Tag: menjëhershëm

  • VIDEO/ Prekje fizike në ”BBVK4”, kërkohet zarfi i zi

    VIDEO/ Prekje fizike në ”BBVK4”, kërkohet zarfi i zi

    Showbiz E Enjte, 20 Nëntor 2025 15:35
    Një situatë e pakëndshme ka ndodhur në shtëpinë e ”Big Brother Kosova Vip 4”, ku një prekje fizike mes dy banorëve ka shkaktuar tension të menjëhershëm. Londrimi gjatë një momenti loje apo shakaje, ka prekur Klodianin duke e kapur për flokësh. Reagimi i Klodianit ka qenë i menjëhershëm, teksa ai u ngrit në këmbë dhe me ton serioz e pyeti: “Kujt po ia kap ti flokët ashtu?”.
    Atmosfera në shtëpi u rëndua brenda pak çastesh, duke e kthyer momentin në një situatë të tensionuar. Klodiani më pas iu drejtua Vëllait të Madh duke thënë: “Vëllai i madh, sot grusht, tash i kapi flokët”, duke nënkuptuar se kjo nuk ishte hera e parë që ai ndihej i prekur fizikisht.

    Prekje të tilla fizike zakonisht konsiderohen shkelje të rënda në formatin e Big Brother, dhe rregulloret e programit parashohin penalitete të menjëhershme. Në raste të mëparshme, cenime të ngjashme kanë rezultuar madje edhe me eliminim direkt nga gara.

    Tani mbetet të shihet se si do të reagojë Vëllai i Madh dhe çfarë mase disiplinore do të merret ndaj Londrimit, pasi publiku tashmë po pret një vendim zyrtar. Situata pritet të sjellë zhvillime të reja në ditët në vijim.

  • Arrestimi i avokatit në Elbasan, Prokuroria urdhëron lirimin e menjëhershëm të Ulian Barjamit

    Arrestimi i avokatit në Elbasan, Prokuroria urdhëron lirimin e menjëhershëm të Ulian Barjamit

    Prokuroria e Elbasanit ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të avokatit Ulian Barjami.
    Pas vlerësimit të materialit përcjellë nga policia gjyqësore, Prokuroria ka urdhëruar lirimin.
    Prokurori i çështjes pasi analizoi audioregjistrimin e seancës gjyqësore dhe u njoh me pretendimet e palëve vlerësoi se nuk kemi të bëjmë me vepër penale.

    Uljan Bajrami u arrestua me iniciativë nga oficeri i policisë gjyqësore pasditen e 19 Tetorit pas një debati në seancë gjyqësore me prokurorin Gjergj Ceka.
    /vizionplus.tv

  • Pakistani dhe Afganistani bien dakord për një ‘armëpushim të menjëhershëm’, njofton Katari

    Pakistani dhe Afganistani bien dakord për një ‘armëpushim të menjëhershëm’, njofton Katari

    Pas një konfrontimi që la dhjetëra të vdekur, Pakistani dhe Afganistani ranë dakord për një “armëpushim të menjëhershëm” gjatë bisedimeve në Katar, në përpjekje për të rivendosur qetësinë e qëndrueshme në kufirin e tyre, njoftoi Doha natën e së shtunës, 18 tetor deri të dielën, 19 tetor, shkruan RFI.

    Gjatë këtyre negociatave, “të dy palët ranë dakord për një armëpushim të menjëhershëm dhe krijimin e mekanizmave për të konsoliduar paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm”, tha Ministria e Punëve të Jashtme e Katarit në një deklaratë të publikuar në X, duke përshëndetur “një hap të rëndësishëm që do të kontribuojë në dhënien fund të tensioneve në kufi” midis dy vendeve.

