Tag: mendon

  • Interi mendon për pasuesin e Sommer, ja kandidati më potencial për portën zikaltër

    Interi mendon për pasuesin e Sommer, ja kandidati më potencial për portën zikaltër

    2 Dhjetor 2025

    10:57

    Alfred Lleshi

    Interi po mendon seriozisht për portierin e ri. Pas Sommer, klubi ka identifikuar Guglielmo Vicario, i cili po zhvillon sezonin e tretë në Premier League me Tottenham. Sezoni nuk ka qenë i favorshëm për portierin aktual zikaltër; Sommer ka pasur disa momente të dobëta që kanë ndikuar në performancën e tij, ndërsa Martinez u përfshi në një ngjarje tragjike që ka ndikuar në qetësinë psikologjike.
    Kjo e bën logjike idenë e të investuarit te Vicario. Ai është një nga portierët më të mirë italianë, pjesë e kombëtares, dhe sipas disa zërave do të ishte i lumtur të kthehej në Itali. Agjenti i tij ka rikthyer komunikimin me Interin, edhe pse konkurrenca në Itali mbetet e fortë. Diskutohej edhe tre sezone më parë për ardhjen e tij tek Interi, kur Onana u shit te Manchester United dhe Vicario u transferua nga Empoli në Angli.
    Negociatat nuk janë të thjeshta; Vicario fiton 2.5 milionë paund në sezon dhe ka kontratë deri më 2028 me “Spurs”. Problemi kryesor është shpenzimi prej rreth 30 milionë eurosh për një 29-vjeçar, jashtë parametrave ekonomikë të “Oaktree”. Megjithatë, mund të vlerësohet si investim për të siguruar një portier të nivelit të lartë, që sjell shumë pikë në renditje.

  • “Parlamenti i Qytetarëve”/ A shkoi protesta sic duhej, Kaso: Kush mendon se mund të bëjë opozitë më të mirë, është…

    “Parlamenti i Qytetarëve”/ A shkoi protesta sic duhej, Kaso: Kush mendon se mund të bëjë opozitë më të mirë, është…

    Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, i ftuar në një studio televizive, deklaroi se nisma e opozitës pranë Kryeministrisë nuk është një protestë klasike, por një formë e re komunikimi me qytetarët, e lindur, sipas tij, nga mbyllja e hapësirave të fjalës në Parlament.
    Kaso theksoi se të hënave do të vijojë “Parlamenti i Qytetarëve”, një tribunë ku qytetarët nga gjithë vendi artikulojnë problemet e tyre drejtpërdrejt, ndërsa deputetët e PD-së u japin zë shqetësimeve që, sipas tij, mazhoranca i ka heshtur. Ai u shpreh se një qeveri e përgjegjshme duhet të reflektuar mbi këto mesazhe, pavarësisht numrit të pjesëmarrësve.
    Në lidhje me përshkallëzimin e aksioneve, Kaso konfirmoi se krahas “Parlamentit të Qytetarëve”, pritet nisja e turit të Sali Berishës në bazë dhe vijimi i procesit të analizës dhe zgjedhjeve në 26 degë të PD-së. Ai e cilësoi këtë si një lëvizje të planifikuar nga kryesia e partisë, pa lidhje me takimin e famshëm Salianji-Alimehmetit.
    Megjithatë, Kaso u tregua i hapur edhe ndaj këtyre takimeve, duke theksuar se çdo formë komunikimi mes demokratëve është e dobishme, për sa kohë forcon aksionin opozitar dhe nuk kthehet në zhurmë mediatike bosh. Ai deklaroi se në Korçë do të mirëpriste çdo grup të tillë, përfshirë edhe Ervin Salianjin.
    Sa i përket akuzave se opozita po i jep oksigjen qeverisë, Kaso i hodhi poshtë duke theksuar se PD-ja ka mbajtur peshën e opozitarizmit për 12 vite dhe se kush mendon se mund ta bëjë më mirë, “është i lirë të dalë në shesh dhe të provojë”.

