Tag: mënyra

  • Harroni shpejt? Disa mënyra të thjeshta për të përmirësuar kujtesën tuaj

    Harroni shpejt? Disa mënyra të thjeshta për të përmirësuar kujtesën tuaj

    Çfarë keni ngrënë dje? Përgjigje e lehtë. Çfarë keni veshur dy ditë më parë? Të njëjtën gjë, do të mendoni.
    Si quhej personi i fundit që keni takuar kohët e fundit? Mjafton një kuiz i shpejtë për t’ju bërë të pyesni veten se sa e mirë është memoria juaj.
    Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa në të njëjtën kohë marrim stimuj të pafund, duke rezultuar që në të vërtetë të mos i kushtojmë vëmendjen sa duhet. Përveç kësaj, stresi, dieta e varfër, mungesa e gjumit dhe koha cilësore janë disa nga faktorët që rrisin humbjen e kujtesës. Mësoni se çfarë mund të bëni për të përmirësuar kujtesën tuaj.

    Flini
    Mënyra më e mirë dhe më e lehtë për të forcuar neuronet, lidhjet e trurit, është të flini mjaftueshëm. Pra, nëse bëni vetëm një gjë, le të jetë të bëni gjumë të mjaftueshëm dhe të mirë.
    Praktikoni
    Tingëllon klishe, por praktika është mënyra më e mirë për ta mbajtur mendjen në formë. Merrni librat për t’u ngjyrosur, shkarkoni Sudoku, fjalëkryqe ose enigma në telefonin tuaj, lexoni libra ose filloni një hobi që do të sfidojë mendjen tuaj.
    Ushqimi
    Truri juaj ka nevojë për ushqim, ashtu si pjesa tjetër e organeve tuaja. Boronicat janë të pasura me antioksidantë që mbrojnë trurin nga inflamacioni dhe perimet me gjethe jeshile janë të mbushura me vitaminë C dhe fitonutrientë të tjerë që përmirësojnë kujtesën. Peshqit, të cilët janë të pasur me vajra omega-3 dhe DHA, kontribuojnë në krijimin e neuroneve të reja.
    Meditim
    Merrni 5 minuta për t’u ulur dhe fokusuar. Jemi të bombarduar nga aq shumë stimuj sa është shumë e vështirë të përqendrohemi në një mendim të vetëm. Ushtrimet e përditshme dhe frymëmarrja e kontrolluar do t’ju ndihmojnë të përqendroheni vetëm në një gjë.

  • As Rice dhe as Saka, Arteta vlerëson një tjetër yll të Arsenal-it pas fitores ndaj Real-it

    As Rice dhe as Saka, Arteta vlerëson një tjetër yll të Arsenal-it pas fitores ndaj Real-it

    9 Prill 2025

    14:57

    Telesport

    Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka lavdëruar shumë mbrojtësin Jakub Kiwior pas fitores 3-0 të në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League ndaj Real Madridit.
    Declan Rice shënoi me dy goditje dënimi në pjesën e dytë përpara se Mikel Merino të trefishonte avantazhin në minutën e 75-të të ndeshjes.
    Arsenali, i cili humbi mbrojtësin Gabriel Magalhaes për shkak të një dëmtimi në kofshë në fillim të këtij prilli, luajti me Kiwior në krah Saliba-s në sistemin 4-3-3.
    Arteta tha për polakun:
    “Ka qenë një sezon ku na është dashur të përshtatemi. Ne kaluam shumë gjëra, humbëm ndoshta edhe mbrojtësin tonë më të mirë për katër muaj, dhe Jakub hyn dhe bën paraqitjet që po bën.
    “Nuk është rastësi. Mënyra se si ata stërviten, mënyra se si ata aplikojnë veten dhe mënyra se si ata e ndihmojnë njëri-tjetrin mendoj se prodhon ato momente”.
    Deri më tani këtë sezon, ish-mbrojtësi i Spezias ka luajtur në 20 ndeshje në total për Topçinjtë. Ai ka ndihmuar skuadrën e tij të mbajë portën e paprekur në shtatë ndeshje dhe ka dhënë dy asiste në 1255 minuta.

  • Imuniteti fillon nga mënyra si jetojmë, jo vetëm nga ajo që hamë

    Imuniteti fillon nga mënyra si jetojmë, jo vetëm nga ajo që hamë

    Forcimi i këtij sistemi nuk arrihet përmes një metode të vetme, por përmes një mënyre jetese të balancuar që mbështet funksionet e tij biologjike në nivele të ndryshme

    Mënyra perfekte për një imunitet më të fortë, është kontakti që ne ndërtojmë me natyrën që në vegjëli. Është mënyra sesi ne qasemi me ambientin jashtë gjirit familjar, sesi prindërit tanë na ekspozojnë ndaj natyrës, stili ynë i jetesës, si ushqehemi, çfarë konsumojmë, zakonet e përditshme, lëvizjet rutinë, ndërgjegjësimi etj.