     

  • Pronarit grek i ‘mbushet kupa’, shkarkon menjëherë trajnerin 30 minuta pas disfatës me Chelsean

    Pronarit grek i ‘mbushet kupa’, shkarkon menjëherë trajnerin 30 minuta pas disfatës me Chelsean

    Nottingham Forest ka marrë një vendim të menjëhershëm pas humbjes 0-3 ndaj Chelseat, duke shkarkuar trajnerin Ange Postecoglou nga detyra e tij si trajner i parë.

    Klubi publikoi njoftimin zyrtar në rrjetet sociale, ku konfirmoi se “pas një serie rezultatesh dhe paraqitjesh zhgënjyese, Postecoglou është liruar nga detyrat me efekt të menjëhershëm”.
    Ky vendim vjen në një moment kritik për Forest, që nuk ka arritur asnjë fitore në 8 ndeshjet e fundit, duke zbritur ndjeshëm në renditje dhe duke hyrë në zonën e rrezikut.
    Në deklaratën zyrtare, klubi shtoi se “nuk do të bëjë asnjë koment të mëtejshëm në këtë kohë”, ndërsa mediat britanike raportojnë se drejtuesit janë tashmë në kërkim të pasuesit të Postecoglou.

  • Rama: Largim të menjëhershëm nga detyra dhe kallëzim penal për inspektorët që ‘mbyllin sytë’ përballë shkeljeve

    Rama: Largim të menjëhershëm nga detyra dhe kallëzim penal për inspektorët që ‘mbyllin sytë’ përballë shkeljeve

    Kryeministri Edi Rama njoftoi se inspektorët e territorit që shkelin detyrën do të përballen me largim të menjëhershëm nga detyra dhe kallëzim penal. 
    “Më tutje është largimi i menjëhershëm nga detyra dhe kallëzimi penal për të gjithë inspektorët kur konstatohet mosvënie në dukje e shkeljeve. Psh, nga kontrollet e bëra jo një e dy, por më shumë, si rezultat i denoncimeve të bëra nga qytetarët te portali “Hapësira ime Publike, ka rezultuar se ndërkohe që në territor leja është shkelur rëndë, në bashki aktet e konstatimit të inspektorëve bashkiakë figurojnë çdo gjë në rregull. Dhe për këtë fenomen, në çdo rast që provohet mosveprim apo aq më keq akoma më pas edhe mbyllje e syve, masa është largim i menjëhershëm nga detyra dhe ndjekje penale dhe ndalim për t’u kthyer në punë shteti për një periudhë të caktuar koh. Të gjithë denoncimet e bëra nga qytetarët në këtë portal apo në forma të tjera të provueshme do të jenë të lidhura drejtpërdrejt me personat përkatës. Pra asnjë denoncim nuk do të lihet sikur nuk ndodhi. Në rast se një denoncim është lënë kështu, direkt shkohet te përgjegjësia. “, tha Rama. 

