Tag: mercedes

  • Hamilton: Shumë gjëra me pengojnë të jem konstant, kështu ndodhi edhe kur debutova me Mercedes

    Hamilton: Shumë gjëra me pengojnë të jem konstant, kështu ndodhi edhe kur debutova me Mercedes

    2 Maj 2025

    9:06

    Telesport

    Edhe pse triumfoi me Ferrari në garën sprint në Kinë, piloti britanik Lewis Hamilton shprehet se ende nuk ndihet komod duke drejtuar “kokëkuqen”. Ai është renditur gjithnjë pas shokut të tij të skuadrës Charles Leclerc.
    Në prag të garës së Majemi, piloti britanik po kërkon ndjenja pozitive: “Për momentin, shumë gjëra më pengojnë të jem i qëndrueshëm, por edhe muajt e parë te Mercedes nuk ishin të lehta”.
    “Po punoj sa më shumë që të jetë e mundur për t’u përshtatur. Nuk e di çfarë të pres këtu në Majemi, por do të përpiqem të bëj më të mirën që mundem”, tha 7 herë kampioni i botës në Formula 1.
    “Leclerc pati një garë të shkëlqyer në Jeddah, duhet ta përsërisim këtë. Të përshtatesh menjëherë është e vështirë, por kështu është për të gjithë“, tha Hamilton.

  • Te Mercedes të kënaqur me startin e sezonit: Po shkojmë më mirë nga sa prisnim

    Te Mercedes të kënaqur me startin e sezonit: Po shkojmë më mirë nga sa prisnim

    29 Prill 2025

    11:02

    Telesport

    Gara e fundit e Formula 1 zhvilluar në pistën e Jedah nuk ishte fort e mirë për Mercedes, por makina britanike ka bërë një paraqitje të mirë në këtë fillimsezoni.  Me 111 pikë në total, makina gjermane renditet e dyta në botërorin për konstruktorë.
    Deri më tani, pilotët George Russell dhe Kimi Antonelli kanë qenë gjithnjë mes më të mirëve, sidomos britaniku, që është renditur në “top-5”. Këtë fakt e konfirmon edhe shefi i Mercedes, Toto Wolff, që tha: “Kemi pasur një fillim të mirë të sezonit, por nuk kemi ndjenjën e vetëkënaqësisë”.
    “Nuk e prisnim këtë start. Duam të vazhdojmë në këtë trajektore pozitive që kemi pasur në pesë garat e para. Arabia Saudite ishte një Çmimi i Madh më kërkues, por mësuam shumë prej tij. Kështu që shpresojmë për një rezultat më të mirë në Miami”, tha menaxheri austriak.

  • Video/ Klevis Balliu fushatë me makinën e tij luksoze ‘Mercedes S Class’, u ‘qan hallin’ shtresave në nevojë

    Video/ Klevis Balliu fushatë me makinën e tij luksoze ‘Mercedes S Class’, u ‘qan hallin’ shtresave në nevojë

    “E patë Edi Ramën sot?! Pas 12 vitesh timoni, tepsia, tallavaja, tani thotë kam një program për biznesin e vogël.
    Po ku ishe këto 12 vite për biznesin e vogël, apo ishe duke u marrë me atë biznesin tatat (prek hundën) që ke qejf shumë?! Nuk i hajnë shqiptarët mashtrimet e tua, në 11 Maj votojnë numrin 1”, dëgjohet të thotë Klevis Balliu.
    Kandidati demorkat për deputet është bërë disa herë subjekt i lajmeve në portale për makinën personale që përdor në një kohë që flet për shtresat në nevojë, një Mercedes Benz model S Class, i cili kushton disa mijëra euro.

  • Verstappen bën lëmsh merkaton, te Red Bull synojnë pilotin e Mercedes për ta zëvendësuar

    Verstappen bën lëmsh merkaton, te Red Bull synojnë pilotin e Mercedes për ta zëvendësuar

    24 Prill 2025

    12:00

    Telesport

    Ndërsa sezoni i Formula 1 po vijon normalisht, zërat e largimit të Max Verstappen drejt Aston Martin kanë bërë që te Red Bull të shohin për një zëvendësues të denjë. I pari në listën e shefit Christian Horner është britaniku George Russell.
    Ky i fundit e ka nisur mjaft mirë sezonin, duke u renditur në vendin e katërt për pilotë aktualisht (73 pikë deri më tani). Russell piloton një Mercedes dhe këtë sezon është ngjitur tri herë në podium (ka qenë gjithnjë brenda “top-5”).
    Kontrata e Russell skadon në fund të këtij sezoni dhe mediat zbulojnë se ka patur një takim informal me Horner. Lajmi konfirmohet nga portali “The Race”. Russell po kalon sezonin më të mirë të karrierës së tij, por ende nuk ka një kontratë të re me Mercedes.
    Horner ka përfituar nga ky fakt për të testuar situatën, duke sjellë një pilotë me përvojë në skuadër në rast se largohet holandezi. Ndërkohë që edhe Mercedes është duke lëvizur me kujdes, për të bindur Verstappen të kalojë te “shigjetat e argjendta”.
    Gjithsesi, Mercedes mund të rrezikojë ta gjejë veten duarbosh, pa holandezin apo Russell në fund të sezonit, në rast se 4 kampioni i botës zgjedh t’i bashkohet Aston Martin dhe britaniku të vendosë të kalojë te Red Bull.

  • Oscar Piastri siguron “pole position” në Bahrein, ndjekin Mercedes dhe Ferrari

    Oscar Piastri siguron “pole position” në Bahrein, ndjekin Mercedes dhe Ferrari

    12 Prill 2025

    19:20

    Telesport

    Oscra Piastri me McLaren siguroi “pole position” në Bahrein, i vlefshëm për garën 4-t sezonale të Formula 1. Piloti australian dha kohën 1’29”841, duke qenë më i shpejti në pistë.
    Fundi i provave zyrtare ishte mjaft dramatik, me kryesuesin që ndryshonte në çdo moment. Në vendin e dytë u rendit George Russell me Mercedes, që do ta nisë garën nga vija e parë.
    Mirë edhe Ferrari, që u klasifikua në vendin e tretë me Charles Leclerc, ndërsa në vendin e katërt u rendit makina tjetër Mercedes, ajo e Kimi Antonelli. Pra, tri makina të ndryshme në tri vendet e para.
    Në “top-10” vendet e para u renditën edhe Pierre Gasly (Alpine), Lando Norris (McLaren), Max Verstappen (Red Bull), Carlos Sainz (Williams), Lewis Hamilton (Ferrari) dhe Yuki Tsunoda (Red Bull).