati i Meritës do të ishte krejt i ndryshëm nga kolegët e saj të akademisë Santa Cecilia. Do të ishte i ndryshëm, jo vetëm për faktin se Shqipëria nuk mund të krahasohej me Italinë e asaj kohe, dhe jo vetëm sa i përket artit.

    Por fati i Meritës do të ishte i ndryshëm, për faktin sepse do t’i ndalej kënga e do të përfundonte pas hekurave të burgut, pa bërë asnjë faj. Më 16 maj të vitit 1947, Merita u arrestua, për t’u dënuar me pesë vite burg si “armike e pushtetit popullor”.

    Në qytetin e Korçës, nuk do të dëgjohej kurrë më kënga e saj. Në radio Tirana gjithashtu, nuk do të ishte më, as ajo e as kënga e saj, nuk do të shfaqej më në sheshxhirime, atje ku kishte qenë e para grua shqiptare, në të parin film shqiptar, për të spikatur edhe si aktore.

    Ylli që u shua

    Merita Sokoli ishte vetëm 14 vjeç, kur nisi të këndonte në skenat shqiptare. Këndoi në skenat e Tiranës e Korçës. Ajo shoqërohej në piano, nga muzikantët e njohur të asaj kohe, pianistët Pjetër Dungu e Tonin Guraziu.

    Në vitin 1939, Merita nisi studimet në Itali, në Akademine Nacionale të Santa Cecilia-s në Romë, institucion në të cilin kanë studiuar edhe të famshmit Beniamino Gigli, Maria Cherogiorgou-Sigara, Ennio Morricone, Franco Donatoni, Preng Jakova etj.

    Studimet e saj purfunduan në gusht të vitit 1944, me pedagogun Ricardo Stracati. E sapokthyer nga Roma, në vitin 1944, Merita Sokoli nisi të këndonte në Radio Tirana, së bashku me sopranot Tefta Tashko, Marie Kraja, por edhe Viktori Xhaçkën.

    “Takim në liqen”

    Në vitin 1945, nisi të aktivizohet edhe në Teatrin Popullor. Atje gjeti dashamirësinë e artistëve të mëdhenj, Naim Frashëri, Lazër Filipi, Prokop Mima, Liza Vorfi, etj..

    Merita e kishte një përvojë të rëndësishme si aktore, sepse kishte qenë aktore ne filmin e parë shqiptar që titullohej, “Takim në Liqen”. Ishte në rol protagonist, së bashku me Kristaq Antoniun, në filmin e parë shqiptar me metrazh të shkurtër. Xhirimet u realizuan në Shkodër dhe në Manastirin e Shën Naumit në Pogradec, në vitin 1942. Filmi u shfaq vetëm një herë, në Itali.

    Një fotografi nga sheshi i xhirimeve, vjen si kontribut i të birit të Merita Sokolit, Diti Tezha. Ai e ruan si një ndër gjërat më të rëndësishme fotografinë e nënës së tij, aktorja e parë shqiptare. Në maj të vitit 1947, Merita Sokoli dhe i fejuari i saj Tika Tezha, u arrestuan të akuzuar “për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor”.

    Procesverbali i Sigurimit të Shtetit

    “Merita Sokoli, e bija e Ramadanit dhe Qerimes, vjeç 23, lindur në Korçë dhe banuese në Tiranë në lagjen Abdulla Bej, rruga Dajti, nr. 277, me profesion këngëtare, me arsim të lartë, ka kryer studimet në Romë. Gjatë kohës së okupacionit, nuk ka marrë pjesë në Ballin Kombëtar ose me Legalitetin.

    Me shtetësi shqiptare, në gjendje ekonomike jo të mirë, nuk ka njeri të arratisur, ka të burgosur të fejuarin e saj, të burgosur ka edhe të vëllanë e saj, e padënuar ndonjëherë, e arrestuar në datën 16/05/1947.

    Pasi iu këndua akuza e prokurorit, e pandehura u mor në pyetje: Merita Sokoli tha: “akuzën që më bëhet, e pranoj pjesërisht. Unë nuk kam qenë në ndonjë lidhje me të misionit anglez. Nuk kam pasur lidhje me Nexhmide Tarakun”. Mbi përgjigjen e prokurorit, e pandehura tha se: “unë pranoj atë që kam bërë. Unë prej amerikanëve, kam njoftë Thoma Stefene, me të, nuk kam pasur lidhje. Kam shkuar dy herë te UNRA, për të marrë qeratë e shtëpive.

