Tag: mercedes

  • Wolff vendos për Russell-Antonelli: Nuk kemi më nevojë për të, do të vazhdojmë me këta dy pilotë

    Wolff vendos për Russell-Antonelli: Nuk kemi më nevojë për të, do të vazhdojmë me këta dy pilotë

    Pavarësisht se renditen në vendin e dytë në klasifikimin e konstruktorëve te Mercedes nuk janë të kënaqur me vitin 2025 të Formula 1. Me një McLaren kaq dominues, “shigjetat e argjendta” nuk kanë qenë kurrë në garë për titullin kampion dhe dy fitoret, në Montreal dhe Singapor, janë “plaçkë” e vogël për një ekip me prestigjin e Mercedes.
    Edhe pse ende nuk është bërë asnjë njoftim zyrtar, Toto Wolff sqaroi në Marina Bay se ekipi do të vazhdojë me çiftin e pilotëve George Russell dhe Andrea Kimi Antonelli për vitin 2026. Britaniku ka arritur dy fitore, ndërsa italiani është renditur në “top-5” në dy garat e fundit dhe ka një podium këtë sezon.
    Në një intervistë me “Sport Bild”, Wolff analizoi sezonin e Antonelli: “Ai po bën një punë të mirë dhe po i përmbush pritjet tona. Kimi pati disa gara shumë të mira, si vendi i tretë në Kanada, dhe gara të tjera më pak. Është një sezon tipik për fillestarë“.
    Në lidhje me Max Verstappen, shefi i Mercedes shtoi: “Max është një pilot i jashtëzakonshëm dhe një vlerë e shtuar për çdo ekip. Por ne jemi të kënaqur me djemtë tanë dhe Max nuk është më pjesë në planet tona”.
    “Nuk mund të përjashtosh kurrë asgjë në Formula 1, por tani për tani nuk kemi nevojë për të. George ka treguar se çfarë është i aftë të bëjë këtë vit dhe nuk bën gabime. Jemi shumë të kënaqur dhe të sigurt për vitin 2026 dhe më tej”, tha Wolff.

  • Russell mesazh Mercedes pas fitores: Tani jam një pilot ndryshe, gati të dueloj për titullin

    Russell mesazh Mercedes pas fitores: Tani jam një pilot ndryshe, gati të dueloj për titullin

    7 Tetor 2025

    10:56

    Telesport

    Fitorja e George Russell garën e fundit të Formula 1 zhvilluar në Singapor shijon si një rikthim i ëmbël për pilotin e Mercedes. Anglezi përjetoi një nga momentet më të këqija të karrierës së tij në të njëjtën pistë në vitin 2023, duke u përplasur në xhiron e fundit ndërsa duelonte për fitoren.
    Këtë herë, Russell ishte perfekt: Ai mori “pole” të shtunën, nuk bëri gabime në fillim dhe e ruajti kryesimin gjatë gjithë garës. Ky është një tjetër demonstrim pjekurie në një sezon që padyshim po dëshmohet të jetë më i miri i karrierës së pilotit të Mercedes.
    Vetë Russell theksoi se tashmë ai është një pilot i ndryshëm nga ai që ishte dy vjet më parë dhe i dërgoi atë që dukej si një mesazh i qartë Toto Wolff, duke pasur parasysh se kontrata e tij nuk është rinovuar ende.
    “Kjo pistë nuk ka qenë “miku im më i mirë” për mua gjatë viteve dhe kjo shpesh ishte për fajin tim. Por sot jam një pilot shumë i ndryshëm nga ç’isha disa vite më parë. Ndihem më i plotë, më i sigurtë”, deklaroi Russell.
    “E di saktësisht se çfarë duhet të bëj në rrethana të caktuara. Sigurisht, isha nervoz para garës, por nuk ndjeva ndonjë tension të veçantë apo presion të shtuar. E dija që kisha një shans për të fituar dhe u ndjeva rehat. Tani ndihem gati të luftoj për kampionatin. Ndihem gati të bëj hapin tjetër”, tha Russell.

