Tag: menaxhimit

  • Drejtohej nga Elon Musk, Trump shkrin Departamentin e Efikasitetit

    Drejtohej nga Elon Musk, Trump shkrin Departamentin e Efikasitetit

    Bota E Hënë, 24 Nëntor 2025 12:53
    Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë i Shteteve të Bashkuara që udhëhiqej nga sipërmarrësi Elon Musk, ka reshtur së ekzistuari tetë muaj pas përfundimit të mandatit të tij.
    Scott Kupor, Drejtor i Zyrës së Menaxhimit të Personelit pohoi se DOGE: “Nuk ekziston më“. Kjo u raportua nga disa media ndërkombëtare duke cituar Reuters. Kupor shtoi se DOGE nuk është më një “entitet i centralizuar”. Shumë nga funksionet e ish-agjencisë, tani janë marrë përsipër nga zyra e Menaxhimit të Personelit.

    Menjëherë pas marrjes së detyrës, Presidenti i SHBA-së Donald Trump pati njoftuar një sërë masash për të reduktuarmadhësinë e qeverisë dhe për të luftuar burokracinë. Ndër të tjera, ai krijoi DOGE me një urdhër ekzekutiv të nënshkruar që në ditën e tij të parë në detyrë pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë, duke i ngarkuar Musk mbikëqyrjen e punës së saj. Deklarata e sotme konfirmoi dyshimet se DOGE ishte gati të mbyllte dyert, dyshime këto që kanë qarkulluar ndjeshëm kohët e fundit, veçanërisht duke pasur parasysh “ftohjen” e marrëdhënieve midis Trump dhe Musk.

    Largimi i tij shënoi fundin e një kapitulli që përfshiu mijëra largime nga puna, shuarjen e agjencive qeveritare dhe një sërë padish. Elon Musk e uli ndjeshëm objektivin për shkurtime në shpenzime — fillimisht nga 2 trilionë dollarë në 1 trilion, e më pas në 150 miliardë dollarë.

    Herë pas here, ai përplasej me zyrtarë të tjerë të administratës Trump, të cilët e konsideronin të padëshiruar përpjekjen e tij për të ndryshuar strukturat e departamenteve të tyre.

  • 47.5 milionë euro për inceneratorë “fantazmë”, mbetjet e Elbasanit dhe Fierit do zhvendosen në Shkodër

    47.5 milionë euro për inceneratorë “fantazmë”, mbetjet e Elbasanit dhe Fierit do zhvendosen në Shkodër

    Në projektbuxhetin e vitit 2026, Qeveria ka parashikuar një fond prej 1 miliard lekësh që do t’u shpërndahet bashkive në shkallë vendi për menaxhimin e mbetjeve urbane, përmes një transferte të pakushtëzuar sektoriale.
    Kjo është hera e parë që financimi për këtë qëllim specifik formalizohet si pjesë e mekanizmave fiskalë që mbështesin pushtetin vendor, duke synuar përmirësimin e sistemit të grumbullimit, transportit dhe trajtimit të mbetjeve në të gjitha zonat e menaxhimit.
    Gjithçka ndodh pasi vendi ka vuajtur me menaxhimin e mbetjeve, edhe pse për to janë shpenzuar miliona euro si ato që shkuan për inceneratorët që nuk u ndërtuan asnjëherë.
    Fonde të dedikuara sipas zonave të menaxhimit të mbetjeve 
    Sipas Aneksit 8 të projektbuxhetit 2026, ndarja e fondeve është bërë në bazë të sasisë vjetore të mbetjeve që prodhojnë njësitë vendore; dhe kostove shtesë të transportit drejt pikave fundore të grumbullimit dhe përpunimit.
    Kjo ndarje mbështet implementimin e zonave të menaxhimit të mbetjeve të përcaktuara nga Ministria e Mjedisit, ku disa bashki duhet t’i transportojnë mbetjet në qendra rajonale për trajtim.
    Konkretisht: Bashkitë Malësi e Madhe, Shkodër, Vau i Dejës, Pukë, Fushë Arrëz, Lezhë dhe Kurbin do të financohen për transportin e mbetjeve drejt zonës së menaxhimit Shkodër.
    Bashkitë Krujë, Durrës, Vorë, Kamëz, Shijak dhe Kavajë do të kontribuojnë në zonën e menaxhimit Tiranë.
    Bashkitë Librazhd, Elbasan, Rrogozhinë, Peqin, Cërrik, Belsh, Prrenjas dhe Gramsh do të drejtojnë mbetjet drejt zonës Shkodër.
    Po ashtu, bashkitë e Fierit, Lushnjës, Roskovecit, Patosit, Divjakës dhe Mallakastrës do t’i dërgojnë mbetjet në zonën e menaxhimit në Shkodër.
    Në këto dy raste nuk dihet nëse kemi të bëjmë me ndonjë lapsus, apo qeveria ka “groposur” zyrtarisht inceneratorët që nuk u ndërtuan kurrë, duke transferuar mbetjet e këtyre bashkive në Shkodër.

