Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me degien e dy makinave në Shkodër në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Sipas burimeve njëri mjet, tip Fiat Punto, ishte në përdorim nga shtetasi A.D 50-vjeç, ndërsa tjetri, tip Benz Vito, në pronësi të shtetasit me inicialet Z. K., 42 vjeç.
Raportohet se zjarri mund të ketë qënë i qëllimshëm, kjo pasi pak metra larg vendit të ngjarjes është gjetur një shishe me benzinë, e cila po analizohet për të përcaktuar nëse ka lidhje me incidentin.
“Rreth orëve të para të mëngjesit, në lagjen “10 Korriku”, ka rënë zjarr në dy automjete të parkuara në rrugë, njëri prej tyre në pronësi të shtetasit Z. K., 42 vjeç, tjetri në përdorim nga shtetasi A. D., 50 vjeç”,- njoftoi Policia.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.
Tag: mëngjesit
-

Djegia e dy makinave në Shkodër e qëllimshme? Policia nis hetimet, ja dyshimet e para
-

Shqiptari shpërthen qelinë në Itali dhe zhduket pa gjurmë, arratisja për herë të katërt nga burgu
Emri i tij është Taulant Toma, është shqiptar dhe kjo është hera e katërt që arratiset nga burgu. Alarmi u dha në orën 8 të mëngjesit, kur gjatë kontrolleve të mëngjesit, oficerët e burgut në burgun e sigurisë maksimale nuk e gjetën atë në qelinë e tij.
Dënimi i tij mbaron në vitin 2048, por Toma, një 41-vjeçar shqiptar, ka vendosur ta përshpejtojë lirimin e tij, shkruajnë mediat italiane.
Që nga mëngjesi i së dielës , është kontrolluar kudo dhe përreth burgut të Operas , dhe jo vetëm atje. Shqiptari me një precedent penal për grabitje, vjedhje dhe drogë, është një “ekspert” në arratisje.
Alarmi u dha në orën 8:00 të mëngjesit, kur gjatë kontrollit të tyre të mëngjesit, oficerët e policisë së burgut në burgun e sigurisë maksimale në Opera nuk arritën ta gjenin atë në qelinë e tij. Toma besohet se ka prerë hekurat e dritares dhe është ngjitur në oborr, ku më pas është ngjitur mbi mur dhe është zhdukur. Hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë për të rindërtuar në detaje mënyrën dhe kohën e arratisjes së tij dhe për të zbuluar se ku mund të ketë shkuar.
Kjo është arratisja e katërt në karrierën e tij kriminale; ai është kapur gjithmonë. Rasti i fundit ishte në vitin 2013, kur ai arriti të arratisej nga burgu i Parmës së bashku me një të burgosur tjetër.
Ai u kap më pas në Belgjikë, por u arratis përsëri disa muaj më vonë, vetëm për t’u kapur përsëri në vitin 2015. Arratisja e tij e parë ishte në tetor 2009 nga burgu i Ternit, gjë që rezultoi në kapjen e tij në fund të dhjetorit në një shtëpi fshati në provincën e Pavias nga oficerë të Njësisë së Burgjeve dhe stacionit të policisë Garibaldi-Venecia.
gijotina.com/ -

EMRI/ Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të katërt nga burgu
Dënimin e ka të vlefshëm deri në vitin 2048, por Taulant Toma, 41-vjeçar shqiptar, ka vendosur “ta përshpejtojë” lirimin e tij, raporton Corriere della Sera. Që prej mëngjesit të së dielës, ai po kërkohet kudo në dhe përreth burgut të sigurisë së lartë të Operas në Milano.
Toma, me precedentë penalë për grabitje, vjedhje dhe trafik droge, njihet si një ekspert arratisjesh. Alarmit iu dha në orën 08:00 të mëngjesit, kur gjatë kontrollit rutinë, gardianët nuk arritën ta gjenin në qelinë e tij.
Si ndodhi arratisja?
Sipas hetimeve paraprake, Taulanti ka prerë hekurat e dritares së qelisë dhe është ngjitur në oborrin e brendshëm. Më pas ka kapërcyer murin perimetral dhe është zhdukur pa lënë gjurmë. Hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë për të rindërtuar në detaje lëvizjet e tij dhe për të zbuluar se ku mund të ketë shkuar.
Ky është arratisja e katërt në “karrierën” e tij, megjithëse ai është kapur çdo herë.
Arratisja e fundit ishte në vitin 2013, kur u largua nga burgu i Parmës së bashku me një tjetër të burgosur. U arrestua në Belgjikë, por arriti të arratisej sërish disa muaj më vonë, deri në kapjen e tij në vitin 2015.
E para arratisje daton në tetor 2009 nga burgu i Ternit, për t’u kapur në fund të dhjetorit në një shtëpi fshati në provincën e Pavias.
-