    Nuk ka rëndësi sesa i/e përfshirë je me natyrën por sesi ti e shfrytëzon dhe e jeton atë në stilin tënd të jetesës, sesi e ke ndërtuar atë.

    Mos harroni se nëse një moment nuk ndiheni mirë, trupi yt instinktivisht të drejton në nivelin natyror të cilësuar si ilaçi më i mirë.

    Por çfarë duhet të bëjmë për një sistem ideal imunitar?

    1. Nise ditën me një dush të ftohtë në mëngjes. Nëse e duroni dhe keni guximin ta përballoni, përshkojini trupit një ujë të ftohtë për disa sekonda në përfundim të dushit, është ideale!

    2. Me teknikat e duhura, ngrini objekte të rënda.

    3. Thuajini jo ushqimeve të procesuara dhe hani shëndetshëm.

    4. Konsumoni sa më shumë ujë, mundësisht ujë të filtruar.

    5. Mësoni dhe praktikoni teknika të frymëmarrjes.

    6. Zhytuni në det, liqen, ku të mundeni. Shfrytëzoni stinët e ngrohta e jini sa më shumë të keni mundësi në kontakt me detin, diellin, ajrin e pastër e natyrën.

    7. Bëj tërheqje tërheqje të të gjithë trupit tënd dhe kjo nuk duhet neglizhuar por duhet bërë çdo ditë të jetës suaj. Lëvizni derisa ndjeni se po djersini dhe të shpeshtohen rrahjet e zemrës.

    Duke u bazuar sa më lartë, praktikojini çdo ditë!

    Lutuni dhe besoni se ka diçka më të fuqishme se ne dhe se të gjithë të veprojmë me vetëdije dhe me një qëllim për të mirën ndaj vetes. Kjo lidhet me lumturinë vetjake, për të pasur një qëllim personal të qartë dhe rrjedhimisht për një sistem imun më të fortë.
     

     

  • Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria/ Eksperti tregon sa e sigurtë është ‘VPN’ për të dhënat personale

    Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria/ Eksperti tregon sa e sigurtë është ‘VPN’ për të dhënat personale

    Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi Rama në rubrikën “Sy m’ sy”.
    Kreu i qeverisë tha se çdo formë tjetër që lejon përdorimin e kësaj platforme është e rrezikshme, pasi të dhënat e përdoruesve mund të përdoren nga keqbërësit, në këtë rast hakerat.
    “Procedura për mbylljen e TikTok-ut ka përfunduar për telefonat smart. Dhe mënyra për t’iu shmangur bllokimit duke përdorur VPN është shumë e rrezikshme, pasi dihet botërisht se përmes VPN-ve falas hakerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit”, tha Rama.
    Por, për ekspertët e IT-së, Erion Demiri, ekspert IT, qeveria nuk zgjodhi mënyrën më të mirë për të bllokuar një platformë gjigante si TikTok.
    “Metoda më normale me të cilën mund të mbyllet një platformë është duke dhënë një sasi të madhe adresash për ISP-të e ndryshme, të cilat kanë për detyrë që të bllokojnë këto adresa. Për momentin, ofruesit e shërbimit të internetit dhe kompanitë telefonike po i bllokojnë manualisht këto adresa”, tha ai.

    Sipas Erion Demirit, TikTok-u do të jetë sërish në telefonat e shqiptarëve edhe pa qenë nevoja e një VPN-je.
    “Nuk është kjo mënyra që duhet të ishte zgjedhur. Kjo është mënyra më e vështirë dhe njëkohësisht më pak efikase, sepse platformat e mëdha si TikTok-u i ndryshojnë vazhdimisht adresat e tyre. Nëse ne arrijmë një rezultat, ato do ta ndryshojnë shumë shpejt adresën dhe do të kthehet në një lojë si macja me miun.”, shtoi eksperti.
    Ashtu siç tha kreu i qeverisë, ka forma të tjera për të bllokuar TikTok-un. Por, ne kemi naviguar në TikTok. VPN është një sasi protokollesh dhe teknikash ku një pajisje, qoftë telefon apo kompjuter, lidhet me një server jashtë Shqipërisë.
    “Shkarkojmë një VPN falas, ku me anë të një adrese emaili mund të krijojmë një llogari dhe, pasi ta krijojmë këtë, do të na kërkohet të instalojmë aplikacionin përkatës. Na jepet mundësia që të zgjedhim nga cili vend të dukemi sikur jemi, në këtë rast, Amsterdam. Dhe normalisht, nuk kemi më këto kufizime që na janë vendosur nga ISP-të shqiptare”, tha eksperti.
    Dhe kështu, jemi sërish në TikTok pa ndryshuar adresën dhe pa paguar asgjë.