    Gjithashtu bashkitë Himarë, Sarandë, Gjirokastër, Tepelenë, Memaliaj, Këlcyrë, Përmet, Libohovë dhe Dropull, do të financohen për transportin e mbetjeve urbane në zonën e menaxhimit të mbetjeve Gjirokastër.
    Bashkitë Pogradec, Korçë, Kolonjë, Maliq, Devoll dhe Pustec, financohen për transportin e mbetjeve urbane në zonën e menaxhimit të mbetjeve Korçë.
    Nga pagesat për inceneratorët te menaxhimi rajonal
    Ky ndryshim tregon një ndryshim qasjeje të qeverisë, pas disa viteve ku buxheti i shtetit mbulonte pagesa të konsiderueshme për kontratat e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit, të cilët megjithatë nuk u përfunduan dhe nuk hynë kurrë në funksion. Në mungesë të tyre, projektbuxheti 2026 parashikon që mbetjet e bashkive përkatëse të transportohen në qendra alternative rajonale.
    Në të njëjtën kohë, ndarja e re sipas zonave të menaxhimit tregon riformatimin e strategjisë kombëtare për trajtimin e mbetjeve urbane, që synon shmangien e modeleve të dështuara dhe orientimin drejt zgjidhjeve funksionale rajonale.
    Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, të analizuara nga ekofin.al, për periudhën nga viti 2019-2022 buxheti i shtetit ka paguar 2.9 miliardë lekë për inceneratorin inekzistent të Fierit dhe 1.85 miliardë lekë nga viti 2018-2021 për inceneratorin inekzistent të Elbasanit. Praktikisht 4.75 miliardë lekë nga buxheti janë paguar ndër vite për dy vepra që sot nuk ekzistojnë. /ekofin.al

     

  • Prezantohet drafti i planit të menaxhimit për Gjirokastrën dhe Beratin, fokusi në identifikimin e sfidave të ruajtjes

    Prezantohet drafti i planit të menaxhimit për Gjirokastrën dhe Beratin, fokusi në identifikimin e sfidave të ruajtjes