  • Ivi Kaso: Kush mendon se mund të bëjë opozitë më te mirë, është i lutur ta provojë

    Ivi Kaso: Kush mendon se mund të bëjë opozitë më te mirë, është i lutur ta provojë

    Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, i ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, deklaroi se nisma e opozitës pranë Kryeministrisë nuk është një protestë klasike, por një formë e re komunikimi me qytetarët, e lindur, sipas tij, nga mbyllja e hapësirave të fjalës në Parlament. 
    Kaso theksoi se të hënave do të vijojë “Parlamenti i Qytetarëve”, një tribunë ku qytetarët nga gjithë vendi artikulojnë problemet e tyre drejtpërdrejt, ndërsa deputetët e PD-së u japin zë shqetësimeve që, sipas tij, mazhoranca i ka heshtur. Ai u shpreh se një qeveri e përgjegjshme duhet të reflektuar mbi këto mesazhe, pavarësisht numrit të pjesëmarrësve. 
    Në lidhje me përshkallëzimin e aksioneve, Kaso konfirmoi se krahas “Parlamentit të Qytetarëve”, pritet nisja e turit të Sali Berishës në bazë dhe vijimi i procesit të analizës dhe zgjedhjeve në 26 degë të PD-së. Ai e cilësoi këtë si një lëvizje të planifikuar nga kryesia e partisë, pa lidhje me takimin e famshëm Salianji-Alimehmetit. 
    Megjithatë, Kaso u tregua i hapur edhe ndaj këtyre takimeve, duke theksuar se çdo formë komunikimi mes demokratëve është e dobishme, për sa kohë forcon aksionin opozitar dhe nuk kthehet në zhurmë mediatike bosh. Ai deklaroi se në Korçë do të mirëpriste çdo grup të tillë, përfshirë edhe Ervin Salianjin. 
    Sa i përket akuzave se opozita po i jep oksigjen qeverisë, Kaso i hodhi poshtë duke theksuar se PD-ja ka mbajtur peshën e opozitarizmit për 12 vite dhe se kush mendon se mund ta bëjë më mirë, “është i lirë të dalë në shesh dhe të provojë”. 
     

  • Klopp për pak muaj ose trajner spanjoll – zbulohen planet e Liverpool

    Klopp për pak muaj ose trajner spanjoll – zbulohen planet e Liverpool

    28 Nëntor 2025

    17:24

    Telesport

    Arne Slot është bë fije të perit. Trajneri i Liverpool po has vështirësi për të përsëritur suksesin e vitit të kaluar dhe aktualisht skuadra e tij renditet e 12-ta në kampionatin anglez. Çmenduri kur e mendon, sepse ka shpenzuar 300 mln euro në merkaton e verës.
    The Sun raporton se klubi anglez po mendon për pasuesin e tij, i cili pritet të jetë Luis Enrique, aktualisht shumë i suksesshëm te Paris Saint-Germain, ku ka kontratë deri në vitin 2027.
    Jurgen Klopp mund të merret në konsideratë si zgjidhje e përkohshme deri në verë, por vështirë që gjermani të pranojë diçkaq kaq të befasishme. Ai do projekt afatgjatë kudo shkon.

  • Rama: Anëtarësimi në BE objektivi historik që s’ka kompromis

    Rama: Anëtarësimi në BE objektivi historik që s’ka kompromis

    Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se momenti i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian do të jetë i vetmi rast kur ai do të ndihet plotësisht i kënaqur, një ngjarje të cilën e cilësoi si epokale, historike dhe të jashtëzakonshme.
    Gjatë podkastit “Flasim”, Rama u shpreh se natyra e tij është të mos jetë kurrë plotësisht i kënaqur me punën apo rezultatet që arrin.

    “Vuaj nga pakënaqësia. Ata që më njohin nga afër e dinë shumë mirë këtë gjë. Ata që më shikojnë nga larg nuk e besojnë fare. Perceptimi në distancë është i ndryshëm nga çfarë jam realisht. Nëse dukem si dikush që mendon se i di të gjitha, në fakt unë vuaj nga pakënaqësia,” tha Rama.

