Tag: mëngjesi

  • Shkodër/ Mëngjesi nis me stuhi të fortë, shi dhe breshër

    Shkodër/ Mëngjesi nis me stuhi të fortë, shi dhe breshër

    Mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me mot të ashpër në qytetin e Shkodrës, ku reshje të dendura shiu të shoqëruara me breshër kanë përfshirë zonën për disa minuta.
    Stuhia ka krijuar vështirësi të menjëhershme në qarkullimin rrugor, duke ngadalësuar lëvizjen. Edhe këmbësorët janë përballur me vështirësi për shkak të intensitetit të reshjeve dhe uljes së dukshmërisë.
    Sipas raportimeve paraprake, nuk ka njoftime për dëme materiale apo situata emergjente, ndërsa moti pritet të mbetet i paqëndrueshëm gjatë orëve të para të ditës.

  • Mëngjesi e gjen Durrësin të mbushur me ujë, probleme në kryqëzimet kryesore

    Mëngjesi e gjen Durrësin të mbushur me ujë, probleme në kryqëzimet kryesore

    Mëngjesi i sotëm në qytetin e Durrësit është rikthyer me të njëjtën problematikë.
    Atë të prezencës së ujit në disa prej nyjeve të brendshme, si kryqëzimi i stadiumit, Shkozetit dhe aksi që të ngjit në Currila.
    Aktualisht, situata duket e qetë pasi janë ndërprerë reshjet.

  • Si të filloni ditën pa bukë – ide të shëndetshme për mëngjes ushqyes

    Si të filloni ditën pa bukë – ide të shëndetshme për mëngjes ushqyes

    Mëngjesi konsiderohet vakti më i rëndësishëm i ditës, jo sepse duhet të hani menjëherë sapo zgjoheni, por sepse është vakti i parë që konsumoni me stomak bosh.
    Ushqimi që zgjidhni në këtë moment ndikon drejtpërdrejt në energjinë, përqendrimin dhe stabilitetin e sheqerit në gjak gjatë gjithë ditës.
    Ekspertët rekomandojnë që mëngjesi të konsumohet brenda dy orëve nga zgjimi dhe të përmbajë përbërës cilësorë e të ekuilibruar.
    Përkundrazi, ëmbëlsirat industriale, kroasanët apo biskotat plot sheqer dhe yndyrë janë zgjedhjet më të këqija, pasi shkaktojnë rritje të menjëhershme të sheqerit në gjak dhe më pas rënie të shpejtë, duke çuar në lodhje dhe uri të përsëritur.
    Shpesh thuhet se mëngjesi nuk duhet anashkaluar nëse dëshironi të humbni peshë, sepse shmangia e tij mund të çojë në ngrënie të tepërt gjatë mbrëmjes.
    Megjithatë, ekspertët theksojnë se nëse nuk ndiheni gati për të ngrënë herët në mëngjes, është më mirë të dëgjoni trupin tuaj dhe të konsumoni vaktin pak më vonë.
    Çfarë të hani në vend të bukës?
    Buka shpesh përmendet si “fajtore” për shtimin në peshë, por nutricionistët theksojnë se asnjë ushqim nuk ju shëndosh nëse konsumohet me masë. Sekreti qëndron në bilancin e përgjithshëm të kalorive gjatë ditës.
    Nëse e teproni me bukë, makarona apo oriz, reduktimi i tyre mund të ndihmojë jo vetëm në kontrollin e peshës, por edhe në përmirësimin e ekuilibrit ushqyes, sidomos për ata që bëjnë jetë sedentare.
    Megjithatë, nuk është e nevojshme ta eliminoni plotësisht bukën – një fetë bukë integrale, thekre, misri apo hikërror mund të jetë pjesë e një mëngjesi të shëndetshëm.
    Ide për mëngjes pa bukë
    Nutricionistja Zrina Babić rekomandon disa alternativa të shijshme dhe të ushqyeshme për mëngjes pa bukë:
    • Tortilla integrale me vezë të ziera, ton dhe perime;
    • Perime të fërguara me disa biskota integrale ose grissini;
    • Qull me bollgur, quinoa apo hikërror, burime të shkëlqyera të karbohidrateve komplekse;
    • Petulla proteinike nga përbërës cilësorë për një fillim aktiv të ditës;
    • Qull elbi, si alternativë ushqyese dhe ngopëse ndaj tërshërës.
    Reduktimi i bukës ofron mundësinë për të zbuluar drithëra të plota më të pasura me fibra, proteina dhe minerale.
    Çelësi: ekuilibri, jo eliminimi
    Buka nuk është armik i linjës – ajo duhet trajtuar me mençuri. Një dietë e ekuilibruar, e qëndrueshme dhe e pasur me ushqime cilësore është çelësi i suksesit në menaxhimin e peshës dhe shëndetit.
    Në vend që të përqendroheni te ndalimet, mendoni për mëngjesin si një mundësi për të rifilluar ditën me energji, ngopje dhe qetësi.
    Dhe po – është plotësisht në rregull të shijoni herë pas here një fetë bukë integrale, si pjesë e një vakti të shëndetshëm dhe të balancuar.