    Nga Julia Vrapi
    Qendrat historike Gjirokastër dhe Berat do të përfshihen në një plan menaxhimi të integruar. Për dy qendrat historike Gjirokastër dhe Berat pasuri botërore në UNESCO puna për planin e menaxhimit të integruar nisi para disa vitesh, por më herët autoritetet shqiptare janë përballur edhe me kritika nga UNESCO, që iu ka kërkuar ta finalizonin atë me urgjencë. Këto ditë Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore  Berat në bashkëpunim me Bashkinë Berat, organizuan takimin për prezantimin e draftit të planit të menaxhimit të integruar për qendrat historike Berat dhe Gjirokastër, pasuri botërore në seri.
    Të ftuar në këtë prezantim ishin profesionistë të trashëgimisë kulturore, institucionet lokale, shoqatat kulturore, komunitetet fetare, operatorët turistikë, bizneset që operojnë në qendrën historike dhe banorë të lagjeve muzeale, ku sipas DRTK Berat në takim ishte e pranishme edhe drejtoresha e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Joli Mitrojorgji. Plani i menaxhimit u prezantua nga Dekani i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, z. Armand Vokshi, si pjesë e grupit të punës së bashku me profesorë të tjerë të Universitet Politektik të Tiranës dhe ekspertë të huaj. “Plani i menaxhimit ishte fokusuar në identifikimin e sfidave të ruajtjes, zhvillimit të qëndrueshëm dhe përfshirjes së komunitetit dhe grupeve të interesit në mbrojtjen e vlerave unike të qytetit”, thuhet nga DRTK Berat. Në këtë prezantim u paraqit gjithashtu dhe plani i veprimit i strukturuar në objektiva afatgjatë, i cili më pas u diskutua me pjesëmarrësit.
     Procesi për hartimin e planit të menaxhimit
    Ministria e Kulturës shprehej në muajt e parë të vitit 2021 se Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore kishte zhvilluar takim koordinues me Qendrën e Trashëgimisë Botërore UNESCO dhe trupat këshillimore të saj ICOMOS dhe ICCROM, mbi nisjen e procesit të hartimit të planit të menaxhimit të integruar të qendrave historike Gjirokastër dhe Berat. Asistenca ndërkombëtare e hartuar nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, mbi këtë projekt është aprovuar nga Qendra e Trashëgimisë Botërore në vitin 2019. Në korrik 2024  Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Nju Delhi në Indi, miratoi vendimet për qendrat e trashëgimisë botërore shqiptare, Butrintin, Beratin dhe Gjirokastrën.
    Ndërkohë, në vendimin për Gjirokastrën dhe Beratin, UNESCO thotë se “vëren me keqardhje se, pavarësisht kërkesave të mëparshme, Shqipëria nuk ka zbatuar plotësisht projektin për zhvillimin e Planit të Menaxhimit në bashkëpunim me sektorin qeveritar dhe civil, financuar nga Fondi i Trashëgimisë Botërore”. “Shqipëria duhet të përditësojë planin e menaxhimit si një çështje me përparësi duke marrë parasysh komentet dhe rekomandimet e bëra tashmë nga organet këshillimore dhe duke përfshirë në mënyrë aktive autoritetet vendore të Beratit dhe Gjirokastrës”, thuhej më tej nga UNESCO. Gjirokastra u përfshi në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s në 15 korrik 2005, ndërsa më 8 korrik të vitit 2008 u regjistrua edhe Berati.
     

  • Qeveria i jep dritën jeshile projektligjit ‘Për menaxhimin e integruar të mbetjeve’/ Ashpërsohen sanksionet për ndotësit

    Qeveria i jep dritën jeshile projektligjit ‘Për menaxhimin e integruar të mbetjeve’/ Ashpërsohen sanksionet për ndotësit

    Këshilli i Ministrave i ka dhënë sot dritën jeshile projektligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” përmes të cilit synon një reformë tërësore të trajtimit të mbetjeve.

    Ky projektligj ka për qëllim krijimin e një sistemi të qëndrueshëm për menaxhimin e mbetjeve duke mbështetur kalimin drejt ekonomisë qarkulluese.

    Sipas projektligjit, që u prezantua disa ditë më parë edhe nga Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Mirela Kumbaro, Shqipëria do të ndahet në 10 zona të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve, në të cilat do të ndërtohen 10 impiante të përpunimit dhe selektimit, 3 landfille të reja në Kukës, Dibër e Berat si dhe parashikohet mbyllja e 66 venddepozitimeve aktuale.

    Ky projektligj parashikon ngritjen e një Operatori Kombëtar për Trajtimin e Mbetjeve, proces që tashmë nuk do të jetë më në dorë të pushtetit vendor, por Bashkitë do jenë ‘klientë’, ndërsa parashikon edhe ashpërsimin e sanksioneve për ndotësit.

    Vendimi i plotë:

    V E N D I M PËR MIRATIMIN E MARRЁVESHJES NDRYSHUESE ME SHKËMBIM LETRASH TË MARRËVESHJES SË HUAS, NDЁRMJET REPUBLIKЁS SЁ SHQIPЁRISЁ DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE  PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, PËR FINANCIMIN SHTESË PËR PROJEKTIN E ZHVILLIMIT TË INTEGRUAR URBAN  DHE TURIZMIT, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.70/2022

    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 12, 19 e 23, të  ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Miratimin e marrëveshjes ndryshuese me shkëmbim letrash të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin shtesë për projektin e zhvillimit të integruar urban dhe turizmit, ratifikuar me ligjin nr.70/2022, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

