Presidenti i Francës Emannuel Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer kanë rënë dakord për programin pilot të “shkëmbimit të emigrantëve”. Programi i ri i bashkëpunimit mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës synon të krijojë një sistem efektiv për menaxhimin dhe parandalimin e migracionit të paligjshëm.
Sipas marrëveshjes, emigrantët që kalojnë ilegalisht Kanalin Anglez do të ndalohen dhe kthehen shpejt në Francë. Në këmbim, një numër i kufizuar emigrantësh me lidhje familjare në MB do të lejohen të hyjnë në mënyrë të ligjshme dhe të kontrolluar. Kjo skemë-pilot do të nisë në javët e ardhshme dhe është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të shkatërruar rrjetet e trafikut të njerëzve.
Të dy liderët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe shmangien e akuzave për fajësi mes dy vendeve. Programi synon të krijojë një përgjigje të qëndrueshme ndaj krizës së migracionit, duke u fokusuar në shkaqet rrënjësore të tij. Francezët kanë forcuar kontrollin në kufij, duke dërguar 1,200 agjentë sigurie për të mbështetur këtë proces.
Kryeministri britanik Starmer e përshkroi marrëveshjen si “revolucionare”, ndërsa presidenti Macron e cilësoi si një përgjigje të mirëfilltë pas nëntë vitesh stagnim. Programi do të sigurojë rrugë ligjore për azilkërkuesit që kanë lidhje reale me MB dhe do të përpiqet të shmangë rrezikun e kalimeve ilegale. Ky është një hap i rëndësishëm në përpjekjet e përbashkëta për të ruajtur sigurinë dhe për të mbrojtur të drejtat e emigrantëve.
Tag: menaxhimin
-

Programi për emigrantët! Marrëveshja e re mes Britanisë dhe Francës për menaxhimin e migracionit
-

Re të mëdha tymi toksik mbulojnë Elbasanin, zjarri në landfill aktiv prej më shumë se 10 orësh
Elbasani ka lënë pas një situatë të jashtëzakonshme emergjence të shkaktuar nga disa zjarre të fuqishme që përfshinë disa zona periferike të qytetit.
Kulmi i situatës arriti kur në fushën e grumbullimit të mbetjeve, të njohur si Landfilli i Inceneratorit të Elbasanit zjarri shpërtheu rreth orës 17:10 dhe ende pas më shumë se 10 orësh përpjekjesh, vatra vijon ende të jetë aktive në thellësinë e masës së mbetjeve, ndërsa re të mëdha tymi toksik vijojnë të dalin mbi qytet.
Në vetëm pak orë, Elbasani u përball me katër vatra zjarri, ku përveç landfillit, flakët përfshinë dhe një kodër me ullishte në fshatin Balëz, në veriperëndim të qytetit.
Qindra rrënjë ullinj shekullorë janë shkrumbuar, ndërsa terreni i thyer malor, temperaturat e larta dhe era e fortë e bënë tepër të vështirë ndërhyrjen nga toka. Në këtë rast, forcat e ushtrisë ndërhynë nga ajri me helikopterë, duke shmangur përhapjen më tej të flakëve.
Për të përballuar situatën kritike, u angazhuan 15 mjete zjarrfikëse dhe mbi 100 efektivë nga të gjitha bashkitë e qarkut Elbasan, si dhe forca ndihmëse nga Kamza, Tirana dhe Berati. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Zjarrfikëses, Arben Cara, ndërhyrja në landfille është një nga sfidat më të mëdha, për shkak të përmasave të mbetjeve, lëndëve të djegshme dhe temperaturave të larta në thellësi.
“Është ende herët për të folur për shkaqet konkrete tha mbrëmë Cara. Zjarret në landfill janë ndër më të vështirat për t’u menaxhuar. Kërkojmë zbatim të ligjit dhe ndëshkim të çdo akti zjarrvënieje të qëllimshme,” deklaroi Cara.
Ndërkohë, vatrat e tjera të regjistruara në fshatrat Mëngël dhe Samurr u neutralizuan brenda pak minutash, falë reagimit të shpejtë të forcave vendore. Në sfondin e kësaj situate alarmante, hetimet për menaxhimin e mbetjeve në Elbasan kanë hyrë në një fazë të re. Dosja penale nr. 1417, e hapur që në vitin 2024 me akuza për “Shpërdorim detyre” dhe “Menaxhim të paligjshëm të mbetjeve”, ka sjellë në Prokurorinë e Elbasanit vetëm 3 nga 10 zyrtarët e thirrur, të cilët dhanë shpjegime para Oficerit të Policisë Gjyqësore, Hasan Asllani.
Në fokus të hetimeve është tashmë edhe marrëdhënia institucionale dhe financiare mes zyrtarëve të 8 bashkive të qarkut dhe kompanisë “ECO-ELB”, e cila ka administruar landfillin e mbetjeve dhe drejtohet nga Leli Kraja.
Përmes një fletë-thirrjeje të lëshuar nga prokurori i çështjes, janë ftuar për t’u paraqitur drejtorë juridikë dhe shefa finance nga bashkitë, Elbasan, Gramsh, Librazhd, Prrenjas, Cërrik, Belsh, Peqin dhe Rrogozhinë.
Hetimi është konsideruar si një nga çështjet më voluminoze dhe komplekse, ku përveç aspektit penal, pritet të zbulohen edhe lidhje të mundshme të interesit financiar midis institucioneve publike dhe operatorëve të përfshirë në menaxhimin e mbetjeve urbane.
Kombinimi i situatës së zjarreve me hetimet e thelluara për menaxhimin e mbetjeve, e vendos Elbasanin në një moment kritik, që kërkon masa të menjëhershme, transparencë institucionale dhe ndëshkim të çdo shkeljeje që ka sjellë pasoja në mjedis, shëndet publik dhe rend urban. -