  • ‘I pështirë’, degradon shërbëtorja e Ramës, Koçiu fyen rëndë deputetët e opozitës kur i kërkuan dorëheqjen

    ‘I pështirë’, degradon shërbëtorja e Ramës, Koçiu fyen rëndë deputetët e opozitës kur i kërkuan dorëheqjen

    Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në seancën plenare të sotme, ka kërkuar dorëheqjen e Ministres së Brendshme, Albana Koçiu për mungesën e masave të sigurisë në gjykata, siç u vu re në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e Gjykatës së Apelit.

    Ai theksoi se ngjarja është një dëshmi e qartë e dështimit të sistemit të sigurisë në gjykata dhe e mungesës së përgjegjësisë nga Ministria e Brendshme, duke u shprehur se një gjyqtar nuk duhet të jetë i ekspozuar ndaj rrezikut për të dhënë vendimin e tij.

    Sipas tij, është detyrë e shtetit të garantojë sigurinë e gjyqtarëve dhe personelit në gjykata, dhe çdo lloj indiference nga autoritetet është e papranueshme.

    “Seanca sot duhet të niste dorëheqjen e ministers së brendshme, e paimagjinuaeshme që një gjyqatar të vritet në sallën e gjyqit.

    E paimagjinueshme që ministrat të gënjejë që policia e shtëtit nuk ka detyrime që të garantojë sigurinë në institucionet e drejtësisë. Kjo çështje nuk mund të kalojë si një çështje dite.

    Kurrë në histori nuk ka ndodhur që një gjyqtar të vritet në sallën e gjyqit. Ministrja e brendshme duht të japë dorëheqje, Rama të vijë dhe të japë shpjegime se për 3 vite nuk i është përgjigjur kërkesës së organeve të drejtësisë për të shtuar masat e sigurisë me punonjës policie në gjykatat e vendit

    Sipas legjislacionit në fuqi, është detyrë e shtetit të garantojë sigurinë në rrugët dhe ambientet e tij. Detyrimi është nxjerrë zbuluar nga KLSH, i cili publikoi korrespondencën me ministrin e Brendshëm, ku kërkohej ndërhyrje për shkak të ngjarjeve që kishin ndodhur në Gjykatën e Apelit, ku gjyqtarët ishin ndjerë të kërcënuar.

    Kjo ngjarje tronditi jo vetëm opinionin publik shqiptar, por edhe atë ndërkombëtar, pas sqarimit dhe reagimit që bëri ministria, ku shprehu se nuk ka punonjës policie që kanë qenë përgjegjës dhe se nuk ka pasur asnjëherë veprim në gjykatë.

    Në derën e gjykatës, për hyrje-daljet e individëve në Gjykatën e Apelit është përgjegjës punonjësi i policisë, dhe nuk mundet që një punonjës i armatosur të ndalojë një tjetër punonjës të armatosur që hyn në gjykatë”.

    Por në përgjigjen që dha Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu i qëndroi idesë së saj se në vrasjen e gjykatësit Astrit Kalaja policia nuk kishte asnjë përgjegjësi.

    “Është shumë e qartë se kush ka qenë nxitësi i gjuhës së urrejtjes, nxitësi i gjuhës bullizuese që përdoret këtu nga mëngjesi deri në darkë dhe se kush është nxitësi dhe urrejtësi dhe njeriu më i pështirë që mund të ekzistojë në këtë republikë parlamentare. Me qënë se ju dëgjova të gjithëve dhe keni merakun e njoftimit tim publik. Gjuha e përdorur duke më etiketuar si kur kam gënjyer dhe mashtruar është totalisht në shkelje të gjithë përgjegjësisë që ka policia e shtetit. Ju e dini shumë mirë se nëse do kishte përgjegjësi një polic i shtetit sot do të ishte në arrest.

    Policia e shetit ka kryer veprimet e veta në përputheje të plota ligjore dhe kësaj i qendroj nga mëngjesi deri në darkë.

    Përgjegjësë për vrasjen nuk jam unë jeni ju, nga mëngjesi deri në darkë me këtë gjuhe që përdorni dhe më vjen keq se të gjithë qytetarët e kuptojnë këtë. Nuk me intimidon duke më treguar me gishtin. Unë jam një grua në detyrë dhe kjo gjuhë juaja ka krijuar këtë ngarkesë politike. Mos e politizo situatën. Turp të kesh ti nga mëngjesi deri në darke se me aq vite sa ke duhet ta kishe ndryshuar narrativën politike” u shpreh ministrja.

  • Dieta javore per renien nga pesha nga Anila Kalleshi

    Dieta javore per renien nga pesha nga Anila Kalleshi

    Nëse kërkoni të humbisni peshë dhe po kërkoni një regjim të caktuar ushqimor me të cilin e keni të sigurtë rënien nga pesha Anila Kalleshi ju sugjeron këtë menu.
    Është e këshillueshme që ky regjim , të shoqërohet dhe me trajtime të veçanta për trupin, të cilët do t’ju mundësojnë të humbni kile, por të krijoni një trup të tonifikuar dhe pa lëkurë të lëshuar.
    Duhet theksuar se shumë figura të ekranit si Renata Caci, Oriana Cama dhe Silva Gunbardhi kanë humbur shumë kilogramë bazuar tek kjo dietë.
    Dietë 1500 kcal/ditëKarbohidrate 50 për qind, proteina 20 për qind, yndyrna 30 për qind, kolesterol 150 mg/ditë
    Vaktet është mirë të konsumohen në këto orare:
    Mëngjesi: 8:00-9:00Paradreke: 11:00Dreka: 13:00Pasdite: 17:00Darka: 20:00
    E hënë:
    Mëngjesi: 1 fetë bukë e zezë (30 gr) me 1 vezë të zier pak, 30 gr djathë të bardhë pa yndyrë
    Paradreke: 1 portokall të shtrydhur
    Dreka: 1 kupë oriz me kërpudha ose perime, ose 60 gr peshk ton ose një gjoks pule, 1 fetë bukë e zezë, sallatë me barishte të ziera ose jeshile.
    Pasdite: 1 dardhë dhe 1 grusht qershi
    Darka: Sallatë greke (domate, kastraveca, speca) 125 ml kos pa yndyrë, 1 fetë bukë e zezë (30 gr), 60 gr djathë pa yndyrë (rikota).
    E martë:
    Mëngjesi: 1 filxhan qumësht me 3 lugë tërshërë.Paradreke: 10 kokrra bajameDreka: 1 racion bishtaja, sallatë me domate dhe kastraveca, 60 gr mish pa dhjam, 1 fetë bukë e zezë.Pasdite: 1 banane e vogëlDarka: sallatë me brokoli, 1 fetë bukë e zezë, 60 gr mish pule, 40 gr djathë.
    E mërkurë
    Mëngjesi: 1 filxhan kos me ½ filxhan drithëra me fibraParadreke: 1 kokërr mollëDreka: 150 gr mish pule, sallatë jeshile, 1 kupë oriz kaf me salcë zarzavatesh.Pasdite: 1 banane e vogëlDarka: Sallatë me brokoli, 1 fetë bukë e zezë, 60 gr mish pule, 40 gr djathë.
    E enjte
    Mëngjesi: 1 filxhan qumësht me 2 lugë musliParadreke: 1 kokërr pjeshkëDreka: 1 racion bishtajore (fasule) sallatë me spinaq të freskët me vaj ulliri dhe limon, 1 fetë bukë e zezëPasdite: 1 kajsiDarka: Supë pule me perime, kos pa yndyrë, 1 fetë bukë e zezë, sallatë me perime të ziera.
    E premte
    Mëngjesi: 1 kokërr vezë e zierParadreke: 1 grusht qershiDreka: 2 patate të pjekura, 150 gr peshk, sallatë me lulelakër dhe panxharPasdite: 1 fetë biskotate me domate dhe gjizë pa kripëDarka: 60 gr peshk ton, sallatë jeshile, 1 fetë bukë e zezë, kos pa yndyrë
    E shtunë
    Mëngjesi: 1 fetë bukë e zezë me gjizë dhe domateParadreke: 1 kokërr dardhëDreka: 1 racion thjerrëza, 1 fetë bukë e zezë, sallatë me spinaq të zier.Pasdite: 1 grusht me fruta të thatë jo të kripura, jo të pjekura.Darka: 1 fetë bukë e zezë, 1 racion burani, 1 vezë e zier, 125 ml kos pa yndyrë.
    E diel
    Mëngjesi: 1 filxhan qumësht me 2 lugë musliParadreke: 1 frutDreka: 200 gr merluc, sallatë me rukolaPasdite: 1 kajsiDarka: Supë peshku, sallatë me brokoli dhe lulelakër
    Kujdes:
    Gjatë gjithë dietës ditore nuk duhet të konsumohen më shumë se 2 lugë gjelle vaj ulliriJo më shumë se 2 kafe në ditë dhe të konsumohet me sheqer dietik.Jo më shumë se 1 filxhan çaj në ditë me sheqer dietik.Në ditën që është për t’u konsumuar peshk ton të zgjidhet në konservë uji dhe jo konservë vaji.Djathi duhet të jetë pa yndyrë, rikota ose gjizë pa kripë.2 herë në javë duhet të konsumohet peshk i freskët

  • Mëngjesi turk në garë për t’u shpallur trashëgimi botërore nga UNESCO

    Mëngjesi turk në garë për t’u shpallur trashëgimi botërore nga UNESCO

    Turqia po pretendon një vend në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë), me një nga elementët më të njohur të jetës së saj të përditshme: mëngjesin . Bukë e sapopjekur, lloje djathrash, reçele, mjaltë, vezë janë vetëm disa nga ushqimet që gjejmë në mëngjesin turk, ose kahvalti.

    Megjithatë, mëngjesi nuk është vetëm vakti i parë i ditës , por një përvojë e tërë që sjell traditën, mikpritjen dhe shijet nga çdo cep i vendit në të njëjtën tryezë.

    Mëngjesi turk: ​​Vakti para kafesë

    Vetë fjala kahvalti do të thotë para kafesë, por mëngjesi në Turqi është zhvilluar në një vakt të pasur dhe të ngopshëm që është e vështirë të krahasohet me ndonjë gjë tjetër. Nga restorantet e Turqisë Lindore që hapen në agim për të shërbyer supa dhe gatime me bazë mëlçie, te mëngjeset më të lehta në brigjet e Azisë së Vogël me perime të freskëta, zarzavate, ullinj dhe djathë tulum Bergama, çdo rajon i vë firmën e vet këtij institucioni.

    Vlerat konstante në mëngjesin turk

    Ka disa ushqime që nuk mungojnë kurrë në kahvalti. Më konkretisht:

    Djathërat dhe ullinjtë: Nga Ezineja dhe kasari i famshëm i Karsit te ullinjtë e marinuar nga brigjet e Azisë së Vogël.

    Perime dhe fruta të freskëta: Domate, kastraveca, barishte dhe fruta.

    Vezë në çdo formë: Menemen me domate dhe speca, vezë me suxhuk ose çilbiri i famshëm me kos dhe hudhër.

    Ëmbëlsira: Buka e ngrohtë shoqërohet me simit susami, poğaça me mbushje të ndryshme, pişi krokante dhe gözleme të punuar me dorë.

    Kapitulli: Ëmbëlsirat

    Asnjë mëngjes turk nuk është i plotë pa një ëmbëlsirë. Mjalti i shoqëruar me krem ​​të trashë, reçele dhe fruta sezonale plotësojnë përvojën e kahvaltit. Dhe sigurisht, mëngjesi shoqërohet gjithmonë me çaj të zi tradicional, të servirur në gotat karakteristike në formë tulipani.

  • Mjekët: Anashkalimi i mëngjesit ose ngrënia e tij vonë, e dëmshme për ju

    Mjekët: Anashkalimi i mëngjesit ose ngrënia e tij vonë, e dëmshme për ju

    Vakti më i rëndësishëm i ditës, siç pretendohet shpesh të jetë mëngjesi, është megjithatë ndoshta ai që ka më shumë gjasa të humbasë ose të shtyhet për më vonë.

    Nëse e shtyp butonin e shtyrjes një herë më shumë, atëherë do të vonohesh për në punë dhe ndoshta do të duhet të vraposh me nxitim për të kapur autobusin. Ndërmjet kësaj vjen një dush i shpejtë dhe një ose dy kafe që të bëjnë të djersitesh, para se të dalësh me vrap nga dera.

    Lëvizje e gabuar, sipas mjekëve në Spitalin e Përgjithshëm të Masaçusetsit dhe Institutin e Teknologjisë në Izmir, të cilët zbuluan se fillimi i ditës pa ngrënë mëngjes “shoqërohet vazhdimisht me probleme shëndetësore fizike dhe mendore, të tilla si depresioni, lodhja dhe problemet e shëndetit oral”.

    “Orari i vakteve, veçanërisht mëngjesi i vonë, ndryshon me moshën dhe mund të pasqyrojë ndryshime më të gjera shëndetësore tek të rriturit e moshuar, me implikime për sëmundshmërinë dhe jetëgjatësinë”, thonë studiuesit, në një punim të botuar në Communications Medicine, pjesë e grupit të revistave shkencore Nature.

    Ekipi – pjesë e rrjetit të studiuesve mjekësorë Mass General Brigham – shqyrtoi të dhënat e rreth 3,000 të rriturve britanikë, zakonet e të ngrënit, shëndeti i të cilëve, u monitoruan për dy dekada.

    “Individët e predispozuar gjenetikisht ndaj karakteristikave të lidhura me të qenit “buf nate” kishin tendencë të hanin vakte në orare të vona”, thotë ekipi, duke lënë të kuptohet se është më mirë, siç thotë shprehja e vjetër, të shkosh herët në shtrat dhe të zgjohesh herët.

    Të moshuarit duket se kanë më shumë gjasa të hanë mëngjes më vonë gjatë ditës, thotë ekipi – duke e vënë veten në rrezik për probleme të lidhura me shëndetin.

    “Inkurajimi i të moshuarve për të pasur orare të qëndrueshme të vakteve, mund të bëhet pjesë e strategjive më të gjera për të promovuar plakjen e shëndetshme dhe jetëgjatësinë”, thotë Hassan Dashti i Massachusetts General./ DPA News.

  • Nga mëngjesi deri në darkë, sa ujë duhet të pini? Të vërtetat që thyejnë mite të përhapura

    Nga mëngjesi deri në darkë, sa ujë duhet të pini? Të vërtetat që thyejnë mite të përhapura

    Legjendat urbane rreth shëndetit na kanë shoqëruar brez pas brezi — nga këshillat e gjysheve deri tek “sekretet” që qarkullojnë në rrjete sociale. Shumë prej tyre tingëllojnë logjike, por nuk kanë gjithmonë bazë shkencore. Më poshtë do të gjeni një listë me disa nga besimet më të përhapura, çfarë thotë shkenca për to, dhe si mund t’i zbatoni në përditshmëri.
    8 Gota Ujë në Ditë – e Vërtetë apo Mit?E keni dëgjuar shpesh që duhet të pini 8 gota ujë në ditë? Në fakt, nuk ka nevojë të numëroni gotat me fanatizëm. Trupi ka një mekanizëm të jashtëzakonshëm: etjen.

    Shkenca thotë: Nëse pini ujë sa herë ndiheni të etur, zakonisht merrni sasinë e duhur për të qëndruar të hidratuar.Burime të tjera të lëngjeve: Përveç ujit, marrim lëngje edhe nga frutat, perimet, supat dhe madje edhe pijet e tjera të shëndetshme.Kujdes me teprimin: Pirja e ujit në sasi shumë të mëdha brenda një kohe të shkurtër mund të çojë në një gjendje të rrezikshme të quajtur hiponatremi ose “mbidozë e ujit”.

    Vezët dhe Zemra – Armik apo Aleat?Për vite me radhë, vezët janë akuzuar si të dëmshme për zemrën për shkak të kolesterolit. Por kërkimet e reja japin një panoramë më të balancuar.Shkenca thotë: Studimet e Harvard tregojnë se ngrënia e deri në dy vezë në ditë nuk rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës.Vlera ushqyese: Vezët janë një burim i shkëlqyer i proteinave, omega-3 dhe aminoacideve esenciale, që përkrahin shëndetin kardiovaskular.
    A Të Ftoh Ajri i Ftohtë?Shumë njerëz besojnë se dalja në të ftohtë është recetë e sigurt për t’u sëmurur.E vërteta: Vetë temperaturat e ulëta nuk shkaktojnë grip apo ftohje — këto janë infeksione virale.Përse sëmuremi më shpesh në dimër? Bakteret dhe viruset përhapen më lehtë në ambiente të mbyllura e të ngrohta, ku kalojmë më shumë kohë gjatë muajve të ftohtë.Disa studime tregojnë se ekspozimi i moderuar ndaj të ftohtit mund të forcojë imunitetin.
    Multivitaminat – Nevojë e Përditshme apo Jo?Shkenca thotë: Multivitaminat nuk janë një zëvendësues magjik për një dietë të shëndetshme. Ato duhen marrë vetëm nëse rekomandohen nga një mjek, zakonisht për shkak të mungesave specifike.Alternativa natyrale: Një dietë e pasur me fruta, perime, drithëra integrale, arra dhe vaj ulliri do t’ju sigurojë shumicën e vitaminave dhe mineraleve që ju duhen.
    Mëngjesi dhe Rënia në PeshëShpesh thuhet: “Mos e anashkalo mëngjesin nëse do të dobësohesh.”E vërteta: Mëngjesi mund të ndihmojë në kontrollin e urisë gjatë ditës, por vetë ngrënia e tij nuk garanton humbje peshe.Çelësi: Rëndësi ka çfarë hani — një mëngjes me proteina, fibra dhe yndyra të shëndetshme është shumë më efektiv se një mëngjes i pasur me sheqer të rafinuar.
    Sheqeri dhe Hiperaktiviteti tek FëmijëtMit i përhapur: Sheqeri bën që fëmijët të bëhen hiperaktivë.Shkenca thotë: Nuk ka prova të forta që lidhin direkt sheqerin me hiperaktivitetin. Shpesh është perceptimi i prindërve që e ushqen këtë besim.Por kujdes: Sheqeri i tepërt mbetet i dëmshëm për shëndetin e fëmijës, sidomos për dhëmbët, peshën dhe metabolizmin.
    Kërcitja e Gishtave dhe ArtritiE vërteta: Kërcitja e gishtave nuk shkakton artrit. Zhurma vjen nga çlirimi i flluskave të gazit në lëngun që ndodhet mes kyçeve.Megjithatë: Nëse e bëni shpesh, mund të shkaktoni fryrje të lehtë të kyçeve dhe dobësim të forcës së kapjes.
    Mos u mbështetni tek mitet ose “sekretet” e shëndetit pa i verifikuar. Dëgjoni trupin tuaj, konsultohuni me profesionistët e mjekësisë dhe ushqehuni në mënyrë të balancuar.AV

  • A është vërtet mëngjesi vakti më i rëndësishëm i ditës?

    A është vërtet mëngjesi vakti më i rëndësishëm i ditës?

    Të gjithë kemi dëgjuar se një mëngjes i mirë mund të na përgatisë për ditën, por a do të thotë kjo se ky vakt na bën më të shëndetshëm dhe më të dobët – apo është diçka tjetër?

    Së bashku me fraza të njohura si “karotat të ndihmojnë të shohësh natën” apo “Babagjyshi nuk sjell lodra për fëmijët e këqij”, një nga shprehjet më të përdorura nga prindërit është: mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Shumë prej nesh rriten duke besuar se mungesa e mëngjesit është një gabim i madh në dietë, edhe pse zakoni i konsumimit të tij ndryshon nga personi në person.

    Rreth 75% e amerikanëve hanë mëngjes rregullisht, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar rreth 94% e të rriturve dhe vetëm 77% e adoleshentëve e konsumojnë këtë vakt. Në Zvicër, vetëm dy të tretat e të rriturve hanë mëngjes çdo ditë.

    Kur jemi me nxitim, mëngjesi është shpesh gjëja e parë që heqim dorë prej saj. Sa prej nesh hanë mëngjes në këmbë ose sakrifikojnë një tas me drithëra apo një copë bukë për disa minuta më shumë gjumë?

    Megjithatë, arsyeja pse mëngjesi është i rëndësishëm qëndron në vetë fjalën – ai ndërpret agjërimin e natës.

    “Trupi shpenzon shumë energji gjatë natës për rritje dhe rikuperim,” shpjegon dietologia Sarah Elder. “Një mëngjes i balancuar ndihmon të rrisim energjinë, si edhe të rikthejmë proteinat dhe kalciumin e përdorur gjatë natës.”

    A ndihmon mëngjesi në rënien nga pesha?

    Aspekti më i studiuar i mëngjesit ka qenë lidhja e tij me obezitetin. Në një studim amerikan me 50,000 pjesëmarrës për 7 vjet, u gjet se ata që hanin mëngjesin si vaktin kryesor kishin indeks më të ulët të masës trupore (BMI) sesa ata që hanin më shumë gjatë drekës apo darkës.

    Por a ishte mëngjesi shkaku i drejtpërdrejtë, apo ata që e shmangnin ishin më të prirur për mbipeshë që në fillim?

    Në një studim me 52 gra obezë, të ndara në dy grupe me të njëjtin numër kalorish ditore – njëra grup hante mëngjes, tjetra jo – u pa se nuk ishte mëngjesi ai që ndikonte te humbja në peshë, por ndryshimi i zakonit. Gratë që zakonisht hanin mëngjes humbën më shumë peshë kur e lanë, ndërsa ato që zakonisht e shmangnin, humbën më shumë kur filluan ta hanin.

    Pra, mëngjesi në vetvete nuk është garanci për dobësim. Atëherë pse lidhet me mbipeshën?

    Një teori është se ata që hanë mëngjes kanë më shumë vetëdije për shëndetin dhe ndjekin sjellje të shëndetshme si aktiviteti fizik apo shmangia e duhanit. Një rishikim i vitit 2020 i 45 studimeve tregoi se shmangia e mëngjesit lidhej me rritje të rrezikut për obezitet, veçanërisht te fëmijët.

    A ka rëndësi kur e hamë mëngjesin?

