Tag: mendohet

  • “S’e dija që ishte Luvri”/ Historia e pabesueshme e grabitësit, një fenomen në rrjetet sociale

    “S’e dija që ishte Luvri”/ Historia e pabesueshme e grabitësit, një fenomen në rrjetet sociale

    Një nga grabitësit e muzeut të Luvrit mendohet të jetë “Doudou Cross Bitume” ose “Legjenda e Motoçikletës”, siç njihet 39-vjeçari Niakate Abdoulaye në periferitë veriore të Parisit. Në fund të viteve 2000, ai nisi të postonte video të manovrave me motoçikletë në Youtube, Dailymotion dhe më vonë në TikTok.
    Gazeta Le Parisien nënvizon se në videot që qarkullojnë ende pas 16 vitesh dhe janë parë nga thuajse 700 mijë njerëz, ai shihet duke bërë manovra në lagjen Aubervilliers ku është lindur e rritur, në Champs-Élysées dhe në Place du Trocadéro në Paris.
    Në videot e fundit, Doudou shihet duke ngritur pesha në palestër ose duke këshilluar më të rinjtë lidhur me motoçikletat. Por fama e tij tashmë e përhapur në të gjithë botën, lidhet me faktin se Niakate Abdoulaye, me prejardhje nga Mali, mendohet të jetë një nga dy burrat që hynë në Galerinë Apollo për të vjedhur bizhuteritë e Napoleonit. Një grabitje sensacionale e së dielës në mëngjes, kur muzeu ishte i hapur dhe plaçka prej 88 milionë eurosh nuk është gjetur ende nga autoritetet ligjzbatuese.
    Pak ditë pas arrestimit, Doudou pranoi pjesërisht faktet duke thënë se kishte vepruar në bashkëpunim me algjerian 34-vjeçar Ayed Ghelamallah, gjithashtu i arrestuar. Niakate Abdoulaye dhe Ayed Ghelamallah janë dy të arrestuarit e parë në hetimin e grabitjes së Luvrit. Doudou u arrestua në Aubervilliers, kurse Ghelamallah në aeroportin Roissy-Charles de Gaulle ku po përpiqej të arrinte fluturimin e fundit për në Algjeri.
    Profili i të dyve është larg nga gjenialiteti kriminal, edhe pse kanë bërë një grabitje që pati jehonë në të gjithë botën. Gjatë marrjeve në pyetje, ata thanë se nuk e kishin menduar që kishin hyrë në Luvër, pasi ishin të bindur që Luvri ishte vetëm pranë piramidës (ndërtesa në hyrje) dhe që nuk do të gjenin vizitorë pasi ishte e diel dhe hamendësuan që muzetë ishin mbyllur.
    Niakate Abdoulaye është i njohur për policinë pariziene pasi numëron 15 vepra penale. Vepra e tij më e rëndë, para Luvrit, ishte 31 maji 2014 kur vodhi një argjendari në Barbès duke përdorur armë të rreme dhe më pas ia mbathi me motoçikletë on Yamaha T-Max. Për atë grabitje, ai bashkëpunoi me Slimane K., 37 vjeç, i cili mendohet të jetë anëtari i tretë i vjedhjes në Luvër. Slimane dhe një i katërt, ende i panjohur, pritën jashtë muzeut për Niakate dhe Ayed, para se t’ia mbathnin.
    Slimane K., u arrestua më 29 tetor, bashkë me shokun e tij pa precedentë penalë.
    Niakate Abdoulaye është djali i një babai që u kthye në Mali pas daljes në pension dhe kishte 23 fëmijë me tri gra. Tani akuzohet edhë për një tjetër krim: dëmtimin e komisariatit të policisë në Aulnay, ku ai u arrestua në 2019. Ndërkohë, videot e tij po korrin sukses.