    Procesverbalin nuk e pranoj, nuk është e vërtetë që unë të kem qenë spiune”. E pandehura mohon që t’iu përgjigjet pyetjeve të kryetarit… “Unë pranoj se kam folur kundra pushtetit popullor”, ishte kjo, akuza e vetme që Merita Sokoli pranoi, kur u përball me egërsinë e Sigurimit të Shtetit, në maj të vitit 1947.

    Edhe pse e pafajshme, Merita Sokoli u dënua me 5 vite burg. Torturat dhe mundimet në burgjet e diktaturës, i kaloi së bashku me zonjat Sabiha Kasimati, Rita Koçi, Musine Kokalari, Diti Biçaku.

    Internimi

    Pasi u lirua nga burgu, Merita Sokoli dhe bashkëshorti i saj, Tika Tezha, u internuan në Kavajë.

    “Tmerri i burgut, dëbimeve dhe internimeve e shoqëruan tërë jetën së bashku me të shoqin dhe djalin e vetëm. Ka jetuar në Kavajë, ku nderohej nga të gjithë njerëzit e mirë të Kavajës, deri në vitin 1993 dhe pastaj emigroi në Amerikë me të birin dhe familjen e tij.

    “Unë, nga bashkëjetesa 21-vjeçare me të, nuk më del nga mendja tronditja që pësonte sa herë që dëgjonte zhurmën e makinës së ndaluar poshtë shtëpisë, zhurmë e cila e bënte gjithmonë të rijetonte momentin e arrestimit. Vdiq në 4 nëntor 2007 kur ndërroi jetë e sëmurë nga kanceri i mushkërisë. Merita ishte një talent i rrallë, një bilbil i lindur, një yll i artit shqiptar, por që komunizmi nuk e la kurrë të shkëlqente dhe e shuajti që në hapat e parë duke copëtuar jetën e saj dhe dëmtuar rëndë artin shqiptar”, rrëfen Dorieta Dhonato, familjare e Merita Sokolit.

    Merita Sokoli Tezha, vdiq më 4 nëntor 2007. Ndërroi jetë e sëmurë nga kanceri i mushkërisë. Pak muaj më parë, Merita Sokoli Tezha u shpall “Qyetare nderi e Kavajës”.

    Shënim: Materiali i mësipërm është bazuar në rrëfimin e Dori Dhonatos, familjare e Merita Sokolit, si dhe në dokumentet e Arkivës së Shtetit.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    “ALI PASHA I JANINËS NUK KA NDËRRUAR JETË: DINAKU U ARRATIS NË ISHULLIN E MENORCA-S ME 12 ARKA”

    ObserverKult

  • Andueli surprizohet nga mësuese Merita dhe grupi i fëmijëve

    Andueli surprizohet nga mësuese Merita dhe grupi i fëmijëve

    Andueli është suprizuar mbrëmjen e sotme nga mësuesja e tij e muzikës Merita dhe grupi i instrumentistëve të fëmijëve të qendrës kulturore të Fushë Arrëzit.
    Ai sëbashku me fëmijët e qendrës kulturore kënduan këngën e tij të parë në skenë “Shqipëri o nëna ime”.
    Ndërkohë të gjithë sëbashku performuan edhe një valle.

  • “Do t’ju hamë të gjallë”, Mazniku reagon ndaj Alizotit: Gjuhë humbësish, diskurs kënete!

    “Do t’ju hamë të gjallë”, Mazniku reagon ndaj Alizotit: Gjuhë humbësish, diskurs kënete!