  • OKB: Zi buke në Gaza, kërkohet arëpushim i menjëhershëm nga Izraeli

    OKB: Zi buke në Gaza, kërkohet arëpushim i menjëhershëm nga Izraeli

    Foto nga Gaza

    OKB- Disa pjesë të Gazës po përjetojnë zyrtarisht një zi buke të shkaktuar nga njeriu, sipas një raporti të publikar nga një iniciativë e mbështetur nga Kombet e Bashkuara, ku theksohet se situata pritet të përkeqësohet pas muajsh konflikti të pamëshirshëm. IPC bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, duke thënë se pa një armëpushim që lejon ndihmën humanitare të arrijë te të gjithë në Rripin e Gazës, do të rriten në mënyrë të shpejtë numri i viktimave nga uria.
    Koordinimi i Aktiviteteve Qeveritare në Territore (COGAT), agjencia izraelite e ngarkuar me shpërndarjen e ndihmave në Gaza, e hodhi poshtë raportin e IPC-së, duke thënë se: “mbështetet në të dhëna të pjesshme, të anshme dhe informacione sipërfaqësore që vijnë nga Hamasi”.
    Po ashtu edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, muajin e kaluar tha se në Gaza ka “uri të vërtetë”, duke kundërshtuar deklaratat e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili ka thënë se askush nuk po vdes nga uria në territor.
    ‘Mjaft me justifikime’!
    Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, tha se uria e raportuar në Gaza është “një katastrofë e shkaktuar nga njeriu, një akuzë morale dhe një dështim i vetë njerëzimit”.
    “Si fuqi pushtuese, Izraeli ka detyrime të qarta sipas ligjit ndërkombëtar , duke përfshirë detyrën e sigurimit të furnizimeve ushqimore dhe mjekësore për popullsinë.Nuk mund të lejojmë që kjo situatë të vazhdojë pa u ndëshkuar. S’ka më justifikime.”, shtoi Guterres.
    Tom Fletcher, koordinatori i ndihmës emergjente të OKB-së, i bëri thirrje botës ta lexonte raportin e IPC-së nga fillimi në fund.
    “Lexojeni me hidhërim dhe zemërim, jo ​​si fjalë dhe numra, por si emra dhe jetë. Mos kini asnjë dyshim se kjo është një dëshmi e pakundërshtueshme. Është një zi buke, zia e bukës në Gaza. Zia që mund ta kishim parandaluar nëse do të na lejohej. Megjithatë, ushqimi grumbullohet në kufij për shkak të pengesave sistematike nga Izraeli”, tha Fletcher të premten në një konferencë për shtyp./ZËRI

  • Izraeli nis ofensivën në Gaza, Guterres bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm

    Izraeli nis ofensivën në Gaza, Guterres bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm

    Ushtria izraelite ka nisur mëngjesin e sotëm (21 gusht) fazat e para të një ofensive në Gaza, duke detyruar palestinezët të largohen nga qyteti.
    Ofensiva izraelite u paralajmërua një ditë më parë dhe pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve e përpjekjeve për arritjen e një armëpushimi, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyah vijon planin për pushtimin e të gjithë qytetit të Gazës.
    I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i cili ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza
    “Është jetike të arrihet menjëherë një armëpushim në Gaza, për të shmangur vdekjet dhe shkatërrimin që do të shkaktonte një operacion ushtarak kundër Qytetit të Gazës”, tha Guterres në Japoni, ku po merr pjesë në një konferencë mbi zhvillimin afrikan.
    Guterres bën thirrje për lirimin pa kushte të pengjeve të mbajtura nga Hamasi, ndërsa i kërkon Izraelit të anulojë vendimin për zgjerimin e ndërtimit të vendbanimeve “të paligjshme” në Bregun Perëndimor.
    Marrja nën kontroll dhe pushtimi i qytetit më të madh në Gazën veriore, të cilin kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu , e quajti një nga fortesat e fundit të Hamasit, do të kërkojë që ushtria të sjellë 60,000 trupa rezervë të tjera dhe të zgjasë shërbimin e 20,000 të tjerëve.
    Një grup prej 17 senatorësh amerikanë i dërguan një letër Sekretarit të Shtetit Marco Rubio duke i bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të ushtrojnë presion mbi Izraelin që t’u japë akses dhe mbrojtje gazetarëve në Gaza.
    “Shtetet e Bashkuara duhet t’ia bëjnë të qartë Izraelit se ndalimi dhe censurimi i organizatave mediatike dhe shënjestrimi ose kërcënimi i anëtarëve të shtypit është i papranueshëm dhe duhet të ndalet”, thanë senatorët demokratë në një deklaratë.

  • Prokuroria kërkon gjykim të menjëhershëm për vrasësin e Ilaria Sulës, caktohet data kur Mark Samson do të dalë para drejtësisë

    Prokuroria kërkon gjykim të menjëhershëm për vrasësin e Ilaria Sulës, caktohet data kur Mark Samson do të dalë para drejtësisë

    Mark Antony Samson, 23-vjeçari që ka pranuar se vrau ish-të dashurën e tij Ilaria Sula në mars të këtij viti në Romë, do të përballet me drejtësinë në një proces të posaçëm.

