TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, në intervistë për emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla analizoi pulsin dhe klimën politike në vendin fqinj.
Ai paralajmëroi se qeverinë në Maqedoninë e Veriut e pret i njëjti fat me atë të Albin Kurtit, ku qeveria e drejtuar prej tij u ndëshkua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ndërprerje të dialogut.
Kjo ngrirje raportesh shpreh Thaçi pritet të finalizohet pas zgjedhjeve lokale të 19 tetorit, që mbahen në Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, ndërkombëtarëve u ka mbaruar durimi me pushtetarët në Maqedoninë e Veriut.
Ai theksoi se PDSH-ja do t’u bëjë thirrje votuesve që të mos dalin në votime.
Pjesë nga intervista e Menduh Thaçit:
Menduh Thaçi: Pa diskutim, pa diskutim. Dhe mendoj se kjo është një çmenduri të cilës i vjen fundi dalëngadalë, edhe pak. Për shkak se ajo që i ndodhi Albinit, me refuzimin e përfaqësuesve diplomatikë të Prishtinës që t’ia vizitojnë zyrën dhe me ndërprerjen e dialogut strategjik nga ana e SHBA, e pret edhe qeverinë e Maqedonisë pas këtyre zgjedhjeve. Edhe shumë shpejt pas Vitit të Ri. Unë jam dëshmitar i drejtpërdrejtë i ngjarjeve të liderëve të caktuar duket filluar prej Presidentit të parë të Maqedonisë, Grigorovit e deri te kryeministri i parafundit I VMRO-së z.Gruevksi, që e thash më herët që kishte mbi 2/3. Ajo a e dini si shkrihet? Jo si shkumë sapuni, por nuk ekziston. Mendoj se durimi i bashkësisë ndërkombëtare është sos, ka përfunduar. Por po kthehem nga ky reagim I PDSH, ne po mundohemi që ne bashkësisë ndërkombëtare t’i themi nuk jemi keq si Albini, s’na ka lënë mendja të gjithëve. Ne në një kohë të caktuar kemi qenë të pafuqishëm por ne jemi ndryshe dhe vlerësojmë se këtë proces, ju duhet ta drejtoni dhe ju duhet të na jepni notat. Se e di si është kjo punë? Edhe kjo mund të jetë e rëndë, por unë e mendoj kështu: pse Shqipëria në 1945 përfundoi në komunizëm? Se nuk kishte të tjerë, realë të vërtetë, ishull të vërtetë, ku perëndimorët do të zbarkonin, po e them me fjalor ushtarak por kjo vlen edhe politik dhe unë mendoj se kjo është arsyeja kryesore që njerëzit duhet të na besojnë. Ne u themi mos dilni të votoni!
Sokol Balla: Kjo është thirrja juaj në këto zgjedhje?
Menduh Thaçi: Po! Mos dilni të votoni! Pyesin njerëzit po pse? Po poshtëroni këta njerëz shqiptarë që janë shërbëtorë të maqedonasve se duke i poshtëruar me mosvotë, maqedonasit nuk do t’i llogarisin, bashkësisë ndërkombëtare ia hapni të dy dyert e mëdha që të ndërhyjë dhe të thotë duhet rifilluar një dialog i shëndoshë. Dhe duhet trajtuar shqiptarët e Maqedonisë si një popull i cili është me numër shumë të madh dhe do të jetë bashkëpjesëmarrës në këto procese. Përfundimisht, dëshira e Albin Kurtit që të rifillojë historia për shkak të mungesës së tij, kjo nuk ndodh është e gabuar. Kjo nuk ndodh! Dhe kjo nuk është diçka e re, apo diçka që ne disa burra shqiptarë jemi çuar në këmbë me sulmu Albin, s’është e vërtetë. Të tillë ne i kemi patur gjatë historisë, që te Haxhi Qamili dhe vazhdojmë të kemi të tillë që thonë ‘ne e kemi perspektivën në Lindje, ne pakt me Iranin, pak me Egjiptin, pakt me Turqinë, po është skandaloze. Historia e shqiptarëve ka vuajtur prej njerëzish të tillë të cilët..,
Sokol Balla: Kanë dashur të na lidhin pikërisht me këtë pjesë të botës me të cilën ne nuk kemi lidhje.