    Agjërimi periodik, që përfshin kalimin pa ushqim nga darka deri pasdite, po bëhet gjithnjë e më popullor. Një studim tregoi se kur të gjitha kaloritë konsumoheshin nga ora 9 e mëngjesit deri në 3 pasdite, përmirësohej ndjeshëm kontrolli i sheqerit në gjak dhe ndjeshmëria ndaj insulinës, në krahasim me ngrënien brenda një harku 12-orësh.

    Sidoqoftë, disa akademikë e kanë quajtur mëngjesin “të rrezikshëm”, duke pretenduar se ngrënia në mëngjes rrit kortizolin, i cili mund të çojë në rezistencë ndaj insulinës. Por profesor Fredrik Karpe nga Universiteti i Oksfordit thotë se kjo është pjesë normale e ritmit cirkadian dhe mëngjesi është kyç për të aktivizuar metabolizmin.

    Një studim tjetër tregoi se mosngrënia e mëngjesit çrregullonte ritmin biologjik dhe shkaktonte rritje të sheqerit në gjak gjatë ngrënieve të mëvonshme. Pra, mëngjesi ndihmon trupin të mbajë ritmin e brendshëm.

    Një studim i vitit 2023 në Japoni tregoi se shmangia e mëngjesit lidhej me rritje të rasteve të para-diabetit, sidomos te personat mbipeshë.

  • Si lindi ‘vakti i mëngjesit’?/ ‘Nga buka me verë te drithërat moderne’

    Si lindi ‘vakti i mëngjesit’?/ ‘Nga buka me verë te drithërat moderne’

    Koncepti i mëngjesit, që sot duket si pjesë e pandashme e jetës sonë të përditshme, ka një histori të gjatë dhe të çuditshme. Historiania e ushqimit Seren Charrington-Hollins thotë se grekët e lashtë ishin të parët që prezantuan idenë e mëngjesit.

    Ata nisnin ditën duke ngrënë bukë të zhytur në verë, më pas vijonin me një drekë të thjeshtë dhe mbyllnin ditën me një darkë të pasur.

    Fillimisht, mëngjesi nuk ishte për të gjithë. Në fakt, ai ishte një luks i rezervuar për klasat e larta, të cilat kishin kohë dhe mjete për të shijuar një vakt të qetë në mëngjes. Vetëm në shekullin e 17-të, mëngjesi filloi të përhapej si zakon më i gjerë, duke u bërë simbol i statusit për ata që kishin mundësi.

    Megjithatë, koncepti modern i tre vakteve në ditë, siç e njohim sot, nuk u konsolidua deri në Revolucionin Industrial në shekullin e 19-të. Atëherë, me vendosjen e orareve të rrepta të punës, mëngjesi mori rolin e një vakti të shpejtë dhe të domosdoshëm për të nisur ditën. Për klasat punëtore, mëngjesi shpesh ishte një copë bukë ose një ushqim i thjeshtë nga shitësit ambulantë, diçka e shpejtë dhe e përballueshme.

    Pas Luftës së Parë Botërore, me rënien e disponueshmërisë së ushqimit, ideja e mëngjesit të bollshëm ra nga moda. Në fakt, shumë njerëz filluan ta anashkalonin krejtësisht. Vetëm në vitet 1950, mëngjesi mori formën që njohim sot: drithëra, bukë e thekur dhe reçel – një version shumë më industrial dhe i standardizuar.

    Por a është ende kjo mënyra më e mirë për t’u ushqyer? Sot, shkenca sugjeron se mënyra më e shëndetshme për të ngrënë gjatë ditës është të konsumohen dy deri në tre vakte, të përqendruara herët në ditë, me një periudhë të gjatë agjërimi gjatë natës. Konsumimi i më shumë kalorive në mëngjes dhe drekë, dhe shmangia e ushqimit shumë herët në mëngjes apo shumë vonë në darkë, ndihmon në përmirësimin e shëndetit metabolik dhe parandalimin e sëmundjeve si diabeti dhe obeziteti. Syri.net-iefimerida