    Gjykata e Hetimeve Paraprake në kryeqytetin italian ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për gjykim të menjëhershëm, ndërsa seanca e parë do të mbahet më 12 nëntor në ambientet e sigurisë së lartë të burgut Rebibbia.
    Ngjarja makabre ndodhi në një apartament në lagjen “Afrikane” të Romës, ku Ilaria, vetëm 22 vjeçe, u godit me thikë tre herë në qafë. Më pas trupi i saj u fut në një valixhe dhe u hodh nga një shkëmb në zonën malore të Capranica Prenestina.
    Hetuesit kanë zbuluar se vrasja ishte planifikuar paraprakisht, me prova të qarta të dhëna nga mesazhet e gjetura në celularin e Samsonit, ku ai kishte shkruar: “Ose kthehet tek unë, ose do ta vras”.
    Sipas prokurorit Giuseppe Cascini, krimi përmban disa rrethana rënduese, përfshirë paramendimin, motivet e kota dhe përpjekjen për fshehjen e trupit pas një marrëdhënieje të tensionuar emocionale.
    Në dokumentet e gjykatës theksohet edhe qëndrimi i ftohtë i autorit pas ngjarjes. Gjykatësja Antonella Minunni shkruan se “pavarësisht deklaratave të tij për dashurinë ndaj viktimës, ai u kthye menjëherë në jetën normale pasi e vrau dhe e zhduku kufomën”.
    Ndërkohë, nëna e të akuzuarit do të përballet me një gjykim të veçantë, pasi akuzohet për ndihmë në fshehjen e kufomës. Procesi i saj do të nisë më 10 dhjetor përpara një gjyqtari të vetëm.
    Ky rast ka tronditur opinionin publik në Itali për shkak të brutalitetit të krimit dhe qetësisë së treguar nga autori pas ngjarjes.

    Top Channel

  • VIDEO/ Zjarret në Delvinë jashtë kontrollit, kërkohet evakuim i menjëhershëm i tre fshatrave

    VIDEO/ Zjarret në Delvinë jashtë kontrollit, kërkohet evakuim i menjëhershëm i tre fshatrave

    Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të tre fshatrave, për shkak të zjarreve, të cilat kanë dalë jashtë kontrollit dhe rrezikojnë seriozisht banesat dhe qytetarët.

    Përmes një njoftimi zyrtar,  Ministria e Mbrojtjes, përmes strukturave të Mbrojtjes Civile, ka  urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz, në Bashkinë Delvinë, për shkak të rrezikut nga zjarret.

    ‘U bëhet thirrje të gjithë banorëve të respektojnë udhëzimet e emergjencave civile dhe të bashkëpunojnë me forcat e Policisë dhe autoritetet vendore, të cilat janë angazhuar për mbrojtjen e jetës dhe pronës së tyre’, thuhet në njoftim.

    Pavarësisht se në operacionin për shuarjen e vatrave të zjarrit janë angazhuar dy helikopterë të Forcës Ajrore, të cilët po veprojnë në zonën e Delvinës, situata vijon të jetë tejet e rëndë dhe me rrezik për qytetarët .

    Njoftimi

    Delvinë, Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin e tre fshatrave për shkak të zjarreve

    Ministria e Mbrojtjes, përmes strukturave të Mbrojtjes Civile, ka  urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz, në Bashkinë Delvinë, për shkak të rrezikut nga zjarret.

    U bëhet thirrje të gjithë banorëve të respektojnë udhëzimet e emergjencave civile dhe të bashkëpunojnë me forcat e Policisë dhe autoritetet vendore, të cilat janë angazhuar për mbrojtjen e jetës dhe pronës së tyre.

    Aktualisht, në operacion janë përfshirë edhe dy helikopterë të Forcës Ajrore, të cilët po veprojnë në zonën e Delvinës, ndërsa dy të tjerë janë angazhuar në operacionet ajrore në qarkun Berat-Dimal.