    Fraza “do t’ju hamë për së gjalli”, që drejtuesi politik i PD, Tomor Alizoti shprehu me tone të larta gjatë takimit përmbyllës të fushatës në Elbasan, për rivalin e tij nga kampi i majtë, Arbjan Mazniku është gjuhë humbësish.
    Duke nënvizuar fillimisht se nuk merret me analizën e tipologjisë së kundërshtarit, Mazniku tha se në fushatën e 9-të ku po merr pjesë, ai nuk e kishte menduar ndonjëherë “që do vinte një ditë që do të më vinte keq për kundërshtarin”.
    “Degradimi i gjuhës, nervave, komunikimit, ndërkohë që duhet të ishte një fushatë që të bazohej në ide, koncepte, si ta zhvillojmë qarkun dhe ta çojmë përpara qarkun e Elbasanit, që është padyshim një qark që ka probleme, që ta bëjmë avangard, në një kohë kur ne jemi dy vite larg mbylljes së negociatave sipas ambicies tonë dhe të KE-së. E kur ne premtojmë që në 4 vjet të ulemi në tryezën e barabartë me vendet e tjera të Be-së, diskursi: “Ju hamë të gjallë”, është fiks një diskurs i dalë nga këneta”, u shpreh Mazniku në “Çdo kënd” nga Merita Haklaj, në A2 CNN.
    Mazniku deklaroi më tej, se një forcë politike që e ndjen humbjen, siç sipas tij është PD në zgjedhjet e 11 Majit, bën premtime pa i vendosur në peshoren e kostove.
    “Ka një diferencë të madhe midis një force politike qeverisëse dhe një force politike që e di vet që nuk ka për të ardhur në qeveri. Një forcë që e di që nuk do vij në qeveri ku hyn PD, i lëshojnë premtimet si simite. Pra thjesht thonë po e them edhe një gjë unë, punë e madhe, as  nuk bën njeri hesap sa kushtojnë, nga vijnë këto të ardhura”, tha Mazniku në “Çdo kënd” nga Merita Haklaj, në A2 CNN.
    I vendosur përballë faktit se këtë ua thoshte Sali Berisha si kryeministër, socialistëve për premtimet e tyre gjatë fushatës së 2013-ës, Mazniku tha se PS në ato zgjedhje e dinte që do të dilte fituese dhe nuk i devijoi premtimeve të saj kur e mori pushtetin.
    “Diferenca e vetme është që ne i bëmë. Diferenca tjetër ishte që ne e dinim që do vinim në qeveri dhe ne i morëm përsipër ato angazhime. Ne thamë do shtojmë 300 mijë vende pune, e morëm me 1 milionë dhe tani janë 1 milionë e 300 mijë, që para tre vitesh. Paga minimale ka qenë 150, është sot 400. Secili prej treguesve të ekonomisë së vendit është 2.5 herë më i madhe volumi i ekonomisë së Shqipërisë. Të ardhurat për frymë janë 3 herë më të mëdha”, theksoi Mazniku.
    Në emisionin “Çdo kënd” nga Merita Haklaj, në A2 CNN, drejtuesi politik i PS për qarkun e Elbasanit po ashtu tha se qytetarët e shohin mirë diferencën në programe mes mazhorancës dhe opozitës.
    “Qytetarët dhe mediat kanë sy në ballë dinë të shohin se kush ka program, kush ka ide dhe program dhe kush flet për të ngrënët të gjallë apo të pjekur. Apo kush flet si do e integrojmë vendin në BE, si do bëjmë atë motoparkun në Elbasan, si do të bëjmë Korridorin e 8, si do sjellim hekurudhën, si do rikualifikojmë Kalanë dhe zonën e Metalurgjikut, si do rrisim prodhimin bujqësor në fushën dhe Elbasanin dhe zonën e Cërrikut, çfarë do bëjmë për të çuar më shumë turistë në Gramsh dhe Librazhd, si do rivatilizojmë industrinë e mbrojtjes për t’i dhënë jetë Gramshit. Pra kemi diskutim që lidhet me hallet e njerëzve specifikë, me njerëz realë, me nevojën për zhvillim, me potencialin e jashtëzakonshëm që qarku ka, me mundësinë për të shkuar përpara si një realitet dhe jo një ëndërr”, nënvizoi ai.

  • “Plani im ishte i qartë, pjesa e parë me Partizanin të mbyllej 0-0″! Trajneri i Elbasanit i dëshpëruar: Ai goli i Prekës na devijoi rrugën 

    “Plani im ishte i qartë, pjesa e parë me Partizanin të mbyllej 0-0″! Trajneri i Elbasanit i dëshpëruar: Ai goli i Prekës na devijoi rrugën 