  • Dy Mënyra të Shpejta të Pastrimit të Karkalecave në Shtëpi

    Dy Mënyra të Shpejta të Pastrimit të Karkalecave në Shtëpi

    Janë padyshim një nga ushqimet më të dashura e të shijshme të detit.

    Përveç kësaj janë një burim i mirë proteinash dhe omega-3 që ndihmojnë muskujt dhe mendjen.

    Karkalecat mund t’i gjeni në lloje e madhësi të ndryshme, por ajo që i bashkon të gjithë është lëkura e fortë që i mbështjell ata.

    E për t’i shijuar siç duhet në gatime ajo preferohet të hiqet që në momentin e parë.

    Nëse po i gatuani vetë në shtëpi me siguri e dini se sa e sikletëshme është heqja e saj.

    Por kjo nuk ka përse të mbetet gjithnjë një problem, pasi shefat e kuzhinës kanë ndarë me në sekretet e veçanta të pastrimit të karkalecave.

    Ndiqini ato mëposhtë në këtë artikull dhe praktikojini sa herë që do’tju duhet të gatuani karkalecat e shijshëm të detit.

    Dy mënyra të shpejta pastrimi

    Ka dy mënyra të shpejta e të ndryshme se si mund t’i qëroni lehtë karakelcat e detit.

    Ato mund t’i pastroni me duar duke i hequr fillimisht këmbët e vogla që ndodhen në pjesën e poshtëme.

    Mjafton t’i tërhiqni me gishta dhe ato do të shkëputen lehtësisht nga pjesa tjetër e lëkurës.

    Më pas e gjithë lëvozhga e jashtëme që mbështjell trupin e karkalecit do të marrë ajër dhe do të jetë shumë e lehtë për ta larguar.

    Sipas dëshirës kokën dhe bishin mund ta lini për të lëshuar më shumë shije gjatë gatimit të recetave.

    Mënyra e dytë është ajo e përdorimit të gërshërëve e cila konsiderohet edhe si më efikase në pastrim.

    Filloni duke e prerë karkalecin në pjesën e sipërme të kurrizit nga fillimi në fund.

    Në këtë mënyrë e gjithë shtresa e fortë do të bjerë lehtësisht pa lënë papastërti tek karkaleci juaj.

    A duhet t’i pastroni edhe brenda?

    Karkalecat nuk kanë nevojë të pastrohen nga brenda si peshqit, por një ndërhyrje të vogël në trupin e tyre është e këshillueshme që ta bëni.

    Në pjesën e lartëme të harkut ose kurrizit ndodhet trakti tretës, i cili këshillohet të hiqet para se t’i gatuani e t’i konsumoni.

    Ngjan si një venë e holle të cilën mund ta largoni lehtësisht duke e prerë me thikë pjesën e sipërme të karkalecave.

    Megjithëse nuk konsidoret si e dëmshme për shëndetin, ekspertët e kuzhinës thonë se mund të ndikojë në shije.

    Duke i bërë karkalecat tuaj më të athët se zakonisht.

    Pasi të keni mbaruar me këto metoda pastrimi, kalojini në ujë të pastër dhe bëjini gati për recetën e e rradhës./AgroWeb.org

  • Disa Mënyra Si të Shijoni Hurmat e Arabisë Në Çdo Vakt

    Disa Mënyra Si të Shijoni Hurmat e Arabisë Në Çdo Vakt

    Në ditët e sotme origjina e saktë e palmës së hurmës mbetet e mbuluar me mister, hulumtimet dëshmojnë se ajo është kultivuar që në vitin 4000 para Krishtit dhe ka zënë rrënjë shpejt në pjesë të ndryshme të botës.

    Jo më kot pema që i prodhon këto kokrra të shijshme është cilësuar si ‘pema e jetës’ nga qytetërimet e lashta.

    Hurmat e Arabisë janë të shëndetshme, të mbushura me vitamina dhe minerale thelbësore dhe të njohura si një burim i jashtëzakonshëm i fibrave. Ndërsa nivelet e larta të sheqernave natyrale, janë një burim i madh energjie. Këshillohet që të shijohen në moderim, konsumimi i tre deri në pesë kokrrave në ditë mjafton për të korrur përfitimet e dëshirueshme shëndetësore.

    Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me disa mënyra të thjeshta dhe shumë të shijshme se si t’i përfshini ato në vakte të shëndetshme.

    Si të shijoni hurmat e Arabisë

    Ju mund t’i konsumoni në çdo kohë të ditës dhe t’i përdori gjithashtu si një zëvendësues natyral i sheqerit të bardhë në një sërë recetash. Një nga mënyrat më të mira është t’i shtoni në pijet e preferuara të frutave.

    Por, ju gjithashtu mund t’i përfshini në një tas me tërshërë ose shijoni si një vakt i lehtë pas stërvitjes. Një tjetër mënyrë interesante është duke i kombinuar në sallatë.

    Hurmat e copëtuara janë një shtesë e shkëlqyer për sallatat me gjethe jeshile, sallatat me drithëra dhe ato perime. Ju gjithashtu mund të bëni me to toptha ëmbëlsirash të shëndetshme që nuk kanë nevojë për pjekje.

    Mjafton të përpunoni hurmat në një mikser dhe të shtoni përbërës të tjerë, të tillë si tërshëra, gjapl arrorësh, farat kia, shqeme dhe copësa arre kokosi. Formoni me masën toptha të vegjël dhe lërini në frigorifer për një orë përpara se t’i konsumoni.

    Mënyra më e thjeshtë se si mund t’i shijoni është duke i shoqëruar me arrorë të tillë si lajthitë. Në botë, kuzhinierët e talentuar i përfshijnë hurmat në pjata të ndryshme në një sërë mënyrash të reja dhe inovative.

    Mos harroni që kur të përfundoni vaktin tuaj dhe të shërbeni filxhanin me kafe, shoqërojeni atë me 1 kokërr hurmë Arabie. /AgroWeb.org

  • Doni të jetoni sa më gjatë? Praktikojini këto tre mënyra dhe do shihni rezultatet

    Doni të jetoni sa më gjatë? Praktikojini këto tre mënyra dhe do shihni rezultatet

    Jetëgjatësia është një nga faktorët që ndikojnë shumë në perceptimin e njerëzve për stilin e tyre të jetesës. Të jetosh sa më gjatë dhe mundësisht pa kaluar sëmundje kronike të cilat bashkëqarkullojnë në trupin e njeriut me kalimin e viteve dhe rritjen e moshës.
    Për t’iu ardhur në ndihmë këtyre personave të cilët janë përpjekur të gjejnë metoda efektive për të jetuar sa më gjatë dhe pa sëmundje, një anestezist i quajtur David Callejo ka ndarë me ta “recetën” e suksesit në një intervistë për podkastin Ac2ality.
    Sipas këtij të fundit, nuk ekziston asnjë “pilulë” konkrete që konsumohet si suplement për të bërë të mundur diçka të tillë, por janë disa teknika që duhen zbatuar me kujdes për t’i dhënë trupit energjinë dhe forcën e duhur për t’i mbijetuar viteve.
    Fillimisht, ai ndalet tek ajo që e quan si “stërvitja e forcës”.
    “Kjo është gjëja më e mirë që mund të bëni për shëndetin tuaj. Të stërvisni forcën tuaj. Kështu do ia dilni të trajtoni ose parandaloni disa sëmundje kronike”, tha Callejo, i cili beson se instikti i forcës mund të rrisë stimulin e një personi për të jetuar sa më gjatë.
    Së dyti, anestezisti thekson se ushqyerja bën diferencën, duke treguar më tej se çfarë preferohet të konsumohet për të rritur mundësinë e jetëgjatësisë.
    “Nuk është e nevojshme të mendoni shumë. Zarzavatet, perimet dhe peshqit janë kura juaj sepse konsiderohen si burim i proteinave”, shtoi Callejo.
    Në fund, pati vend dhe për këshilla të cilat për anestezistin janë receta e duhur për të frenuar çdo sëmundje dhe stimuluar jetëgjatësinë. Çelësi qëndron i gjithi tek mënyra se si ne mbajmë një dietë të shëndetshme, gjë të cilën mund ta dinë shumë ose më pak njerëz.
    Ai rekomandon që të shmangim ushqimet e përpunuara.
    “Zakonet e jetës së shëndetshme janë pjesë integrale e të jetuarit më gjatë. Pini ujë, mbani ritme të rregullta kardiake dhe mos harroni, marrëdhënia me gjumin dhe zgjimin duhet të jetë propocionale. Të flini në sasinë e duhur”, përfundoi anestezisti.