Tag: mendim

  • “Kur thua një mendim ndryshe, të sulmojnë si armik i partisë”/ Funksioni i PD, Ndoka: Problem i madh brenda…

    “Kur thua një mendim ndryshe, të sulmojnë si armik i partisë”/ Funksioni i PD, Ndoka: Problem i madh brenda…

    Politikani Nard Ndoka ka komentuar sot lidhur me mënyrën sesi po funksionin Partia Demokratike. I ftuar në një studio televizive, Ndoka deklaroi se brenda PD-së nuk reskpektohet mendimi ndryshe dhe se ata që shprehin një mendim tjetër nga sa zakonisht, sulmohen si armiq të partisë.
    Ndoka tha se kjo situatë brenda Partisë Demokratike ka krijuar një klimë mbytëse.
    “Nëse thua një mendim ndryshe, nisin e të sulmojnë si armik i partisë. Nuk respektohesh për mendimin ndryshe, por të sulmojnë sepse nuk po mendon njësoj si kryetari. Ky është problemi më i madh moral, politik, strukturor i PD-së. Kreu i FRPD-së mendoi ndryshe dhe për një javë u sulmua në mënyrë makabre. Tek ajo parti, për fat të keq, jo vetëm që nuk pranohet mendimi ndryshe, por klima është mbytëse. Nëse flet ndryshe, harroje karrierë politike aty. Nëse ke krijuar profil kritik, i ke “larë duart” në atë parti”,-deklaroi Ndoka.

  • Nard Ndoka zbulon paraskenat e PD-së: Kush jep mendim ndryshe, ta harrojë karrierën politike aty

    Nard Ndoka zbulon paraskenat e PD-së: Kush jep mendim ndryshe, ta harrojë karrierën politike aty

    “Nëse thua një mendim ndryshe, nisin e të sulmojnë si armik i partisë”. Kështu u shpreh Nard Ndoka duke komentuar se si funksionon Partia Demokratike 
    “Nuk respektohesh për mendimin ndryshe, por të sulmojnë sepse nuk po mendon njësoj si kryetari. Ky është problemi më i madh moral, politik, strukturor i PD-së. Kreu i FRPD-së mendoi ndryshe dhe për një javë u sulmua në mënyrë makabre”, shtoi më tej Ndoka. 
    “Tek ajo parti, për fat të keq, jo vetëm që nuk pranohet mendimi ndryshe, por klima është mbytëse. Nëse flet ndryshe, harroje karrierë politike aty. Nëse ke krijuar profil kritik, i ke “larë duart” në atë parti”, theksoi më tej Ndoka. 

  • “Sulmohesh si armik i partisë”/ Ndoka: Jep mendim ndryshe, të tregojnë derën

    “Sulmohesh si armik i partisë”/ Ndoka: Jep mendim ndryshe, të tregojnë derën

    “Nëse thua një mendim ndryshe, nisin e të sulmojnë si armik i partisë”. 
    Kështu u shpreh Nard Ndoka në studion e “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2CNN, duke komentuar se si funksionon Partia Demokratike 
    “Nuk respektohesh për mendimin ndryshe, por të sulmojnë sepse nuk po mendon njësoj si kryetari. Ky është problemi më i madh moral, politik, strukturor i PD-së. Kreu i FRPD-së mendoi ndryshe dhe për një javë u sulmua në mënyrë makabre”, shtoi më tej Ndoka. 
    “Tek ajo parti, për fat të keq, jo vetëm që nuk pranohet mendimi ndryshe, por klima është mbytëse. Nëse flet ndryshe, harroje karrierë politike aty. Nëse ke krijuar profil kritik, i ke “larë duart” në atë parti”, theksoi më tej Ndoka. 

  • Spalletti te Juventusi, a ka ndryshuar mendim trajneri? “E vështirë të luaj kundër Napolit”

    Spalletti te Juventusi, a ka ndryshuar mendim trajneri? “E vështirë të luaj kundër Napolit”