A ndihmon soda e bukës në menaxhimin e diabetit
Soda e bukës është një produkt i njohur që përdoret gjerësisht në gatim dhe për pastrimin e shtëpisë. Përveç këtyre përdorimeve, asaj i atribohen edhe vlera të ndryshme shëndetësore, përfshirë ndikimin në disa sëmundje, përfshirë edhe diabetin.
Diabeti është një gjendje ku organizmi nuk prodhon ose nuk përdor në mënyrë efektive insulinën, çka çon në nivele të larta sheqeri në gjak. Një nga aspektet e rëndësishme në menaxhimin e diabetit është ruajtja e balancës së mjedisit të brendshëm të organizmit, veçanërisht duke shmangur një ambient të tepërt acidik, i cili mund të favorizojë përkeqësimin e sëmundjes.
Soda e bukës, për shkak të natyrës së saj alkaline, mund të ndihmojë në neutralizimin e aciditetit të tepërt në organizëm. Në këtë mënyrë, ajo mund të jetë një ndihmë e vogël në mbajtjen nën kontroll të simptomave dhe komplikacioneve të diabetit, siç janë infeksionet mykotike që diabetikët kanë më shumë gjasa t’i pësojnë.Megjithatë, përdorimi i sodës së bukës duhet të bëhet me shumë kujdes dhe gjithmonë nën mbikëqyrjen e një mjeku specialist. Dozat e pasakta ose përdorimi i tepruar mund të sjellin efekte të kundërta dhe të dëmtojnë organizmin.
Në përmbledhje, soda e bukës mund të ketë një rol mbështetës në menaxhimin e diabetit, por nuk zëvendëson trajtimin mjekësor profesional dhe duhet përdorur vetëm me këshillën e mjekut.
/vizionplus.tv -

Transformimi i hyrjes së Shkodrës/ Vijon puna nga kthesa e Velipojës te Ura e Bunës
Po ecin me ritme të shpejta punimet për transformimin e hyrjes së Shkodrës. Aktualisht punimet janë fokusuar në segmentin nga kthesa e Velipojës deri te Ura e Bunës dhe puna është ndarë në tri segmente.
“Në njërin segment prej 500 metrash kanë filluar shtresat asfaltike, në dy segmentet e tjera po punohet me infrastrukturë nëntokësore, nënkuptoj kanalizimet e ujërave të shiut, linjat rezervë, ndriçimi rrugor, e të tjera. Gjithashtu kemi filluar punimet edhe te Ura e Bahçallëkut”, tha inxhinieri Eduart Kurti.
Në këtë periudhë, kryeqendra e veriut po përballet edhe me fluks të vizitorëve për shkak të sezonit veror, ndaj është menduar edhe për menaxhimin e trafikut.
“Kemi marrë të gjitha masat e duhura për menaxhimin e trafikut, me sinjalistikën përkatëse, por edhe fakti që e kemi asfaltuar ka të bëjë me menaxhimin që kemi menduar ne për devijimin e trafikut, në mënyrë që të realizojmë punimet në pjesën e mbetur”, u shpreh Kurti
Ky investim me rëndësi pritet të lehtësojë trafikun në Shkodër, si dhe do të rrisë vlerën e pronës. Klan News -