  • Zbulohet një varr antik i shekullit të III në Bulqizë, brenda gjenden sende personale

    Zbulohet një varr antik i shekullit të III në Bulqizë, brenda gjenden sende personale

    Në fshatin Strikçan të Bulqizës është zbuluar një varr monumental, i cili mendohet se i përket periudhës romake, mes shekujve III-IV pas lindjes së Krishtit.
    Varri është zbuluar në zonën e njohur si “Fusha e Gurrës” dhe sipas matjeve paraprake, ka përmasa deri në 9 metra gjatësi dhe 5 metra gjerësi. Ai përbëhet nga dy dhoma: një paradhomë dhe një dhomë funerale, ndërsa hyrja realizohet përmes një shkalle.
    Sipas arkeologëve, ky lloj varri monumental zbulohet për herë të parë në trojet shqiptare, duke ofruar dëshmi dhe të dhëna të rëndësishme mbi prijësit e kohëve të lashta.
    Në dhomën funerale raportohet se janë gjetur mbetje kockore, enë qelqi të formave dhe madhësive të ndryshme, një krehër prej kocke, thika të improvizuara dhe fragmente veshjesh tekstile, të cilat kanë arritur t’i rezistojnë procesit të dekompozimit. Të gjitha këto objekte do t’i nënshtrohen analizave të mëtejshme, me qëllim që të realizohet një interpretim më i plotë i këtij zbulimi të rëndësishëm historik.
    Në muret e varrit janë identifikuar gjithashtu disa mbishkrime me rreshta, të cilat mendohet se përmbajnë emra. Deshifrimi i tyre pritet të hedhë dritë mbi përmbajtjen dhe mesazhin që ato përcjellin.

     

  • Kambana e vitit 1462 e cila mendohet se është përdorur për lajmërimin e v.dekjes së Skënderbeut

    Kambana e vitit 1462 e cila mendohet se është përdorur për lajmërimin e v.dekjes së Skënderbeut

    Falë Shtjefën Gjeçovi-t, në Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” të Krujës ruhet sot një ndër objektet me më rëndësi në këtë Muze dhe për trashëgiminë tonë kombëtare. Ajo është një kambanë origjinale e përbërë me metale të çmuara e vitit 1462, e gjetur në rrënojat e kishës brenda mureve rrethuese të kështjellës së Krujës. Ajo që e bën këtë objekt edhe më të rëndësishëm është se sipas historianëve, mendohet se është kjo pikërisht kjo kambanë ajo përmes së cilës u lajmërua për v dekjen e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Krujë./

  • Tirana/ Leka: Duhet një figurë bashkuese. Minxhozi: Rama do mendohet mirë për kandidaturën që do vendosë

    Tirana/ Leka: Duhet një figurë bashkuese. Minxhozi: Rama do mendohet mirë për kandidaturën që do vendosë

    Analisti Martin Leka thotë në emisionin “Real Story” në ABC News, se për zgjedhjet bashkiake në Tiranë, si për mazhorancën dhe për opozitën, kandidatura duhet të jetë një figurë bashkuese.
    Ndërsa analisti Skënder Minxhozi deklaroi se kryeministri Edi Rama do mendohet mirë për kandidaturën që do vendosë.
    Martin Leka: Nuk mendoj që në PD, ndoshta i vetmi deputet, ose kandidat që nuk duhet në atë parti, ose që nuk i duhet Sali Berishës, është Myslim Murrizi. Ka thënë disa të vërteta për atë parti. Nuk e mendoj se do bëhet deputet zoti Murrizi. Nga pikëpamja analitike, matematikore, keni të drejt. Por nga ana cilësore dhe politike, avantazhohet mazhoranca. Ne kemi kohë që themi, nuk fiton Edi Rama, por humbet Sali Berisha.
    Skënder Minxhozi: Alimehmeti me gjithë dashamirësinë, nuk e shikoj. I Tiranës duhet të jetë i bërë gati, jo të formohen gjatë rrugës. Alimehmeti është 1 ndër 140 deputetët e parlamentit, është i shkëlqyer. Rama do mendohet shumë mirë, para se të vendosë një emër. Tirana ka vuajtur faktorin Veliaj, largimin që në shkurt dhe njeriu që do merrte në dorë, do ishte aty dhe do ishte shumë më mirë për socialistët po të ishte në fushatë. Rama do mendohet shumë gjatë tek emri që do vendosë për Tiiranën. Rama duhet ta shohë me shumë kujdes Tiranën.