    Ai shtoi se është kritik ndaj vetes dhe gjithmonë mendon se mund të kishte bërë më mirë.

    “Jam i pakënaqur me çdo gjë që bëj. I shoh me një ndjenjë pakënaqësie ndaj vetes, sepse mendoj se mund t’i kisha realizuar më mirë,” theksoi Kryeministri.
    Rama foli edhe për qëndrimet e tij të forta në debate, por tha se me kalimin e kohës ka zhvilluar mekanizma për të rikonsideruar situatat.
    “Jam shumë i vështirë në debat, sepse mbroj me forcë bindjet e mia. Por jam i hapur për të kuptuar se ku mund të bëj më mirë, apo ku mbase tjetri ka të drejtë dhe unë jo. Edhe pse nuk e tregoj,” tha ai.
    Sipas tij, me kalimin e viteve ai është bërë më reflektues dhe më i prirur për të rishikuar vendimet dhe qëndrimet e së shkuarës.

  • Gioconda Belli: Jam gruaja që mendon

    Gioconda Belli: Jam gruaja që mendon

    Jam e gjallësi frut i arrirë,zonja e dimrave dhe verëstinëve,gjyshja e zogjve,vegjëtare e erës së lundrimit.Kurrë nuk është zbuturzemra imedhe, si fëmijë, unë ende dridhem kur bie mbrëmja,e blerta më lëbyr sytë,dhe marimbate zhurma e shiutbëhen një me barkun tim të lagur,kur gjithçka bëhet më e ëmbël dhe më e ndritshme.Rritem dhe nuk mësoj të rritem,nuk zhgënjehem,as nuk bëhem ajo gruaja e mbështjellë me vellodyshuese për gjithçka duke vajtuar veten.Jo, sytë e mi, riçelin çdo ditë në mrekullinëe tokës së sapolindur,këngën e popujve,krahun e punëtorit që ndërton,shitëses me mizërinë e saj të fëmijëve,vogëlushëve të hareshëm që marshojnë për në shkollë.Po,është e vërtetë, ndonjëherë jam e trishtëdhe dal udhëvee lirshme si floket e midhe qaj për gjërat më të ëmbla dhe më të butae vjel kujtimetqë grafullojnë mbi kockat e mia,jam një spirale e pafund që përdridhetmidis diejve dhe hënave,duke përparuar mes ditëvee zhbllokuar kohënme paturpësi apo me frikën,duke zhveshur yjet,për t’u ngjitur edhe më lart, më lart,në gjueti të ajrit,duke shijuar qenien që më përkrah,në valën e përjetshmetë baticave e zbaticaveqë zhvendosin universindhe ngallit rrotullimet unazore të tokës.Jam gruaja që mendon.Një ditësytë e mido të ndezin xixëllonjat.Ujdisi shqip: Rielna Paja

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    DHORI QIRIAZI: KUR QAJA UNË, ME MUA S’QAU ASKUSH

  • “Do ketë pasoja politike”- Agim Baçi, mendon një rrokadë në qeveri

    “Do ketë pasoja politike”- Agim Baçi, mendon një rrokadë në qeveri

    Analisti Agim Baçi ishte mbrëmjen e sotme në një studio televizive teksa foli mbi paraqitjen e zv.kryeministres Belinda Balluku në SPAK që pritet të ndodhë nesër.
    Baçi thotë se nesër mund të ketë një akuzë nga prokurori për zv.kryeministren, ndërsa mendon se së shpejti do ketë dhe një rrokadë në qeveri.
    Sipas tij, Rama po mendon pasuesen e Ballukut në ekzekutiv, si hapi i parë i një pasoje politike pas hetimit të numrit dy të qeverisë.
    Agim Baçi: Do ketë pasoja politike. Për herë të parë a për instikt, zoti Rama tha ndryshe nga herë te tjera, ne do lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet. Këtë deklaratë herë të tjera e ka bërë shumë më vonë, fillimsht e ka mbrojturit. Lajmet që do shoqërohet që mund të ketë akuzë në SPAK, po mendohet, gjasat që po mendohet një rrokadë e shpejtë, kur janë bërë akuza të tilla Rama ka bërë lëvizje.Mendoj se nga ajo refuzimi i ditës së parë që tregon shumë, gjetja e një modeli për të qenë në Rumani, për të fitim kohe. Shkon në këtë pikë që shumë gjasa që nesër do ketë një akuzë. Në qeveri ndryshojnë gjërat. Kryeministri Rama ka treguar që në raste të tilla e shmang. Pra që ne e mbështesim prapë SPAK-un. Ka lënë Berishën të sulmojë SPAK publikisht, kurse vetë është mbështetës.