Menduh Thaçi: S’kemi lidhje dhe ajo për ne është fatalitet, zhdukje. Një kjo, orientimi jonë dhe dy, falenderues atyre që e kanë shpik këtë gjuhë, që na e kanë dhënë këtë gjuhë ne jemi me gjithë këto vështirësi që i kemi në Ballkan, popull me identitet të stabilizuar. Ju nuk udhëtoni shumë ne vendet ku jetojnë sllavë folësit, dhe nuk i njihni shumë ata, nuk e njihni kulturën e tyre, letërsinë e kështu me radhë. Unë e njoh shumë mirë ata, veç po ju them e dini me çfarë mahnitje boshnjakët e Sanxhakut, janë pak më nacionalist, flasin në Sarajevë, boshnjakëve të tjerë, ju s’e keni parë shqitarët sa dinjitozë janë, sa krenarë kam shumë miq që u kam thënë mos u ngutni se ne e kemi atë se e kemi gjuhën e veçantë prej sllavëve dhe nuk kemi shkrirje kulturash. Ne kur tolerojmë gjëra të këtilla, më falni për shprehjen të gjithë, ç’mendojmë ne se janë të marrë dhe budallenj të huajt? Nuk i dinë ata botaxhinjtë e mi që shtypin bota? I dinë! Bile te Albini dhe të kryeministrit të Kosovës, ato komente të gërditshme, nëpër faqe, mendoni se.. jo ju, ai mendon se nuk i din ata kush i shkruan, kush komandon e kështu me radhë. Kjo duhet ndërpritet me urgjencë. Me urgjencë!
Sokol Balla: Si mund të ndërpritet kur ai vijon të ketë mbështetje shumë të fortë.
Menduh Thaçi: Nuk e ka atë mbështetje dhe nuk do ta ketë. Unë e thash edhe para emisionit dhe më pëlqeu shumë…
Sokol Balla: E ka siç e kishte edhe Ali Ahmeti dhe BDI-ja, pavarësisht se në rastin e Artan Grubit, morën një goditje shumë të fortë në ije.
Menduh Thaçi: Janë krijuar.. unë e shoh se je shumë i kujdesshëm dhe nuk do ta zbresësh nivelin e intervistës se ke plot goditje ndaj meje që mund t’i japësh. Po e them në emision te ti, figurative, diçka. Në Tetovë, bashkë me Ali Ahmetin kemi patur 17 mijë vota vetëm në qytet, si merr as gjysmat z.Ahmeti.
Sokol Balla: Kësaj radhe?
Menduh Thaçi: Jo! Për shkak se rruga është gabuar. E njëjta vlen edhe për popullin shqiptar, sidomos kosovarët pavarësisht prej pagesave që jep, qeveria e Kosovës për të bërë komente negative për amerikanët, sidomos për amerikanët, mbështesin Amerikën në përqindje shumë të madhe. Unë mendoj se kot është koketime edhe i këtij por edhe i këtyre të VLEN, por herë pas here edhe Aliu me këto vota që quhen islami politik, dita ditës po zbulohet, dhe krejt kjo del ashiqare dhe ne na bën me dije se ndryshe ne kemi fatalitet si shqiptar. Dje pati paradën ushtarake Vuçiçi, e dini kush ishte mysafiri kryesor? Bin Zaed. Këto flasin, nuk ka asnjëfarë perspektive në drejtimin tjetër. Ndërhyrja, drur I thatë e djeg edhe të njomin, ndërhyrja perëndimore unë e di mirë si është. Unë dhe shumë të tjerë po mundohemi që mos shkojnë edhe ata drunjtë që nuk kanë nevojë, që pasojat mos jenë nacionale, kombëtare. Mos jenë për Shqipërinë, mos jenë për shqiptarët. Se për figura për drejtues, punë e madhe./abcnews.al
Tag: menduh
-

“Mos dilni të votoni”, thirrja e Menduh Thaçit për shqiptarët: Ja çfarë e pret qeverinë e RMV pas zgjedhjeve lokale
-

‘Me Ramën mund të komunikosh në nivelin më të lartë të arrogancës dhe t’ia përplasësh të gjitha në fytyrë’
Menduh Thaçi foli për zgjedhjet në Shkup dhe sfidat e shqiptarëve atje. Ai gjithashtu foli edhe për rolin e Shqipërisë si edhe kryeministrin Edi Rama, për të cilin tha se sipas tij kryeministri Rama ka përparësi, për faktin se mund të komunikosh deh gjithashtu të shprehësh dhe të kesh të drejtën për të folur për qëndrimet kundër.Pjesë nga intervista:Menduh Thaçi: Qoftë edhe pakicën shumë të vogël me një dy përqind tre përqind maqedonasit të njëjtën e bëjnë dhe normalisht na rrezikojnë shumë duke na përdor herë pas here shembullin e Kosovës. Kur thash nuk është vetëm e z.Ahmeti më lejoni të shkoj edhe një hap më tutje. Ne gjatë historisë, është vërtetuar pjesa më e madhe e shqiptarëve, jemi shumë solidarë në variante të lehta dhe sipërfaqësore, kur vjen esenca jemi pak solidarë. Kësaj situate të shqiptarëve të Maqedonisë i kanë kontribuar edhe zyrtarë qeveritarë edhe kryeministra të Shqipërisë dhe Kosovës, jo me qëllim të keq.Sokol Balla: Fusni këtu edhe kryeministrin Rama?Menduh Thaçi: Jo,Sokol Balla: Sepse kam përshtypjen që ai në pamje të parë, se këto pas perdeve i dini ju më mirë, në pikëpamje të parë u mundua të arrinte atë që ju po thoni që mungon unifikimin e faktorit shqiptarMenduh Thaçi: Rama është krejtësisht ndryshe. Do flas edhe për Ramën, nuk iki. Në aplaudim, një ufori tupana dhe defa, dajre se kemi çliruar, dhe pastaj këto çështje po na kthehen në .. që gjendja e shqiptarëve të Maqedonisë po pajtohemi të gjithë, dhe z. Ahmeti që ka qenë në pushtet, është e keqe. Z.Rama në dallim nga drejtuesit e tjerë, sipas meje ka dy përparësi. Me z.Rama mund të komunikosh në nivelin më të lartë të arrogancës dhe të kesh të drejtën t’ia përplasësh të gjitha në fytyrë.
