Tag: mëngjesit

  • VIDEO + FOTO/ Greqi: Zjarr në Marina Zea, 4 anije me vlerë miliona euro u dogjën plotësisht

    VIDEO + FOTO/ Greqi: Zjarr në Marina Zea, 4 anije me vlerë miliona euro u dogjën plotësisht

    Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë në orët e para të mëngjesit Marinën Zea në Greqi, duke shkatërruar plotësisht katër varka turistike.

    Sipas autoriteteve, zjarri dyshohet se ka nisur nga një varkë druri me vela, e cila përdorej për itinerare turistike drejt ishujve Aegina dhe Moni. Flakët shpërthyen rreth orës 03:30 të mëngjesit dhe u përhapën me shpejtësi në tre anije të tjera që ndodheshin pranë.

    Fillimisht, varka prej druri dhe dy të tjera u fundosën, ndërsa anija e katërt u zhyt pjesërisht nën sipërfaqen e ujit pak para orës 09:00.

    Në operacionin për shuarjen e zjarrit morën pjesë 20 zjarrfikës me 8 automjete, si dhe anije të shërbimit zjarrfikës dhe autoriteteve portuale, të cilat hodhën ujë nga deti për të izoluar flakët.

    Autoriteti portual ka vendosur barriera mbrojtëse në zonë për të parandaluar ndotjen e ujit nga karburantet dhe mbetjet e djegura.

    Hetimet për shkaqet e zjarrit po kryhen nga ekipi hetimor i zjarrfikësve dhe autoriteti portual. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

    FOTO GALERI: 

  • Media e huaj: Turistët britanikë zgjedhin Shqipërinë për pushime në vjeshtë

    Media e huaj: Turistët britanikë zgjedhin Shqipërinë për pushime në vjeshtë

    Dy turiste britanike, Stacey Baugh, 34 vjeçe, dhe Claire Dukes, 41 vjeçe, vendosën të vizitojnë Shqipërinë në tetor për të kaluar disa ditë pushimesh në vjeshtë, shkruan Emilia Kettle në të përditshmen britanike “Wandsworth Times”.
    Ato rezervuan fluturime vajtje-ardhje me vlerë 70 paund (80 euro) për të kaluar 13 orë në Shqipëri dhe thanë se ishte “më e vlefshme” sesa një udhëtim për në teatrin e Londrës.

    Stacey dhe Claire u nisën nga vendi i tyre i banimit, Chesterfield në orën 01:00 të mëngjesit për të marrë fluturimin e tyre të orës 5:55 të mëngjesit nga “Aeroporti Stanstead” i Londrës – dhe mbërritën në Tiranë në orën 9:50 të mëngjesit.

    Britaniket shpenzuan 60 paund (69 euro) për person në një tur privat për një ditë – gjatë të cilit vizituan Liqenin e Bovillës, malin e Gamtit, malin e Dajtit dhe zhvilluan një turne brenda qytetit në mbrëmje.

