Tag: mendes

  • Yamal në qendër të vëmendjes, Mendes e mbron: Të frymëzohet nga këto 3 yje të futbollit

    Yamal në qendër të vëmendjes, Mendes e mbron: Të frymëzohet nga këto 3 yje të futbollit

    7 Nëntor 2025

    13:21

    Alfred Lleshi

    Në një intervistë për “Mundo Deportivo”, Jorge Mendes, agjent i Yamal, mbrojti talentin e ri të Barcelonës: “Nuk kuptoj gjithë këtë bujë rreth tij. Në moshën 18 vjeç ishim të gjithë të rinj. Si tha presidenti Laporta, duhet ta mbështesim dhe ndihmojmë, sepse është një pasuri për klubin. Lamine është lojtari për të cilin flasin të gjithë, një talent i madh për të tashmen dhe të ardhmen”.
    Mendes theksoi maturinë dhe përkushtimin e tij: “E di saktësisht çfarë duhet të bëjë brenda dhe jashtë fushës. Punon në heshtje, flet pak dhe mëson çdo ditë. Është shumë i zgjuar dhe i përqendruar. Të qëndrojë i përulur dhe të punojë fort është aspekt kyç për rritjen e tij”.
    Rreth talentit dhe potencialit të tij: “Forca më e madhe është të flasë përmes lojës në fushë. Çdo ndeshje sjell një kryevepër të tij, si ndaj Brugges. Vetëm lojtarët e nivelit më të lartë mund ta bëjnë këtë gjë me natyrshmëri”. Mendes e krahasoi me të mëdhenjtë, por e veçoi: “Lamine është unik, por mund të marrë shembull nga Messi, Cristiano Ronaldo dhe Iniesta. Nëse vazhdon kështu, mund të bëhet lojtari më i mirë i dy dekadave të ardhshme”.

  • Portugezi besnik ndaj PSG: Nuk kam menduar kurrë të largohem, dua ta çoj klubin në majë

    Portugezi besnik ndaj PSG: Nuk kam menduar kurrë të largohem, dua ta çoj klubin në majë

    Që nga viti 2022, Nuno Mendes ka përfaqësuar me krenari Paris Saint-Germain. Në një intervistë, mbrojtësi portugez shpjegoi se si vendimi i tij për t’u bashkuar me klubin parizien ishte i menjëhershëm.
    “Ishte një vend tjetër, një gjuhë tjetër, por pata fatin të gjeja Danilo Pereira këtu, i cili më ndihmoi shumë. U përpoqa të mësoja frëngjisht që në fillim, në mënyrë që të mund të dilja dhe ta njihja më mirë qytetin. PSG është një klub i shkëlqyer me lojtarë të shkëlqyer: Doja të isha pjesë e tij“, tha Mendes.
    Pasi e zgjati kontratën e tij deri në vitin 2029, me një opsion edhe për një vit tjetër, Mendes iu përgjigj thashethemeve se Manchester United ishte i interesuar për të: “Jo, nuk ka pasur kurrë asgjë. Agjenti im ka folur shpesh me presidentin, por gjithmonë kam dashur të qëndroj këtu”.
    “Doja të ndihmoja PSG të shkonte në majë dhe ishte një dëshirë e përbashkët. Të luash këtu është një kënaqësi”, shtoi portugezi, që e shikon të ardhmen me ambicie. I renditur i dhjeti në renditjen e fundit të Topit të Artë, Mendes mbetet i palëkundur për të ardhmen.
    “Jam shumë i lumtur për Ousmane Dembélé. Jam i përqendruar vetëm në punë. Njohja individuale është e mirë, por skuadra vjen e para“, tha Mendes. Midis PSG dhe ekipit kombëtar portugez, mbrojtësi i majtë përballet me sfida të reja dhe qëllimin për t’u vendosur si një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë.

  • Supergoli i Nuno Mendes nuk mjafton, Ethan Mbappe i heq fitoren nga duart PSG-së (video)

    Supergoli i Nuno Mendes nuk mjafton, Ethan Mbappe i heq fitoren nga duart PSG-së (video)

    5 Tetor 2025

    22:36

    Telesport

    Me shumë mungesa të rëndësishme, PSG nuk ka arritur të shkojë më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Lille, e vlefshme për javën e gjashtë në Ligue 1.
    Rezultati do të zhbllokohej në minutën e 65-të, ku Nuno Mendes që kishte vetëm pak minuta në fushë, shënoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit nga distanca, duke na kujtuar golat e jashtëzakonshëm të Roberto Carlos. Një ekzekutim perfekt me të majtën nga mbrojtësi portugez dhe topi përfundon në rrjetë.
    Ethan Mbappe do të barazonte shifrat në minutën e 85-të. Vëllai i vogël i Kylian Mbappe, kishte vetëm 4 minuta në fushë dhe gjeti direkt golin. Ky është goli i dytë për 18-vjeçarin në këtë sezon të ri. I pranishëm në stadium ishte edhe Kylian Mbappe, që sigurisht nuk mund të rrinte pa duartrokitur golin e vëllait të tij.
    Rezultati përfundimtar 1-1. PSG mban vendin e parë në renditje me 16 pikë, Lille në vendin e shtatë me 11 pikë.
    SHIKOGOLAT

  • Bayern gjen zëvendësuesin e Musialës, agjenti i tij është Jorge Mendes!

    Bayern gjen zëvendësuesin e Musialës, agjenti i tij është Jorge Mendes!

    22 Gusht 2025

    16:08

    Telesport

    Florian Plettenberg ka zbuluar lojtarin që po ndjek Bayern në ditët e fundit.
    Bëhet fjalë për Fabio Viera, lojtar i Arsenalit, i huazuar te Porto. Ai është 25 vjeç dhe është lojtar polivalent: mund të luajë si trekuartist, mund të luajë si 8-sh ose si sulmues krahu.
    Gazetari ka theksuar se Bayern ka marrëdhënie të shkëlqyera me agjencinë e mesfushorit, GestiFute, drejtuar nga agjenti Jorge Mendes.
    Viera mund ta nisë menjëherë si titullar, edhe pse tek Arsenali nuk u bë një i tillë. Pse? Sepse Musiala do të mungojë për rreth 3 muaj për shkak dëmtimi dhe kjo do t’i jepte shanse të mira aktivizimi. Bayern po mendon ta huazojë me të drejtë blerjeje.

  • Prishtina nën magjinë e yllit Shawn Mendes, spektakël në natën e dytë të Sunny Hill

    Prishtina nën magjinë e yllit Shawn Mendes, spektakël në natën e dytë të Sunny Hill

    Flonja Haxhaj

    Në natën e dytë të Sunny Hill Festival, Prishtina vazhdoi të jetë një skenë ku arti dhe muzika bashkohen për të krijuar një përvojë që i kalon kufijtë e argëtimit. Në qendër të kësaj nate qëndroi një emër i dashur për publikun ndërkombëtar, këngëtari Shawn Mendes, shkruan KultPlus.

    Në një atmosferë ku performuan emra të njohur si Deezy, Yanina, Lluni, Era Istrefi, Sainte, Pint, Ledri dhe Headie One, skena kulmoi me ardhjen e kantautorit kanadez, i cili e përjetoi Prishtinën për herë të parë jo vetëm si një vend koncertesh, por si një hapësirë emocionale ku ndjenjat artistike përqafohen me një publik që i këndon njëzëri këngët e tij.

    Mendes e nisi performancën me “There’s Nothing Holding Me Back”, duke vendosur që në fillim një ton energjik. Vazhdimi i koncertit ndërtoi një imazh të bukur emocional, me këngë si “Wonder”, “Treat You Better” dhe “Monster”, që përçuan ndjenja të brishta përmes një interpretimi të ndjerë.

    Në një moment të koncertit, Shawn Mendes foli përpara publikut duke i falënderuar për këtë ndjesi që i dhanë.

    Të jesh muzikant do të thotë të vizitosh shumë vende dhe të takosh shumë njerëz, kur erdha këtu isha pafundësisht i emocionuar të shoh gjithë këta njerez, jemi shumë të lumtur qe jemi këtu”, u shpreh Mendes teksa falënderoi publikun e Prishtinës për këtë pritje.

    Në çdo varg dhe çdo notë, publiku dukej i përfshirë në një bashkëbisedim të heshtur me artistin. Këngët “Lost in Japan”, “Heart of Gold”, “Isn’t That Enough” dhe “It’ll Be Okay” sollën një atmosferë poetike, duke e kthyer koncertin në një udhëtim të brendshëm e intim për të pranishmit.

    Një moment i veçantë ishte interpretimi i “Señorita”, që krijoi një ndjesi të ëmbël romantike, ndërsa koncerti vazhdoi me “Ruin”, “Never Be Alone”, “Mercy”, “Youth” dhe “Stitches”.

    Mendes përfundoi mes emocionesh përvojën e tij të parë në Prishtinë me hitin e tij ‘In my blood’.

    Ndërkaq sonte, në përmbylljen e Sunny Hill Festival, publiku do të ketë mundësinë të shijojë performancat e artistëve, Deezy, Bess, Adrian Berisha, MyGal, Edgar Kerry, Tsha, ndërkaq do të përmbyllet fuqishëm me artistin kryesor Anyma./KultPlus.com

  • Shawn Mendes lë gjurmë në Prishtinë me një performancë të jashtëzakonshme dhe magjike

    Shawn Mendes lë gjurmë në Prishtinë me një performancë të jashtëzakonshme dhe magjike

    Prishtina mbrëmë përjetoi një natë magjike, teksa Shawn Mendes performoi për herë të parë në Kosovë, duke e kthyer natën e dytë të Sunny Hill Festival në një spektakël emocionesh të forta.
    Me një skenë të mrekullueshme, por me drita të ngrohta që krijuan një atmosferë të afërt dhe të ngrohtë, Shawn i la gjithë vëmendjen zërit të tij të fuqishëm dhe mesazheve të sinqerta të këngëve.

    Të shoqëruar nga një bend energjik dhe vokalistë mbështetës që e plotësonin perfekt performancën e tij, çdo notë u ndje thellë nga mijëra fansa që kishin mbushur hapësirën e festivalit.

    Shawn interpretoi një setlist të pasur me hitet e tij më të mëdha, nga “There’s Nothing Holding Me Back”, “Never Be Alone” e “Stitches”, “Wonder”, “Mercy” dhe “Why Why Why”, duke përfshirë edhe ritmet më të shpejta si “Lost in Japan” dhe këngën e njohur, “Treat You Better”.
    Energjia në festival ishte e jashtëzakonshme, me publikun që këndoi çdo varg bashkë me Shawn-in, duke e kthyer natën në një përvojë unike.
    Për të gjithë ata që ishin aty, ky koncert nuk ishte thjesht një performancë – ishte një moment i rrallë ku muzika, emocionet dhe lidhja me artistin u bënë një. /Telegrafi/

  • Shawn Mendes ndez natën, Mochakk sjell afterparty-n: Ja çfarë pritet sonte në Sunny Hill Festival

    Shawn Mendes ndez natën, Mochakk sjell afterparty-n: Ja çfarë pritet sonte në Sunny Hill Festival

    Atmosfera elektrizuese e Sunny Hill Festival vazhdon me natën e dytë, më 2 gusht, ku emra të mëdhenj të muzikës ndërkombëtare dhe vendore do të marrin skenën dhe do të sjellin një përvojë të paharrueshme për publikun. Festivali nis nga ora 14:00 në The Next Stage, me performanca nga DJ Bana Zahiti dhe Bletapërtace, të cilët do të hapin mbrëmjen me ritme të freskëta verore, shkruan KultPlus.Pas orës 17:45, vëmendja zhvendoset në Sunny Hill Stage, ku do të ngjiten një sërë artistësh të njohur: Deezy, Yanina, Lluni, Era Istrefi, Sainté, Pint, Ledri dhe Headie One. Në kulmin e natës, do të performojë një nga emrat më të mëdhenj të skenës botërore, Shawn Mendes, që pritet të sjellë një show të jashtëzakonshëm për fansat që kanë mbushur Prishtinën nga e gjithë bota.Por mbrëmja nuk përfundon aty, në mesnatë hapet C4 Stage, ku do të nisë afterparty me performanca deri në orën 05:00 të mëngjesit. Pjesë e skenës do të jenë Sugar Rush, Artssassin, Uran B., dhe DJ-i brazilian Mochakk, i njohur për setet e tij unike dhe energjinë e jashtëzakonshme që sjell në çdo performancë.

    Sunny Hill Festival po vazhdon të përmbushë pritshmëritë, duke e kthyer Prishtinën në një pikë takimi të muzikës botërore dhe një skenë që s’guxon të mungohet./KultPlus.com

  • Milan-i do 65 milionësh, Mendes është “arma sekrete”

    Milan-i do 65 milionësh, Mendes është “arma sekrete”

    Goncalo Ramos është një nga objektivat e Milanit këtë verë. Sipas gazzetta.it, PSG nuk mund ta shesë atë, veçanërisht pasi ata paguan 65 milionë euro për kartonin e tij.
    Portugezi vjen pas një sezoni me 12 ndeshje si titullar në Ligue 1 dhe një në Champions League, por ai prapë arriti të shënojë 19 gola – jo pikërisht shuma e golave të shënuar nga një rezervë.
    Milani padyshim nuk mund të përballojë atë shumë parash, por ata po shqyrtojnë një nënshkrim huazimi, një mundësi në gusht.
    Aleati i kuqezinjve është Jorge Mendes: menaxheri i sulmuesit solli së fundmi Estupinan, dhe marrëdhëniet mbeten të mira edhe pas ulje-ngritjeve me Conceicao dhe Joao Felix.
    Igli Tare nuk e ka me nxitim; ai e di se ka nevojë për një numër 9 dhe e di se si funksionon merkato.
    Megjithatë, zgjedhja e parë e Massimiliano Allegrit mbetet Dusan Vlahovic, megjithëse nuk ka pasur ende zhvillime të rëndësishme.
    Për ish-lojtarin e Benfica-s, problemi është çmimi i kontratës së tij, ndërsa për serbin, paga e tij është tani një pengesë e pakapërcyeshme, duke pasur parasysh se ai fiton 12 milionë euro në vit në Torino dhe nuk dëshiron ta ulë pagën e tij.
    Kush e di nëse lojtari i lindur në vitin 2000 do të ndryshojë mendje me kalimin e kohës.

  • Jorge Mendes i ofron dy qendërmbrojtës Real Madridit, Perez ka plan tjetër

    Jorge Mendes i ofron dy qendërmbrojtës Real Madridit, Perez ka plan tjetër

    28 Korrik 2025

    19:46

    Telesport

    Pavarësisht përforcimeve që ka bërë në repartin e mbrojtjes këtë merkato, Real Madrid është ende në kërkim për prurje të reja. Në këtë situatë, agjenti i njohur Jorge Mendes i ka ofruar klubit madrilen dy emra për të përforcuar mbrojtjen e tyre. Antonio Silva, aktualisht mbrojtës i Benfica,dhe El Chadaille Bitshiabu, një talent i ri i Leipzig. Të dy lojtarët, të cilët ende kanë shumë hapësirë për rritje, thuhet se janë të disponueshëm këtë verë për një tarifë afër 30 milionë eurosh.
    Oferta e Jorge Mendes vjen në një kohë kur trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, i ka kërkuar klubit të bëjë një përpjekje të fundit për të kompletuar linjën e tij mbrojtëse, pavarësisht nënshkrimeve të fundit të Trent Alexander-Arnold, Dean Huijsen dhe Álvaro Carreras. Trajneri bask beson se një qendërmbrojtës i nivelit të lartë është ende i nevojshëm që mund të ofrojë soliditet dhe përvojë.
    Megjithatë, sipas “DefensaCentral”, Florentino Perez nuk është kundër perspektivës së këtyre dy të rinjve, por përparësi mbetet Ibrahima Konate. Mbrojtësi francez i Liverpool-it është objektivi kryesor dhe i vetmi për të cilin Florentino Perez do të ishte i gatshëm të paguante shumën 30 milionë euro, aq sa vlejnë dy lojtarët e ofruar nga Jorge Mendes.

  • “Askush si Yamal”, Martinez: Por dy lojtarë të tjerë e meritojnë më shumë Topin e Artë

    “Askush si Yamal”, Martinez: Por dy lojtarë të tjerë e meritojnë më shumë Topin e Artë

    Roberto Martinez e vlerësoi Lamine Yamal si ‘më të mirin në pozicionin e tij’, por renditi dy lojtarë portugezë mbi yllin e Barcelona-s për Topin e Artë.
    Yamal pati një sezon fenomenal me Barcelona-n, duke i ndihmuar katalanasit të rikthehen te trofetë.
    Megjithatë, trajneri i Portugalisë, Martinez, beson fuqimisht se Vitinha dhe Nuno Mendes, të cilët luajnë nën drejtimin e tij në futbollin ndërkombëtar, janë kandidatë më të denjë për të ngritur çmimin e Topit të Artë të këtij viti.
    Yamal është bërë një nga favoritët për të fituar çmimin e Topit të Artë pas një sezoni historik. 17-vjeçari shënoi 21 gola dhe dha 25 asiste në 62 ndeshje për klubin dhe vendin, duke ndihmuar Barçën të fitojë tripletën vendase.
    Ai luajti gjithashtu një rol të rëndësishëm në arritjen e Spanjës në finalen e Nations League. Qëndrueshmëria dhe ndikimi i tij në ndeshjet e mëdha e kanë bërë atë një favorit për çmimin midis shumë lojtarëve, trajnerëve dhe komentatorëve.
    Nga ana tjetër, Vitinha dhe Mendes ishin lojtarë kyç në një fushatë perfekte me Paris Saint-Germain, pasi skuadra e Luis Enriques fitoi gjithçka dhe ngriti trofeun e parë të Champions League.
    Mbrojtësi i majtë, në veçanti, shkëlqeu edhe në skenën ndërkombëtare, duke u shpallur Lojtari i Ndeshjes në finalen e Nations League.
    Duke folur në programin El Partidazo të COPE, Martinez tha për Yamal:
    “Lamine është më i miri në pozicionin e tij dhe ka qenë shumë i qëndrueshëm. Nuk ka talent që luan në pozicionin e tij dhe luan kështu. Ne duhet ta ndihmojmë atë”.
    Kur u pyet për të preferuarit e tij për Topin e Artë, Martinez u përgjigj:
    “Vitinha dhe Nuno Mendes janë shumë më lart se të tjerët; në nivel klubi dhe për shkak të profilit të tyre. Nuno Mendes, për mua, është mbrojtësi i majtë më i mirë që kam parë ndonjëherë.
    “Ai mund të luajë si nga jashtë ashtu edhe nga brenda. Ai është shumë i shpejtë dhe ka një pasim të mirë. Mendova se lojtari perfekt nuk ekzistonte, dhe Nuno është shumë afër kësaj.”
    Vitinha dhe Mendes, së bashku me kandidatin kryesor Ousmane Dembele, do të kenë një shans për të përforcuar më tej pretendimet e tyre për Topin e Artë në Kupën e Botës për Klube, e cila fillon më 14 qershor.
    PSG luan ndeshjen e parë të turneut më 15 qershor kundër Atletico Madrid.