Sokol Balla: Pra, pranon atë që thoni ju. Pranon argumentin kundër
Menduh Thaçi: Por mos u hidhëro kur ai t’i thotë të njëjtat. ‘Ndërhyrja’, dëshira për kontribut, e z.Rama, si e interpretoj unë, nuk është se unë kam muhabet me z.Rama, është më e afërt me z.Ahmeti, dua vetëm të flas realitetin. Një, dëshira e tij kontributi i tij në kohë, që nga viti 2015 ka qenë, që ne shqiptarët bashkërisht të arrijmë një shumicë parlamentare, me të moderuarit maqedonas dhe të kemi sukses. Ndodhi kjo? Unë s’e besoja. Unë kam patur shumë konflikte me z.Rama për këtë. Se unë jam parti qendër e djathtë, po ndodhi dhe kjo duhet të pranohet.
Sokol Balla: Aleanca me Zaevin
Menduh Thaçi: Padiskutim dhe një ndryshim kapital për të mirën e shqiptarëve, sigurisht edhe të maqedonas. Gjithmonë insistimi i atij, i z.Rama ka qenë vetëm në këtë drejtim, t’iu them të drejtën jo se dua të sillem si injorant apo si nënçmues se është mungesë e etikës politike kur je nënçmues ndaj partnerit politik apo kundërshtarit. Politikën e z.Kurti unë nuk e kuptoj, asesi nuk e kuptoj. Aleanca e tij dhe mbështetja e tij që i jep qeverisjes së tanishme të Maqedonisë është e pakuptueshme për mua nga aspekti ideologjik.
Sokol Balla: Po sepse kemi një të majtë që mbështet një të djathtë
Menduh Thaçi: Z.Kurti një e majtë pak më shumë se e majtë, ndërsa z. Mickoski një e djathtë pak më shume se e djathtë. Dikush do thotë është inati me dikend por nuk është politike, politika e inatit nuk është politikë. Në anën tjetër mendoj se dëshira e tij, që Maqedoninë, apo skenën politike të shqiptarëve është ta bëjë arenë të përplasjes me z.Rama është e kotë. Përplasja e vërtetë demokratike, ndodhi në Shqipëri. Unë besoj se partia e z.Kurti kandidoi dhe kaloi ashtu siç kaloi.