    Stacey një mësuese e shkollës së mesme, dhe Claire, e cila punon për NHS-në (sistemi i kujdesit shëndetësor), bënë një aktivitet me zipline për 30 euro dhe hëngrën një vakt në majë të malit të Dajtit për më pak se 40 euro.
    Udhëtimi në Shqipëri kushtoi 200 paund (230 euro) për secilën – një kosto më e ulët krahasuar me një udhëtim në teatrin e Londrës.
    Turistet britanike u nisën për në Britani të Madhe në orën 1:00 të mëngjesit – dhe mbërritën në shtëpi në orën 5:00 të mëngjesit.
    “Unë marr trenin për në punë në Leeds çdo ditë dhe kushton 103 paund (117 euro)”, tha Stacey.
    “Nëse shkoni në teatër në Londër, do të kushtonte 70 paund (80 euro) për benzinë, parkim dhe udhëtim ndërsa bileta e teatrit do të kushtonte 60 deri në 70 paund (70-80 euro)”, shtoi ajo.
    “Kur krahason çmimin – ia vlen të shpenzosh kaq shumë para. Brenda 28 orësh ngjitëm tre male. Është e mrekullueshme”, theksoi Stacey.
    Stacey dhe Claire hasën në Facebook, një faqe udhëtimesh ditore ndërsa ishin duke kërkuar alternativa për pushime të shpejta në fillim të këtij viti.
    “Që kur u bëmë prindër, na është dashur të ndryshojmë mënyrën e udhëtimeve në mënyrë që të mos ishim larg fëmijëve për një kohë të gjatë”, tha Stacey.
    Dy britaniket vendosën të vizitonin Shqipërinë si një destinacion të ri për të zbuluar.
    “Ne mbërritëm në Shqipëri në orën 9:50 të mëngjesit dhe u nisëm për në Liqenin e Bovillës dhe malin e Gamtit të shoqëruara nga guida jonë turistike e organizuar nga Rexhino Topalli”, thanë turistët.
    “Ishte një udhëtim i mrekullueshëm me makinë. Liqeni kishte një ngjyrë blu të mrekullueshme. Pjesën më të madhe të rrugës e bëmë me makinë dhe pjesën tjetër ecem”, tha Stacey.
    Më pas, u nisëm drejt malit të dytë – Malit të Dajtit – dhe shpenzuam 15 euro për një shëtitje me teleferik – përpara se të ndalonim për drekë në një restorant”, shtoi ajo.
    Turistet britanike shpenzuan më pak se 40 euro për qofte, trileçe – një tortë me qumësht, sallatë Cezar dhe tavë.
    Stacey dhe Claire shpenzuan 30 euro për një zipline përmes maleve.
    “Ishte një shëtitje e shkurtër, por marramendëse – të fluturoje mbi male ndërsa perëndonte dielli. Ishte finalja perfekte e pjesës ditore të udhëtimit tonë”, theksoi Stacey.
    Dy turistet më pas e përfunduan udhëtimin e tyre me një shëtitje në mbrëmje nëpër qytet.
    Ato u kthyen në aeroport në orën 21:00 të mbrëmjes për nisjen e tyre në orën 23:00 në Aeroportin e Tiranës.

  • Mobileria e djegur në Vlorë/ Autori i maskuar, ja çfarë dyshohet

    Mobileria e djegur në Vlorë/ Autori i maskuar, ja çfarë dyshohet

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në qytetin e Vlorës, ku një mobilieri në lagjen “28 Nëntori” është përfshirë nga flakët.
    Sipas burimeve policore, zjarri dyshohet se është vënë qëllimisht rreth orës 03:00 të mëngjesit. Pamjet e kamerave të sigurisë kanë fiksuar momentin kur një person i maskuar afrohet pranë godinës, thyen xhamin e derës me një çekiç dhe më pas, duke përdorur një bidon me benzinë, i vë flakën ambientit.
    Pas veprimit, autori është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për identifikimin e autorit.
    Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

  • Theu me sëpatë dyert e dy magazinave dhe grabiti materiale ndërtimi me vlerë 150 mijë lekë, pranga 28-vjeçarit në Durrës

    Theu me sëpatë dyert e dy magazinave dhe grabiti materiale ndërtimi me vlerë 150 mijë lekë, pranga 28-vjeçarit në Durrës

    Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit këtë të mërkurë, për grabitje.

    Sipas uniformave blu, i riu theu me sëpatë dyert e dy magazinave dhe vodhi materiale ndërtimi me vlerë 150 mijë lekë.
    “Në orët e para të mëngjesit të datës 4 nëntor, theu me sëpatë, dyert e 2 magazinave në lagjen nr. 5, dhe vodhi materiale ndërtimi (me vlerë rreth 150 000 lekë), vihet në pranga 28-vjeçari.
    Ai u kap në flagrancë në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë tentativës për të vjedhur sërish me thyerje, në njërën prej magazinave ku kishte vjedhur një natë më parë.
    Sekuestrohet mjeti prerës.
    Në vijim të veprimeve hetimoro-procedurale të kryera pas kallëzimeve të 2 shtetasve, se në orët e para të mëngjesit të datës 04.11.2025, në magazinat e tyre, në lagjen nr. 5 (në të cilat shiteshin materiale ndërtimi), ishte vjedhur me thyerje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës mundësuan vënien në pranga të autorit të këtyre rasteve, shtetasin B. R., 28 vjeç, banues në Durrës.
    Ai u kap në flagrancë, me mjet prerës (sëpatë) në dorë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë tentativës për të hyrë me qëllim vjedhjen, në njërën prej magazinave ku kishte vjedhur në orët e para të mëngjesit të datës 04.11.2025.
    Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • Ja pse zgjohemi në orën 3 të mëngjesit çdo natë! Çfarë zbulon shkenca