    Sot është mbyllur java e rregullt e Superiores. Tirana ka shpëtuar dhe do të jetë në Play Out, për të mos rënë direkt nga Superiorja pas 36 javëve. Bardheblutë kanë bërë sot detyrën duke fituar 0-2 ndaj Dinamos dhe do të presin fituesin e Pogradeci-Besa për t’u përballur për biletën e Superiores në sezonin tjetër.  
    Partizani ka fituar 2-0 ndaj Elbasanit për të marrë biletën e Europës dhe Final Four. Elbasani vinte i avantazhuar në këtë takim pasi i mjaftonte edhe barazimi, por ekipi i Skënder Gegës ka fituar bindshëm dhe me paraqitjen në fushë, për të qenë pjesë e Final Four. Një rezultat që merr shumë vëmendje ai i Skënderbeu-Bylis, 1-2, teksa me këtë fitore ballshiotët shpëtojnë, por hedhin korçarët në Kategorinë e Parë. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve në “RTSH Sport”: 
    Gozdenovic (Elbasani): “Vazhdoj të jem i mërzitur, sot, nesër. Mërzitem për këtë që ndodhi sot, jo për ndeshjet e kaluara. Duhej t’ia kishim dalë sot, kishim një shans të artë. Po luanim me kujdes në fillim sepse ne fitonim edhe me barazimin, edhe me fitoren. Ia dolëm shumë mirë deri te ai goli i pësuar. Një gabim i vogël dhe kushton, nuk ishte gabim vetëm te ai goli, por që te kornia që fitoi Keko, duhej ta kishim mbrojtur atë top. Unë e dija që nëse mbyllej pjesa e parë 0-0 do të krijoheshin shumë hapësira te Partizani dhe do e kapeshim në befasi. Përse nuk luajtëm mirë sot? Nga frika për të mos bërë gabime sepse ishte ndeshje finale, kjo është e gjitha”. 
    Bledi Shkëmbi (Tirana): “Jemi në një situatë që duhet të gëzohemi për momentin, por kemi edhe një javë tjetër vuajtje, edhe një 90 minutësh lufte. Sot më kënaqin tre pikët, sot kishim një grup të cunguar, gjatë gjithë javës jemi me stërvitur vetëm me 12 lojtarë. E dinim cilësinë e Dinamos, prandaj i falëm pak qarkullim, për të pasur rinisiet tona. Duhej të bënim pak më shumë presion. Sinqerisht kemi kaluar dy tre ditë shumë problematike para kësaj ndeshje me dëmtime dhe gjendje gripale. Kemi pasur shumë stres dhe tension”. 
    Moreiro (Laci): “Sot është një ditë e trishtë, Laci nuk e meritonte rënien nga Superiorja. Nuk e meritonim në nivelin e lojës. Nuk ka qenë ndonjë ekip që e ka ulur poshtë Lacin në nivelin e lojës.  Eksperienca në Shqipëri ishte e rëndësishme, kam njohur lojtar të rinjë dhe kam vendosur eksperiencën time në dorë të lojtarëve. Klubi më ka lejuar të punojë lirisht. Ka pasur edhe shumë vendime që nuk kanë qenë të duhurat, penalltia me Dinamon, me Egnatian. Nuk akuzoj njeri, unë e pranoj verdiktin. Kemi bërë edhe shumë gabime individuale”. 
    Skënder Gega: “Këto pesë javë te Partizani ka qenë si 5 vite. Shumë presion, jo nga drejtuesit, por nga përgjegjësia te Partizani. E mora në një situatë të tillë. Jam shumë i lumtur për lojtarët, për klubin, për tifozët, prandaj jam këtu. Misioni vazhdon, por tani jemi më të qetë. Jam i lumtur dhe falenderues për të gjithë ata që besuan, Gaz Demi që më thirri në një moment që nuk i thoja dot jo, thjesht kisha ato dilemat e mia nëse do ia dilnim apo jo. Ky është futbolli, për 3 ditë ndryshon opinioni për mua, për lojtarët, pas 3 ditësh do të ndryshojë prapë. Për ndeshjen ndaj Egnatias u hodh shumë mjegull, nuk është cdo gjë e errët, ne bëmë mirë deri te ai goli i pësuar. Morëm anën e mirë të asaj ndeshje dhe e rritëm. Nuk është merita ime, lojtarët e dërguan Partizani deri këtu”. 
    Mezani (Bylis): “Nuk është vetëm merita ime, është merita e Egbo, merita e Nevilit. Thjesht unë jam tani këtu dhe sigurisht më takojnë disa merita më shumë. Por është merita e të gjithëve. Ishte një ndeshje e bukur, e luftuar deri në fund dhe fati na buzëqeshi ne. Ishte e vështirë sepse ishte finale mes nesh dhe Skënderbeut dhe luhej në Korcë. Jam munduar që ekipi të jetë i qetë gjatë gjithë javës, edhe pse dihet që presioni ishte shumë i madh. Kemi siguruar biletën për në Superiore sezonin tjetër. I thashë ekipit që nëse vinim për barazim në Korcë do të humbnim. Guxova me presionin lart sepse sic thashë, nëse rrinim në mbrojtje, do të humbnim”. 
    Ilir Daja (Dinamo): “Kishim një ndeshje me Vllazninë që u ngarkuam fizikisht dhe duhej të bënim një rotacion. Ishim të detyruar për të bërë rotacionin pa prishur ekuilibrin e lojës. Por motivi që ne kemi për Final Four dhe Kupën, na ka shpërqendruar pak nga kampionati. Rotacioni ishte me 3-4 lojtarë. Kemi një finale për të luajtur me Egnatian dhe ishim të detyruar për këtë rotacion” 
     