Sokol Balla: E kaluam të gjithë me një buzëqeshje
Menduh Thaçi: Padiskutim, padiskutim. Dhe përfundimisht sado që unë jam me prejardhje kosovare, unë jam shqiptar i Maqedonisë, Kosova kurrë nuk do ta zërë vendin e Shqipërisë. Në të gjitha dimensionet dhe në të gjitha drejtimet. Dhe po e mbyll këtu se kur flas kështu po dua të jem i sinqertë, i drejtpërdrejtë, kjo pritet prej meje. Por dua të them, gabim i madh është dhe do të jetë nëse Shqipëria dhe Kosova ndaj shqiptarëve të tjerë bëjnë gabime të ‘paternalizmit’ për një arsye shumë të thjeshtë sic unë i kuptoj një politikan 35 vjet me përvojë. Bashkëkohanikët e mi të politikës, gjysma nuk jetojnë, gjysma tjetër janë në përgjegjësi në institucione ndërkombëtare të drejtësisë, ky proces është i drejtuar dhe komanduar prej perëndimit, ndac po them NATO-s, apo dëshira e neve shqiptarëve që të quhemi komandanti i komandantit, mund të na rrezikojë të gjithëve. Ne kemi bërë një kompromis historik. Po flas për shqiptarët që kemi jetuar në ish Jugosllavi, e kemi dashur shtetin etnik shqiptar, kanë kaluar shumë vuajtje e shumë vite, por na u tha në vitin 1990 se kjo nuk do ndodhë, harrojeni, kurrë! Dhe ne vijuam me ankesat tona, dhe atyre ankesave aleatët perëndimorë iu përgjigjën me një proces alternativ përafërisht të njëjtë. Madje madje, sipas meje që kam guximin ta them, shumë më të mirë. Çështja kombëtare, gjuha shqipe, flamuri, Shqiptaria kurrëfarë vlere nuk do të kishin pa rirenditjen, rivendosjen tonë te civilizimi perëndimor. Asnjë farë kuptimi. Dhe kështu mendoj ta mbyll këtë temë që kjo ndërhyrje jep pasoja jo vetëm për shqiptarët e Maqedonisë, por jep pasoja qoftë për Shqipërinë, qoftë për Kosovën.
-

‘Me Ramën mund të komunikosh në nivelin më të lartë të arrogancës dhe…’,Thaçi: Kosova kurrë nuk do ta zërë vendin e Shqipërisë!
I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, Menduh Thaçi foli për zgjedhjet në Shkup dhe sfidat e shqiptarëve atje.
Ai gjithashtu foli edhe për rolin e Shqipërisë si edhe kryeministrin Edi Rama, për të cilin tha se sipas tij kryeministri Rama ka përparësi, për faktin se mund të komunikosh deh gjithashtu të shprehësh dhe të kesh të drejtën për të folur për qëndrimet kundër.
Pjesë nga intervista:
Menduh Thaçi: Qoftë edhe pakicën shumë të vogël me një dy përqind tre përqind maqedonasit të njëjtën e bëjnë dhe normalisht na rrezikojnë shumë duke na përdor herë pas here shembullin e Kosovës. Kur thash nuk është vetëm e z.Ahmeti më lejoni të shkoj edhe një hap më tutje. Ne gjatë historisë, është vërtetuar pjesa më e madhe e shqiptarëve, jemi shumë solidarë në variante të lehta dhe sipërfaqësore, kur vjen esenca jemi pak solidarë. Kësaj situate të shqiptarëve të Maqedonisë i kanë kontribuar edhe zyrtarë qeveritarë edhe kryeministra të Shqipërisë dhe Kosovës, jo me qëllim të keq.
Sokol Balla: Fusni këtu edhe kryeministrin Rama?
Menduh Thaçi: Jo,
Sokol Balla: Sepse kam përshtypjen që ai në pamje të parë, se këto pas perdeve i dini ju më mirë, në pikëpamje të parë u mundua të arrinte atë që ju po thoni që mungon unifikimin e faktorit shqiptar
Menduh Thaçi: Rama është krejtësisht ndryshe. Do flas edhe për Ramën, nuk iki. Në aplaudim, një ufori tupana dhe defa, dajre se kemi çliruar, dhe pastaj këto çështje po na kthehen në .. që gjendja e shqiptarëve të Maqedonisë po pajtohemi të gjithë, dhe z. Ahmeti që ka qenë në pushtet, është e keqe. Z.Rama në dallim nga drejtuesit e tjerë, sipas meje ka dy përparësi. Me z.Rama mund të komunikosh në nivelin më të lartë të arrogancës dhe të kesh të drejtën t’ia përplasësh të gjitha në fytyrë.
Sokol Balla: Pra, pranon atë që thoni ju. Pranon argumentin kundër
Menduh Thaçi: Por mos u hidhëro kur ai t’i thotë të njëjtat. ‘Ndërhyrja’, dëshira për kontribut, e z.Rama, si e interpretoj unë, nuk është se unë kam muhabet me z.Rama, është më e afërt me z.Ahmeti, dua vetëm të flas realitetin. Një, dëshira e tij kontributi i tij në kohë, që nga viti 2015 ka qenë, që ne shqiptarët bashkërisht të arrijmë një shumicë parlamentare, me të moderuarit maqedonas dhe të kemi sukses. Ndodhi kjo? Unë s’e besoja. Unë kam patur shumë konflikte me z.Rama për këtë. Se unë jam parti qendër e djathtë, po ndodhi dhe kjo duhet të pranohet.