    Ja pse zgjohemi në orën 3 të mëngjesit çdo natë! Çfarë zbulon shkenca

    Gjumi cilësor dhe i mjaftueshëm tani konsiderohet si një nga gurët themelorë të mirëqenies. Megjithatë, gjërat nuk kanë qenë gjithmonë kështu. Shumë veta e kanë përjetuar fenomenin e zgjimit në mes të natës, zakonisht rreth orës 3 të mëngjesit. Sado e çuditshme që mund të tingëllojë, ky zgjim nuk është domosdoshmërisht i rastësishëm.
    Shkenca tregon se është një pasojë e mënyrës se si njerëzit kanë fjetur për mijëra vjet. Siç shpjegon Darren Rhodes, lektor në Universitetin Keele, të flesh tetë orë në natë është një zakon relativisht modern, jo rezultat i një mekanizmi evolucionar. Për pjesën më të madhe të historisë njerëzore, gjumi ishte “bifazik”, ai ndahej në dy pjesë, gjumi “i parë” dhe “i dytë”.
    Çdo fazë zgjaste disa orë, me një periudhë zgjimi prej rreth një deri në dy orësh midis tyre, zakonisht rreth mesnatë. Ky pushim nuk konsiderohej kohë e humbur. Njerëzit e përdornin për punë shtëpie, lutje, reflektim ose biseda shoqërore. Kjo praktikë ishte e përhapur në Evropë, Afrikë dhe Azi. Njerëzit shkonin në shtrat menjëherë pas perëndimit të diellit, zgjoheshin në mesnatë dhe ktheheshin në shtrat deri në agim.
    Në këtë mënyrë, netët e gjata të dimrit bëheshin më të menaxhueshme dhe më pak monotone.
    Ndryshimi ndodhi pjesërisht kohët e fundit, në dy shekujt e fundit si rezultat i ndryshimeve shoqërore dhe teknologjike. Një faktor përcaktues ishte ndriçimi artificial. Nga qirinjtë dhe llambat me vaj te energjia elektrike, zgjerimi gradual i dritës në natë na lejoi të zgjerojmë aktivitetin tonë pas perëndimit të diellit. Ekspozimi ndaj dritës ndryshoi orën tonë të brendshme, trupi u bë më rezistent ndaj ndërprerjeve të gjumit dhe vonoi prodhimin e melatoninës, hormonit që sinjalizon fillimin e gjumit.
    Kështu, njerëzit u përshtatën gradualisht me gjumin e vetëm dhe të vazhdueshëm që njohim sot. Megjithatë, studimet tregojnë se kur pjesëmarrësit jetojnë pa dritë artificiale ose orë, ata shpesh kthehen spontanisht në modelin bifazik.
    Modele të ngjashme vërehen edhe sot në komunitetet rurale, si në disa pjesë të Madagaskarit.

  • Shkrumbohet banesa në Koplik, dyshimet e para të policisë

    Shkrumbohet banesa në Koplik, dyshimet e para të policisë

    Një banesë është shkrumbuar gjatë orëve të para të mëngjesit në Koplik.

    Zjarri ka rënë në banesën e shtetasit, H.K., 63 vjeç, ndërsa dyshohet për shkaqe natyrale.
    Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
    “Koplik/Rreth orëve të para të mëngjesit, dyshohet se për shkaqe natyrore, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. K., 63 vjeç, i cili ndodhet jashtë shtetit. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Shkrumbohet banesa në Koplik, dyshimet e para

    Shkrumbohet banesa në Koplik, dyshimet e para

    Një banesë është shkrumbuar gjatë orëve të para të mëngjesit në Koplik.

