Tag: menaxhimin

  • Evitoni këto ushqime nëse keni probleme me fryrjen e barkut

    Evitoni këto ushqime nëse keni probleme me fryrjen e barkut

    Për ata që vuajnë nga Sindroma e Zorrës Irrituese (IBS), shmangia e disa llojeve të ushqimeve mund të ndihmojë në menaxhimin e simptomave. Ekspertët rekomandojnë evitimin e katër grupeve kryesore ushqimesh.
    Ushqimet me FODMAP të lartëFODMAP përfshin karbohidrate të shkurtër që janë të vështira për t’u absorbuar nga zorrët. Ushqimet si hudhra, qepët, gruri, bishtajoret dhe disa fruta si mollët dhe dardhat mund të shkaktojnë fryrje dhe dhimbje stomaku.
    Produktet e qumështitShumë individë me IBS janë intolerantë ndaj laktozës, duke e bërë të vështirë tretjen e produkteve të qumështit. Kjo mund të sjellë gaz, dhimbje dhe diarre, sidomos nga djathi dhe akullorja. Megjithatë, jogurti me kultura të gjalla mund të jetë më i lehtë për t’u tretur.

    Pijet me kafeinë dhe të gazuaraKafeina mund të nxisë lëvizjen e zorrëve dhe të rrisë rrezikun e diarresë. Pijet e karbonizuara si soda gjithashtu mund të shkaktojnë gaz dhe fryrje, duke e bërë menaxhimin e simptomave më të vështirë.
    Ushqimet e pasura me yndyrë dhe të skuquraUshqimet me yndyrë të lartë mund të ndikojnë negativisht në lëvizjen e zorrëve, duke përkeqësuar simptomat e IBS. Ushqimet e skuqura dhe mishi me yndyrë mund të shkaktojnë diskomfort të dukshëm.
    Këto ndryshime në dietë, në përputhje me një plan të ekuilibruar dhe me FODMAP të ulët, mund të ndihmojnë në menaxhimin e simptomave të IBS. Sidoqoftë, është e rekomandueshme të konsultoheni me një profesionist shëndetësor për një plan të personalizuar.

  • Bregdeti, raporti: S’ka strategji për menaxhimin e integruar, plazhet publikë s’kanë përparësi

    Bregdeti, raporti: S’ka strategji për menaxhimin e integruar, plazhet publikë s’kanë përparësi

    Nga Jugu në Veri, Shqipëria ka një vijë bregdetare që kalon 300 kilometra gjatësi por pavarësisht kësaj, një strategji efektive për menaxhimin e integruar të saj mungon.Kontrolli i Lartë i Shtetit vlerëson në një auditim që ndalet kryesisht në menaxhimin e hapësirave publike dhe plazheve se problematikat që lidhen me bregdetin nuk kanë të bëjnë vetëm me dokumentet thelbësorë të saj. Ajo që vihet re është edhe një mbivendosje detyrash në institucione të ndryshme, fusha e të cilëve është marrë në analizim.“Mungesa e një strategjie kombëtare për menaxhimin e integruar të bregdetit, mungesa e kuadrit ligjor për t’i dhënë status juridik të veçantë zonës bregdetare (edhe pse problematikë e evidentuar prej vitesh), cenon efektivitetin e mekanizmit të ngritur për menaxhimin e hapësirave publike në plazhe.Mbivendosja e funksioneve të disa institucioneve që kanë role të ngjashme ose mbivendosja e veprimtarisë së tyre në disa aspekte si mbikëqyrja e cilësisë së shërbimeve, inspektimi për higjienën etj., mund të shkaktojë dublim të procedurave, ose procese të panevojshme me pasoja në cilësinë e shërbimit” thuhet në mesazhin përmbledhës të këtij auditimi.Një tjetër çështje që preket është ajo lidhur me raportin e plazheve publike dhe atyre private, një debat që në fakt zë vend çdo sezon veror.Vitin e shkuar madje kjo u bë problematike ku zaptimi i plazheve me çmime stratosferike shezlonesh u bë viral në rrjete sociale nga të huajt të cilët vizituan Shqipërinë. Në fakt sipas kuadrit ligjor bashkitë duhet të lenë një pjesë të vijës bregdetare si plazh publik diçka që respektohet në nivele të paqarta dhe duket se pikërisht këtë thekson edhe KLSH.“Raporti 30% i plazheve publikë ndaj sipërfaqes së plazheve, nuk është trajtuar me përparësi dhe është i pavërtetueshëm në terren, pasi aplikohet mbi gjithë sipërfaqen territoriale të plazheve dhe jo e ndarë për çdo zonë. Plazhet e dedikuar për publikun nuk plotësojnë standardet e përcaktuara në VKM-së 171/2019 “Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”, i ndryshuar, lidhur me sigurinë dhe cilësinë e tyre.Iniciativat për ndryshime në kuadrin ligjor dhe rregullator të hapësirave publike në plazhe nuk bazohen në analiza kosto përfitim dhe studime, për pasojë rezultojnë struktura të munguara në bashkitë bregdetare, tarifa për zënien e hapësirës publike të parishikuara prej vitesh, mungesë fondesh të dedikuara për menaxhimin e plazheve, mungesë koordinimi mes institucioneve, struktura të cunguara dhe jo të përshtatshme për monitorimin dhe inspektimin e tyre” thuhet në auditim.I njëjti thekson se vlerësimi i situatës aktuale të plazheve dhe mekanizmit të ngritur për menaxhimin e tyre nga ana e institucioneve përgjegjëse, do të siguronte një qasje publike të drejtë dhe të qëndrueshme në plazhe dhe një mundësi të mirë për të përmbushur potencialin e plotë turistik të këtyre zonave në funksion të taksapaguesve dhe qytetarëve shqiptarë”.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • IKTK në Butrint, inspekton veprimtarinë e fondacionit që menaxhon qytetin antik

    IKTK në Butrint, inspekton veprimtarinë e fondacionit që menaxhon qytetin antik

    Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) zhvilluan një inspektim në Parkun Kombëtar të Butrintit, në kuadër të grupit të monitorimit të veprimtarisë së Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit (BMF), i ngritur me urdhër të Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
    Ky proces synon të sigurojë zbatimin e standardeve më të larta për ruajtjen dhe menaxhimin e këtij siti të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore.
    Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit është krijuar me qëllim menaxhimin e pasurisë kulturore brenda Parkut Kombëtar të Butrintit në bazë të Marrëveshjes së Administrimit lidhur me Ministrinë e Kulturës.
    Përmes formës së administrimit indirekt, Fondacioni synon gjithashtu ruajtjen dhe mbrojtjen e Pasurisë Kulturore, sigurimin e aksesit dhe shërbimet për publikun në të, promovimin e saj dhe aktivitetet studimore e kërkimore, si dhe përdorimin, qarkullimin dhe veprimtaritë arkeologjike të Pasurisë Kulturore, duke e menaxhuar dhe zhvilluar atë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke siguruar mjetet e nevojshme financiare dhe stafin e specializuar, me qëllim ruajtjen dhe zhvillimin e saj për të gjithë kohëzgjatjen e administrimit indirekt.