  • Russell surprizon dhe siguron “pole position” në Singapor, Verstappen më mirë se rivalët e McLaren

    Russell surprizon dhe siguron “pole position” në Singapor, Verstappen më mirë se rivalët e McLaren

    4 Tetor 2025

    16:14

    Telesport

    George Russell me Mercedes siguroi “pole position” sot pasdite në pistën e Marina Bay, I vlefshëm për Cmimin e Madh të Singaporit në Formula 1. Piloti britanik ndali kronometrin në kohën 1’29”158, duke qenë më i shpejti në pistë.
    Piloti i Mercedes do ta ndajë vijën e parë të startit me Max Verstappen, i dyti me Red Bull. Në vendin e tretë u klasifikua kryesuesi i botërorit, australiani Oscar Piastri me McLaren, që u rendit më mirë se shoku i tij i skuadrës Lando Norris.
    Britaniku u klasifikua i pesti, pasi italianit Kimi Antonelli, i katërti me makinën tjetër Mercedes. Në vendet 6-7 u renditën dy makinat Ferrari, me Lewis Hamilton që la pas Charles Leclerc. Dy “kokëkuqet” nuk dhanë atë rezultat që pritej.
    Në “top-10” u renditën edhe Hadjar, Bearman e Alonso, ndërkohë që gara e së dielës (ora 14:00) do të zhvillohet me drita. Kjo renditje miks mes vendeve të para dhe fakti që garohet në një pistë qytetase do ta bëjë mjaft interesante garën.

  • Tre shoferë të dehur shkaktojnë përplasjen e 4 makinave në Vlorë, një vajzë e plagosur

    Tre shoferë të dehur shkaktojnë përplasjen e 4 makinave në Vlorë, një vajzë e plagosur

    Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, më 29 shtator 2025, rreth orës 19:50, në rrugën “Gjergj Kastrioti”.
    Në ngjarje janë përfshirë katër automjete: një Mercedes Benz me targa AB102GR, një Toyota me targa AB589HD, një Audi me targa AB926GS dhe një tjetër Audi me targa AB725FV që ishte e parkuar.
    Drejtuesi i mjetit Mercedes Benz, shtetasi Mane Xhelaj, 27 vjeç, ka rezultuar pozitiv në testin e alkoolit.
    Ndërkohë, drejtuesi i Toyotës, shtetasi Gerisian Gjishti, 29 vjeç, ka rezultuar negativ në testin e alkoolit. Në këtë mjet udhëtonte si pasagjere 21-vjeçarja Silvia Hasa, e cila pas aksidentit është dërguar në spital dhe është shtruar për mjekim.
    Edhe drejtuesja e Audi-t me targa AB926GS, shtetasja Ilivia Imeraj, ka rezultuar negative në testin e alkoolit. Automjeti i katërt, një Audi me targa AB725FV, ka qenë i parkuar në momentin e përplasjes.
    gijotina.com/

  • Mercedes zhvendos prodhimin nga Gjermania

    Mercedes zhvendos prodhimin nga Gjermania

    Mercedes-Benz planifikon të zhvendosë prodhimin nga Gjermania në Poloni për shkak të kostove të larta të punës, raportoi TVP World polake të mërkurën, 17 shtator.
    Gjigandi gjerman i makinave planifikon të mbyllë fabrikën e tij në Ludwigsfelde, pranë Berlinit, deri në fund të vitit 2029. Fabrika aktualisht punëson më shumë se 2,200 punëtorë dhe prodhon rreth 60,000 variante të specializuara të furgonit Sprinter dhe automjeteve elektrike çdo vit.
    Prodhimi i e-Sprinter, një version elektrik i furgonit të shpërndarjes popullore, do të zhvendoset në Poloni sepse kostot e punës në Gjermani janë pesë herë më të larta, tha TVP World, duke cituar raporte.
    Fabrika e re do të ndërtohet në qytetin Jawor, në Poloninë jugperëndimore, ku Mercedes ka prodhuar motorë dhe bateri për automjete hibride që nga viti 2019.
    Vendimi thuhet se ka shkaktuar polemika midis sindikatave gjermane dhe autoriteteve lokale, dhe protesta priten në qytetin Ludwigsfelde. /tesheshi.com/