    28 Tetor 2025

    7:39

    Alfred Lleshi

    Në futboll, ashtu si në jetë, është gjithmonë e drejtë të ndryshosh mendim. Gjërat sot ndodhin me shpejtësi të jashtëzakonshme, mundësitë vijnë e ikin. Për një trajner, disa prej mundësive shfaqen vetëm një herë në jetë. Pikërisht për këtë, kur emri i Luciano Spallettit filloi të përmendej gjithnjë e më shpesh si kandidat për pankinën e Juventusit, shumëkush kujtoi fjalët e tij vetëm 7 muaj më parë, kur një skenar i tillë dukej i pamundur.
    I ftuar në emisionin “Che Tempo Che Fa”, Spalletti kishte deklaruar se përvoja me Napolin do të ishte e fundit në një klub, sepse do ta kishte të vështirë të përballej me të pas gjithçkaje të përjetuar bashkë, përfshirë fitimin e titullit më 2023. “Napoli është përvoja ime e fundit në një klub, – kishte thënë ai, – sepse pas gjithçkaje që jetova atje dhe pasi vesha fanellën e Maradonës, do të ishte e vështirë të kthehesha si kundërshtar”.

  • Balla ironi me opozitën: Dhunuat seancën e kaluar, pas një jave doni të jepni mendim

    Balla ironi me opozitën: Dhunuat seancën e kaluar, pas një jave doni të jepni mendim

    Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, duke iu përgjigjur kërkesave të disa deputetëve të opozitës për të marrë fjalën, tha se sipas nenit 44 të Rregullores, fjala në momente procedurale mund t’u jepet vetëm atyre deputetëve që kanë shprehur një mendim në seancën e kaluar dhe të cilëve nuk u është zbardhur siç duhet.
    Ai shtoi se në Konferencën e Kryetarëve është arritur konsensus për përbërjen e komisioneve parlamentare dhe për propozimet e opozitës.
    “Zoti kryetar i Kuvendit do të kërkoja nga ana juaj që deputetëve parafolës t’u kujtohet se janë në shkelje të hapur të rregullores së Kuvendit. Ky moment procedurial i seancës është i rregulluar nga rregullorja e Kuvendit. I hodha një sy me vëmendje procesverbalit nga seanca e kaluar dhe s’më rezulton se ndonjëri prej depyutetëve që kanë marrë fjalës të jenë folës në seancën e kaluar, dhe sipas nenit 44, fjalën mund ta marrin vetëm ata që kanë dhënë mendim seancën e kaluar dhe mendimi i të cilëve nuk është zbardhur si duhet. Për ata që nuk dinë të lexojnë rregulloren e Kuvendit, por lexoj nenin 44, fillimi i seancës plenare. Këta nuk kanë pasur mendim, nuk di unë të rezultojë ndonjë mendim. A mund të kenë pasur ndërmend të shprehin ndonjë mendim, por pasi dhunuan seancën, prishën solemnitetin e një prej seancave më të rëndësishme, vijnë pas një jave dhe duan të japin mendim. Prandaj zoti kryetar i Kuvendit, kemi kaluar sot me konsensus në konferencë të kryetarëve përbërjen e komisioneve dhe propozimet e grupeve parlamentare të opozitës dhe të deputetëve të pavarur, të kalojmë në votim përbërjen e komisioneve dhe të mos bëjmë hile me procedurën. “, tha Balla.

  • “Kërkojini ndjesë opozitës”/ Balla i përgjigjet PD-së: U kujtuat të komentonit programin pasi dhunuat seancën

    “Kërkojini ndjesë opozitës”/ Balla i përgjigjet PD-së: U kujtuat të komentonit programin pasi dhunuat seancën

    Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla iu përgjigj në seancë kërkesave të disa deputetëve të opozitës për të marrë fjalën.

    Balla theksoi se sipas nenit 44 të Rregullores, fjala në momente procedurale mund t’u jepet vetëm atyre deputetëve që kanë shprehur një mendim në seancën e kaluar dhe të cilëve nuk u është zbardhur siç duhet.
    Ai shtoi se në Konferencën e Kryetarëve është arritur konsensus për përbërjen e komisioneve parlamentare dhe për propozimet e opozitës.
    Noka: Nuk mund të jeni sufler, do ikni dhe ju me turp. Lëri deputetët të flasin. Duhet t’i kërkoni ndjesë opozitës. Ditën kur qytetarët prisnin të jepnit një shenjë që po respektoni demokracinë, me arrogancën tuaj nuk pyesni për demokraci as për të drejtat e opozitës.
    Balla: Do kërkoja që deputetëve parafolës tu kujtohet që janë në shkelje të hapur të rregullores. Ky moment procedural, është i rregulluar nga rregullorja e Kuvendit sa i përket fjalës për procedurë. I hodha një sy më vëmendje dhe nuk më rezulton që ndonjë deputet të jetë folës në seancën e kaluar. Fjalën tani mund ta marrin vetëm ata që kanë dhënë një mendim në seancën e kaluar. Për atë që nuk dinë të lexojnë rregulloren. Mund të kenë pasur ndërmend të shprehin mendim, pasi prishën seancën duan të japin mendim. Kemi kaluar sot me koncesus në konferencë kryetarësh përbërjen e komisioneve.