  • “Kam 5 javë te Partizani, por më duken si të jenë 5 vite”! Skënder Gega: U hodh shumë mjegull pas Egnatias, pas 3 ditësh ndryshon opinioni 

    “Kam 5 javë te Partizani, por më duken si të jenë 5 vite”! Skënder Gega: U hodh shumë mjegull pas Egnatias, pas 3 ditësh ndryshon opinioni 

    Sot është mbyllur java e rregullt e Superiores. Tirana ka shpëtuar dhe do të jetë në Play Out, për të mos rënë direkt nga Superiorja pas 36 javëve. Bardheblutë kanë bërë sot detyrën duke fituar 0-2 ndaj Dinamos dhe do të presin fituesin e Pogradeci-Besa për t’u përballur për biletën e Superiores në sezonin tjetër.  
    Partizani ka fituar 2-0 ndaj Elbasanit për të marrë biletën e Europës dhe Final Four. Elbasani vinte i avantazhuar në këtë takim pasi i mjaftonte edhe barazimi, por ekipi i Skënder Gegës ka fituar bindshëm dhe me paraqitjen në fushë, për të qenë pjesë e Final Four. Një rezultat që merr shumë vëmendje ai i Skënderbeu-Bylis, 1-2, teksa me këtë fitore ballshiotët shpëtojnë, por hedhin korçarët në Kategorinë e Parë. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve në “RTSH Sport”: 
    Skënder Gega: “Këto pesë javë te Partizani ka qenë si 5 vite. Shumë presion, jo nga drejtuesit, por nga përgjegjësia te Partizani. E mora në një situatë të tillë. Jam shumë i lumtur për lojtarët, për klubin, për tifozët, prandaj jam këtu. Misioni vazhdon, por tani jemi më të qetë. Jam i lumtur dhe falenderues për të gjithë ata që besuan, Gaz Demi që më thirri në një moment që nuk i thoja dot jo, thjesht kisha ato dilemat e mia nëse do ia dilnim apo jo. Ky është futbolli, për 3 ditë ndryshon opinioni për mua, për lojtarët, pas 3 ditësh do të ndryshojë prapë. Për ndeshjen ndaj Egnatias u hodh shumë mjegull, nuk është cdo gjë e errët, ne bëmë mirë deri te ai goli i pësuar. Morëm anën e mirë të asaj ndeshje dhe e rritëm. Nuk është merita ime, lojtarët e dërguan Partizani deri këtu”. 
    Mezani (Bylis): “Nuk është vetëm merita ime, është merita e Egbo, merita e Nevilit. Thjesht unë jam tani këtu dhe sigurisht më takojnë disa merita më shumë. Por është merita e të gjithëve. Ishte një ndeshje e bukur, e luftuar deri në fund dhe fati na buzëqeshi ne. Ishte e vështirë sepse ishte finale mes nesh dhe Skënderbeut dhe luhej në Korcë. Jam munduar që ekipi të jetë i qetë gjatë gjithë javës, edhe pse dihet që presioni ishte shumë i madh. Kemi siguruar biletën për në Superiore sezonin tjetër. I thashë ekipit që nëse vinim për barazim në Korcë do të humbnim. Guxova me presionin lart sepse sic thashë, nëse rrinim në mbrojtje, do të humbnim”. 
    Ilir Daja (Dinamo): “Kishim një ndeshje me Vllazninë që u ngarkuam fizikisht dhe duhej të bënim një rotacion. Ishim të detyruar për të bërë rotacionin pa prishur ekuilibrin e lojës. Por motivi që ne kemi për Final Four dhe Kupën, na ka shpërqendruar pak nga kampionati. Rotacioni ishte me 3-4 lojtarë. Kemi një finale për të luajtur me Egnatian dhe ishim të detyruar për këtë rotacion” 
     
  • “Sot është një ditë e trishtë”! Nuk u realizua mrekullia, trajneri i Laçit: Nuk e meritonim rënien në Kategorinë e Parë 

    “Sot është një ditë e trishtë”! Nuk u realizua mrekullia, trajneri i Laçit: Nuk e meritonim rënien në Kategorinë e Parë 