    Më 28 gusht, kryeministri Edi Rama njoftoi reformën e re të menaxhimit të mbetjeve në një takim me strukturat e pushtetit vendor, ndërsa e cilësoi si ‘sprovë’ për integrimin në BE. Projektligji për “Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”, i hartuar pas një pune 2-vjeçare është gati dhe parashikon ngritjen e një Operatori Kombëtar për Trajtimin e Mbetjeve, proces që tashmë nuk do të jetë më në dorë të pushtetit vendor, por Bashkitë do jenë ‘klientë’. Shqipëria do të ndahet në 10 zona të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve, në të cilat do të ndërtohen 10 impiante të përpunimit dhe selektimit, 3 landfille të reja në Kukës, Dibër e Berat si dhe parashikohet mbyllja e 66 venddepozitmeve aktuale.

     

     

  • Sistemi i ri i Menaxhimit të Çështjeve Gjyqësore, shpallet fituesi i kontratës 9.2 mln euro

    Sistemi i ri i Menaxhimit të Çështjeve Gjyqësore, shpallet fituesi i kontratës 9.2 mln euro

    Sistemi i ri i menaxhimit të çështjeve gjyqësore do të ndërtohet për 9.24 milionë euro. Të paktën kjo është oferta e shpallur fituese nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për kontratën “Sistemi i Integruar i Menaxhimit të Çështjeve Gjyqësore (ICMIS)”. Sipas shpalljes së bërë këtë të mërkurë në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik, kompania fituese është KREATX. Procedura në fjalë u çel në shkurt të këtij viti dhe synon të unifikojë në një të vetëm dy sisteme të ndryshëm.Në dokumente thuhet se që nga viti 2005, në gjykatat shqiptare funksionojnë dy sisteme të ndryshme elektronike të menaxhimit të çështjeve (ArklT dhe ICMIS). Aktualisht rezulton se nga 38 gjykata në territorin shqiptar, 36 prej tyre përdorin sistemin ICMIS. Ndërsa vetëm dy gjykata, përkatësisht Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përdorin sistemin ArklT.“Të dy programet kompjuterike nuk bazohen në proceset e biznesit dhe për shumicën e konfigurimeve ose ndryshimeve në ndërfaqe dhe funksionalitet, ato duhet të programohen dhe kodi duhet të shkruhet nga zhvilluesit e softuerit. Arkitektura aktuale nuk është e centralizuar dhe secila prej gjykatave ka një instalim lokal në infrastrukturën e tyre. Të dy programet janë të bazuara në web dhe aksesohen nga brenda rrjetit të secilës gjykatë. Bazat e tyre të të dhënave, që janë lokale për secilën nga gjykatat, replikohen çdo ditë në një server qendror” – thuhet në dokument.Programet, edhe pse të përmirësuara dhe të mirëmbajtura, sërish kanë kufizimet e tyre, ndërkohë që arkitektura që kanë nuk lejon dixhitalizimin e mëtejshëm të proceseve të punës që zhvillojnë gjykatat në vend. “Vlen të theksohet se programet aktuale në përdorim nuk ofrojnë mundësinë për një sistem, ku të mundësohet ndërveprimi në mënyrë të unifikuar i sistemeve të tjerë, si dhe i gjithë aktorëve të jashtëm të sistemit të drejtësisë, që janë të domosdoshëm në statusin ekzistues të sistemit të drejtësisë. Gjithashtu, është shumë e kufizuar mundësia për të krijuar dhe gjeneruar raporte statistike të integruara e të unifikuara mbi volumin dhe efikasitetin e funksionimit të gjykatave nga sistemi aktual” – theksohet në dokument.KLGJ vlerëson se sistemi i ri i menaxhimit të çështjeve gjyqësore ICMIS do të jetë një zgjidhje dhe sistem që do të integrohet me të gjitha institucionet e drejtësisë, jo vetëm për gjykatat, si dhe do të aksesohet direkt ose nëpërmjet ndërveprimit nga palët/individët e autorizuar.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Plani i ri i menaxhimit të parkut Bylis dhe Klos, për projekte grante nga 30 mijë deri në 50 mijë euro

    Plani i ri i menaxhimit të parkut Bylis dhe Klos, për projekte grante nga 30 mijë deri në 50 mijë euro