    Top Channel

  • Kryeministri i Suedisë pranon se konsultohet shpesh me ChatGPT: I kërkoj një mendim të dytë

    Kryeministri i Suedisë pranon se konsultohet shpesh me ChatGPT: I kërkoj një mendim të dytë

    Deklarata e kryeministrit të Suedisë, Ulf Kristersson, se shpesh përdor ChatGPT dhe modele të tjera të inteligjencës artificiale për të marrë një mendim të dytë, ka ngjallur reagime të shumta në mediat vendase dhe ndërkombëtare.
    Në një intervistë për gazetën ekonomike suedeze Dagens Industri, Kristersson tha:
    “E përdor shumë shpesh, qoftë edhe vetëm për një mendim alternativ. ‘Çfarë kanë bërë të tjerët? A duhet të mendojmë të kundërtën?’ – të këtij lloji janë pyetjet që bëj.”
    Ai shtoi se edhe kolegët e tij në qeveri përdorin teknologjitë e inteligjencës artificiale në mënyrë të ngjashme.
    Por kjo deklaratë nuk u prit mirë nga të gjithë. Sipas The Guardian, reagimet në media ishin të përziera, ndërsa kritikat më të ashpra erdhën nga gazeta suedeze Aftonbladet, e cila e akuzoi kryeministrin se “ka rënë pre e obsesionit të oligarkëve me inteligjencën artificiale”.
    Një hulumtuese, e cila foli për të njëjtën gazetë, paralajmëroi se përdorimi i platformave si ChatGPT për çështje të ndjeshme mund të jetë i rrezikshëm, dhe kërkoi kujdes në mënyrën e përdorimit të këtyre mjeteve nga figurat publike.
    Zëdhënësi i kryeministrit u detyrua të sqarojë më pas se Kristersson nuk ka ndarë asnjëherë informacione të ndjeshme me inteligjencën artificiale.

  • Kryeministri thotë se konsultohet me ChatGPT: I kërkoj një mendim të dytë

    Kryeministri thotë se konsultohet me ChatGPT: I kërkoj një mendim të dytë

    Bota E Martë, 5 Gusht 2025 21:07
    Deklarata e kryeministrit të Suedisë, Ulf Kristersson se shpesh përdor ChatGPT dhe modele të tjera të inteligjencës artificiale për të marrë një mendim të dytë, ka ngjallur reagime të shumta në mediat vendase dhe ndërkombëtare.
    ”E përdor shumë shpesh, qoftë edhe vetëm për një mendim alternativ. Çfarë kanë bërë të tjerët? A duhet të mendojmë të kundërtën? të këtij lloji janë pyetjet që bëj”,-tha Kristersson.

    Ai shtoi se edhe kolegët e tij në qeveri përdorin teknologjitë e inteligjencës artificiale në mënyrë të ngjashme. Një hulumtuese e cila foli për të njëjtën gazetë, paralajmëroi se përdorimi i platformave si ChatGPT për çështje të ndjeshme mund të jetë i rrezikshëm, dhe kërkoi kujdes në mënyrën e përdorimit të këtyre mjeteve nga figurat publike.

  • “Ç’mendon për Nokën, Vokshin dhe…?”/ Bamir Topi: Nuk e vë në punë inteligjencën në këto raste

    “Ç’mendon për Nokën, Vokshin dhe…?”/ Bamir Topi: Nuk e vë në punë inteligjencën në këto raste