  • Elton Ilirjani i ftuar nderi në Mercedes-Benz Iceland Fashion Week 2025

    Elton Ilirjani i ftuar nderi në Mercedes-Benz Iceland Fashion Week 2025

    Reykjavik, Islandë – Në zemër të veriut, aty ku natyra e egër islandeze takohet me luksin e modës, supermodeli Elton Ilirjani ndezi dritat e pasarelës në hapjen e Mercedes-Benz Iceland Fashion Week 2025. I njohur për stilin e tij të guximshëm dhe praninë magnetike, Ilirjani hapi zyrtarisht javën e modës duke ecur për Icewear, një ikonë e trashëgimisë islandeze e interpretuar me një estetikë moderne e avangarde.
    Me një lëvizje të vetëm, ai e ktheu pasarelën në një manifest të elegancës pa kufij. Më pas, Ilirjani u shfaq edhe për Arabesque Boudoir Maison, duke mishëruar estetikën e tij të sofistikuar dhe duke i dhënë dimension ndërkombëtar një prej emrave më premtues të dizajnit e cila ka punuar për kolosët e modës si YSL dhe Versace.
    Por magjia nuk ndaloi këtu. Prezantimi i modelit të ri Mercedes-Benz G-Class krijoi një skenë ku moda dhe teknologjia luksoze u takuan, ndërsa Ilirjani, si ftuar nderi i gjithë javës së modës, u vendos në qendër të vëmendjes.
    Ky titull nderi, i rezervuar vetëm për personalitete që frymëzojnë dhe sfidojnë narrativat tradicionale të industrisë, e shndërroi praninë e tij në një simbol të vizionit dhe diversitetit që Mercedes-Benz Iceland Fashion Week 2025 dëshiron të përfaqësojë.
    Me këtë hapje të fuqishme, Reykjavik-u u bë epiqendra e një dialogu global për modën, artin dhe lirinë e shprehjes, ndërsa Elton Ilirjani konfirmoi edhe njëherë statusin e tij si një ikonë e gjallë e pasarelës botërore.

  • McLaren dominon provat zyrtare në Zandvoort, Red Bull e Mercedes më mirë se Ferrari

    McLaren dominon provat zyrtare në Zandvoort, Red Bull e Mercedes më mirë se Ferrari

    30 Gusht 2025

    16:05

    Telesport

    Pjesa e dytë e sezonit të Formula 1 ka nisur ashtu sikurse u mbyll e para, me një dominim të makinës McLaren. Dy pilotët e saj u renditën në dy vendet e para pasditen e sotme, me Oscar Piastri që la pas shokun e tij të skuadrës Lando Norris.
    Për pasojë, australiani ka siguruar “pole position” në pistën e Zandvort, i vlefshëm për garën e Cmimit të Madh të Holandës (e diel, ora 15:00). Ai dha kohën 1’08”662, duke qenë vetëm 12 të mijëtat më i shpejtë se britaniku.
    Në vendin e tretë u rendit “i zoti i shtëpisë”, Max Verstappen me Red Bull, që do të ndajë vijën e dytë të nisjes me surprizën e këtyre provave zyrtare, Isack Hadjar me RB, i katërti. Në vendin e pestë u klasifikua britaniku i Mercedes, George Russell.
    Zhgënjen Ferrari, në vendet 6-7 me dy pilotët e saj. Charles Leclerc la pas Lewis Hamilton, por dy “kokëkuqet” ishin më shumë se gjysmë sekondi të avashta se McLaren. Në “top-10” edhe Liam Lawson, Carlos Sainz dhe Fernando Alonso.

  • Ish-inxhinieri në F1 i Hamiltonit i bashkohet United: nënshkrimi i pazakontë i Mike Sansonit

    Ish-inxhinieri në F1 i Hamiltonit i bashkohet United: nënshkrimi i pazakontë i Mike Sansonit