  • Vr*sja e Renato Hoxhës, pista e re tregon kush është autori

    Vr*sja e Renato Hoxhës, pista e re tregon kush është autori

    Hetimet e nisura për vrasjen e Renato Hoxhës në Vlorë, duket se kanë zbardhur një pjesë të mirë të dinamikës dhe motiveve të këtij ekzekutimi tipik mafioz.
    Pas arrestimit të Eris Mehmetajt, i cili dyshohet se ka ndihmuar me mjetin e tij për largimin e autorit nga vendngjarja, grupi i hetimit ka dyshime se autori i kësaj vrasje është një shtetas i huaj, i cili mendohet se ka dalë nga vendi jonë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Qafë Botës në drejtim të Greqisë.

    Referuar të dhënave të mbledhura, dyshimet janë se autori mund të jetë me kombësi rumune ose greke. Për personin e dyshuar nga Rumania, policia shprehet se ka precedent të mëparshëm në Rumani, ndërsa për shtetasin grek nuk jepen detaje.
    Ekspertiza balistike ka konfirmuar se në vrasjen e Renato Hoxhës janë përdorur dy pistoleta të ndryshme referuar gëzhojave që janë gjetur në vendngjarje. Dyshimet kryesore shkojnë se vrasja e të ndjerit Hoxha mund të jetë porositur nga Dubai, pasi mendohet se viktima mund të ketë luajtur rolin e informatorit për grupet kriminale.

  • “Mendohet se ishte syri dhe veshi i një grupi kriminal”, Lala jep detaje për ekzekutimin e 58-vjeçarit në Vlorë

    “Mendohet se ishte syri dhe veshi i një grupi kriminal”, Lala jep detaje për ekzekutimin e 58-vjeçarit në Vlorë

    Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja në një emision televiziv mbremjen e djeshme, për ekzekutimin e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në një lagje të Vlorës. Sipas Lalës vrasja e tij mendohet se është urdhëruar nga një grup kriminal, pasi ai kishte nisur të flasë nën efektin e alkoolit.
    Klodiana Lala: Në fillim u dyshua për një ngarje të rëndomtë. Viktima Renato Hoxhaj, 58 vjeç, banonte në një lagje problematike, ku banon edhe familja e Sinomatit, që janë armiq me Inez Hajrullën.
    Renato Hoxhaj dyshohet se u vra rreth orës 06:10 të 27 prillit nga një person me rroba të gjera, me një kapele rrumbullake dhe i maskuar me maskë anticovid. Ai e ka pritur një orë e 20 minuta viktimën dhe e ka qëlluar me tre plumba. Më pas ka ikur qetësisht përmes rrugicave dhe mendohet se ka ikur nga Shqipëria prej pikës së Qafë Botës, siç del nga pamjet filmike ku është një person që nga pamja fizike nuk i ngjan.
    Dyshohet se Renato Hoxhaj ka qenë informator i grupeve kriminale dhe meqë ka filluar të pijë alkool dyshohet se e kanë bërë që t’i mbyllin gojën. Në këtë ngjarje nuk ka patur dëshmitarë. Pas ngjarjes është arrestuar Eris Mehmeti, një shtetas nga Tropoja që ka dhe ka siguruar automjetin e përdorur nga atentatori. Këtë mjet ai e ka blerë në Tiranë dhe regjistronte në emrin e një 80-vjeçareje. Meqë ai frekuenton Dubain mendohet se urdhëri ka ardhur nga andej. Nuk besoj se do të shkohet të urdhëruesi i vrasjes.
    Në fillim u dyshua për një pistë për pronën, por ajo u zbeh. As problemet personale nuk mundohen se janë, sepse viktima rezulton i ndarë dhe bashkëjetonte me një zonjë me të cilën nuk kishte probleme. Mendohet se ishte syri dhe veshi i një grupi kriminal.
    Xhevahir Zhabina: U shoqërua në komisariat para tre javësh.
    Klodiana Lala: A nuk të duket e çuditshme që kohët e fundit e kishte mbushuar shtëpinë me kamera sigurie?