Sokol Balla: Aleanca me Zaevin
Menduh Thaçi: Padiskutim dhe një ndryshim kapital për të mirën e shqiptarëve, sigurisht edhe të maqedonas. Gjithmonë insistimi i atij, i z.Rama ka qenë vetëm në këtë drejtim, t’iu them të drejtën jo se dua të sillem si injorant apo si nënçmues se është mungesë e etikës politike kur je nënçmues ndaj partnerit politik apo kundërshtarit. Politikën e z.Kurti unë nuk e kuptoj, asesi nuk e kuptoj. Aleanca e tij dhe mbështetja e tij që i jep qeverisjes së tanishme të Maqedonisë është e pakuptueshme për mua nga aspekti ideologjik.
Sokol Balla: Po sepse kemi një të majtë që mbështet një të djathtë
Menduh Thaçi: Z.Kurti një e majtë pak më shumë se e majtë, ndërsa z. Mickoski një e djathtë pak më shume se e djathtë. Dikush do thotë është inati me dikend por nuk është politike, politika e inatit nuk është politikë. Në anën tjetër mendoj se dëshira e tij, që Maqedoninë, apo skenën politike të shqiptarëve është ta bëjë arenë të përplasjes me z.Rama është e kotë. Përplasja e vërtetë demokratike, ndodhi në Shqipëri. Unë besoj se partia e z.Kurti kandidoi dhe kaloi ashtu siç kaloi.
Sokol Balla: E kaluam të gjithë me një buzëqeshje
Menduh Thaçi: Padiskutim, padiskutim. Dhe përfundimisht sado që unë jam me prejardhje kosovare, unë jam shqiptar i Maqedonisë, Kosova kurrë nuk do ta zërë vendin e Shqipërisë. Në të gjitha dimensionet dhe në të gjitha drejtimet. Dhe po e mbyll këtu se kur flas kështu po dua të jem i sinqertë, i drejtpërdrejtë, kjo pritet prej meje. Por dua të them, gabim i madh është dhe do të jetë nëse Shqipëria dhe Kosova ndaj shqiptarëve të tjerë bëjnë gabime të ‘paternalizmit’ për një arsye shumë të thjeshtë sic unë i kuptoj një politikan 35 vjet me përvojë. Bashkëkohanikët e mi të politikës, gjysma nuk jetojnë, gjysma tjetër janë në përgjegjësi në institucione ndërkombëtare të drejtësisë, ky proces është i drejtuar dhe komanduar prej perëndimit, ndac po them NATO-s, apo dëshira e neve shqiptarëve që të quhemi komandanti i komandantit, mund të na rrezikojë të gjithëve. Ne kemi bërë një kompromis historik. Po flas për shqiptarët që kemi jetuar në ish Jugosllavi, e kemi dashur shtetin etnik shqiptar, kanë kaluar shumë vuajtje e shumë vite, por na u tha në vitin 1990 se kjo nuk do ndodhë, harrojeni, kurrë! Dhe ne vijuam me ankesat tona, dhe atyre ankesave aleatët perëndimorë iu përgjigjën me një proces alternativ përafërisht të njëjtë. Madje madje, sipas meje që kam guximin ta them, shumë më të mirë. Çështja kombëtare, gjuha shqipe, flamuri, Shqiptaria kurrëfarë vlere nuk do të kishin pa rirenditjen, rivendosjen tonë te civilizimi perëndimor. Asnjë farë kuptimi. Dhe kështu mendoj ta mbyll këtë temë që kjo ndërhyrje jep pasoja jo vetëm për shqiptarët e Maqedonisë, por jep pasoja qoftë për Shqipërinë, qoftë për Kosovën.
-

“Marrëveshja e Ohrit’, përfaqësimi i shqiptarëve i parealizuar”/ Thaçi: Figura e Ahmetit ‘u shkërmoq’, humbi mbështetjen e..
Këtë të martë në emisionin “Real Story” në ABC News, ishte i ftuar Menduh Thaçi, politikan i vjetër dhe kryetar i Partisë Demokratike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Ai foli për një sër çështjesh që prekin interesat e shqiptarëve dhe jo vetëm. Ndërsa foli për partinë VMRO-DPME dhe figurën e Ali Ahmetit i cili është parë më ‘simbolikë’, për të kjo simbolikë, kohët e fundit është ‘shkërmoqur’. Edhe pse e cilëson si të rëndë këtë mënyrë të shprehurit, por Menduh Thaçi, shprehet më tej se shuma të drejta nuk janë realizuar.
Pjesë nga intervista:
Sokol Balla: z.Thaçi, ju vutë shenjën e barazimit në vlefshmëri mes qeverisjes aktuale dhe qeverisjes së mëparshme të koalicionit shqiptar ku ishte z.Ali Ahmeti.