Kombëtarja në Botëror do të sakrifikonte gjumin e shqiptarëve, ndeshjet nisin në 04:00 të mëngjesit
Shqipëria është shumë pranë një arritjeje historike. Kuqezinjtë kanë siguruar “play off”-in për Kupën e Botës 2026. Por, për të shkuar në Amerikën e Veriut duhet të kalojnë fillimisht Poloninë dhe më pas fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi.
Megjithatë, kualifikimi për herë të parë në Botëror do të sillte me vete edhe sakrifica për tifozët shqiptarë. FIFA ka publikuar sot oraret e ndeshjeve dhe shqiptarët duhet të sakrifikojnë gjumin e mëngjesit për të parë ndeshjet e Kombëtares.
Përballja e parë, në rast kualifikimi në grupe, do të jetë në Monterrei përballë Tunizisë. Ndeshja luhet në orën 04:00 të mëngjesit me orarin tonë. Ndërkaq, sfida e radhës përballë Holandës do të zhvillohet në orën 19:00, ndërsa ajo ndaj Japonisë në orën 01:00 të mëngjesit. Po të njëjtin fat do të ketë edhe Kosova në rast kualifikimi. Sfidat kundër Australisë dhe Paraguajit do të luhen më 06:00, ndërsa ajo e fundit kundër SHBA-ve do të zhvillohet në orën 04:00./Sport Ekspres/ -

Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do ta luajë ndeshjen e parë në 04:00 të mëngjesit nëse kualifikohet
FIFA ka nxjerrë sot programin zyrtar të ndeshjeve dhe listën e stadiumeve ku do të zhvillohet Botërori 2026, duke bërë të qartë edhe vendosjen e çdo përballjeje në fazën e grupeve. Në këtë kuadër përfshihet edhe Grupi F, ku Shqipëria mund të marrë pjesë në rast të kualifikimit përmes play-off-it.
Njoftimi konfirmoi një shqetësim të ditëve të fundit: oraret janë të pandryshuara dhe aspak të favorshme për Evropën. Të gjitha takimet janë caktuar sipas kohës së Bregut Lindor të SHBA-së, gjë që krijon një hendek prej gjashtë orësh me zonën kohore të Shqipërisë dhe Evropës Qendrore.
Nëse Shqipëria siguron pjesëmarrjen, debutimi i saj potencial ndaj Tunizisë do të zhvillohet në Monterrej të Meksikës në orën 22:00 të datës 14 qershor sipas orës amerikane, që për publikun shqiptar do të thotë ora 04:00 e mëngjesit të 15 qershorit.
Ndeshja e dytë, e planifikuar kundër Holandës më 20 qershor, do të luhet në Hjuston në orën 13:00 lokale. Ky është orari më i “përballueshëm” për tifozët në Shqipëri, pasi përkon me orën 19:00 sipas kohës sonë.
Ndërsa sfida e tretë, ajo ndaj Japonisë në Dallas, është përcaktuar në orën 19:00 të 25 qershorit me orën e SHBA-së, duke e zhvendosur përballjen në orën 01:00 të 26 qershorit për audiencën europiane. -

Reshje shiu dhe dëbore, njihuni me parashikimin e motit për këtë të martë
Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh e vranësira mesatare deri të dendura.
Reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht në jug të vendit në orët e para të mëngjesit, gradualisht reshjet e shiut do të shtrihen në pjesën më të madhe të territorit, reshjet pritet të jenë me intensitet kryesisht të ulët e lokalisht mesatar.
Në lartësinë mbi 800-900 metra në verilindje dhe në lartësinë mbi 1000 metra në juglindje reshje bore me intensitet të ulët. Mjegull/mjegullinë në orët të mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.
Era me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek. Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë. -

Sarandë/ Zjarr orët e para të mëngjesit, shkrumbohet lokali i drurit
Një zjarr ka rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Ksamil të Sarandës.
Lokali i drurit, i marrë më qira nga personi me iniciale K. L., është përfshirë nga flakët.
Deri më tani nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, por hetimet vijojnë.
“Rreth orës 03:10, në Ksamil, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht një lokal me konstruksion druri, i marrë me qira nga shtetasi K. I.. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe të shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia. -

Zjarr në orët e para të mëngjesit në Sarandë, shkrumbohet lokali i drurit
Një zjarr ka rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Ksamil të Sarandës.
Lokali i drurit, i marrë më qira nga personi me iniciale K. L., është përfshirë nga flakët.
Deri më tani nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, por hetimet vijojnë.
“Rreth orës 03:10, në Ksamil, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht një lokal me konstruksion druri, i marrë me qira nga shtetasi K. I.. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe të shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.Top Channel
-

Sarandë/ Digjet një lokal druri në orët e para të mëngjesit, Policia po heton shkaqet
Një zjarr ka përfshirë plotësisht një lokal me konstruksion druri në Ksamil, në orën 03:10 të mëngjesit të sotëm. Lokali, i marrë me qira nga shtetasi me iniciale K. I., është djegur totalisht.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.
Njoftimi zyrtar i Policisë:“Rreth orës 03:10, në Ksamil, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht një lokal me konstruksion druri, i marrë me qira nga shtetasi K. I.. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe të shkakut të rënies së zjarrit.”
Hetimet vijojnë për të përcaktuar nëse zjarrvënia ka qenë aksidentale apo e qëllimshme.