  • “Mendon se është Guardiola”/ Lojtarët e Realit nuk e duan disiplinën, lodhen nga rregullat e Xabi Alonsos

    “Mendon se është Guardiola”/ Lojtarët e Realit nuk e duan disiplinën, lodhen nga rregullat e Xabi Alonsos

    Xabi Alonso ka vendosur të drejtojë me dorë të hekurt të Reali i Madridit. Trajneri spanjoll kërkon disiplinë dhe stërvitje më intensive, si dhe i ka kushtuar një vëmendje të madhe edhe video-analizave e anës taktike. Shkak është bërë fakti se ka vënë re zakone të këqija në ekip. Megjithatë rregulli i tij është pritur mirë nga lojtarët.
    “The Athletic” zbulon se yjet e Realit janë të pakënaqur me këtë disiplinë të hekurt, teksa kërkojnë të kenë më tepër lirshmëri. Madje media në fjalë bën me dije se enturazhi i një prej futbollistëve kyç të ekipit është shprehur: “Mendon se është Guardiola, por është thjesht Xabi Alonso”. /Sport Ekspres/

  • Vijon tensioni Alonso- Vinicius, baziliani…

    Vijon tensioni Alonso- Vinicius, baziliani…

    Ajo që dukej si një shkëndijë e thjeshtë, tani është shndërruar në zjarr. Marrëdhënia midis Çabi Alonsos dhe Vinicius Junior po kalon momentin më delikat që kur trajneri mori stolin e Los Blancos.

    Me vetëm një ditë deri në El Clasico, atmosfera mbetet e nxehtë: klubi e mbështet plotësisht lojtarin bask pas reagimit të brazilianit, i tërbuar që u zëvendësua në minutën e 72-të, ndërsa Reali po udhëhiqte 2-1.

    Zëvendësimi shkaktoi një stuhi. “Unë? Unë, zotëri?” bërtiti Vinicius para se të shkonte në stol, dukshëm i irrituar. Pak më pas, ai shpërtheu: “Jam ende unë!”.

    Braziliani mendon se “nuk është një lojtar i dashur në skuadër” dhe se statusi i tij po përkeqësohet gradualisht. Pavarësisht se ka një kontratë deri në vitin 2027, Vinicius po mendon për të ardhmen e tij.

    Në fakt klubi ka mbështetje e plotë për Çabi Alonson dhe tolerancë zero për çdo akt mosdisipline. Zjarri është larg shuarjes ndërsa braziliani mund të kërkojë largimin që në janar.

    Vazhdo leximin

  • Juventus në krizë, klubi mendon për përforcimet e para në merkaton e janarit

    Juventus në krizë, klubi mendon për përforcimet e para në merkaton e janarit

    27 Tetor 2025

    9:22

    Telesport

    Juventus u mund 1-0 nga Lazio të dielën në mbrëmje na kampionat, duke zbritur në vendin e tetë, plot 6 pikë pas Napoli e Roma në krye të renditje.
    Klubi po mendon që tani për përforcimet e para në merkaton e janarit. Sipas mediave italiane, bardhezinjtë do të bëjnë një ndryshim në krahë. Drejtuesit e Juventus po kërkojnë një mbrojtës të djathtë në merkaton e janarit.
    Damien Comolli ka identifikuar dy opsione: Nahuel Molina, një sulmues i krahut i Atletico Madrid, i cili ishte në bisedime deri në ditën e fundit të merkatos së verës, dhe Malo Gusto të Chelsea.