Menduh Thaçi: Jo, ky është problemi që duhet të kuptohet në Kosovë dhe në Shqipëri. Qeverisja, duhet.. rezultatet duhet të maten me korrektësi, qeverisja e z.Ahmeti me VMRO-DPME, nëntë vite e gjysmë vetëm për të keq mund të ketë dalluar prej kësaj qeverisje.
Sokol Balla: Pra, thoni ka qenë më keq?
Menduh Thaçi: Më keq! Qeverisja e z.Ahmeti me LSDM të majtën maqedonase, e cila e bëri kompromisin kapital, ndryshoi emri. Nuk është korrekte të krahasohet me këtë qeverisje.
Sokol Balla: Pra ju thoni duhet bërë krahasimi kur kanë qeverisur …
Menduh Thaçi: Me të njëjtin partner
Sokol Balla: Po pse ndodh kjo sipas jush? Çfarë po ndodh me figurën e z.Ahmeti e cila mbetet një figurë simbolike, të paktën ne kështu e perceptojmë nga Tirana.
Menduh Thaçi: Kohët e fundit kjo simbolikë gati sa është shkërrmoq, është dërrmuar. Ndoshta ky është fjalor i rëndë, por faktet flasin vetë. Se z.Ahmeti para 24 vjetëve, erdhi dhe tha ‘ju çlirova, ju sigurova përdorimin e gjuhës shqipe, I keni të gjitha të drejtat’, besoj do pajtoheni që pas 24 viteve nuk mund të thotë ‘ja u morën këto të drejta brenda natës’. Për shkak, se të drejtat e fituara në politikë..
Sokol Balla: Në fakt, kështu ndodhi apo jo ? Apo ka diçka që nuk thuhet?
Menduh Thaçi: Jo, nuk është.. Ligji që ai përmend për përdorimin e gjuhës shqipe është në shaka me përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. Të gjithë ekspertët por edhe njerëzit, gazetarë analistë, që iu intereson kjo sa është e vërtetë, vetëm le të hapin website dhe të shohin ligjin e përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoni dhe ligjin e përdorimit të gjuhës serbe në Kosovë. Këtu vërehet dallimi, se nuk ofrohet as afër përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe. Disa gjëra në kuadër të marrëveshjes, nëse ju nuk i realizoni në kohë në afat të caktuar ato kalojnë si ushqimi që është me afat të skaduar. Marrëveshja e Ohrit, nëse 25 vite duhet që të flitet pa ndërprerë se përfaqësimi i drejtë, dhe proporcional i shqiptarëve ende ka ngelur i parealizuar, flet për pafuqinë, paaftësinë apo edhe padëshirën e z.Ahmeti për t’i realizuar këto të drejta. Do t’ju them një simbolikë, andej nga ne i thojnë Tita, në Shqipëri i thonë Tito. Ka qenë 35 vjet në pushtet, z.Ahmeti 24 vjet dhe tani pas 24 vjetëve të thuash që brenda natës u hoqën këto të drejta është vetëm një tentim, sipas meje, mashtrim për rikthim. Të drejtat që ti i fiton realisht mund të hiqen vetëm në diktaturë, me luftë. Nuk mund këta të drejta të hiqen dhe bashkësia ndërkombëtare të jetë e heshtur. Kjo thuhet edhe për një arsye tjetër që të mbulohet një mangësi e madhe për parinë e z.Ahmeti dhe z.Ahmeti. Ai ka humbur tërësisht mbështetjen e Perëndimorëve. Dhe ne nuk duhet të sillemi si ata që nuk kuptojnë se çfarë ndodh përreth nesh. Kjo qeveri, ende dhe këta grupe të vogla partish të shqiptarëve janë në qeverisje për shkak të zhgënjimit të pafund, të amerikanëve dhe evropianëve me politikën e z.Ahmeti. Tani po dal të flasim për ne. Ne një kohë të gjatë, që kur është paraqitur në skenë z.Ahmeti kemi lënguar politikisht për shkak se ai gjithmonë e valëviste flamurin se unë ju kam çliruar dhe unë po them sot se ai vetëm me idenë sublime të çlirimit apo kryengritjes së një populli e ka kompromentuar dhe e ka korruptuar. Nuk e di, rrezikoj që të keqkuptohem por dua të jem shumë i sinqertë. E dini kur dikush, i thotë popullit që të kam çliruar, dhe ti ofrohesh me këta veprime politike me këtë protestë politike me këtë angazhim ne do të arrijmë që të drejtat tona t’i rrisim në një nivel më të madh. Ai plaku, dhe ai i riu që të dëgjon thotë, ‘ne me luftë nuk u bëmë.. ishte një manipulim, kaloi një kohë shumë e gjatë’. Në anën tjetër, ardhja e z.Ahmeti solli me vete edhe fenomene që i ka tranzicioni por ato fenomene janë shumëfishuar, dmth rrotullimin me kokë poshtë siç thash përpara të sistemit të vlerave. Devastim, shkatërrim të sistemit të arsimit.
