Tag: mendor

  • Rama, demokratëve: Ikni nga këneta për shëndetin tuaj mendor, kush rri në aty lajthit

    Rama, demokratëve: Ikni nga këneta për shëndetin tuaj mendor, kush rri në aty lajthit

    Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer përgjigjeve ndaj komentuesve ku nuk i ka kursyer ironitë ndaj kreut të PD Sali Berisha.
    Kreu i qeverisë i ka bërë thirrje demokratëve për t’u larguar nga këneta, sipas Ramës për të mirën e “shëndetit mendor”.

    “Mos dëgjoni bufin e kënetës. Largohuni nga këneta, ikni nga këneta, braktisni kënetën. Këtë di t’ju them unë. Nuk po ju them ikni nga këneta dhe hajdeni në PS. Nuk po ua kërkon njëri këtë gjë, por ikni nga këneta për shëndetin tuaj mendor dhe për shëndetin e arsyes tuaj. Kush rri në kënetë rrjedh, lajthit. Letohet kur thotë populli i Tiranës”, tha Rama

  • Dy fëmijë mund të jenë më mirë për shëndetin mendor të grave

    Dy fëmijë mund të jenë më mirë për shëndetin mendor të grave

    Një studim i fundit sugjeron se të kesh fëmijë mund të ofrojë njëfarë mbrojtjeje kundër çrregullimit bipolar dhe depresionit të madh tek gratë.

    Studiuesit analizuan të dhënat nga një kampion i madh grash në Mbretërinë e Bashkuar dhe zbuluan se ato që kishin lindur kishin më pak gjasa të përjetonin këto kushte të shëndetit mendor në krahasim me ato që nuk kishin lindur.

    Gjetjet tregojnë gjithashtu se të kesh dy fëmijë mund të shoqërohet me rrezikun më të ulët të këtyre çrregullimeve.

    Studiuesit në Universitetin Soochow u motivuan për të kryer këtë studim për shkak të dy tendencave të rëndësishme në shëndetin global. Së pari, nivelet e lindjeve janë në rënie në shumë vende të botës. Në të njëjtën kohë, çrregullimet e shëndetit mendor, duke përfshirë çrregullimin bipolar dhe depresionin madhor, po bëhen më të zakonshme. Shkencëtarët e dinë se të pasurit fëmijë mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në trupin dhe mendjen e një gruaje. Ka ndryshime fizike gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes, dhe mund të ketë edhe ndryshime emocionale dhe sociale.

    Megjithatë, nuk ka shumë kërkime që shikojnë në mënyrë specifike se si të pasurit fëmijë lidhet me rrezikun e çrregullimit bipolar dhe depresionit të madh tek gratë. Kuptimi i kësaj marrëdhënieje është i rëndësishëm, veçanërisht pasi shoqëritë përballen me uljen e nivelit të lindjeve dhe rritjen e shkallës së sëmundjeve mendore. Studiuesit donin të siguronin informacion më të mirë për gratë që marrin vendime për planifikimin familjar, në dritën e këtyre sfidave të dyfishta. Studimi u botua në Journal of Affective Disorders.

  • Studimi: Jeni njerëz më të mirë nëse keni motra

    Studimi: Jeni njerëz më të mirë nëse keni motra

    Nëse ju keni motër/ra, jeni një person më i mirë sipas një studimi të publikuar në Journal of Family Psychology.
    Sipas këtij studimi, të kesh motër rezulton në përmirësimin e shëndetit mendor dhe rritjen e vetëvlerësimit. Analiza statistikore tregoi se prania e një motre i mbronte adoleshentët veçanërisht “nga ndjenja e vetmisë, padrejtësisë, fajit, frikës apo mungesës së dashurisë”.
    Ndërsa nuk kishte rëndësi nëse motra ishte më e vogël apo më e madhe, apo sa vite ndryshim në moshë kishte me vëllezërit/motrat.

    Cilat janë përfitimet e të pasurit një motër
    Shëndeti mendor
    Motrat shpesh bëhen aleatet tona dhe streha jonë kur jemi të dëshpëruar ose në ankth. Ato luajnë një rol në promovimin e shëndetit mendor pozitiv, me studimin e BYU që zbuloi se të kesh një motër i mbron adoleshentët nga shumë emocione negative, pavarësisht nëse janë më të rritur apo më të rinj. Fakti që motrat veprojnë si terapistet tona personale ka një ndikim të madh në shëndetin tonë mendor, duke reduktuar shanset për depresion.
    Aftësi sociale
    Motrat gjithashtu sigurojnë që vëllezërit e tyre të bëhen bashkëbisedues dhe dëgjues më të mirë, me hulumtimet që sugjerojnë se burrat që kanë motra janë më të mirë në bisedat me gratë. Më konkretisht, ato ju ndihmojnë të zhvilloni aftësi sociale, të tilla si komunikimi, kompromisi dhe negocimi.
    Pavarësia
    Ju gjithashtu mund të falënderoni motrën tuaj për pavarësinë tuaj. Në Universitetin e Ulsterit , një ekip psikologësh që testuan mirëqenien emocionale të 571 të rinjve, arritën në përfundimin se ata që kishin motra ishin më autonome dhe më ambicioze. Duke u shprehur se duket se ka “diçka” në situatën familjare me numrin e vajzave që çon në inkurajim më të madh për pavarësi. Studiuesit deklaruan se marrëdhënia midis dashurisë për vëllezërit dhe motrat dhe veprat e mira ishte dy herë më e fortë se ajo midis kujdesit prindëror dhe veprave të mira.