    Nga Julia Vrapi
    Parku arkeologjik i Bylisit dhe Klosi kanë një plan të ri menaxhimi, që përfshin infrastrukturën, konservimin e trashëgimisë apo edhe vijimin e hulumtimeve dhe gërmimeve arkeologjike. Por për projekte që ndikojnë dhe në zhvillimin ekonomik të zonës janë grante, që arrijnë deri në 50 mijë euro. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit u shpreh gjatë këtyre ditëve për thirrjen për projekte në kuadër të këtij plani, sipas së cilës Bylisi po rilind si një destinacion kulturor dhe turistik. “Ke një ide projekti që lidh trashëgiminë kulturore me zhvillimin ekonomik në zonën e Bylisit apo komunitetet përreth? Kjo është mundësia jote për ta realizuar! Në dispozicion janë grante nga 30,000 deri në 50,000 euro për nisma që forcojnë rolin e trashëgimisë kulturore në jetën e përditshme dhe mbështesin zhvillimin lokal. Afati i fundit për aplikim 23 gusht 2025”, thuhet nga MEKI, që ka ndarë dhe linkun për aplikim në faqen e AICS. Kjo thirrje bëhet në kuadër të planit të menaxhimit të parkut arkeologjik Bylis dhe Klosit (2024-2029) të miratuar nga qeveria e Shqipërisë, ndërsa MEKI shprehet se ky plan është një komponent kyç i projektit “BE për Zhvillimin Ekonomik – Zhvillim Ekonomik Lokal i Udhëhequr nga Turizmi me Fokus në Trashëgiminë Kulturore”. “Projekti ka si qëllim ruajtjen dhe restaurimin e thesareve arkeologjike të Bylisit dhe Klosit, përmirësimin e aksesit, dhe nxitjen e rritjes ekonomike lokale duke punuar ngushtë me komunitetin lokal. Me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe zbatimin nga AICS në partneritet me MEKI, parku arkeologjik i Bylisit dhe Klosit do të kthehet në një qendër kulture, turizmi dhe zhvillimi lokal”, shprehet ministria. Bylisi është një nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike në territorin e Shqipërisë, ndërsa në thirrjen për grante mund të aplikojnë organizata jofitimprurëse, biznese të vogla lokale, si edhe institucione publike vendore.
      Plani i menaxhimit
    Plani i ri që përfshin edhe vijimin e hulumtimeve dhe gërmimeve arkeologjike si edhe investime në punime civile e rrugë aksesi ka sjellë më parë diskutime mes specialistëve të trashëgimisë kulturore, ku nga MEKI janë zhvilluar dëgjesa publike. Plani i menaxhimit, me vizion fillestar 5-vjeçar, është përgatitur nga AICS (Agjencia Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Tiranë) falë financimit të BE në kuadër të projektit IPA 2018 (“BE për Zhvillimin ekonomik drejtuar nga turizmi, zhvillimi ekonomik dhe vendor me fokus mbi trashëgiminë kulturore”), të nënshkruar mes Komisionit Europian dhe qeverisë. Në vitin 2019 qeveria e Shqipërisë ra dakord me Delegacionin Europian në Tiranë për një investim me vlerë 6 milionë euro në një periudhë 5-vjeçare për projektin e parkut arkeologjik Bylis përmes ndërhyrjeve të rëndësishme konservuese restauruese në monumentet e parkut Bylis, përmirësimit rrënjësor të vlerave të trashëgimisë kulturore, krijimit të faciliteteve për rritjen e fluksit dhe kualitetit të vizitave turistike  dhe një impakt pozitiv të këtyre ndryshimeve  në zhvillimin ekonomik të zonës së Mallakastrës përmes turizmit kulturor. Vizioni dhe qëllimi i planit të menaxhimit janë hartuar si vazhdimësi e punës shkencore dhe gërmimeve arkeologjike shumëvjeçare të realizuara nga Instituti i Arkeologjisë (IA), si dhe të punimeve konservuese e restauruese të kryera nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) dhe institucioneve të tjera të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
     
     

  • Edhe Kosova “në luftë” me flakët, 29 vatra zjarri në 8 orët e fundit

    Edhe Kosova “në luftë” me flakët, 29 vatra zjarri në 8 orët e fundit

    Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të forta, në disa zona të Kosovës janë përhapur zjarre.