-

E dogji për së gjalli të dashurin e saj për 10 mijë euro, lirohet nga burgu Marjeta Karaj
Gjykata liroi nga burgu Marjeta Karajn nën akuzë për vrasjen e Menduh Kurt Dedës.
Mësohet se lirimi i gruas u urdhërua mbasi gjykata e Apelit në muajin qershor prishi vendimin ndaj saj dhe i caktoi Gjykatë e Tiranës të rishqyrtojë dosjen hetimore për masakrimin e të moshuarit Menduh Kurt Deda, i cili tetë vjet më parë u rrëmbye, u dhunua barbarisht në një lagje të kryeqytetit e më pas u dogj me benzinë në zonën e Dajtit.
Apeli zhbëri dënimin prej 22 vitesh burgim për të pandehurit ku nën akuzë është gruaja, djali i saj në kërkim dhe Gazmend Ngota.Ky i fundit shprehet se viktima fshihej prej Luljetës për shkak të një borxhi. “Ne e pamë bashkë me Besmirin dhe ai i thirri në emër duke e marrë në makinë. Kur pyeti Luljetën se çfarë të bënim me të, ajo i tha: ‘Hiqeni qafe’.”
-

“Hiqeni qafe!”/ Rrëmbeu dhe dogji të gjallë 61-vjeçarin për 10 mijë euro, lirohet nga burgu Marjeta Karaj
Marjeta Karaj dhe Menduh Kurt Deda
TIRANË- Gjykata e Apelit të Tiranës ka liruar nga burgu Marjeta Karajn, e cila ishte dënuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Menduh Kurt Dedës. Lajmi është bërë me dije nga gazetarja Anila Hoxha. Lirimi i gruas u urdhërua pasi Gjykata e Apelit në muajin qershor prishi vendimin ndaj saj, por jo vetëm kaq. Po ashtu, i caktoi Gjykatës së Tiranës që të rishqyrtojë dosjen hetimore për masakrimin e të moshuarit Menduh Kurt Deda, i cili tetë vjet më parë u rrëmbye, u dhunua barbarisht në një lagje të kryeqytetit e më pas u dogj me benzinë në zonën e Dajtit. Kështu, u zhbë dënimi prej 22 vitesh burgim për gruan dhe djalin e saj, por edhe bashkëpunëtori Gazmend Ngota.
Vrasja e Menduh Kurt-dedës, 61-vjeçarit që u vra në vitin 2017 u zbardh pas 5 vitesh. E gjithë ngjarja u zbardh vetëm në dhjetor të vitit pak ditë më parë. Më 16 maj të vitit 2017, u gjet një kufomë e paidentifikuar, pjesërisht e djegur dhe e dekompozuar. Viktima ishte Menduh Shaban Kurdeda dhe kjo u zbulua nga proteza e dhëmbëve që mbante Kurt Deda dhe një pjesë e njërës këmbë që nuk ishte shkrumbuar tërësisht. Mostrat e ADN-së zbuluan se bëhej fjalë për 61-vjeçarin që rezultonte i zhdukur.
Autorët janë zbuluar përmes një zinxhiri qeni, i njëjti me të cilin ishte lidhur 61-vjeçari para se të digjej, por që Besmir Karaj, e kishte përdorur për qenin e tij për pesë vitet në vijim. Marrja në pyetje e rrethit të tij të ngushtë nxorrën në dritë borxhin që Kurt Deda i kishte Marjeta Karajt, të cilën e kishte dhe të dashur. Ai i detyrohej 56-vjeçares 1 milionë lekë të reja, por prej muajsh nuk ia kthente. Ky borxh ka bërë që Karaj të jepte urdhrin dhe ta ‘eliminonte’ Kurt-dedën, me të cilin ishte edhe ortak në shoqërinë e bamirësisë që kishte hapur. Djali i saj, Besmir Karaj dhe shoku i tij, Gazmir Ngota e çuan në Kodër Shipalë, e dhunaun dhe më pas e dogjën të gjallë. Veprimet, sipas dëshmisë së Ngotës, i kishte kryer Besmir Karaj./ZËRI
-

Dogjën me benzinë Menduh Kurtdedën, Apeli rrëzon vendimin për Marjeta Karajn dhe dy persona të tjerë
Gjykata e Apelit të Përgjithshëm ka prishur vendimin për Marjeta Karajn, e cila ishte dënuar me 22 vite burg, ndërsa i biri me 25 vite që është ende në kërkim, si dhe Gazmir Ngota me 22 vite heqje lirie.
Ata akuzohen se kryen masakrën e vitit 2017 duke dhunuar e djegur me benzinë Menduh Kurtdedën.
Vendimi u prish sepse Gjykata e Shkallës së Parë kishte rënduar akuzën ndaj të dyshuarve.
Çështja do të rigjykohet në shkallë të parë me një trupë tjetër gjykuese. -

Akuzohen për djegien me benzinë të Menduh Kurtdedjan/ Gjykata e apelit prish vendimin për Karajn e Ngotën
Gjykata e Apelit të Përgjithshëm ka prishur vendimin e shkallës së parë për Marjeta Karajn, e cila ishte dënuar me 22 vite burg.
I biri i saj, i cili është në kërkim, ishte dënuar me 25 vite, ndërsa Gazmir Ngota me 22 vite heqje lirie. Ata akuzohen për kryerjen e masakrës së vitit 2017, ku viktima Menduh Kurtdedja u dhunua dhe u vra duke u djegur me benzinë.
Vendimi u prish pasi gjykata e shkallës së parë kishte rrëzuar akuzat ndaj të dyshuarve në mënyrë të gabuar. Çështja do të rigjykohet në shkallën e parë me një trupë të re gjykuese. Ky zhvillim hap mundësinë për një rishikim të plotë të ngjarjes. -

Akuzohen se dogjën me benzinë Menduh Kurtdedjan, Gjykata e Apelit prish vendimin për Marjeta Karajn dhe Gazmir Ngotën
Gjykata e Apelit të Përgjithshëm ka prishur vendimin e shkallës së parë për Marjeta Karajn, e cila ishte dënuar me 22 vite burg.
I biri i saj, i cili është në kërkim, ishte dënuar me 25 vite, ndërsa Gazmir Ngota me 22 vite heqje lirie. Ata akuzohen për kryerjen e masakrës së vitit 2017, ku viktima Menduh Kurtdedja u dhunua dhe u vra duke u djegur me benzinë.
Vendimi u prish pasi gjykata e shkallës së parë kishte rrëzuar akuzat ndaj të dyshuarve në mënyrë të gabuar. Çështja do të rigjykohet në shkallën e parë me një trupë të re gjykuese. Ky zhvillim hap mundësinë për një rishikim të plotë të ngjarjes.
-

Ndarja nga jeta e Menduh Dërguti/ Berisha: Nderim për mbështetësin e orëve të para dhe intelektualin e mirënjohur të Shkodrës
Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar pas ndarjes nga jeta të veprimtarit të shquar të arsimit shqiptar dhe ish-deputeti i PD, Menduh Dërguti. Në mesazhin e tij të ngushëllimit Berisha shprehet se, “Prof.Dr Menduh Dërguti autor i dhjetra teksteve dhe artikujve në fushën e arsimit dhe historisë i kushtoi jetën e tij, karrierën 60 vjeçare, arsimit në Shqipëri. Ai dha një kontribut si arsimtar, pedagog, rektor i Universitetit të Shkodrës, por edhe si Kryetar i Komisionit të Arsimit dhe Shkencës në Kuvendin Popullor.”
Mesazhi i ngushëllimit:
Miq, Prof.Dr Menduh Dërguti, një personalitet i shquar i arsimit shqiptar, mbështetës i orëve të para të Partisë Demokratike, përfaqësues i qytetarëve të Shkodrës në dy legjislatura si deputet i Partisë Demokratike, intelektual i mirënjohur i Shkodrës, prind dhe qytetar shembullor, mbylli sytë përgjithmonë.
Prof.Dr Menduh Dërguti autor i dhjetra teksteve dhe artikujve në fushën e arsimit dhe historisë i kushtoi jetën e tij, karrierën 60 vjeçare, arsimit në Shqipëri. Ai dha një kontribut si arsimtar, pedagog, rektor i Universitetit të Shkodrës, por edhe si Kryetar i Komisionit të Arsimit dhe Shkencës në Kuvendin Popullor.
Duke shprehur nderimin tim të madh dhe mirënjohjen e thellë për veprën dhe kontributin e çmuar të Prof.Dr Menduh Dergutit, shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, të afërmëve, miqve e qytetarëve të shkodrës për humbjen e rëndë. I lutem Zotit që shpirti i mirë i Prof.Dr Menduh Dërguti të gjejë paqen e merituar. Amin! #sb