  • A e rrit ankthin pirja e kafesë me stomakun bosh?

    A e rrit ankthin pirja e kafesë me stomakun bosh?

    Çdo mëngjes, miliona njerëz në mbarë botën e nisin ditën me një filxhan duke shpresuar se kjo do t’u japë energjinë që u nevojitet për të filluar ditën e tyre. Por a keni menduar ndonjëherë nëse ky zakon mund të dëmtojë shëndetin tuaj mendor?
    Sipas disa nutricionistëve, pirja e kafesë para mëngjesit mund të jetë më e dëmshme sesa mendojmë. Shihni pse.
    Pse është e keqe të pish kafe me stomakun bosh?
    Ekspertët thonë se pirja e kafesë para ngrënies mund të rrisë nivelin e ankthit dhe stresit, ndërkohë që prish ekuilibrin hormonal. Kafeina rrit kortizolin dhe adrenalinën, hormonet e stresit, të cilat, kur konsumohen me stomakun bosh, shtojnë stresin natyral, duke krijuar një çekuilibër hormonal që mund të ndikojë në shëndetin mendor në afat të shkurtër dhe afatgjatë.
    Pirja e kafesë pa ushqim rrit gjithashtu rrezikun e urthit, pasi kafeina relakson muskujt në pjesën e poshtme të ezofagut, duke lejuar që acidi i stomakut të rritet dhe të shkaktojë shqetësim, gjë që intensifikon më tej ankthin dhe shqetësimin.

    Për më tepër, hulumtimi nga Universiteti i Bath tregon se pirja e kafesë me stomakun bosh pas një nate me gjumë të dobët mund të shkaktojë rritjen e niveleve të sheqerit në gjak pas mëngjesit, duke çuar në rënie të mprehtë të energjisë gjatë gjithë ditës dhe një ndikim negativ në humor dhe ankth.
    Mendimet e ekspertëve
    Nutricionisti i regjistruar Rhiannon Lambert shpjegon se ndërsa kafeina është substanca psikoaktive më e përdorur në botë dhe është një stimulues, ajo mund të shkaktojë ankth. Trupi reagon ndryshe ndaj ushqimeve dhe disa njerëz mund të përjetojnë më shumë ankth kur pinë kafe me stomakun bosh.
    Alison Clark, një dietologe e specializuar në shëndetin mendor, pajtohet se efekti i kafesë në shëndetin mendor ndryshon nga personi në person. Të kuptuarit e tolerancës tuaj ndaj kafeinës është thelbësore, veçanërisht nëse vuani nga ankthi ose stresi i shtuar.
    Kafe me stomak bosh: Po apo Jo?
    Për të shijuar kafenë e mëngjesit pa pasoja negative, ekspertët rekomandojnë të hani diçka, qoftë edhe një meze të lehtë, përpara se të pini kafe. Kjo ndihmon në reduktimin e efekteve negative të kafeinës dhe rrezikun e ankthit dhe shqetësimit. Të dëgjoni trupin tuaj dhe të kuptoni se si reagon ndaj kafeinës është thelbësore, pasi të gjithë reagojnë ndryshe.