Dita Ndërkombëtare e Tokës, ekspertët: E rrezikuar nga ndotja dhe keqpërdorimi
Tokat bujqësore në Shqipëri po degradohen për shkak të keqmenaxhimit dhe ndotjes së saj.
Uran Abazi, pedagog në Departamentin e Mjedisit dhe Burimeve Natyrore, thotë se toka ka nevojë për kujdes, pasi problemet e saj kalojnë tek produktet që janë pjesë e zinxhirit tonë ushqimor, duke u bërë shkak për sëmundje të shumta.
“Ka disa problematika. Një problematikë themelore me menaxhimin e tokës, me braktisjen dhe keqmenaxhimin dhe probleme që ekzistojnë me degradimin e tokës, erozionin, ndotjen nga industri të ndryshme, nga probleme që nuk i menaxhojmë siç duhet për pylltarinë, kullotat, kriptëzimin ndotjen e ujërave, qe kjo ndotje mund të kalojë edhe në tokë por edhe në zinxhirin ushqimor”, thotë Abazi.Sipas Profesor Abazit, është thelbësore të merrem masa për ndryshime ligjore.
“Duhet bërë më shumë, ka mundësi të bëhet më shumë duke filluar që nga përmirësimi i legjislacionit për ruajtje dhe menaxhimin e tokës, nga politika që duhet të ndiqen për të bërë të mundur rritjen e kapacitetit dhe efektivitetit të tokës, menaxhimin e tokave të lëna”, tha Abazi.
22 prilli njihet si Dita Ndërkombëtare të Tokës, një thirrje globale për të reflektuar mbi ndikimin tonë ndaj mjedisit dhe për të ndërmarrë hapa konkrete për mbrojtjen e tij./vizionplus.tv -

‘Teknologji moderne për menaxhimin e trafikut’, ministri Hoxha: Do rrisim sigurinë dhe masat
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe Drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato inspektuan një nga pikat e kontrollit në hyrjen lindore të Tiranës, për të parë nga afër masat e marra për menaxhimin e trafikut dhe sigurinë rrugore.
Gjatë vizitës, ministri Hoxha theksoi se siguria rrugore është një komponent thelbësor për qarkullimin e lirë dhe të sigurt të njerëzve, mjeteve dhe mallrave në të gjitha akset rrugore të vendit.
Policia Rrugore ka vënë në funksion teknologji moderne, përfshirë dronë dhe makina inteligjente, të cilat skanojnë në kohë reale drejtuesit që tejkalojnë normat e shpejtësisë apo kryejnë kundërvajtje, duke i ndëshkuar menjëherë.
Drejtori Altin Qato u shpreh se monitorimi është rritur ndjeshëm, veçanërisht në akset që përbëjnë rrezik të lartë, të njohura si njolla të zeza. Ai bëri me dije se rreth 70% e aksidenteve rrugore shkaktohen nga tejkalimi i shpejtësisë, ndaj kjo është kthyer në një objektiv parësor për Policinë Rrugore.
Sipas Qatos, përveç shpejtësisë, problematike janë edhe përdorimi i celularëve gjatë drejtimit të mjetit dhe parakalimet e gabuara.
“Policia ka një flotë moderne pajisjesh që monitorojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe çdo vit forcohen kapacitetet buxhetore për të rritur efektivitetin,” – theksoi Qato.
Ministri Hoxha deklaroi se vëmendje e veçantë i kushtohet rrugëve që janë në zhvillim, të cilat kërkojnë siguri të shtuar dhe kujdes të vazhdueshëm, sidomos përpara nisjes së sezonit turistik veror.
Një plan i detajuar kombëtar është hartuar për menaxhimin e fluksit të mjeteve në akset kryesore, për të reduktuar incidentet dhe për të përballuar ngjarjet madhore që do të zhvillohen në vend.
Këtu përfshihen:
Gara ndërkombëtare “Giro d’Italia”, që do të kalojë në territorin shqiptar;
Samiti i Komunitetit Politik Europian, i parashikuar në muajin maj.
Në kuadër të modernizimit, Policia Rrugore po përgatitet të hapë Qendrën Kombëtare të Monitorimit të Trafikut, që do të lejojë kontroll dhe ndërhyrje në kohë reale në rrjetin rrugor.
Paralelisht po zhvillohet edhe projekti “Smart City”, i cili synon të integrojë teknologjinë në infrastrukturën rrugore, për të parandaluar aksidentet dhe rritur sigurinë për të gjithë përdoruesit e rrugës. -

