shkronjat e emrit te sajjanë kokrra të kuqe shegeshkapërderdhur në shportën e vetmisë
zogj të bardhë letreme krahët e thyer në dritareqë shtegëtojnë në pakthim
ndonjëherë i lexoj si shkronja të një bilete të grisurqë të çojnë në askund
herë tjetër bëhen grimca frymeqë ta ndalin frymëngëllënjka vere në gotën e krisurqë përvëlojnë qelizat e gjakutdorë veseje mbi ballëqë shuan zjarrminë e mungesës
gurë gacash që djegin lumenjtë e trupitflutura që pushojnë në petalet e shpirtitsheqerka të larme që shkrihen në gojë
janë kristale kripe në qiejt e ngrirëgozhda breshëri që shpojnë ombrellën e kujtesës
në zemrën e germavenuk është ajoas sytë e saj bojëulliri të papjekuras zërias aroma e lëkurës
jam unë brenda tyreqë s’dita t’i shqiptoj asnjëherëqë s’munda t’i bëj dritësiç ajo ishte
ato janë alfabeti i poezisë së harresëssi mënyrë tjetër e kujtimit.
ObserverKult
Lexo edhe:
“VETMIA”, POEZI NGA EMIN Z. EMINI