Tag: mençurisë

  • Krujë/ Shitësja i dhuron bufin, Berisha: Simboli i mençurisë, e çmendi Edi Ramën

    Krujë/ Shitësja i dhuron bufin, Berisha: Simboli i mençurisë, e çmendi Edi Ramën

    Gjatë një vizite në Krujë, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë disa dhurata simbolike nga artizanët vendas, përfshirë një xhubletë, një qeleshe dhe një laps me një buf të ngjitur mbi të.
    “Simbol i mençurisë”, u shpreh Berisha duke marrë dhuratën, teksa falënderoi artizanët për mikpritjen dhe kujdesin. Një qytetare i dorëzoi personalisht lapsin me bufin, duke i thënë se ishte një dhuratë nga një shitëse që nuk kishte mundur të ishte e pranishme.

    “E çmendi Edi Ramën, e çmendi!”, tha Berisha me të qeshur, duke iu referuar epiteteve të përdorura më herët nga Kryeministri, i cili e ka cilësuar atë “buf kënete”.
    “Unë nuk ofendohem. Bufi është simbol i diturisë dhe mençurisë,” shtoi Berisha.

  • Berisha pozon me maturantët: Jemi të gjithë njisha/ Shitësja i dhuron bufin, kreu i PD: Simboli i mençurisë, e çmendi Edi Ramën

    Berisha pozon me maturantët: Jemi të gjithë njisha/ Shitësja i dhuron bufin, kreu i PD: Simboli i mençurisë, e çmendi Edi Ramën

    Kryedemokrati Sali Berisha po përqafohet shumë si politikan nga të rinjtë, të cilët po tregojnë një pëlqim të jashtëzakonshëm për liderin demokrat.

    Kjo u pa edhe në takimin që Berisha pati në Tregun Artizanal në Krujë, ku shumë të rinj, kryesisht maturantë nxitonin të bënin foto me udhëheqësin e opozitës, duke e ndaluar herë pas herë për një foto me të.

    ‘Jemi të gjithë njisha’, shprehet një nga maturantët teksa fotografohet me liderin demokrat.

    Një suprizë Berisha pati edhe nga një shitëse në tregun artizanal, e cila në pamundësi për ta takuar personalisht i kishte rezervuar kryedemokratit një dhuratë të veçantë, bufin.

    ‘Një simbol të mençurisë’, e konsideroi udhëheqësi demokrat, që sipas tij e çmend Ramën.

    Bashkëbisedimi:

    Doktor, suksese, një nga shitëset nuk arriti dot të takojë, por ta ka bërë dhuratë…

    Aaaa, simboli i mençurisë. E çmendi Edi Ramën. E çmendi! Shumë faleminderit.

    Tani e kam me këta njishat. Se jemi të gjithë njisha. Tani, jemi të gjithë njisha. Njisha të gjithë… Bravo, bravo.

  • “Simboli i mençurisë, e çmendi Edi Ramën! E çmendi!”/ Berisha në Krujë takim me qytetarët, merr një dhuratë bufin…

    “Simboli i mençurisë, e çmendi Edi Ramën! E çmendi!”/ Berisha në Krujë takim me qytetarët, merr një dhuratë bufin…

    Teksa shoqërohej edhe nga ‘deputeti me kobure’ Gent Strazimiri dhe ish-prokurori Arjan Ndoja, i akuzuar për lidhje me krimin, (që të dy kandidojnë për qarkun Durrës më 11 maj), në takimin e tij elektoral në Tregun Artizanal të Krujës ditën e sotme, Sali Berisha u surprizua edhe nga një tregtare. Ajo i preu rrugën dhe i tha se në pamundësi për t’ia dhënë dhuratën te dyqani më parë, po ia jepte tani.
    “Doktor, në pamundësi për ta dhënë te dyqani qëparë nga shitësja, po ta sjell këtu…!”, i tha qytetarja.
    Pasi e dalloi se çfarë ishte, një buf i vogël i gdhendur në dru, Berisha e shoqëroi me pasthirrmë dhe koment-batutë duke e mbajtur dhuratën lart në dorë:
    “Aaaaaa… Simboli i mençurisë, e çmendi Edi Ramën! E çmendi! Eheeee…!”.

  • “Simboli i mençurisë”, Berishës i dhurojnë buf gjatë vizitës në Krujë, ja si reagon ai

    “Simboli i mençurisë”, Berishës i dhurojnë buf gjatë vizitës në Krujë, ja si reagon ai

    Kreu i PD, Sali Berisha zhvilloi një vizitë në Krujë, ku u takua me pronarët e disa bizneseve.

    Ai mori dhuratë nga njëra prej shitëseve një skulpturë me formën e bufit.
    “Doktor, suksese, një nga shitëset nuk arriti dot të takojë, por ta ka bërë dhuratë…”, tha shitësja në Krujë.
    Berisha: Aaaa, simboli i mençurisë. E çmendi Edi Ramën. E çmendi! Shumë faleminderit.Tani e kam me këta njishat. Se jemi të gjithë njisha. Tani, jemi të gjithë njisha. Njisha të gjithë… Bravo, bravo.

    Top Channel

  • “Më krahason mua me bufin, simbol të mençurisë dhe urtësisë”, Berisha për Ramën: Në 11 maj do të të çojmë aty ku e meriton

    “Më krahason mua me bufin, simbol të mençurisë dhe urtësisë”, Berisha për Ramën: Në 11 maj do të të çojmë aty ku e meriton

    Kryetari i PD, Sali Berisha është ndalur këtë të diel në Elbasan ku ka prezantuar kandidatët e tij për garën e 11 majit.
    Kreu i PD tha se zotohet për të sjellë ndryshimin e madh në vend dhe rrëzimin e Edi Ramës.
    Berisha u ndal te ky i fundit kur tha se e ka krahasuar me bufin, por sipas tij nuk e di që bufi është simbol i mençurisë dhe urtësisë.
    “Ne zotohemi se do ta kalojmë vendin nga gjendje dramatike në Shqipërinë madhështore. Pasi bëri gjithçka për një Shqipëri pa opozitë, tani përpiqet t’ua paraqesë opozitën në krahasime me hardhuca e zhaba, mirëpo ai vërtetë vetë është shumë i pasur, ka saraje, qindra milionë para në konto sipas OSBE, por është i shkretë dhe i varfër.
    Më krahasoi mua me bufin, simbolin e mençurisë dhe urtësisë në të gjitha kohërat, nga Athinaja te Harry Potter! Edi Rama je i pashpresë. Të japim fjalën se më 11 maj do të të nisim aty ku e meriton”, tha Berisha.

  • “Më krahason mua me bufin, simbol të mençurisë dhe urtësisë”, Berisha mesazh Ramës: Në 11 maj do të të çojmë aty ku e meriton

    “Më krahason mua me bufin, simbol të mençurisë dhe urtësisë”, Berisha mesazh Ramës: Në 11 maj do të të çojmë aty ku e meriton

    Sali Berisha është ndalur këtë të diel në Elbasan ku ka prezantuar kandidatët e tij për garën e 11 majit.

    Kreu i PD tha se zotohet për të sjellë ndryshimin e madh në vend dhe rrëzimin e Edi Ramës.
    Berisha u ndal te ky i fundit kur tha se e ka krahasuar me bufin, por sipas tij nuk e di që bufi është simbol i mençurisë dhe urtësisë.
    “Ne zotohemi se do ta kalojmë vendin nga gjendje dramatike në Shqipërinë madhështore. Pasi bëri gjithçka për një Shqipëri pa opozitë, tani përpiqet t’ua paraqesë opozitën në krahasime me hardhuca e zhaba, mirëpo ai vërtetë vetë është shumë i pasur, ka saraje, qindra milionë para në konto sipas OSBE, por është i shkretë dhe i varfër.
    Më krahasoi mua me bufin, simbolin e mençurisë dhe urtësisë në të gjitha kohërat, nga Athinaja te Harry Potter! Edi Rama je i pashpresë. Të japim fjalën se më 11 maj do të të nisim aty ku e meriton”, tha Berisha.
     

    Top Channel

  • “Bufi, simboli i perëndeshës së mençurisë”, Rama i përgjigjet Berishës: Ai s’ka lidhje me kënetën, po ky u ka rënë për hise shqiptarëve si peshqesh nga komunizmi

    “Bufi, simboli i perëndeshës së mençurisë”, Rama i përgjigjet Berishës: Ai s’ka lidhje me kënetën, po ky u ka rënë për hise shqiptarëve si peshqesh nga komunizmi

    Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së kreut të PD, Sali Berisha për epitetin “bufi i kënetës”.

    Lidhur me epitetin e vendosur nga kryeministri, Berisha i ftuar në emisionin “Top Story” tha se bufi ka qenë simbol i Perëndeshës së luftës dhe mençurisë, Athinës.
    “Ky njeri ka vetëm batuta me realizmin socialist. Ky njeri nuk e di se çfarë nderi i bën Sali Berishës me bufin. Bufi është simboli i Athinasë, perëndeshës së urtësisë dhe mençurisë. Bufi konsiderohej kaq simbol ia arrijë. Athinaja nuk zgjodhi shqiponjën, zgjodhi bufin”, tha Berisha më parë.
    Nga ana tjetër, Rama shkruan se ai i Greko-Romakëve quhet Bufi i Vogël dhe s’ka asnjë lidhje me kënetën, ndërsa Berisha u ka rënë për hise shqiptarëve si peshqesh nga llumi i komunizmit në mes të Tiranës.
     “Eh eh eh… ai i Greko-Romakëve quhet Bufi i Vogël (Athene noctua) e s’ka asnjë lidhje me kënetën, ndërsa ky i madhi që u ka rënë për hise shqiptarëve si peshqesh nga llumi i komunizmit në mes të Tiranës, quhet Bufi i Kënetës (Strix varia) prandaj edhe populli “o Buf Kënete!” e përdor si për të thënë “Ç’më rri aty akoma!”, shkruan Rama.

    Top Channel

  • “Bufi është simboli i Athinasë, perëndeshës së mençurisë”, Berisha: Rama më ka bërë nder, do të mërzitet kur ta marrë vesh

    “Bufi është simboli i Athinasë, perëndeshës së mençurisë”, Berisha: Rama më ka bërë nder, do të mërzitet kur ta marrë vesh

    Kryeministri Edi Rama e quan çdo ditë ‘buf kënete’, por ky epitet për Sali Berishën nuk është aspak ofendim, përkundrazi.
    I ftuar mbrëmjen e kaluar në “Top Story”, Berisha kujtoi se bufi ka qenë simbol i Perëndeshës së luftës dhe mençurisë, Athinasë.
    “Ky njeri ka vetëm batuta me realizmin socialist. Ky njeri nuk e di se çfarë nderi i bën Sali Berishës me bufin. Bufi është simboli i Athinasë, perëndeshës së urtësisë dhe mençurisë. Bufi konsiderohej kaq simbol ia arrijë. Athinaja nuk zgjodhi shqiponjën, zgjodhi bufin.

    Edhe romakët, pas grekëve, nuk i thoshin dot Athina perëndeshës së mençurisë, por e quajtën Minerva. As Minerva nuk e ndërroi simbolin. Do të mërzitet ai (Rama) sonte kur ta marrë vesh. Minerva përsëri ruajti bufin si simbol. Simbol i mençurisë, i zotësisë, i vendimit”.
    Më pas, kryedemokrati përdori teorinë frojdiane.
    “Njëra anë është ajo frojdiane, ato me Noc Rrokun i ka probleme të vetat. Është punë kompleksesh. Nuk do bëj psikoanalizën e tij (Ramës) tani”.