PSD e PD, kundër PS në Shkodër/ Dy partitë i dalin kundër bashkisë për menaxhimin e plazheve publike
Bojkot dhe kundërshtim nga socialdemokratët për herë të parë, prodhoi mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak në Shkodër.
Pasi miratuan 5 pikat e para të rendit të ditës, që kishin lidhje me ndihmën ekonomike për banorët, qiranë e banesave sociale dhe strehimin emergjent të disa familjeve të cilave u janë djegur shtëpitë, këshilltarët e Partisë Social Demokrate e bojkotuan mbledhjen, me arsyetimin se miratimi i pikave të tjera është i paligjshëm, pasi jemi në periudhë fushate elektorale.
Edhe për demokratët, marrja e këtyre vendimeve në këtë periudhë është antiligjore.
“Ne nuk e shohim vetën si patericë. Nuk mund të bëhemi pjesë e këtij votimi”, shprehet Marina Duhani, këshilltare e PSD.
Me largimin fillimisht të socialdemokratëve dhe më pas edhe të demokratëve, mbledhja dështoi. Socialistët e konsideruan të papranueshme sjelljen e kolegëve këshilltarë.
Një ndër pikat më kryesore të dërguara për miratim në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ishte ajo për menaxhimin e plazheve publike nga Bashkia Shkodër në plazhin e Velipojës.Top Channel
-

Raporti i RCC: Shqipëria “ngel” në menaxhimin e sektorit publik, shkencë dhe inovacion
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

Bregdeti/ Raporti: S’ka strategji për menaxhimin e integruar, plazhet publikë s’kanë përparësi
Bregdeti/ Raporti: S’ka strategji për menaxhimin e integruar, plazhet publikë s’kanë përparësi
Nga Jugu në Veri, Shqipëria ka një vijë bregdetare që kalon 300 kilometra gjatësi por pavarësisht kësaj, një strategji efektive për menaxhimin e integruar të saj mungon.
Kontrolli i Lartë i Shtetit vlerëson në një auditim që ndalet kryesisht në menaxhimin e hapësirave publike dhe plazheve se problematikat që lidhen me bregdetin nuk kanë të bëjnë vetëm me dokumentet thelbësorë të saj. Ajo që vihet re është edhe një mbivendosje detyrash në institucione të ndryshme, fusha e të cilëve është marrë në analizim.
“Mungesa e një strategjie kombëtare për menaxhimin e integruar të bregdetit, mungesa e kuadrit ligjor për t’i dhënë status juridik të veçantë zonës bregdetare (edhe pse problematikë e evidentuar prej vitesh), cenon efektivitetin e mekanizmit të ngritur për menaxhimin e hapësirave publike në plazhe.
Mbivendosja e funksioneve të disa institucioneve që kanë role të ngjashme ose mbivendosja e veprimtarisë së tyre në disa aspekte si mbikëqyrja e cilësisë së shërbimeve, inspektimi për higjienën etj., mund të shkaktojë dublim të procedurave, ose procese të panevojshme me pasoja në cilësinë e shërbimit” thuhet në mesazhin përmbledhës të këtij auditimi.
Një tjetër çështje që preket është ajo lidhur me raportin e plazheve publike dhe atyre private, një debat që në fakt zë vend çdo sezon veror.
Vitin e shkuar madje kjo u bë problematike ku zaptimi i plazheve me çmime stratosferike shezlonesh u bë viral në rrjete sociale nga të huajt të cilët vizituan Shqipërinë. Në fakt sipas kuadrit ligjor bashkitë duhet të lenë një pjesë të vijës bregdetare si plazh publik diçka që respektohet në nivele të paqarta dhe duket se pikërisht këtë thekson edhe KLSH.
“Raporti 30% i plazheve publikë ndaj sipërfaqes së plazheve, nuk është trajtuar me përparësi dhe është i pavërtetueshëm në terren, pasi aplikohet mbi gjithë sipërfaqen territoriale të plazheve dhe jo e ndarë për çdo zonë. Plazhet e dedikuar për publikun nuk plotësojnë standardet e përcaktuara në VKM-së 171/2019 “Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”, i ndryshuar, lidhur me sigurinë dhe cilësinë e tyre.
Iniciativat për ndryshime në kuadrin ligjor dhe rregullator të hapësirave publike në plazhe nuk bazohen në analiza kosto përfitim dhe studime, për pasojë rezultojnë struktura të munguara në bashkitë bregdetare, tarifa për zënien e hapësirës publike të parishikuara prej vitesh, mungesë fondesh të dedikuara për menaxhimin e plazheve, mungesë koordinimi mes institucioneve, struktura të cunguara dhe jo të përshtatshme për monitorimin dhe inspektimin e tyre” thuhet në auditim.
I njëjti thekson se vlerësimi i situatës aktuale të plazheve dhe mekanizmit të ngritur për menaxhimin e tyre nga ana e institucioneve përgjegjëse, do të siguronte një qasje publike të drejtë dhe të qëndrueshme në plazhe dhe një mundësi të mirë për të përmbushur potencialin e plotë turistik të këtyre zonave në funksion të taksapaguesve dhe qytetarëve shqiptarë”.
/MONITOR
-

Raporti: S’ka strategji për menaxhimin e integruar, plazhet publike s’kanë përparësi

/MONITOR/