    Zjarri ka rënë në banesën e shtetasit, H.K., 63 vjeç, ndërsa dyshohet për shkaqe natyrale.
    Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
    “Koplik/Rreth orëve të para të mëngjesit, dyshohet se për shkaqe natyrore, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. K., 63 vjeç, i cili ndodhet jashtë shtetit. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • Urologu rendit pesë zakone të mëngjesit që dëmtojnë veshkat, pa e kuptuar fare

    Urologu rendit pesë zakone të mëngjesit që dëmtojnë veshkat, pa e kuptuar fare

    Veshkat janë punëtorët e heshtur të trupit tonë – ato filtrojnë gjakun, largojnë toksinat dhe ruajnë ekuilibrin e lëngjeve. Por shumë njerëz, pa e kuptuar, i dëmtojnë ato çdo mëngjes përmes disa zakoneve të përditshme.

    Dr. Venkat Subramanyam, urolog i njohur nga Chennai, ka paralajmëruar për pesë zakone të zakonshme të mëngjesit që mund të dobësojnë funksionin e veshkave në plan afatgjatë, shkruan Times of India.

    1. Mbajtja e urinës pas zgjimit
    Gjatë natës, fshikëza mbushet plot, prandaj veprimi i parë pas zgjimit duhet të jetë shkuarja në tualet. Mbajtja e urinës rrit presionin mbi fshikëzën dhe veshkat, duke nxitur infeksione dhe me kalimin e kohës, dëmtim të indeve. “Mos e mbani kurrë urinën shumë gjatë – as në mëngjes, as gjatë ditës,” këshillon mjeku.

    2. Pirja e kafesë para ujit
    Trupi zgjohet i lehtë i dehidratuar. Nëse kafenë e pini para ujit, kafeina përshpejton humbjen e lëngjeve dhe e vështirëson punën e veshkave. Zgjidhja: filloni ditën me një gotë ujë, pastaj shijoni kafenë tuaj të parë.

    3. Marrja e qetësuesve me stomak bosh
    Ilaçet si ibuprofeni dhe aspirina mund të ulin qarkullimin e gjakut në veshka dhe, me përdorim të shpeshtë, të shkaktojnë inflamacion ose dëmtime. Kur merren pa ushqim, rreziku është edhe më i madh. Ekspertët rekomandojnë: merrni ilaçet vetëm pas vakteve.

    4. Mosrehidratimi pas stërvitjes
    Pas aktivitetit fizik në mëngjes, trupi humbet lëngje dhe minerale. Nëse ato nuk zëvendësohen, ndodh dehidratim që e vështirëson filtrimin në veshka. Dr. Subramanyam këshillon: “Pas çdo stërvitjeje, pini ujë gradualisht për të rikthyer ekuilibrin.”

    5. Anashkalimi i mëngjesit
    Të mos hash mëngjes çon në ulje të nivelit të glukozës dhe rritje të aciditetit në trup. Kjo më vonë nxit dëshirën për ushqime të kripura e të përpunuara, duke i ngarkuar veshkat. Zgjidhja më e mirë: një mëngjes i ekuilibruar me proteina, fruta dhe perime.

    Kujdesi për veshkat fillon që në orët e para të ditës. Disa ndryshime të vogla në rutinën e mëngjesit mund të ndihmojnë për të ruajtur funksionin e tyre për vite me radhë.

  • Kjo është arsyeja pse zgjohesh çdo natë në orën 3 të mëngjesit

    Kjo është arsyeja pse zgjohesh çdo natë në orën 3 të mëngjesit

    Nëse të ka ndodhur të zgjohesh shpesh në mes të natës, rreth orës 3:00, nuk je vetëm. Shkenca thotë se ky fenomen është shumë më i zakonshëm sesa mendojmë, dhe pas tij fshihen arsye biologjike, emocionale dhe mjedisore.

    Ekspertët e gjumit shpjegojnë se rreth orës 3 të mëngjesit, trupi kalon nga faza e gjumit të thellë në një fazë më të lehtë (REM), dhe kjo është periudha kur trupi është më i ndjeshëm ndaj zgjimeve.