    “Situata e përcjellë nga Qendra Operative e Agjenciësë, rezulton me gjithsej 29 vatra të zjarreve në 8 orët e fundit”, thuhet në njoftimin e Agjencisë.
    17 prej këtyre zjarreve tashmë janë lokalizuar, ndërsa 12 mbeten ende aktive.

    Agjencia u bëri thirrje qytetarëve që të mos ndezin zjarre në ambiente të jashtme dhe të lajmërojnë zjarrvëniet në numrat emergjent 112, 193 dhe 192.
    Më herët, kjo agjenci kishte thënë se shumica e zjarreve masive në Kosovë shkaktohen nga dora e njeriut.
    Edhe pse Agjencia e Menaxhimit Emergjent nuk ka treguar se në cilat zona janë përhapur zjarre, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur për zjarre në disa fshatëra të kësaj komune.
    “Kushdo që ka mundësi e që ka pajisje per shuarje të zjarrit, le të ndihmoj në hapësirën Dubravë – Sallagrazhdë – Mushtisht”, shkroi në Facebook, ku publikoi një video.
    Agjencia e Menaxhimit Emergjent raportoi edhe dje për gjithsej 23 zjarre, prej të cilat shtatë kishin qenë aktive deri në orën 15:00.
    Ende nuk dihet se sa dëme janë shkaktuar, por më parë gjatë këtij muaji janë publikuar shumë video në rrjete sociale që tregonin se si arat e mbjella me drithëra si grurë kapeshin nga zjarret.
    Sipas Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS), gjatë vitit 2024 në Kosovë ishin regjistruar 94 zjarre, të cilat kishin djegur gjithsej 12.079 hektarë pyje dhe shkurre./rel

  • Vendimi i Gjykatës/ Lion fiton të drejtën për Ligue 1

    Vendimi i Gjykatës/ Lion fiton të drejtën për Ligue 1

    Jo vetëm aq: UEFA ka njoftuar se Komiteti i saj i Financave ka pranuar pjesëmarrjen e Lion në Europa League, pas revokimit të rrëzimit të tij në divizionin e dytë me arsyen e vështirësive financiare.

    Lion mbetet në Ligue 1 të Francës për sezonin 2025/26. Gjykata Federale e Apelit rrëzoi vendimin e shkallës së parë të Drejtorisë Kombëtare të Kontrollit të Menaxhimit (DNCG), e cila më 24 qershor e kishte zbritur klubin francez në divizionin e dytë për shkak të borxhit të madh, duke i lejuar klubit të vazhdonte të garonte në divizionin e parë.

    Kjo i nënshtrohej disa kufizimeve në paga dhe tarifa transferimi. “Olympique Lyonnais mirëpret vendimin e sotëm të DNCG për ta mbajtur Klubin në Ligue 1”, thuhet në një deklaratë zyrtare të klubit. “OL falënderon Komitetin e Apelit për njohjen e ambicies së ekipit të ri të menaxhimit, i cili është i vendosur të sigurojë menaxhim të shëndoshë në të ardhmen.

    Ekipi i ri i menaxhimit, i mbështetur nga angazhimi dhe përkushtimi i aksionarëve dhe mbështetësve tanë financiarë, është jashtëzakonisht mirënjohës për të gjithë mbështetjen e marrë si nga brenda ashtu edhe nga jashtë Klubit, duke përfshirë tifozët, punonjësit, lojtarët, partnerët dhe zyrtarët e zgjedhur. Vendimi i sotëm është hapi i parë në rivendosjen e besimit në Olympique Lyonnais. Tani mund të përqendrohemi në qëllimet tona sportive, duke u përgatitur plotësisht për sezonin e ardhshëm.”