    Bamir Topi, ish funksionar i PD-së në vitet 2000 dhe më pas president dhe kryetar i FRD-së, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, refuzoi që të jepte një opinion për drejtuesit aktualë të PD-së, duke u shprehur se nuk i konsideronte ata. Por ai shprehu keqardhjen për gjendjen ku ndodhet Partia Demokratike, sepse, sipas tij, ajo është parti me kontribute reale në të shkuarën.
    Pjesë nga biseda
    Rakipi: Ç’mendim ke për udhëheqësit e tanishëm të PD-së, Flamur Noka, Albana Vokshi, Klevis Balliu?
    Topi: Nuk kam mendim, nuk kam mendim.
    Rakipi: Domethënë e paske lënë mendimin ti tani?
    Topi: Jo, nuk kam mendim për ata. Njeriu vë trurin, inteligjencën dhe gjithçka tjetër në punë kur ka diçka për ta konsideruar. Unë nuk e konsideroj më.
    Rakipi: Nuk e konsideron më?
    Topi: Jo, absolutisht. Ti mund të jesh humbës në një betejë, por kur me koshiencë kërkon të ruash privilegjet që të jep të qenurit, qoftë edhe kryetar i opozitës, apo ata që marrin rroga të majme në parlament…
    Rakipi: Po mirë, nëse të thonë hajde tani. Dërgon Flamurin ai dhe i thotë “shko te Bamiri!”, siç të thanë edhe në 1996-ën, se edhe atëherë një njeri dërgoi ai, të thirri dhe vajte. Tani ai dërgon prapë se ka nevojë shumë, vazhdimisht ai ka nevojë. në 1996-ën kishte nevojë të madhe, ndodhi 1997-a kishte nevojë. Vazhdimisht ai ka nevojë se dalin shumë grupe armiqësore dhe tani vjen Flamuri dhe ta thotë ty, si Doktori: Bamiiir! Çfarë do të bësh ti? Do të vesh prapë si në 1996-ën, apo?
    Topi: Do t’i them faleminderit, bëji të fala Doktorit! Po sjell një situatë hipotetike dhe unë në mënyrë hipotetike po të them se çfarë do t’i them.
    Rakipi: Ti aty nuk afrohesh më? Jo po të pyes se nuk dihet çfarë ndodh.
    Topi: Ti ke hall që të shkoj, apo të mos shkoj?
    Rakipi: Po që të rregullohet PD-ja, edhe mund të shkosh. Të ribëhet ajo parti.
    Topi: Po si ribëhet ?
    Rakipi: Të hapet, të hyjnë të gjithë njerëzit. Këtë i kam thënë në një shkrim.
    Topi: Po pse ku jemi, te Black Friday ku presin orarin për t’u futur për të blerë?
    Rakipi: Partitë politike janë grumbullime masive të njerëzve, ti nuk mund t’i mbyllësh dyert, siç i mbylli ai me Lulin disa kohë.
    Topi: Unë kam një keqardhje të madhe jo për ata që janë atje, por për historikun e PD-së, sepse një pjesë të saj e kam edhe unë dhe ajo është parti me kontribute reale.
    Rakipi: E ke vënë re kush vjen aty tani? Fatmiri ngjit shkallët, pastaj shkon bën fotografi me kongresmenët. 25 parti mblodhi herën e fundit…

  • U vodhën 15 milionë euro evropianëve me call center, GJKKO dënon autorët me 23 vite burgim

    U vodhën 15 milionë euro evropianëve me call center, GJKKO dënon autorët me 23 vite burgim

    Mendim Domi, tashmë i prangosur prej 2 vitesh nga Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Jusel Micin ngritën një call center dhe përmes mashtrimit u zhvatën 15 milionë euro evropianëve.
    Gjithçka ndodhi në vitin 2022, ndërsa në nëntor të vitit 2023 ata u arrestuan, ku SPAK më pas i mori të pandehur dhe pasi u sekuestroi pronat e vëna duke zbatuar këtë skemë mashtrimi, këtë të mërkurë Gjykata e Posaçme vendosi t’i dënojë ata me 23 vite burgim.
    Në njoftimin e shpërndarë për mediet, togat e zeza saktësojnë se u dënua me 12 vite burg Jusel Mici dhe me 11 vite burg për bashkëpunëtori i tij, Mendim Domi.
    Mici përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë 8 vite burg, ndërsa Domi, 7 vite e 4 muaj burg dhe dënimin do e kryejnë në një burg të sigurisë së lartë.
    Treshja e gjyqtarëve, Etleva Deda, Flora Hajredinaj dhe Rudina Palloj vendosën po ashtu konfiskimin e 14 pasurive në pronësi të Micit dhe Domit, apo edhe familjarëve të tyre, mes të cilave apartamente, toka, llogari bankare, biznese, vila, garazhe, automjete luksoze.
    Mici dhe Domi u dënuan për veprat penale: Mashtrim kompjuterik, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, pastrim parash dhe fshehje të ardhurash.