    Në këtë moment, temperatura e trupit fillon të ngrihet lehtë, niveli i hormonit të gjumit (melatoninës) bie, ndërsa fillon të rritet kortizoli, hormoni i stresit dhe zgjimit. Kjo përzierje e ndryshimeve hormonale mund të bëjë që shumë njerëz të zgjohen natyrshëm, edhe pa ndonjë arsye të dukshme.

    Arsye të tjera të zakonshme

    Stresi dhe ankthi: Mendimet që na pushtojnë gjatë ditës mund të na “ndjekin” edhe gjatë natës. Trupi reagon ndaj stresit duke prodhuar më shumë kortizol, gjë që e bën gjumin më sipërfaqësor.

    Problemet metabolike: Konsumimi i alkoolit ose ushqimeve të rënda para gjumit mund të ndikojë në nivelin e sheqerit në gjak dhe të shkaktojë zgjim të papritur.

    Mjedisi i gjumit: Ndriçimi i tepërt, temperatura e papërshtatshme ose zhurmat mund të jenë arsye që ndërpresin gjumin në orët e para të mëngjesit.

    Cikli natyror i trupit: Disa studiues besojnë se ora 3 e mëngjesit është “pika më e ulët” e energjisë trupore gjatë natës, dhe për disa trupa është normale të ndodhë një zgjim i shkurtër.

    Çfarë mund të bësh për ta shmangur

    -Ruaj një orar të qëndrueshëm gjumi: Shko në shtrat dhe zgjohu çdo ditë në të njëjtën orë, edhe gjatë fundjavës.

    -Krijo një ambient të qetë: Dhoma duhet të jetë e errët, e freskët dhe pa zhurma.

    -Mos konsumoni ushqime apo alkool vonë në mbrëmje.

    -Kufizo përdorimin e telefonit para gjumit: Drita blu nga ekrani ndikon në prodhimin e melatoninës.

    Nëse zgjohesh dhe nuk mund të riflesh: Mos qëndro duke u përpjekur me forcë të flesh. Çohu, lexo diçka ose dëgjo muzikë relaksuese, dhe kthehu në shtrat vetëm kur të ndihesh sërish për gjumë.

    Nëse kjo ndodh pothuajse çdo natë dhe ndikon në energjinë apo përqendrimin gjatë ditës, mund të kesh çrregullim gjumi ose ndonjë problem shëndetësor (si apne gjumi apo stres të akumuluar). Në këtë rast, është mirë të konsultohesh me një mjek ose specialist të gjumit.

  • Aksidentohet Juliana Nura: Shkova deri te Zoti, por më ktheu prapë

    Aksidentohet Juliana Nura: Shkova deri te Zoti, por më ktheu prapë

    Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 1, Juliana Nura, ka përjetuar momente frike në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi është përfshirë në një aksident rrugor ndërsa udhëtonte drejt Zvicrës. Përmes disa videove të publikuara në Instastory, Juli ndau me ndjekësit pamjet e veturës së dëmtuar dhe tregoi se përplasja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit, në Slloveni, duke e përshkruar si “një ndeshje goxha fatale”.
    “Mu ka ba jeta bajat, thash hajt të shkoj në atë dynja tjetër”
    Juliana rrëfeu se për një moment kishte menduar më të keqen:
    “Mu ka ba jeta bajat, thash hajt të shkoj në atë dynja tjetër… shkova deri nalt te Zoti, po më tha ‘hajt Xhul, si ki renet me ardh pa i shti pitet në treg’.”

    Ajo tregoi se pavarësisht përplasjes së fortë, nuk ka pësuar asnjë lëndim, ndërsa vetura, megjithëse e dëmtuar, ende funksionon. E tronditur por e qetë, Juliana u shpreh se ky aksident e ka bërë të mendojë ndryshe për jetën dhe rëndësinë e momenteve të vogla:
    “Pas tmerrit të sotëm, premtoj që do të buzëqesh, do të kërcej, do të dëgjoj muzikë,”- tha ajo.
    “Njeriu e kupton sa e brishtë është jeta vetëm kur i shikon sytë e vdekjes. Sot, më shumë se kurrë, jam mirënjohëse për çdo frymëmarrje,”- tha ajo.