    Suite à la décision de l’UEFA, l’OL jouera bien l’Europa League la saison prochaine 💫🔴🔵 pic.twitter.com/9nTMlXHHTr— Olympique Lyonnais (@OL) July 11, 2025

  • Plani i Menaxhimit 2024-2029, Bylisi dhe Klosi po shndërrohen në qendra zhvillimi, edukimi dhe bashkëpunimi

    Plani i Menaxhimit 2024-2029, Bylisi dhe Klosi po shndërrohen në qendra zhvillimi, edukimi dhe bashkëpunimi

    Nga Juljana Vrapi
    Parku arkeologjik Bylis dhe qyteti antik Klos kanë një plan të ri menaxhimi. Qëllimi i planit të menaxhimit është të rrisë dhe ruajë përdorshmërinë dhe atraksionin e aseteve të trashëgimisë kulturore në qytetet antike të Bylisit dhe Klosit. Plani i menaxhimit në fjalë, me vizion fillestar 5-vjeçar, është përgatitur nga AICS (Agjencia Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Tiranë) falë financimit të BE në kuadër të projektit IPA 2018 (“BE për Zhvillimin ekonomik drejtuar nga turizmi, zhvillimi ekonomik dhe vendor me fokus mbi trashëgiminë kulturore”), të nënshkruar mes Komisionit Europian dhe qeverisë. Ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja u shpreh këto ditë se parku arkeologjik i Bylisit, i ngritur mbi një kodër që mbikëqyr me krenari luginën e Vjosës, është një nga qytetet më të ruajtura të Ilirisë dhe një pasuri e rrallë arkeologjike për të gjithë vendin.
    Me mure monumentale të shekullit IV p.e.s., një teatër impresionues, mozaikë të mrekullueshëm dhe pesë bazilika paleokristiane, sipas tij parku arkeologjik i Bylisit është një muze i hapur nën qiellin mesdhetar. “Sot, falë Planit të Menaxhimit 2024-2029, në kuadër të IPA “BE për zhvillimin ekonomik -drejtuar nga turizmi, zhvillimi ekonomik vendor, me fokus mbi trashëgiminë kulturore” dhe zbatuar nga AICS, Parku Arkeologjik Bylis dhe qyteti antik Klos nuk do jenë thjesht vende për t’u vizituar – por do të kthehen në qendra zhvillimi, edukimi dhe bashkëpunimi për mbrojtjen e qëndrueshme dhe restaurimin profesional, përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve për vizitorët, mundësi të reja për komunitetin lokal në turizëm dhe artizanat, programe edukimi dhe përfshirje për brezat e rinj, si dhe bashkëpunim mes institucioneve shqiptare dhe partnereve ndërkombëtarë”, shprehet ministri Gonxhja në rrjete sociale. Sipas tij, kjo është një përpjekje e përbashkët e MEKI-t, AICS, Delegacionit të BE-së, Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe Institutit të Arkeologjisë, për ta kthyer trashëgiminë në motor të zhvillimit të qëndrueshëm.
    Plani i menaxhimit  
    Parku arkeologjik Bylis dhe qytetin antik Klos kanë një plan të ri menaxhimi, i cili është diskutuar edhe më parë mes specialistëve dhe përfaqësuesve të institucioneve në vend. Vizioni i planit të menaxhimit do të zhvillohet në sajë të: a) Propozimit të ndërhyrjeve restauruese dhe konservuese; b)Zbatimit të projekteve dhe organizim të administrimit bashkëkohor të PAB. Objektivat ndahen në tre faza. 1. Afatshkurtër 2024-2026 (Ruajtje, konservim, restaurim i pasurisë kulturore e arkeologjike); -Përmirësim i aksesueshmërisë dhe rritja e qëndrueshmërisë së trashëgimisë;
    -Nxitja e zhvillimit ekonomik. 2. Afatmesëm (2027-2029) -Propozimi i një modeli të qëndrueshëm efektiv për menaxhimin e parkut arkeologjik të Bylisit dhe rrënojave arkeologjike të Klosit; -Hartimi dhe zbatimi i strategjive dhe udhëzimeve për menaxhimin e PAB dhe rrënojave arkeologjike të Klosit, bazuar në praktikat më të mira; -Menaxhimi efektiv i burimeve financiare dhe përdorimi për qëllime studimore, për gërmime apo vrojtime arkeologjike në këto zona; -Përcaktimi i një strukture administrimi funksionale me staf të kualifikuar. Afatgjatë (2030+) -Administrimi i parkut arkeologjik të Bylist dhe rrënojave të Klosit si atraksione të mëdha turistike, shndërrimi në qendra të rëndësishme të arsimimit dhe kërkimit shkencor të kulturës materiale ilire, pjesë e trashëgimisë kulturore europiane (…).