  • Ankthi dhe stresi ndikojnë në kequshqyerje

    Ankthi dhe stresi ndikojnë në kequshqyerje

    Dashuria kalon nga stomaku thuhet shpesh, por sipas studimeve të fundit edhe depresioni kalon përmes tij. Studiuesit gjerman kanë vërtetuar se çrregullimet e shëndetit mendor ndryshojnë mënyrën e të ushqyerit.
    “Kequshqyerje do të ndikonte në fiziologjinë e përgjithshme të organizmit, në kequshqyerjen dhe të trurit dhe të gjithë organeve jetësore të cilat mund të bëhen shkak për fillimin e një sëmundje që mund të jetë ankthi apo dhe depresioni”, shprehet psikiatrja Valentina Asabella.
    “Në zorrë përmes florës tonë bakteriale arrin që të prodhohen në varësi të mënyrës tonë të të ushqyerit produkte të mira metabolike apo produkte të dëmshme. Një nga produktet më të dëmshme që mund të prodhohen janë proteinat beta të cilat arrijnë të shkojnë drejtpërdrejt në tru duke ndërlidhur neuronet me njëri- tjetrin duke bërë që ato të vdesin. Sot mendohet se alzhajmer, demenca, plakja e trurit vjen drejtpërdrejt nga mënyra jonë e të ushqyerit dhe sidomos nga grumbullimi i këtyre proteinave anormale në lobe të ndryshme të trurit. edhe depresioni si një nga format e mos-oksigjenimit të trurit, ndryshimit të neuroreceptorëve që ndodhin, të ketë bazën nga ushqyerja”, thotë nutricioniste Matina Çobo.
    Depresionin nuk është i njëjtë për të gjithë, por të gjithë të prekurit prej tij kanë një gjë të përbashkët, urinë për karbohidrate e cila lidhet me ashpërsinë e çrregullimit të shëndetit mendor.
    Në raport me njerëzit e shëndetshëm ata që vuajnë nga depresioni sipas studimit shfaqin një dëshirë me të ulët për ushqime të pasura me yndyrë dhe proteina.
    Shkak sipas studimit mund të jenë ndryshimet që kanë ndodhur në sistemin e tretjes.
    “Sheqeri ka dalë së është armiku kryesor i shëndetit, është proinflamator, ushqen bakteret e këqija të zorrës dhe duke i ushqyer ne arrijmë ti japim përparësi inflamacionit dhe një kaskade të gjerë sëmundjesh”, shprehet Çobo.
    “Depresioni ka kritere tipike, kohët e fundit kam vënë re se është shtuar pas sëmundjeve kronike, pas virozave që kanë kaluar në dimër kanë shfaqur çrregullime të ankthit, por edhe çrregullime depresive”, thotë psikiatrja Asabella.
    Por a është mënyra e të ushqyerit në afatgjatë ajo ndikon në shëndetin mendor apo është shëndeti mendor që përkeqëson mënyrën e të ushqyerit?
    “Hormone që aktivizohen më në afatgjatë vazhdimisht gjatë ditës kur ne hamë shëndetshëm ndodhin vetëm nëse kemi një dietë të balancuar me antioksidentë, proteina cilësore me karbohidrate komplekse gjithmonë duke ushqyer sa më shumë të jetë e mundur florën bakteriale që të jetë në kushtet e një bashkëjetese apo dominimi të baktereve të mira kundrejt atyre të këqija. Në momentin kur bakteret e këqija dominojnë dhe krijohet ajo që quhet disbioza kemi një kaskadë inflamatore në trup, inflamacioni mund të nisë në zorrë, por arrië të shkojë dhe deri në tru sepse shumica e produkteve arrijnë të depërtojnë dhe barrierën gjak tru”, shprehet më tej nutricionistrja Çobo.
    Rezultatet e studimit ngrenë pyetje të mëtejshme për hulumtime dhe trajtime të ardhshme. Studiuesit thonë se kombinimi i terapisë me një dietë shoqëruese mund të sjelle përmirësim të ndjeshëm tek personat me çrregullime të shëndetit mendor.

  • Thirrja e Federatës së Mjekëve shqiptarë: Zbuloni abuzimin me drograt te fëmijët

    Thirrja e Federatës së Mjekëve shqiptarë: Zbuloni abuzimin me drograt te fëmijët

    Në Shqipëri dhe Kosovë, përdorimi i drogave është një problem i madh dhe në rritje. Në Kosovë, numri i përdoruesve të drogës është në trend të rritjes, dhe konsumues gjithnjë e më të shpeshtë po bëhen adoleshentët.Federata e Mjekëve shqiptarë në Europë mbajti me sukese Konferencën e XXIII europiane në Qytetin e bukur të Prizrenit. Kjo konferencë u realizua në kuadër të Sensibilizimit mbi “Drogat dhe Shëndeti Mendor” dhe si vazhdim i misionit humanist të mobilizimit të mjekëve në Europë, organizoi në bashkëpunim me Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren, Konferencën e XXIII-të Shkencore të akredituar (8 Kredite).Konferencën e Federatës dhe bashkëpunimin me Universitetin e Prizrenit e përgëzoi zyrtarisht Z. Albin Kurti– Kryeministri i Republikës së Kosovës.Në fjalën e mirëseardhjes – Dr. Aurora Dollenberg – President of AMFE (Federata e Mjekëve në Europë) falenderoi pjesëmarrjen e gjerë dhe folësit/Profesorat e Nderit për kontributin e tyre vullnetar.Konkluzionet nga kjo konference mjekesore ishin:Sipas të dhënave të Qendrës Mediko-Psikoterapeutike Labirint, janë 5,000 – 6,000 përdorues të varur drogash në Kosovë, që kanë probleme me sjelljen dhe rrethin, ndërsa numri i përgjithshëm i përdoruesve kalon 30,000. Në Shqipëri, droga trafikohet përmes Kukësit ose Prizrenit, pastaj përmes Ferizajt dhe Gjilanit në KosovëShqipëria është një nga vendet kryesore tranzit të trafikimit të heroinës dhe kokainës Përdorimi i drogave ka pasojat e mëdha në shëndetin mendor. Përdorimi i substancave narkotike ndikon në shëndetin mendor të adoleshentëve.Përdorimi i substancave ka simptoma të zakonshme të sjelljes. Disa shenja dhe simptoma të të gjitha çrregullimeve të përdorimit të substancave përfshijnë: Duke pasur nxitje intensive për të përdorur substanca4. Është e rëndësishme që të merret parasysh se përdorimi i drogës dhe varësia nga droga janë çështje serioze të shëndetit mendor dhe kërkojnë trajtim profesional. Nëse ju ose dikush që e njihni po përballen me këto çështje, është e rëndësishme të kërkoni ndihmë nga një profesionist i shëndetit mendor.Dekorim me titullin ´´ Goodwill AMBASADOR´´, për meritën e lartë të kontributit në federatë, e morën këto personalitete shqiptare: Z. Shaqir Totaj, Kryetar i Qytetit të Prizrenit, Dr. Arben Vitia, Ministër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Prof. Mentor Alishani, Rektor i Universitetit-Prizren “Ukshin Hoti” , Dr. Fatmire Kollçaku, Kryetare e Komisionit të Shëndetësisë në Parlamentin e Republikës së Kosovës, Dr.Jusuf Ulaj, Këshilltar i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Dr. Narqize Hoxhaj, Drejtoreshë e Spitalit Prizren.                                                                                                            Paneli me të ftuarit e Nderit: Prof. Gazmend SH Bojaj, Prof. Fadil Çitaku, Prof. Lule Elezi, Dr. Edmond Nushi, Gjergji Pasha dhe Erdi Rexha, dhanë një kontribut të vyer organizativ. Një Urim i përzemërt i shkon referentave të konferencës, të cilët paraqiten punime të shkëlqyera:1- ´´Drogat dhe urgjencat më të shpeshta mjekësore´´- Dr. Aurora Dollenberg-Specialiste e Urgjencës dhe Mjekësisë Familjare, Psikoterapiste, CEO Dollenberg Clinic2- “Ndikimi i substancave psikoaktive në gjendjen mendore të adoleshentëve – Dr.Behar Kamberi, Specialist i Pediatrisë3-´´Sfida institucionale për evidentimin dhe trajtimin e rasteve të abuzimit me drogat´´- Dr. Arsim Gerxhaliu-Specialist i Mjekësisë Ligjor                                                         4-´´Mbështetje psikologjike dhe psikoterapeutike për familjarët e përdoruesve të drogës´´ Arton Ademi – Specialist i Psikologjisë                                                                         5-´´ Varësia nga droga si problem social dhe zvogëlues i aftësisë për punë´´ Dr. Salih Bytyqi – Specialist i mjekësisë së punës                                                                          6-´´Efekti i substancave psikoaktive në procesin e detoksifikimit në mjedisin spitalor: objektivat dhe sfidat´´- Dr. Nik Agani– Specializimi në Psikiatri                                        7-´´Substancat narkotike dhe përdorimi i tyre tek adoleshentët dhe të rinjtë´´ Dafina Broqi- Specialiste e Psikologjisë8-´´Situata e përdorimit të drogës në Kosovë, droga të reja – sfida të reja´´ Safet Blakaj – Specialist i trajtimit të drogës9-´´Ndikimi i Inteligjencës Artificiale (AI) në trajtimin e çrregullimeve mendore´´- Erdi Rexha– Drejtor-bordi studentor AMFE – KosovëIshte privilegj që konferenca jonë u nderua nga familja e 2 heronjëve të Kombit: Dr. Fahrije Jashari-Zv. Kryetare e Federata europiane Mjekëve AMFE-Suedi nga Familja e Adem Jasharit dhe Familja e Dr. Fahredin Hoti deshmor i Kombit, ku personalisht Djali i heroit-Z. Besnik Fahredin Hoti.Nje homazh i merituar u dha me ngritje ne kembe dhe duartrokitje te zgjatura nga gjithe salla e konferences, per heronjte e kombit.Falenderojmë moderatorët e konferencës, gazetarët e njohur Z. Hajriz Mamaj & Znj. Alketa Gashi Fazliu dhe fotografin Edon Mamaj për punën e tyre shumë profesionale në konferencë.Falenderimi më i përzemërt i shkon pjesëmarrëve të shumtë , të cilët me pyetjet dhe diskutimet e tyre shkencore e bën këtë konferencë shumë dinamike dhe të frytshme.