    Nga pista e garave në fushën e futbollit. Manchester United ka zgjedhur një figurë atipike për rilindjen: Michael Sansoni, një figurë kyçe në ekipin Mercedes-AMG Petronas të Formula 1 për më shumë se njëmbëdhjetë vjet dhe inxhinieri i besuar i Lewis Hamilton gjatë sezoneve më të suksesshme të ekipit me bazë në Brackley.
    Sansoni, i diplomuar në inxhinieri hapësinore me specializim në aerodinamikë të avancuar, është emëruar drejtori i ri i të dhënave të klubit. Njoftimi erdhi direkt nga Djajtë e Kuq dhe nga vetë inxhinieri, i cili shkroi në rrjetet sociale:
    “Jam shumë me fat që kam pasur jo një, por dy punë ëndrrash. Pas një kohe fenomenale në Formula 1, është një privilegj të jem pjesë e klubit më të mirë të futbollit në botë”.
    Lëvizja mban firmën e Sir Jim Ratcliffe, bashkëpronar i United dhe aksionar në Mercedes përmes INEOS. Qëllimi është të sillet metodologjia fituese e F1 në Mançester:
    analitikë parashikuese, inteligjencë artificiale, menaxhim të avancuar të të dhënave dhe procese vendimmarrjeje bazuar në modele matematikore. Ratcliffe nuk i fshehu mangësitë e klubit: “Për të menaxhuar më mirë rekrutimin, nevojiten të dhëna dhe analiza, të cilat, siç e dini, ne nuk i kemi”.
    Për të ngushtuar diferencat me klubet europiane më efikase, drejtori i ri i të dhënave do të ketë liri veprimi dhe burime të dedikuara, pavarësisht reduktimeve të fundit të stafit.
    Me klasin dhe metodën e një inxhinieri garash, Sansoni punoi për njëmbëdhjetë vjet në ekipin Mercedes F1, duke shërbyer si Inxhinier i Lartë i Performancës.
    Ai kontribuoi në tetë kampionate botërore së bashku me Hamilton, duke u specializuar në simulime, analizë të të dhënave dhe modelim parashikues. Sfondi i tij akademik në Universitetin e Southampton është në inxhinieri hapësinore, aeronautike dhe astronautike, me fokus në aerodinamikën e avancuar.
    Një tifoz i vetëshpallur i F1 që nga fëmijëria, ai ka thënë në LinkedIn: “Duke u rritur duke parë Formula 1, nuk mund ta kisha imagjinuar kurrë se një ditë do të kisha privilegjin të punoja me Lewis Hamilton, e lëre më të kontribuoja në suksesin e ekipit.
    “Ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm: sfidues, intensiv dhe, mbi të gjitha, një privilegj të punoja së bashku me një grup kaq të talentuar njerëzish”.
    Sansoni zëvendëson Dominic Jordan, i cili krijoi departamentin e parë të të dhënave të United në vitin 2022. Ai do të raportojë drejtpërdrejt te CEO Omar Berrada dhe do të jetë përgjegjës për transformimin e klubit në një organizatë të bazuar në të dhëna, duke integruar inteligjencën artificiale në vëzhgimin, planifikimin dhe përgatitjen e ndeshjeve.
    Ardhja e tij është pjesë e një procesi më të gjerë ristrukturimi: ai gjithashtu i bashkohet Kirstin Furber si drejtor i personelit, duke sjellë përvojë nga industritë e transmetimit dhe sportit.
    Konteksti nuk është më i lehtë. Duke ardhur nga sezoni i tyre më i keq ndonjëherë në Premier League, duke përfunduar i 15-ti dhe duke humbur dy finale, United po kërkon një kthesë pas viteve të paqëndrueshmërisë teknike dhe ndryshimeve në menaxhim pas largimit të Sir Alex Ferguson.
    Sansoni sjell me vete tetë tituj botërorë të fituar në Formula 1 me Mercedes. Tani sfida është të përsëritet ai mentalitet fitues, në një mjedis krejtësisht të ndryshëm.
    Për Old Trafford, është një tjetër revolucion: këtë herë, megjithatë, drejtimi i është besuar një inxhinieri të mësuar të llogarisë çdo detaj.

  • Aksident tragjik në Borsh: Dy bashkëshortë humbën jetën, dy të plagosurit ende rëndë

    Aksident tragjik në Borsh: Dy bashkëshortë humbën jetën, dy të plagosurit ende rëndë

    Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e mërkurë, rreth orës 14:20, në aksin Borsh-Himarë, duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve. Ngjarja ka përfshirë një furgon dhe një automjet tip “Mercedes”.
    Viktimat janë bashkëshortët Kastriot Mehmeti, 62 vjeç, drejtues i furgonit që transportonte peshk, dhe Donika Mehmeti, 54 vjeçe, pasagjere në të njëjtin mjet. Pavarësisht se ishin me rrip sigurimi, goditja e fortë ka qenë fatale për çiftin. Trupat e tyre janë transportuar drejt morgut të spitalit të Sarandës.
    Dinamika e aksidentit dhe të Plagosurit
    Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, shkaku i aksidentit dyshohet të jetë shpejtësia tepër e madhe e automjetit tip “Mercedes”, i cili ka goditur drejtpërdrejt furgonin. Pas përplasjes së fortë, automjeti është zhvendosur në drejtim të trotuarit, duke rrezikuar edhe kalimtarët.
    Dy personat e plagosur, drejtuesi i “Mercedes”-it, Myfit Qejvanaj, dhe pasagjeri Petrit Kapllanaj, janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Sarandës. Qejvanaj ka pësuar dëmtime serioze, përfshirë frakturë në kokë dhe hemorragji, ndërsa gjendja shëndetësore e Kapllanaj raportohet të jetë e stabilizuar.
    Aksidenti ndodhi në rrugën që të çon në plazhin e Borshit, një segment i frekuentuar si nga banorët, ashtu edhe nga turistët. Grupi hetimor i policisë ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik.